Legjionaret

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Admin » Mon, 22 Jun 2009 , 16:59

Urime Viles, ishalla i prihet mare.
Dinamo e Zagrebit lun ne kupen e kampionave kete vit ku ka me u ndesh me ekipin armen FC Pyunik.
Ishalla i jepen mundesija me u aktivizu.
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Thu, 25 Jun 2009 , 12:58

Vila-gol në tre minuta, debutimi me Dinamo Zagreb është fantastik shënon kundër Domzhales dhe bind drejtuesit

Bë atë stadium dy vitë më parë Tirana nuk shënoi dot asnjë gol. Bardheblutë luanin në Domzhale ndeshjen e parë për Ligën e kampioneve dhe megjithë përpjekjet, asokohe kampionët e Sllovenisë fituan 1-0. Dje mbasdite në minutën e tretë të pjesës së dytë shqiptari Emiliano Vila, blerja më e fundit e Dinamos së Zagrebit realizoi. Një eurogol, i cili u pasua nga një sërë komplimentesh nga drejtuesit e skuadrës kroate dhe nga lojtarët në fushë. Emiliano Vila ka vetëm katër ditë që gjendet në grumbullim me ekipin më të famshëm të rajonit të Ballkanit për momentin. Në një qendër stërvitore në Slloveni, afër Lubjanës, në katër gradë temperaturë, ai nuk ka asnjë problem ambjentimi. “Ai nuk është si lojtarët e tjerë që vijnë nga kampionate pa nivel – të thotë Kuzniku, shqiptari që bën edhe përkthyesin e djaloshit nga Durrësi – ai është në një gjendje fizike të pabesueshme. Duket që ka punuar edhe vetë nga ana personale. Nuk ka nevojë për program shtesë”. Dje Dinamo luajti ndeshjen e parë në Serinë e përgatitorëve përpara ligës së kampioneve. Në Domzhale, një qytet i njohur për shqiptarët e futbollit. Pjesa e parë përfundoi 4-2 për Dinamon. Në 45 minutat e dyta trajneri Jurçiç preferon shqiptarin Vila. Ai ia shpërblen. Vetëm pas tre minutash. Prezantimi ka qenë një mrekulli. Në krahun e djathtë Vila bën gjithçka do të bëjë dhe kontribon me pasime të tjera derisa në fund ndeshja përfundon 8-4 për superfuqinë Zagreb. Të veshur me protokalli pasi kundërshtari luante me blu, Dinamo binte era e një futbolli perëndimor. Mes tyre ishte dhe një shqiptar

ndeshjen e kanë ndjekur të paktën 400 tifozë vendas, dhe 20 tifozë kroatë të cilët ishin aq të zhurmshëm sa detyruan policinë vendase që nga 2 vetë të ktheheshin të paktën në 30. Në fund të ndeshjes Vila u ndje vetë i kënaqur. “Jam në një klub superprofesionist dhe dua të vijoj punën time sa më gjatë të jetë e mundur. Shpresoj të kem edhe prezantime të tjera”. Gjithashtu edhe stafi teknik dha konsiderata. “Në krahun e djathtë është një bombë shpërthyese, thanë ata. Për më tepër di edhe të shënojë”. A nuk është ky e ardhmja e futbollit shqiptar?!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Fri, 26 Jun 2009 , 22:07

Me sa di un kan lujt me nji ekip te kategorise se dyte sllovene.Megjithate i lumt Vils.Un kam shum besim te ky lojtar.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Admin » Sat, 27 Jun 2009 , 21:07

Xhenoa sfidon Palermon për Hykën
Mesfushori dëshiron të luajë me sicilianët, por mbetet problem kartoni i tij 750 mijë


Ncncncncncnc cfare titujsh !!!!
A kta na ajen me rrena. Ku pa ka nevoje Genoa e Palermo per Hyken ....
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sat, 27 Jun 2009 , 23:12

pa cana a ashkaj te bayerni a hala
dhe curri ca u ba standartin e liezhit????
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Legjionaret

Post by Skodrinon » Sat, 27 Jun 2009 , 23:59

m'duket se kyt here nuk rrejn se kam lexu edhe te mediagol edhe calciomercato qi flitet per nji interesim te palermos per hyken. edhe brian filipin e kan marre m'duket.
jane tu u anku tifozat e palermos. thojn: "ujkanin e kena, po thrrasim edgar canin, plus filipin e hyken edhe po bana ekip shqiptar...."

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sun, 28 Jun 2009 , 00:22

Skodrinon wrote:m'duket se kyt here nuk rrejn se kam lexu edhe te mediagol edhe calciomercato qi flitet per nji interesim te palermos per hyken. edhe brian filipin e kan marre m'duket.
jane tu u anku tifozat e palermos. thojn: "ujkanin e kena, po thrrasim edgar canin, plus filipin e hyken edhe po bana ekip shqiptar...."
na marshin te keqen :lol:
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Sun, 28 Jun 2009 , 09:00

GOLDIAN wrote: na marshin te keqen :lol:
Mu jo se me duhet per Shqiptar :D :D :D :D
Ndryshe nuk e mbron vedin ne Shqiperi :D

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Admin » Sun, 28 Jun 2009 , 20:14

Per Filipin kane compropietà me Ravenen, por nuk dihet se me ke mund te lujn filipi sezonin e ardhshem.
Te hanen Ravena do te vendos per Filipin.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Tue, 30 Jun 2009 , 14:21

Edhe canin me siguri do ta huazojne prep.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Sun, 05 Jul 2009 , 07:40

Sipas "Sport 365", te hene mesfushori firmos kontraten

Olimpik Marseje: Lorik Cana zgjodhi Volsburgun, mes shume ofertave

Duke iu referuar ofertave te disa klubeve te huaja, ne ditet e fundit, duke perfshire edhe Birmingemin dhe Hamburgun, apo Shahktor Donetsk, Lorik Cana, sipas drejtuesve te klubit te Olimpikut te Marsejes, perfundimisht eshte vendosur qe lojtari i mesfushes te largohet per te Volsburgu. Ashtu si edhe lojtari tjeter i skuadres, Karim Zaini, 25 vjecari i mesfushes sone vendosi qe te bashkohet ne Gjermani me Volsburgun. Ndonese Lorik Cana ishte ne kontrate me ekipin e Olimpikut te Marsejes, deri ne vitin 2012, diten e hene pritet nje takim mes paleve per te vendosur perfundimisht per destinacionin e radhes se Lorik Canes. Volburgu, ekipi kampion i Gjermanise eshte duke planifikuar nje sukses te mundshem ne Ligen e Kampioneve dhe me Canes perforcohet ndeshem mesfusha. Sipas te dhenave te para vlera e kalimit te Canes drejt Gjermanise do te jete per 7 milione Euro, per nje periudhe kohe, qe do te zgjase deri ne kater vjet. Volsburgu duhet te paguaje te njejten shume perfundimtare, per mberritjen e lojtaret te kombetares algjeriane.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Sun, 05 Jul 2009 , 10:29

ishalla asht realitet mirepo une jam mundu neper forume te volfsburgut me gjet gja po kurrgja skam gjet
volfsburgu lun ne champions e keshtu i plotesohet deshira canes
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Tue, 07 Jul 2009 , 20:36

hala su vendos gja me canen hic a???
tu lexu panoramen tash me te kenaq
skela te koblenzi ???????? kotbusi a 100 here ma mire
bogdani e refuzoi realin po rrin te kievo
BAYERNI MUNIHUT OFERTE HARBUZIT ??????????????????????????????????????

o man marre si nuk i vjen salzburgut shkoj e bleu nje boshnjak prej ligesdy sllovake
per ta kan pare per salihin jo :evil: :evil: :evil:
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Legjionaret

Post by Ledi1920 » Wed, 08 Jul 2009 , 11:08

GOLDIAN wrote:ishalla asht realitet mirepo une jam mundu neper forume te volfsburgut me gjet gja po kurrgja skam gjet
volfsburgu lun ne champions e keshtu i plotesohet deshira canes
po ca do boj Wolfsburgu ne champions??? Maksimumi qe mund te bej shte me kalu grupi qe ska me e arrit...se ska eksperience ska asnje gjo...Wolfsburgu qelloi ket vit me shonc se i gjeti te gjitha dobet.Gjeti i Bayern te mbarum po ashtu dhe nje werder dhe nje hamburg te lodh nga kupa ueffa dhe gjithashtu nje shtutgart dhe shalke cop-cope...kurse herta dihet qe eshte dobet...

per mu cana te shkoje me noj ekip si Hamburgu ,shtutgard apo shalke..wolfsburgu me duket si ekip guaske
Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Edmond-Cela » Wed, 08 Jul 2009 , 13:34

Blerja e Canës boshatis arkën?



Kalimi i Lorik Canës te Hamburgu po bëhet gjithnjë e më i besueshëm për të gjithë. Pas deklaratave të vetë Canës dhe babait-menaxher, Agimit, tashmë rikonfirmohet tratativa shumë optimiste edhe nga vetë drejtuesit e klubit gjerman, të cilët theksojnë se janë gjithnjë e më pranë blerjes së mesfushorit shqiptar. Madje, si pengesë ata nxjerrin vetëm vonesën e Marsejës në gjetjen e një zëvendësuesi të Lorikut, i cili do të zhbllokonte automatikisht transferimin. Shuma që Hamburgu do të paguajë pritet të jetë 7 milionë euro, plus 1 milion bonus në rast të arritjes së rezultateve të mira. Megjithatë, në kampin gjerman ka polemika. Blerja e shqiptarit mund të boshatisë arkën e klubit, i cili është shumë pranë afrimit edhe të dy lojtarëve të tjerë, Filip Senderos dhe Markus Berg. Ndërkohë që sipas burimeve të fundit, përgjigjja përfundimtare e Canës po vonon për shkak të interesimit edhe të dy gjigantëve anglezë, Arsenalit e Liverpulit, të cilët po ngurojnë disi në këtë tratativë.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Edmond-Cela » Wed, 08 Jul 2009 , 13:35

Vangjeli rinovon edhe tre vjet kontratën me Arisin

Kuqeziu fiton "luftën e nervave", rrogë 250 mijë euro në sezon

Erald Kodheli

Kristi Vangjeli vendos të qëndrojë tek Arisi i Selanikut edhe për tri vitet e ardhshme. Pikërisht në momentin kur dukej se ndërmjet mbrojtësit të Kombëtares shqiptare dhe klubit grek dashuria kishte përfunduar, palët gjejnë akordin. Ekipi që e mbylli Superligën helene në vendin e gjashtë, arriti të bindë 23-vjeçarin të mos largohet, pavarësisht ofertave të shumta: qipriotët e AEL-it dhe Hajduku ishin dy kandidatet më të fundit për Vangjelin. Për të ndryshuar mendjen e korçarit, drejtuesit e klubit përmirësuan kushtet financiare të kontratës, ku sipas marrëveshjes së re, tashmë ai do të përfitojë 250 mijë euro në sezon. Në fakt ishte pikërisht rroga e ulët ajo që e shtyu kuqeziun të mos rinovonte kontratën për shumë muaj. Duke qenë se ka dalë nga Akademia e Arisit, ku militon që prej vitit 2003, përfitimet sezonale ishin ndër më të ulëtat tek Arisi. Një vlerësim në proporcion të zhdrejtë me peshën e lojtarit në skuadër. Që aty nisi lufta e nervave: shqiptari nuk pranonte rinovimin dhe kërcënoi me largim, ndërsa drejtuesit e ndëshkuan, duke urdhëruar stafin teknik që Vangjeli të aktivizohej me pikatore (vetëm tetë ndeshje gjatë sezonit të kaluar). Qëndrimi në stol e tensionoi situatën, por falë paraqitjeve mjaft të mira me Kombëtaren, kundër yjeve si Ibrahimoviç e Kristiano Ronaldo, mbrojtësi tërhoqi vëmendjen e shumë skuadrave. Por, në fund ai zgjodhi me zemër. Të paktën, sipas akordit, ai do të luajë deri më 30 qershor të vitit 2012 në stadiumin "Kleanthis Vikelidis".

Vangjeli hodhi firmën në kontratë në praninë e presidentit të ekipit nga Selaniku, Thanasi Athanasiadis, drejtorit ekzekutiv Xhon Konti dhe menaxherit të përgjithshëm Xhorxh Elefteroudi. Menjëherë pas rinovimit edhe për tri sezone, lojtari u shpreh mjaft i kënaqur që nuk u largua nga Arisi. "Jam shumë i lumtur që rinovova kontratën me klubin. Doja absolutisht të qëndroja me ekipin, edhe sepse nuk jam munduar asnjëherë ta fsheh faktin që jam tifoz i Arisit", deklaroi ai. "Java që kaloi ishte vendimtare në vendimin tim për të vazhduar aventurën këtu, sepse përveç profesionalizmit, një rol mjaft të rëndësishëm luajtën edhe sinjalet e drejtuesve të klubit, të cilët kërkonin me çdo kusht të qëndroja. Mesazhet e marra prej tyre ndikuan në zgjedhjen që bëra. Në fund, gjithçka përfundoi në mënyrën më të mirë dhe do të vazhdoj të përfaqësohem me skuadrën e zemrës. Dëshiroj të falënderoj z.Athanasiadis (presidentin e klubit) dhe drejtuesit e tjerë të klubit, por edhe trajnerin Mazinjo, të cilët vazhdojnë të besojnë tek unë. Tani do të punoj dhe do të përkushtohem maksimalisht në përgatitjet e skuadrës. Do të jap më të mirë në shërbim të objektivave të Arisit për sezonin e ri. Premtoj që së bashku me shokët do bëjmë të pamundurën që t‘u japim kënaqësi tifozëve tanë", përfundoi Vangjeli.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Legjionaret

Post by vllaznia1919 » Wed, 08 Jul 2009 , 13:44

Ky deri dje dote me ike sezban tesh paska dashte me nej.Hajde merre vesht.Gazetart e menaxhert shqiptar sa bukur i sajojne lajmet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Legjionaret

Post by GOLDIAN » Wed, 08 Jul 2009 , 20:03

vllaznia1919 wrote:Ky deri dje dote me ike sezban tesh paska dashte me nej.Hajde merre vesht.Gazetart e menaxhert shqiptar sa bukur i sajojne lajmet.
me tu neverit ma vlla
itash sa mora vesht lask linzi (jo nej skuader kushedi se ca)ka ble nje 19 vjec serb
e pushtunen europen jugot me futbollista
perpiqem cdo dite me kap nej lajme ne austri a gjermani per lojtaret tone po asigja
vec jugo qe nenshkrujne kontrata
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Miri » Wed, 08 Jul 2009 , 20:37

vllaznia1919 wrote:Ky deri dje dote me ike sezban tesh paska dashte me nej.Hajde merre vesht.Gazetart e menaxhert shqiptar sa bukur i sajojne lajmet.
Ku me ik???
Edhe te Ari nuk aktivizohet.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Legjionaret

Post by Admin » Wed, 08 Jul 2009 , 22:17

Cagliari asht tu u interresu per Skelen.
Erjon Bogdani konfirmohet tek Kievo.
Edgar Cani asht thirr me Palermon per fazen pergatitore.
Brian Filipi per momentin rrin tek Ravenna, ka mundsi qe me leviz tek ndoj skuader tjeter ma te mire.
Xhemaili mund te shkoje tek Fiorentina.
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply