Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 27 Jul 2009 , 16:57

tash te shofim dit't e ardhshe n'ç'kuptim e ka thane kyt "super-merkato". n'kuptimin vllaznia ka me ba nji super merkato, apo vllaznia asht ba nji sipumerkato qi vin ktu tan e blejn ke ti teket :wink: :)

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Mon, 27 Jul 2009 , 17:26

Ku den me i gjet presidenti jon i nderum tan kta lojtar?!!!!
Fundi dalt hajr.....
Vllaznit Ultras

Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Ujku » Mon, 27 Jul 2009 , 17:32

Admin wrote:Ku den me i gjet presidenti jon i nderum tan kta lojtar?!!!!
Fundi dalt hajr.....
Ka fillu ma mledh zhumilet e SHqipris presidenti he zoti e marroft.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 27 Jul 2009 , 18:50

VEC IKYT ME LEXU E SKA NEVOJE PER KOMENTE MA


Trajnerit Hasan Lika do t'i sjell aq shumë lojtarë, sa nuk ka për të qenë i zoti t\'i seleksionojë. Gjithçka do ta mësoni në ditët në vazhdim, por unë di të them se kemi punuar shumë për të sjellë në skuadër lojtarë cilësorë. Emrat e tyre do të bëhen të ditur së shpejti dhe unë jam i bindur se do të kemi një kontingjent optimal për kampionatin e ardhshëm.
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 28 Jul 2009 , 04:04

Ujku wrote:
Admin wrote:Ku den me i gjet presidenti jon i nderum tan kta lojtar?!!!!
Fundi dalt hajr.....
Ka fillu ma mledh zhumilet e SHqipris presidenti he zoti e marroft.
as per zhumile nuk ka me shpenzu per vllaznine ,

tapo na e ban vllaznine si e bani xhani shum shpejt

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Tue, 28 Jul 2009 , 19:52

Ka me pru aq shum lojtar sa Lika ska me dite a e kane prek nej her me kame topin shumica prej tyne.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 29 Jul 2009 , 13:05

Sinani: Jam i Vllaznisë, nuk kam pse iki

Kapiteni shkodran Vioresin Sinani ka shprehur mërzinë ndaj disa shpifjeve në adresë të tij


Prej ditësh trajtohet në mënyra të ndryshme çështja e kapitenit të Vllaznisë, Vioresin Sinani, dhe e portierit të kësaj skuadre Armir Grima. Disa deklarata në media të vetë presidentit Fushaj për ndëshkim ndaj këtyre lojtarëve për kartonët e kuq të marrë ndaj Sligo Rovers, kanë krijuar probleme të vogla në skuadër. Më tepër mediatike sesa probleme që ekzistojnë në të vërtetë. Madje u arrit deri atje saqë u deklarua se Sinani kishte menduar largimin nga skuadra dhe në garë për të ishin Tirana dhe Flamurtari. Ndërkohë dje paradite, sulmuesi i kuqebluve është parë të jetë në shoqërinë e presidentit Fushaj në ambientet e barit të hotel “Colosseu”.

Pas këtij takimi, i kontaktuar nga “Sporti shqiptar”, Vioresin Sinani do të shprehej: “Personalisht nuk e di pse duhet të jetë kaq problematik takimi im me presidentin. Thjesht u takuam, ashtu siç jemi takuar shpeshherë bashkë dhe biseduam për çështje të ndryshme, jo vetëm për sportin. Nuk pati asnjë diskutim për prishje kontrate apo largim siç mund të jetë shkruar nëpër gazeta. Thjesht pimë një kafe dhe kaq.” Duket qartë se vetë lojtari nuk shprehet krejt hapur në ato çfarë dëshiron të thotë. Sigurisht që ka diçka edhe për të fshehur, por në të vërtetë kur e ngacmojmë për ofertat, ai qesh dhe shton: “Të them të drejtën, edhe vetë jam befasuar me ato çfarë kam lexuar.

Gjoja kam vënë kushte dhe po bëj presion për t’u larguar nga Vllaznia. Kjo nuk është aspak e vërtetë. Nuk e kam menduar këtë gjë asnjëherë. Unë kam firmosur një kontratë bashkëpunimi me presidentin Fushaj në fillim të qershorit për të luajtur një sezon me këtë skuadër dhe përderisa kontrata është duke u respektuar, nuk kam pse mendoj të tilla gjëra.

