Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by loroborici » Thu, 30 Jul 2009 , 14:45

Tirana, borxhi 440 milionë lekë!
31 Korrik Përmbarimi shfaqet në zyrat e kampionëve, drejtuesit e klubit thonë që nuk kemi para



Në vitin 1993 Metush Seferi dhe klubi i Tiranës nënshkruajnë një kontratë financimi. Një trajtë krjejtësisht origjinale e bashkëpunimit mes sponsorit dhe klubeve. E vetmja dhe unike në Shqipëri. Por, mesa duket brenda të gjitha rregullave juridike. Kontrata ishte e qartë. Seferi do të ishte president i Tiranës për 5+2 vitet e ardhshme, pra deri në vitin 2000 dhe do të garantonte në shumicën e shpenzimeve së bashku me bashkinë për ta bërë Tiranën një superfuqi të futbollit europian. Në këmbim dhe kjo është pjesa më interesante, çdo e ardhur e futur në klub do të ndahej 51% për firmën që përfaqësonte Seferi dhe 49% do ti shkonin klubit. Deri në vitin 2000, këto para nuk u ndanë kurrë. Seferi nuk përfitoi asnjë kacidhe nga pjesa që i takonte dhe në një seri të pafundme i’u drejtua gjykatave. Sot gjithçka është e formës së prerë, gjykata e lartë i ka dhënë të drejtë Seferit dhe klubi i Tiranës duhet ti kthejë 440 milionë lekë të vjetra. Ja historia e patreguar kurrë më parë në media.



-Fillojmë nga fillimi. Është një histori e komplikuar për tu treguar?

-Pikë së pari dua të sqarohem se përse deri tani se kam bërë këtë histori publike. Duke qenë një nga ata që e dua më shumë Tiranën, ndoshta se kushdo them se kam qëndruar pasiv sepse nuk kam dashur që komuniteti bardheblu të më paragjykojë. Gjithnjë kam pritur momentin e duhur, atë moment që nuk erdhi kurrë. Kam dashur ti bëj gjërat në mënyrë institucionale dhe mos tu drejtohem mediave, por sot është finishi i një procesi bashkëpunimi që zgjat prej 16 vitesh.

-Çfarë ndodhi në vitin 1993?

-Në fund të seoznit 1992-93, sekretari i klubit të asokohe të Tiranës, Skënder Hyka, më ofroi mundësinë që unë të financoja për këtë klub. Sigurisht që Tirana ishte dashuria ime. Nga ana tjetër isha edhe biznesmen dhe kërkoja garanci. Me Hykën, me të cilin kam raporte shumë të mira dhe sot e kësaj dite, bëmë një gjë të veçantë. Duke përfituar nga një ligj për bashkëpunim me të tretët unë pranova të hyja në këtë fushë, por jo në rolin e sponsorizuesit të thjeshtë. Pra unë do isha president me të drejta të plota.

-Çdo të thtoë kjo?

-Përveç atyre që sot janë shndërruar në shoqëri aksionere, kontrata që përgjithësisht kanë të ashtuquajturit presidentë me klubet, pra me bashkitë respektive, janë thjesht kontrata sponsorizimi. Ndërsa ne e bëmë ndryshe. Në vitin 1993 unë bëra një kontratë 5+2 vjeçare me klubin e Tiranës që varej nga bashkia e Tiranës. Të gjitha shpenzimet, përveç normës fikse që Bashkia jepte vit për vit, do të mbuloheshin nga unë. Sigurisht që unë zotohesha që skuadrës do ti rikthehej lavdia dhe do bëhej superfuqi në futbollin shqiptar. Nuk do të mungonte asgjë. Por, çdo e ardhur që do hynte në klub do ndahej 51% me 49% nëpërmjet firmës që prezantohej nga unë dhe Bashkisë. Kjo kontratë sot nuk ekziston. Nuk e bën askush.

-E keni marrë skuadrën e Tiranës në një edicion që doli në vend të 11-të?

-Tirana ishte një skuadër e shkatërruar. Në edicionin 1992-93 Tirana luftonte për mbijetesë dhe arriti të mbijetonte falë dy fitoreve, në Kavajë dhe në Shkodër. Atë verë ishte sulmi i madh. Duhet të ndërtonim një skuadër kampione. Në arkat e klubit gjendeshin vetëm 12 milionë lekë të vjetra dhe këto sepse Tirana kishte shitur Mirel Josën në Greqi. Pra një shifër qesharake për një skuadër futbolli. Unë vura rregull në arkë. Nuk e preka kurrë arkën e klubit, por pa autorizimin tim askush nuk mund të tërhiqte më shumë se 1 milionë lekë të vjetra nga arka. Nëse e marrim në total buxhetin e vitit 1993-94, ai shkon diku te 120 milionë lekët. Bashkia dha 38 milionë lekë të vjetra ndërsa pjesa tjetër u mbart nga unë dhe firma ime. Trajner asokohe ishte Fatmir Frashëri. I vura në dispozicion 260 lojtarë nga gjithë Shqipëria që ti merrte e ti shihte se në çfarë gjendje ishin. Ndërkohë furnizova klubin me bazë materiale. Në klub ishin vetëm 13 fanella të grisura dhe disa atlete kineze. Diadora dhe Umbro erdhi te Tirana nga Italia. Por, goditjen më të madhe e dhamë në muajin Korrik. Morëm shtatë lojtarë nga Dinamo. Tole, Malko dhe Fortuzi ishin sigurisht më itneresantët. Fortuzi ka qenë pasioni i madh i imi futbollistik. E kërkova që ditën e parë dhe e morra. Atë vit kemi dalë në vend të dytë dhe kampioantin e ka fituar Teuta. Por ne fituam Kupën dhe kjo ishte arritje për një skuadër, e cila një vit më parë gjendje në vend të 11-të. Pastaj ne kishim diferenca më të mëdha se gjithë klubet e tjera për mënyrën organizative.

-Në çfarë sensi?

-Grumbullimet dhe premiot që jepnim nuk i prekte kush, sigurisht që italianët që drejtonin Partizanin gjithashtu ishin mirë në këtë drejtim, por skuadra pasi fitoi kampionatin në vitin 1993 sikur u vel dhe nuk kishte më shumë dëshirë. Ne krijuam tifozerinë e parë shqiptare moderne. Flamujt, daullet dhe shallet nuk ekzistonin asokohe në Shqipëri. Kush rrinte dhe ulej nëpër stadiume e mban mend mirë që të paktën deri në vitin 1997 edhe në ndeshjet më pa cilësi apo pa vlerë, Tirana kishte së paku 2 mijë tifozë. Për të mos folur për ndeshjet e mëdha. Mbaj mend që skuadra grumbullohej gjithë kohën në Dajt ashtu sikundër mbaj mend që edhe kur shkonin lojtarët për fundjavë në shtëpi, ata kishin të drejtë të merrnin ushqime pa fund për familjarët. Të harxhosh 120 milionë lekë për kohën nuk janë pak.

