Kampionati Anglez

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 15 Aug 2009 , 19:38

Nis sot Premier League
15/08/2009 10:05

Premier League merr udhe sot ne Britanine e Madhe. Skuadra me e favorizuar eshte Manchester United, fituese ne tre kampionatet e fundit.
Djajte e kuq kete vit kane nuk do te kene Cristiano Ronaldo.Kundershtari kryesor duket se eshte Chelsea, i drejtuar nga Carlo Ancelotti.

Dita e pare hapet me ndeshjen Chelsea-Hull City. Manchester Utd do te perballet neser me Birmingham. Ndeshjet e tjera te dites se pare jane Aston Villa-Wigan Athletic, Blackburn-Manchester City, Bolton - Sunderland (debuton edhe Lorik Cana), Portsmouth-Fulham, Stoke City-Burnley, Wolverhampton-West Ham, Everton-Arsenal, Tottenham -Liverpool.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati Anglez

Post by Skodrinon » Sat, 15 Aug 2009 , 19:39

per mos me m'keqkuptu antart e forumit (e kam fjalen per ata qi nuk bajne demek se nuk marrin vesh)
nuk kam kurgja kundra hollandes. asht ekip qi kam pase simpati gjithmone, megjithse jam tifoz me gjermant.
un u futa me sqaru v1919 se nuk asht e vertete qi hollanda ka ndrru 10 lojtare se nuk e lejon as rregullorja. se hollanda nuk e ka fillu pjesen e dyte me nji liste qi lexova se jane 10 lojtare e jo 11. ata jane lojtart qi kan kene pjese e pankines ne fillim te ndeshjes. i pari i asaj listes asht portieri vorm, por te kronika e ndeshjes shifet qarte se asht stekelenburg edhe ne pjese te dyte. kyt gja mendeni me e verifiku te kjo minuti 2:53 i kesaj video
http://www.youtube.com/watch?v=m8dc5WN0p1U

per ma teper mundeni me i pa ndrrimet qi jane kry te kronika e ndeshjes qi ka ba siti zyrtar i federates angleze. mundeni me e pa ktu me foto

Image
Image

edhe qy ku e keni linkun me e verifiku
http://www.thefa.com/England/MensSenior ... inute.aspx

se une. une. e persris, une, jap linkun ku mundeni me e verifiku. nuk tham e kam marre ktu e aty e nuk bi linkun :wink:

tash mundena me thane gjithçka. qi nji ekip mundet mos e zbatu rregulloren, me ba 10 ndrrime, me lujt me 10 vete, me ba gol me dore e me hi n'fushe me motorino.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 15 Aug 2009 , 20:05

Aleks Ferguson,
tani do një titull
pa Ronaldon

Aleks Ferguson ësh
të kureshtar të
shohë sesi skuadra
e tij do të përshtatet me
jetën e re pa Kristiano Ronaldon,
tani që detyra e tyre do
të jetë fitimi i titullit të katërt
radhazi. Skocezi insiston se
skuadra nuk do të shfaqë
“trauma” pas humbjes në finalen
e Ligës së Kampioneve
përballë Barcelonës, kurse
shitja e portugezit do t’u japë
mundësi yjeve të rinj të shkëlqejnë.
Pak skuadra mund
të bëjnë të mos ndihet largimi
i një prej golashënuesve
më të mirë në sezonet e fundit,
por Ferguson thotë se ka
shumë talente në grup, të cilët
mund të marrin nën kontroll
situatën. “Nuk do të
shfaqemi si skuadër e dekurajuar.
Thjesht duhet të fillojmë
kampionatin e ri me sfida
të reja. Kemi lojtarë të rinj
shumë të mirë, të cilët kanë
dëshirë të gjithë të shkëlqejnë.
Kjo më inkurajon më tepër
për sezonin e ri. Disa prej tyre
po zhvillohen në mënyrë
shumë të shpejtë dhe ky fakt
më lumturon. Kanë motivimin
e duhur për të arritur
suksesin dhe kjo është vlera
e të pasurit në skuadër lojtarë
si Rajan Gigs, Pol Skols dhe
Geri Nevill. Mbase shumë
nga lojtarët prisnin që
Ronaldo të largohej, kështu
që nuk është ndonjë e papritur
për ta. Tani problemi
qëndron në faktin sesi do të
vazhdojmë të bëjmë progres
si skuadër, në një formë
tjetër krahasuar me periudhën
e qëndrimit të Kristianos
këtu, - tha Ferguson,
i cili shpreson se edhe këtë
sezon, katër skuadrat e
mëdha do të jenë ato tradicionalet.
- Nuk ka asnjë dyshim
se katër skuadrat që do
të luftojnë për katër vendet e
para të renditjes do të jenë sërish
ato të sezonit të kaluar”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 15 Aug 2009 , 20:10

