Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:23

kja me duket nji rrene e vecante .

ai sbani te vllaznia ,e nuk ban as per acepten ,e si mund te luajm per rostokun qe asht klub me emer ne gjermani.

e gazetaret gazetaret :roll: :lol:

qa sbajn ti shitet gazeta

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:19

Fiorentina, ofertë 9.5 mln euro për Xhemailin


Fiorentina merr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe në turin e katërt të kompeticionit evropian do të përballet me Sportingun e Lisbonës.





Fiorentina është duke menduar seriozisht për mesfushorin shqiptar Blerim Xhemaili, duke e vendosur atë në majën e listës së dëshirave.

Lajmi jepet nga faqja zvicerane 4-4-2.com. Për 23-vjeçarin e Torinos është e interesuar fuqishëm edhe Palermo përmes presidentit të saj, Mauricio Zamparini, por Fiorentina ka përgatitur një ofertë të majme financiare: 9.5 milionë euro.

Fiorentina merr pjesë në Ligën e Kampioneve dhe në turin e katërt të kompeticionit evropian do të përballet me Sportingun e Lisbonës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:20

Sukaj nuk nënshkruan me Hansën


Sulmuesi shqiptar, sipas gazetës gjermane “Norddeutsche Neueste Nachrichten”, nuk e ka kënaqur trajnerin Andreas Zahbuher dhe tashmë është nisur drejt Shqipërisë.





Edhe pse shënoi dy gola gjatë një ndeshje miqësore kundër Güstrow, të fituar nga Hansa Rostok 12-1 e shpenzoi tri ditë stërvitje me klubin gjerman të Bundesligës 2, Xhevair Sukaj nuk do të nënshkruajë me Hansën.

Sulmuesi shqiptar, sipas gazetës gjermane “Norddeutsche Neueste Nachrichten”, nuk e ka kënaqur trajnerin Andreas Zachhuber dhe tashmë është nisur drejt Shqipërisë.

“Nuk ia doli, - citohet Zachuber nga mediat gjermane. “Nëse ekipi në këtë fazë që ndodhet synon të angazhojë një lojtar, ai duhet të jetë më mirë se të gjithë ata qe ne kemi”, - shtoi trajneri.

“Ne tani na duhet të kërkojmë dikë, që të jetë një përforcim i menjëherëshëm dhe të jetë më i mirë sesa 11-shi i parë”, - i ka thënë Sukajt, Zachhuber, sipas asaj që citon “Norddeutsche Neueste Nachrichten”.

Me kthimin “duarbosh” nga Gjermania të Sukajt, nuk do të kemi fatin të shohim në një derbi midis dy lojtarëve të Kombëtares shqiptare, pasi Hansa do të përballej ditën e hënë (10 gusht) me Arminia Bielefeldin, për fanëllën e së cilës luan Besart Berisha, por dhe shqiptari tjetër Berat Sadiku.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Aug 2009 , 16:14

Gjynah me shku dam ky lojtar.Se potencialet i ka por ishalla po nrron pak mentalitetin se kshtu ska gja per terezi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Edmond-Cela » Sun, 09 Aug 2009 , 23:07

salihi e goli kan ra ne dashuri. serisht gol ne ligen austriake kere rredhe gol ndaj rapited qe na shkatroje neve ne europa leage 8-0. salihi shenoj ne minuter 59 qe coj skuadren e tije me rezultatin 1-1
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Sun, 09 Aug 2009 , 23:52

kja tregon qe salihi asht i padiskutueshem me lujt me kombetaren

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Mon, 10 Aug 2009 , 00:01

Sukaj ka dy plane, Boluspor dhe Tirana?
10 Gusht Në fundjavë do të vendosë çfarë do të bëjë me të ardhmen. Nesër ose pasnesër mund të niset drejt Turqisë



Xhevahir Sukaj ka dy opsione të fundit për të firmosur me ndonjë skuadër për edicionin e ardhshëm. Lojtari, i cili sapo është kthyer nga një tratativë e papërfunduar nga Hansa Rostok kërkon të pushojë dy ditë dhe të mendojë seriozisht se çfarë do të bëjë me të ardhmen. “Në Rostok mund edhe të kisha firmosur, por realisht më kërkuan që të qëndroja të paktën edhe tre ditë për provë. Për mua ishte shumë, se në fund në rast refuzimi rrezikoja seriozisht të mbetesha pa skuadër. Për këtë arsye vendosa që të mos arrinim një akord”. Megjithatë, fundi i merkatos është në prag. “Boluspor është një pistë pothuaj e gatshme. Atja më presin, megjithatë Turqia nuk më josh edhe aq shumë. Megjithatë, është një mundësi e mirë. Më tha Lika që ishte një ekip shumë i mirë”. Në fund mbetet ndoshta edhe pista vendase. “Tirana kam dëgjuar shpesh këto dy muaj që ka një farë interesimi megjithatë nuk ka asgjë zyrtare për momentin”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:44

Milan dhe Shaktjor ne gare per Xhemailin
10/08/2009 08:30

Pas deshtimit te bisedimeve ndermjet Palermos dhe Torinos per transferimin e Blerim Xhemailit ne Sicili, gares per mesfushorin shqiptaro-maqedonas i jane shtuar edhe Milani e Shaktjor Donjecku.

Per 23-vjecarin me pasaporte zvicerane interesohet edhe Udineze, Napoli e Fiorentina, por oferta e klubit ukrainas duket me konkrete. Fituesit e edicionit te fundit te Kupes UEFA i plotesojne kushtet financiare te Torinos, por Vyscha Liga nuk eshte nje destinacion qe pelqehet nga Xhemaili.

Nga futbollistet shqiptare qe militojne ne kampionatet europiane, mund te theksohet debutimi i Edmond Kapllanit me Augsburgun ne Bundesligen II gjermane. Sulmuesi i Kombetares u aktivizua si titullar ne humbjen 3:1 ne fushen e Energi Kotbuz, ndersa u zevendesua ne minuten e 62-te, kur rezultati ishte 2:1.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:45

nuk ma han mendja se e merr milani

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Tue, 11 Aug 2009 , 01:55

Asnjë futbollist shqiptar nuk është aktivizuar në pesë ndeshjet e javës së parë të Bundesligës gjermane që u zhvilluan dje. Talenti kuqezi, Jahmir Hyka ka qëndruar në stol gjatë gjithë kohës, në takimin që Mainci i tij barazoi 2-2 ndaj Leverkusenit. Megjithëse u ndërrua trajneri në këtë skuadër, mesfushori shqiptar vazhdon ta ketë problem të sigurojë një vend titullari. Ndërkaq, kapiteni i Shqipërisë, Altin Lala nuk ka mundur të luajë në takimin që Hanoveri i tij humbi 1-0 ndaj Hertës. Edhe mesfushori Valdet Rama që është pjesë e Hanoverit nuk luajti në takimin e djeshëm.

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Legjionaret

Post by vvvllaznia » Tue, 11 Aug 2009 , 22:32

Edmond-Cela wrote:salihi e goli kan ra ne dashuri. serisht gol ne ligen austriake kere rredhe gol ndaj rapited qe na shkatroje neve ne europa leage 8-0. salihi shenoj ne minuter 59 qe coj skuadren e tije me rezultatin 1-1
http://www.tvgolo.com/football.php?suba ... m=&ucat=59&

goli i salihit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Wed, 19 Aug 2009 , 17:35

ky hysenbelliu qe ishte sot te panorama sport e lun per barin a asht me nenshtetesi shqiptare???
a lun per ndonje nga ekipet tona komtare?????????
pffffffffffffff liga 2 gjermane
as berisha e as kapllani skane lujt
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Wed, 19 Aug 2009 , 18:46

Haxhi kishte dale me te kuqe ne Champions.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Legjionaret

Post by vvvllaznia » Fri, 21 Aug 2009 , 16:31

nuk e di a jam un pak i azhornum por Vila nuk luka me dinamon e zagrebit por me lokomotiven e zagrebit.nejse ishallan i prihet mbar

http://www.transfermarkt.de/de/spieler/ ... rofil.html

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Admin » Fri, 21 Aug 2009 , 22:21

Qysh ne fillim e kane nis tek Lokomotiva.
Ishalla ban paraqitje te mire.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sun, 23 Aug 2009 , 19:40

une tu ju hap betsh kroateve qe demek ju prume vilen me ju nxjerr kampion
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Tue, 25 Aug 2009 , 01:51

