Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 04:12

Flamurtari: 90’ per t’u hakmarre
20 Gusht Skuadra ndihet e vjedhur nga gjyqtari per Superkupen: Kete here do jemi ndryshe ne fushe



Dje paradite, e gjithë skuadra e Flamurtarit është paraqitur në ambientet e klubit, jo si zakonisht për të zhvilluar seancën e rradhës të stërvitjes, por për të analizuar humbjen e pësuar në ndeshjen finale të Superkupës, përballë Tiranës. Pak më shumë se një orë, ka zgjatur kjo mbledhje analizë, ku i pranishëm ka qenë dhe shefi i klubit Geri Çipi. Edhe pse kjo analizë është kryer pa praninë e shtypit, por nga burime mësohet se gjithçka është zhvilluar me kërkesë të lartë llogarie per të gjithë, duke e shoqëruar këtë edhe me premtimin për ndeshjen e ardhshme, për të mos gabuar dy herë rresht me Tiranën. Dy ishin drejtimet e kësaj analize, ku qëndruan fortë në fjalën e tyre futbollistët dhe drejtuesit e skuadrës për këtë ndeshje. Gjykimi aspak profesional dhe impenjimi jo në atë nivel që duhet nga vetë skuadra.

Memushi - Siç mësohet, nga analiza e kryer edhe dje, trajneri vlonjat ka qënë i pakënaqur me nivelin e gjykimit të kësaj ndeshje nga ndërkombëtari Albano Janku. Vetë tekniku Memushi, mendon se është gabuar dy herë nga gjyqtari, duke mos dhënë dy penallti në favor të skuadrës vlonjate. Në argumentet dhe faktet e tij, trajneri i skuadrës vlonjate pretendon për një prekje të topit me dorë nga mbrojtësit tiranas në pjesën e pare dhe për ndërhyrjen e gabuar të Dabullës ndaj Roshit në pjesën e dytë. “Ishin dy momente që duhej të ndëshkohej skuadra e Tiranës, por kjo gjë nuk ka ndodhur nga gjyqtarët, duke na hequr me të padrejtë shansin për të shënuar në portën e Tiranës”, mësohet të jetë shprehur Memushi. Por analiza e Memushit nuk përfundon këtu, sepse jo shumë i kënaqur, trajneri nuk ka qënë dhe me skuadrën e tij për këtë ndeshje. Duke lënë mënjanë gjykimin, që duhet pranuar ka pasur faturën e tij në këtë përballje, Memushi ka shfaqur rezevat e tij edhe për lojën që shfaqi Flamurtari përballë Tiranës, kur ka thënë: “Duhet pranuar se në këtë ndeshje, skuadra e Tiranës nuk ishte e plotë në rradhët e saj. Të gjithë menduam se paraprakisht do ta kishim të lehtë për të fituar këtë takim. Në fushën e lojës skuadra jonë dukej se ra në nivelin e lojës të kundërshtarit, duke mos reaguar fuqimisht në ndryshimin e kërkuar. Dhe kur mendohej se duhej ta mbyllnim këtë ndeshje me fitore ka ardhur ndëshkimi nga kundërshtari. Ka mjaftur kaq, që kjo finale e shumëdëshiruar për ta fituar Flamurtari trofeun e Superkupës, të sjelli dhe zhgënjimin për skuadrën dhe gjithë tifozët tanë”. Por në deklarimet e bëra për këtë ndeshje të humbur, trajneri vlonjat Memushi nuk ka veçuar asnjë nga repartet e skuadrës, që nuk ka fuksionuar si duhet dhe pretendimin e tij, se ato çka kishte për t’i thënë ja ka bërë të njohur skuadrës në analizën e kryer përpara saj. Edhe pse Memushi e ka jetuar dhe e analizon sipas mënyrës tij këtë humbje, ai nuk e ka humbur besimin tek skuadra për të pritur ndryshimin që në ndeshjen e ditës së diel, po përballë Tiranës për javën e parë të kamponatit, kur thotë se: “Skuadrën e kam këshilluar të mos jetojë me atë ndeshje. Ne jemi një ekip, që kemi mundësi të ndryshojme në ndeshjen e parë të kampionatit, ku përsëri përballë do të kemi kampionen në fuqi , Tiranën”, ka mbyllur trajneri Memushi.