SULMUESI SPANJOLL
Fernando Torres, rinovimi
i dyfishon pagën javore
Sulmuesi i Liverpulit, Fernando Torres, ka firmosur një kontratë
të re me Liverpulin, e cila i premton atij një rritje prej
40.000 sterlinash në javë nga ajo e mëparshmja. Bomberi spanjoll
tashmë është i nënkontraktuar me klubin e kuq edhe për
katër sezonet e ardhshme, por së fundmi ka firmosur një kontratë
që përfshin edhe një klauzolë për zgjatje njëvjeçare të
afatit kohor. Paga javore e tij është rritur nga 70.000 në 110.000
sterlina në javë, sipas kontratës që është filluar në maj të
përgatitet dhe ka përfunduar tani. 25-vjeçari, i cili duhet të
rikuperohet nga një dëmtim në kavilje për ndeshjen e së dielës
ndaj Totenhemit, kishte një opsion që i garantonte rishikimin e
pagesës këtë verë. Mançester Junajtid, Siti dhe Çelsi i kanë
lakmuar prej kohësh shërbimet e “El Ninjos”, i cili në sezonin e
fundit shënoi 17 gola të Liverpulit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sat, 15 Aug 2009 , 20:11

Rafael Benitez: Siti do t’i
shkaktojë probleme Junajtid

Trajneri i Liverpulit, Rafa Benitez, beson se rivali i tij i stolit të
Mançester Junajtid, Sër Aleks Ferguson, është i shqetësuar
nga shpenzimet e mëdha të Sitit dhe efektin që do të
kenë ato për ta pozicionuar këtë skuadër mes katër më të
mirave të Premier Ligës. Ashtu si në vitet e shkuara, edhe
këtë vit raporti mes Benitezit dhe Fergusonit do të vazhdojë
të jetë jo fort miqësor, meqenëse të dyja këto skuadra do ta
fillojnë kampionatin me objektivin e vetëm, fitimin e titullit.
“Gjithmonë mund të flasim për katër klube të mëdha, por Siti
ka bërë një punë të mirë me blerjen e lojtarëve të mëdhenj. E
kuptoj me të vërtetë arsyen e shqetësimit të z. Ferguson të
Mançester Junajtid. Ai njeri duhet të jetë me të drejtë i shqetësuar”,
deklaroi Benitez për “The Guardian”.
TEKNIKU I TË KUQVE

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Anglez

Post by GOLDIAN » Sun, 16 Aug 2009 , 01:56

o skodrinon ku asht ky v1919
perderisa ne ndeshje zyrtare ekziston nje rregullore ku slejohen ma shume se tre zevendesime
pra dhe mas tre zevendesimesh sikur 4 lojtare te ekipit te demtohen keqas nuk ka drejte trajneri ma per nderrime
ashtu asht dhe ne ndeshjet miqesore qe slejohet ma shume se 6 nderrime
KETE E THOT RREGULLORJA E SMUND TA NDRYSHOJ AS UNE E AS TI e as v1919
biles ne ndeshjen austri kamerun komentatori austriak tha jane ba 5 nderrime te ishte mendu ma mire trajneri se keshtu vetem njeri nga lojtaret e rapidit do kete mundesine te debutoje sonte sepse vetem 6 nderrime lejohen (ishte fjala per trimel qe na ka ba gol dhe ne tjetri ishte 19 vjeci drazan)

ky vorm qe po flite ndeshjen e pare dhe te fundit e ka lujt me 19 nentor 2008 ne amsterdam kundra suedise ku u fut si zevendesues
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Anglez

Post by GOLDIAN » Sun, 16 Aug 2009 , 02:02

kurse keto info vijne nga nje faqe gjermane per futbollin
qe na nxjerr te njejtat perfundime si faqja angleze