Madje mund ta them publikisht se as nuk e mendoj largimin nga Vllaznia, përderisa çdo gjë në lidhje me kontratën time është duke shkuar në mënyrën më të mirë të mundshme.” Ai nuk flet as për gjobë dhe as për ndëshkim të klubit. Mbase nuk i është komunikuar asgjë. Vetë takimi i djeshëm me presidentin Fushaj tregon se marrëdhëniet mes tyre janë shumë të mira, ashtu siç kanë qenë gjithnjë.

Dhe në marrëdhënie të tilla, kuptohet që askush nuk ka dëshirë të prishë punë. Sezoni i ri është në prag dhe presidenti me kapitenin në kafene dje mund të kenë biseduar më tepër për ndërhyrjet që duhen bërë në skuadër, në mënyrë që të ndërtohet një skuadër shumë e fortë dhe pretendente. Vetë deklaratat e presidentit se po kërkon një sulmues cilësor për ta vënë në krah të Sinanit, rikonfirmojnë edhe njëherë tjetër besimin që klubi ka te kapiteni i tij. Jo më kot ai është lider i skuadrës kuqeblu prej vitesh. Ka mjaftuar kafja e pirë dje që “gojët e liga” të mbyllen njëherë e mirë. Vllaznia e sezonit 2009?10 nis pikërisht nga ai që ka nisur gjithmonë: Vioresin Sinani.

sporti shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 29 Jul 2009 , 13:19

Faza përgatitore, i papërcaktuar vendi

Stërvitja do të nisë nesër pasdite, por ndërkohë ajo nuk do zhvillohet për shumë ditë në Shkodër. Temperaturat e larta që po mbizotërojnë në vendin tonë e bëjnë të pamundur zhvillimin e seancave në parametrat e duhura. Për këtë arsye, drejtuesit e klubit Vllaznia janë duke menduar për të dërguar skuadrën për një periudhë dyjavore diku jashtë vendit. Po shikohen disa variante, por deri dje asgjë nuk ka qenë e përfunduar.

Mundësitë janë për ta dërguar skuadrën në Ohër ose Mavrovë të Maqedonisë dhe po ashtu një variant tjetër është për në Mal të Zi. Ekipi shkodran pritet të largohet nga qyteti i tij të dielën ose të hënën që vjen dhe për një periudhë dyjavore do të stërvitet në një vend që do të ofrojë kushte më të mira. Vllaznia e zhvilloi një stërvitje të tillë edhe në fund të qershorit, para nisjes së Kupave të Europës. Atëherë u preferua Puka, por në fakt kushtet që ofrojnë kampingjet shqiptare nuk janë shumë të përshtatshme për të zhvilluar stërvitje në nivele të larta dhe prandaj ekipet tona degdisen jashtë vendit.

s.shqiptar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Wed, 29 Jul 2009 , 23:10

Gjynah qe nuk investohet ne infrastrukturat sportive. Pse mas me kriju nji kamping ne Puke, ku klima asht fantastike pa duhet me ik me u stervit ne Maqedoni apa ne Mal te Zi.
Pervec ksaj me krijimin e ktij kampingu mundet qe me pak marketing me kriju edhe grupe te organizume fmish ku shkojne ne ket kamping per me kalu pushimet si bahet ne tane boten!!!
Gjynah qe nuk krijohen mundesite ligjore e qe nuk asht vullneti i mire me investu sic duhet ne sport!!!
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 30 Jul 2009 , 17:30

Telenovela Grima-Sinani, sot Vllaznia zbret në fushë bashkë me ata

Shtatë ditët e pushimit që Lika i kishte dhënë futbollistëve të tij kanë përfunduar. Sot në orën 18:00, skuadra është lajmëruar të paraqitet në fushën sportive të Shtojit për të zhvilluar seancën e parë stërvitore që prej mbylljes së angazhimit në Ligën Europiane. Një javë kjo e mbushur me shumë komente, qoftë rreth pjesëmarrjes së Vllaznisë në ndeshjet europiane dhe për më tepër në drejtim të merkatos kuqeblu, aq shumë e diskutuar, për largime dhe afrime. Në listën e të larguarve, duket se vetëm Elvin Beqiri do të jetë ai që do t’i thotë “lamtumirë” Vllaznisë, sepse për emrat e tjerë të lakuar, si Nallbani, Shtubina, Balaj e ndonjë tjetër nuk shikohet ndonjë “dritë jeshile” e freskët. Kjo, mesa duket se drejtuesit e klubit dhe po ashtu edhe të skuadrës nuk janë treguar aq të gatshëm të japin OK-in për to pa gjetur zëvendësuesit e tyre të njëjtit nivel apo me pretendime edhe më të mirë. E duke qëndruar tek lista e të larguarve, situata e solli që në një farë mënyre në këtë listë të ishin edhe dy emra titullarësh me peshë të formacionit kuqeblu, si kapiteni Sinani dhe portieri Grima. Shkak për një ftohtësi të momentit nga dyshja vetrerane e Vllaznisë, u bë pezullimi nga institucioni i UEFA-s për kartonët e kuq të marrë në ballafaqimet e Ligës Europiane, masa këto që u shoqëruan edhe me paralajmërime për gjoba nga ana e klubit Vllaznia. Por, lajmet më të fundit rreth dyshes Grima-Sinani, bëjnë të ditur se mes palëve, klub-sportistë ka një “ulje tonesh” çka do të thotë se edhe pse akoma nuk është zyrtare, siç ishte ajo e paralajmërimit, të dy futbollistët do të jenë të pranishëm në seancën stervitore të sotme për të vijuar normalisht bashkëjetesën me Vllazninë. Në momentin e ftohjes së kësaj dysheje, në drejtim të tyre nuk vonuan të mbërrinin oferta nga skuadrat e kampionatit shqiptar, apo edhe nga jashtë, por qoftë Sinani dhe po ashtu edhe Grima nuk kanë preferuar të bëjnë asnjë hap pa i sqaruar si duhet gjërat, gjë që duket qartë se një gjë e tillë tashmë është arritur. Por, burimet brenda klubit kuqeblu bëjnë të ditur se nga Vllaznia mund të ketë disa largime në skuadra të tjera të kampionatit shqiptar në formë huazimi edhe të portierit Olti Bishani, të sulmuesit Rraboshta dhe të ndonjë futbollisti tjetër të ri që për momentin nuk është në planet e teknikut Hasan Lika.

sport ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 30 Jul 2009 , 17:32

Grima: Vllazninë do ta lë kur të “var këpucët”

Portieri shkodran Armir Grima u kthen përgjigje të gjithë dyshuesve për për largimin nga kuqeblutë

Prej gati një jave emri i tij dhe i kapitenit Sinani janë lakuar shumë në media. Për gjobitje, presion për t’u larguar nga Vllaznia etj. Armir Grima dje i ka hedhur poshtë të gjitha këto. Ashtu siç ka bërë një ditë më parë edhe sulmuesi kryesor i skuadrës. “Veterani” i portës shkodrane ka folur dje për “Sportin shqiptar”, duke shpjeguar situatën e fundit. Ai e quan të papranueshme mënyrën si është trajtuar kjo çështje, sepse brenda saj ka pasur shumë të pavërteta. “Të them të drejtën për gati një javë edhe unë jam çuditur me ato që kam lexuar dhe dëgjuar. Bëhej fjalë për gjoba, presion tonin për t’u larguar dhe gjëra të tilla të ngjashme.

Shyqyr që kjo punë mori fund, sepse edhe unë personalisht nuk po i besoja vetes. Dyshoja nëse vërtetë kisha bërë presion për t’u larguar dhe për më tepër të shumtë ishin miqtë dhe kolegët e mi që më telefononin dhe më pyesnin për këtë gjë. Ajo që mund të them unë është se mund të ketë pasur ndonjë keqkuptim të vogël, por kurrsesi gjërat nuk kanë qenë ashtu siç janë trajtuar në media.

E patë dhe vetë që ajo u zgjidh krejt lehtë, bieduam miqësisht me presidentin dhe në fakt nuk patëm asgjë për të sqaruar në lidhje me gjobat a gjëra të tjera. Thjesht diskutuam për skuadrën dhe kaq,” ? është shprehur “gardiani” i portës kuqeblu. Vllaznia kësisoj është e qartë se do ta ketë sërish Grimën edhe në sezonin e ri në portën e saj. Nuk ka asnjë dyshim, madje vetë portieri 35-vjeçar asnjëherë nuk ka qenë i lëkundur në këtë vendim të tij.

