Kampionati italian

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati italian

Post by Skodrinon » Mon, 27 Jul 2009 , 19:25

ujku
kyt taçin nuk e kam fort qejf po nuk e kuptoj, ça duhet me ba shteti simas tejet? gjithkush investon paret e veta ku ka deshire. ai shembulli qi more i valentino rossit nuk asht e njejta gja. rossi asht denu per evazion fiskal, se e ka ba rezidencen ne montecarlo qi jane taksat ma te leta por nuk ka jetu atje. ky problem tham se nuk ka me egzistu me taçin se atij i intereson me i pagu ne shqipni se jane shum ma te ulta se ne itali.
jam dakort me ty kur thu qi shteti shqiptar duhet me kontrollu a jane paret e pastra, por kjo nuk asht shum ne diskutim se armon ja ka dhane vete berisha. si rregull asht dashte me i kontrollu qysh atehere. nuk e di a e kan ba.
kam lexu ne disa gazeta se berisha ne fushaten e zgjedhjeve te 2005-s, kur e kan pyt se ku don me i gjete paret per tan kta reforma qi premton, asht pergjigje qi ka me i gjete tu ja konfisku mafiozave si taçi. por kur u ba vete kryeminister i dha armon.....

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Kampionati italian

Post by Ujku » Mon, 27 Jul 2009 , 19:47

Un mora nji shembull Rosin nuk thash se rosi ka ba te njejten gja si Taci
edhe esht denu per evizion fiskal.
por te jesh i bindur se
kur nji SHtetas psh italian fillon nji biznes ne nji shtet tjeter jasht UE esht
i detyruar me ligj qe te paguajn taks ne baz te shumes qe investon ne shtetin tjeter
me kupto jasht UE kja esht ma se e sigurt
Kuptohet se trasparenca esht e para e procesit per nji investim
se si ja ka dhan e kush ja ka dhan armon nuk e di as nu me ka interesu
as ca ka than Berisha per te se pse lajmet shqiptare ishof pak se jan krejt rrena
ndoshta esht edhe lavatricja e na italianit (peco grande)
un ktu ku jetoj ne zvicer kam nji te njoftun qe ka ble shpi ne GOLEM te Durrsit
dhe shtetit ktu i pagun 3000 fr ne vit per shpin qe ka ble atje, jo ma po te ishte naj biznes
s'jam kunra se taci bleu Bolonjen i lumt po jam kuner shtetit qe nuk reagon
per trasparencen ku ai i vjelli kto pare se qe jan te vjedhna kyt e din cdo njeri.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati italian

Post by Skodrinon » Mon, 27 Jul 2009 , 20:16

po taksat ktu ka me i pagu ai ma se i intereson me i pagu ktu.
at qi te thashe per berishen, e thashe per me te tregu se perdersa kryeministri i nep nji kompani kaq te randsishme don me thane qi ose paret e taçit jane te pastra, ose kryeministri e din qi jane te pista po ban demek se nuk din gja se njashtu i intereson. pra ne te dyja rastet taçit nuk i hin ferre ne kame

