Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 19 Jun 2009 , 20:03

Gjyqi me Vllaznine le pa futboll Licin
Seanca gjyqesore shtyhet pas zgjedhjeve. Vete lojtari nuk eshte I bindur per te vazhduar


Ka qënë e planifikuar të zhvillohet dje, me datë 18 qershor, në orën 11:00, por mungesa e avokatit Ilir Berhani, i angazhuar në mbrojtjen e padisë së bërë nga futbollisti Suad Lici, ka detyruar trupin gjykues me kryetar Hasan Selimin, që seanca të shtyhet me datë 30 qershor. Shtyerja e seancës bëhet e ditur nga burime zyrtare pranë Gjykatës së Rrethit Shkodër, të cilët duke respektuar mungesën objektive të avokat Berhanit kanë vendosur, që kjo seancë të zhvillohet pas 12 ditësh. Siç është thënë edhe ditë më parë, seanca gjyqësore në fjalë do të shqyrtojë një padi të bërë nga futbollisti shkodran Suad Lici, për një borxh të vjetër që rezulton të jetë tre vite më parë, kohë e cila nuk ka të bëjë fare me stafin aktual të klubit Vllaznia dhe presidentin Fushaj, por me funksionarë të tjerë të tij. Bëhet fjalë për një shumë prej 24 mijë dollarësh, qe i korrespondon gjashtë rrogave mujore, kuota e së cilës ka qënë prej katër mijë dollarë amerikanë. Por kësaj shume, gjithjë sipas asaj që është paraqitur në gjykatë, i është bashkangjitur edhe një shtesë tjetër, që konsiderohet si përqindje vonese në marrjen e pagesës, që gjithsejt shkon në 31 mijë dollare. Shtyerja e kësaj seance nuk është aspak në favor të futbollistit Lici, i cili sipas një rregulloreje të institucionit të UEFA-s nuk mund të jetë pjesë e asnjë skuadre futbolli, pa marrë shqyrtimin e duhur proçesi i hapur në gjykatë. Në opinionin sportiv, kur një problem i tillë u bë publik, u krijua përshtypja se veterani Lici kishte vendosur të hiqte dorë nga futbollit, ndaj sipas tyre kishte gjetur momentin per te kerkuar parate e prapambetura. Por realiteti eshte krejt ndryshe. Dhe për këtë është vetë Lici që i sqaron gjërat, teksa thotë se ka një keqkuptim në opinion, në lidhje me kohën që është vendosur të kërkohet juridikisht përmes gjykates marrja e kesaj shume, që sipas tij Vllaznia ia ka borxh. “Që unë nuk i kam marrë ato gjashtë rroga mujore këtu e tre vjet më parë, këtë e dinë të gjithë, qoftë kolegët e mi futbollistë, drejtuesit e klubit, por edhe gazetarët sportivë kanë qënë në dijeni të këtij problemi”, thotë Lici, i cili më pas shton se të kërkosh parat e tua, mundin dhe djersën tënde, nuk ka pse të keqkuptohet prej askujt. I pyetur nëse ka të bëjë koha e angazhimit në këtë poçes gjyqësor me largimin e tij nga sporti, Lici sqaron se këto nuk kanë fare lidhje me njëra-tjetrën. “Ka një afat ligjor, që për të kërkuar një gjë të tillë përmes gjykatës, shqyrtimi i saj nuk duhet t’i ketë kaluar tre vitet dhe për këtë unë jam brenda afatit. Në këshillim me avokatim tim, nëse do të vonohesha edhe për pak ditë, ndoshta mund të humbisja juridikisht të drejtën për ta kërkuar një gjë të tillë”, vijon ai. Ndërkohë, Lici bën të ditur se në këtë mes nuk ka asnjë problem me presidencën e sotme të kryesuar nga Valter Fushaj, pasi në atë periudhë që bëhet fjalë, ai ishte zv/president i klubit, madje ai thotë që që as me ish-presidentin Agron Çela, që atëherë ka qënë në numri një i klubit Vllaznia nuk ka asnjë problem konfliktual, pasi një gjë të tillë, pra likujdimin e shumës së prapambetur, e kërkon ta marrë zyrtarisht nga klubi Vllaznia, institucion që është palë në lidhjen e kontratës me të. Të gjitha këto që spjegon futbollisti shkodran Suad Lici, sqarojnë më së miri rrethanat aktuale në të cilat ndodhet ai, ndoshta pak a shumë jo shumë të qarta deri tani për opinionin sportiv dhe më gjërë. Ndërkohë, i pyetur në lidhje me projektet e tij në vazhdim Lici nuk ngutet dhe deklaron se pa u mbyllur kjo çështje, nuk ka ndërmend që të preokupohet për angazhimin e tij në kampionatin shqiptar, apo edhe më tej. Faktikisht, siç është thënë edhe nga burimet brenda klubit kuqeblu, Lici, falë edhe asaj forme të shkëlqyer që ka manifestuar në kampionatin e kaluar ka qene prioritetet i drejtuesve të klubit për të rinovuar edhe me të kontratën, për të vazhduar të luante sërish me Vllazninë, por rregullorja e UEFA-s nuk ia lejonte një gjë të tillë, pa u mbyllur çështja në fjalë. Por krahas Vllaznisë, burimet pranë futbollistit bëjnë të ditur, se Lici është i preferuari edhe i disa skuadrave me emër të kampionati shqiptar, madje në adresë të tij ka oferta edhe për skuadra europiane. Gjithsesi, të gjitha këto pritet të marrin zgjidhje pas 30 qershorit, ditë kur do të zhvillohet edhe seanca gjyqësore mes tij si paditës dhe klubit Vllaznia si i paditur, për likujdimin në favor të tij të shumës së prapambetur të tre viteve më parë, prej 31 mijë dollarësh amerikanë.