Skuadra - Një heshtje e plotë ka mbuluar dje skuadrën vlonjate, duke lënë të nënkuptohet se analiza për humbjen nuk ka kaluar pa kërkesë llogarie, për vlerat që treguan futbollistët në këtë ndeshje. Edhe pse askush nuk e ka shumë për dëshirë që të flasë për shtypin, kapiteni i ekipit Halim Begaj dukej se kishte detyrë të bënte prononcimin e tij. “Ne si skuadër, i kemi pranuar në analizën e kryer gabimet tona, por problemi qëndron se pa filluar mirë sezoni, gjyqtarët kanë nisur paragjykimet e tyre për skuadrën tonë. Nuk mund të pranohet në asnjë mënyrë, që të mohohet aq hapur momenti i penalltisë në dy-luftimin Roshi – Dabulla. Ne si skuadër jemi shprehur në mënyrë kolektive sot, se në ndeshjen e parë të kampionatit, ku përsëri do të jemi përballë Tiranës , nuk do të gabojmë dy herë rresht, por shqetësimi ynë është se mos gabojnë përsëri gjyqtarët e ndeshjes”. E thënë më qartë, Begaj duke dashur të përcjelle edhe mendimin e shokëve të skuadrës, kërkon që gabimi i bërë nga gjyqtari Janku, të mos përsëritet edhe në ndeshjen e parë të kampionatit.

Premtimi - Edhe pse kryebashkiaku Gjika nuk ka marre pjesë në këtë analizë të skuadrës, ai mësohet se në ato momente ka qënë në ambientet e klubit, ku më pas ka organizuar një takim kokë me kokë me trajnerët, inspektorët dhe drejtuesit e klubit. Edhe pse ky takim ka qënë i shkurtër, bëhet me dije se nga stafi i trajnerëve është pranuar gjithçka që shfaqi skuadra në ndeshjen finale të Superkupës, por njëkohësisht është bërë dhe premtimi, se në ndeshjen e kampionatit po përballë Tiranës do të prezantohet një Flamurtar shumë më ndryshe. “Nuk na lejohet të gabojmë përsëri përballë Tiranës. Skuadra jonë i ka të gjithë mundësitë për të bërë ate autokritikë që i kerkohet nga të gjithë”, mësohet te kete thene krybashkiaku Gjika.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 22:02

Daniel Xhafaj premton: Mbi 15 gola me Besën


Autori: Feriz Ferizaj
Data: 22/08/2009
Version Print


Sulmuesi Daniel Xhafaj kërkon të shënojë që në ndeshjen e parë me Vllazninë

Daniel Xhafaj mbetet njeriu tek i cili tifozëria verdhezi beson e pret që shumë nga fitoret të kenë firmën e tij. Dihet forca dhe përvoja e labit, që te Besa erdhi me medaljen e kampionit në fuqi, fituar me Tiranën. Duket se këtë fakt e ka menduar edhe vetë vlonjati, tek shprehet se basti që ka vënë me veten do të jetë shënimi i mbi 15 golave me fanellën verdhezi. Në prag të startit sezonit, Xhafaj shprehet në intervistën e mëposhtme për Vllazninë dhe golat e tij.
- Nesër nis kampionati dhe përballë keni Vllazninë. Sa e vlerësoni kundërshtarin tuaj?
- Vllaznia sezonin që u mbyll rivalizoi plot dinjitet deri në fund për titull Tiranën, ku unë bëja pjesë. Mjafton ky fakt për t i vlerësuar në maksimum shkodranët. Pavarësisht se sivjet nuk i njohim, shumicën dërrmuese të kontigjentit ata e kanë ruajtur. Ne jemi përgatitur për një sfidë ndaj një rivali direkt për titull, siç është Vllaznia, krahas Tiranës e Dinamos.
- Ky vlerësim ndaj kundërshtarit ju frikëson në objektivin tuaj, fitoren?
- Aspak. Tjetër është vlerësimi real e përgatitja për kundërshtarin e tjetër forca jonë. Besa ka një grup mjaft të fortë e solid dhe të gjithë jemi të vendosur ta nisim me fitore kampionatin. Jemi para tifozëve tanë dhe jemi koshientë se ata presin vetëm fitore, asgjë tjetër.
- Po Xhafaj çfarë roli do ketë në këtë fitore të pritshme sipas jush?
- Do të më pëlqente pa masë që debutimin tim me fanellën verdhezi ta nisja me gol, aq më tepër ndaj një ekipi të fortë, si Vllaznia. Do të pëpiqem në maksimum të shfrytëzoj mundësinë më të vogël që do të më jepet të shënoj.
Përtej Vllaznisë, keni ndonjë objektiv konkret para tifozërisë për golat që do shënoni?
- Kam bërë një pakt me veten time që kur erdha te Besa. Këtë sezon do të djersij të shënoj mbi 15 gola. Ky është basti im. Shpresoj t ia dal, duke parë edhe kolektivin që më mbështet. I vetëm nuk bëhet asgjë.
- Pohohet se i keni kërkuar Tiranës paratë e padhëna. Sa qëndron ky fakt?
- Nuk është aspak e vërtetë dhe ka një keqkuptim. Kam folur këto ditë me donatorin Halili për lejen e kalimit te Besa dhe jemi ndarë fare miqësisht. Te Tirana sezonin e kaluar nuk pata atë hapësirë dhe trajtim që dëshiroja, ndaj u largova, por me mirëkuptim të plotë. Madje falënderoj drejtuesit dhe veçanërisht tifozërinë bardheblu për mbështetjen.
- Flitet për një shans të Besës këtë sezon për titull…?
- Përmendja e titullit shpesh është njëfarë presioni mbi ne futbollistët dhe nuk është pozitiv. Ajo që unë besoj është me siguri vendet që të çojnë në Europë, pastaj duke parë, duke bërë. Po ashtu, jam i sigurt se Besa do të luftojë për titull.

Besa kundërshton ofertën e së drejtës TV

Besa duket i është bashkuar Tiranës, Dinamos e Vllaznisë, të cilat nuk janë dakord me ofertën e dhënë nga kompania gjermane për të drejtën televizive. Pikat që konteston klubi kavajas kanë të bëjnë me reklamat në stadium, në bluzat e ekipeve dhe afatin e gjatë të kësaj kontrate. Kjo bëhet e ditur nga vetë presidenti i Besës, Nexhat Bizhdili.

5 shkrimet e fundit nga Feriz Ferizaj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 22 Aug 2009 , 22:03

Vashaku: Teuta, ambicien që në ndeshjen e parë


Autori: Dorian Agolli
Data: 21/08/2009
Version Print


Portieri Bledar Vashaku thotë se nisja me fitore i jep shumë moral ekipit

Rrjeta do të mbetet e paprekur në ndeshjen me Apoloninë. Kështu shprehet portieri i Teutës, Bledar Vashaku, që komenton ndeshjen e parë në kampionat të Teutës pikërisht në Fier kundër Apolonisë. Vashaku shpjegon se kjo është një ndeshje që ka shumë rëndësi jo vetëm për sa u përket pikëve, por edhe moralit të ekipit: Kemi zhvilluar një fazë përgatitore optimale, ekipi është në formë dhe nuk ka lojtarë të dëmtuar, kështu që jemi gati për t u përballuar në mënyrën më të mirë në Fier. Një tripikësh në këtë ndeshje nuk ka vlerë vetëm për të filluar me fitore, por për të ngritur anën morale të ekipit tonë dhe gjithashtu forcon shumë grupin. Duke e ditur që përballemi me një ekip shumë të fortë, ne natyrisht do të bëjmë më të mirën, por fitorja do të ishte një fillim shumë i mbarë dhe më pas Teuta do të bëhej e pandalshme. Kam shumë besim se do të dalim me sukses nga kjo ndeshje dhe se grupi durrsak do të tregojë padyshim edhe këtë sezon forcën e tij që në ndeshjen e parë. Kemi qenë gjitha javën të përqendruar për këtë ndeshje shumë të rendësishme. Personalisht do të bëj ç është e mundur që rrejta e Teutës të mbetet e paprekur, pasi në ndeshje të tilla kaq delikate është shumë e rëndësishme sidomos për anën psikologjike që të mos pësojmë. Jam optimist se ecuria do të jetë e mirë, megjithëse rivaliteti do të jetë shumë i madh. Objektivi ynë më i afërt është që ta nisim sa më mirë kampionatin, pastaj gradualisht do të synojmë që të mos u ndahemi vendeve të para të renditjes. Në lidhje me ndeshjen e parë në transfertë, Vashaku deklaron se padyshim kjo ndeshje nuk do të jetë një shëtitje, por një luftë e vërtetë. Do të na pëlqente ta fillonim këtë sezon duke luajtur në Durrës ndeshjen e parë, por edhe pse luajmë jashtë, kjo nuk do të thotë që të mos fillojmë në mënyrë pozitive. Një fitore në transfertë që në ndeshjen e parë do të ishte një fillim, mëse i kënaqshëm në të gjitha aspektet dhe unë mendoj se i kemi mundësitë për ta realizuar këtë dhe për t u dhuruar tifozëve tanë një tripikësh që në fillim. Apolonia është përforcuar shumë dhe kërkon fitore në fushën e saj, ndërkohë që edhe ne jemi të karikuar në maksimum për ta bërë këtë. Të shpresojmë që të jetë një ndeshje e bukur dhe e fortë dhe të shpresojmë që të realizojmë objektivin në këtë ndeshje, që janë tre pikët. Teuta synon të shkojë më lart se vitin e kaluar dhe unë do të kisha dëshirë të arrija një trofe me ekipin e Teutës, megjithatë fillimisht do të doja të paraqitem sa më mirë personalisht dhe të ndihmoj sa më shumë ekipin, duke e mbajtur të paprekur rrjetën durrsake që në ndeshjen e parë, - thotë në fund Bledar Vashaku.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 01:56