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Kampionati italian

Post by Ujku » Mon, 27 Jul 2009 , 22:12

Skodrinon wrote:po taksat ktu ka me i pagu ai ma se i intereson me i pagu ktu.
at qi te thashe per berishen, e thashe per me te tregu se perdersa kryeministri i nep nji kompani kaq te randsishme don me thane qi ose paret e taçit jane te pastra, ose kryeministri e din qi jane te pista po ban demek se nuk din gja se njashtu i intereson. pra ne te dyja rastet taçit nuk i hin ferre ne kame
Skodrinon
shife ai taksat normale se ka me i pagu atje, por ktu po flasim per shumen e pareve qe nxjerr prej shtetit shqiptar
pavarsisht se jan paret e ti ai po i nxjerr jasht shteti, pra ato pare do te qarkullojn
ne nji shtet ku nuk jan fituar, per ket arsye damtohet ai shtet qe ban dalje kurse shtetit qe i hyjn kto pare
favorizohet sepse hyjn ne bankat e tij pra hyjn ne thesarin e shtetit prites ne ket rast italis.
te jesh i sigurt se ne baz te normava bankare internacionale taci duhet te paguj taks per kto
pare gjithmon ne baz te ligjeve shqiptare(ne se ekzistojn).
nji biznesmen Italian po te hyjn me investu ne SHqiperi te jesh i bindur se pagun taksen e pareve qe
nxjerr jasht shtetit
nuk pagun veten ne vendet e UE se esht liberalizuar tregu komercial.
pra shqipria nuk ka hala treg monetar as komercial te liberalizuar
p.sh ne qoft se nji shqiptar blen nji kamion madh ne itali ai do te paguaj dogan
se shqipria nuk asht fut ne tregun pa barriera, kjo vlen edhe per madhnat komeciale e monetare
kur dalin nga shqiperia.
Taci mund ti ket pagu taksat ne shqipri e ne se dim por mu me ban pershtypje si i bani
kaq shpejt tan kta miliona euro.
gjithsesi ishalla e ban bolonjen kampione te seris A se me bahet qefi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 28 Jul 2009 , 03:27

loroborici wrote:
Ujku wrote:Mir se Taci po e blen Bolonjen me nji shum marramense,shteti shqiptar besoj duhet me pyet
se ku i gjeti tan ato pare.
Ose italia a din kush gja a kerkon trasparenc kur nji investitor i huaj investon ne itali kso shumash
pavarsisht se ne cfar aktiviteti investon?
Pare te nyta jan. Paret e mafijes tash kan munsi me u investue aty ku asht kryemafija e bots.
ujku .

i ka marr tana parasysh .

a kujton se nuk e ka pastru paren a ?

mandej me koken e mafies ne shqipni ,ca smundesh me ba :lol: :lol: :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 03 Aug 2009 , 23:53

o admin po as taci se ka ble zyrtarisht bolonjen
me ca kuptova une asht ken sonte takimi e nuk asht realizu
a din nej gja ma shume
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Kampionati italian

Post by Admin » Tue, 04 Aug 2009 , 00:22

Taçi hala se ka ble Bolonjen, para 1 javet asht ba marreveshja per me e ble, kta dite nji grup ekonomistash te Taçit kane kontrollu rregjistrat kontabel te Shoqerise Sportive Bolonja.

Gold kshu e nigjova edhe une qe akordi nuk aasht arrit , ne nji komunikate zyrtare te klubit thuhet qe Taçi ka vendos mas me e mbyll tratativen per blemjen e klubit qe ishte vendos me u ba neser....
Sot nade une kam lexu qe Taçi e ka shty diten e perfundimit te blemjes se 80% te aksioneve te Bolonjes.......
Te shofim ca ka me noll neser a masnesrit .... Ishalla nuk terheket se perndryshe ka me ken nji publicitet per shqiptart ne Bolonje e ne Itali....
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Tue, 04 Aug 2009 , 04:15

me sa kam ndigju asht kthy mbrapsht jo se nuk e ka ne dore me e ble por thojn qe ia asht ba nji padi nga shqipnia dhe italia.

me duket se betha ka fillu me ia ndi lageshtinen

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati italian

Post by loroborici » Wed, 05 Aug 2009 , 16:04

Taçi pranon mashtrimin, njofton me sms Bolonjën që s’ka pará
Nga

Rezart Taçi, presidenti i kompanisë “Taçi Oil”, pranoi dje tërheqjen nga blerja e klubit italian të futbollit, Bolonja, duke mos dhënë shpjegime për shkaqet.

“Mund të konfirmoj se nuk e bëmë efektive marrëveshjen e arritur para pak ditësh. Por detajet nuk mund t’i bëj publike tani”, - ka deklaruar Taçi për televizionin shqiptar, Top Channel.

Marrëveshja përfundimtare për blerjen e klubit të futbollit të Serisë A nga biznesmeni shqiptar i përfolur për korrupsion në Shqipëri ishte parashikuar të bëhej të mërkurën, më 4 korrik.

Gjithçka dukej se po ecte mirë deri të martën në mbrëmje. Renzo Manarini, pjesëtar i familjes pronare e klubit, dukej i kënaqur që po e dorëzonte klubin në duar të sigurta, shkruanin dje mediet italiane, por në mbrëmje erdhi thika pas shpine.

Thika ishte një sms.

“Ditën e firmosjes së kontratës kam vendosur të mos e çoj në fund blerjen e klubit të Bolonjës. Përshëndetje të përzemërta.” Ky është teksti i sms së dërguar në orën 20:40 të martën dhe i botuar dje në faqen bolognanews.net.

Lajmi i blerjes së një klubi evropian të njohur si Bolonja tërhoqi vëmendjen e opinionit ndërkombëtar, duke shfaqur habi dhe dyshime.

Për mediet italiane ishte e habitshme që një njeri që para disa vitesh punonte në Itali si kamerier, në një kohë të shkurtër arriti të pasurohej deri në atë masë sa të blinte një klub të njërit prej kampionateve më të mira në botë. Ky ishte edhe shkaku i dyshimeve.

Trajneri i Bolonjës, Beppe Papadopulo, duket se ka qenë njeriu më i kthjellët në këtë histori, përfshi edhe kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, që e priti në takim biznesmenin shqiptar, pak ditë pas lajmit se ai do të blinte Bolonjën.

Zoti Papadopulo paralajmëroi në lidhje me pretendentin për t’u bërë pronar i klubit, ngaqë ai premtonte shumë.

“Unë kam përvojë në situata të tilla. E di se çfarë mund të ndodhë dhe se si disa komente mund të kthehen në bumerang”, - paralajmëroi trajneri Papadopulo.

“Kur lojtarët lexojnë gazetat me emra e yjeve që do t’i zëvendësojnë, ata nuk janë në gjendje të stërviten në atmosferën e rehatshme që kemi patur deri tani.”

“Shpresoj që gjithçka të qartësohet sa më shpejt të jetë e mundur. Nuk është vetëm për lojtarët, por edhe për tifozët, sepse rrezikojnë të krijojmë pritshmëri jorealiste”, - vazhdon paralajmërimi i zotit Papodopulo.

Bumerangu që paralajmëronte trajneri Papadopulo nuk vonoi. Gazeta “TemA” ka ofruar në një seri shkrimesh se pas “Abramoviçit” shqiptar fshihet një nga biznesmenët mashtrues që ka prodhuar kapitalizmi shqiptar i kontrolluar nga politika.




Biznesmen i prodhuar nga politika, jo konkurrenca e ndershme




Rezart Taçi është shembulli tipik i biznesmenëve të vendeve ish-komuniste, ku politika i bëri shumë njerëz pronarë të mëdhenj brenda natës, vetëm me një firmë.

Me ardhjen në pushtet të PD në 2005, nga një ish-kontrabandist, i denoncuar publikisht nga kryeministri Berisha, Rezart Taçi kaloi ylberin dhe u shndërrua në njeriun më të preferuar të qeverisë demokrate.

Vitin e kaluar ai privatizoi kompaninë e naftës ARMO, thuajse pa paguar asnjë qindarkë. Pas privatizimit, ARMO-s iu dha ekskluziviteti për naftën D2. Rezart Taçit iu la prej datës 1 janar 2009 treg i gatshëm, pa konkurrencë, për të shitur, sipas shoqatës së karburanteve, potencialisht rreth 400 mijë tonë naftë, 300 mijë nga të cilat ua mori konkurrentëve dhe 100 mijë tonë i prodhon vetë ARMO.

