Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Thu, 28 Sep 2006 , 01:53

Vllaznia” në “termet” teknik nga presidenca për rezultatet e fundit.

Humbja me Peqinin me një rezultat ku dy gola përpara janë diçka që duhet mbajtur parasysh, por sidomos barazimi me Tiranën edhe pse ajo kishte dy lojtar më pak në Shkodër, janë tashmë argumente të bollshëm për një “gati tu” nga ana e presidencës së Fushës për skuadrën e qytetit më të madh verior. Kuptohet se zhvillimi i një analize dhe vendosje e pikave mbi i-të është detyrim, por sigurisht edhe krijimi i ideve të sakta mbi gjëndjen e vërtetë të “Vllaznisë” bëhet akoma më shumë e domosdoshme tani që nga 12 pikë të mundëshme kjo skuadër ka vetëm 5-së. Patjetër që ndeshjet janë të dobëta dhe rezultatet aspak inkurajuese nuk kanë të bëjnë me preokupimin në rritje të sponsorve dhe presidencës dhe se në fakt ajo që bie në sy është edhe një mungesë e theksuar e një përgatitjeje fizike. Është e qartë se rezultatet kanë të bëjnë me ndjekjen e tifozerisë dhe reklamat të cilat përbëjnë edhe mundësitë e financave krahas të tjerave dhe shitja e biletave që kështu nuk mund të jetë në rritje. Kurse kritikat e presidentit Fushaj për Leandron të cilin e konsideron një person që luan dobët me “qëllim për të dëmtuar Vllazninë” nuk mund të kalojnë në heshtje në kampin kuq e blu. Ndërsa Leandro tashmë një lojtar më tepër i “dyshuar se i mirëpritur” ka deklaruar se ka “dhënë aq sa ka pasur mundësi”, por ka qënë loja e gjithë ekipit e cila lë shumë për të dëshëruar. Tashmë “rripi” ekipit shkodran duhet shtrënguar, sepse përndryshe ky ekip duhet të heqë dorë nga pretendimet për të qënë në krye të ligës, por vetëm një ekip mesatar që nuk sjell asgjë të re nga vitet e më parshme.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Thu, 28 Sep 2006 , 12:56

Per mendimin tem kan faje te tane.Dikush ma pak dikush ma shum si lojtart ashtu trajneri apo edhe vete presidenca.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 29 Sep 2006 , 01:31

Sfida me elbasanit të dielën ora 15.00?

Nisur nga kalendari i ndeshjeve të kësaj jave, tashmë të gjithë e kanë të qartë se takimi Vllaznia-elbasani do të luhet të dielën më datë 1 tetor. Po ashtu edhe nga ana e Sektorit të garave pranë FSHF-së është bërë e ditur se kjo ndeshje do luhet në orën 14.00. por ndërkohë mësohet se drejtuesit e klubit shkodran kanë menduar një orar tjetër për zhvillimin e këtij takimi. Dhe më konkretisht bëhet e ditur se kërkesa e shkodranëve është për luajtjen e tij në orën 15.00 pra 60 minuta më vonë nga sa ishte planifikuar. Një kërkesë të tillë ata e kanë depozituar në Federatë dhe arsyeja pse është kërkuar kjo gjë ka pasur të bëjë me faktin se ndeshja në fjalë do të transmetohet drejtpërsëdrejti nga stacioni televiziv “SuperSport” prandaj dhe një orar i tillë është disi më i përshtatshëm për kët transmetim. Tashmë pritet vetëm vendimi i institucionit të futbollit për saktësimin e orarit të kësaj ndeshjeje.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 29 Sep 2006 , 01:32

Vllaznia: Ndaj Elbasanit vlen vetëm fitorja

Nëse ka ndonjë ndeshje nga e cila vendosen shumë gjëra për Vllazninë, ajo është pikërisht sfida e së dielës me Elbasanin. E gjitha kjo vlen për shumë arsye, mbi të gjitha ka të bëjë me gjendjen që është duke kaluar skuadra shkodrane. Sikur të mos mjaftonin pikët e shumta të lëna rrugës në këto javë të para të kampionatit, në ditët e fundit në skuadër kanë shpërthyer edhe polemikat. Dikush ankohet për shiritin e kapitenit, të tjerë për gjobat e vëna ndërkohë që ka edhe lojtarë të cilët sërish nuk do jenë në planet e trajnerit as për këtë ndeshje e kjo ka sjellur irritimin e tyre. Megjithatë një fitore kundër kampionëve në fuqi të Elbasanit do vlente shumë. Në rradhë të parë për të “zbutur gjakrat” dhe për të rikthyer qetësinë në kampin kuqeblu. Vetë trajneri Shulze është i bindur tek suksesi në këtë takim pavarësisht mungesave që mund të ketë në skuadër. “Na duhet të fitojmë dhe jam i bindur se do t’ia arrijmë kësaj të dielën” - ka thënë ai. Sakaq ende nuk është shumë e qartë se cilët lojtarë nuk do jenë të gatshëm për këtë ndeshje. I sigurtë është vetëm Franc Ahi që në ndeshjen e fundit në Peqin ka marrë kartonin e tretë të verdhë dhe për pasojë këtë rradhë do jetë i skualifikuar.
Të tjerët janë në dyshim duke filluar me Bejzaden i cili vazhdon të mungojë në stërvitje si pasojë e dëmtimit të tij në brinjë. Nga ana tjetër në dyshim vazhdon të jetë edhe braziliani Leandro kurse Klevis Dalipi megjithëse po stërvitet me grupin sërish nuk e ka bindur trajnerin për formën e tij. Duke qenë kështu problemet që shtohen por ndërkohë pak e çuditshme mund të duket ideja e trajnerit gjerman për të lënë në stol lojtarët më të dobët në ndeshjen e Peqinit. Bëhet fjalë për malazezët Vukçeviç e Miliç si dhe portierin gjerman Pfanenstiel. Një gjë e tillë u pa edhe në ndeshjen e kupës të së mërkurës me Butrintin ku e vetmja dilemë ishte mungesa e Telit. Në vend të tij Shulze kishte aktivizuar 19 vjeçarin shtatëlartë Said Guri pa lënë më pas edhe të rinjtë e tjerë si Lika, Tafili e Sukaj që mendohet të jenë në formacion. Ndërkohë të njëjtin fat mund të kenë edhe dy lojtarët e ardhur nga Gjermania në fillim të këtij sezoni, Kotrri e Durishti. Megjithatë këto janë vetëm eksperimente por gjasat janë që këtë javë të ketë “reformë” në formacion. Mbase një gjë e tillë edhe vlen por kundërshtari nuk është ai i nivelit të Butrintit sepse ende mban kurorën e kampionit ndonëse nuk është në të njëjtat pozita si vjet. Një tjetër arsye pse nuk duhet t’i besojmë kaq shumë ndryshimeve është edhe fakti se ky takim është për kampionat, që në vetvete është luftë për grumbullimin e pikëve. Dhe ndaj Elbasanit kuptohet qartë që askush nuk do pajtohej as me barazimin pavarësisht mungesave apo problemeve që mund të jenë në skuadër. Tre pikë në këtë ndeshje do vlenin për shumë gjëra në rradhë të parë për të rikthyer qetësinë në kampin shkodran.

Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 29 Sep 2006 , 13:17

Pse kishte nej dyshim qe na duhet sezban fitorja??????Ne kyt pike ku jena?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 29 Sep 2006 , 23:44

une e lexova kete artikullin po skuptova gja hic
me duket se tan ekipi mungoka e pa losim me te rijte.
pse e kam nje frike une se dojne me ja ba nji puc trajnerit keta futbollistet ngaqe nuk e perballojne stervitjen qe ju ban.
ishalla gabohem po ndryshe ska si shpjegohet kjo pune tre gola me hanger ne peqin.
i perjashtuar

redbluboys
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 262
Joined: Wed, 06 Apr 2005 , 21:49

Post by redbluboys » Sat, 30 Sep 2006 , 20:08

GOLDIAN wrote:une e lexova kete artikullin po skuptova gja hic
me duket se tan ekipi mungoka e pa losim me te rijte.
pse e kam nje frike une se dojne me ja ba nji puc trajnerit keta futbollistet ngaqe nuk e perballojne stervitjen qe ju ban.
ishalla gabohem po ndryshe ska si shpjegohet kjo pune tre gola me hanger ne peqin.
:wink: Ma mire me te rinjte se me kta qe smunden me qu brekt e dojne me heke trajnerin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 30 Sep 2006 , 20:45

peshendetje redbluboys meqe je ne shkoder a ke mundesi me na thane nej thashethem se mu me asht fiksu se ne skuader ka probleme te brendshme.
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 01:44

GOLDIAN wrote:peshendetje redbluboys meqe je ne shkoder a ke mundesi me na thane nej thashethem se mu me asht fiksu se ne skuader ka probleme te brendshme.
Edhe kam pershtypjen se lojtaret dojne me e hek tranjerin sic kane ba edhe me tranjere te tjere si Haxhiosmanoviç, Shehu, etj.
Ma mire qe fut me lujt te rinjt se te pakten ata lujt me shpirt.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 01 Oct 2006 , 02:11

admin e kisha kete frike qe pa fillu mire sezoni.i keni lexu postimet e mija.dhe me taman qe kam frike se kjo asht realitet skuadra asht e percame dhe ata losin kundra trajnerit.
me ka met fiksim aj rasti i dabulles qe i hini njashtu atij pemes kundra tiranes.ajo ishte penallti nji copet prandaj sken pse ankona per albitra por skuptova nji gja nji lojtare si dabulla me eksperience kombétare dhe nderkombetare me ba nje nderhymje te tille???une po ju them edhe nese fitojme me elbasanin sduhet mu gezu hic se kena shume pune me ba.
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 02:26

GOLDIAN wrote:admin e kisha kete frike qe pa fillu mire sezoni.i keni lexu postimet e mija.dhe me taman qe kam frike se kjo asht realitet skuadra asht e percame dhe ata losin kundra trajnerit.
me ka met fiksim aj rasti i dabulles qe i hini njashtu atij pemes kundra tiranes.ajo ishte penallti nji copet prandaj sken pse ankona per albitra por skuptova nji gja nji lojtare si dabulla me eksperience kombétare dhe nderkombetare me ba nje nderhymje te tille???une po ju them edhe nese fitojme me elbasanin sduhet mu gezu hic se kena shume pune me ba.
Po gjithmone ne Shkoder ka ken frika e bojkotit te tranjerit prej futbollistave.
Gjithmone ne Vllaznia asht "drejtu" prej futbollistave, tu fillu prej kohes te Sabah Bizit e shok e deri tek dit e sotme.
Per mendimin tim Vllaznise i duhet nje tranjer qe te kete plotsisht skuadren ne dore, faji i presidences ky, sepse presidenca duhet me besu plotesisht ne stafin drejtus.
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 01 Oct 2006 , 02:34

pa naqe jam shume dakort me ty.
javet pasojne njena tjetren dhe na skena kohe ma per eksperimente
une dicka cuditem o ky trajner ska force mbi skuadren o ky president tallet me kete popull.
nuk mund te ma mushin kush mendjen mu se 4 jave vllaznia i ka lujt me seriozitet
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 02:38

GOLDIAN wrote:pa naqe jam shume dakort me ty.
javet pasojne njena tjetren dhe na skena kohe ma per eksperimente
une dicka cuditem o ky trajner ska force mbi skuadren o ky president tallet me kete popull.
nuk mund te ma mushin kush mendjen mu se 4 jave vllaznia i ka lujt me seriozitet
Naqe per mendimin tem tranjeri ska faj hic sepse presidenca nuk i ka dhane "fuqine" e duhun tranjerit, edhe fshtire se ka me ndodh kja gja ne Shkoder ndonjehere, cfaredo tranjeri te jet.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 02:41

GOLDIAN wrote:peshendetje redbluboys meqe je ne shkoder a ke mundesi me na thane nej thashethem se mu me asht fiksu se ne skuader ka probleme te brendshme.
Metamam qe RedBluBoys mundet me na tregu dicka ma shume rreth ndeshjes:) :D
He mas ke frik se nuk te padisim te Valteri :lol: : :lol: :lol:
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 01 Oct 2006 , 02:47

ne gazeta kam lexu se trajneri i ka mbyt ne stervitje dhe jane te pergatitun mire fizikisht.
po si nuk arriten pra me rrah tiranen nje ore me 10 lojtare e 30 minuta me 9 lojtare.ketu asht dicka shume shqetesuese.nuk e di por une jam i mendimit se duhet protestu nga ana e tifozeve shkodrane tash sa nuk a vone.se jena ne mes e fundin e tabeles e kapim kollaj.
se apolonia a tu humb itash ne fier po qe jane ndeshjet e para po mandej kur te shohin rrezikun e ramies ska bir k... qe i merr pike atje.e keshtu per skuadrat e tjera qe rrezikojne ramien.une tham se vllaznise i duhen 3 perforcime per cdo repart.dhe kjo puna e portierit mu me cudit.pse se fut grimen ky po len patriotin e vet.ta provojne neser grimen
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 02:58

Une kam pa vetem 1 ndeshje te Vllaznise, ate kunder Luftetarit, edhe niveli ishte i dobt i tan skuadres.
I kam pa golat qe ka hanger Vllaznia edhe per mendimin tem ska pas faj hic portieri, sepse lojtart kane dal vetem per vetem edhe aty nuk asht faji i tij, por faji i mbrojtjes qe e kan leju lojtarin kundershtar me e lan me dal vetem.
Golat e Shkumbinit kan ardh komplet si gabim ne rreshtim ne mbrojtje edhe(golat e Bubeqit), kurse ne golin e trete e ka pas fajin mbrojtsi i jone i krahut te djathe!!!
Si Grima si portieri gjerman jane ne te njejtin nivel pak a shum, ndoshta gjermani asht ifije ma i mire. Psh Grima (pa dasht me fy kend) ne krosime sja ka haberin hic, kur duhet me dal me grushtu topin nuk del e kur sduhet me dal del !!!
Ekipi ka nevoj per nje organizator te mire si edhe per nje nuhates te portes.
Per mendimin tem zgjidhja ideale do ishte :
Duro, Sinani

Naten e mire Goldian
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 01 Oct 2006 , 03:04

naten e mire admin
ajo zgjidhja qe dhe ti me duron e sinani asht anderr naqe qe kam frike se zor se realizohet po une kesaj andrres tende i kisha shtu dhe dy tjere
sinen dhe krajen
flesh rehat
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 01 Oct 2006 , 03:12

GOLDIAN wrote:naten e mire admin
ajo zgjidhja qe dhe ti me duron e sinani asht anderr naqe qe kam frike se zor se realizohet po une kesaj andrres tende i kisha shtu dhe dy tjere
sinen dhe krajen
flesh rehat
Po ca me ba naqe, ishtu ka shku puna e Vllaznise me andrru....
Se di pse pa Kraja sme ka pelqy ndojhere, edhe se ka kohe qe nuk e kam pa tu lujt.
Atij i lumte se kishte ba gol prep per Besen, biles tu i dhan 3 pike.

Flm naqe
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 01 Oct 2006 , 19:53

Qe na duhen nja 2-3 blemje asht e sigurt.
A thu asht e mujtun qe kta lojtart dojne me e hjek kyt trajnerin se po i ban zbor,dmth asht tuj i ba shum stervitje?

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 01 Oct 2006 , 20:02

gjithcka asht e mujtun une jam i idese se dojne me ja ba pucin trajnerit.
ndeshjen une se kam pa e ishalla po na vjen redbluboys e na thote nej gja po do e pergezosha trajnerin qe aktivizoi dy djemte te ri para bomberit milic.normal qe vllaznia nuk mund te dalin kampion me dy sulmusa 19 vjec por nese ky president e mban skuadren per disa vite dhe normalisht i mban dhe keto dy sulmusa 19 vjecare une do isha shume dakord me i lan me lujt tan kampionatin bashke ato dy.fundja edhe me dalipin e bejzaden e milicin spo jena tu dal kampion.te pakten fitojme dy saliha tjere per vitet e ardhsme mendoj une
i perjashtuar

Post Reply