Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Goldi Vllaznia ka lojtar te ri qe nuk ja ka nevojen me i hell syt neper qytete tjera apo shtete tjera por gjithe problemi asht kush ju jep 1 mundesi?!
Ashtu si doli Salihi,Shtubina,Rraboshta ashtu jan edhe plot djem shkodran te talentum qe lozin me shpirt per fanellen kuqeblu te cilet e ndjejne djersen e babadherve tone i cili nje lojtar i huaj vjen thjesht per te marrur rrogen dhe me rastin e pare qe largohet te tregon "BRRYLIN"

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
o mir pa ma vlla ke drejte ti po ke harru dicka
salihi doci hoti teli etj dolen masi vdiq myftar cela e vllaznia skishte sponsor
e u detyrune me lujt me te rinjte ndaj dundeet e me vone ne kampionat
e kush qe i talentum e tegoj vedin si salihi
mirepo sot fushaj nuk po ndjek politiken e te rinjve
une jam dakord me ty qe skena pse mi hedh syte tjeter kund por drejtusat tone po e bajne ate pune
psh v1919 thote qe vucaj ka lujt mire ne ndeshjen ndaj spanjes
une pys pse vucaj si i ri si shkodran nuk e ka vendin ne formacion
po e ka ky maljadevici a si e ka emrin????
ketu luhet loja si ti qohet presidentit
do ishte zhgenjim nese lika e pranon kete loje

i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
hajt iher banu ma optimista se na erdhi brazilusha e pare
i dyti vjen ma vone se i ka ra ka gjadri e andej asht rruga e keqe
Mbërrin braziliani i parë, është Karlos Salis
Ka mbërritur më në fund njëri nga dy brazilianët që do të vijnë për llogari të Vllaznisë. Paradreken e djeshme ka mbërritur mesfushori Karlos Salis. Ai është pritur në aeroportin e Rinasit nga përfaqësues të Vllaznisë dhe më pas ka marrë rrugën drejt Shkodrës. Pasi ka pushuar në drekë, pasdite ndërkohë ka dalë në stërvitje me ekipin, duke zhvilluar seancën e parë me të. Burime pranë klubit bëjnë të ditur se, megjithëse Salis ka filluar stërvitjen me ekipin, nuk do të udhëtojë për në Irlandë. Ndërkohë, bëhet e ditur se braziliani tjetër, Keandro Dos Santos, ka ardhur deri në Turqi dhe këto ditët pritet të mbërrijë edhe ai në Shkodër. Pasi të ketë ardhur edhe ai, por edhe pasi të jetë kthyer presidenti Fushaj nga Irlanda, më pas dy palët do të ulen për të firmosur kontratat. Brazilianët, siç është bërë e ditur, nuk vijnë për provë, sepse kështu është rënë dakord. Madje Vllaznia i ka paguar edhe një shumë të konsiderueshme të hollash klubit të tyre për marrjen e kartonit. Me këta futbollistë pritet që të firmosen kontrata më të gjata se njëvjeçare. Në Shkodër shpresojnë shumë që brazilianët të rezultojnë efikasë për skuadrën, sepse vetëm kështu ajo do të mund të plotësojë disa mangësi që konstatohen në skuadër.
s.shqiptar

ku ka lujt ky???????
tirana po kerkoka ilir nallbanin
tirana po kerkoka ilir nallbanin
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ne internet nuk gjej kurgja per ta. megjithse kta lozin me emra te ndryshme prej atij qi kan ne pashaporte.GOLDIAN wrote:ku ka lujt ky???????
tirana po kerkoka ilir nallbanin
ishalla nuk i kan gjete tu lujt me nji porte te nei favele
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Edhe un e kam ba i kerkim te shpejte e skam gjet kurgja per kta braziljant.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Fatmir Vata blemja e radhes.Vetem per ndeshjen e kthimit kunder Sligos.Biles do te shkojne edhe ne Irlande me pa neshjen e me kuptu gjendjen e ekipit.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
lajm super- kam besim te shpirti luftarak i ktij futbollisiti POR:vllaznia1919 wrote:Fatmir Vata blemja e radhes..
a mund ta qush "blemja e rradhes" ???? Ai po vjen me ba NJI ndeshje TE VETME, bile edhe kjo nuk a hala e sigurte derisa ti kthjen pergjigje menaxheri i tij.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Irlandezet, ne krize dhe me mungesa
Trajneri i Slogo Roversit, kundershtarit te Vllaznise ne ndeshjen e sotme, shprehet optimist se skuadra e tij do te arrije nje rezultat pozitiv. "Te gjithe ne themi kemi nje enderr dhe secili deshiron qe ta realizoje ate", - thekson trajneri i Sligos, ne vigjilje te ndeshjes se sotme me Vllaznine. Shkodranet kane zhvilluar nje seance stervitore dje, ne fushen ku do te perballen sot ne mbremje me irlandezet. Per te shmangur problemet financiare, irlandezet kane vene 100 mije euro ne dispozicion te lojtareve, nese kalojne turin e pare. Tajneri i Sligo Rovers, Paul Kuk, flet per mundesite e skuadres se tij, qe te shenoje nje rezultat pozitive, ndaj ekipit shkodran. Turi i pare kualifikues i Europa Liges do te vere kunder njeri-tjetrit Sligo Roversin dhe Vllaznine e Shkodres. "Te gjithe thone se duhet te flasim vetem ne fushe dhe t'i marrim ndeshjet me radhe", - theksoi ai dhe me tej shprehet se lojtaret e tij perballe Vllaznise, duhet te arrijne medoemos kualifikimin. "Nese jeni ne nje kampionat si ai i Irlandes dhe nese nuk enderroni qe te luani ne turin tjeter me Austrine e Vjenes, atehere nuk mendoj se ka kuptim. Nese behen perpjekje, endrra eshte e realizueshme, ne te kundert ajo nuk realizohet". Sligo rikthehet per te luajtur ndeshjen e pare evropiane, pas 12 vite mungese ne Evrope. "Sigurisht nese Sligo kualifikohet ne turin tjeter, do te perfitoje ne total 100 mije euro. Ndeshjen do ta ndjekin nepermjet TV nje numer i shumte me tifoze te skuadres se Sligos, pasi ne stadium do te jene nje numer me i kufizuar per te pare nga afer ekipin e tyre, duke qene se stadiumi nuk i ploteson standardet e UEFA. Gjysma e 14 lojtareve profesioniste te Sligos ne ndeshjen e fundit me Bohemias kane qene te demtuar, duke sjelle probleme. Por Kuk thote se ai eshte i lumtur qe gjate javes lojtaret i jane rikthyer dhe me te rendesishmit do t'i kete ne skuader. Rafael Kretaro dhe Deni Ventre do te kthehen perfundimisht, kurse Holmes dhe Pirs kane probleme. Por sido qe te dale ndeshja e sotme, trajneri i Sligos thote i bindur se skuadra e tij do te kerkoje medoemos kalimin e turit te pare. "Lojtaret kane gjetur kohen e gabuar per te lene klubin. Ndonjeri prej tyre duhet te largohet ne nje dite tjeter", - thekson trajneri i Sligo Roversit.

O kyt sligon duhet me i rrah Vllaznia normalisht 0-3 qysh ne ndeshje te pare, por nuk ia kam idene forces se Vllaznise aspak /
Mu me duket momentalisht Vllaznia ekip ma i panjoftun sesa Sligo, se nuk dihet ne bote se ca kan ba atje ne Puke, kush ka lujt ma mire, kush ka ba gola etj. Une di vetem se Lika e Cungu kan udhetu here mas heret per ne Kamze me ndjek kursin e UEFAS.

- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
don't touch my nallbani..............GOLDIAN wrote:ku ka lujt ky???????
tirana po kerkoka ilir nallbanin
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
pse more ca e ke djale dajet a? 

:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::
-
- Tifoz nderi
- Posts: 430
- Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
- Location: italia
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
lojtari ma i mire qe kena sot per sot
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Po ku je more piero se ke hupe krejt.Ke te drejte asht lojtar i mrekullushem.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
thuj shyqyr se isha une ne chat dje dhe i thashe pieros qe e pret denimi me birra e me dreka(per mungesat pa arsye qe ka ba)vllaznia1919 wrote:Po ku je more piero se ke hupe krejt.Ke te drejte asht lojtar i mrekullushem.
se as sot se kisha pa tu shkru ne forum

i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
E paske pshtu edhe pse nej san duhet me e pagu ky.

Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia-Sligo, shndërrohet në çështje “spiunësh” sportivë
Në Austri janë të bindur se kundërshtari i Rapidit të Vjenës në turin e dytë kualifikues të Ligës së Europës do të jetë Vllaznia e Shkodrës. Të paktën kështu shkruan gazeta e njohur austriake “Standard”. “Rapidi do të ketë të bëjë me Vllazninë e Shkodrës. Shqiptarët festuan fitoren 2-1 në transfertën e Sligo Rovers, para syve të menaxherit të skuadrës (Rapidit), Stefan Ebner dhe të skauterit Fric Riedmyler”, - shkruhet aty. Interesant është një fakt, se trajneri i Rapidit të Vjenës është Peter Pakult, një ish-kandidat për stolin Kombëtares së Shqipërisë, do të dërgojë sërish “spiunë” në ndeshjen e kthimit Vllaznia-Sligo Rovers. Lajmi raportohet nga agjencia austriake e lajmeve “Apa”. Fitorja në transfertë 2-1 e Vllaznisë kundër irlandezëve të Sligo Roveres në ndeshjen e parë të turit të parë kualifikues të Ligës së Europës është komentuar nga media britanike. Skuadra shkodrane në përballjen e së enjtes së ardhshme (9 korrik), i ka të gjitha mundësitë në “Loro Boriçi” të kalojë në turin e dytë kualifikues, në të cilin e pret një kundërshtar më i vështirë, Rapidi i Vjenës. Këtë fakt e vëren edhe uebsajti gjigant sportiv “Sporting Life”: “Rafaele Kretaro me një gjuajtje të ftohtë nga pika e bardhë i dha Sligo Roversit një reze shprese në rrugën e tyre në raundin e parë kualifikues të Ligës së Europë përpara se të udhëtojnë në Shqipëri për të zhvilluar ndeshjen e dytë”. Në fakt, deri gjashtë minutat e fundit, përfshirë dhe kohën prej 5 minutave shtesë, Sligo ishte duke humbur 2-0 pas dy golave të Vllaznisë brenda gjashtë minutave, fillimisht nga Dritan Smajlaj (76’) dhe autogolit të Alan Kin (75’), ndërkohë që Kin ishte në një ditë të zezë, pasi penalltia e goditur prej tij në minutën e 81-të goditi shtyllën. “Por pasi portieri i Vllaznisë, Armir Grima u largua me karton të kuq pas një faulli brenda zonës në minutën e 88-të, Kretaro nuk gaboi nga pika e bardhë, duke u dhënë irlandezëve të pafat një frymëmarje thelbesësore”, shton Sportinglife.com. Faqja irlandeze në internet “Eleven-a-side.com”, ka vendosur një titull shumë kuptimplotë: “Sligo e trullosur nga Vllaznia”. “Ëndrra e Sligo Roversit për t’u përballur në Europë kundër Rapidit të Vjenës u godit keq dhe është në fije të perit pas humbjes shokuese nga skuadra shqiptare, Vllaznia e Shkodrës. Sligo ishte qartësisht favorite për ta kaluar raundin e parë kualifikues të Ligës së Europës kundër Vllaznisë, që ndodhet nga ana e saj në mes të periudhës jashtë-sezonale. Roversat kishin me vete fatin e keq, në një natë ku ata goditën tri herë shtyllën, përfshirë edhe penalltinë e ekzekutuar nga Alan Kin në minutën e 81-të”- shkruhet në faqen në fjalë. Gazeta irlandeze “Belfast Telegraph” shkruan se për t’u kualifikuar në turin e dytë, Sligos i duhet të fitojë të paktën me dy gola diferencë, ose dhe me rezultatin 3-2.
Takimi i kthimit
Ndeshja e kthimit Vllaznia-Sligo Rovers do të luhet, më 9 korrik në “Loro Boriçi”. Gjyqtarët për këtë takim janë nga Malta, dhe kryesor është Marko Borg. Takimi do të luhet nën dritën e prozhektorëve, ora 20:00.
Shije “mikse”
Për dy skuadrat shqiptare që morën pjesë turin e parë të Ligës së Europës ishte një mbrëmje e “përzier” në shije. Vllaznia fitoi 2-1 me Sligon në Irlandë, ndërkohë që Dinamo humbi thellësisht 4-1 me FC Lahtin në Finlandë.
Flamurtari
Skuadra vlonjate, si fituese e Kupës së Shqipërisë, merr pjesë në turin e dytë eliminator të Ligës së Europës. Ajo do të përballet në këtë tur me fituesin e çiftit Moteruell-Lanel. Në takimin e parë Lanel fitoi 1-0 në transfertë.
Fushaj: “Objektivi? Turi i tretë”
Vllaznia i ka të gjitha shanset për të kaluar për herë të katërt rresht në turin e dytë të një veprimtarie ndërkombëtare evropiane. Por, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka një mendim tjetër: “Këtë sezon klubi ynë ka si objektiv kalimin në turin e tretë”. Bosi i kuqebluve u shpreh i kënaqur me fitoren në Irlandë: “Ishte plotësisht një fitore e merituar, mund ta mbyllnim edhe ndeshjen 2-0. Duhet të jemi të kujdesshëm në ‘Loro Boriçi’, por duhet të jemi të kujdesshëm”. Edicionin e kaluar në Kupën UEFA, Vllaznia ia doli të kualifikohej me Koperin e Sllovenisë, pasi kishte fituar më parë 2-1 në transfertë, ndërkohë që në turin e dytë kualifikues u eliminua nga italianët e Napolit.
“Gjermani” Fatmir Vata
Në ndeshjen e parë në Irlandë, sulmuesi me përvojë të madhe ndërkombëare, Fatmir Vata, nuk luajti për arsye objektive personale. Por, 37-vjeçari, së fundi në forcë te Tus Koblenc në Bundesligën 2 gjermane, mund të luajë si i huazuar te Vllaznia për ndeshjen e kthimit. Vata është specialist i goditjeve të lira dhe nëse do të luante mund të jepte një ndihmë të madhe në kualifikimin e mundshëm të shkodranëve.

Ekipet shqiptare “flenë” në stolat e aeroporteve
Futbollistët e Vllaznisë kanë kaluar vërtetë peripeci të panumërta gjatë ditës së djeshme, pas fitores 2-1 të arritur ndaj Sligo Rovers në Irlandë, në turin e parë të Europa League. Shkodranët nuk kanë mundur të kthehen në Shqipëri deri në orët e vona të mbrëmjes, për shkak se klubi nuk ka preferuar linjat e shkurtra të tranzitit, duke synuar të kursejsë sadopak paratë. Një gjë e tillë ka bërë që lojtarët e Vllaznisë të qëndrojnë 10 orë tranzit në aeroportin e Londrës, për të marrë më pas avionin për në Itali dhe më tej, kthim në Shqipëri. Një itinerar rraskapitës, që ka shkaktuar jo pak pakënaqësi te lojtarët, përpos gëzimit për rezultatin e arritur. Duke parë orët e shumta të pritjes, futbollistëve u është dashur të flenë edhe nëpër stola gjatë ditës, ç'ka nuk të jepte aspak përshtypjen se ishte një skuadër futbolli. Mërzitja ka kapur kulmin, megjithëse vetë lojtarët nuk kanë dashur të lëshojnë akuza direkte. Fakti se skuadra është me një këmbë në turin tjetër ka bërë që të harrohet gjithçka në kampin kuqeblu. Ndërkohë, në orën 23 të mbrëmjes është kthyer edhe Dinamo, që ka qëndruar shumë orë tranzit në aeroportin e Romës në Itali. Edhe blutë kanë patur një udhëtim rraskapitës në kthimin nga Finlanda, ku humbën 4-1 me Lahtin.
Arbitri
Vllaznisë i është dashur të përballet edhe me një arbitër tërësisht të njëanshëm në ndeshjen e së enjtes ndaj Sligo Rovers në Irlandë, që përfundoi me fitoren 2-1 të skuadrës shqiptare. Belgu Kristof Virant ka dhuruar një shfaqje të vërtetë amatorizmi në fushën e lojës, duke irrituar jo pak lojtarët shkodranë. Ai ndëshkoi pas vetëm 10 minutash lojë mbrojtësin Elvin Beqiri, ndërsa në pjesën e parë karton mori edhe sulmuesi Vioresin Sinani. Në pjesën e dytë, gabimet vijuan me një penallti të dhënë në favor të skuadrës vendase në minutën e 80-të, për një prekje të pavullnetshme të topit me dorë. Gjithsesi, Kin gaboi. Gjyqtari dhe një tjetër 11-metërsh dhe nxorri me karton të kuq portierin Grima në minutën e 87-të, pasi, sipas tij, gardiani i Vllaznisë goditi me bërryl Riçard Rajan në zonë. Këtë herë Kretaro nuk gaboi. "Nuk ishte vetëm për penalltitë, por gjatë gjithë lojës ishte gjyqtar i njëanshëm", thanë lojtarët shkodranë.
Irlandezët
Goodnight Vienna! Ka qenë kjo kryefjala e mediave irlandeze ditën e djeshme, pas humbjes 2-1 që Sligo Rovers pësoi ndaj Vllaznisë dhe që i heq kësaj skuadre mundësinë për të luajtur ndaj Rapidit të Vjenës në turin e dytë të Europa League. Sligo shpresonte shumë tek një përballje me skuadrën austriake, ç'ka do të përkthehej një shumë e mirë të ardhurash financiare për këtë klub, nga më të varfërit në Irlandë. Por, goli i Smajlit dhe autogoli i Kin, shuan ëndrrën e trajnerit të Rovers, Pol Kuk, i cili nuk ka ngurruar të kritikojë futbollistët e tij për paraqitjen tepër të dobët përballë 2700 spektatorëve. "Mua më pëlqen të ndërtoj skuadra kompetitive, por ndaj Vllaznisë nuk ishim aspak një e tillë. Lojtarët më dhanë një shkelm mua, tifozëve dhe vetes së tyre", deklaroi Pol Kuk, tepër i inatosur me lojtarët e tij, që lejuan skuadrën shqiptare të shënonte 2 gola në harkun e 7 minutave. "Njerëzit mund të thonë se ne nuk kishim fat, por kjo nuk shkon me mua, - tha tekniku i Sligos. - Lojtarët tanë ngrinë në fushën e lojës dhe kjo është zhgënjyese. Ne kishim një turmë të madhe, një atmosferë të kënaqshme në stadium dhe në fund, të gjithë mbetën të zhgënjyer. Unë nuk mund të toleroj njerëz që nuk kanë dëshirë të luajnë dhe natën e kaluar ne e treguam hapur këtë në pjesën e dytë", shtoi tekniku i Sligo Rovers.

Ehhh nane si flehet per lezet ne stola biles asht ken edhe fresk me tu knaq shpirti

-
- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Marre me i than kuj...... Ppapapaa po kta sikur skan me lujt mas 6 ditve prep ...