-Përtej anës financiare, çfarë të papriturash kishte ana sportive?

-Mbaj mend që përshembull trajneri deri në javën e tetë ka qenë Fatmir Frashëri. Mjeshtër në stërvitje, por nuk u përshtat dot me grupin e lojtarëve, ndoshta dhe mosha. Afrova Shkëlqim Muçën që atëherë kishte shumë nuhatje dhe dinte të krijonte raporte të mira me lojtarët. Pasi arritëm të fitonim Kupën, na priste pjesëmarrja në Kupat e Europës, një bast më vete. Skuadrat shqiptare kishin disa vite që nuk kalonin asnjë tur. Të paktën gjashtë vite besoj. Na takonte një detyrë e rëndë.

-Ka qenë përmbysja e madhe kundër Fandokut?

-Ne vijonim të ishim një klub i varfër. Realisht i varfër. Duhet kuptuar që të ardhurat kryesore ishin nga pjesmarrja në Kupat e Europës. Kjo ishte një e ardhur e mirë për ne, por do ti merrnim më vonë këto para. Kështu që deri në këtë pikë unë shpenzoja për gjithçka. Në ndeshjen e parë në Bjellorusi kundër Fandokut nuk kam qenë i pranishëm. Humbëm 4-1, por pashë kasetën dhe konstatova që humbja ishte aksidentale. Ne të gjithë donim ta kalonim një tur. Flitej edhe për para, sepse arkat e klubit do të fuqizoheshin ndjeshëm nëse kalonim në tur të dytë. Pastaj do luanim kundër Brondbit që na garantonte diçka edhe nga e drejta TV. Jam futur në dhomat e zhveshjes dhe u kam thënë lojtarëve. Nuk janë më të mirë, mund të shënojmë edhe tre gola. Dhe u kam lënë gjithë skuadrës 5 milionë lekë premio në rast kualifikimi. Fortuzi shënoi tre gola atë ditë dhe sigurisht që përfitoi më shumë se të tjerët, sepse ishte mbreti i natës. Unë nuk di ndonjë lojtar tjetër shqiptar të ketë shënuar tre gola në një ndeshje të Kupave të Europës.

-E lëmë për një moment aspektin sportiv. Dihet që Tirana në ato vite filloi të krijonte hegjemoni në futbollin shqiptar. Si u rritën arkat e klubit dhe financat?

-Është e pashmangshme në futboll arritja sportive nga financat. E dinim mirë që burimi kryesor i të ardhurave ishin pjesmarrjet në Kupat e Europës. Nëse kalonim edhe ndonjë tur aq më mirë. Megjithatë, ne shfrytëzuam dhe shumë aksesorë të tjerë. Kemi shitur Bushin përshembull dhe kemi fituar para, gjithashtu edhe nga shitja e Fortuzit janë derdhur para. Mund t’ju duket e pabesueshme, por në atë periudhë, në atë 5-vjeçar vetëm nga e drejta Tv ne kemi futur në arkat e klubit të paktën 200 mijë dollarë. Pastaj ishin edhe biletat, por ky nuk ishte një zë i rëndësishëm sepse këtë sektor asnjëherë nuk arritëm ta menaxhonim si duhej. Deri në vitin 1997 në arkën e klubit ishin të paktën 1 miliard e 500 milionë lekë të vjetra. Unë bëra një takim me të gjithë sekretarët e klubeve që kisha. Këto para unë nuk do ti tërhiqja. Pas çdo transaksioni unë po të doja mund të merrja 51% të të ardhurave, por se kam bërë me idenë që Tirana të ishte një klub i fuqishëm dhe shumë i pasur. Ne realisht ishim të pasur.

-Çfarë ndodhi më pas?

-Pasi fituam edhe kampionatin e vitit 1997, një kampionat që filloi në mënyrë të shkëlqyer dhe përfundoi me sistem grumbullimi për shkak të gjendjes së shtetrrethimit. Shihja në klub që nuk po më përgjigjej më njeri si duhej. Drejtuesit e klubit që vareshin nga Bashkia kishin filluar të preknin arkën e klubit, megjithëse kjo sipas kontratës nuk lejohej nëse shifra ishte më e lartë se 1 milionë lekë. Unë fillova të nuhas që njerëzit e Bashkisë nuk më donin dhe i kërkova takim kryetarit të Bashkisë Brojka. Ai më tha se duhet riparë kontrata nga ana ligjore. Pra duhet të shkojmë në Gjykatë dhe të shohim nëse ajo e njeh apo jo atë akt marrëveshje të vitit 1993. Në fakt, ishte një marrvëveshje e veçantë dhe mua megjithëse më la një shije të hidhur, nuk më erdhi aspak keq të verifikohej. Brenda 15 ditësh erdhi vendimi: gjykata ishte komplet të gjithë rregullave. Pra çdo e ardhur do të shkonte 51% në favorin tim dhe aksush në klub pa autorizimin tim nuk mund të tërhiqte më shumë se 1 milionë lekë nga arka e klubit. Dhe këto para sigurisht që duhet të përdoreshin për punët e skuadrës. Një muaj pas vendimit të gjykatës jam shokuar. Klubi i Tiranës dhe Bashkia i kishin bërë apel vendimit të parë. Pra ata donin të më nxirrnin jashtë loje duke e bërë të pavlefshme atë kontratë. Në këtë mënyrë ata mund të boshatisnin arkën e klubit si në fakt e bënë. Raporti im personal me drejtuesit e klubit këtu përfundoi.

-Si ka mundësi që e gjithë kjo histori nuk ka ndikuar në skuadër?

-Asnjëherë skuadra nuk ka ditur gjë. Madje mund të them që shumë lojtarë nuk i dinin fare këto probleme që kishim. Lojtarët nëse paguhen mirë, nuk shqetësohen. Sigurisht që edhe brenda grupit unë kisha parë fytyra që po më luftonin. Madje edhe te tifozët. Te ata tifozë që grupimin e së cilëve e kisha krijuar unë. Nuk jam tutur asnjëherë dhe kam menduar që nëse je fitimtar është gjëja më e mirë. Tirana atë periudhë ka fituar tre kampionate, tre Kupa e Superkupa dhe ishte e vetmja skuadër që kishte kaluar një tur në Kupat e Europës. Më gjeni një skuadër tjetër në gjithë vitet 90’ që e ka bërë këtë. Megjithatë, e shihja qartë që po më pengonin. Nuk donin që të operoja më.

