Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati italian

Post by loroborici » Fri, 07 Aug 2009 , 22:41

fpjalmi wrote:Mediat italiane: Taçi kërkon aksione te Milani
Aaa. Tash pa rregullohet bash Milani :mrgreen: :roll: :mrgreen:
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 08 Aug 2009 , 00:16

:D :D :D :D

ja per gja por 4 futbollista yje ia ka premtu veq taqi :( :D

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Admin » Sat, 08 Aug 2009 , 01:06

Sat e gazetat italiane asht dhane nji interviste e Taçit ku ka thane qe mund te bahet aksionet i AC Milan, por hala nuk asht perfundimtare.
Sa i takon Bolonjes sma merr mendja se gjithcka asht prish se Taçi nuk ka pas lekt per me pagu. Sdq cmimi i Bolonjes asht bajagi i madh, 24 milion. Vjet Bolonja ka pas pak a shume te njejtit lojtare edhe ka kushtu 18 milion euro. Pervec ksaj ka nji problem edhe me lojtarin Osvaldo qe kushton 7 milion euro e qe nuk i asht pagu hala Fiorentines.

Duke pa qe Taçi ka pase nji takim te hanen me Berlusconin ka shume mundesi qe i asht prish mendja sepse Berlusconi i ka kerku me hi si aksioner i AC Milan.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 08 Aug 2009 , 18:13

edhe per lacion thuhet se don me e marr .

tare asht ndermjetesi thojn

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 08 Aug 2009 , 18:25

Superkupa e Italise, Lazio mposht Interin ne Pekin
08/08/2009 16:15

Lazio ka fituar trofeun e Superkupes se Italise pasi ka mundur ne Pekin kampionet e Interit me rezultatin 2-1.

Te tre golat e takimit jane shenuar ne pjesen e dyte. Ne minuten e 62-te te takimit, Mathuzalem kaloi ne avantazh bardhekalterit, ndersa vetem 4 minuta me vone sulmuesi Rocchi e kaloi topin pas kraheve te Julio Cesar duke vene njeren dore tek trofeu i pare zyrtar i sezonit.

Diferenca eshte ngushtuar nga sulmuesi i sapoblere i Interit, Samuel Eto’o, por goli i kamerunasit nuk ka mjaftuar per te rifutur ne loje zikalterit qe kryen nje volum me te madh loje. Nga ana tjeter, Lazio ka ditur te mbrohet mire duke shfrytezuar ato pak raste qe iu paraqiten.

Me kete trofe, Lazio e nis pozitivisht sezonin, duke u konfuirmuar si nje pretendente e forte edhe per sezonin 2009-2010 te Serie A.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 08 Aug 2009 , 18:28

interi mendoj se nuk merr ma trofe .

ky kampionat ne itali do jete shum i mrekullueshem.

milan juve lazio inter napoli dhe roma mendoj se do jene ne gjashteshe ,ku milanin dhe juven shoh pretendent ket vit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Sat, 08 Aug 2009 , 18:31

Real Madrid kërkon 25 mln euro për Sneijder


Për Sneijder ka dhe një interesim të fortë nga ana klubit anglez Aston Villa.





Reali i Madrid kërkon nga Interi 25 milionë euro për mesfushorin Wesley Sneijder dhe klubi zikaltër duhet të vendosë përfundimisht javën tjetër. Lajmin e dha e përditshmja spanjolle “Marca”. Menaxheri i “los blancos”, Jorge Valdano, “i kërkoi 25 milionë euro Mourinjos për Sneijder”, shkruan “Marca”, që thekson se trajneri i ri i Realit, Pellegrini, e konsideron ende të vlefshëm në formacion holandezi. Për Sneijder ka dhe një interesim të fortë nga ana klubit anglez Aston Villa.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:06

Inter: Shnajder objektivi, Riberi endrra ne merkato
11/08/2009 12:55

Interi vazhdon te monitoroje merkaton ne kerkim te nje lojtari per rolin e fantazistit. Kandidati numer 1 per te luajtur pas shpines se sulmuesve ne ekipin e Murinjos, mbetet lojtari i Realit, Uesli Shnajder.
Perez kerkon 25 milione euro, por akordi mund te arrihet per shifren 18 milione euro: holandezi mund te afrohet ne forme huazimi gjate vitit te pare.

Ende nuk jane mbyllur pistat per mesfushorin e Celsit, Deko dhe ate te Shalkes, Rakitic.

Megjithate, endrra e Moratit dhe e drejtuesve te tjere zikalter mbetet francezi Frenk Riberi.

Bajerni i Mynihut nuk deshiron ta shese 26-vjecarin, ndersa tek Interi jane te gatshem te provojne fillimin e bisedimeve.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:06

me e pas interi ket lojtare kishte kishte ken plus

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 20:10

Lazio, Ledesma, De Silvestri dhe Pandev jashte Europes
11/08/2009 16:30

Lazio vazhdon te ndjeke linjen e ashper me 3 lojtaret plangprishes, Ledesma, De Silvestri dhe Pandev, te cilet kerkojne largimin nga bardhekaltrit.

Ashtu si ne finalen e Superkupes se Italise edhe ne Europa League 3 emrat e siperpermendur nuk do marrin pjese. Grushti i hekurt i presidentit Lotito vazhdon t’i mbaje te pakenaqurit jashte skuadre, duke u dhene u dhene nje sinjal te forte tekave te tyre. Skuadra italiane paraqiti listen e plote ne UEFA, e cila vijon si me poshte.


Muslera, Bizzarri, Iannarilli, Lichtsteiner, Diakite, Siviglia. Kolarov, Radu, Cribari, Scaloni, Brocchi, Dabo, Matuzalem, Mauri, Eliseu, Foggia, Baronio, Meghni, Perpetuini, Sevieri, Cruz, Rocchi, Zarate, Inzaghi dhe Sciamanna. Ndeshjen e pare europiane Lazio do ta luaje kunder suedezeve te Elfsborgut.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati italian

Post by loroborici » Tue, 11 Aug 2009 , 21:16

Sot nigjova se Inter asht interesue per Gorcuff. Murinjo e paska pelqye me loz ne rolin e playmaker
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 13 Aug 2009 , 06:04

loroborici wrote:Sot nigjova se Inter asht interesue per Gorcuff. Murinjo e paska pelqye me loz ne rolin e playmaker
te shohim se cfare ekipit po ban maurinio tash.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati italian

Post by vllaznia1919 » Thu, 13 Aug 2009 , 20:35

O shneijder o van der Vaart ose Deco.Asht edhe munsija per Gourcouff.Juvja ka munsi me ble nji prej Rafinha,Clerc o De Silvestri edhe Gago.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 03:22

Interi, fare pranë
blerjes së Shnajderit
Zikaltrit rrisin ofertën për holandezin, 19 milionë euro


P 7 19 as zërave për një in
teresim të Interit për
yllin e ri të Bordosë,
ish-milanistin Johan Gurkuf,
presidenti i klubit francez ka
blinduar menjëherë lojtarin e
tij. Në këtë mënyrë, zikaltrit
janë hedhur furishëm në sulm
për holandezin 24-vjeçar, Uesli
Shnajder. Gjatë orëve të fundit
drejtuesit e klubit zikaltër
kanë shtuar kontaktet me drejtuesit
e Realit të Madridit, gjatë
të cilave kanë paraqitur edhe
ofertën e tyre më të fundit. Tani
Interi ofron 7 milionë euro për
huazimin e Shnajderit dhe
kanë përcaktuar në 12 milionë
euro për blerjen përfundimtare
në fund të sezonit të ardhshëm.
Përgjigja e presidentit të Realit,
Florentino Perez, pritet gjatë
ditëve në vazhdim. Ndërkaq,
ideja Gurkuf tek Interi e intrigoi
shumë presidentin Morati
si dhe portugezin Murinjo. Por
presidenti i Bordosë, pasi u informua
mbi interesimin e kampionëve
italianë, u ka bërë të
ditur zikaltërve se nuk ka
ndërmend të shesë ish-fantazistin
e Milanit, për të cilin
kishte shpenzuar 15 milionë
euro dy muaj më parë. Ka qenë
ky refuzim i presidentit të klubit
francez, që i ka shtyrë drejtuesit
e Interit të hidhen në
sulm për fantazistin holandez
Uesli Shnajder. Tashmë Masimo
Morati dëshiron ta mbyllë
përfundimisht merkaton dhe
për këtë motiv ka urdhëruar
ndihmësit e tij, të mbyllin tratativat
me “galaktikët” për “tulipanin”
Shnajder. Në total Interi
ofron 19 milionë euro, shifër
të cilën Florentino Perez e ka
përkufizuar tepër interesante.
Ndërkaq, nga Spanja bëjnë të
ditur se Uesli Shnajder do të
vishet zikaltër në fillimi të javës
së ardhshme. Me blerjen e
fantazistit holandez, merkato e
Interit merr fund.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 03:22

Fantazisti
Edhe Xhovani
Dos Santos,
një alternativë
Përflitet të jetë një ndër
të preferuarit e Zhoze Murinjos,
i cili ishte vënë në
gjurmët e meksikanit që kur
ky luante në radhët e Barcelonës, por shpërthimi i Lionel
Mesit dhe Bojan Kërkiç e vunë në hije atë. Xhovani
Dos Santos, fantazisti i cili aktualisht është pjesë
e formacionit të Totenhemit, ka humbur gjurmët e tij,
pasi Premier Liga duket se ka rezultuar një transferim
i dështuar. Por, Murinjo mendon se talenti nuk i mungon
lojtarit dhe nën urdhrat e tij, Dos Santos mund të
rikthehet të shkëlqejë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 03:23

“Çmendet” Spaleti: Edhe pa
merkato fitojmë titullin
ështirësitë ekonomike dhe largimi i Akuilanit nuk e
shqetësojnë trajnerin e Romës, Luçiano Spaleti. Në prag
të miqësores me Groseton, trajneri verdhekuq ka bërë
një përmbledhje mbi të rejat e fundit në merkato: “Jam i
bindur se skuadra e Romës është në lartësinë e duhur.
Të rinjtë e ardhur tek ne sivjet janë futbollistë me vlera.
Nëse ne do shesim përsëri ndonjë futbollist, jam i sigurt
se këto largime nuk do ndikojnë në ecurinë tonë në kampionat.
Shitjet? Gjithçka është bërë për të mirën e Romës,
detajet dhe shifrat nuk i di, por megjithatë skuadra ka
një organikë lojtarësh mjaft të mirë. Besoj se kjo skuadër
mund të fitojë ndonjë trofe të rëndësishëm gjatë këtij
sezoni, nëse dëmtimet nuk do na persekutojnë, siç ndodhi
vjet”. Pra, duket qartë që trajneri i Romës, Luçiano
Spaleti, beson se ekipi i tij është i aftë të përballet dhe të
mundë skuadrat më të forta të Serisë A: “Edhe skuadrat
e tjera kanë shitur lojtarë të mëdhenj, por ne, edhe
pse kemi shituar Akuilanin, kemi gati zëvendësuesin
e tij. Besoj se sivjet edhe tifozeria jonë e zjarrtë do na
qëndrojë më afër. Falë tyre mund të arrijmë shumë lart.
Sa i përket të tjerave, ne duhet të tregohemi shumë të
kujdesshëm që në fillim të kampionatit, si dhe në
ndeshjet direkte me Milanin, Interin dhe Juventusin.
Nëse do ndjekim me përpikëri planin e drejtuesve të
klubit dhe do kemi mbështetjen e tifozerisë, atëherë
jam i bindur se do jemi pretendentë të padiskutueshëm
për të fituar kampionatin”. Pas largimit të Akualianit,
Roma është shumë pranë blerjes së mbrojtësit të Interit,
Nikolas Burdizo: “Është një element që Romës do i
bënte punë, – ka deklaruar Spaleti, – kemi kohë që e
ndjekim. Me të do kishim një mbrojtje edhe më solide”,
ka përfunduar trajneri verdhekuq.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 03:24

Melo: Juventusi, i fortë sa Reali
Këshilla për Ronaldon: Kristiano t’i lërë gjestet dhe të ndjekë shembullin e Del Pieros
Mesfushori brazilian i “Zonjës” është i bindur për një sezon të mbushur me suksese