1 : 0 Dirk Kuyt 10.
2 : 0 Rafael van der Vaart 37.
2 : 1 Jermain Defoe 49.
2 : 2 Jermain Defoe 76.
HOLLANDA
Maarten Stekelenburg
André Ooijer
Joris Mathijsen
Johnny Heitinga
0 Edson Braafheid
Rafael van der Vaart -46'
Stijn Schaars -82'
Nigel de Jong
Robin van Persie -46'
Arjen Robben -55'
Dirk Kuyt -78'
Wechsel------NDERRIMET
Ibrahim Afellay +55'
Wesley Sneijder +46'
David Mendes +82'
Klaas Jan Huntelaar +78'
Ryan Babel +46'
ANGLIA
Robert Green
John Terry
Glen Johnson
Rio Ferdinand
Ashley Cole -84'
Ashley Young -68'
Frank Lampard
David Beckham -46'
Gareth Barry -46'
Emile Heskey -46'
Wayne Rooney -59'

Wechsel------NDERRIMET
Wayne Bridge +84'
Shaun Wright-Phillips +46'
James Milner +68'
Michael Carrick +46'
Jermain Defoe +46'
Carlton Cole +59'
Trainer: Bert van Marwijk Trainer: Fabio Capello
Stadion Amsterdam Arena (Amsterdam / Niederlande)
Zuschauerzahl 48.000
Schiedsrichter Nicola Rizzoli (Italien)
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati Anglez

Post by Skodrinon » Sun, 16 Aug 2009 , 11:23

asht normale mar gold. nuk kane pase si me ndrru 10 vete. plus qi un e kam pa ndeshjen e sidomos ndrrimet me shum vemendje, se po pritsha futjen ne loje te huntelaar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 16 Aug 2009 , 17:32

Trajneri i “djajve të kuq”, i bindur në arritjen e sukseseve edhe në sezonin e ri futbollistik
Ferguson i jep stafetën “brezit të ri”


Sipas trajnerit të Mançester
Junajtid, Sër Aleks Ferguson,
vetëm dy klube do të rivalizojnë
“djajtë e kuq” në luftën
për titull të Premier Ligës.
Ashtu si një vit më parë, skocezi
pret paraqitje të mira të
Çelsit dhe Liverpulit, që mund
t’i pengojnë ata nga fitimi i titullit
të katërt radhazi dhe i 19-
ti në histori. Në rast se
Mançesteri e përfundon dhe
këtë sezon në vend të parë,
atëherë ai do të bëhet klubi me
më shumë tituj Premier Lige.
“Mendoj se titulli do të diskutohet
mes këtyre tri skuadrave.
Është e vështirë të
zgjedhës se cila është më e
mira mes nesh. Ndryshimi i
vetëm është se ne kemi më
tepër eksperiencë në fitimin e
titullit, - tha Ferguson. – Ajo
që më bën më tepër optimist
është se në skuadër kemi
lojtarë të rinj, si Uelbek, Makeda
dhe vëllezërit Da Silva, të
cilët do të impresionojnë këtë
sezon. Darron Gibson, pa dyshim
që do të jetë një lojtar i
rregullt i formacionit tonë. Ai
po gëzon një formë fantastike.
Nani dhe Anderson gjithashtu.
Edhe këta kanë një moshë
22-vjeçare dhe jam i lumtur
që stërvit një skuadër talentesh.
Jemi klubi i duhur, që
i motivon ata të fitojnë përvojën
e nevojshme, duke fituar
edhe tituj”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 16 Aug 2009 , 17:33

“Jemi të kompletuar
për të kërkuar titullin”



Për trajnerin e Liverpulit, Rafael Benitez, dy blerjet e kësaj
vere, që kushtuan afro 37 milionë sterlina (Alberto Akuilani
dhe Glen Xhohnson),
mjaftojnë për të zëvendësuar
dyshen Ksabi Alonso
dhe Alvaro Arbeloa, që
kaluan tek Reali i Madridit,
e për ta futur klubin në
garë me skuadrat e tjera
pretendente për titull. Sipas
tij, një blerje e madhe
nuk është e rëndësishme,
pasi kontingjenti aktual i tij
është në lartësinë e duhur
për të përballur vështirësitë
e sezonit. “Të
sjellësh lojtarë të mëdhenj,
duhet të bësh gjithmonë
ndryshime. Ishte e
njëjta gjë kur sollëm në
skuadër Robi Kinin.
Njerëzit edhe në atë kohë
thanë se nuk është e
nevojshme një blerje e tillë,
pasi kemi Xherrardin dhe
Torresin që po ecin shkëlqyeshëm. Në fakt këtë vit kemi një
grup që më bind për të luftuar për titull”, nënvizoi Benitez.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 16 Aug 2009 , 17:34

Java e parë nis me
“show” të Arsenalit
Drogba i jep fitoren Çelsit, Siti nuk fal ndaj Blekbërnit


Pas ceremonisë përkujtimoreje
në nder
të trajnerit Sër Bobi
Robson, i cili humbi jetën dy
javë më parë, arbitri Alan
Uajli vërshëlleu fillimin e sezonit
të 130-të Premier Ligës,
pikërisht në ndeshjen e
“Stamford Bridge” mes Çelsit
dhe Hull Sitit, skuadër kjo
që vitin e shkuar arriti rezultate
surprizuese përballë
ekipeve të mëdha. Në fakt, një
gjë të tillë e tentoi edhe ditën
e djeshme, kur në minutën e
28-të, iu përgjigj sulmeve të
njëpasnjëshme të Çelsit me
një aksion befasues dhe pas
një gabimi të Xhon Obi Mikel
në zonë, kalon në avantazh.
10 minuta më vonë vjen barazimi
ku Drogba me një
“predhë” lë të palëvizshëm
portierin. Në një situatë të
tillë, formacioni i Hullit kthehet
në mbrojtje për ruajtjen e
këtij rezultati, por ishte minuta
finale, ajo që u mori atyre
Përgatiti: YLLI GORKA
pikën e kërkuar. Didier Drogba,
nga një pozicion diagonal,
tenton të krosojë në zonë,
por topi i tij përfundon në rrjetë.
Fitore në javën e parë siguroi
edhe klubi që bëri merkaton
më të shtrenjtë gjatë
verës, Mançester Siti. Në
transfertën e Blekbërnit,
djemtë e Mark Hjuzit gjetën
rrjetën vetëm pas 130 sekondash,
me anë të Emanuel
Adebajorit, i cili me të djathtën
potente, kthen në gol një
asist. Pikë të plota në transferta
morën edhe Sanderlendi
përballë Boltonit (Bent 5’),
Uest Hemi përballë debutuesve
të Ulvs (Noble 22’,
Upson 69’), Fulhemi në fushën
e Portsmuthit (Zamora
13’) si dhe Uigani, që befasoi
me fitoren e pastër 2-0 në
fushën e Aston Vilës, e cila
vazhdon serinë e rezultateve
negative, që e shoqëruan gjatë
fazës së dytë të sezonit të shkuar.
Spektakël në javën e
parë të Premire Ligës e ka
dhuruar skuadra e Arsen
Vengerit, e cila shkatërroi 6-
1 Evertonin e Dejvid Mojesit
në “Goodison Park”. Në çdo
pjesë “topçinjtë” e shkundën
rrjetën e Tim Hauard nga tri
herë (Denilson (26’, Tomas
Vermelen (37’) Uilliam Gallas
(41’) Cesk Fabregas
(48’,71’), Eduardo Da Silva
(89’), ndërsa golin e flamurit
për skuadrën e Mojesit e realizoi
francezi Luis Saha në
minutën e 91’.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 16 Aug 2009 , 17:34

Runi do bëhet një
legjendë e Anglisë”
Mesfushori i Çelsit, Frenk Lampard, ka pohuar se ëndërron që një
ditë të luajë përkrah sulmuesit Uejn Runi. Edhe pse klubet e të dy
lojtarëve janë në rivalitet të ashpër me njëri-tjetrin, mesfushori ka
thurur elozhe për bomberin e Mançester Junajitd. “Uejni është lojtari
më i talentuar me të cilin kam luajtur ndonjëherë. Si mesfushor, sapo
të marr topin, dua ta çoj në fushën e kundërshtarit, por më duhet një
lojtar përpara që të më ndihmojë në aksion. Kam vërë re gjatë
ndeshjeve me Kombëtaren se, kur përpara kam Runin, është e thjeshtë
për të realizuar. Ai është lojtar i pabesueshëm. Ka cilësitë për të
luajtur te çdo skuadër e gjithë botës. Është lojtar që e mirëpres
gjithnjë te Çelsi, pasi vetëm në këtë mënyrë, edhe klubi ynë do të ketë
shansin të mbajë një legjendë të vërtetë”, tha Frenk Lamprad.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Sun, 16 Aug 2009 , 17:35

“Fati na ndihmoi të
merrnim atë që meritonim”
Sulmuesi i Çelsit, Didier Drogba, pranoi se në parabolën e minutës së
fundit të takimit të djeshëm, një rol të rëndësishëm kishte edhe fati, i
cili e ndihmoi atë që t’i japë skuadrës së Karlo Ançelotit fitoren e parë
në këtë sezon të ri. “Ishte një kros, provova të krosoj. Mendoj se si
mendim ishte i mirë, - tha Drogba për ‘Sky Sports’ pas ndeshjes. –
Pjesën e dytë e patëm mjaft të vështirë. Mund të shënonim më shumë
gola sot (dje), por qemë të pafat. Megjithatë arritëm të fitojmë dhe
mendoj se kjo ka rëndësi më shumë se gjithçka tjetër. Ndeshja e parë
është gjithnjë e vështirë, por ia dolëm mbanë synimit tonë. Tani besimi
është i fortë tek ne dhe kjo do të na ndihmojë për të zhvilluar një
sezon të mirë. Sot ishim me fat që shënuam në fund, por e meritonim
të dilnim me tri pikë nga ajo sfidë”.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Anglez

Post by GOLDIAN » Tue, 18 Aug 2009 , 21:58

chelsi paska ble nje serb te ri per 1.5 milion euro :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: tkishin marr nej shqiptar ma mir dhe ma lir :mrgreen:
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Kampionati Anglez

Post by Edmond-Cela » Tue, 18 Aug 2009 , 22:51

GOLDIAN wrote:chelsi paska ble nje serb te ri per 1.5 milion euro :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: :twisted: tkishin marr nej shqiptar ma mir dhe ma lir :mrgreen:
e pash edhe une luajti sot edhe loriku luarti por celsi e nominoj totalisht.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Wed, 19 Aug 2009 , 05:03

“Siti është pretendent
për titullin kampion”
Edhe pse disa ditë më parë deklaroi se në luftën për titull njeh
vetëm dy rivalë, Liverpulin dhe Çelsin, pas fitores së parë të
Mançester Sitit ndaj Blekbërnit, Sër Aleks Ferguson duket të jetë
bindur, pasi e fut edhe skuadrën e Mark Hjuzit në listën e emrave
që i kërcënojnë atij suksesin. “Do të ishte çmenduri të shpërfillje
zhvillimet e fundit që janë bërë në ‘Eastlands’ - tha Ferguson për
‘Mirror’. - Mançester Siti sigurisht që përbën një rrezik të ri për ne.
Mjafton të shohim ecurinë e Çelsit pas një investimi marramendës,
që bëri pronari rus kur bleu klubin. Ashtu si gjitha klubet e tjera,
edhe ne e shohim me vëmendje të veçantë situatën e Sitit”, deklaroi
Ferguson, skuadra e të cilit siguroi tri pikët e para falë rezultatit
1-0 të siguruar ndaj Birminghemit në “Old Trafford”.
FERGUSON

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati Anglez

Post by Ledi1920 » Wed, 19 Aug 2009 , 10:30

Per mendimin tim Chelsi ka me e fitu ket vit premier ligen.Kane ruajtur grupin dhe Drogba eshte ne forme shume te mire.E tregoi qe ndeshjen e pare me ato golat spektakolar.
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Anglez

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Aug 2009 , 19:44

Flm shum per shpjegimet.Kam me i pa ne anerr nrrimet e ksja neshje.hahahahaha.
Pjalm shifna ne finale por skeni shpresat me ne! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 03:51

vllaznia1919 wrote:Flm shum per shpjegimet.Kam me i pa ne anerr nrrimet e ksja neshje.hahahahaha.
Pjalm shifna ne finale por skeni shpresat me ne! :lol: :lol: :lol: :lol:
sigurisht qe do shihna ne finale v1919 .

me te than te drejten i kam frike penalltite naqe .

ne gjysmefinale ne 2008 na eleminut me penallti .

po shkoj ne penallti e ke kupen e botes ne gjep :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Anglez

Post by fpjalmi » Fri, 21 Aug 2009 , 03:52

vllaznia1919 wrote:Flm shum per shpjegimet.Kam me i pa ne anerr nrrimet e ksja neshje.hahahahaha.
Pjalm shifna ne finale por skeni shpresat me ne! :lol: :lol: :lol: :lol:
vllaznia 1919 ,kam dasht me than ne 1998 e ja ne 2008 ten :D

Post Reply