-Pse?

-Tirana, jo për mburrje, në drejtimin tim, filloi të rritej shumë. Unë doja të operoja në tregun italian. U njoha me Pastorelon që është shumë i njohur në atë ambjent, ka qenë madje vitet e fundit edhe presidenti i Veronës. Pasi diskutuam gjatë, më ofroi një bashkëpunim, që Fortuzi dhe Ardian Mema të shkonin në pronësi të Boka Juniors në Argjentinë. 4 milionë dollarë operacion. 2 milionë dollarë i shkonin klubit të Tiranës. Fortuzi dhe Mema nuk pranuan dhe unë sot e kësaj dite nuk e di kush i ka bindur që të mos ta bënin këtë lëvizje. Shihja shumë reagim jo fort dashamirës, derisa në fund vendosën me anë të Asamblesë që të mos isha unë president i Tiranës. Në këtë moment kam kërkuar nga klubi që të përfitoj 51% të gjendjes së arkës së klubit, e cila për hir të së vërtetës ishte tre “pakësuar”. Nga bilancet dhe fatura te llogaritë që unë duhet të ishin 1 miliardë e gjysëm lekë, aty gjendeshin vetëm rreth 500 milionë lekë.

-Si vazhdoi kjo histori?

-Drejtuesit e klubit vijonin që të kërkonin anulimin e asaj kontrate me vendim gjykate duke e bërë të pavlefshme. Por, në vitin 1999, gjykata e shkallës së lartë e nxorri këtë vendim të vlefshëm. Pra kontrata ishte në fuqi. Në këtë moment unë fillova gjyqin për marrjen e pjesës që më takonte. Paralelisht dërgova në gjykatë të gjitha dokumentat që gjendja reale e arkës nuk ishte, ajo, por aty mungonin qindra miliona lekë. Në vitin 2000 ka ndodhur një histori shumë e veçantë dhe unë deri tani kam marrë vetëm 40 mijë dollarë. Dhe këto në mënyrë ironike “falë” El Sajed.

-El Sajed kishte një vit që ishte bërë president i Tiranës…?

-Po aq kishte, El Sajed sigurisht që shfrytëzoi nëpërmjet Bashkisë tokat shtetërore dhe pasi i bleu me 3 dollarë metrin katror i shiste me së paku 300. Nejse, kjo është histori tjetër. Mbaj mend që kur erdhi El Sajed tha që do japë 120 mijë dollarë për Tiranën në vit dhe kjo u konsiderua arritje e madhe. Por, ne që kishim krijuar 1.5 milionë dollarë në arkat e klubit?! Nëse vijonim të ishim në Europë, Tirana nuk kishte nevojë më fare për sponsorizime. Nejse, në verën e vitit 2000, El Sajed më telefonon. Dhe më thotë që dua të takohemi. Unë sigurisht që shkova dhe e takova. Për parantezë llogaritë e Tiranës ishin të bllokuara sepse mua më duhej të më jepeshin lekët që më kishin borxh. Sapo kishin ardhur paratë nga Liga e Kampioneve që Tirana kishte marrë pjesë një vit më parë. Rreth 140 mijë dollarë. Nga këto më takonim mua 71 mijë dollarë. El Sajed më tha që Tirana nuk ka më asnjë para dhe skuadra rrezikonte të luante në Ligën e Kampioneve. Më erdhi keq kur e dëgjova. I tha që zyrtarisht Tirana ka pasur në arkë në vitin 1988, 500 milionë lekë, jo, zyrtarisht duhej të kishte 1 miliardë e gjysëm lekë. Çfarë u bënë këto para. El Sajed sigurisht që nuk më dha përgjigje. Ai donte që unë të zhbllokoja llogarinë e Ligës së Kampioneve. Unë pranova për hir të Tiranës. Nga 140 mijë euro, mora vetëm 40 mijë, 30 mijë i’a fala klubit, ndërkohë që zhbllokova për Tiranën edhe 70 mijë dollarë të tjera që ishin ngrirë nga Përmbarimi. Ky ka qenë kontakti im i fundit me klubin e Tiranës.

-Më vjen keq t’ju kujtoj që ju jeni parë në Asamblenë e vitit 2004, kur Tiranën e morrën katër donatorët?

-Gjyqet vazhduan për vite të tëra. Ndërkohë që Tirana feston e fitonte tituj dhe mua nuk më bëhej asnjë ftesë. Mund të them që kam qenë presidenti i parë i vërtetë i Tiranës dhe atë kontribut nuk ma mohon njeri. Tirana ime u ngrit shumë në Shqipëri dhe më linte shije të hidhur fakti që askush nuk më ftonte në ndonjë festë apo ceremoni. Dhe befas më ftojnë në Asamblenë e vitit 2004. Dikush aty më tha që donin të hiqnin El Sajed. Ok, u thashë po si. Më thanë që klubi do të shndërrohej në Shoqëri Aksionere. Kështu nuk hiqej El Sajed. Nëse bëhej kjo gjë, atëherë ai mund të merrte shumicën e aksioneve. Duhej gjetur një formë tjetër drejtimi. Mundësisht pa president. Dhe lindi ideja e donatorëve. Megjithatë, kjo është një pjesë që mua nuk më përket. Tirana, Bashkia e Tiranës dhe klubi kanë të drejtat e tyre për formën organizative. Ajo që unë mund të them, është vetëm në nivel konsulence.

-Në 28 Janar të këtij viti është marrë një vendim i gjykatës së lartë në lidhje me çështjen tuaj?

-Po unë isha përpara disa dilemave. U konsultova me juristët e mi. Nëse e kërkoja të drejtën deri në fund duhet të ishin të paktën 2 miliard lekë që më takonin, sepse edhe kamatat kanë vazhduar gjatë në këto vite. Megjithatë, gjykata e lartë më dha të drejtë vetëm për 440 milionë lekë me gjithë kamatat kuptohet, ndërkohë që hodhi poshtë në mënyrë të prerë çdo apelim të klubit Tirana. Përmbarimi morri për detyrë të zbatonte urdhrin ndërkohë që klubi i Tiranës pretendon që nuk ka asnjë para në gjendje. Mund t’ju vë në dispozicion një korrespodencë mes Përmbarimit dhe klubit të Tiranës. Shefi i klubit, Dimraj shkruan në korespodencë që qenka fyer sepse është keqmenaxhuar Karta Olimpike. Këto janë gjëra qesharake. Këtu flitet për shtet, për ligje. Me informacionin që kam, sot që flasim, Përmbarimi do të shfaqet sërish në zyrat e klubit të Tiranës dhe nëse nuk fillon shlyerja e borxhit, atëherë shefi i klubit në mënyrë personale do të fillojë të gjobitet për çdo ditë vonesë.

-Supozojmë se klubi i Tiranës nuk është në gjendje të paguajë këto para?

-Këtu flitet teknikisht. Paratë bllokohen. Tirana do të përfitojë para nga pjesmarrja në Ligën e Kampioneve dhe sigurisht që këto para nuk do të shkojnë në arkat e klubit, por për shlyerjen e borxhit. Unë nuk dua ti drejtohem UEFA-s. Kjo çështje mund të zgjidhet në kuadrin ligjor në Shqipëri. Përmbarimi ka vënë në dijeni shefin e klubit të Tiranës të njoftojë Bashkinë e Tiranës dhe Federatën Shqiptare të Futbollit për këtë çështje. Unë vet e kam njoftuar Federatën Shqiptare. Ajo është në brendësi të ngjarjes dhe në dijeni të saj. FSHF nuk më ka sugjeruar të ndërmar veprime që nuk bien ndesh me ligjin. Në këtë pikëpamje i falënderoj drejtuesit e lartë të Federatës.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Mon, 03 Aug 2009 , 02:40

Halili zyrtarisht president i Tiranes
31/07/2009 23:00

Refik Halili eshte presidenti i Tiranes. Pas nenshkrimit te nje anekskontrate me klubin bardheblu dhe me Bashkine e Tiranes rreth nje muaj me pare, Halili eshte miratuar nga asambleja e klubit kryeqytetas si president, pasi ishte dhe kandidati i vetem.

Ne asamblene e zhvilluar pasditen e se premtes ishin te pranishem vetem 40 kandidate nga 51 te zgjedhur nga asambleja e meparshme, megjithate te mjaftueshem per te bere votimin e zgjedhjes se presidentit.

Pas marrjes se votbesimit qe u be i hapur ne kete asamble, Halili ka falenderuar per mbeshtetjen antaret e asamblese dhe ne te njejten kohe ka siguruar te gjithe ata ashtu si edhe lojtaret per anen financiare duke premtuar se nuk do te kene asnjehere probleme dhe se do te jete ne gjendje per ta mbajtur kete skuader i vetem, i mbeshtetur pjeserish edhe nga donatorja Shefikat Ngjela qe nuk ishte e pranishme.

Pas me shume se 4 vitesh qe 24 here kampionet e shqiperise drejtoheshin nga 4 donatoret, bardheblute do te fillojne sezonin 2009-2010 me nje president te vetem qe eshte Refik Halili

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Mon, 03 Aug 2009 , 13:53

Veq ne Shqipni munden me nodhe kta pislleqe e kta marrina.Turp.Kuku per ne ku asht futbolli jone.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Tue, 04 Aug 2009 , 00:08

Te merkuren ora 11 hedhet shorti i Superliges 2009-10.
Sic dihet kampionati fillon me date 23 gusht e perfundon me date 8 maj 2010.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 04 Aug 2009 , 04:17

Admin wrote:Te merkuren ora 11 hedhet shorti i Superliges 2009-10.
Sic dihet kampionati fillon me date 23 gusht e perfundon me date 8 maj 2010.
thojn qe dojn me e ba finalen e kupes se shqipnise ne ndeshjen e fundit

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Aug 2009 , 20:38

Une per vedi, kyt vit jam tifoz i Lacit, ka nji skuader simpatike.

PARA LACI :asm: :asm: :asm: :asm: :asm: :asm: :asm: :asm: :asm:


BLERJET E LAÇIT


Ervin Llani (Nga Shkumbini)
Sulejman Hoxha (Nga Dinamo)
Julian Brahja (Nga Dinamo)
Arlind Nora (Nga Shkumbini)
Ervis Kraja (Nga Zakarpatia)
Alsid Tafili (Nga Tërbuni)
Erjon Vucaj (Nga Vllaznia)
Bledar Përfati (Nga Tërbuni)
Altin Lloga (Nga Antalia)

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 05 Aug 2009 , 22:54

o man pse ma keta tonet spo twe pelqejne
kena topic
topgacic
milic
mrvjalevic
rukovic
ristic
bolic
pipic
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 05:11

Flamurtari mban “peng”malazezin Bashiç
» Vendosur: 05/08/2009 - 08:06





Malazezi Marko Bashiç nuk ka akoma konfirmimin e klubit kuqezi pas katër ditësh që qëndron në provë tek Flamurtari. Stafi kuqezi nuk po thotë asnjë fjalë për të mbasi pretendon edhe një miqësore tjetër për tu bindur për gjendjen e tij. Flamurtari nuk fsheh nevojën për një qendërmbrojtës por mbetet akoma për t’u kuptuar nëse do të jetë Bashiç apo ndonjë tjetër që Flamurtari mund të ketë piketuar. Kështu rikthimi i Arifajt dhe prezenca e Bashiç duket sikur ngroh repartin e mbrojtjes. Por tratativa me Toni Pezon duket se është arsyeja kryesore se pse drejtuesit vlonjatë nuk firmosin ende kontratë me futbollistin. Në rast se ata arrijnë që të bindin Pezon që të luajë për sezonin e ri me Flamurtarin atëherë Bashiç do të rikthehet në atdhe. Futbollisti luajti sezonin e kaluar tek Vlalznia e Shkodrës por pas përfundimit të ndeshjeve në Kupat e Evropës presidenti Valter Fushaj nuk parnoi q ëti rinovonte kontratën me arsyen se futbollisti kishte probleme pasi dëmtohej shpesh.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 05:12

Plaku: Nuk firmosa se isha ekstrakomunitar
» Vendosur: 05/08/2009 - 08:06





Sebino Plaku, sulmuesi dhe goleadori i bluve, tashmë është përsëri pranë ekipit të Shkëlqim Muçës. Siç është bërë e ditur rreth një javë më parë, Plaku nuk pat udhëtuar me skuadrën drejt Mavrovës për vazhdimin e periudhës përgatitore. Por sulmuesit i kishte mbërritur një ofertë nga Vitoria e Guimaraeshit dhe për një javë ka qenë në provë te kjo skuadër. Për Plakun, i cili është kthyer të hënën në mbrëmje në Tiranë, gjërat kanë shkuar mirë, por janë prishur pikërisht në çastin e hedhjes së firmave. “Unë kam bërë një provë pozitive – shpjegon Plaku, – ndërsa kam shënuar shumë gola në ndeshjet që kemi bërë brenda familjes. Në të tilla kushte të gjithë e kanë vlerësuar me nota pozitive provën time dhe ishim gati për të firmosur, por gjërat janë prishur në momentin e fundit”. Por në kohën që Plaku vazhdonte provën te Vitoria, kjo skuadër kishte dërguar një lojtar ekstrakomunitar në Gjermani, i cili ishte gati të firmoste. “Por pas kontrollit mjekësor që gjermanët i kishin bërë lojtarit, gjithçka doli në të kundërt dhe futbollisti u kthye në Portugali. Edhe duke qenë ekstrakomunitar, ata nuk merrnin një tjetër në këtë status, i cili isha unë”, ka shpjeguar Plaku, i cili duhet të firmoste një kontratë 1+1. Plaku do të vazhdojë stërvitjet në kryeqytet dhe të shtunën do të kthehet te blutë, të cilët kanë parashikuar edhe një ndeshje miqësore.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 02:58

Miqesorja Tirana-Partizani 1-1
06/08/2009 09:05

Duhej te ishte nje ndeshje miqesore, por sfida pergatitore ndermjet Tiranes dhe Partizanit u zhvillua si nje derbi i vertete, i vlefshem per kampionatin.

Ne perballjen mes dy rivaleve historike ne vend, qe u ndoq nga trajneri i Kombetares, Josip Kuzhe, nuk munguan golat, kartonet e kuq dhe tensioni ne tribuna, por edhe ne fushe, ku Ardit Beqiri ka goditur me grusht mesfushorin Lorent Mohelebi.

Bardheblute e drejtuar nga Ilija Lonçareviç kane kaluar ne avantazh ne pjesen e pare, pas nje penalltie te ekzekutuar mjaft mire nga mbrojtesi i Kombetares, Andi Lila.

Ne fraksionin e dyte te lojes, kampionet ne fuqi te vendit mbeten ne inferioritet numerik pas largimit nga fusha me karton te kuq te Sorres.

Pas nje nderhyrjeje te gabuar ndaj nje kundershtari, lojtari i ri reagoi ndaj provokimeve te tifozeve, madje ka gjuajtur edhe me top ne drejtim te mbeshtetesve te kuq.

Lojtari me teper ne fushe ka bere qe Partizani ta kishte me te lehte te kontrollonte lojen, madje duke gjetur edhe shume shpejt golin e barazimit, pas nje goditjeje denimi te Capos.

Kur kronometri tregonte 80 minuta loje, gjyqtari Sokol Jareci ka larguar nga loja me karton te kuq edhe Ardit Beqirin.

Mbrojtesi i “demave” goditi me grusht francezin e Tiranes, Mohelebi, pas nje zenke banale ne mesfushe.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:00

pra siq shihet ka ken nje ndeshje grushtash por sidoqofte po shohim nje partizan te njellojte me tiranen por me difernce te madhr kategoria superiore me kategorine e pare dhe te vjen keq kur shohim nji partizan qe nuk e meriton te jete ne nje kategori ma poshte

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:27

Besa kërkon Abrahamin, lojtarin-titull


Besa është ekipi që ka bërë më shumë përforcime në merkaton verore.





Mbrojtësi nigerian, Abraham Alchenu, mund të jetë blerja e madhe e Besës. Presidenti Bizhdili i ka bërë një ofertë të majme të vetmit lojtar të huaj, që ka mundur të shpallet 4-herë kampion rresht (Elbasani, Tirana, Dinamo, Tirana). Nëse do të ndodhte kjo, atëherë sipas të gjitha “gjasave”, Besa mund të ishte fituesja e sezonit të ardhshëm. Besa është ekipi që ka bërë më shumë përforcime në merkaton verore.




E Enjte, 06 Gusht 2009

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:45

Kemi dhënë fjalën, Gramozi në Europë”
7 Gusht Trajneri Qirjako: “U betuam para presidentit Taçi, jemi në katërshen e parë”





Trajneri i ekipit të Gramozit, Ilir Qirjako, është shprehur pas katër takimeve miqësore të luajtura në Strugë, se ekipi i tij tashmë është më se i kompletuar. Skuadra kolonjare këtë sezon ka objektiva të mëdha, ku synimi kryesor është të renditet në një nga katër vendet e para të klasifikimit, pavarësisht se debutojnë për herë të parë.



-Si është gjendja e ekipit të Gramozit pas ndeshjes së katërt miqësore të luajtur në Strugë?

-Dua të theksoj se jam shumë i kënaqur nga rendimenti i futbollistëve të mi. Kemi zhvilluar disa ndeshje që për ne kanë qenë shumë pozitive. Mund të them se Gramozi tashmë ka hyrë në rrugën e duhur dhe për këtë ne si staf drejtues kemi punuar shumë.

-Përsa i përket miqësoreve, sa kanë ndikuar ato tek ekipi i Gramozit?

-Sigurisht që miqësoret janë ilaçi më i mirë për çdo skuadër, pasi nga ndeshjet testuese e shikon më mirë veten. Kemi hyrë në javën e pestë të pregatitjeve tona. Kemi zhvilluar katër takime miqësore dhe tashmë na mbetet të bëjmë përzgjedhjen përfundimtare pasi e kemi tepër të vështirë duke qenë se të gjithë lojtarët që kemi në dispozicion në takimet e fundit treguan vlera, ku edhe lojtarët e afruar këtë sezon tek Gramozi pothuajse janë ambientuar me ekipin, megjithatë na mbetet që edhe në takimet miqësore që do të zhvillojmë deri në fillim të kampionatit, të përzgjedhim lojtarët më të mirë.

-Cili do të jetë synimi i Gramozit këtë sezon?

-Për ne e rëndësishme është që ekipi i Gramozit ka hyrë më në fund në rrugën e duhur dhe kemi ndërtuar një skuadër që me kalimin e kohës do të shfaq vlerat e tij me futbollistët tepër cilësorë si Olivera, Martins, Do Santos, Nuredini, Mata, Sadiku, Rustemi, Hyka dhe lojtarët vendas Shupe, Peçi, Caka, Islami, Rexhepi e të tjerë. Mund të them se Gramozi këtë sezon do të tregojë se ardhja në Kategorinë Superiore ka qenë e merituar dhe do të kërkojë që të renditet në katër vendet e para të klasifikimit duke bërë një figurë të mirë edhe në Kupën e Shqipërisë, pasi kjo është edhe kërkesa e presidentit të ekipit Mustafa Taçi, i cili për çdo ditë i qëndron pranë ekipit, duke i plotësuar të gjitha kërkesat që ka çdo lojtar.

-A do të arrijë Qirjako që të realizojë suksesin e tij të tretë rresht?

-Kam besim se me punën e bërë deri tani dhe me kushtet e krijuara si unë dhe futbollistët kemi marë një angazhim para presidentit Taçi, që ekipi në fund të sezonit të renditet në katër vendet e para, pavarësisht se ekipet e Superiores janë tepër të fuqishme.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:52

un du me than veq dica .

gramozi ka me ken pretendenti numer 1 per kupe .

taqi oil nuk ka skuader pretendetne ,por parja e taqi oil e ka ba pretendenten numer 1 .

kam fol me da njerez te mi ne shqipni e me thane qe presidenti i gramozit don me e ba gramozin skuader me emer ne europe dhe kan per qellim me ba nje merkato fantastike kur gramozi te dalin ne kupen e kampioneve vitin tjeter

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:39

FSHF, ultimatum Partizanit: Paguaj, s’ka më veresie!


Autori: Ilir Cara
Data: 07/08/2009
Version Print


Federata u ka nisur një shkresë zyrtare të kuqve, ku i kërkon të paguajë për stërvitjet e kryera në Kamëz

Partizanit çdo ditë që kalon ia shtrëngon edhe më shumë “lakun”, të cilin e mban në fyt prej më shumë se nje viti. Kriza financiare e të kuqve vazhdon të mbetet në fuqi, pavarësisht se shpresat mbeten gjallë dhe luten që sezoni i ri të jetë një fillim ndryshe për Partizanin e presidentit Albert Xhani. Të kuqtë gjatë vitit të fundit kanë vuajtur jo vetëm në aspektin e financave, por edhe për sa i përket terrenit stërvitor. Ambientet e klubit “Partizani” janë degraduar dhe, duke parë kushtet jo të përshtatshme, prej kohësh kanë përdorur fushat e kompleksit të ekipeve kombëtare në Kamëz.

Normalisht, fushat e kësaj qendre i kanë dhe i përdorin edhe disa ekipe të tjera, të cilat i nënshtrohen një pagese, që paguhet në FSHF. Por me sa duket, deri më tani, Partizani paska vepruar ndryshe nga të tjerët, pasi ata janë lejuar të përdorin ambientet e kompleksit të Kamzës, në mënyrë që t’i paguajnë në fund shumën që u takon. Duke parë që Partizani nuk po lëviz në shlyerjen e pagesës, e cila kap një shifër afër 4 milionë lekësh (të vjetra), FSHF i ka dërguar klubit të kuq një letër zyrtare, ku i kërkon që brenda 20 gushtit të pagujë të gjitha detyrimet financiare, të cilat përkojnë me seancat stërvitore që ata kanë bërë në Kamëz.

Letra e zyrtarëve të FSHF-së është një ultimatum, që u jepet të kuqve, pasi në rast se ata nuk derdhin në afatin e caktuar 4 milionë lekë, nuk do të lejohen që në vazhdimësi të përdorin fushat e kompleksit të Kamzës. Përveç drejtuesve të Partizanit, drejtuesit e FSHF-së për këtë problem kanë vënë në dijeni edhe stafin e kompleksit, prandaj nëse kryeqytetasit nuk paguajnë, pas 20 gushtit u mbyllen edhe dyert e qendrës stërvitore të ekipeve kombëtare. Aktualisht, në kampin e kuq flitet për limite pritjeje, të cilat kanë të bëjnë me përmirësimin e gjendjes financire të klubit. Nëse vjen kjo ditë për Partizanin, ka mundësi që ata të përgatiten në Kamëz edhe pas 20 gushtit.

Xhani pergjigjet me sms ironike drejt gazetareve

Ne lidhje me kete kerkese te FSHF-se, ka reaguar edhe presidenti i Partizanit, Albert Xhani, i cili, jo me pak ironi, ka derguar nje mesazh telefonik ne adrese te gazetareve, ne te cilin shkruhet fjale per fjale: “Kompania e basteve xy e cila eshte nga me te suksesshmet ne vend e ne ter dynjan ka mar persiper te paguaj stervitjet e partizanit ne kompleksin e kamzes ku mund te stervitet pa para me mac e me kuc por jo kundershtaret e fshf. lutemi gjith pronarve a kryeredaktorve qe kete lajm ta vendosin nga mesi gazetave se keshtu na e ka kerkuar kompaniadynjabastellek ay, kaq kemi per sonde. albert xhani.”




Të kuqtë, shumë pranë “avullimit”

Situata “hiq e mos e këput”, që mbizotëron te të kuqtë, është në afatet e fundit, pasi nëse deri në fundjavë nuk nënshkruhen kontratat e reja me presidentin Xhani, fillimi javës së re do ta gjejë Partizanin të reduktuar në organikë. Një pjesë e mirë e futbollistëve janë shumë pranë “avullimit”, pasi e kanë gati “planin B”. Në rast se presidenti Xhani nuk i shlyen edhe këtë javë, atëherë të gjithë futbollistët, që janë në kontakte me klube të ndryshme, do të dorëzojnë uniformat e kuqe. Aktualisht, mbi lojtarët e Partizanit ka interesim nga shumë skuadra, por përsëri lojtarët duan që ta respektojnë fanellën dhe presidentin deri në pikën që pritja nuk mund të arsyetohet.


Sot, miqësorja Dajti-Partizani

Pas paraqitjes mbresëlënëse në derbin me Tiranën, dje të kuqtë kanë vijuar programin stërvitor me dy seanca. Paradite, lojtarët janë përgatitur në palestër, ndërsa pasdite kanë punuar me topin, seancë e cila është zhvilluar në Kamëz. Për sot është parashikuar të zhvillohet miqësorja e radhës për të kuqtë, e cila është e gjashta dhe do të luhet ndaj Dajtit. Takimi nis në orën 18:00 dhe do të luhet në fushën sportive të Kamzës

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:40

Tirana në vendnumëro, kampionët me merkato virtuale


Autori: Erion Saliu
Data: 07/08/2009
Version Print


Ditët ikin dhe po afron superkupa e kampionati, por blerjet te kampionët janë në vend-numëro

Pavarësisht se trajneri kroat, Ilija Lonçareviç, sapo ka marrë drejtimin e Tiranës, ka kërkuar medoemos përforcimet, te kampionët deri më tani nuk ka ndonjë prurje me vlera. Para dy sfidave të Ligës së Kampionëve, te bardheblutë erdhën vetëm dy lojtarë, sulmuesi Abilaliaj dhe u rikthye francezi Mohelebi, i cili siç ka pohuar vetë stafi i Tiranës, nuk ka qenë në gjendje, por nga mungesa e lojtarëve apo edhe largimet e dëmtimet, e ka aktivizuar.

