Post
by Skodrinon » Wed, 03 Jun 2009 , 18:24
Salihi: Dëshirë dhe urrejtje për të mundur Ronaldon
Hamdi Salihi është sulmuesi më në formë i kombëtares, pasi ka shënuar rregullisht te Riedi
Shqipëria ka shënuar vetëm 3 gola gjatë eliminatoreve të botërorit dhe, ç’është më e keqja, i ka shënuar të gjithë ndaj Maltës. Statistikat flasin qartë: Shqipërisë i mungon forca sulmuese. Fatkeqësisht, lojtarët e vijës së parë nuk po shkëlqejnë, përveç Hamdi Salihit, i cili i ka shënuar edhe Shturmit të Gracit në ndeshjen e fundit të kampionatit austriak. Salihi nuk e sheh problemin vetëm të sulmuesit, por tek e gjithë skuadra, që duhet t’u japë mundësi për ta shtyrë topin në rrjetë. Ka ndier kënaqësi të veçantë ndaj Milanit, por kundër Kristiano Ronaldos dëshirë dhe urrrejtje për të fituar.
- Pas pak ditësh vjen ndeshja me Portugalinë…?
- Forca e Portugalisë njihet nga të gjithë, kështu që nuk besoj se ka nevojë të komentohet gjatë. Aq më tepër që këtë radhë u duhet patjetër fitorja. Është e vetmja rrugë që i çon drejt kualifikimit për në botëror. Duhet t’i shikojmë të dyja anët e medaljes. E para ky presion që ekziston në kampin portugez na favorizon. Me kalimin e minutave, nëse nuk arrijnë të shënojnë, do të nervozohen. Ana negative ka të bëjë me motivimin e futbollistëve të Shqipërisë, që sapo kanë përfunduar një sezon të lodhshëm me skuadrat e tyre. Pra, ne duhet të motivohemi, kurse portugezët janë të motivuar vetvetiu, sepse u duhet patjetër fitorja.
? Keni luajtur kundër “yjeve” të Milanit, kurse të shtunën ndaj Kristiano Ronaldos, futbollistit më të mirë në botë…?
? Këto janë mundësitë që të ofron futbolli profesionist. Përballja me Milanin ishte interesante dhe e bukur edhe për faktin se kishim të bënim me një takim miqësor, ndërsa ndaj Kristiano Ronaldos do të futem në fushë me grintë dhe me një dëshirë gati në urrejtje për ta mundur, sepse nuk është thjesht një ndeshje miqësore.
? Jeni futbollisti i vetëm i kombëtares që keni shënuar rregullisht javët e fundit. Ndieni përgjegjësi se duhet të shënoni edhe me kombëtaren?
? Mungesa e golave të kombëtares është një pikë ku mund të diskutohet gjatë. Normalisht, sulmuesit kanë për detyrë të shënojnë, por kur mungon goli problemi duhet parë në kompleks, çka do të thotë se nuk funksionon i gjithë ekipi. Te Riedi kam kaluar formë të mirë, kam shënuar rregullisht dhe dëshiroj që këtë ta bëj edhe me kombëtaren. Po them sërish që është detyrë e gjithë ekipit të ushtrojë presion dhe të krijojë raste, ndërsa unë si sulmues duhet ta shtyj topin në rrjetë. Unë nuk mund të funksionoj pa ndihmën e shokëve.
- Si ju duket trajneri Kuzhe? Po ndryshon diçka në kombëtare?
? Kemi shumë pak kohë me trajnerin e ri, por kam vënë re që ai po ndërhyn në ato pika që unë kam menduar se duhet të ndryshojnë. Kuzhe po përqendrohet shumë në krijimin e frymës së grupit. Këtë po e bën në mënyrë teorike dhe në fushë. Trajneri nuk mendon se thjesht duke u thënë futbollistëve që duhet të fitoni i motivon ata. Kuzhe po kërkon t’u ngulitë në kokë të gjithë futbollistëve mënyrën se si ndërtohet një grup i fortë.
- Nuk e kanë bërë këtë paraardhësit e tij?
? Trajnerët ndryshojnë nga njëri?tjetri. Secili ka mënyrën e vet të të punuarit. Nuk mund të thuash ky trajner po punon keq dhe ky tjetri mirë, pa i provuar në lojë. Rezultatet tregojnë aftësitë e secilit prej tyre.
- Rikthehen Bogdani dhe Kapllani. Kush do të luajë titullar?
- Bogdani dhe Kapllani duhet të grumbullohen gjithmonë. Prania e tyre sikur e mbush më tej grupin, Sa për aktivizimin, nuk jam i shqetësuar, këtë e vendos trajneri.
- Ju kërkon Shturmi. Çfarë do të bëjë Salihi?
- Tani është kohë merkatoje dhe do të ketë gjithmonë zëra. Më është bërë ofertë konkrete nga Shturmi, por edhe nga skuadra të tjera. Përderisa vazhdoj të jem pjesë e Riedit, mendoj se nuk janë plotësuar kushtet për t’u transferuar. Deri në gusht mund të ndodhë gjithçka.