s.ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 20 Jun 2009 , 20:12

“Me quajne Kasapi, por une shenoj nje ‘thes’ me gola”
Flet mesfushori kosovar I Vllaznise, Fetim Kasapi: “Duhet te prisni shume prej meje”


Kosovari I Vllaznisë, Fetim Kasapi është futbollisti I parë që ka firmosur në ditët e merkatos shkodrane për skuadrën kuqeblu.. 26 vjeçari nga Peja e Kosovës, futbollist ky që sezonin e kaluar ka luajtur në kampionatin malazez në përbërje të skuadrës Otrant të Ulqinit po mbush plot dy javë që është pjesë zyrtare e Klubit të Futbolit Vllaznia. Pjesën më të madhe të këesaj periudhe e kaloi në qytetin e Shkodër, ndërkohë që tashmë është spostuar së bashku me skuadrën në qytetin malor të Pukës, aty ku freskia e pishave I ka krijuar komoditetin e duhur skuadrës kuqeblu larg temperaturave të larta të qytetit të Shkodrës. Në një intervistë të dhënë për “Sport Ekspres”, Kasapi flet për skuadrën, stafin teknik e presidencën, kushtet e ofruara, por edhe për vete, për karrierën që ai ka lënë pas, përpara se të vinte në Shkodër.

- Fetim, e nisim nga ju. Diçka kemi thënë në momentin e nënshkrimit, por të tjerat plotësojini vete…

- Karriera ime sportive ka qënë e përqëndruar në Kosovë dhe Mal të Zi. Por, natyrisht që në Kosovë, pranë ekipit të qyteti të lindjes, Besës së Pejës kam pasur më tepër aktivitet.. Më pas kam luajtur në dy sezone në kampionatin e Malit të Zi, fillimisht me Buduçnostitn, e më pas me Otrant të Ulqinit, nga ku u largova për të ardhur në Shkodër.

- Cilat kanë qënë disa nga arritjet gjatë këtyre viteve?

- Në koampionatin kosovar jam shpallur për tre here me radhë kampion në përbërje të ekipit “Besa” e Pejës, ndërkohë që një titull të tillë e kam fituar edhe në kampionatin malazez si pjesë e skuadrës Buduçnostit të Podgoricës.

- Cili është roli që keni luajtur me këto skuadra?

- Roli im i preferuar është ai I mesfushorit, herë I qendrës organizator, por në shumë raste, bazuar edhe në udhëzimit të trajnerëve me të cilët kam luajtur, kam qënë edhe si një tip sulmuesi I tërhequr, apo siç thuhet më tepër, mesfushor-sulmues.

- Në këtë rol do të luani edhe në Shkodër me Vllazninë?

- Në një farë mënyure për këtë rol kam ardhur, por ai që e vendos këtë punë më mirë është trajneri. Si ta shikojë ai, unë do t’i bindem verdiktit të tij. Deri tani nuk kemi bërë ndonjë testim në lidhje me vendet në fushë, pasi edhe seancat stervitore kanë qenë përgjithësisht të karakterit të përgjithshëm, madje duke dominuar më tepër ana fizike dhe ushtrimet atletike dhe aerobike.

- Në se luani në këtë rol, do të jeni krejt afër, si një tip partneri me kapitenin Sinani. E ndjeni veten?