Duke iu referuar çmimeve të tregut ndërkombëtar, diferenca mes naftës Eurodiesel D1 dhe naftës Diesel D2, kuotuar në bursë, është jo më pak se 80 USD/ton, raportoi asokohe “TemA” për këtë ngjarje.

Nga mënyra se si llogariten detyrimet fiskale për këtë produkt (75% akcizë+20 % TVSH), ARMO përfiton edhe 80 USD/ton nga kjo llogaritje. Qeveria, jo vetëm i dha monopol kësaj kompanie ndaj konkurrentëve të tjerë për rreth 400 mijë tonë Diesel D2, që kishte të drejtë ta tregtonte vetëm ARMO, por i kurseu kompanisë rreth 64 milionë dollarë taksa (400.000 tonë x 160 USD/ton = 64 milionë USD).

Por edhe gjithë këto favore nuk ishin të mjaftueshme për zotin Taçi.




Kontrabanda shtesë




Privatizimi falas i kompanisë shtetërore, ARMO, dhe monopolizimi i naftës D2 rezultuan të pamjaftueshëm për të shuar babëzinë e Rezart Taçit. Pak ditë më parë gazeta “TemA” paralajmëroi për një anije me naftë që priste në Vlorë të kalonte duke shmangur detyrimet doganore. Në këtë kohë doli “scoop”-i që Rezart Taçi do të blinte Bolonjën.

Anija “Athina”, me destinacion ARMO-n, kishte 53 mijë fuçi naftë të raportuar si naftë të papërpunuar.

Duke raportuar 53 mijë fuçi naftë të pastër për naftë krudo presidenti i ARMO-s, Rezart Taçi, shmangte mbi 7 milionë euro detyrime financiare për shtetin shqiptar.

Në manifestin e anijes, dorëzuar tek autoritetet portuale, thuhej se nafta, në sasi mbi 8 mijë tonë, ishte naftë bruto, e papërpunuar ose, siç i thonë në gjuhën e tregtarëve të naftës, “naftë virxhine”.

Edhe nëse të dhënat në dokumente do të ishin të vërteta, ngarkesa nuk duhej të hynte në Shqipëri, pasi është marrë vendim të mos lejohet futja e naftës së papërpunuar nga jashtë, për shkak të sasisë së lartë të squfurit në të.

Kjo përbën një vepër të mirëfilltë penale, por që siç shihet, në Shqipëri nuk dënohet.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 04:53

un nuk di qa me than ,por pse nuk asht mafioz me berishen asht boll.

edhe sikur 1 milion dillar me i dhan berishes emagjinoje ca ban berisha per te.

mos te harrojm se kur erdhi milani ne shqipni taqi oil e qoj milanin tek berisha apo ja.

jan vetem fakte .

nuk fitohen 80 milion euro me pune te paster,sepse njaq asht pasunia e tij

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 04:54

Huntelaar lojtar i Milan
05/08/2009 18:50

Klaas Huntelaar eshte vetem nje dite larg ekipit te Milanit. Sipas SkySport Milan ka arritur nje marreveshje me Real Madrid per shifren e 15 milion eurove.
Nderkohe qe sulmuesi hollandez perflitet se do te perfitoje nje kontrate 3 vjecare me nje page nga 3 deri ne 3.5 milion euro ne sezon.

Njoftimi zyrtar i Milan pritet te shpallet brenda ketyre dy diteve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 04:55

kja pa ,blemje e goditun .

ska ma mire

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 05:09

Taçi luan blofin me Bolonjën
» Vendosur: 05/08/2009 - 08:14





Jetmir Halilaj

Ka dështuar blerja e Bolonjës nga Rezart Taçi. Biznesmeni shqiptar ka vendosur të tërhiqet në momentet e fundit, duke mos dashur të firmosë kontratën e blerjes. Lajmi i konfirmuar nga mediat italiane dhe nga zyra për shtyp e kompanisë së karburanteve "Taçi Oil", ka shkaktuar një valë reagimesh e komentesh nga më të ndryshmet në median e vendit fqinj.
Paratë
Shtypi italian ka hedhur hipotezën se kjo mund të ishte një manovër nga ana e biznesmenit shqiptar për të ulur akoma më shumë çmimin e aksioneve që ai kishte ndërmend të blinte te Bolonja. Sipas të përditshmes "Il Resto del Carlino", Taçi, pasi ka parë bilancet e klubit, ka vendosur që të kërkojë ulje të çmimit, për t'i blerë më lirë aksionet, por kjo nuk është pranuar nga pronarët e Bolonjës, që është familja e Renco Menarinit. "Nuk dihet ende me saktësi nëse bilancet e Bolonjës kanë detyruar biznesmenin shqiptar që të ulte ofertën, apo nëse ky i fundit në momentin kur duhej të firmoste ka ndryshuar pazarin duke kërkuar ulje çmimi, çka e ka detyruar Menarinin që të mbetet sërish pronar, ndonëse ai kishte menduar se gjithçka kishte përfunduar. Sipas të gjitha gjasave, pista e dytë është më e mundshme", shkruan prestigjiozja italiane, "Il Resto del Carlino". Menjëherë sapo është përhapur lajmi se Taçi është tërhequr dhe se nuk ka ndërmend që të blejë klubin e Bolonjës, kanë nisur hipoteza dhe hamendësime nga më të ndryshmet e më të çuditshmet. Gjithsesi, motivi kryesor duket se është bilanci i klubit të Bolonjës, që ka ndikuar në tërheqjen e Rezart Taçit. Zyra për shtyp e kompanisë "Taçi Oil" ka konfirmuar se problemi kryesor ishin bilancet e klubit, por nuk ka dashur të japë detaje rreth kësaj çështjeje.
Prapaskenat
Rezart Taçi duhet të prezantohej zyrtarisht si presidenti i klubit të Bolonjës më 3 gusht, por kjo gjë nuk ka ndodhur. Një ditë më parë (2 gusht), një nga bashkëpunëtorët e Taçit, Xhuzepe de Mita, ka dalë para mediave në hotel "Baljoni" në Bolonja, duke iu konfirmuar gazetarëve: "Nesër të jeni këtu për prezantimin e presidentit të ri". Vetëm pak orë më pas ka dalë motra e biznesmenit shqiptar, Anika, e cila ka deklaruar: "Kemi një problem. Nesër nuk do të bëhet asnjë prezantim". Media fillimisht ka bërë të ditur se vonesa ishte shkaktuar prej disa procedurave burokratike, por ka qenë vetë klubi i Bolonjës që të hënën në mbrëmje ka nxjerrë një komunikatë, ku shprehte shqetësim për situatën e krijuar, pasi Taçi kishte lënë të kuptohej se nuk kishte më interes për të blerë klubin e Serisë A.

Biznesmeni "Me Bolonjën e mbyllëm"

Biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, ka pohuar se marrëdhëniet e tij me klubin e Bolonjës janë ndërprerë dhe se nuk do ta blejë skuadrën e Serisë A. "Mund t'ju konfirmoj se i kemi mbyllur zyrtarisht bisedimet me klubin e Bolonjës, por motivet zyrtare të këtij vendimi nuk mund t'i bëjmë publike tani, - ka thënë Taçi për 'Top Channel'. - Gjithsesi ne mbetemi të interesuar për futbollin italian dhe për çështje të energjetikës në këtë vend". Media italiane ka aluduar se Taçi ka ndërruar kurs pas takimit që ka pasur disa ditë më parë me kryeministrin italian, Silvio Berluskoni, ndonëse biznesmeni e ka hedhur poshtë këtë. "Ju mendoni se me aq ngarkesë sa ka zoti Berluskoni, ka kohë që të bisedojë edhe për futboll?!", është shprehur Taçi, duke lënë të kuptohet se kjo çështje nuk është diskutuar fare mes tij dhe presidentit të Milanit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 02:44

Galliani: Huntelaar, lojtar i Milanit
06/08/2009 12:30

Klaas Jan Huntelaar do te jete se shpejti lojtar i Milanit. Lajmin e ka bere te ditur administruesi i deleguar i Milanit, Adriano Galliani.

