Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Thu, 02 Jul 2009 , 18:23

FC Lahhti 2-1 Dinamo perfundon pjesa e pare
02` (1-0) Rafael
31` (1-1) Kuli
43` (2-1)Janne Moilanen

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Thu, 02 Jul 2009 , 18:53

Lahti-Dinamo
51` (3-1) Heikki Haara

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Thu, 02 Jul 2009 , 19:16

Lahti-Dinamo
86` (4-1) Rafael

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Thu, 02 Jul 2009 , 19:24

FC Lahhti 4-1 Dinamo perfundon ndeshja
02` (1-0) Rafael
31` (1-1) Kuli
43` (2-1)Janne Moilanen
51` (3-1) Heikki Haara
86` (4-1) Rafael

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by GOLDIAN » Thu, 02 Jul 2009 , 20:21

e paska dit mire man in redblue kur mtha dinamo si betandwin
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Thu, 02 Jul 2009 , 21:35

GOLDIAN wrote:e paska dit mire man in redblue kur mtha dinamo si betandwin
:D :D :D :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Jul 2009 , 22:44

E kam thane edhe un qe nuk e ka te let hiç.Perveq Flamurtarit qe noshta e kalon as tirana sma merr menja se kalon.Edhe pse kisha dashte qe me kalu tana ekipet shqiptare.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Man in Redblue » Sat, 04 Jul 2009 , 22:46

vllaznia1919 wrote:E kam thane edhe un qe nuk e ka te let hiç.Perveq Flamurtarit qe noshta e kalon as tirana sma merr menja se kalon.Edhe pse kisha dashte qe me kalu tana ekipet shqiptare.

Edhe une, sdi pse, kam besim te Flamurtari. Edhe Besa vitin e kalum na ka nderu. Kurse Dinamo e Teuta vec na korisin.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Man in Redblue » Sat, 04 Jul 2009 , 22:47

Miri wrote:
GOLDIAN wrote:e paska dit mire man in redblue kur mtha dinamo si betandwin
:D :D :D :D

Goldi flm, jam djal i squte une- e di :D :D :oops:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Jul 2009 , 22:48

Dinamoja kta vitet e fundit asht tuj e qelb krejt.Megjithse nuk i ka ra ekip i leht.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Miri » Sun, 05 Jul 2009 , 07:43

Tetë fitoret e transfertave evropiane

Janë pak në numër por në të gjitha rastet kanë rezultuar mjaft pozitive përderisa kualifikimi për në turin tjetër mbetej veçse një formalitet. E nis Tirana (asokohe 17 Nëntori) në një pasdite vjeshte të 1 tetorit 1986 në stadiumin "Stefan cel mare" të Bukureshtit ndaj Dinamos, në turin e parë të Kupës së Kupave (1-2). Për statistikë Tirana pati fituar edhe ndeshjen e parë (1-0) në "Qemal Stafa" ndaj rumunëve dhe ndeshja e kthimit pritej të kthehej në një goleadë nga ana e vendasve. Fatmirësisht rezultoi si fitorja e parë e një skuadre shqiptare në Kupat e Evropës në transfertë. Ndërkohë, fitorja e Vllaznisë në Irlandë mbrëmjen e së enjtes ka qenë e teta e sigluar jashtë nga ekipet shqiptare në pjesëmarrjet në Kupat e Evropës.
Vllaznia
2-1 i arritur nga shkodranët në Irlandë mund të cilësohet edhe si një rekord tjetër më vete, pasi është fitorja e parë jashtë e një ekipi shqiptar në kompeticionin e Ligës së Evropës sipas formulës së re të vendosur nga UEFA. Vllaznia mban gjithashtu edhe rekordin e fitoreve më shumë nga skuadrat shqiptare plot katër të tilla në tri kompeticione të ndryshme në Kupat e Evropës (Kupën e Kupave, Kupën Intetoto dhe Kupën UEFA, tashmë e quajtur Liga e Evropës). Fitorja e parë e Vllaznisë rezulton ajo e Kupës së Kupave ndaj maltezëve të Sliema Vanderers (0-4). Kjo ka qenë edhe fitorja më e thellë dhe e fundit e klubeve shqiptare në këtë kompeticion i cili pas viteve 90-të u shkri nga UEFA. Dy fitoret e tjera të kuqebluve në transfertat evropiane janë ndaj izraelitëve të Hapoel Beer Sheva (0-3) në Kupën Intertoto 2004 dhe ndaj sllovenëve të FC Koper (1-2) vitin e kaluar në Kupën UEFA.
Champions
Edhe pse fitorja mbetet fitore, kur ajo arrihet në kompeticion të tilla si Kupa e Kampioneve bëhet edhe më e rëndësishme. Pikërisht në këtë kompeticion ekipet shqiptare kanë 2 të tilla. Në sezonin 2002-2003 Kampionia e Shqipërisë, Dinamo arrinte të fitonte ndaj lituanezëve të Kaunas 2-3 në fushën e këtyre të fundit në turin e parë të Champions League. Dy vjet më vonë është Tirana e cila falë golave të Devi Mukës dhe Indrit Fortuzit fitoi në Bjellorusi ndaj FC Gomel. Rezultati i fundit pozitiv i listës sonë është fitorja e Teutës në Kupën Intertoto në vitin 2002 ndaj maltezëve të Valletta FC (1-2).