Gilman Lika bën heroin, dy gola në debutim
» Vendosur: 24/08/2009 - 08:25





Dy gola në debutimin e tij me Bolusporin dhe Gilman Lika tashmë është në "qiellin e shtatë". Nuk ka ku të shkojë më mirë për mesfushorin e Kombëtares, i cili i dha dje fitoren ekipit turk, në ndeshjen kundër Mersinsporit, e vlefshme për javën e parë të kampionatit të Kategorisë së Dytë. Në stadiumin "Bolu Ataturk", 22-vjeçari ka ngritur peshë mijëra tifozë të Bolusporit, duke arritur të shënojë fillimisht në minutën e 25-të dhe më pas, në pjesën e dytë, me anë të 11-metërshit dyfishoi rezultatin, që u mbyll 2-1. "Ishte një goditje e lirë nga rreth 25-metra dhe gjuajta me të majtën, tokazi. Topi shkoi direkt në rrjetë, në cep të shtyllës", - tregon fillimisht shkodrani, në një bisedë ekskluzive për "Panorama Sport". I mahnitur nga ky debutim, mesfushori nuk di si ta përshkruajë atë që ka përjetuar gjatë ndeshjes. "As që nuk e kisha menduar se mund të shkonte kështu. Ishte një mrekulli dhe sinqerisht m'u duk si në ëndërr. Natyrisht, ishte ndeshja ime e parë dhe duhet të bëja të pamundurën për një paraqitje sa më të mirë. Së pari, rëndësi do të kishte fitorja, por edhe dy gola në këtë debutim, më kanë lumturuar. Fillimi është gjithnjë shumë i rëndësishëm dhe tani të them të drejtën, ndihem shumë mirë këtu te Boluspor. Nuk ka rëndësi fare kategoria, sepse ekipi ka synime për t'u ngjitur në Superligë dhe besoj që do t'ia arrijmë", - ka thënë mesfushori. Pas ndeshjes, Lika është gjendur i rrethuar nga shumë njerëz. Për këtë, lojtari tregon: "Së pari, tifozët më kanë respektuar shumë dhe jam emocionuar së tepërmi. Duke qenë se e nisëm mbarë kampionatin, edhe presidenti na erdhi në dhomat e zhveshjes, duke na përqafuar të gjithëve. Ambienti ishte fantastik dhe tifozët këtu, sikur më nxjerrin mallin e Shkodrës. Nuk e zmadhoj këtë që po them, por është vërtetë kështu. E kanë futbollin se jetojnë të gjithë me të. Nuk di si ta përshkruaj atmosferën që bëhet këtu."
J. M.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Thu, 03 Sep 2009 , 07:15

Salihi-Cana, “bombat” e verës
3 Shtator Lëvizjet e dy futbollistëve kuqezinj rrisin piacën shqiptare në ambjentin europian. Të dy të kushtueshëm



Lorik Cana dhe Hamdi Salihi me transferimet e tyre, respktivisht te Sanderland dhe Rapid Vjena e kanë ngritur reputacionin e futbollistëve shqiptarë në kupat e Europës, teksa kanë arritur të demonstrojnë se janë të aftë të luajnë në nivele shumë të larta të futbollit të kontinentit. Nuk kishte asnjë dyshim për Canën. Megjithatë fakti që është lojtari i parë që luan në premier Ligë e bën këtë lojtar të spikatur, ndërkohë që sulmuesi shkodran ka lëvizur në minutën e fundit në legjendën austriake, një skuadër që gjithnjë lë një shije pozitive dhe në pjesëmarrjet europiane. Ja të fshehtat e tratativave mes palëve.

Cana – futbollisti i Marsejës u përfshi nga një sërë tratativash shumë interesante në ditët e para të muajit qershor. Me një stil krejtësisht prej kampioni ai asnjëherë nuk e hodhi poshtë skuadrën e tij, Marsejën, por ndërkohë kërkoi nga kjo e fundit që t’i krijonte shanse që të mos kërkonte shumë për kartonin dhe ta lejonte të largohej diku gjetkë pasi kishte ardhur “koha për ndryshim”. Vetë Cana fillimisht ka pasur tratativa të etshhme me skuadrën e Hamburgut. Me këtë të fundit pothuaj është arritur një akord paraprak Por një ndërhyrje nga ana e klubeve angleze dhe fakti që menaxheri i përgjithshëm i Hamburgut u zëvendësua e bëri këtë pistë të “panevojshme”. Një klub tjetër gjerman i interesuar zyrtarisht për shqiptarin ishte Volfsburg. Kjo e fundit i bëri një ofertë konkrete por Cana nuk pranoi, sepse nuk kishte garancinë që Volfsburg do të ishte ende në nivele të larta këtë vit. Pista kryesore angleze i shte Everton. Mojes e dëshironte lojtarin në gjirin e skuadrës liverpulase, por një ndëhrhyrje e Sanderland që i garantoi një post të rëndësishëm titullari. Shiritin e kapitenit, grintën e liderit dhe sigurisht ambicien për të shkuar diku tjetër më lart pas një viti e bindi lojtarin e mesfushës kuqezi. Mbrapa këndit qëndronte gjithë Arsenal. Arsen Venger kishte kërkuar me kohë shqiptarin dhe vetë Cana shpesh në këtë muaj merkato të qershorit u tha jo disa skuadrave, sepse nga francezi një lëvizje të rëndësishme. Kur Arsenal dhe Venger nuk e kërkuan më, megjithëse shitën Adebajorin dhe kishin tashmë të ardhura financiare, Cana vendosi përfundimisht të largohej nga kjo pistë dhe të zgjidhte mundësinë më të mirë.

Salihi – për Salihin gjërat nuk ishin kaq të bujshme. Rapidi i Vjenës dhe Austria e Vjenës e kishin këkruar prej kohësh, por klubi i Riedit nuk e lëshonte pa të paktën 1 milionë euro. Rapidi nuk kishte ndërmend të shpenzonte kaq shumë pa hequr dorë nga një futbollist i rëndësishëm. Shitja e sulmuesit kryesor të skuadrës në Angli i dha shanse trajnerit Pakult të realizonte ëndrrën e tij të vjetër, Hamdi Salihi. Klubi vjenez pagoi në arkat e Riedit 900 mijë euro, ndërkohë që sigurisht joshi dhe vetë lojtarin me emrin e madh dhe me rrogën e lartë. Klube të tjera janë interesuar ndjeshëm për Salihin gjatë muajve të verës, por ky i fundit gjithnjë ka qenë i qetë dhe nuk ka preferuar të lëvizë duke besuar se diçka e rëndësishme do t’I afrohej në fund. Grenoble në kampionatin francez ka qenë afër shqiptarit, por kjo pistë nuk e bindte si duhet shkodranin që ishte ambjentuar tashmë me futbollin austriak. Klube të nivelit të dytë në Bundesligë 1 dhe Bundesligë 2 gjithashtu nuk ishin një opsion shumë i rëndësishëm. Derisa vetëm 48 orë drejtuesit e Rapidit e telefonuan dhe i thanë: “I kemi paratë gati, për ty. Dëshiron të vish?!”. Si mund tu thonte jo.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Legjionaret

Post by fpjalmi » Thu, 03 Sep 2009 , 08:29

Altin Haxhi e fillon sezonin e ri me gol
E hënë, 31 Gusht 2009 05:59

Altin Haxhi e ka filluar sezonin e ri me gol, por nuk ka qene i mjaftueshem qe skuadra e tij APOEL, kampione e Qipros te arrije te fitoj takimin e pare.te ketij sezoni. APOEL luante jashte fushe dhe ishte ne avantazh 3-2, kur vendasit shenuan 2 gola brenda tre minutave duke permbysur rezultatin ne favor te tyre. Haxhi shenoi golin e dyte per skuadren e tij ne minuten e 30-te duke i dhene avantazhin provizor kampioneve ne fuqi

Kostakis Bozoris

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Legjionaret

Post by Man in Redblue » Thu, 17 Sep 2009 , 14:15

lajm bomb, shume tifoza te Maincit dojne me ba vetvrasje, Mainci ka humb tana shpresat per kyt vitme semurjen e Messit shqiptar


Mainz ne alarm, Jahmir Hyka me grip

Lajmi u dha nga versioni on-line i gazetës gjermane “Die Welt”.



Publikoje ne:

Mainz 05 i Jahmir Hykës është në gjendje alarmi përpara ndeshjes në transfertë me VfL Bochum, të programuar për ditën e shtunë. Trajneri Thomas Tuchel u detyrua të ndërpriste edhe stërvijten e ditës së mërkurë. Katër lojtarë, midis mesfushori shqiptar Jahmir Hyka, janë me simptomat e gripit. Tre lojtarët e tjerë janë Gamal Hamza, Peter van der Heyden dhe Niko Bungert. Lajmi u dha nga versioni on-line i gazetës gjermane “Die Welt”.

Post Reply