Eqerem Memushi rikthen polemikat e finales së Superkupës
“Fitojmë ne, kur Tiranën
nuk e ndihmojnë arbitrat”

Është më i relaksuar se një
javë më parë. Kuptohet, skuadra
i është përgjigjur më mirë,
por sipas tij edhe gjykimi i
treshes së arbitrave ka qenë më
korrekt. Pikërisht kjo gjë, sipas
trajnerit të Flamurtarit, ka bërë
diferencën ndërmjet këtij takimi
dhe atij të një jave më parë
në finalen e Superkupës. “Do
të kisha pasur shumë dëshirë
që këtë fitore ta kishim arritur
që javën e kaluar në finalen e
Superkupës. Ishte po i njëjti Flamurtar
me grintën dhe
dëshirë për të marrë më të
mirën në fushën e lojës, por për
tersin tonë javën e shkuar
kishim edhe arbitrin kundër.
Tirana është një nga skuadrat
duke lëshuar sfidën për
ndeshjen e radhës, sërish ndaj
një skuadre të kryeqytetit, Dinamos,
por këtë herë në stadiumin
e qytetit të Vlorës.
“Jam shumë i kënaqur me
më elitare në vendin tonë, siç e
dini dhe nuk ka nevojë për
ndihmën e gjyqtarëve”, ka pohuar
Memushi.
Më tej tekniku i vlonjatëve
ka përgëzuar skuadrën e tij
lojën e skuadrës dhe për më
tepër kur vjen qysh në javën e
parë të kampionatit. Ky është
një start që na ngroh mjaft.
Duket se doli parashikimi im
kur deklaroja se do të fitonin
në takimin e parë, atë ndaj Tiranës.
E dija mirë forcën e
skuadrës sime, si dhe
dobësitë e kundërshtarit, për
këtë arsye isha i bindur për
rezultatin pozitiv”, ka përfunduar
kreu i pankinës kuqezi,
Eqerem Memushi.
Skuadra vlonjate ka sigluar
kështu tri pikët e para dhe
ndodhet në komandë të
tabelës së renditjes së bashku
me Dinamon, Apoloninë,
Besën dhe Skënderbeun

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Tue, 25 Aug 2009 , 08:35

Na i deklarate mbas neshjes 0-8 me Motherwellin dha ky labi mutit...
Si nuk ndryshun i here menyren e te folmes.
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Tue, 25 Aug 2009 , 18:39

Ledi1920 wrote:Na i deklarate mbas neshjes 0-8 me Motherwellin dha ky labi mutit...
Si nuk ndryshun i here menyren e te folmes.
ky eshte nje problem qe na shqeteson te gjitheve
vjet ra nga kategoria altach ketu ne austri sepse skuadra e matersburg fitoi thelle ne viene me rapidin(kane miqesi te vjeter dy klubet) dhe kur vje puna trajneri i altah skishim pse te prisnim nga rapidi duhej te kishim dhe nje pike me shume para ndeshjes se sotme
golat ashiqare te lanun si cirk i superliges shqiptare e prap nuk degjenerohen punet si te ne
ky i joni filloi me albitrin
nese do humbi besa do filloi dhe bizhdilja te njjten histori
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 02:50

UFA Sports dhe klubet arrijne marreveshjen
25/08/2009 15:45

Pas takimit te zhvilluar me 21 gusht mes perfaqesueseve te Federates Shqiptare te Futbollit dhe presidenteve te klubeve per te drejten televizive, gjithcka duket se po shkon ne udhe te mbare.
Oferta e pare qe kishte bere kompania UFA Sport, per te marre te drejten televizive dhe te menaxhimit te reklamave te kampionatit shqiptar, eshte hedhur poshte nga presidentet, te cilet nga ana e tyre bene disa propozime qe te mund te perfshihen ne kete oferte.

Nder kerkesat e reja qe ben klubet shqiptare ishte marrja e 50% te pageses minimale qe ne fillim te sezonit, kontrata te mos jete me e gjate se 3-vjecare me opsion shtyrje edhe per 3 vjet te tjera dhe te mbajne 50% te siperfaqes se reklamave neper stadiume.

Parimisht kompania UFA Sport ka rene dakord me keto kerkesa dhe ka nisur menjehere punen per riformulimin e nje oferte te re, ku do te jene te perfshira edhe keto kerkesa te klubeve.