Kur duhen 9 ditë nga finalja e Superkupës me Flamurtarin dhe më pak se tri javë nga starti i kampionatit të kategorisë superiore, edhe pse trajneri kroat Lonçareviç e ka ulur “piacën” e kërkesave, nga katër lojtarët kërkon vetëm dy, një stoper dhe një sulmues të parë, ende nuk ka asnjë përgjigje konkrete. Mirëpo janë drejtuesit e klubit, të cilët pohojnë se do të ketë përforcime, madje shumë shpejt trajneri do të ketë në dispozicion dy lojtarët e kërkuar.

Kur kishte vetëm pak javë që kampionati kishte ulur siparin dhe Tirana ishte shpallur kampione, në një emision televiziv në TV A1, presidenti Refik Halili pati deklaruar se do të sillte dy lojtarë cilësorë të përfaqësueses sonë, njëri prej të cilëve ishte Hyka.

Deri më tani nuk ka ardhur asnjë prej tyre. Nuk dihet nëse do të ketë blerje te kampionët apo jo, ku siç kanë deklaruar vetë drejtuesit, për sezonin e ri do të ndërtojnë një skuadër të madhe. Trajneri Lonçareviç e ka humbur atë humorin që e shfaqi gjatë ditëve të para, kur mori drejtimin e pankinës së kampionëve dhe çdo ditë rri me sy e veshë nga porta e madhe e “Skënder Halilit” se mos i vjen ndonjë përforcim, por është e kotë.

Edhe merkatoja në këtë periudhë nuk të ofron shumë, pasi lojtarët më të mirë janë “të lidhur” në ekipet e tyre dhe kanë kontrata. Kohët e fundit po flitet për ardhjen e sulmuesit të Vllaznisë, Sinani, apo edhe Plakut të Dinamos, mirëpo që të dy për momentin janë nën kontratë me skuadrat e tyre aktuale.

Pak ditë më parë ishin vetë drejtuesit e klubit të Tiranës që patën deklaruar se të hënën që kaloi me skuadrën do të bashkohej kroati Pezo, por edhe ky nuk po duket gjëkund. Ndaj merkatoja e bardhebluve mbetet thjesht virtuale, ditët ikin po afron superkupa e kampionati dhe te Tirana ka vetëm largime. Përforcimet mbeten në vend-numëro.

Më problematiku paraqitet reparti i sulmit, aty ku alternativat janë të pakta pas dëmtimit të Memellit dhe largimit të Xhafajt. Drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj, në lidhje me merkaton, në një prononcim për “Sportin shqiptar” tha: “Akoma nuk dihet se kush do të vijnë, emra konkratë nuk ka, për momentin jemi në bisedime me dy lojtarë shumë cilësorë dhe që do të na bëjnë punë.

Gjatë këtyre ditëve ka pasur bisedime me Pezon, me të cilin marrëdhëniet janë ftohur disi, megjithatë shpresat që ai të rikthehet te Tirana nuk janë shuar. Kemi menduar edhe për sulmin, ku jemi në tratativa me dy nga sulmuesit më të mirë të kampionatit tonë, Plaku dhe Sinani.

Me të dy ka biseduar vetë presidenti Halili gjatë këtyre ditëve, mirëpo deri më tani nuk ka asgjë konkrete. Të shohim në ditët në vazhdim, pasi që të dy janë të lëkundur. Sikur edhe njëri prej tyre të vijë te Tirana, mendoj se deri diku e zgjidhim problemin në repartin ofensiv, i cili për momentin mbetet më problematiku,” - përfundoi drejtori teknik i kampionëve, Alban Tafaj.





Shkurt

- Enco Malindi dhe Ditmar Bicaj janë parë dhe në stërvitjen e bardhebluve. Dy lojtarët e Shpresës, nga sa bëhet e ditur, janë vetëm për stërvitje, por nuk e mohojnë kalimin te bardheblutë.

- Nuk ka dalë pa gjë mesfushori Sabjen Lilaj nga përplasja me Çekën e Partizanit në miqësoren e së martës. Lilaj ka bërë grafinë dhe ka rezultuar me një thyerje hunde. Ai do të qëndrojë pushim 3-4 ditë. - Trajneri Lonçareviç, duke qenë se i njeh mirë lojtarët, pasi ka dy muaj që stërvit kampionët, ka bërë gati dhe listën pre 24 vetash që do të vijojnë të jenë pjesë e ekipit. Sot ose nesër disa nga ata që janë jashtë planeve të kroatit do të largohen.

- Pasi ka munguar për dy ditë, dje mesfushori Bledar Devolli, ka qenë në stërvitje me skuadrën. U fol se ai ishte në bisedime me Flamurtarin, por burime pranë lojtarit bëjnë të ditur se ai ka qenë pranë familjes në Gjirokastër.

- Mesfushori i majtë Ilirjan Çaushaj dhe sulmuesi boshnjak Beriç nuk janë parë dy ditët e fundit të stërviten me kampionët.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:41

Plas te Dinamo: Muça u tregon vendin lojtarëve!


Autori: Andi Matraxhiu
Data: 07/08/2009
Version Print


Trajneri Shkëlqim Muça ka pasur debat me Elis Bakajn dhe lojtarët e tij në miqësoren e së mërkurës




Pavarësisht punës voluminoze të skuadrës së Dinamos në Mavrovë të Maqedonisë, duket se çdo e mirë e ka edhe një të keqe brenda saj. Në miqësoren e ditës së mërkurë ndaj Makedonia GP, mes futbollistëve dinamovitë ka pasur irritime në fushën e blertë, të cilat janë përcjellë më pas deri në pankinën e drejtuar nga Shkëlqim Muça.

Gjatë ndeshjes Dinamo-Makedonia GP, në fushë është zhvilluar një lojë e fortë nga kundërshtarët dhe si pasojë gjakrat janë nxehur. Burime të sigurta të gazetës bëjnë të ditur se në fillim futbollisti Elis Bakaj, i cili nuk është hera e parë që “shquhet” për gjaknxehtësi të theksuar, ka debatuar në distancë me trajnerin Shkëlqim Muça, duke shprehur pakënaqësi për pozicionin e caktuar në fushën e blertë. Në një moment, duke dëgjuar fjalët e papërshtatshme të futbollistit të tij dhe kontestimet, Muça është irrituar, duke u ndier i ofenduar, dhe i ka dhënë urdhër të ulet direkt në stol Elis Bakajt. Gjithashtu, edhe mesfushori Allmuça është nxjerrë nga fusha e blertë si pasojë e një debati normal, duke u “ankuar” për lojën e fortë të kundërshtarit maqedonas.

Me pak fjalë, trajneri i Dinamos nuk i ka mirëpritur ankesat e lojtarëve të tij, por edhe kontestimet, duke u treguar vendin me të drejtë, pasi në të gjithë botën, në një skuadër futbolli, trajneri është ai që komandon, pavarësisht se në rutinën e Shqipërisë në çdo fushë gjërat ecin përpara si një “biçikletë me kundra”. Zv/presidenti Avni Braçe, i ndodhur aty, ka marrë me vete për në Tiranë fantazistin Elis Bakaj, i cili mësohet se edhe për arsye familjare, por në mes mund të jetë edhe zënka me Muçën, ka udhëtuar drejt Tiranës që ditën e mërkurë.

Nuk është hera e parë që në kampin dinamovit ndodhin gjëra të tilla, pasi “fërkim” mes palëve ka pasur dhe përpara ndeshjes së dytë ndaj Lahtit, ku gjatë një ndeshjeje kontrolli palët janë acaruar shumë me njëri-tjetrin në fushën e blertë, ndërkohë që është dashur ndërhyrja e trajnerit Muça, por edhe e presidencës blu për të qetësuar situatën.

Duket se në radhët e bluve gjërat nuk funksionojnë në perfeksion, pasi këto zënka mes grupit nuk janë një ogur i mirë, duke parë se kampionati i 71-të kombëtar starton në një fushë të vështirë si ajo e Krujës, më datën 23 gusht. Dihet që skuadra blu shquhet për karakterin e saj të qetë, ku të gjithë futbollistët pohojnë se te Dinamo mund të luash pa strese. Se ku çalon “gomari”, më mirë le t’ia lëmë në dorë të zotit për ta nxjerrur një herë e mirë nga “balta”, pasi edhe grindje, sherre, apo debate nuk i kanë aspak hije një skuadre me tradita dhe kulturë në futbollin shqiptar.


Nga kampi blu është munduar të mbahet e fshehur e gjithë kjo histori, por gazeta ka siguruar fakte të pakundërshtueshme se debati ka ndodhur në fushën e blertë në miqësoren ndaj skuadrës maqedonase. Është në të mirë të presidencës dinamovite që kjo “mjegull” të largohet sa më shpejt, në të kundërt të gjithë këta faktorë do të ndikojnë në ecurinë e kampionatit, pasi pa një mendje të qetë, nuk mund të ketë asnjë futboll të bukur.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:42

Një bisnesmen italian te Beslidhja!
8 Gusht

Zërat për afrimin e një sponsori të fuqishëm janë serioze. Kapiteni Toma: Luftojmë për Superiore



Kapiteni i skuadrës lezhjane edhe pse nuk është shumë i kënaqur me përbërjen e deritanishme të skuadrës, pas takimit me kryetarin e bashkisë e presidentin e skuadrës, beson se ditët e mira për skuadrën e tij do të vijnë shpejt. Garantimi i burimeve financiare, të cilat veç kontributeve të bashkisë mendon ti fuqizojë edhe me një bisnemen italian, sipas kapitenit ka ringjallur ëndrrën lezhjane për tu ringjitur në radhë me më të mirat edhe pse kampianti i tyre do të jetë shumë i fortë e me rivalë potencial.

-Si e gjykon përbërjen dhe përgatitjen e deritanishme te Besëlidhjes?

-Lidhur me përbërjen e skuadrës nuk kemi ndonjë ndryshim nga skuadra e vjetshme. Ndërkohë dua të theksoj se përbërja aktuale apo grupi që po stërvitet nuk mbulon si duhet të gjitha repartet, jemi të plotësuar në repartin e mbrojtjes por kemi mangësi në dy repartet e tjera. Për të pretenduar na duhen më së paku edhe 4 futbollistë për të plotësuar nevojat kryesisht mesfushorë e sulmues.

-Cili ka qenë produkti i kësaj përzgjedhjeje?

Kanë ardhur për tu provuar mjaft futbollistë por të gjithë të rinj e pa eksperiencë. Në këtë aspekt mbase stafi duhej të vendoste kritere për të mos lejuar mbipopullim në mënyrë që stërvitja me ato që vlejnë të ishte më efektive. E them këtë pasi vetëm dy futbollistë edhe këto pa shumë vlera i kanë rezistuar seleksionimit.

-Ju dje me cilësinë e kapitenit të skuadrës keni kontaktuar me presidentin e skuadrës Z.Tusha. Diçka rreth këtij takimi?

-Duke ndjerë përgjegjësi për skuadrën e futbollit të Lezhës kam marrë guximin ti kërkoj një takim zotit Tusha dhe në përfundim të tij kam ngelur i kënaqur. Strategjia e tij të cilën ka kërkuar ta bëjë publike mu duk shumë joshëse në aspektin e garantimit financiar të skuadrës. Përfundimi i marrëveshjes me një biznesmen italian për të mbështetur skuadrën tonë, sipas tij do të jetë i afërt dhe kjo është shumë pozitive. Duke i besuar këtij pohimi që jam i bindur se do të bëhet realitet, perspektivën tonë e shikoj me më shumë optimizëm se një javë më parë.

-Deri tani nuk është deklaruar asnjë objektiv për skuadrën...

-E konsideroj të drejtë deri tani mungesën e prononcimit për objektivat e skuadrës. Objektivat minimalë nuk i diskutojmë pasi edhe me grupin aktual ne mbajmë mesin e tabelës. Duket se punët po vinë mbarë. Pozitive është se të gjithë jemi kërkues për të arritur më të mirën që ka të bëjë me ringjijen në elitën e futbollit shqiptarë. Mbështetja financiare që do të na japë presidenti Tusha do të ndikojë fuqishëm në motivimin e skuadrës së re të formatuar me nevoja të plotësuara. Për këtë jam më besoj shumë.

-Toma, skuadra aktualisht është pa asnjë sulmues. A mendoni se ky problem ka kohë të mjaftueshme për tu zgjidhur?

-Ndoshta është reparti më i varfër i skuadrës. Tani Gega u largua por duhet gjetur mënyra për ta rikthyer, ndërsa Haxhisë së dëmtuar duhet të intensifikojë përgatitjet për të fituar kohën e humbur. Me këto dy sulmues por edhe me Kullin, një i ri i talentuar, mund të konkurrojmë denjësisht.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by loroborici » Fri, 07 Aug 2009 , 21:31

Sjam tuj ju besue cka pa lexoj. Muca asht tu ba dikatorin aaa?!
Vllaznia ne zemer
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Aug 2009 , 16:03

Pse keka ne vendnumro merkatoja e Tirans?Bici,Malindi,Abialiaj etj jane lojtar kotit?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply