Lajme nga Liga Superiore
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajme nga Liga Superiore
“Sokol Haxhia më keq se Enver Hoxha, do ta hedh në gjyq”
» Vendosur: 08/07/2009 - 08:16
•
E ka me menaxherët e futbollit që sipas tij po shkatërrojnë Tiranën duke i marrë futbollistët më të mirë vetëm për të përfituar nga shitja e tyre. Në vetë të parë dhe që pohon se do të hedhë në gjyq është menaxheri Sokol Haxhia. “Atë që nuk arriti ti bëjë Enver Hoxha ndaj Tiranës po ai bëjnë disa njerëz, disa menaxherë të cilët po bëjnë të pamundurën për të shkatërruar këtë skuadër duke i marrë lojtarët më të mirë. Një nga këta që po i pi gjakun Tiranës në bashkëpunim edhe me disa persona të federatës është Sokol Haxhia. Një krye hajdut, një bandit që jeton në Itali, punon në Shqipëri dhe nuk paguan asnjë lloj takse e tatimi shtetit. Unë këtij personi do ti bëj denoncim, do ta çoj në gjyq pasi ai ka bërë të pamundurën si në rastin e Agollit duke gënjyer për ta larguar futbollistin nga Tirana. Ai mori edhe firmën e Pezos me qëllimin e vetëm që të dëmtonte Tiranën. Më vjen keq më shumë për futbollistin që më vonë do të kuptojë sesa gabim ka bërë që është larguar nga Tirana duke i besuar një matrapazi si Sokol Haxhia”.
Shifnje qe po del fjala jeme.Se shum spekullime e matrapazlleqe vijne prej nji pjes te menaxherve te paftyr.
Shyqyr qe nuk jane tane kshtu.Kta fjale i ka thane Halili.

Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajme nga Liga Superiore
“Duan të më largojnë nga Tirana”
Ka një plan për largimin e Refik Halilit nga drejtimi i skuadrës së Tiranës. Pengim në menaxhimin normal të klubit, mospagim i të ardhurave që vijnë nga biletat dhe reklamat, mosvënie në dispozicion të stadiumit “Selman Stërmasi” dhe mërzitje e pengesa pafund me qëllimin e vetëm që kryedonatori të thotë: mjaft dhe të largohet vetë nga drejtimi i klubit.Këtë gjë pohon në vetë të parë dhe ekskluzivisht për gazetën “Panorama” presidenti-donator i kësaj skuadre, Refik Halili. “Nuk arrij të kuptoj sesi një bashki në vend që të ndihmojë klubin me të ardhurat që vijnë nga reklamat e biletat edhe këto të fundit i përvetëson duke u ndryshuar destinacion. Të gjitha këto para kalojnë në thesar dhe jo në arkën e klubit ashtu sikundër duhet normalisht të ishte. Dhe jo vetëm kaq. Tirana sot edhe pse de jure ka një stadium, de facto nuk e përdor dot. Madje nuk i jepet as në formë qiraje”, pohon i irrituar donatori bardheblu.
Prapaskenat
Sipas tij ka një plan për largimin e tij nga drejtimi i Tiranës i cili lidhet edhe me mosnjohjen nga ana e shefit të klubit të statutit të Tiranës, që në bazë të cilët në fakt janë zgjedhur në 2003-in si donatorë edhe “katriada” bardheblu. “Unë them se përderisa tani këta të fundit dalin me idenë se nuk e njohin atë statut do të thotë se na kanë mashtruar për kaq vjet. Në pak fjalë na kanë vjedhur. Ne jemi zgjedhur dhe kemi paguar para pa pushim në bazë të një statuti që sipas tyre nuk njihet. Unë jam i bindur që statuti ekziston por këta njerëz për interesa të ndryshme meskine bëjnë presion që unë si donator si sponsor të largohem nga drejtimi i Tiranës. Duket krejt paradoksale por me të tillë persona kemi të bëjmë. Plani është që të më largojmë mua dhe më pas të marrin klubin dhe ta çojnë ata drejt privatizimit”, vazhdon Halili.
Logoja
Problemet mes kryedonatorit dhe shefit të klubit kanë vazhduar edhe më tej teksa Dimraj nuk ka pranuar të mbajë përgjegjësi as për faturën e fazës përgatitore që Tirana zhvilloi në Maqedoni. Ndërsa debat të gjatë është bërë edhe për logon që futbollistët e Tiranës do të mbajnë në bluza këtë sezon. “Përsa i përket pjesëmarrjes në ankandin e logos kjo është një çështje që i takon shefit të klubit. Papuli apo ndonjë tjetër mund të marrë pjesë por jo si pjesë e klubit të Tiranës pasi si ai dhe Nuri janë vetë përjashtuar nga drejtimi i klubit. Ata mund të konkurojnë vetëm si biznesmenë nëse duan. Madje kam informacion që dy zarfet e tjera që kanë marrë pjesë në këtë ankand janë hapur dje në darkë në fshehtësi me qëllim që të shikohej dhe të korrigjohej shuma e vënë në këtë ofertë ankandi me qëllimin e vetëm që të anashkalohet oferta e bërë nga unë”, ka pohuar Halili.
Problemet ne drejtimin e Tiranës patën filluar që në sezonin 2007-2008 kur ekipi nuk arriti të fitojë asgjë madje as të dalë në Kupat e Evropës. Verën e kaluar pas një mbledhje të gjatë donatorët ranë dakord që klubi të drejtohej nga një donator i vetëm si president me rotacion. Por më pas Papuli dhe Nuri u tërhoqën. Sikur të mos mjaftonte kjo gjë edhe bashkia, pronarja de jure e klubit nuk ka marrë asnjë inistiativë për kthimin e SK Tirana në shoqëri aksionere duke jo vetëm mos dhënë por madje duke vjelë të ardhurat që grumbullohen gjatë sezonit.

- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
un nuk e kuptoj pse halili don me ken prap president kur vjet e kan ba qe ne 4 vjet me ken 4 presidenta
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Se vetem ai ka financju.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
menaxherve nuk i plas me damtu tiranen por mundohen me fut lek ne xhep sa ma shum. kjo gja ndodh n'tan boten. halili, e tan presidentat e tjere te superliges, nuk kan pse ankohen, perdersa nuk i bajn kontrata afatgjate lojtarve. pezo nuk ka asnji detyrim me tiranen se kontrata i ka maru. menaxheri e ka çu aty ku fiton lek ma shum.vllaznia1919 wrote:“Sokol Haxhia më keq se Enver Hoxha, do ta hedh në gjyq”
» Vendosur: 08/07/2009 - 08:16
•
E ka me menaxherët e futbollit që sipas tij po shkatërrojnë Tiranën duke i marrë futbollistët më të mirë vetëm për të përfituar nga shitja e tyre. Në vetë të parë dhe që pohon se do të hedhë në gjyq është menaxheri Sokol Haxhia. “Atë që nuk arriti ti bëjë Enver Hoxha ndaj Tiranës po ai bëjnë disa njerëz, disa menaxherë të cilët po bëjnë të pamundurën për të shkatërruar këtë skuadër duke i marrë lojtarët më të mirë. Një nga këta që po i pi gjakun Tiranës në bashkëpunim edhe me disa persona të federatës është Sokol Haxhia. Një krye hajdut, një bandit që jeton në Itali, punon në Shqipëri dhe nuk paguan asnjë lloj takse e tatimi shtetit. Unë këtij personi do ti bëj denoncim, do ta çoj në gjyq pasi ai ka bërë të pamundurën si në rastin e Agollit duke gënjyer për ta larguar futbollistin nga Tirana. Ai mori edhe firmën e Pezos me qëllimin e vetëm që të dëmtonte Tiranën. Më vjen keq më shumë për futbollistin që më vonë do të kuptojë sesa gabim ka bërë që është larguar nga Tirana duke i besuar një matrapazi si Sokol Haxhia”.
Shifnje qe po del fjala jeme.Se shum spekullime e matrapazlleqe vijne prej nji pjes te menaxherve te paftyr.
Shyqyr qe nuk jane tane kshtu.Kta fjale i ka thane Halili.
mandej, te rubrika sportive ndigjova hicken, drejtusin e tiranes, qi thote se pezo asht lojtar krejt normal edhe zevendsusi i tij asht shum here ma i mire, kurse agolli ka lujt veç mujt e fundit mire.....
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Lajme nga Liga Superiore
Skodrinon wrote:menaxherve nuk i plas me damtu tiranen por mundohen me fut lek ne xhep sa ma shum. kjo gja ndodh n'tan boten. halili, e tan presidentat e tjere te superliges, nuk kan pse ankohen, perdersa nuk i bajn kontrata afatgjate lojtarve. pezo nuk ka asnji detyrim me tiranen se kontrata i ka maru. menaxheri e ka çu aty ku fiton lek ma shum.vllaznia1919 wrote:“Sokol Haxhia më keq se Enver Hoxha, do ta hedh në gjyq”
» Vendosur: 08/07/2009 - 08:16
•
E ka me menaxherët e futbollit që sipas tij po shkatërrojnë Tiranën duke i marrë futbollistët më të mirë vetëm për të përfituar nga shitja e tyre. Në vetë të parë dhe që pohon se do të hedhë në gjyq është menaxheri Sokol Haxhia. “Atë që nuk arriti ti bëjë Enver Hoxha ndaj Tiranës po ai bëjnë disa njerëz, disa menaxherë të cilët po bëjnë të pamundurën për të shkatërruar këtë skuadër duke i marrë lojtarët më të mirë. Një nga këta që po i pi gjakun Tiranës në bashkëpunim edhe me disa persona të federatës është Sokol Haxhia. Një krye hajdut, një bandit që jeton në Itali, punon në Shqipëri dhe nuk paguan asnjë lloj takse e tatimi shtetit. Unë këtij personi do ti bëj denoncim, do ta çoj në gjyq pasi ai ka bërë të pamundurën si në rastin e Agollit duke gënjyer për ta larguar futbollistin nga Tirana. Ai mori edhe firmën e Pezos me qëllimin e vetëm që të dëmtonte Tiranën. Më vjen keq më shumë për futbollistin që më vonë do të kuptojë sesa gabim ka bërë që është larguar nga Tirana duke i besuar një matrapazi si Sokol Haxhia”.
Shifnje qe po del fjala jeme.Se shum spekullime e matrapazlleqe vijne prej nji pjes te menaxherve te paftyr.
Shyqyr qe nuk jane tane kshtu.Kta fjale i ka thane Halili.
mandej, te rubrika sportive ndigjova hicken, drejtusin e tiranes, qi thote se pezo asht lojtar krejt normal edhe zevendsusi i tij asht shum here ma i mire, kurse agolli ka lujt veç mujt e fundit mire.....
Pezo per mu jo se lujti me tironen por ka qene lojtari mo i mire vjet ne kampioant. Kurse per agollin jam dakord qe mo teper loja e tij u pa mujt e funit.Pezo bote diferencen me te tjeret.
-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajme nga Liga Superiore
E kam pa Pezon nja 2-3 here tu lujt ehd eme ka pelqy shume.
Jam dakort me Skodrinonin, faji asht i presidences qe nuk dijne me u organizu sic duhet edhe me ba kontrata afatgjata!!
Jam dakort me Skodrinonin, faji asht i presidences qe nuk dijne me u organizu sic duhet edhe me ba kontrata afatgjata!!
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
jam shum dakort me tyLedi1920 wrote:Pezo per mu jo se lujti me tironen por ka qene lojtari mo i mire vjet ne kampioant. Kurse per agollin jam dakord qe mo teper loja e tij u pa mujt e funit.Pezo bote diferencen me te tjeret.
hicka foli si dhelpra kur nuk mujti me kap rrusht
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
“Kampionë, ejani në… Laç”
18 Korrik “Kampionë, ejani në Laç”. Kjo ka qenë “dorashka” e parë e presidentit më të ri në futbollin shqiptar, Pietro Belardelli, që i ka thënë këo fjalë në takimin prezantues me skuadrën kurbinase. Gjithçka ka ndodhur në harkun kohor të 3-4 ditëve por vetëm dje nga zyrat e klubit bardhezi ka dalë njoftimi se ish- presidenti i Foggias(Itali) dhe Luganos (Zvicër), është parimisht presidenti i ri i KF Laçi. 64 vjeçari Belardelli u shpreh se në skuadrën bardhezi do të nisin negociatat e shpejta për shumë nga lojtarët më të mirë në Shqipëri, por nuk përjashtohen edhe afrime të lojtarëve të tjerë nga vende të ndryshme të botës. Pas seancës së paradites, ai ka ndjekur edhe atë të pasdites, i shoqëruar nga Pashk Laska. Belardelli iu tha gazetarëve se ka projekte mjaft të rëndësishme dhe sipas premtimeve të para ai do të synojë të bëjë të mundur edhe trasmetimin direkt të ndeshjeve të Laçit për kanalet e këtij qyteti.
Historia - Administratori i klubit, Pashk Laska dhe idhulli i tifozerisë së Laçit, Përparim Laçi, janë vënë në “gjurmët” e italianit, duke zbuluar tek ai, pasionin e madh për të drejtuar e mbështetur futbollin. Ermal Laçi dhe Agim Myrtaj ishin bashkëpresidentët e Laçit në vitet 2003-2005, por i vëllai i Ermal Laçit, i Përparimi, falë dashurisë për Laçin e tij, duket se ka luajtur rolin e madh të për të bindur njeriun “enigmë”, të investojë fuqishëm për skuadrën e tij të zemrës. Dje në mesditë Laska ka prezantuar stafin e ri, ku vetë Përparim Laçi, sipas Laskës do të jetë njëri nga financuesit, bashkë me Belardellin. “Do ngrejmë futbollin e Laçit në nivelet më të larta. Nga sot skuadra ka presidencën e re ku ai që do të kryesojë është një donator me mjaft reputacion në fushën e futbollit. Tashmë klubi me mua në bord, do të ketë aksionet e saja por Belardelli president, së bashku me Antonio Secolon në rolin e zv/presidentit, do të jenë zyrtarisht drejtuesit e Laçit”, tha Pashk Laska që me sa duket veç aksioneve shtetërore e private, do të luajë dhe rolin e administratorit të klubit.

un besoj se laqi do bahet super ekip
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
po ia kam shum zili laqit sepse po mendosha per presidentin e ri qe vllaznia te kete
si nuk po vjen nji bissnesmen shkodran qe vllaznine ta qojn aty ku vllaznia duhet te jete
si nuk po vjen nji bissnesmen shkodran qe vllaznine ta qojn aty ku vllaznia duhet te jete
-
- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Re: Lajme nga Liga Superiore
NJiky presidenti i Lacit e pat qit ne lig te dyt Luganon e qysh
ather s'bani ma hajr per mu iky s'asht serioz Luganon e ka shkatrru
un banoj ne Lugano e ktu s'don me pa kush hic.
ather s'bani ma hajr per mu iky s'asht serioz Luganon e ka shkatrru
un banoj ne Lugano e ktu s'don me pa kush hic.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme nga Liga Superiore
edhe n'itali i ka shkatrru da skuadra. e kan fut edhe n'burg per pastrim pareshUjku wrote:NJiky presidenti i Lacit e pat qit ne lig te dyt Luganon e qysh
ather s'bani ma hajr per mu iky s'asht serioz Luganon e ka shkatrru
un banoj ne Lugano e ktu s'don me pa kush hic.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
sido qofte ,per laqin mund te jete i mire duke pa se kush asht laqiUjku wrote:NJiky presidenti i Lacit e pat qit ne lig te dyt Luganon e qysh
ather s'bani ma hajr per mu iky s'asht serioz Luganon e ka shkatrru
un banoj ne Lugano e ktu s'don me pa kush hic.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
Një ish- i madh prish festën, “Feston” duke therrur njerëz
19 Korrik Bubeqi therr katër të rinj, njëri nga ata vdes në vend
Agim Bubeqi ka qenë një futbollist i rëndësishëm i Flamurtarit në fundin e viteve 80’. Madje ka luajtur edhe me përfaqësuesen disa ndeshje. Ka qenë një sulmues tipik, bashkëlojtar me Sokol Kushtën e famshëm. Bubeqi asnjëherë nuk u bë aq i njohur sa duhej në fushën e lojës të paktën sa bashkëlojtarët e tij të mëdhenj. Megjithatë, ai gjeti një “mënyrë shumë origjinale” për tu bërë personazh i famshëm. Në ditën e Flamurtarit që bëri më të mirën në Kupat e Europës, Bubeqi 49-vjeçar festoi në mënyrën më të shëmtuar të mundshme. Mori një thikë dhe pas një debati me katër të rinj në ambjentet e një lokali, fillon kasaphanën duke i grirë me thika. E denjë për një film horror i orëve të vona. Duket si një përallë metropolitane, por Bubeqi lë të vdekur një nga të rinjtë dhe plagos tre të tjerë. E pabesueshme. Makabër.
Kur një Vlorë e tërë e mësoi ngjarjen nuk u habit shumë. “Ishte i sëmurë”, të thonë kushdo që del përpara. Por, viktimat e sëmundjes ishin të rinjtë që festonin me zë pak më të lartë se duhet.
Ngarja ka ndodhur të enjten në mbrëmje. Bubeqi, i cili jetonte sistematikisht vetëm në një dhomë dhe që kishte probleme psiqike pas vdekjes së prindërve doli për tu freskuar në lokalin poshtë pallatit. Të rinjtë e ngacmuan me shaka për Flamurtarin dhe mesa duket askush nuk e ditne që në rrethana “të sëmundjes” Bubeqi prekej shpejt. Dhe shumë. Ka nxituar në dhomën e tij dhe ka marrë një thikë dhe ka masakruar të rinjtë. Kur policia erdhi ka pranuar fajin. E çuditshme.
Zërat në Vlorë që vijnë dalin tani mbrapa thonë që prej shumë vitesh, ish-futbollisti i njohur nuk ka qenë mirë “nga trutë” e kokës. Madje për shumë kohë u bë një praktikant i fesë, e cila përkthehej me një mjekër të madhe, duke u bërë dervish. Pas viteve të tëra meditime, Bubeqi i rikthehet futbollit në moshën 40-vjeçare, por sigurisht në kushte të vështira psikike nuk lë ndonjë shenjë të madhe. Vdekja e prindërve dhe një aksident automobilistik që pëson e bën edhe më “të paqëndrueshëm”, derisa mbrëmjen e nxehtë të 16 Korrikut shpërthen i tëri në një vrasje të denjë për Hollivud.
Një Vlorë e tërë është zgjuar e tmerruar. Emri i njeriut që thërrisnin me pasion nga shkallët kishte arritur maksimumin “e jetës tjetër të tij”. Dy personalitete brenda një trupi. Për fat të keq fundi nuk është aspak i lavdishëm. Është për… burg.

Prezantohet Josa, merr “frenat” e Teutës
Dje trajneri i ri i ekipit durrsak, Mirel Josa, ka kryer seancën e parë
Trajneri i ri i Teutës, Mirel Josa, ka bërë prezantimin në stadiumin “Niko Dovana” dhe ka filluar menjëherë punë për të stërvitur durrsakët. Josa ka falënderuar presidentin Hasanbelliu për besimin që i ka dhënë atij në drejtimin e një ekipi si Teuta, me të cilin synon ta ngjisë më lart se sezonin e kaluar.
“Në radhë të parë falënderoj presidentin Hasanbelliu për besimin që më ka dhënë, sepse është përgjegjësi të drejtosh një eip tepër dinjitoz si Teuta. Nuk u kam hyrë shumë problemeve ekonomike, sepse ato do të shkojnë paralelisht edhe me ecurinë e ekipit. Me presidentin Hasanbelliu biseduam për një kontratë edhe më të gjatë se një sezon, pasi presidentit durrsak nuk i pëlqejnë lëvizjet e trajnerëve, por kjo do të lidhet ngushtë me ecurinë e ekipit.
Detyra është e vështirë, sepse objektivi është që Teuta të ngjitet më lart se sezonin e kaluar, por unë kam besim te djemtë e rinj që ndodhen te Teuta, që të gërshetuar me futbollistë me eksperiencë krijojnë grupin e duhur për t’u paraqitur sa më mirë. Mendoj se është shumë pozitive që është ruajtur pothuajse 70 % e ekipit të vjetshëm dhe kanë ardhur edhe lojtarë në përforcim. Unë kam besim të plotë që do të vazhdoj punën e Starovës dhe ka qenë pikërisht Starova me të cilin kam kontaktuar në fillim për të diskutuar rreth ekipit, duke qenë se shumica e ekipit është ai i vjetshmi.
Unë do të vazhdoj punën me stafin që gjeta këtu dhe kam besim te këta dejm të talentuar për të arritur synimet tona”, - ka thënë Josa, i cili shprehet se e njeh ekipin e Teutës, pa harruar që ai njeh edhe lojtarë të veçantë, që i ka pasur në ekipet që ka drejtuar vetë më parë. “Më pëlqen të kem djem të rinj të talemtuar, por natyrisht duhen edhe lojtarët me eksperiencë për të krijuar një grup kompakt.
Në vazhdimësi unë do të shikoj lojtarët që dalin aktualisht në stërvitje dhe pasi të kemi bërë një përzgjedhje dhe të formatojmë grupin, atëherë mund të bëj ndonjë kërkesë për ndonjë lojtar shtesë. Ata që kanë ardhur, mendoj se janë mjaft të goditur.
Në ekip ka lojtarë që kanë qenë sezonin e kaluar dhe kanë reguar vlera, ka lojtarë të rinj të talentuar dhe ata që kanë ardhur në përforcim, lojtarë që luajnë në dy pozicione dhe kjo është mjaft pozitive për të përshtatur ekipin në një kampionat që do të ketë rivalitet”, - ka përfunduar trajneri Mirel Josa, i cili më pas ka drejtuar stërvitjen e parë. Me Teutën ka nënshkruar edhe sulmuesi kosovar Berat Hyseni dhe pritet javën e ardhshme të nënshkruajë edhe Azem Ahmeti.

- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Pa u ba privatizimi i tan sportit, kshu ka me shkue kjo gja. Presidenta bash si duhet nuk kena me pasfpjalmi wrote:po ia kam shum zili laqit sepse po mendosha per presidentin e ri qe vllaznia te kete
si nuk po vjen nji bissnesmen shkodran qe vllaznine ta qojn aty ku vllaznia duhet te jete
Vllaznia ne zemer
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme nga Liga Superiore
loro.loroborici wrote:Pa u ba privatizimi i tan sportit, kshu ka me shkue kjo gja. Presidenta bash si duhet nuk kena me pasfpjalmi wrote:po ia kam shum zili laqit sepse po mendosha per presidentin e ri qe vllaznia te kete
si nuk po vjen nji bissnesmen shkodran qe vllaznine ta qojn aty ku vllaznia duhet te jete
kam frike qe as fushaj nuk tapo levize
-
- Tifoz nderi
- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
Re: Lajme nga Liga Superiore
Pasha buken kta presidenta qi kane mar mi shpin tana gjant vet, jan bash heroj. Duhet patjeter me ba privatizimin se kam binjen se tan presidentat kane me hup e me u falimentue sic ka ba Xhani i Partizanit.fpjalmi wrote:loro.loroborici wrote:Pa u ba privatizimi i tan sportit, kshu ka me shkue kjo gja. Presidenta bash si duhet nuk kena me pasfpjalmi wrote:po ia kam shum zili laqit sepse po mendosha per presidentin e ri qe vllaznia te kete