Gjithesesi duket se edhe kjo fundjave e kampionatit shqiptar do te luhet e trasmetohet si java e pare, me pas do te jene 2-3 jave pushim per shkak te grumbullimit te perfaqesueses, dhe palet do te kene mundesine qe te diskutojne dhe ndoshta te arrijne ne nje marreveshje perfundimtare qe do te jete firmosja e kontrates, nje hap i pare ky, drejt formimit te liges se shumeperfolur nga klubet.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 26 Aug 2009 , 03:39

Memushi: U vërtetua se iu vodh Superkupa Flamurtarit


Autori: Elton Nika
Data: 25/08/2009
Version Print


Pas vetëm një jave, Flamurtari tregon se humbja në ndeshjen përballë Tiranës në Superkupë ka ardhur për shkaqe të tjera dhe jo nga loja e zhvilluar. Të paktën ky është mendimi në kampin vlonjat pas fitores së bujshme përballë Tiranës në kryeqytet në javën e parë të kampionatit në shifrat 3?1. Një rezultat që paraprakisht është vendosur qysh në pjesën e parë, edhe pse në 45 minutat e dyta vlonjatët kanë pasur mundësi të shënojnë sërish në portën e Nallbanit. Megjithatë, një nisje më e mirë se kjo për kampionatin e 71?të kombëtar të futbollit nuk mund të kishte për Flamurtarin, edhe pse tek ekipi vlonjat kërkojnë ta quajnë si një fitore dhe tri pikë, por mbi të gjitha edhe realizim të objektivit për këtë ndeshje. “E kisha thënë një javë më parë se nuk e meritonim të humbismim. Megjithatë, fitorja erdhi pas vetëm shtatë ditësh, si për të treguar se Superkupa i është rrëmbyer Flamurtarit jo për shkak të lojës së zhvilluar në fushën e blertë. Megjithatë, nuk dëshiroj të ndalem shumë gjatë tek ai takim, edhe pse keqardhje ka, për këtë media mund ta saktësojë më mirë. Ajo që më kënaq është tashmë fitorja në kampionat, me një rezultat që shumë pak veta mund ta kishin menduar. Ne luajtën futboll dhe fituam, duke treguar në fushën e blertë superioritet ndaj ekipit kundërshtar. Ndoshta po të ishim treguar më pak të kujdesshëm, mund të kishim shënuar një tjetër gol në pjesën e dytë, pas rasteve të Memës dhe Roshit, megjithatë edhe ky është një rezultat që na kënaq të gjithëve, pa përjashtim. Duke parë emrin e kundërshtarit, pasi ishte ekipi kampion në fuqi, kishim gjithë javës që përgatiteshim dhe natyrisht ishim shumë të impenjuar për të dalë me rezultat pozitiv nga kryeqyteti. Të gjithë lojtarët që zbritën në fushën e lojës dhanë më të mirën e tyre, edhe ata që u futën si zëvendësues, ndaj dëshiroj t’i falënderoj të gjithë. Jemi akoma në nisje të sezonit dhe ka ende punë për të bërë e përmirësuar. Megjithatë, kjo fitore do të na vlejë për të ardhmen dhe natyrisht për t’u dhënë tjetër moral futbollistëve. Duhet të kuptojnë se jemi një ekip me lojtarë cilësorë në përbërje dhe nuk mund të friksohemi përballë askujt. Këtë e treguan edhe ndaj Tiranës në ndeshjen e parë të kampionatit, duke marrë një fitore me shumë vlera dhe që natyrisht ishte e merituar. Ndeshjet do të vijnë edhe më të vështira, megjithatë besojmë te ky Flamurtar. Fitorja ndaj Tiranës duhet të na shërbejë edhe për ndeshjet në vijim të kampionatit. Kemi fituar vetëm një betejë, vetëm një ndeshje, megjithatë treguam se dimë të luajmë mirë dhe natyrisht të marrim rezultat. Por tashmë e gjithë vëmendja jonë përqendrohet në takimin e radhës në kampionat përballë Dinamos, një ekip që për mua mund të cilësohet mes pretendentëve për këtë sezon futbollistik. Do të luajmë takimin e parë përballë publikut tonë dhe do të kërkojmë të vijojmë me një tjetër fitore,” ? ka theksuar trajneri i Flamurtarit, Eqerem Memushi.

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 26 Aug 2009 , 08:28

Ky Memushi qeka *** komplet,akoma me i brime i bika fyllit.
Po ke dhe 32 jave me lujt o hajvon.Po meru me ekipin tat
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 26 Aug 2009 , 14:35

memushi gabon vetem ne shembullin qi merr. se nuk don me thane se flamurtari asht ma i mire se tirana vetem se e mujti nji ndeshje. por per superkupen ka te drejte. penalltia ishte e paster e dabulla dilte me karton te kuq. arbitri ishte dy metra larg edhe e ka pa shum mire por nuk ka dashte me e dhane

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Wed, 26 Aug 2009 , 15:23

Skodrinon wrote:memushi gabon vetem ne shembullin qi merr. se nuk don me thane se flamurtari asht ma i mire se tirana vetem se e mujti nji ndeshje. por per superkupen ka te drejte. penalltia ishte e paster e dabulla dilte me karton te kuq. arbitri ishte dy metra larg edhe e ka pa shum mire por nuk ka dashte me e dhane
Tek shembulli e kam dhe une...
Me thene te drejten nga stadiumi(se ne tv nuk e kam pa) penallti dukej qe ishte.Edhe sikur ta kishte dhene loja barazim do shkonte pasi ishte i neshje pa pike bukurie dhe pa pike lufte sportive dhe sinqerisht nuk eshte se me behej vone per superkupen edhe sikur ta humbisnim...

Me vjen inot se kane kalu dy jave dhe ky akoma e komenton,ne vend qe te merret me neshjen e radhes...
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 26 Aug 2009 , 21:28

Ledi1920 wrote:
Skodrinon wrote:memushi gabon vetem ne shembullin qi merr. se nuk don me thane se flamurtari asht ma i mire se tirana vetem se e mujti nji ndeshje. por per superkupen ka te drejte. penalltia ishte e paster e dabulla dilte me karton te kuq. arbitri ishte dy metra larg edhe e ka pa shum mire por nuk ka dashte me e dhane
Tek shembulli e kam dhe une...
Me thene te drejten nga stadiumi(se ne tv nuk e kam pa) penallti dukej qe ishte.Edhe sikur ta kishte dhene loja barazim do shkonte pasi ishte i neshje pa pike bukurie dhe pa pike lufte sportive dhe sinqerisht nuk eshte se me behej vone per superkupen edhe sikur ta humbisnim...

Me vjen inot se kane kalu dy jave dhe ky akoma e komenton,ne vend qe te merret me neshjen e radhes...
nuk i dihet a dilte barazim a jo. flamurtari kalonte n'avantazh e tirana mbette me 10 lojtar. mandej, ç'randsi ka, ti m'jep penalltine kure asht e mos ban demek se nuk e pe tu kene 2 metra larg

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Fri, 28 Aug 2009 , 08:38

Nqs e ka bo me qellim atere kush e di se cfare prapaskene luhej nqs e ka bo padashje i bie qe gabimi eshte njerezor :mrgreen:
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:27

Nesër kampionati: Superliga, bashkë me Kategorinë e Parë


Autori: editor
Data: 28/08/2009
Version Print


Dita e shtunë, 29 gusht 2009, do ta kompletojë garën futbollistike në Shqipëri. Pas nisjes së Superligës, javën e shkuar, tashmë kësaj të fundit do t’i shtohet edhe kategoria e parë. Me një fjalë, e shtuna, ora 17:00, do të startojë futbollin e luajtur në shumë stadiume e qytete të Shqipërisë. Java e dytë e Superligës afron për sportdashësit cifte mjaft interesante, të tilla si Shkumbini-Besa, Flamurtari-Dinamo dhe Vllaznia-Apolonia. Sikurse shihet, skuadrat që fituan javën e parë, Dinamo, Apolonia, Flamurtari, Besa, kanë sfida të vështira përpara, ndërkohë që skuadra të tjera pretendente në letër, Tirana dhe Vllaznia, do të kërkojnë patjetër 3 pikët e para dhe të bëjnë autokritikë për humbjet e një jave më parë. Në Lac do të kemi ballafaqim të dy skuadrave të ardhura sivjet në Superligë, skuadrës vendase dhe Gramozit, ndërsa në Durrës, Teuta do të presë debutuesit krutanë. Mirëpo, ajo që vlen të theksohet, ka të bëjë me faktin se këtë kampionat, kategoria e parë paralajmëron rivalitet të madh dhe interes të të gjithëve. Themi kështu, pasi në të luajnë skuadra me emër, si Partizani, Elbasani, Lushnja etj. Skuadra e kuqe, pavarësisht se ngërthen në vetvete akoma enigma të mëdha, si rezultat i mospagesës së lojtarëve, do të presë në stadiumin “Selman Stermasi” Bilisht Sportin, ndërsa Elbasani po në shtëpi do të luajë me Besëlidhjen e Lezhës. Gjithashtu, në kuadrin e javës së parë të kategorisë së parë, ka edhe ndeshje të tjera interesante, sipas kalendarit më poshtë:



Superliga, ora 17:00

Java 2 (29.08.2009)


TIRANA-SKENDERBEU

(E.Jorgji – Preca, Koreshi)



LACI-GRAMOZI

(E.Peza – Agaraj, Lamce)



SHKUMBINI-BESA

(A.Janku – Qirici, Salaj)



TEUTA-KASTRIOTI

(L.Jemini – Rexha, Puto)



FLAMURTARI-DINAMO

(S.Jareci – Doda, Bicaku)



VLLAZNIA-APOLONIA (ora 19:00)

(A.Taullau – Pregja, Cokaj)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:36

"Tirana, kështu humb edhe ndaj Skënderbeut"

» Vendosur: 28/08/2009 -





Leonard Karaj

Për të Tirana e ndeshjes me Flamurtarin ishte kopja negative e kësaj skuadre kampione në fuqi. Por nuk është çudi që bardheblutë të humbasin edhe këtë të shtunë ndaj Skënderbeut nëse nuk reagojnë menjëherë. Deklarata vjen nga një personalitet i futbollist që njeh mirë që të dyja skuadrat. Te Tirana ka kaluar gjithë karrierën e tij futbollistike ndërsa Skënderbeun e ngjiti këtë sezon në Superligë, në të parën herë që luante rolin e trajnerit. Ky është Indrit Fortuzi, i cili shfajëson totalisht trajnerin Lonçareviç për humbjen duke e justifikuar këtë me mungesat e shumta që Tirana ka në këto momente. Në një intervistë për "Panorama" Fortuzi kërkon me ngulm edhe rikthimin e Toni Pezos, lojtari që sipas tij mund të bëjë diferencën tek kjo skuadër. Madje ai shkon edhe më tej kur thotë se me të Tirana edhe mund të mos kishte humbur ndaj Flamurtarit.
Një Tiranë që e ka nisur keq kampionatin....
Defekti më i madh është te mungesa e futbollistëve. Di që Tirana aktualisht ka shumë lojtarë cilësorë të dëmtuar dhe kjo gjë ka ndikuar mjaft në lojën e ekipit. Në finalen e Superkupës u luajt më mirë dhe skuadra ishte e përqendruar që të mos pësonte, ndërsa në ndeshjen e dytë çuditërisht u shpërbë që në pjesën e parë.
Jeni parë gjatë pushimit të ndeshjes me Flamurtarin që t’i afroheshit pankinës së Tiranës....
Po, shkova te stoli i Tiranës për të parë dhe mësuar më mirë se çfarë po ndodhte. Konstatova se ekipi kishte mjaft mungesa dhe lojtarët që trajneri Lonçareviç kishte hedhur në fushë nuk ishin më të mirët por të vetmit me të cilët mund të luante. Siç mund ta keni vënë re edhe ju ai nuk bëri asnjë zëvendësim deri në minutën e 70-të kjo jo se nga lojtarët që kishte në fushë nuk duhej ndërruar asnjëri, pasi sipas meje të paktën 4 prej tyre ishin poshtë nivelit të kërkuar, por se kur kthente kokën pas në pankinë nuk shihte asnjë që të mund të bënte diferencën në fushë.
Në fakt do të jetë po ajo Tiranë edhe këtë javë ndaj Skënderbeut...
Problematike, mjaft shqetësuese për trajnerin sidomos. Të humbësh një takim nuk është fundi i botës natyrisht, por të vazhdosh në të njëjtin ritëm është e patolerueshme. Unë uroj që Lonçareviç të mund të rikuperojë disa futbollistë dhe të mund të futet në fushë ndaj Skënderbeut vetëm për një rezultat, fitoren pasi është e vetmja gjë që i bën punë një Tirane kampione në fuqi.
Mendoni se trajneri rrezikon postin e tij nëse humbet me Skënderbeun?
Jo, nuk e besoj për këtë gjë. Unë kam folur disa herë me drejtuesit e Tiranës dhe duket se tashmë ka ikur ajo koha kur për çdo gjë i vihet faji trajnerit. Besoj se paçka rezultatit jo vetëm këtë javë por edhe më tej Lonçareviç do të jetë trajneri i Tiranës sipas kontratës së nënshkruar.
Kështu u tha edhe vjet për Sliskoviç por nuk qëndroi më shumë se 14 javë....
Shumë e vërtetë por sapo ju thashë se gjërat kanë ndryshuar. Presidenca bardheblu ka kuptuar se nuk mund të fajësohet gjithnjë trajneri, ndaj gabimet që janë bërë në të shkuarën jam i bindur se nuk do të përsëriten më. Një trajner punësohet në bazë të një plan-programi, projekti dhe për ta vënë atë në zbatim i nevojitet koha e domosdoshme por edhe mjetet e nevojshme. Nuk mund të fajësosh sot Lonçareviç, kur ai ka gjysmën e skuadrës titullare në infermieri.
Ju keni qenë trajneri i Skënderbeut, si e shikoni këtë skuadër tashmë në Superligë?
Në futboll gjithçka është e mundur. Askush s'besonte se pas finales së Superkupës Flamurtari do fitonte me Tiranën por ja që ndodhi. Gjithsesi unë kam një lloj nostalgjie për Skënderbeun e Korçës, pasi ka qenë skuadra e parë që unë kam drejtuar si trajner dhe uroj që për këtë sezon jo vetëm të mund të qëndrojë në Superligë, por edhe të mos e diskutojë mbijetesën.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:42