Tani mungojne vetem vizitat mjekesore dhe vendosja e firmes. Huntelaar do te jete ne Milano qe prej pasdites se sotme.
Sipas mediave spanjolle, Reali i Madridit ka arritur nje marreveshje me klubin kuqezi per dhenien e sulmuesit holandez per nje shume prej 15 milione eurosh, plus bonuset per objektivat per tre sezonet e ardhshme.

Muntelaar kishte arritur nje marreveshje me pare me Shtutgartin qe i kishte ofruar Realit edhe nje shifer me te madhe se ajo qe do te paguaje Milani, por duket se gjithcka eshte anuluar.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 02:49

nuk ka qa te thuash ma per kete lojtare kur dhe emri i tij asht klas. :D

milani ka dite cfare lojtarit ka marre por per tu rrit pak ma shume i duhet nje hiding ku vetem ai mund ta bajn milanin siq ishte .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:11

Lipi: Rinovim te “axurrët”, jo revolucion


Autori: Erion Abule
Data: 06/08/2009
Version Print


Trajneri i kampionëve të botës konfirmon qëndrimin e “heronjve” të Berlinit edhe për Botërorin që vjen

Diçka do të ndryshojë, por Marçelo Lipi nuk ka ndër mend asnjë revolucion për kombëtaren. “Axurrët” do të kthehen në fushë më 12 gusht për miqësoren kundër Zvicrës. Do të jetë dalja e parë pas Kupës së Konfederatave. Trajneri “axurr” e ka arkivuar përvojën në Afrikën e Jugut, e mbyllur që në fazën e parë pas humbjeve me Egjiptin dhe Brazilin. “Fitorja e një Botërori nuk ma ka prishur gjumin, prandaj s’ka të bëjë fare humbja në Kupën e Konfederatave, - shpjegoi Lipi. - I pranuam përgëzimet pas Botërorit, tani presim kritika. Shkoi keq për shumë motive: lojtarë jashtë forme, një formë e përgjithshme mjaft e dobët. Do të ishte bukur të fitonim gjithnjë, por nuk është e mundur.

NJË TJETËR BOTËROR - Viti i ardhshëm do të sjellë edhe Botërorin në qershor. Italia është pranë kualifikimit dhe do të përpiqet të mbrojë titullin e fituar në 2006-ën në Gjermani. Trajneri “axurr” synon fort te grupi që triumfoi në Berlin: “Jam i bindur që, nëse kemi një mundësi në një miliard për të rifituar Botërorin, nuk do ta shpërbëjmë duke braktisur lojtarët me përvojë. Fitorja e një tjetër Botërori nuk do të ishte e papritur, por e shkëlqyer”. Por jo të gjithë “senatorët” e kanë vendin e sigurt: “Nëse dikush nuk kthehet në formën e nevojshme, nuk do të jetë pjesë e grupit. Por pjesa më e madhe do të jetë. Po përshtas rinovimin, duke i mbajtur të pranishëm futbollistët e jashtëzakonshëm që fituan Botërorin. Dhe e bëj për bindje, jo për mirënjohje”.

PO RINOVIMIT - Ndonjë e re në Afrikën e Jugut sigurisht që do të jetë. “Rinovimi i plotë edhe mund të bëhet, por është një mëkat të heqësh dorë nga lojtarë me përvojë të madhe ndërkombëtare, - vazhdon Lipi. - Pastaj nuk fitohet për 10-të vjet radhazi. Spanja fitoi një Europian pas 42 vitesh, tani është “Spanjamania”. Por duhet kujtuar që kombëtarja iberike nuk ka fituar asnjëherë një botëror dhe në Gjermani u skualifikua në 1/8-at e finaleve. Me rinovimin total do të fitojmë pas dhjetë vjetësh: ndoshta e bën dikush tjetër, jo unë”.