Pas ndeshjes së një
jave më parë dhe fi
tores së arritur
kundër Realit të Madridit në
Kupën e “Paqes”, Felipe Melo
kritikon yllin portugez të
“galaktikëve”, Ronaldo.
“Kristiano duhet të kuptojë se
përulësia është cilësia kryesore
për një kampion. Është
një lojtar profesionist dhe
kështu që duhet t’u japë fund
gjesteve të tij. Nëse vërtetë
kërkon që të mbetet i madh me
kalimin e viteve, atëherë
Ronaldo duhet të ndjekë
shembullin e Del Pieros, ose
të Bufonit. Janë pikërisht
lojtarë si këta, që mbeten gjallë
në memorien e futbollit”. Pasi
këshillon Kristiano Ronaldon,
mesfushori i bardhezinjve
pranon se sezoni i ardhshëm
do të jetë shumë i suksesshëm
për Juventusin, pasi
Melo beson te fantazia e Diegos
dhe e kampionëve të tjerë
italianë. “Juventusi mund të
fitojë çdo gjë në sezonin e
ardhshëm. Talenti i Diegos
është i padiskutueshëm dhe
jam i bindur se është pikërisht
kjo, që i mungonte Juventusit
në sezonin e kaluar, për të fituar
titullin kampion. Faza jonë
përgatitore ka qenë shumë
pozitive në të gjitha aspektet.
Fituam ndeshjen kundër Realit
të Madridit dhe ishim aq
euforikë, sa dukej sikur kishim
fituar Ligën e Kampioneve. Por
disfata me Vilarealin erdhi në
momentin e duhur dhe tani të
gjithë jemi rikthyer me këmbë
në tokë, - vazhdon Felipe Melo.
– Jam i bindur se me përforcimet
e kryera dhe me atë çfarë
po ndërtojmë në çdo stërvitje
nën urdhrat e trajnerit Ferrara,
edhe ne do të jemi mes
më të mirave të Evropës në
sezonin e ardhshëm, ku së
bashku me Realin e Madridit,
Barcelonën, Çelsin, Mançesterin
dhe Interin do të tentojmë
të fitojmë edhe Ligën e
Kampioneve. Nuk jam mendjemadh,
por besoj te forca e
grupit tonë. Dua medoemos
një titull të rëndësishëm në
këtë sezon dhe së bashku me
shokët e skuadrës do japim
maksimumin që t’ia dhurojmë
një të tillë vetes dhe tifozerisë
juventine”, përfundon braziliani
i Juventusit, Felipe Melo.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 03:25

“Mesi i ri” është i
Fiorentinës për 10 mln €
Skuadra e Fiorentinës ka bërë një goditje të madhe në merkato.
Ashtu siç konfirmon e përditshmja “Corriere dello Sport”, drejtori
sportiv i vjollcëve, Pantaleo Korvino, ka siguruar shërbimet e
sulmuesit të talentuar të skuadrës argjentinase të Lanusit, Eduardo
Salvio. Në vendlindje, Salvio ka fituar pseudonimin e “Mesit
të ri” dhe jo më kot, gjysma e skuadrave më të rëndësishme të
Evropës i ishte vënë pas sulmuesit, ndër të cilat edhe Juventusi,
Reali i Madridit dhe Barcelona. Gjithsesi, klubi vjollcë është
treguar më i zoti në mbylljen e kësaj marrëveshjeje, pasi i kanë
ofruar drejtuesve të klubit të Lanusit plot 10 milionë euro, mbase
shumë parà këto për një 19-vjeçar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 03:27

ky flitet qe asht nder lojtaret qe do lajn histori

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 14 Aug 2009 , 17:01

Mesfushori anglez: Tani jam i përqendruar vetëm te Galaksi, më pas do vlerësoj ofertat
Devid Bekham “mban në ajër” Milanin



Devid Bekham mund të vishet
sërish kuqezi gjatë muajit janar.
E megjithatë vetë “spice-boy”
nuk dëshiron ta konfirmojë këtë
mundësi, pavarësisht se i lë
hapur dyert e rikthimit të tij në
Milano. “Për mua tani gjëja më
e rëndësishme është të
përqendrohem tek sezoni që
po fillon me Galaksinë, – ka
shpjeguar Bekham, – më pas
do marr një vendim, pasi kam
kohë për t’u menduar për të
ardhmen. Tani për tani nuk kam
vendosur gjë, por tek Milani jam
ndjerë mjaft mirë, plus që kuqezinjtë
kanë shfaqur interesimin
e tyre të më kenë përsëri
në skuadër”. Milani ka nevojë
për Bekhamin, po ashtu edhe
Bekham ka nevojë për Milanin,
nëse dëshiron të luajë në
Botërorin e Afrikës së Jugut.
“Formacioni kuqezi është një
ndër klubet më të mëdha të
botës. Për sa më takon, ka
shumë gjasa që pas kampionatit
amerikan të kthehem të luaj në
Evropë”. Por mesfushori anglez
e di mirë që duhet të bëjë kujdes
me deklaratat, nëse dëshiron të
evitojë polemikat me tifozët e
Los Anxhelos Galaksi. E për
këtë motiv preferon të mos flasë
për të ardhmen e tij. “Momentalisht
jam i përqendruar tek kampionati
amerikan. Të ardhmes
nuk i dihet, – është shprehur
ish-mesfushori i Mançester
Junajtid, Real Madridit dhe Milanit,
- por kur të përfundojë kampionati,
vetëm atëherë do e
bëj të ditur emrin e skuadrës në
të cilën do luaj”.

Post Reply