Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Aug 2009 , 20:51

Ckuptim ka me marr Pishen, qe asht ne perendimin e karreries,perjashtu nga Dinamo. Pisha ka lujt gjithmone fort dhe konstatnt,por nuk ban per Vllaznine, ai asht tiranas e Dinamovit me gjak,nuk lun me zemer per Shkodren e nuk ma merr mendja se ka me u pershtat nai fije.

Clirim
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Mon, 08 Dec 2008 , 15:35
Location: Rimini,itali

Re: Merkato

Post by Clirim » Thu, 06 Aug 2009 , 11:39

Vllaznia, akord me talentin Bici
7 Gusht I biri i ish-trajnerit të shkodranëve dhe titullari i kombëtares U-21, Ditmari do të luajë për kuqeblutë.



Ditmar Bici, është emri i ri që pritet t’i bashkohet skuadrës kuqeblunë. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë klubit të futbollit Vllaznia, të cilët theksojnë se përfaqësues të bordit të klubit të futbollit Vllaznia kanë kontaktuar me Bicin dhe bashkimi i tij me skuadrën kuqeblu pritet të bëhet në Pukë, aty ku Vllaznia do të sistemohet për fazën përgatitore. 20 vjeçari, i cili ka lindur në Lezhë dhe është rritur në Tiranë është aktivizuar fillimisht me ekipet e moshave të klubit Dinamo, dhe më pas edhe skuadrën e parë të këtij klubi, sezonin e kaluar ka luajtur në kampionatin bullgar duke luajtur si titullar me skuadrën Belasica, aty ku ka qenë edhe shkodrani Klodian Semina. Ndërkohë, bazuar në vlerat e tij si futbollist i repartit të mbrojtjes, Ditmar Bici ka luajtur si titullar në ekipin kombëtar Shpresa të drejtuar nga trajneri Artan Bushati. Me sa bëhet e ditur, futbollisti në fjalë nuk do të përfshihet në listën e futbollistëve të tjerë që kanë ardhur për provë pranë Vllaznisë, pasi aktivizimi i tij i mëparshëm në kampionatin shqiptar, si dhe vendi i titullarit në kombëtaren e Shpresave, e bëjnë emrin tij më bindës për stafin kuqeblu. Ajo që vlen të thksohet është fakti, se Ditmar Bici pritet të bëhet pjesë e skuadrës shkodrane, të cilët jo shumë larg në vite e ka drejtuar si trajner i suksesshëm edhe babai i tij, i mirënjohuri Vasil Bici, sot Drejtor i Sporteve pranë Ministrisë Kulturës Rinisë dhe Sporteve. Lojtari kërkohej edhe nga Tirana, por burime pranë Vllaznisë se kanë një akord me lojtarin dhe se transferimi te kuqeblutë është punë e kryer.

Ndërkohë, duke u kthyer tek përgatitjet e kuqebluve duhet thënë se ato dje kanë zhvilluar vetëm një seancë stervitore, atë të mbasdrekes në fushën sportive të Shtojit, i cili është shoqëruar me ushtrime komplekse, fillimisht fiziko-atletike dhe më pas një punë e ngjeshur me topin. Në dispozicion të teknikut Lika kanë qenë të njëjtët futbollistë që janë stërvitur edhe në ditët e mëparshme, përfshirë edhe ato që kanë mbërritur për provë në radhët e Vllaznisë. Pas një ndeshje kontrolli mes tyre, të zhvilluar ditën e martë, dje është pritur që pjesëtarë të bordit drejtues të marrin një vendim në lidhje me vlerësimin e nivelit të futbollistëve të huaj, por edhe dje një gjë e tillë nuk është bërë e mundur. i pyetur nga “Sport Ekspres” rreth kësaj teme, tekniku i kuqebluve Hasan Lika është shprehur se ai me kolegët e tij është duke i vëzhguar me shumë kujdes këta futbollistë, por në lidhje me emrat që do të qëndrojnë tek Vllaznia ai nuk ka preferuar të flasë më tepër, pasi një gjë të tillë ka thënë se do ta bëjë në ditët në vazhdim. E reja e asaj çfarë thotë Lika për këtë temë, është fakti, se në ndryshim me atë çfarë është thënë në ditët e mëparshme se i gjithë kontigjenti i ardhur për provë do të udhëtojë për në Pukë në fazën përgatitore, Lika ka bërë të ditur se vendimi në lidhje me këto futbollistët do të merret përpara nisjes për në Pukë. Kështu, duke parë ditët në dispoizicion, një gjë e tillë do të mësohet, sot ose nesër.paradreke, pasi udhëtimi për në Pukë është planifikuar në orët e mbasdrekes të së premtes, për arsye se hoteli ku do të sistemohet Vllaznia është i bllokuar me një grup turistik, largimi i të cilëve nga qyteti piktoresk i Pukës bëhet në orët e mbasdites së po kësaj dite.