- Të luash përkrah Sinanit është një kënaqësi, por edhe obligim, pasi në tërësi dihen vlerat e këtij futbollisti. Kam dëgjuar se ai është golashënuesi më I mirë I të gjitha kohërave tek Vllaznia dhe kjo do të thotë shumë. Por, në një farë mënyre, edhe pse nuk kam qënë në rolin tipik të sulmuesit, vazhdimisht jam shquar si golashënues. Pa shkuar larg, por vetëm në sezonin që lamë pas, numri I golave që kam shënuar me skuadrën ulqinake Otrant është në 20-të të tillë.

- Po mbyllni javën e dytë në përbërje të një skuadre të re, si po e ndjeni veten?

- Të them të drejtën, në një farë mase e kisha parashikuar, pasi një gjë të tillë ma kishte thënë edhe bashkëqytetari im nga Peja, Ilir Nallbani, I cili ka dy vite që është këtu në Shkodër, por parashikimet duhet thënë se janë kaluar.

- Në çfare aspekti?

- Fillimisht në skuadër, ku kam gjetur një ngrohtësi nga të gjithë pjesëtarët e skuadrës pa përjashtim, përfshirë këtu edhe stafin teknik. Po kështu, vlerëesime superlative kam e dhe për presidentin Fushaj, jo vetëm për plotësimin me korrektesë të kërkesave të mija financiare, të cilat gjej rastin të them se atë shumë nuk e kam marrë në asnjë prej klubeve të mëparshme ku kam luajtur, por edhe për kushtet ideale që më ka krijuar në akodim. Duke i shtuar edhe mënyrën se si funksionon zbatimi I programit stervitor, e them me bindje të plotë se është një klub me të vertetë profesionist.

- Po Shkodra, si qytet?

- Ah, po. Qyteti është simpatik, I ka të gjitha brenda, I vjetër, muzeal dhe historic, por në një farë mënyre, ajo që më pëlqen më tepër është fakti se me aq sa kam pasur rastin të komunikoj edhe me qytetarë sh sportdashës shkodranë, më duket se ka një farë mentaliteti sin ë Kosovë edhe këtu në Shkodër, dhe kjo më bën të ndjehem mirë.

- Tani në Pukë, si është klima?

- Nëse në Shkodër pata ardhë vetëm një herë, ku qëndrova vetëm pak orë gjatë një ndeshje miqësore që zhvilloi ekipi im I vjetshëm Otrant I Ulqinit, këtu në Pukë jam për herë të parë. Me të vertetë një klimë shumë e pëlqyeshme për këtë stinë vere, që mendoj se nuk e gjen lehtë në vende të tjera. Edhe këtu njerëz buja dhe mikpritës, një stadium shumë I bukur në pamjen e përgjithshme, por të them të drejtën fusha, terreni nuk po më duket në nivelin e kërkuar. Gjithsesi ne po përgatitemi shumë intensivisht, sidomos në aspektin fizik, aty ku është edhe përqëndrimi kryesor I stafit teknik.

- Mendoni se do të keni sukses në Ligën Europiane, e cila në më pak se dy javë do të ketë takimin e parë të turit të parë?

- Dëshirën e kam shumë të madhe që të bëjmë një paraqitje sa më të mirë. Nëse kam emocione që luaj me një ekip me emër si Vllaznia e Shkodrës, pjesëmarrja në ndeshjet e kupave të Europës, që për mua është për herë të parë në karrierën time sportive, është edhe më e madhe. Të shohim njëherë se me cilën skuadër po na bjen shorti, dhe mandej flasim pranë.