E pranon vetë, kur thotë: “Fjalët se kisha bërë presion për t’u larguar në ndonjë skuadër tjetër nuk kanë pasur asnjë vlerë tek unë. Kam qenë shumë i vendosur dhe jam sërish se nëse një ditë vjen puna për t’u larguar nga Vllaznia, pas asaj dite nuk do të ketë asnjë konkakt me ndonjë skuadër tjetër, veçse do të lë futbollin. Vllaznisë i kam dhënë dhe më ka dhënë shumë, prandaj dua ta mbyll me nder me të.”

Për lojtarin me numrin 1 në shpinë të skuadrës shkodrane, duke nisur nga sot, nis një sezon i ri. Mbase edhe i fundit i karrierës së tij, por ndoshta gjërat mund të shkojnë edhe ndryshe dhe ai do jetë sërish në portë. E rëndësishme për vetë Grimën është të bëjë më të mirën në çdo moment për skuadrën e tij të zemrës. Sëbashku me shokët e tjerë të skuadrës, në mënyrë që në këtë sezon të ri, të besojmë tek arritja e suksesit të munguar sezonin e shkuar.

Ai beson në këtë gjë dhe prandaj në fund thotë: “Besoj te projekti i presidentit Fushaj. Ai po bën më të mirën e mundshme për të ndërtuar një skuadër cilësore dhe mendoj se do t’ia dalë. Të gjithë sëbashku pastaj do të punojmë për ta nisur dhe mbyllur në mënyrën më të mirë të mundshme sezonin e ri, mbase duke ia dalë edhe me fitimin e titullit kampion që nuk arritëm ta marrim dot sezonin e kaluar.”

Portieri Grima, nis sezoni i 17?të me kuqeblutë

Ka moshën më të madhe në gjithë lojtarët e Vllaznisë. Pak ditë më parë ka mbushur 35 vjeç, por Armir Grima ndjehet sërish i ri. Njëkohësisht edhe i motivuar për të bërë më të mirën e mundshme me këtë skuadër edhe në sezonin e ri. “Do të nis një tjetër sezon me Vllazninë dhe të them të drejtën jam sërish njëlloj i motivuar si në hapat e parë të karrierës sime. Kështu do të jem deri në ditën që do të vendos për ta lënë futbollin dhe ajo ditë të them të drejtën nuk e di se kur do të jetë. E them këtë, pasi e thashë edhe më lart, ndjehem i motivuar për të luajtur sërish,” ? thotë ai. Kur i thua Grimës që ky i tanishmi do të jetë i 17?i sezon me Vllazninë (pa llogaritur tre sezone të tjera që ka luajtur me skuadra të tjera), ai edhe vetë duket i habitur, paksa dhe kjo dallohet qartë edhe në përgjigjen e tij: “17? Po më duken paksa si shumë, megjithëse unë nuk i kam llogaritur asnjëherë. Por ku i dihet, ky numër mund të shkojë edhe në 18, 19 apo 20.”

sporti shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 30 Jul 2009 , 17:33

Kuqeblutë, stërvitja nis sot pasdite

Për futbollistët e Vllaznisë periudha e pushimeve ka mbaruar. Mbas një jave të kaluar larg fushave të stërvitjes, sot pasdite për ta do nisë periudha e “vuajtjeve”. Themi kështu, pasi tashmë për ta është përpara faza e fundit e përgatitores në prag të startimit të sezonit të ri futbollistik. Kuptohet që nuk do të ketë më vend për pushim, por për ngarkesa të mëdha stërvitore dhe nga dy seanca në ditë. Pasdite në orën 18:00 të gjithë futbollistët do të jenë të pranishëm në fushën e Shtojit për të zhvilluar seancën e parë. Para trajnerit Lika pritet të jenë prezentë edhe disa nga ardhjet e reja te Vllaznia dhe më konkretisht Enkel Alikaj, apo dhe dy sulmuesit serbë që do të jenë në provë. Nuk përjashtohet mundësia që të jetë edhe ndonjë futbollist tjetër, pasi përpjekjet e drejtuesve të klubit për të afruar sa më shumë lojtarë cilësorë vazhdojnë.

sporti shqiptar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Thu, 30 Jul 2009 , 19:14

Jan afruar edhe 2 serb ne merkaton e Vllaznis,njeri flitet qe ka mundesi me nenshkru gjithesesi mu nuk me pelqen hic kja ide.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Thu, 30 Jul 2009 , 19:49

Vllaznia këmbëngul për Pishën dhe Ramadanin, sot prezantohet Alikaj


Edhe pse pak ditë më parë Vllaznia koleksionoi një përgjigje negative në lidhje me ofertën e bërë për Arjan Pishën, aktualisht lojtar të Dinamos,duket se kuqeblutë jo vetëm që nuk kanë hequr dorë, por ata kanë intensifi kuar lëvizjet e tyre për të bërë të vetin mbrojtësin me përvojë, i cili do të ishte një përforcim i kënaqshëm i skuadrës nënkampione të Shqipërisë për sezonin e ardhshëm. Kjo është e reja e fundit që mbërrin nga kampi shkodran. Kur mendohej se çështja "Pisha" mund të quhej e mbyllur, një burim i besueshëm pranë shkodranëve ka bërë të ditur dje se klubi vazhdon tratativat për të marrë kapitenin e skuadrës kryeqytetase. Qendërmbrojtësi është një përforcim i nevojshëm për Vllazninë, e cila ka identifikuar probleme pikërisht në këtë repart, ku është thuajse i sigurt largimi i Beqirit. Por nëse kjo tratativë do të përfundojë me sukses, atëherë kuqeblutë jo vetëm që do të përforcoheshin vetë, por edhe do të dobësonin një kundërshtar direkt, si Dinamo,në luftën për titull. Sigurisht, arritja e një marrëveshjeje nuk do të jetë e lehtë, pasi blutë nuk duan ta lëshojnë kapitenin. Por në këtë mes duket se do të luajë rol oferta më e mirë. Sipas disa zërave pranë qendërmbrojtësit, kapiteni i dinamovitëve ka ngelur i pakënaqur nga oferta e deritanishme e presidentit Sulaj. Ndërsa mësohet se Pisha është tunduar disi nga oferta joshëse e Vllaznisë, e cila është shumë më e lartë se ajo e Dinamos. Informacionet e fundit bëjnë të ditur se kapiteni i bluve do të duhet t‘i kthejë Vllaznisë një përgjigje përfundimtare brenda kësaj jave. Kontaktet mes palëve vazhdojnë ende, por akoma nuk mund të thuhet asgjë me siguri. Por Pisha nuk është pista e vetme e pëlqyer nga trajneri Hasan Lika. Ish-trajneri i Partizanit pëlqen edhe mbrojtësin shqiptaro-maqedonas, Zekerie Ramadanin, i cili në sezonin e kaluar është angazhuar në radhët e Besës. Shkodranët janë në pritje të njohjes me kërkesa financiare të Ramadanit, por optimizmi për ta pasur atë në skuadër në sezonin e ardhshëm është i madh. Për të zhvilluar negociatat është angazhuar menaxheri i FIFA-s, Uliks Kotrri. Nëse do të realizohen këto dy tratativa, emrat si Pisha, Ramadani, Mrvaleviç, Smajli, Bashiç dhe Hallacin, do t‘i garantonin Vllaznisë mbrojtjen më të mirë në kampionat. Skuadra pritet t‘i rikthehet stërvitjes pikërisht sot, kur edhe është parashikuar të bëhet prezantimi i mesfushorit Enkel Alikaj, ish-lojtarit të Dinamos dhe Besës.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 31 Jul 2009 , 16:52

Shtubina dhe Smajli: Do të mbetemi te Vllaznia

Mbrojtësi Dritan Smajli dhe mesfushori Ndriçim Shtubina hedhin poshtë mundësinë e kalimit të tyre te Flamurtari. Në ditëte fundit është folur për interesimin e klubit vlonjat për dy lojtarët e Vllaznisë, por për “Panorama Sport”, përgjigja e dy titullarëve kuqeblu ka qenë e prerë. “Në këtë sezon do të jem veçse kuqeblu dhe jo kuqezi”, ka thënë mbrojtësi Smajli. Ndërsa nga ana tjetër, i talentuari Shtubina shton: “Nuk kam pasur fare kontakte në lidhje me këtë çështje. Megjithatë, unë mund të them se në Shqipëri as që bëhet fjalë për të kaluar me ndonjë ekip tjetër. Këtë e kam të shkruar edhe në kontratë. Unë do të vazhdoj të jem pjesë e Vllaznisë, gjithnjë nëse nuk do të lëviz në ndonjë kampionat jashtë vendit.” Kështu, lojtarët i mbyllin “derën” Flamurtarit.

panorama

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 31 Jul 2009 , 16:53

Enkel Alikaj, në Shkodër për titullin

Mesfushori tiranas, Enkel Alikaj, është prezantuar dje zyrtarisht si lojtari i ri i Vllaznisë, teksa zhvilloi edhe stërvitjen e parë me kuqeblutë. I qetë dhe mjaft i komunikueshëm, 28-vjeçari, që ka provuar të luajë për disa skuadra elitare në Shqipëri, është shoqëruar nga Amarildo Belisha, të cilin e ka mikun më të ngushtë te Vllaznia, por edhe kolegun, në repartin e mesfushës. “Të jesh pjesë e një ekipi si Vllaznia, është një kënaqësi për çdo lojtar. Unë mendoj që së bashku me grupin, do të synojmë titullin kampion. Kjo është edhe një prej arsyeve që unë kam zgjedhur për të luajtur me Vllazninë në këtë sezon”, është shprehur fillimisht mesfushori.

Vlerësimi

Në prezantimin e tij të parë për mediat në Shkodër, Enkel Alikaj, përveç arsyes që ka të bëjë me titullin kampion, nuk e ka fshehur edhe shkakun kryesor që e solli në gjirin e ekipit kuqeblu. Ai ka pranuar, se pavarësisht ofertave, ajo që i ka bërë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, është vlerësuar më shumë, duke i mbushur përfundimisht mendjen. “Vlerat e këtij klubi dihen prej të gjithëve dhe nuk më mbetet mua për t’i shprehur ato. Duke shikuar këtu dhe ambiciet e presidentit Fushaj dhe natyrisht mbështetjes së tifozerisë shkodrane, mendoj se më kanë bindur mua që të vesh fanellën e Vllaznisë. E theksoj edhe një herë se është një kënaqësi që jam pjesë e këtij ekipi. Pa diskutim, personalisht kërkoj të jem me Vllazninë në majat e futbollit shqiptar. Këto ambicie të mia kërkoj që të shkojnë në funksion të objektivave që ka ekipi. Me investimet që janë bërë dhe pritet të bëhen, shpresoj se skuadra do të marrë formatin e plotë për të kërkuar titullin kampion. Megjithatë, ajo që më takon mua, është që së pari të arrij të bëj më të mirën këtu”, ka vazhduar Alikaj.

Pozicioni

Njihet më shumë si një lojtar organizator, por në ekipet ku ka luajtur (Dinamo, Partizani, Besa, Teuta) shpesh është pozicionuar edhe në krahun e majtë. Mëngjerashi tiranas, që është bërë i njohur te Dinamo, kërkon të bëjë në Shkodër rolin e organizatorit të mirëfilltë. Megjithatë, ai është i ndërgjegjshëm, kur thekson se do të respektojë çdo vendim të trajnerit Hasan Lika. “Mesfusha është reparti ku unë luaj dhe kjo dihet. Megjithatë, do të jetë trajneri, ai që do të vendosë për pozicionin e mirëfilltë. Unë di të them se do të zbatoj me përpikëmri të gjithë detyrat, sepse kjo është puna ime. E rëndësishme është që unë t’i shërbej në maksimum Vllaznisë”, përfundoi ai.

panorama

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Fri, 31 Jul 2009 , 20:14

Une betohem se nuk do ta ndjeku asnji ndeshje te Vllaznise per kyt sezon, nqs marrin portier serb :twisted: :twisted: :twisted: dojn me e djeg kot Bishanin :evil:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Aug 2009 , 22:08

Se kuptoj pse vazhdojne me permend Bashiç kur aj asht tuj u stervite me Flamurtarin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Aug 2009 , 22:42

Admin kaloi te tema e merkatos kta komente se i vuna gabim ktu.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Sun, 02 Aug 2009 , 02:33

vllaznia1919 wrote:Admin kaloi te tema e merkatos kta komente se i vuna gabim ktu.
He se i kam sistemu te tana :wink:
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply