Lajme

Ketu mund te shkruani dhe te diskutoni per çdo gjë ...
Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Fri, 24 Apr 2009 , 13:05

Centrali, qytetaret e Shkodres firmosin peticionin


Qytetaret shkodrane po firmosin peticionin kunder ndertimit te centralit berthamor, projekt i diskutuar per t'u zbatuar prane kufirit me Malin e Zi.

Nisma per nenshkrimin e peticionit u mor nga nje prej deputeve te Shkodres, Gilman Bakalli.

Deri me tani jane mbledhur 300 firma nga qytetaret kunder ndertimit te ketij centrali, te cilin ata e konsiderojne si teper te rrezikshem per jeten e tyre dhe brezave qe do te vijne.

Pak dite me pare qytetaret jane irrituar rreth lajmeve per ndertimin e centralit dhe kane vendosur postera ku behej thirrje per ndalimin e zbatimit te projektit.

“Te bashkohemi per te ndalur kancerin ne Shkoder dhe lindjet e deformuara qe do shkaktoje centrali berthamor”, thuhej ne postera.

Por projekti i bashkepunimit mes Kroacise dhe Shqiperise ka shume gjasa qe te mbetet vetem nje deshire neper shkresa, pasi tranziti i energjise nepermjet Malit te Zi, do te jete pengese per ta bere realitet.

Mali i Zi e ka te ndaluar me ligj marrjen pjese ne projekte te tilla.

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Lajme

Post by kristiani » Fri, 24 Apr 2009 , 13:16

300 firma jan shum pak ata duhet me mledh tana firmat e tan qytetarve qe jetojne ne shkoder.
FORZA VLLAZNIA

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Sat, 25 Apr 2009 , 19:17

edhe une tham si kristiani shume pak jane
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Fri, 17 Jul 2009 , 16:05

AGIM BUBEQI
Ish-futbollisti ther katër vetë në mes të Vlorës


Përgjaket Vlora në mesnatë, ish-futbollisti Agim Bubeqi vret me thikë një të ri
dhe plagos tre shokët e tij. Ngjarja e rëndë ka ndodhur pak minuta para
mesnatës së mbrëmshme në njërin nga lokalet e qytetit të Vlorës në rrugën
Vlorë–Skelë, teksa katër të rinjtë ndodheshin duke pirë. Ish-futbollisti ndodhej
në verandën e shtëpisë përballë lokalit, ndërsa rreth orës 23:30 ka
zbritur poshtë, teksa mbante në dorë një çantë në të cilën kishte fshehur një
thikë të madhe. Sapo është afruar te tavolina e të rinjve ka qëlluar me të në
drejtim të tyre, duke goditur nga të mundte. Si pasojë e goditjeve njëri prej
viktimave, emri i të cilit është Edmond Guci, 24 vjeç, banor i lagjes, ka marrë
plagë më të rënda, si pasojë e të cilave ka vdekur. Po kështu dy prej shokëve
të tij kanë marrë plagë të rënda dhe janë përcjellë në spital. Edhe i katërti
është dërguar për ndihmë mjekësore, por ky, sipas burimeve nga vendngjarja,
ka marrë plagë më të lehta. Pasi ka qëlluar mbi të rinjtë, mësohet se
Bubeqi është ngjitur në banesë, ku ka larë gjakun dhe thikën. Më pas ai ka
zbritur sërish te lokali ku ka parë vendngjarjen dhe brenda pak minutash
është ngjitur sërish në banesës, ku e ka arrestuar policia.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Thu, 23 Jul 2009 , 15:42

Rezar Taçi blen 20 milion euro Bolonjën

Skuadra italiane e futbollit Bolonja do te kete nje pronar te ri qe vjen nga Shqiperia. Rezar Taçi ka arritur marreveshjen per blerjen e pjeses me te madhe te aksioneve te skuadres italiane te Bolonjes.
Mediat bejne te ditur se marreveshje do te nenshkruhet sot. Jo pak, por 20 milione euro ka harxhuar biznesmeni shqiptar per te blere skuadren e Serise A. Mediat bejne te ditur gjithashtu se eshte hera e pare qe nje i huaj, blen nje skuader te Serise A ne Itali. Taçi do t? ket? 80% te aksioneve te skuadres ne fjale. Marreveshja eshte arritur me familjen Menarini.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Thu, 23 Jul 2009 , 15:46

Drejtori i radhshem teknik i Bolonjes, Tare do te blejn vitin tjeter: Salihi, Sukaj, Beqiri, Hyka, Ujkani te Bolonja :D :D

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme

Post by Skodrinon » Thu, 23 Jul 2009 , 16:33

kena edhe nji trainer qi asht tu e marre patenten ne itali bashke me leonardon lexova ne gazete. edhe ky mungon me e ba albologna :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme

Post by vllaznia1919 » Fri, 24 Jul 2009 , 12:33

Ose Bologna eagles. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme

Post by GOLDIAN » Mon, 03 Aug 2009 , 20:06

O VLLAZEN A SJU DUKET IFIJE CMENDURI KY LIGJI PER MARTESAT HOMO
QE DOKTOR BERISHA SYGJERON
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Mon, 03 Aug 2009 , 22:00

GOLDIAN wrote:O VLLAZEN A SJU DUKET IFIJE CMENDURI KY LIGJI PER MARTESAT HOMO
QE DOKTOR BERISHA SYGJERON
Hahahahaha Goldo per me hy ne evrop duhet me ju nxirr bythen perpara :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme

Post by Miri » Tue, 04 Aug 2009 , 20:16

Bolonja, Taci terhiqet perfundimisht


Image

Rezart Taci eshte terhequr perfundimisht nga synimet qe kishte kompania e tij per te blere 80% te aksioneve te klubit te Serie A, Bolonja.
Kjo eshte pergjigjia qe i ka dhene ne distance biznesmeni shqiptar familjes Menarini, e cila shpresonte ende ne nje vazhdim te tratativave per blerjen e kesaj skuadre.

“Mund te konfirmoj se nuk beme efektive e marreveshjen e arritur para pak ditesh. Por detajet nuk mund t’i bej publike tani”, ka deklaruar Taci Oil

Pak dite me pare ai ka pasur nje takim edhe me kryeministrin italian, njekohesisht presidentin e Milanit, Silvio Berlusconi, takim qe ndoshta ka ndikuar ne vendimin e terheqjes se Rezart Tacit, sipas mediave italiane, per nje oferte me te mire. Por vete presidenti i kompanise “Taci Oil” pergenjeshtron nje gje te tille.

“Eshte e vertete qe pata nje takim me kryeministrin Berlusconi ne Palazzo Chigi, por nuk besoj se kryeministri italian, me gjithe problematikat qe ka, te flase edhe per ceshtjet e futbollit”, eshte shprehur Taci.

Jane te shumta aludimet qe behen per terheqjen e Tacit nga oferta qe kishte bere per Bolonjen. Mediat italiane flasin per nje problem bilancesh te kompanise “Activa” te familjes Menarini, apo per mbivleresim aksionesh, por duket se eshte nje ndryshim preferencash klubesh per Rezart Tacin, i cili pohon se ka ende interes per klubet e Serie A dhe se shpreson qe ne sezonin e ri emri i tij do te jete mes presidenteve te ketij kampionati.

“Ne vazhdojme te mbetemi te interesuar per futbollin dhe tregun energjitik italian. Qeveria italiane i ka hapur rruge projekteve tona energjitike. Shpresoj qe te arrij qe kete sezon te jem i pranishem ne Serie A”, ka shtuar Taci.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Wed, 05 Aug 2009 , 05:04

ISHTE MARRI DHE RRENA GAZETARESH .

AI DON ME MARR FAME SE KA PARE E JA ME BLE KLUB .

SHPENZIMI I TIJ PER ME MARRE FAME ASHT ME PAGU PER GAZETARIN DHE RRENEN E GAZETARIT IA SHKEMBEN ME $$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$$ :D :D :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme

Post by Admin » Wed, 05 Aug 2009 , 10:59

Pjalmi nuk ka kene rrene naqe, sepse vetem per me pa librat kontabel te Bologna FC, Taçi ka pagi 1 milion euro qe nuk i kthehen ma. e aq sa kam ndigju une ka mundsi qe Taçi den me ul cmimin e blemjes te Bologna FC (qe metamam asht i nalt) si edhe ka probleme ne bilanc, ku lojtari Osvaldo , ne janar, thuhet se asht ble 6 milion nga Fiorentina dhe asht llogarit ne bilanc, por nuk asht pagu hala......
Mundsia tjeter asht se Taçi mund t'ja ken vu synin Romes qe asht ne gjendje te keqe ekonomike e pervec ksaj famiglia Sensi merret edhe me karburante , ku mund ti hapin rrugen Taçi Oil me hap biznesin e tij ne Itali.......
Vllaznit Ultras

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Aug 2009 , 20:58

Pa cna bani...ta po urren tan Bolonja shqiptart...Taci asht biznesmen i thekun e me lidhje te forta,kshtuqi din mire se ca ban,kushedi se per cfare arsyesh ka ba kto spekulime,qe nuk jane thjesht rrene gazetash shqiptare,perderisa jane ne gazeta e media italiane.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme

Post by vllaznia1919 » Wed, 05 Aug 2009 , 22:38

Kush e din ku e ka pase synimin me kyt muhabet Taçi.Manej nuk asht shpikje se kan fole tana medjat italiane per kyt pune.O admin ruju kta dit neper bologna.hahahahaha.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 05:18

Admin wrote:Pjalmi nuk ka kene rrene naqe, sepse vetem per me pa librat kontabel te Bologna FC, Taçi ka pagi 1 milion euro qe nuk i kthehen ma. e aq sa kam ndigju une ka mundsi qe Taçi den me ul cmimin e blemjes te Bologna FC (qe metamam asht i nalt) si edhe ka probleme ne bilanc, ku lojtari Osvaldo , ne janar, thuhet se asht ble 6 milion nga Fiorentina dhe asht llogarit ne bilanc, por nuk asht pagu hala......
Mundsia tjeter asht se Taçi mund t'ja ken vu synin Romes qe asht ne gjendje te keqe ekonomike e pervec ksaj famiglia Sensi merret edhe me karburante , ku mund ti hapin rrugen Taçi Oil me hap biznesin e tij ne Itali.......
rrene nuk ka ken mar admin por me te than te drejten qysh se kam lexu lajmin nuk e kam besu at lajm.

meqe asht hera e dytre qe po del fishek ,ishalla herren e trete ashe e vertete :P

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Thu, 06 Aug 2009 , 05:22

fpjalmi wrote:
Admin wrote:Pjalmi nuk ka kene rrene naqe, sepse vetem per me pa librat kontabel te Bologna FC, Taçi ka pagi 1 milion euro qe nuk i kthehen ma. e aq sa kam ndigju une ka mundsi qe Taçi den me ul cmimin e blemjes te Bologna FC (qe metamam asht i nalt) si edhe ka probleme ne bilanc, ku lojtari Osvaldo , ne janar, thuhet se asht ble 6 milion nga Fiorentina dhe asht llogarit ne bilanc, por nuk asht pagu hala......
Mundsia tjeter asht se Taçi mund t'ja ken vu synin Romes qe asht ne gjendje te keqe ekonomike e pervec ksaj famiglia Sensi merret edhe me karburante , ku mund ti hapin rrugen Taçi Oil me hap biznesin e tij ne Itali.......
rrene nuk ka ken mar admin por me te than te drejten qysh se kam lexu lajmin nuk e kam besu at lajm.

meqe asht hera e dytre qe po del fishek ,ishalla herren e trete ashe e vertete :P
kur se mori bolonjen admin ,atehere per lacion asht shum e veshtire sepse nuk mendoj qe asht klun i lire qe ai ta bleje .

cdo gja asht e mujtun sepse lacio asht nder 8 ekipet ma te mira ne itali dhe mund te perfitoj fitime edhe ma shume se bolonja ,por per dicka jam i sigurte ,qe cmimi i lacios mund te jete e pakta 2 fishi i bolonjes

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:33

Greqia në krizë ekonomike, Karamanlis rrit taksat
» Dërguar më: 06/08/2009 - 14:31


Lajme te ngjashme
Ndihma ekonomike, dalin nga skema 1885 familje
• Datë: Aug 06, 2009




ATHINE - Ekonomia greke është në një krizë të thellë që pritet të zgjasë edhe gjatë vitit 2010. Ministri grek i Financave, Janis Papathanasiu pas një takimi që pati me kryeministrin Karamanlis për këtë çështje, tha se kriza ka prekur të gjithë sektorët e ekonomisë. Kjo situatë e ka detyruar qeverinë të marrë masa për uljen e deficitit të brendshëm dhe rritjen e të ardhurave. Për të rritur të ardhurat, qeveria ka vendosur të rrisë taksat e duhanit dhe alkoolit. Ndryshime parashikohet të pësojë edhe përllogaritja e tatimit mbi të ardhurat personale, çka pritet të prekë shtresën e mesme të shoqërisë vendase. Reforma parashikohet të prekë edhe skemat e pensioneve. Problemet më të mëdha tashmë janë evidentuar në sektorin e turizmit, ku të ardhurat nga ky sektor kanë pësuar ulje me 18 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Rënie e theksuar paraqitet edhe në sektorin industrial,ku rënia shënon 14 për qind dhe eksportet kanë rënie me 22 për qind . Qeveria greke tani ndodhet nën presionin e opozitës, e cila i kërkon të krijojë politika më sociale dhe investime publike, për të rritur qarkullimin e parasë në vend.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:35

ne hale maj greqi .

te pasha sa ma keq .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme

Post by fpjalmi » Fri, 07 Aug 2009 , 03:37

Vetëvaret me llastik në qeli emigrantja nga Shkodra
» Dërguar më: 06/08/2009 - 14:21


Lajme te ngjashme
Tenton të vetëvaret i akuzuari për vjedhje
• Datë: Aug 06, 2009




GREQI - Një emigrante nga Shqipëria i ka dhënë fund jetës dje me vetëvarje në një nga mjediset e paraburgimit në Kretë të Greqisë, ndërkohë që po dje është bërë ndalimi i dy policëve, të cilët akuzohen se nuk kanë parandaluar krimin. Sipas burimeve nga Ministria greke e Drejtësisë, viktima është File Frroku, emigrante nga Shqipëria, ndërsa ngjarja e rëndë ka ndodhur paraditen e mërkurë. Burimet greke saktësojnë se emigrantja File Frroku nga Shkodra, është vetëvarur në mjediset e qelisë së saj duke përdorur llastikun e rrobave të veta. Mësohet se kanë qenë policët roje të paraburgimit të Kretës (që s'ndërhynë në kohë), të cilët e kanë parë Frrokun të pajetë në qeli dhe kanë njoftuar eprorët. Nuk dihen shkaqet e ndalimit dhe vetëflijimit të shqiptares në burgun e vendit fqinj. Në komunikatën zyrtare greke, ndalimi i dy policëve të shërbimit është bërë për shkak se ata nuk ndërhynë në kohë për të parandaluar vetëvarjen e emigrantes nga Shqipëria.

Post Reply