Clirim
Tifoz
Tifoz
Posts: 92
Joined: Mon, 08 Dec 2008 , 15:35
Location: Rimini,itali

Re: Merkato

Post by Clirim » Thu, 06 Aug 2009 , 11:48

shyqyr qe vllaznia nuk mori Pishen
po mori nje talent si Ditmar Bici
them te verteten Bici eshte 20-vjec
dhe ka luajtur n kampionatin bullgar
titullar fiks dhe esht shum me i mir se Klodian Semina

GRIMA
RAJOVIC BEQIRI
SMAJLI BICI


ALIKAJ NALLBANI
KASAPI SHTUBINA

SINANI POPOVIC

OSE FORMACIONI MA I MIR I TANA KOHAVE I VLLAZNIS......

BISHANI

SIMO
FRANC AHI LUAN ZMIJANI

VOLUMI LEANDRO DELAIN DALIPI

SUKAJ.. DALIPI GOUDJABI

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 06 Aug 2009 , 17:17

shifni sa profesionista jane gazetaret tone. te e njejta gazete, panorama, i njejti numer, te nji faqe thojne se bici asht afer tiranes kurse te tjetra qi ka me lujte te vllaznia.....
a kan kryeredaktor kta qi i lexon lajmet para se me i botu mar kuku per ta.

BICI
Burime ende të pakonfirmuara nga kampi bardheblu bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi i ekipit tonë Shpresa,
Ditmar Bici, ka arritur një akord me Tiranën për sezonin e ri. Ende nuk jepen shumë të dhëna rreth kësaj lëvizjeje,
por shumë zëra që qarkullojnë brenda gjirit të skuadrës saktësojnë se ende nuk ka një firmë përfundimtare,
pasi klubi është në bisedime ende me ish-mbrojtësin Toni Pezo. Sidoqoftë, lojtari (Bici) ishte dje duke ndjekur
miqësoren Tirana-Partizani dhe kjo jo rastësisht

Bici kalon te kuqeblutë
Thuajse është fakt i kryer. Mbrojtësi i Kombëtares U-21, Ditmar Bici, mund të quhet përfundimisht lojtari i ri i Vllaznisë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në klubin shkodran. Kështu, shtatlarti nga Lezha, që sezonin e
fundit ka luajtur me Belasicën në kampionatin bullgar, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me kuqeblutë. Me
djalin e ish-trajnerit të Vllaznisë, Vasil Bici, ka disa ditë që po bisedohet dhe duket se dje është arritur më në
fund marrëveshja, në një kohë që mbrojtësi kishte edhe oferta të tjera nga klubet e kryeqytetit. Nga drejtuesit e klubit dhe trajneri Hasan Lika, përforcimi i repartit difensiv me një mbrojtës të perspektivës, si Ditmar Bici, shikohet mjaft i nevojshëm. Tashmë, pas dy malazezëve, që kanë firmosur një kontratë me Vllazninë, Zhejko Mrvalejviç dhe Bllazho Rajoviç, është radha e Bicit për ta bërë një gjë të tillë, ndoshta sot. Firma në kontratë duket formale, teksa ajo mund të hidhej që dje, por mungesa e presidentit Valter Fushaj ndoshta ka shtyrë
zyrtarizimin e 21-vjeçarit te kuqeblutë. Pritet që Bici të nisë që sot stërvitjen me Vllazninë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 06 Aug 2009 , 17:35

Dinamoviti, gati firma te shkodranët
Kapiteni i bluve ka marrë një ofertë shumë joshëse nga presidenti Valter Fushaj
Arian Pisha është vetëm një hap larg kalimit te kuqeblutë. Sot pritet zyrtarizimi