JUVJA PËR TITULL - Lipi flet edhe për kampionatin e ardhshëm, duke vendosur në radhë të parë, përveç Interi kampion në fuqi, edhe Juventusin e ri të Ferrarës. “Juvja e Çiros mund ta fitojë titullin, ka një skuadër të madhe dhe një klub të madh, - komenton Lipi. - Ferrara ka inteligjencë, është ndikues dhe ka aftësi të nxjerrë më të mirën nga të tjerët. Është i zgjuar, dinak e inteligjent. Kur drejtoja Juventusin, i thoja Ferrarës dhe Monteros të udhëhiqnin mbrojtjen për gjysmë ore dhe unë merresha me mesfushën dhe sulmin”. Çmimi “Oscar” i merkatos i shkon Interit, pavarësisht nga shitja e Ibrahimoviçit: “Erdhi Etro, një nga sulmuesit më të mëdhenj në botë, erdhën lojtarë të tjerë të rëndësishëm si Lusio e Diego dhe kjo tregon që futbolli italian është akoma i rëndësishëm”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:13

un se di ku asht e keqja qe nji lojtare ta gdhije ne disko. :shock:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:16

Mediat italiane: Taçi kërkon aksione te Milani


Sipas Affaritaliani.it, Berluskoni e Galiani duhet t’i japin “OK-in e tyre Taçit për të blerë një kuotë sinjifikative aksionesh të Milanit.





Pas rrëzimit të opsionit të blerjes së Bolonjës (80 për qind të aksioneve), biznesmeni shqiptar, Rezart Taçi, dëshiron të bëhet aksionist te Milani. Lajmi jepet nga uebsajti italian Affaritaliani.it, që thekson se ideja e shqiptare mund të konkretizohet me lehtësi, nisur edhe nga fakti se Taçi ka marrëdhënie të shkëlqyera me Silvio Berluskonin.

“Ishte pikërisht Taçi, - shkruan portali nga vendi fqinjë, - ai që organizoi dy miqësore të Milanit në Shqipëri, duke paguar 4 milionë euro. Në vijim të kësaj, ishte në Milanon për t’u takuar me Adriano Galianin. Të dy janë parë duke ngrënë darkë në restorantin prestigjioz edhe në shoqërinë e Aldo Spinelit, presidentit të Livornos. Më pas, presidenti italiani Berluskoni prioti në pallatin qeveritar “Kixhi”.

Sipas medias italiane, Berluskoni e Galiani duhet t’i japin “OK-in e tyre Taçit për të blerë një kuotë sinjifikative aksionesh të Milanit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:17

admin.

po iky lajm a asht i vertete a? 8)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati italian

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 20:25

Milan, Huntelaar kalon vizitat mjekesore
07/08/2009 16:10

Blerja me e re e Milanit, Klaas Jan Huntelaar ka kaluar me sukses vizitat mjekesore duke u konfirmuar 100 % kuqezi.

Ish sulmuesi i Real Madrid mberriti sot ne Milanello ku iu nenshtrua testeve ne MilanLab dhe pritet qe te firmose nje kontrate 4 vjecare. “Shpresoj te debutoj ne trofeun Berlusconi”, eshte shprehur lojtari holandez.

Nderkohe, trajneri Loenardo tashme kerkon nje mbrojtes krahu, cka mund t’i hape rrugen shkembimit Oddo-De Silvestri. Nese realizohet ky shkembim atehere do te behet fjale per nje rikthim te Oddo-s ne radhet e Lacios pas eksperiences me Milanin dhe Bayern Munchen.

Post Reply