Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
dy miesore me skuadra qe vjet ishin ne lige te pare skena arrit me ju ba gol
llogaritni sa mire jena
lajmet per vllaznine a turp mi lexu se ja fusin krejt kot gazetaret

i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Nuk ka alarm, Sinani do
të jetë në fushë më 23 gusht
ka shqetësuar shumë trajnerin Hasan Lika, mungesa e kapitenit
të Vllaznisë, Vioresin Sinani, gjatë seancave stërvitore të javës
është kaluar. Pas kthimit nga Puka, sulmuesi kishte një gjendje
gripale dhe mjekët i rekomanduan regjim shtrati. Ndërkohë, ditët
kalonin dhe rikthimi i tij në stërvitje nuk dukej. Megjithatë, mësohet
se sot kapiteni kuqeblu do të jetë në stërvitje, për të nisur
përgatitjet në prag të ndeshjes me Besën. Në kampin kuqeblu,
garantojnë se Sinani do të jetë në fushë të dielën, ndërkohë që
pikëpyetje të mëdha ka për mesfushorin Ndriçim Shtubina. Ky i
fundit vjen pas një dëmtimi të gjatë dhe ende nuk është në
gjendjen e tij më të mirë. Trajneri Hasan Lika e provoi në ndeshjen
miqësore me Kastriotin, por vetëm 45 minuta. Shtubina gjatë
kësaj kohe është stërvitur individualisht, por deri të dielën
mundësitë janë që lojtari të aktivizohet me Besën. A.U.
KAPITENI

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Fushaj: Besoni, Vllaznia do të jetë e fortë
Presidenti Valter Fushaj premton sërish një ekip pretendent, pavarësisht lëvizjeve
Ka qenë një merkato e nxehtë për të. E shoqëruar me shumë lëvizje të papritura, por duket se goditjet më të mëdha do t i japë në këto ditë të fundit të mbylljes së merkatos. Valter Fushaj nuk resht së punuari për Vllazninë e tij. Kjo skuadër i merr të gjithë kohën që ka në dispozicion dhe duket qartë se kjo gjë shkakton lodhje tek ai. Megjithatë, ia del ta bëjë mirë këtë punë, sepse i ka hyrë në gjak ajo. Në intervistën për Sportin shqiptar, ai rrëfen lëvizjet e fundit në merkato dhe njëkohësisht shpjegon objektivat që do ketë skuadra në sezonin e ri:
Fushaj, lëvizje shumë të papritura në merkaton e Vllaznisë. Ç po ngjet kështu?
Mbase mund të konsiderohen të tilla, por ne kemi qenë gjithnjë në kërkim të lojtarëve cilësorë. Mbase këto ditët e fundit mund të kemi ndonjë lëvizje tjetër të rëndësishme.
Çfarë ndodhi me Sukajn?
Ne patëm dëshirë ta merrnim sërish në skuadër. Arritëm marrëveshjen e duhur, por në çastet e fundit gjithçka u prish. Sukaj ka një kontratë ende në fuqi me skuadrën turke të Gençlerbirligisë dhe menduam se ata do ta linin të lirë për të luajtur, por nuk ka ndodhur kështu. Klubi turk dëshiron ta çojë lojtarin të luajë në një ekipi të kategorisë së dytë të këtij vendi dhe ne jemi të detyruar ta zbatojmë atë gjë.
Ka ndonjë shans që Sukaj të luajë me Vllazninë në sezonin e ardhshëm?
Pavarësisht dëshirës sonë, dua të them se kemi shumë pak shanse për të arritur këtë gjë, sepse nuk varet nga ne.
Ndërkohë ka ardhur Rizvanolli…?
Pas mosarritjes së marrëveshjes me Sukajn, sigurisht që duhej patjetër të gjenim një sulmues tjetër. Nga jashtë kuptohet që mundëm të gjejmë lojtarin e duhur dhe për këtë arsye i hodhëm sytë nga kampionati shqiptar. Kontaktuam me Rizvanollin dhe arritëm marrëveshjen e duhur. Mendoj se ishte një zgjedhje e mirë. Ai bashkë me Sinanin mund të na bëjnë punë.
Po flitet edhe për një rikthim të mundshëm të Boadusë. Sa e vërtetë është kjo?
Eshtë e vërtetë se jemi në kontakte me këtë lojtar. Kemi mbetur vetëm në fazën e mbylljes së negociatave sa i takon anës financiare të kontratës dhe mendoj se është çështje ditësh, mbase edhe orësh që ai të pranojë ofertën tonë. E rëndësishme është që ai dëshiron të luajë me Vllazninë sërish.
Ka mbërritur në Shkodër ndërkohë kosovari Rrustemi. Ka ardhur për të firmosur apo për provë?
Ai me ftesën tonë ka ardhur në Shkodër, ku do qëndrojë disa ditë. Gjatë këtyre ditëve do të shohim mundësinë e bashkëpunimit, teksa të dyja palët do të shohin atë çfarë ofron tjetri. Në ditët në vazhdim do të dalim në një përfundim më të saktë, por dua të them se dëshira e Vllaznisë është për ta mbajtur këtë lojtar.
Do të ketë ndonjë surprizë tjetër para mbylljes së merkatos?
E kam thënë dhe e them përsëri: Vllaznia do ta mbyllë merkaton më 31 gusht, atëherë kur të mbyllet zyrtarisht ajo.
Do jetë sërish pretendente për trofe edhe në sezonin e ri Vllaznia?
Objektivi ynë ky ka qenë gjithnjë. Nëse vjet ishim shumë pranë, por nuk ia arritëm, do të tentojmë ta bëjmë këtë gjë sivjet.
s.shqiptar

Sot, në 17:30, miqësorja Vllaznia- Partizani
E kishte kërkuar skuadra e Partizanit dhe për rrjedhojë në fillim u duk se nuk do të pranohej nga ana e Vllaznisë, ngaqë vetëm pas 4 ditë nis kampionatin. Por nuk ka ndodhur kështu. Trajneri Hasan Lika ka dhënë OK in për zhvillimin e kësaj miqësoreje dhe si rrjedhojë ajo do të sot, në orën 17:30, në fushën e stadiumit Loro Boriçi. Sigurisht që kjo miqësore do të jetë testi i fundit për kuqeblutë në prag të ndeshjes me Besën të dielën.
s.shqiptar
E kishte kërkuar skuadra e Partizanit dhe për rrjedhojë në fillim u duk se nuk do të pranohej nga ana e Vllaznisë, ngaqë vetëm pas 4 ditë nis kampionatin. Por nuk ka ndodhur kështu. Trajneri Hasan Lika ka dhënë OK in për zhvillimin e kësaj miqësoreje dhe si rrjedhojë ajo do të sot, në orën 17:30, në fushën e stadiumit Loro Boriçi. Sigurisht që kjo miqësore do të jetë testi i fundit për kuqeblutë në prag të ndeshjes me Besën të dielën.
s.shqiptar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
na ajen na ajen na ajen ...............................
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Qa mas me na aj maj naqe hala zdihet se qfare lojtarsh ka me pase ne dispozicion trajneri.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
a asht e vertete 3-3?????????????????????????????? ???????????????????????????????????????????????????
i perjashtuar
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
po po shum e vertet ma naq.GOLDIAN wrote:a asht e vertete 3-3?????????????????????????????? ???????????????????????????????????????????????????
eh ma goldi. ja ta dergon mondi ty nje koment para kesaj ndeshje e shkruar nga nje pjestar i vllaznias.
shikoje me vemendje.
(O Skerdo, ne do ta bajme prape ekipin. Shikoni njehere punen tuaj se Partizani do mbese edhe sezonin tjeter ne kategorine e pare.)
keto ishein fjalet e nje pjestari te vllaznias. ja pra ca na bani partizani i kategoris se pare.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
mondi,a dihet gja SE SI kena lujt .
e ke mujt me rregjistru nej pjese te ndeshjes ne youtube
e ke mujt me rregjistru nej pjese te ndeshjes ne youtube
-
- Tifoz nderi
- Posts: 887
- Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Në të tri miqësoret e zhvilluara kuqeblutë nuk kanë fituar asnjë të tillë
Vllaznia Partizani 3 - 3
Vllaznia e Partizani e kanë mbyllur në barazim miqësoren e djeshme me rezultatin 3 - 3. Një rezultat që tregon më së miri që ishte miqësore, sepse e tillë u zhvillua edhe loja në fushë. Shkodranëve në fakt nuk u shërbeu shumë ky takim në pragndeshjen e kampionatit me Besën. Kjo sepse disa nga titullarët e saj nuk u aktivizuan sërish dhe për rrjedhojë përsëri pati probleme me formacionin. Tashmë është zyrtare që Sinani e Beqiri mungojnë në Kavajë, por dje nuk luajti as Hallaçi. Ndërkohë, Lika pati mundësinë që të shihte kosovarin Rrustemi, të provonte brazilianin Leandro dhe njëkohësisht të shihte prezantimin e blerjes më të fundit, Rizvanollit. Të tre këta lojtarë dhanë sinjale të mira dhe për rrjedhojë kjo gjë e ka ngrohur stafin e Vllaznisë, pasi mund t i ketë këta lojtarë të gatshëm për sezonin e ri. Pjesa e parë ishte më e mirë për vendësit, që shënuan shpejt me anë të Balës me kokë, por gabuan në mbrojtje dhe miqtë barazuan. Kuqeblutë dukeshin të etur për ta fituar të paktën një miqësore në këtë pragsezon dhe si rrjedhojë shënuan dy herë të tjera pas kombinimeve të bukuara me anë të Kasapit dhe Nikës. Kur dukej se pjesa e parë do të mbyllej në avantazhin e dy golave, të kuqtë shënojnë me anë të K.Asllanit. Pjesa e parë mbyllet 3 - 2 për Vllazninë, ndërkohë që në të dytën trajneri Lika hedh në fushë 12 futbollistë të tjerë. Prezantimin më të mirë e ka bërë braziliani Leandro, i cili ka fituar shpeshherë duartrokitjet e publikut. Partizani do të barazonte rezultatin në pjesën e dytë dhe si rrjedhojë i gjithë takimi mbyllet në shifrat 3 - 3. Pas ndeshjes trajneri Lika ka thënë: Në pjesën e parë deri diku u paraqitëm mirë, por në të dytën, ndoshta si pasojë edhe e shumë zëvendësimeve që bëmë, nuk luajtëm dhe aq mirë. Vërtet barazuam, por nuk shqetësohem, sepse thjesht janë miqësore. Ne jemi duke u përgatitur për ndeshjen me Besën dhe do të bëjmë më të mirën në këtë takim, ndonëse do të kemi mungesa. Sa u takon dy lojtarëve që u provuan sot, si Rrustemim ashtu edhe brazilianin, përgjithësisht luajtën mirë dhe do ta quaja një provë pozitive të tyre, por duhet t’i shohim edhe në vazhdim.
Kundër shitjes të së drejtës TV kompanisë gjermane
Ka qenë që në fillim kundër dhe, megjithëse ka ndodhur kështu, ka shpresuar se në vazhdim gjërat do të ndryshonin. Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, edhe dje është shprehur kategorikisht kundër shitjes së të drejtës televizive kompanisë gjermane UFO Sport. Më poshtë ai ka shpjeguar edhe arsyet pse ka vendosur kështu: Klubi Vllaznia nuk do të merret më me këtë kompani. Jemi plotësisht kundër shitjes së të drejtës televizive asaj, sepse nuk ka qenë aspak serioze që në fillim dhe deri më sot. Pikësëpari, e drejta televizive duhet të ndahet nga menaxhimi i reklamave të stadiumit dhe të ardhurave të tjera të klubeve. Së dyti, nuk është aspak logjike që kompania në fjalë të fitojë të drejtën televizive dhe të paguajë klubet në fund të sezonit. Edhe atëherë madje shuma e deklaruar prej 300 mijë eurosh mund të jetë më e ulët nëse ajo nuk nxjerr të ardhurat e veta. Kjo nuk është aspak serioze. Nëse kompania dëshiron të marrë të drejtën televizive të kampionatit tonë, duhet të paguajë 50 për qind të shumës tani në fillim të sezonit dhe 50 për qind në janar. Në fund të sezonit pastaj, nëse do ketë të ardhura më të mëdha, të na jepet shtesa, por jo të veprohet kështu siç po thonë.
Dy të huaj të tjerë në provë te kuqeblutë
Kanë mbërritur së fundi edhe dy futbollistë të tjerë te Vllaznia. Bëhet fjalë për dy të huaj, braziliani Leandro Teofilo, 28 vjeç, që luan si mesfushor qendre, dhe nigeriani 19-vjeçar Ghana, që luan si sulmues. I pari ka mbërritur që të martën në Shkodër dhe madje është aktivizuar në pjesën e dytë të miqësores së djeshme me Partizanin, teksa ka bërë një paraqitje të mirë. Ndërkohë, nigeriani ka mbërritur vetëm në momentet kur luhej miqësorja dhe prezantimi i parë me skuadrën do të jetë në seancën e sotme. Të dy këta lojtarë do jenë në provë për disa ditë dhe vetëm nga java tjetër mund të vendoset për fatin e tyre.
Konfirmohet, Sinani mungon në Kavajë
Problemet te Vllaznia nuk kanë të sosur. Pas mungesës së Beqirit, konfirmohet e sigurt edhe mungesa e kapitenit Sinani për arsye dëmtimi. Këtë e ka deklaruar vetë trajneri Lika dje, pas ndeshjes miqësore me Partizanin. Ky është një problem i madh, sepse Vllaznia aktualisht nuk ka sulmues të mirëfilltë dhe me përvojë, kështu që në Kavajë sërish do t i besohet 19-vjeçarit Bala.

FORMACIONET
VLLAZNIA: Grima, Smajli, Rajoviç, Mrvaljeviç, Osja, Nika, Nallbani, Shtubina, Rustemi, Kasapi, Bala. (U aktivizuan: Bishani, Vojushi, Raboshta, Leandro, Rizvanolli, Sykja, Boçi, Rexha). Trajner: H.Lika
PARTIZANI: Çullhaj, Pashaj, Sheta, Pinari, Bakalli, A.Beqiri, Çeka, Ishka, Asllani, Dashi, Mërtiri. (U aktivizuan: Gjika, Shkëmbi, Karapici, Lleshi, V.Beqiri). Trajner: E.Zhupa
GOLAT
Bala 3’, Kasapi 28’, Nika 31’ / Pashaj 8’, Asllani 42’, Sheta 57’

Beqiri: Vllazni, jam gati për javën e dytë
Një mungesë shumë e rëndësishme e Vllaznisë në takimin e javës së parë përballë Besës, do të jetë ajo e mbrojtësit Elvin Beqiri. Miqësorja e Kombëtares me Qipron ka rezultuar e pafat për shkodranin, që është dëmtuar në hundë. Ky dëmtim jo i vogël do ta mbajë atë edhe për disa ditë larg fushave, por mesa duket problemi më i madh ka kaluar. 28-vjeçari ka qenë në fokusin e lëvizjeve të kësaj merkatoje, por pikërisht kur pritej që ai të largohej, nuk ndodhi kështu. Megjithatë, për të gjitha këto, vetë Beqiri ka folur në një intervistë për “Panorama Sport”, duke saktësuar edhe një herë, se do ta respektojë kontratën me Vllazninë.
Elvin, si ndiheni pas këtij dëmtimi dhe kur mendoni se do të riktheheni në fushë?
Gjithçka po shkon mirë përsa i përket riaftësimit. Të them të drejtën, as që e ndjeva fare që isha dëmtuar kaq shumë gjatë ndeshjes me Qipron, por më pas gjithçka ishte ndryshe. Tani mendoj se po e kaloj dhe së shpejti, madje që në fillimin e javës tjetër, shpresoj të jem në fushën për stërvitje me grupin.
Keni qenë një ndër emrat më të përfolur për të lëvizur nga Vllaznia. Mos ndoshta ky dëmtim ka mbyllur gjithçka në këtë drejtim?
Them se jo, sepse përsëri kam mundësi për të lëvizur deri në fund të këtij muaji. Unë jam në kontakte me menaxherët dhe kjo gjë mund të ndodhë. Megjithatë, më duhet të them se jam lojtar i Vllaznisë, me të cilën kam një kontratë deri në muajin dhjetor. Natyrisht, nëse nuk arrihet një transferim, do të respektoj dhe do të kontribuoj për Vllazninë deri në fund.
Si pjesë e Vllaznisë, si i shikoni lëvizjet e fundit në merkato?
Duhet t’i shikojmë me pozitivitet. Janë futbollistë, loja e të cilëve duhet konsoliduar me atë të ekipit. Nëse do të arrihet kjo, atëherë mund të thuhet se janë afrimet e duhura.
Po për repartin ku bëni pjesë, e konkretisht për ardhjen e Rustemit?
Mund të them se është një ndër repartet që ka pasur më tepër prurje në këtë sezon. Mendoj se të gjithë janë lojtarë të mirë e po ashtu, mund të thosha edhe për Rustemin. Unë e njoh mirë, pasi bashkë kemi qenë edhe pjesë e ekipit përfaqësues. Por siç e thashë edhe më lart, e rëndësishme është që vlerat e tij të gërshetohen me ato të ekipit. Reparti ynë do të jetë një nga më të mirët në këtë sezon.
Si e shikoni Vllazninë, në përballjen e parë të sezonit ndaj Besës?
Është një takim i vështirë, për vetë faktin se në këtë fushë kemi hasur gjithmonë vështirësi. Por unë nuk mendoj se fytyra e Vllaznisë në këtë takim do të jetë ajo e miqësores. Natyrshëm që në një takim kampionati, impenjimi dhe gjithçka tjetër është në maksimum. Unë besoj se ekipi do të tregojë vlera dhe pastaj sa për rezultatin, po ja lëmë fushës më mirë.
panorama

turp tju vijne me te ba 3 partizaniSkodrinon wrote:FORMACIONET
VLLAZNIA: Grima, Smajli, Rajoviç, Mrvaljeviç, Osja, Nika, Nallbani, Shtubina, Rustemi, Kasapi, Bala. (U aktivizuan: Bishani, Vojushi, Raboshta, Leandro, Rizvanolli, Sykja, Boçi, Rexha). Trajner: H.Lika
PARTIZANI: Çullhaj, Pashaj, Sheta, Pinari, Bakalli, A.Beqiri, Çeka, Ishka, Asllani, Dashi, Mërtiri. (U aktivizuan: Gjika, Shkëmbi, Karapici, Lleshi, V.Beqiri). Trajner: E.Zhupa
GOLAT
Bala 3’, Kasapi 28’, Nika 31’ / Pashaj 8’, Asllani 42’, Sheta 57’
sdihet gja se kush a ne ekip nje miqesore lujne tjer ne miqesoren tjeter ikun 4 e losim 5 te rinj
e kur taman 48 ore para fillimit te kampionatit
keq boll jena
i perjashtuar
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
e ma vlla ishtu asht kur gjithkush a ba me vesh ate bluzeEdmond-Cela wrote:po po shum e vertet ma naq.GOLDIAN wrote:a asht e vertete 3-3?????????????????????????????? ???????????????????????????????????????????????????
eh ma goldi. ja ta dergon mondi ty nje koment para kesaj ndeshje e shkruar nga nje pjestar i vllaznias.
shikoje me vemendje.
(O Skerdo, ne do ta bajme prape ekipin. Shikoni njehere punen tuaj se Partizani do mbese edhe sezonin tjeter ne kategorine e pare.)
keto ishein fjalet e nje pjestari te vllaznias. ja pra ca na bani partizani i kategoris se pare.
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Sondazhi i tifozëve: Vllaznia, më shumë shanse të fitojë titullin kampion!
Pushimet verore” janë drejt përfundimit për të gjithë. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për futbollin, sa i takon garës zyrtare, kampionatit kombëtar, i 71-të në radhë. Java e parë e kampionatit të radhës do të thyejë heshtjen verore të stadiumeve, pikërisht më 23 të këtij muaji, duke i dhënë jetë edhe garës më të madhe kombëtare në vend, në këtë sport. Kujtojmë se edicioni i ri e ka ngritur siparin më 16 gusht, me ndeshjen e superkupës, luajtur mes kampionës në fuqi, Tiranës, dhe fitueses së Kupës së Shqipërisë në fuqi, Flamurtarit. Ky 90-minutësh ka përfunduar me fitoren 1-0 të bardhebluve, të cilët e kanë nisur me trofe garën. Java e parë do t’i përballë sërish këto dy skuadra, ashtu si edhe të tjerat, në kuadrin e javës së parë të kampionatit të 71-të kombëtar të futbollit, Superliga, të cilit do t’i mungojnë skuadra të tilla me emër si Partizani e Elbasani. Këto dy të fundit, bashkë me Lushnjën dhe Bylisin, janë të detyruara të luajnë në kategorinë e parë në sezonin 2009-2010, ndërkohë që në elitën e futbollit tonë do të garojnë ekipe të tjera, jo me aq emër e traditë, si Laci, Gramozi, Kastrioti dhe Skënderbeu. Klubet e Superligës kanë bërë përgatitjet e tyre, janë fokusuar në merkaton e verës, për të korrigjuar ato pika të dobëta, sipas tyre, në formacionet respektive. Tifozët janë njohur në mënyrë permanente nga gazeta jonë me lëvizjet e lojtarëve në këtë kohë merkatoje, ndaj ata kanë qenë plotësisht të informuar për zhvillimet në të gjitha skuadrat e Superligës. Dy ditë para startimit të kampionatit të ri, gazeta “Sporti shqiptar” online po publikon edhe rezultatet e një sondazhi të bërë me lexuesit e saj, njëherazi tifozë të skuadrave të ndryshme, duke vjelë në këtë mënyrë shanset e gjithsecilit për titullin kampion. Sondazhi ka qenë i hapur për lexuesit tanë përreth dy javë dhe është udhëhequr nga një pyetje e tillë: “Bazuar edhe te merkatoja verore, cilën nga alternativat e mëposhtme shikoni si favorite për fitimin e titullit kampion: Tirana; Vllaznia; Dinamo; Besa; ekip tjetër.” Ky sondazh ka tërhequr vëmendjen e shumë tifozëve, shumica e të cilëve, plot 1058 vetë, kanë votuar për preferencën e tyre. Në bazë të verdiktit të këtij publiku, Vllaznia e Shkodrës mund të shpallet kampione, duke marrë shumicën e votave të lexuesve tanë, njëherazi tifozë të rregullt të futbollit shqiptar. Konkretisht, nga numri i përgjithshëm i pjesëmarrësve në sondazh, 284 vetë, ose 27 përqind e totalit, mendojnë se skuadra shkodrane, që drejtohet nga Hasan Lika, do të jetë kampione në përfundim të kampionatit të 71-të kombëtar. Pas Vllaznisë, e dyta që ka marrë më shumë pikë nga votuesit-lexues të “Sporti shqiptar” online ka qenë Tirana. Bardheblutë, me në krye trajnerin e njohur kroat, Ilija Loncarevic, shikohen si të denjë për të mbrojtur titullin kampion nga 254 votues, ose 24 përqind nga totali i pjesëmarrësve (1058 vetë). Kandidaturë e fortë, sipas publikut, për të fituar titullin kampion, është edhe Dinamo, e drejtuar nga trajneri Shkëlqim Muca. 205 votues, ose 19 përqind e pjesëmarrësve në sondazh, i shikojnë blutë si kampionët e rinj të Shqipërisë, në përfundim të kampionatit që starton më 23 gusht. Më tej, pavarësisht merkatos së spikatur që ka bërë Besa e Kavajës, tifozët nuk e kuotojnë si favorite për titull. Ndoshta nisur nga tradita sa u takon fitimit të trofeve, apo ndonjë faktor tjetër, Besa është kuotuar e fundit ndër alternativat e parashtruara në sondazh për lexuesit tanë. Vetëm 129 votues, ose 12 përqind e totalit të tyre, i shikojnë kavajasit si kampionë në fundpranverën e vitit që vjen. Në këtë mënyrë, alternativa “ekip tjetër”, duke përjashtuar Vllazninë, Tiranën, Dinamon dhe Besën, ka marrë më shumë vota,186 të tilla, ose 18 përqind e të gjithë pjesëmarrësve në sondazh.
Një vlerësim hipotetik ky i tifozëve, dy ditë para fillimit të kampionatit të ri kombëtar, që kuoton Vllazninë të parën, me më shumë shanse për të fituar titullin. Megjithatë, do të jetë fusha e lojës, lojtarët dhe stafet teknike respektive, ato që do ta thonë fjalën e tyre me realizëm, duke u dhënë të drejtë tifozëve në parashikimet e tyre, ose duke i “përgënjeshtruar” ato.

Lika: Në Kavajë nuk na falet të humbim
Autori: Gjergj Kola
Data: 21/08/2009
Version Print
Trajneri i Vllaznisë, Hasan Lika, kërkon nga të tijtë minimumin barazimin me Besën
Në tre ndeshjet miqësore që ka zhvilluar, skuadra e tij nuk ka arritur asnjë fitore. Janë dy barazime dhe një humbje. Të gjitha ndaj skuadrave që nuk konsiderohen rivale të Vllaznisë. Trajneri Hasan Lika nuk duket I shqetësuar nga këto rezultate. Të paktën këtë përshtypje krijojmë pas kontaktit me të. Eshtë i qetë dhe mbase është natyra e tij, teksa para mediave mundohet të mos shfaqet me gjithë problemet që mbart skuadra. Në pankinë ndërkohë është më shumë impulsiv dhe mbase kjo është diferenca mes stolit dhe ambientit larg tij. Duke folur pas miqësores së fundit me Partizanin, trajneri i Vllaznisë është shprehur: Në pjesën e parë skuadra luajti disi më mirë, qarkulluam më shpejt topin dhe ishim më të befasishëm edhe në daljet tona në sulm, si rrjedhojë e së cilës, shënuam tre gola. Nuk ishim shumë të vëmendshëm në mbrojtje dhe kjo sërish tregon se duhet të riparojmë në këtë pikë. Ndërsa në pjesën e dytë, edhe falë zëvendësimeve të shumta që u bënë, loja ra disi. Për rrjedhojë, nuk më shqetëson shumë rezultati i kësaj miqësoreje, sepse mendjen e kemi te ndeshja me Besën. Mendja sigurisht që është te ky takim i hapjes së kampionatit, por Vllaznia do të shkojë në Kavajë me shumë probleme. Mungojnë disa nga lojtarët titullarë, disa të tjerë nuk janë në gjendjen e duhur fizike dhe për këtë arsye, hallet janë të mëdha. Lika e ka të qartë këtë gjë, prandaj shton: Mungesat e Sinanit, Beqirit apo ndonjë tjetri, sigurisht që kanë peshën e vet në skuadër, por jemi të detyruar të bëjmë edhe pa ta. Do të mundohemi të ndërtojmë një formacion që jo vetëm di të mbrohet, por edhe ta rrezikojë kundërshtarin. Por si do ta rrezikojë Vllaznia portën e Shehit kur asaj do t i mungojë edhe goleadori kryesor, Sinani? Përgjigjen e jep sërish Lika, që nuk mendon se funksionimi i një skuadre bëhet nga individët, por nga kolektivi. Vërtetë me mungesën e Sinanit kemi problem në sulm, por do luajmë me atë që kemi luajtur këta ndeshjet e fundit miqësore (Balën). Besoj se nuk është shumë i rëndësishëm emri i lojtarit që do të luajë në sulm. E rëndësishme është që e gjithë skuadra të luajë në sulm dhe të jenë të gjithë lojtarët sulmues kur ekipi sulmon, ashtu siç duhet të jenë mbrojtës kur ekipi mbrohet ka thënë më tej trajneri i skuadrës kuqeblu. Kjo është teoria e futbollit të sotëm, por problem mbetet zbatimi i saj. A do të jenë në gjendje futbollistët e Vllaznisë të përballojnë furinë e sulmeve kavajave? Kësaj përgjigje askush nuk mundet t i japë përgjigje për momentin, ndoshta as vetë Lika dhe pjesëtarët e stafit të tij. Në miqësoret e prag sezonit, skuadra nuk është paraqitur aq mirë sa duhet. Mbase kanë qenë thjesht miqësore dhe nuk u duhet besuar shumë atyre.
Rustemi, Leandro dhe Ghana, vendimi merret javën tjetër
Janë plot 3 futbollistët që janë në provë te skuadra e Vllaznisë. Bëhet fjalë për kosovarin Rrustemi, brazilianin Leandro dhe nigerianin Ghana. Ata të tre dje kanë qenë në stërvitje me ekipin, por ende askush nuk mund të të thotë se a do jenë pjesë e skuadrës për sezonin e ri. Me shumë mundësi asnjëri prej këtyre lojtarëve nuk do të jetë i federuar as për ndeshjen e parë me Besën, pasi stafi i Vllaznisë dëshiron t i shohë me shumë kujdes këta lojtarë para se të firmosë me ta. Përshtypjet e para për Rustemin dhe Leandron kanë qenë të mira, por shkodranët janë duke u munduar të marrin shumë informacion. Sa për nigerianin 19-vjeçar, që luan si sulmues, edhe ai do testohet dhe në fund do shihet.
Sukaj pranë firmosjes në kategorinë e dytë turke
Prishja e kontratës me Vllaznisë i ka sjellë mbarësi futbollistit shkodran Xhevahir Sukaj. Mbi të gjitha në aspektin financiar, sepse ai është në prag të firmosjes me një skuadër të kategorisë së dytë në Turqi, kontratë nga e cila ai pritet të përfitojë një shumë prej 200 mijë dollarësh në sezon. Një shumë sigurisht disa herë më e madhe se ajo që do mund të kishte marrë te skuadra shkodrane. Nuk bëhet ende i ditur emri i kësaj skuadre, por firma duket punë e kryer për 22-vjeçarin që do ta ketë pëvojën e tij të dytë në futbollin turke pas asaj të vitit të kaluar me Haxhitepen.

Fushaj i bindur: Kjo Vllazni, më e fortë se vjet
Presidenti Valter Fushaj pohon se grupi aktual është më i fortë se i sezonit të kaluar
Merkatoja e saj ka qenë vërtet e çuditshme këtë pragsezoni. Lojtarë që largohen, të tjerë që u bëhet presion për t u larguar dhe nga ana tjetër shumë të ardhur. Të gjitha këto lëvizje për të ndërtuar një Vllazni ndryshe nga një sezon më parë. Mbase triumfuese, ngaqë ajo e vjetshmja nuk arriti të fitojë asnjë trofe, ndonëse ishte shumë afër të dyjave. Shumëkush nuk beson se skuadra aktuale do të jetë në gjendje ta bëjë këtë gjë. Pikësëpari, nisur nga lëvizjet e shumta në skuadër. Së dyti, sepse ata që kanë ardhur, nuk kanë shumë garanci për të ardhmen, ngaqë askush nuk e di mirë kush janë dhe sa japin në fushë. Në këto kushte, edhe disa prej rivalëve të Vllaznisë nuk e llogarisin atë pretendente. Në pamje të parë, nuk duket shumë serioze, por nga ana tjetër, kjo gjë mund të shërbejë për mirë, për t i motivuar edhe më tepër kuqeblutë në prag të nisjes së sezonit të ri. Sakaq, i vetmi që beson te kjo skuadër është njeriu që e ka ndërtuar. Valter Fushaj është shumë entuziast. Ka besim të madh te futbollistët që ka zgjedhur dhe për këtë arsye mendon se gjërat kanë për të shkuar shumë mirë. Nëse dikush niset nga miqësoret që kemi zhvilluar, gabohet. Kanë qenë ndeshje në të cilat janë bërë shumë eksperimente dhe për rrjedhojë në to nuk ka qenë Vllaznia e vërtetë. Skuadrën keni për ta parë në ndeshjet zyrtare. E them me plot bindje se Vllaznia e sivjetme ka për të qenë shumë më e mirë dhe më e fortë se ajo e vjetshmja, - ka thënë ai. Dhe në fakt njeriut që hedh lekët i duhet besuar. Ai nuk po resht së shpenzuar çdo ditë, siç bëri së fundi me kontratën e firmosur me brazilianin Leandro Teofilo. Mund ta bëjë këtë gjë në ditët në vazhdim me Beqirin dhe Rrustemin. Atëherë skuadra do të ishte e kompletuar tërësisht dhe pretendente serioze për trofe. Shkodranët e nisin kampionatin e ri me statusin e nënkampionit. Nëse duan që gjërat të jenë në rregull, sigurisht që ata duhet të pretendojnë titullin, për të qenë në rregull edhe me tifozët dhe mbi të gjitha me presidentin e tyre. Për këtë, duke nisur nga ndeshja e Kavajës, për ta nis puna. Presidenti Fushaj e konsideron shumë të rëndësishme këtë nisje dhe shpreson shumë që ndaj Besës ekipi i tij të mos gabojë. Ai e sheh situatën në vazhdim më të mirë dhe për këtë arsye e dëshiron edhe një nisje të mirë. Pas pak javësh do të jemi shumë më mirë, pasi të na rikthehen edhe lojtarët që kemi të dëmtuar. Pa harruar edhe faktin se skuadra do harmonizohet më tepër dhe për këtë arsye do jemi më solidë. Duhet vetëm që të mos gabojmë në Kavajë. Këtë ndeshje unë e shoh shumë të rëndësishme për Vllazninë dhe prandaj jemi duke u përgatitur seriozisht për të, - thotë në fund Fushaj. Afrimi i sfidës ka shtuar ankthin në kampin shkodran për këtë ndeshje dhe kjo duket qartë te të gjithë pjesëtarët e tij.