Qendërmbrojtësi dhe kapiteni i Di namos, Arian Pisha, është vetëm një hap larg kalimit te Vllaznia. Ajo që flitej prej kohësh, duket se do të konkretizohet sot. Burime zyrtare në klubin shkodran kanë konfirmuar për “Panorama Sport”, se bisedimet me elbasanasin e Dinamos janë në fazën përfundimtare. Edhe pse nuk duan të flasin para kohe, në kampin kuqeblu e shohin pak a shumë si punë të mbaruar ardhjen e 32- vjeçarit. Lojtari preferohet shumë nga trajneri Hasan Lika, ndërkohë që drejtuesit kanë bërë ç’është e mundur për ta bindur atë. Tashmë pritet vetëm zyrtarizimi, i cili do të çonte në katër numrin e mbrojtësve që për herë të parë veshin fanellën e Vllaznisë. Pisha shikohet si zëvendësuesi ideal i Elvin Beqirit, gjithnjë nëse ky i fundit largohet. Mbrojtësi shkodran është në pritje të sinjalit nga menaxherët, për t’u bërë pjesë e një ekip grek ose rus. Gjithsesi, në rast se ai respekton kontratën te Vllaznia, që i përfundon në muajin dhjetor të këtij viti, me plot gojën mund të thuhet se mbrojtja e kuqebluve është ndoshta me lojtarët më të mirë në Shqipëri.

Oferta

Shuma nuk bëhet e ditur, por një gjë është e sigurt: Arian Pisha ka marrë një ofertë tepër joshëse nga Vllaznia. Jo më kot, kapiteni i Dinamos nuk ka hedhur firmën për rinovimin e kontratës me blutë. Burime të sigurta pranë drejtuesve shkodranë bëjnë të ditur, se ajo që i është ofruar Pishës nuk krahasohet fare me atë që Dinamo ka propozuar për mbrojtësin në kontratën e re. Tashmë, janë të qarta ambiciet e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Projekti i tij për një ekip kampion nis nga përforcimi i të gjitha reparteve. Nëse për mbrojtjen mund të thuhet se është “top”, sytë e kreut të Vllaznisë, natyrisht me sugjerimin e trajnerit Hasan Lika, janë drejtuar edhe tek të tjerë lojtarë cilësorë, si brenda vendit, ashtu edhe jashtë.

panorama

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 06 Aug 2009 , 17:48

Gati shkëmbimi Belisha?Poçi

Te Vllaznia të rejat nuk kanë fund. Lojtarë që vijnë e ikin dhe kështu krijohet përshtypja se është një skuadër në ndërtim. Pritet të vijë Bici apo ndonjë tjetër, mund të huazohet portieri Bishani, por mund të ketë edhe ndonjë “rokadë”. Nga klubi shkodran mësohet se po shihet me shumë interes shkëmbimi i Belishës me Poçin, i cili aktualisht është i Besës. Bisedimet për këtë këmbim mes presidentëve Fushaj dhe Bizhdili kanë nisur dhe mund të finalizohen, ngaqë ata kanë marrëdhënie shumë të mira. Belisha ka luajtur edhe më parë te Besa, ku ka lënë përshtypje shumë të mira. Për Poçin do të realizohej dëshira e shkodranëve për ta pasur në radhët e tyre, sepse ata kanë disa vite që duan ta marrin.

sporti shqiptar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Thu, 06 Aug 2009 , 20:20

Skodrinon wrote:shifni sa profesionista jane gazetaret tone. te e njejta gazete, panorama, i njejti numer, te nji faqe thojne se bici asht afer tiranes kurse te tjetra qi ka me lujte te vllaznia.....
a kan kryeredaktor kta qi i lexon lajmet para se me i botu mar kuku per ta.

BICI
Burime ende të pakonfirmuara nga kampi bardheblu bëjnë të ditur se qendërmbrojtësi i ekipit tonë Shpresa,
Ditmar Bici, ka arritur një akord me Tiranën për sezonin e ri. Ende nuk jepen shumë të dhëna rreth kësaj lëvizjeje,
por shumë zëra që qarkullojnë brenda gjirit të skuadrës saktësojnë se ende nuk ka një firmë përfundimtare,
pasi klubi është në bisedime ende me ish-mbrojtësin Toni Pezo. Sidoqoftë, lojtari (Bici) ishte dje duke ndjekur
miqësoren Tirana-Partizani dhe kjo jo rastësisht

Bici kalon te kuqeblutë
Thuajse është fakt i kryer. Mbrojtësi i Kombëtares U-21, Ditmar Bici, mund të quhet përfundimisht lojtari i ri i Vllaznisë. Lajmi bëhet i ditur nga burime të sigurta në klubin shkodran. Kështu, shtatlarti nga Lezha, që sezonin e
fundit ka luajtur me Belasicën në kampionatin bullgar, ka zgjedhur të vazhdojë karrierën me kuqeblutë. Me
djalin e ish-trajnerit të Vllaznisë, Vasil Bici, ka disa ditë që po bisedohet dhe duket se dje është arritur më në
fund marrëveshja, në një kohë që mbrojtësi kishte edhe oferta të tjera nga klubet e kryeqytetit. Nga drejtuesit e klubit dhe trajneri Hasan Lika, përforcimi i repartit difensiv me një mbrojtës të perspektivës, si Ditmar Bici, shikohet mjaft i nevojshëm. Tashmë, pas dy malazezëve, që kanë firmosur një kontratë me Vllazninë, Zhejko Mrvalejviç dhe Bllazho Rajoviç, është radha e Bicit për ta bërë një gjë të tillë, ndoshta sot. Firma në kontratë duket formale, teksa ajo mund të hidhej që dje, por mungesa e presidentit Valter Fushaj ndoshta ka shtyrë
zyrtarizimin e 21-vjeçarit te kuqeblutë. Pritet që Bici të nisë që sot stërvitjen me Vllazninë.
njat dosha me shkru une po dole ma i shkathet
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Thu, 06 Aug 2009 , 20:20

Skodrinon wrote:Gati shkëmbimi Belisha?Poçi

Te Vllaznia të rejat nuk kanë fund. Lojtarë që vijnë e ikin dhe kështu krijohet përshtypja se është një skuadër në ndërtim. Pritet të vijë Bici apo ndonjë tjetër, mund të huazohet portieri Bishani, por mund të ketë edhe ndonjë “rokadë”. Nga klubi shkodran mësohet se po shihet me shumë interes shkëmbimi i Belishës me Poçin, i cili aktualisht është i Besës. Bisedimet për këtë këmbim mes presidentëve Fushaj dhe Bizhdili kanë nisur dhe mund të finalizohen, ngaqë ata kanë marrëdhënie shumë të mira. Belisha ka luajtur edhe më parë te Besa, ku ka lënë përshtypje shumë të mira. Për Poçin do të realizohej dëshira e shkodranëve për ta pasur në radhët e tyre, sepse ata kanë disa vite që duan ta marrin.

sporti shqiptar
mu me duket marri ikja gja
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Thu, 06 Aug 2009 , 20:22

o clirim kete postimin tend se mora vesht seriozisht
mire formacionin qe ke shkru po ky formacioni ma i mire i tana kohnave ca ka lidhje???????
nese ma popovic ku ka lujt qe meritoka direkt formacionin
mandej kasapi vari lesht ishte
kush thet se rajovici keka kaq bombe sa direkt e ne formacion
me ballban shtupina e beqir mos ban llogari se si dihet
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Thu, 06 Aug 2009 , 21:09

edhe mua me duket kot cdreqin na duhet Poçi belisha 100% ma i mire
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Merkato

Post by Miri » Fri, 07 Aug 2009 , 12:32

Asht marrija ma e madhe me than qe Bici asht ma i mire se Semina gjithesesi drejtuesit e vllaznis kan gjyku sipas mendimit tyre i cili me siguri eshte gabim.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Fri, 07 Aug 2009 , 19:58

gjnyha boll me vjen qe rraboshta po shkon ne kruje
e na marrim njerez anonim
i perjashtuar

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Merkato

Post by loroborici » Fri, 07 Aug 2009 , 21:28

Skodrinon wrote:Gati shkëmbimi Belisha?Poçi

Te Vllaznia të rejat nuk kanë fund. Lojtarë që vijnë e ikin dhe kështu krijohet përshtypja se është një skuadër në ndërtim. Pritet të vijë Bici apo ndonjë tjetër, mund të huazohet portieri Bishani, por mund të ketë edhe ndonjë “rokadë”. Nga klubi shkodran mësohet se po shihet me shumë interes shkëmbimi i Belishës me Poçin, i cili aktualisht është i Besës. Bisedimet për këtë këmbim mes presidentëve Fushaj dhe Bizhdili kanë nisur dhe mund të finalizohen, ngaqë ata kanë marrëdhënie shumë të mira. Belisha ka luajtur edhe më parë te Besa, ku ka lënë përshtypje shumë të mira. Për Poçin do të realizohej dëshira e shkodranëve për ta pasur në radhët e tyre, sepse ata kanë disa vite që duan ta marrin.

