Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
leandro qe sot te partizani! qafen mar theft
si e kena lan na me lujt nje futbollist te tille per 5 jave asht gjynah me i hanger hakun futbollistave te ri per nji maxhyp brazilit.
o president na i bjer shkodranet ne ekip(pervec sinanit e salihit te rrine te tirana ska gja)kraja belisha mustafa beqiri cani zmijani dibra kaci
keta ne duhen e mos na u merr me milica e bushiqa se vetem humje kena

i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
naqe jam shume dakord me ty se keta te rijte le te marrin eksperience te skuadrat e tjera por nese vllaznia largon gjeneralet qe ka atehere ne skuader ka vend dhe per keto te rijte.
e ma mire se ne shkoder skane ku me e marr eksperiencen.
pervec dabulles dhe bejzades per te tjeret jam kundra mbajtjes se tyne ne ekip
grima
kraja dabulla teli lici
osja belisha sukaj ahi
sinani kaci
doci lika hoti tafili cani zmijani beqiri tane keta te rijte ne pankine e skena nevoje per asnje te huaj qe vetem na e qelben skuadren se hajr spo bajm

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Braziliani Leandro, lamtumirë Vllaznisë?
Ndeshja e së dielës me Elbasanin mund të ketë qenë e fundit për të me fanellën kuqeblu. Braziliani Leandro da Silva në momentin e zëvendësimit të tij në minutën e 76-të të kësaj ndeshjeje, i është drejtuar tribunave të “Loro Boriçit” me një përshëndetje të veçantë madje duke vënë edhe dorën në zemër si për t’u thonë tifozëve shkodranë se ata mbeten në zemrën e tij. Kontrata e tij me Vllazninë përfundon më 10 tetor dhe meqë ndeshja e rradhës për kampionat është më 14 të këtij muaji, i bie që sfida me portokallinjtë të ketë qenë e fundit për të si kuqeblu. Të paktën kështu ka qenë marrëveshja e bërë mes presidentëve Fushaj e Xhani. Dje Leandro ka qenë në Tiranë dhe me shumë siguri as sot nuk do jetë në stërvitjen e ekipit shkodran megjithatë kjo gjë mbetet për t’u saktësuar sepse normalisht tani nuk ka më federime të tjera dhe prandaj braziliani nuk mundet dot të luajë me Partizanin që tani por i duhet të presë rihapjen e merkatos në janar. Duke qenë kështu nuk përjashtohet mundësia që ai të vazhdojë të luajë me Vllazninë deri atëherë megjithëse vetë përshëndetja e Leandros me tifozët të dielën, nuk lë shteg për këtë gjë.
Gj. KOLA

Pesë kuqeblu në grumbullimin e Shpresave
Plot 5 është numri i futbollistëve të Vllaznisë të thirrur në grumbullimin e nisur dje të ekipit Shpresa. Kështu përveç të zakonshmëve tashmë të këtij ekipi Gilman Lika e Alsid Tafili, trajneri Bushati këtë rradhë ka ftuar edhe sulmuesin Xhevahir Sukaj i cili është duke luajtur si titullar me kuqeblutë. Po ashtu janë thirrur edhe mbrojtësi Klodian Semina si dhe mesfushori Edi Beqiri. Të pesë këta lojtarë dje kanë lënë Shkodrës dhe janë nisur drejt Kamzës. Numri kaq i madh i lojtarëve të thirrur nga Vllaznia ka të bëjë edhe me faktin se ata janë duke fituar çdo ditë e më tepër besimin e trajnerit të saj gjermanit Ulrih Shulze i cili ka vendosur t’u japë më tepër hapësira në fushë.
Gj. KOLA
Plot 5 është numri i futbollistëve të Vllaznisë të thirrur në grumbullimin e nisur dje të ekipit Shpresa. Kështu përveç të zakonshmëve tashmë të këtij ekipi Gilman Lika e Alsid Tafili, trajneri Bushati këtë rradhë ka ftuar edhe sulmuesin Xhevahir Sukaj i cili është duke luajtur si titullar me kuqeblutë. Po ashtu janë thirrur edhe mbrojtësi Klodian Semina si dhe mesfushori Edi Beqiri. Të pesë këta lojtarë dje kanë lënë Shkodrës dhe janë nisur drejt Kamzës. Numri kaq i madh i lojtarëve të thirrur nga Vllaznia ka të bëjë edhe me faktin se ata janë duke fituar çdo ditë e më tepër besimin e trajnerit të saj gjermanit Ulrih Shulze i cili ka vendosur t’u japë më tepër hapësira në fushë.
Gj. KOLA
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
a ka mundesi me ma shpjegu dicka????
leandro lun brenda tre javeve kampionat kunder shkumbinit me dy skuadra te ndryshme?????lujti javen e 4 me vllaznine e ka me lujt javen e 6 me partizanin.
si asht e mujtun kjo?
une ketu ku jam luaj ne lige krejt amatore dhe kerkova me ndrru ekip dhe me thane deri sa te hapet merkato ne komplet austrine as liga jone smund te bajne ndryshime lojtaresh.
si dona me kap europen na keshtu me keta levizje si pa te keq kshu
leandro lun brenda tre javeve kampionat kunder shkumbinit me dy skuadra te ndryshme?????lujti javen e 4 me vllaznine e ka me lujt javen e 6 me partizanin.
si asht e mujtun kjo?
une ketu ku jam luaj ne lige krejt amatore dhe kerkova me ndrru ekip dhe me thane deri sa te hapet merkato ne komplet austrine as liga jone smund te bajne ndryshime lojtaresh.
si dona me kap europen na keshtu me keta levizje si pa te keq kshu
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Kuqeblutë stërvitje por kohë edhe për miqësore
Fundi i kësaj jave pa ndeshje zyrtare, do ta gjejë Vllazninë në një përballje miqësore. Siç bëhet e ditur nga kampi kuqeblu, ditën e nesërme, stafi drejtues i ekipit ka menduar të zhvillojë një 90 minutësh stërvitor. Kundërshtari i tyre do jetë pikërisht ekipi inferior i kategorisë së dytë, ai i Veleçikut të Koplikut. Ndeshja mendohet të luhet nesër paradite në fushën sportive të Shtojit dhe me të, do mbyllet edhe java e ndërprerjes së kampionatit për shkodranët. Një javë që ka qenë e ngjeshur me seanca të shumta stërvitore ndërkohë që duke filluar nga e hëna e ardhshme, skuadra do t’i kthehet normalitetit të kampionatit duke u bërë gati për ndeshjen e rradhës me Kastriotin. Ndaj koplikasve në miqësoren e nesërme nuk do jenë të gatshëm të gjithë futbollistët ngaqë disa prej tyre janë të dëmtuar ndërkohë që të tjerë janë në fazën përfundimtare të rikuperimit.

Stafi kundër “turn-over”-it në portë
Shumëkush ka menduar se për veshjen e fanellës me numrin 1 të Vllaznisë do kishte një rivalitet të madh, çka mund të çonte edhe në një “turn-over” nga ana e stafit drejtues. Mendimet se kështu do ndodhte u shtuan aq më tepër kur pas disa gabimeve të bëra nga gjermani Pfanenstiel, të gjithë menduar se rradha i erdhi për të mbrojtur portën shkodranit Grima. Por në ndeshjen ndaj Elbasanit nuk ndodhi kështu dhe gjermani ka qenë sërish në portë. Një veprim i tillë natyrisht që e ka brenda edhe kuptimin: Tek Vllaznia pozitat e portierëve nuk janë të barabarta. Ka një portier të parë që është Pfanenstiel dhe një të dytë, Grima. Ky është verdikti që do t’i shoqërojë mesa duket ata deri në fund. Ndoshta një gjë e tillë nuk është e drejtë por fakti që stafi ka këmbëngulur për blerjen e një portieri në fillim të sezonit, e bën gjermanin të paprekshëm.
Gjergj KOLA

- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
Edhe mu nuk me ashte duke i keq ai protjeri.Te pakten prej filmimeve qe kam pa ka ba do pritje te bukura.Ajo qe pres ma shume prej lojtareve ashte Klevis Dalipi deri tesh nuk jam tu pa nji Dalip si lujti vjet te Elbasani,shpresoj te rikthehet ne formen e tij ma te mire sa me shpejt.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Vllaznia mund 3-0 Veleçikun në miqësore
Dje paradreke ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar një takim miqësor me inferiorët e Veleçikut. Ndeshja është luajtur në orën 10.00 në fushën sportive të Shtojit dhe i ka shërbyer trajnerit Shulze për të parë gjendjen e skuadrës që ai drejton. Rezultati përfundimtar i kësaj miqësoreje ka qenë 3-0 për shkodranët që kanë shënuar pjesën e parë me anë të Kotrrit ndërsa në pjesën e dytë kanë shënuar Ahi dhe 19 vjeçari i sapoafruar tek ekipi i parë Eder Meta. Formacioni me të cilin e ka nisur lojën Vllaznia ka qenë ky: Pfanenstiel, Teli, Dabulla, Guri, Kotrri, Doçi, Lici, Osja, Tafili, Sukaj dhe K.Dalipi. ndërkohë në pjesën e dytë janë aktivizuar edhe Grima, Semina, Durishti, Lika, Ahi, Meta e Beqiri. Për këtë miqësore nuk kanë qenë të gatshëm për të luajtur disa nga lojtarët titullarë të skuadrës si malazezët Radusinoviç, Vukçeviç e Miliç si dhe tiranasi Bejzade dhe të gjithë këta për arsye shëndetësore. Ndërkohë bëhet e ditur se fillimisht drejtuesit e skuadrës shkodrane kishin menduar edhe për një tjetër miqësore ndaj Buduçnost të Podgoricës ditën e marte por më pas ka qenë trajneri Shulze ai që e ka anulluar atë për vetë faktin se është java e ndeshjes me Kastriotin dhe nuk dëshiron ta shpërqendrojë skuadrën.

Safet Osja, ditëlindja e një kapiteni
Ndeshja e djeshme miqësore me Veleçikun ka pasur edhe një të veçantë tjetër të këndshme për futbollistët e Vllaznisë. Ata pas përfundimit të saj kanë nxituar t’i urojnë ditëlindjen kapitenit të tyre Safet Osjes. Pikërisht me këtë rast, ai kishte bërë gati edhe ëmbëlsirat për shokët e skuadrës dhe stafin drejtues që i kanë uruar atij edhe 100 vite të tjera. Mesfushori shumë punëtor dhe energjik ka mbushur 31 vjeç dhe përvjetori i sivjetëm ka ardhur në një moment të veçantë për të. Ditët e fundit ai është caktuar të mbajë shiritin e kapitenit të kuqebluve, duke vlerësuar në këtë mënyrë edhe njëherë tjetër personalitetin e këtij futbollisti.
Me këtë rast edhe fkvllaznia.net i uron Safet Osjes jetë sa më të gjatë dhe suksese ne karrieren e tij.