Fitoret në transfertë

1. 1986-1987, Kupa e Kupave
Dinamo Bukuresht-Tirana 1-2
2. 1987-1988, Kupa e Kupave
Sliema (MAL)-Vllaznia 0-4
3. 2002, Kupa Intertoto
Valletta FC (MAL)-Teuta 1-2
4. 2002-2003, Kupa e Kampioneve
FBK Kaunas (LIT)-Dinamo 2-3
5. 2004, Kupa Intertoto
Hapoel Sheva (IZR)-Vllaznia 0-3
6. 2004-2005, Kupa e Kampioneve
FC Gomel (BJE)-Tirana 0-2
7. 2008-2009 Kupa UEFA
FC Koper (SLLO)-Vllaznia 1-2
8. 2009-2010 Liga e Evropës
Sligo Rovers (IRL)-Vllaznia 1-2

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by GOLDIAN » Sun, 05 Jul 2009 , 10:31

diku lexova jane 9 fitore ne transferte te skuadrave shqiptare
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Skodrinon » Sun, 05 Jul 2009 , 13:16

Vllaznia, skuadër me ‘peshë’ në Europë

HISTORI/ Detaje interesante nga te gjitha përfaqësimet evropiane të Vllaznisë


Eshtë tepër e këndshme për Vllazninë starti i impenjimeve evropiane me një fitore. Madje të pastër 2-0 në Shkodër. Kishte përballë Austrinë e famshme të Vjenës. Por dy emra “bomberësh” si Medin Zhega (8’) dhe Shyqyri Ballgjini (durrsaku – dinamovit i marë si përforcim nga shkodranët) në 57’ japin fitoren në kompeticionin më të rëndësishëm sic është “Champions League”

Në kupën e Kampionëve Vllaznia ka arritur vetëm një kualifikim në vitin 2001. Në turin e parë ka eliminuar KR.Rejkavik të Islandës, ku pavërëisht su humbi ndeshjen e parë 1-2 në transfertë, përmbysi me një fitore minimale 1-0 rezultatin. Në të dyja ndeshjet në Islandezët e veçanta është se golat shkodranë kanë të njëjtin autor. Mesfushorin e shquar të Kombëtares së Shqipërisë Klodian Duro.

Vllaznia në “Champions League” ka luajtur 8 ndeshje ku ka arritur 3 fitore, asnjë barazim dhe 5 humbje me golaverazhin 9-16. Ndër tre fitoret dy janë më dy gola diferencë (një 2-0 e një 3-1) dhe tjetra 1-0. Nga pesë humbjet tre janë me tre gola diferencë, në dy raste 1-4 dhe një 0-3. Nga 9 golat e realizuar në këtë kompeticion 7 janë realizuar në takimet shtëpiake në “Loro Borici” e dy në transfertë.

Me kater ekipe shtetesh të ndryshme Austri, Gjeorgji, Islandë dhe Turqi janë njohjet e deritanishme të shkodranëve në “Champions league”. Vetëm ndaj Islandezëve ka arritur të kualifikohet. Me të tjerat ka humbur. Ndaj Turqëve madje fikson të parin rast në këtë kompeticion ku i kalon të dyja ndeshjet me humbje 0-2 në Turqi e 1-4 në Shkodër.

E habitshme, por ka ndodhur në një rast, më 22.07.1998, për shkak të një parregullsie në protokoll (shkodranët s’kishin regjistruar lojtarin që aktivizuan në fushë), ekipi e humb ndeshjen me rezultat tavoline (0-3), pikërisht ndaj gjeorgjinaëve të Dinamo Tbilis.

Duhet të kishte konkruar për herë të parë në vitin 1972 Vllaznia në kupën e Kupave. Por një vendim nga Disiplinori i FSHF-së 37 vite më parë, bëri që as në “Champins” e as në kupën e kupave shkodranët që kishin fituar edhe kupën edhe kampionatin në atë sezon u penalizuan të mos mernin pjesë?!.... U përfaqësua në vend të shkodranëve Besa e Kavajës (si finaliste e kupës) dhe verdhezinjtë nuk zhgënjyen kur kapërcyen turin e parë teksa eliminuan danezët e “Fremad Amafger” (1-1 në Danimarkë e 0-0 në Durrës), për tu eliminuar më pas nga skocezët e Himberians (1-7 në Edinburg dhe 1-1 në Durrës).

Në kupën e kupave në të vetmin përfaqësim Vllaznia ka bërë një përfaqësim vërtetë të bujshëm më 1987. Pasi eliminoi me dy fitore të pastra modestët maltezë të Sliema Uonderers, madje në transfertë me rezultat fantastik (4-0), turi i dytë ndaj finlandezëve të Rovaniemit kaloi me shkallë vëshitërësie të pamenduara kur u pësuan dy humbje të njëjta nga 0-1 si në Shkodër ashtu dhe në transfertë.

Bilanci i shkodranëve në katër ndeshje, ndahet në barazi të plotë (dy fitore e dy humbje) e asnjë barazim, ashtu si dhe “Champions league”. Por në kupën e kupave dallon fakti se golaverazhi është në këtë kompeticion pozitiv, saktësisht 6:2 (+4).

Të gjithë golat në kupën Uefa mbajnë autorë të ndryshëm. Emra të mirënjohur dy dekada më parë të futbollit shkodran.

Verën e kaluar ishte befasuese fitorja në transsfertë ndaj Koperit të Sllovenisë. Dopieta e Xh.Sukajt i hapi rrugë të parit e të vetmit kualifikim momental, pasi kthimi do të shënonte një barazim pa gola 0-0, i mjaftueshëm për të shkuar më tej.

Ashtu si kundër Gallatasarajit turk, Rovaniemit finlandez, turqëve të Trabzonspor, edhe përballë Napolit të serisë A Italiane humbjet ishin evidente, packa se edhe të rënda në shifra (0-3 në shkodër e 0-5 në Napoli), pa u arritur të shënohej dhe i “ashtuquajuri” “gol nderi”.

Shkodranët kanë rastin duke qenë se kanë fituar ndeshjen e parë në transfertë me Sligo Rovers në Irlandë të arrijnë për të dytin vit radhazi në kupën Uefa, tani e quajtur me emrin e ri Europa league, një tjetër kualifikim historik, edhe pse turi i dytë “frikson” kur përballë do të jetë një skuadër austriake si rapid Vjena. Por shkodranët me “humorin e tyre therës” citojnë frazën, do të vuajnë si kryeqytetja tjetër Austria 31 vite më parë, më 1978 që “shembej” 2-0 në impiantin mitik të Verior të Shqipërisë, që mban emrin hijerëndë “Loro Borici”.

Edhe pse njeh më shumë ndeshje (10) po aq se dhe në kupën Intertoto, “vrasëse” duken dështimet e Vllaznisë në kupën Uefa. Konkretisht në 10 ndeshje (pa fitoren e fundit me Sligo Rovers), është arritur vetëm 1 fitore, 1 barazim e 8 humbje në bilanc si dhe golaverazhi i dobët 3:21.

Janë dy raste kualifikimesh në këtë kompeticion. i pari madje duket si “dhuratë” kur ndaj Hapel Bershevës (Izrael) shkodranët kanë verifikuar aktivizimin e një futbollisti të pafederuar. Uefa nuk ka falur dhe fitorja vjen në tavolinë 3-0 për Vllazninë. Duke barazuar në një farë mënyrë zhgënjimin që ishte pësuar në “Champions League” nga skuadra kuqeblu po nga një gabim i tillë, por në protokollin e ndeshjes.

Dy vite më parë pavarësisht humbjes në transfertë 1-2 me NK.Zagreb të Kroacisë, në ndeshjen e kthimit përmbysja vjen krej paq nga një fitore në dukje e “vockël” 1-0. Por turi i dytë kalohet me dy humbje të rënda, ndër më të rëndat e gjithë impenjimeve të veta ndërkombëtare për shkodranët, kur Trabzonspori turk fiton 4-0 në Shkodër e 6-0 në Stamboll.

Ashtu si dhë në kuopën Uefa, në Intertoto janë po 10 ndeshje për Vllazninë por më një bilanc më të mirë për fitoret (3), asnjë barazim e 7 humbje dhe golaverazh 7:22.

Tre golashënues kuqeblu kanë qenë në “garë” njëri me tjetrin Dorian Bylykbashi, Hamdi Salihi e Arlind Nora (secili nga dy gola) të shënuar në kupën Intertoto, ndërsa një gol, madje i vetmi ndër futbollistët e huaj që ka shënuar për një Vllazninë në përfaqësimet e saj Europiane është dhe ai i D.R.Abilios ndaj Sllaven Belupos.

Në Intertoto i ka ndodhur dy herë Vllaznisë të ndeshet me ekipe kroate. Eshtë eliminuar nga Sllaven Belup (më 2004) dhe ka arritur të kualifikohet Vllaznia ndaj NK.Zagrebit të fortë (më 2007).

Eshtë e rëndësishme të dihet se në të gjitha përfaqësimet e saj ndërkombëtare për kupat e Europës Vllaznia e Shkodrës ka 10 fitore (bashkë më të fundit ndaj Sligo Rovers), 2 barazime, 21 humbje, me golaverazhin total 27-64.

sport ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Skodrinon » Sun, 05 Jul 2009 , 13:26

Skodrinon wrote:Duhet të kishte konkruar për herë të parë në vitin 1972 Vllaznia në kupën e Kupave. Por një vendim nga Disiplinori i FSHF-së 37 vite më parë, bëri që as në “Champins” e as në kupën e kupave shkodranët që kishin fituar edhe kupën edhe kampionatin në atë sezon u penalizuan të mos mernin pjesë?!.... U përfaqësua në vend të shkodranëve Besa e Kavajës (si finaliste e kupës) dhe verdhezinjtë nuk zhgënjyen kur kapërcyen turin e parë teksa eliminuan danezët e “Fremad Amafger” (1-1 në Danimarkë e 0-0 në Durrës), për tu eliminuar më pas nga skocezët e Himberians (1-7 në Edinburg dhe 1-1 në Durrës).
e pyta baben per kyt rast qi nuk na kan lan me lujt ne europe megjithse kishim fitu kupe e kampionat e me kallxoi poshtersine qi na kan ba.
ka shku ekipi i vllaznise i voleibollit me lujt n'mal t'zi edhe shqiptart qi jetoshin ne jugosllavi i kan ba do dhurata sportistave tone. i kan dhane jo kmisha e jo bluza e kshi gjanash. kure kan kalu ne dogane ia kan pa polict tone edhe asht ba nami n'komitet t'partise. jo vetem qi kan denu ekiin e voleibollit por tan klubin, perfshi edhe futbollin......

kurse ne 74-shin nuk dihet pse nuk kena lujt se edhe ate vit kena fitu kampionatin

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Admin » Wed, 15 Jul 2009 , 22:48

Nuk ka kene ne Mal te zi naqe por ne Kosove e kosovart i kane dhane dhurata sportisve shkodran.
Kurse ne 74 skena marr pjese se denimi ska ken vetem per ate sezon per per disa sezone.

Sot Tirana barazoi 1-1 me Stabekun. Pjesa e pare 1-0 per Stabekun, gol per faj te Muzakes, e barazim ne pjese te dyte me Muken. Pjesen e dyte Tirana ka lujt bajagi mire.
Suksese ne ndeshjen e kthimit.
Vllaznit Ultras

Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by REINIS » Thu, 16 Jul 2009 , 00:57

Admin wrote:Nuk ka kene ne Mal te zi naqe por ne Kosove e kosovart i kane dhane dhurata sportisve shkodran.
Kurse ne 74 skena marr pjese se denimi ska ken vetem per ate sezon per per disa sezone.

Sot Tirana barazoi 1-1 me Stabekun. Pjesa e pare 1-0 per Stabekun, gol per faj te Muzakes, e barazim ne pjese te dyte me Muken. Pjesen e dyte Tirana ka lujt bajagi mire.
Suksese ne ndeshjen e kthimit.
Falimnerit Admin.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by loroborici » Thu, 16 Jul 2009 , 02:14

Kaq muni me ba edhe Tirana "kampione". Ekipi ma i dobt shqiptar deri me tash ne kupat, tuj pas parasysh neshjet bash te mira te Dinams dhe Vllaznise.
Vllaznia ne zemer
Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by fpjalmi » Thu, 16 Jul 2009 , 03:18

urime tifozave te tiranes per golin e barazimit qe i jep pak shprese per kualifikim

duke pas parasysh qe tirana do lozin ndeshjen e ardhshme jasht ,mund te them qe ndeshja asht perseri e hapun edhe pse ekipi mik sot bani gol ne fushen e tiranes qe do te thote mundesi ma te medha kualifikimi .

cdo gja mund te ndodhin ne ndeshjen e kthimit dhe e vetmja mundesi qe tirana te kualifikohet ,i duhet te baj nji gol se sban ne 90 minuta loje .

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Ledi1920 » Thu, 16 Jul 2009 , 08:28

fpjalmi wrote:urime tifozave te tiranes per golin e barazimit qe i jep pak shprese per kualifikim

duke pas parasysh qe tirana do lozin ndeshjen e ardhshme jasht ,mund te them qe ndeshja asht perseri e hapun edhe pse ekipi mik sot bani gol ne fushen e tiranes qe do te thote mundesi ma te medha kualifikimi .

cdo gja mund te ndodhin ne ndeshjen e kthimit dhe e vetmja mundesi qe tirana te kualifikohet ,i duhet te baj nji gol se sban ne 90 minuta loje .

flm fpjalmi
Gjithsesi me pak kujdes mund te merrnim dhe fitore,po mos te bote ate gafen Muzaka,por ske ca me i bo futboll eshte.Ekipi Tirones cuditerisht eshte dobesu dhe jo forcu per kupat e europes.Mgjth stabaeku nuk ishte aq lart sa e mendonim.Me pak kujdes,me i vendsoje perfekte taktike mund te ndodh noj mrekulli.
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Skuadrat shqiptare ne kupat e Europes

Post by Skodrinon » Thu, 16 Jul 2009 , 10:14

per mendimin tem tirana e ka mbivlersu kundershtarin. per ket arsye pjesen e pare lujten shum keq se ka hi me frike. ne pjese te dyte, kur tiranes iu dote patjeter me rekuperu disavantazhin u pa qi nuk ishte edhe aq inferiore karshi stabekut. un tham se ka prap shpresat me u kualifiku.

jam dakort me ledin qi thot se tirana asht dobsu. i ka ike pezo e agolli, edhe memelli ka kene i demtum.
ekipet shqiptare ndrrojne trainerin shum lojtare per çdo vit, e ngaqi ndeshjet per kupe luhen heret nuk kan kohe me kolaudu ekipin.

Post Reply