sporti shqiptar

Poci ka ba sherr me tan trajnert ne ekipet ku ka militua. Mduket lojtar grinavec, qi munet me te prish grupin
Vllaznia ne zemer
Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Merkato

Post by Admin » Sat, 08 Aug 2009 , 00:46

Ishalla Bici vjen me Vllaznine, por me duket pak e veshtire.
Sa i takon sulmit se marr vesht pse dojne me largu Rraboshten. Po kshu sa harxhojn lekt per Popovic pse nuk merren vesht me Sukajn.
Ne sulm me Sinani, Sukaj, Bala e Rraboshta nuk kishte ken keq.
Sa per Bishanin, sa me lane kot ne tribune ma mire me e huazu tek nji skuader ku mundet me kene titullar!!!
Vllaznit Ultras

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Sat, 08 Aug 2009 , 11:52

bishani kaloj tek apolonia. sukaj nuk kalon testin ne gjermani dhe asht pa skuader me shum mundesi do kaloj tek tirana. beqiri belisha konftikte me presidentin dhe nuk ishin nisur per ne puk. kishin ardh 2 afrikan nje sulmus dhe nje portier. per sulmusin flitet qe kishte luaj ne kampjunatin irlandez dhe kishte shenu 6 gola por nuk flitet se ne cil kategori. kurse per portierin nuk ka info hyc per te.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Sat, 08 Aug 2009 , 16:48

Edmond-Cela wrote:bishani kaloj tek apolonia. sukaj nuk kalon testin ne gjermani dhe asht pa skuader me shum mundesi do kaloj tek tirana. beqiri belisha konftikte me presidentin dhe nuk ishin nisur per ne puk. kishin ardh 2 afrikan nje sulmus dhe nje portier. per sulmusin flitet qe kishte luaj ne kampjunatin irlandez dhe kishte shenu 6 gola por nuk flitet se ne cil kategori. kurse per portierin nuk ka info hyc per te.
kishte lujt me drogheda united. kyt vit asht i nivelit te sligos por parvjet paska dale kampion

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Sat, 08 Aug 2009 , 16:52

Admin wrote:Ishalla Bici vjen me Vllaznine, por me duket pak e veshtire.
Sa i takon sulmit se marr vesht pse dojne me largu Rraboshten. Po kshu sa harxhojn lekt per Popovic pse nuk merren vesht me Sukajn.
Ne sulm me Sinani, Sukaj, Bala e Rraboshta nuk kishte ken keq.
Sa per Bishanin, sa me lane kot ne tribune ma mire me e huazu tek nji skuader ku mundet me kene titullar!!!
bici asht tu u stervite me tiranen

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Sat, 08 Aug 2009 , 17:23

Edmond-Cela wrote:bishani kaloj tek apolonia. sukaj nuk kalon testin ne gjermani dhe asht pa skuader me shum mundesi do kaloj tek tirana. beqiri belisha konftikte me presidentin dhe nuk ishin nisur per ne puk. kishin ardh 2 afrikan nje sulmus dhe nje portier. per sulmusin flitet qe kishte luaj ne kampjunatin irlandez dhe kishte shenu 6 gola por nuk flitet se ne cil kategori. kurse per portierin nuk ka info hyc per te.
shpresoj qe portieri mos te jete si ai gjermani kur ishte tranier shuls e na groposen vllaznine .

per te tjerat fushaj duhet mos te lajn me ik ma se boll iken

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Sat, 08 Aug 2009 , 20:43

Skodrinon wrote:
Admin wrote:Ishalla Bici vjen me Vllaznine, por me duket pak e veshtire.
Sa i takon sulmit se marr vesht pse dojne me largu Rraboshten. Po kshu sa harxhojn lekt per Popovic pse nuk merren vesht me Sukajn.
Ne sulm me Sinani, Sukaj, Bala e Rraboshta nuk kishte ken keq.
Sa per Bishanin, sa me lane kot ne tribune ma mire me e huazu tek nji skuader ku mundet me kene titullar!!!
bici asht tu u stervite me tiranen
a u ba fakt i krym demek se ka nenshkru per ne
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Sat, 08 Aug 2009 , 20:48

nese asht e vertete se kan lujte keta afrikanet ne keto nivele them asht dickapozitive per vllaznine dhe superligen shqiptare
por kur mendoj dhe dy jave fillon kampionati e na hala jena tu ndertu ekipin me prehen kamt per optimizem
i perjashtuar

Post Reply