Fushaj Beqiri, vazhdojnë bisedimet
Seriali i bisedimeve mes presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj, dhe futbollistit Elvin Beqiri duket se nuk do të ketë fund. Të paktën deri më 31 gusht, datë kur mbyllet merkatoja. Ata janë takuar edhe dy ditë më parë, ashtu siç e kishin lënë për të diskutuar në lidhje me problemin e kontratës. Lojtari është duke u munduar të gjejë një ekip jashtë vendit dhe Vllaznia nuk e pengon për këtë gjë, sigurisht duke paguar një dëmshpërblim. Ndërkohë, drejtuesit shkodranë janë duke i ofruar mundësinë e zgjatjes së kontratës aktuale deri në fund të sezonit, ngaqë ajo aktualja i mbaron në janar të vitit të vjen. Vetë Beqiri, pas takimit të fundit me presidentin Fushaj, është shprehur: E kishim lënë për t u takuar, por megjithatë, pas këtij takimi, nuk ka asgjë të re. Sërish e lamë që të presim edhe disa ditë, ngaqë unë kam shumë shpresa se mund të largohem jashtë vendit dhe, nëse kjo nuk bëhet, atëherë do bisedojmë përfundimisht se çfarë do bëjmë për kontratën e re.

Shkodranët, analizë teorike para Besës
Paraditen e djeshme, ekipi shkodran ka zhvilluar një seancë teorike, teksa trajneri Lika analizoi kundërshtarin dhe mënyrën e lojës me të cilën do ta përballojë. Në orën 10:00, të gjithë futbollistët janë grumbulluar në ambientet e stadiumit, teksa kanë dëgjuar nga ana e trajnerit të tyre gjithçka që ka të bëjë me mënyrën si do të luhet ndaj Besës. Pasdite, ndërkohë, ekipi ka vijuar me seancat e zakonshme në fushën sportive të Shtojit.
s.shqiptar
Paraditen e djeshme, ekipi shkodran ka zhvilluar një seancë teorike, teksa trajneri Lika analizoi kundërshtarin dhe mënyrën e lojës me të cilën do ta përballojë. Në orën 10:00, të gjithë futbollistët janë grumbulluar në ambientet e stadiumit, teksa kanë dëgjuar nga ana e trajnerit të tyre gjithçka që ka të bëjë me mënyrën si do të luhet ndaj Besës. Pasdite, ndërkohë, ekipi ka vijuar me seancat e zakonshme në fushën sportive të Shtojit.
s.shqiptar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
LOJTARË
TË AFRUAR
Zheljko Mrvaljeviç
Bllazho Rajoviç
Rrahman Hallaçi
Enkel Alikaj
Fetim Kasapi
Blerim Rustemi
Leandro Teo Filo
Erion Rizvanolli
Arben Sykaj
Lotaret e larguar
Gasper Ndoja
Suad Lici
Paulin Dhëmbi
Xhejms Boadu
Albert Kaçi
Xhevahir Sukaj
Amarildo Belisha
Marko Bashiç
Mirko Plantiç
TË AFRUAR
Zheljko Mrvaljeviç
Bllazho Rajoviç
Rrahman Hallaçi
Enkel Alikaj
Fetim Kasapi
Blerim Rustemi
Leandro Teo Filo
Erion Rizvanolli
Arben Sykaj
Lotaret e larguar
Gasper Ndoja
Suad Lici
Paulin Dhëmbi
Xhejms Boadu
Albert Kaçi
Xhevahir Sukaj
Amarildo Belisha
Marko Bashiç
Mirko Plantiç