Tërhiqet Tirana, Pezo kushton 50 mijë euro



Komplikohet tratativa Tirana-Pezo. Në mes është shifra prej 50 mijë eurosh që klubi i Hajdukut kërkon për të. Lajmi konfirmohet ekskluzivisht për gazetën “Panorama” nga menaxheri i lojtarit, Sokol Haxhia, si dhe nga vetë Pezo në një bisedë telefonike. Sipas menaxherit, Pezo kërkohet nga 3 skuadra të huaja (1 qipriote dhe 2 greke) si dhe nga dy skuadra shqiptare (Tirana dhe Flamurtari). Futbollisti ka kontaktuar me drejtuesit e Tiranës ditët e fundit dhe ka shprehur dëshirën për t’u rikthyer, por shifra e 50 mijë eurove mbetet problemi thelbësor i tratativës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 28 Aug 2009 , 18:47

Merkato, një “Benz”, blerja e re e Besës


Kampion në merkato të futbollistëve por jo vetëm. “Blerja” e fundit e klubit verdhezi ka qenë një autobus i ri me dy kate, i tipit “Mercedes-Benz”, me të cilin do të udhëtojë për ndeshjet jashtë Kavajës. Autobusi është 28 vendesh dhe do të jetë luksoz me të gjitha opsionet e nevojshme. Kështu, duke filluar që nga ndeshja e kësaj fundjave që kavajasit do të zhvillojnë ndaj Shkumbinit në Peqin, do të lëvizin me automjetin e ri. E sigurisht, kjo gjë i ka kënaqur së tepërmi verdhezinjtë, të cilët tashmë do të udhëtojnë në kushte shumë më komode.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Fri, 28 Aug 2009 , 20:38

Ledi1920 wrote:Nqs e ka bo me qellim atere kush e di se cfare prapaskene luhej nqs e ka bo padashje i bie qe gabimi eshte njerezor :mrgreen:
ti prej n'tribune e ke pa se ishte penallti kurse arbitri qe ishte 2 metra larg jo. vetem gabim njerzor nuk mund te quhet ky

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 29 Aug 2009 , 16:17

FSHF prezanton uniformat e gjyqtareve
28/08/2009 16:15

Federata Shqiptare e Futbollit dhe Shoqata e Gjyqtareve kane prezantuar uniformat e reja qe do te kene arbitrat per kete sezon te ri te Superliges dhe kategorive te tjera te futbollit shqiptar.

Asnjehere me pare gjyqtaret e kampionatit tone nuk kane pasur uniforma te posacme ashtu si i kane te gjithe gjyqtaret e kampionateve europiane.

Deri me tani uniformat e tyre siguroheshin fale sponsorizimeve private ne rastet me te mira dhe ne me te keqijat vete gjyqtaret blinin uniforma qe i kishin personale dhe i shperndanin mes kolegeve.

Nderkohe sponsori i ri ka siguruar nje dizenjo te personalizuar te ketyre uniformave dhe tre modele me ngjyra te ndryshme, ate tradicionalen me ngjyre te zeze e me pas me ngjyre te kuqe ne rast se uniformat e skuadrave jane te ngjashme.

Modeli i fundit eshte nje uniforme e kalter qe perdoret nga gjyqtaret gjate nxemjes. Ky sponsor ka firmosur nje kontrate kater vjecare me Shoqaten e Gjyqtareve per t’i furnizuar me uniforma.

Nderkohe ne kete sezon per here te pare gjyqtaret do te marrin pjese ne Konventen e Gjyqtareve te UEFA-s gje qe i ka detyruar te ndryshojne ne kete sezon percaktimin e arbitrave per ndeshjet e kampionatt qe nuk do te jete me me short por me emerim, nje projekt ky qe do t’i sjelle qe vitin e pare arbitrave shqiptar nje fond prej 100 mije frangash zvicerane ne forme trajnimesh.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Sat, 29 Aug 2009 , 18:26

70 min loj
Flamurtari 0-3 Dinamo
Skuadra e dinamos po tregon rrezikshmeri ne keto 2 javet e para.

Post Reply