sport ekspres

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Sun, 21 Jun 2009 , 19:50

Vllaznia, nis të konturohet formacioni i Europës

Afrimi i ndeshjeve të Ligës Europiane e ka shtuar intensitetin e përgatitjeve në kampin shkodran. Kuptohet që koha në dispozicion është e limituar dhe për këtë arsye stafi drejtues është duke bërë më të mirën e mundshme për të ndërtuar një skuadër konkurruese në këtë kompeticion. Detyra e tyre kjo është për të përgatitur siç duhet lojtarët që kanë në dispozicion, ndërsa ajo e drejtuesve të tjerë të klubit është për të sjellë lojtarët e duhur nga merkatoja. Ajo çfarë duket e sigurt, ka të bëjë me faktin se kontigjenti i Vllaznisë në këtë aktivitet ndërkombëtar nuk do të ketë shumë ndryshime nga ai që është duke u stërvitur aktualisht në Pukë. Ajo do jetë baza, ndërkohë që pritet të vijnë sot ose nesër edhe dy futbollistë të tjerë. Të dy janë nga Brazili dhe njëri luan në mesfushë e tjetri në sulm. Me këto dy përforcime, gjithnjë nëse bëhen realitet, do mbyllet merkatoja e kuqebluve për këtë aventurë europiane, sepse nuk ka për momentin asnjë alternativë tjetër. Presidenca e klubit është duke bërë çmos të mbyllë gjithçka me lojtarët brazilianë, teksa ka paguar edhe një shumë të konsiderueshme për kartonin e tyre dhe tashmë pritet ardhja e tyre. Trajneri Lika e ka quajtur të domosdoshme ardhjen e ndonjë lojtari në sulm, sepse aktualisht vetëm Sinani ka qenë i gatshëm për këtë repart. Pa harruar këtu edhe tre të rinjtë, Balën, Rraboshtën dhe Dibrën, por për vetë moshën e tyre të re, sigurisht që nuk mund të presësh shumë prej tyre. Me ardhjen e brazilianit do të merrte formë edhe formacioni paraprak me të cilin do të luhej më 2 korrik në ndeshjen e parë ndaj kundështarit, emri i të cilit do të mësohet ditën e hënë në momentin e hedhjes së shortit në Nion të Zvicrës. Kështu, Grima do të jetë në portë, ndërsa në mbrojtje katërshja e përbërë nga Smajli, Beqiri, Bashiç dhe Mrvaljeviç. Në mesfushë ka disa dilema piërisht për rolin e mesfushorit të krahut të djathtë. Aktualisht në këtë rol është i planifikuar, Osja por mund të ketë edhe ndonjë ndryshim në ditët në vazhdim, pas ardhjes së brazilianit tjetër, apo ekziston edhe ndonjë mundësi tjetër e zhvendosjes së ndonjë lojtari, ngaqë në qendër janë të gatshëm Belisha, Nallbani dhe kosovari tjetër Kasapi. Në krahun e majtë mendohet të luajë Shtubina, ndërsa në sulm Sinani me brazilianin që pritet të vijë. Kjo është projekt?ideja, megjithatë nuk përjashtohet mundësia të ketë shumë ndryshime në mesfushë dhe sulm, ngaqë ende nuk është e qartë se cila do të jetë forma e dy brazilianëve që do vijnë apo dhe e kosovarit Kasapi. Për të gjitha këto arsye, Hasan Lika ka shumë dilema në mendjen e tij. Dilema që ai nuk mund t’u japë zgjidhje edhe për disa ditë. Mbase në mesjavën e ardhshme, gjërat do të marrin njëfarë përgjigjeje, por kjo mbetet për t’u parë. Kohë për të eksperimentuar nuk ka shumë në dispozicion dhe për këtë arsye pritet të ketë shumë pak lëvizje në formacion. Stafi drejtues do t’u besojë më tepër lojtarëve që kanë qenë pjesë e skuadrës edhe gjatë sezonit të kaluar.

sporti shqiptar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 22 Jun 2009 , 22:29

Shkodranët rigjejnë sponsorin e veshjeve
FIRMA “JAKO”


Vllaznia do të jetë me një “luk” të ri për ndeshjet e Ligës së Evropës. Nisur nga një kontratë që klubi shkodran
ka me prodhuesen e fuqishme të veshjeve sportive, firmën “Jako”, skuadra, ashtu si edhe para një sezoni,
edhe në këtë kompeticion do të ketë një pamje tjetër. Nga burime pranë drejtuesve të klubit mësohet se dje
kanë mbërritur kostumet e reja për ekipin. Natyrisht, fanellat do të jenë me ngjyrat karakteristike kuqeblu.
Kjo tregon edhe një herë për seriozitetin dhe investimet që po bëhen tek Vllaznia. Presidenti Valter Fushaj
ka kërkuar që gjithçka të jetë serioze me ekipin e tij. Vetë ballafaqimi në ndeshjet ndërkombëtare e imponon
këtë, por është fakt që shkodranët kanë qenë gjithnjë në rregull në këto aspekte.

panorama

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Mon, 22 Jun 2009 , 23:14

Itesh sa pashe katalogun e Jako per 2009 edhe nuk pashe ndoj gja te re, nder to ishte edhe bluza aktuale e Vllaznise,qe ishte ma e bukra.... kam frike se tash pa e bajne bluzen e re si te Celltikut.....

Image
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 22 Jun 2009 , 23:27

pse na ndryshojne bluzen kshtu nuk e marr vesh
ishalla asht uniforma e dyte

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Mon, 22 Jun 2009 , 23:29

Nuk e di se cfare bluze te re zgjedhin por tek katalogu i Jako-s spashe gja tjeter qe mund te na pershtatet...
Ishalla lajne bluzen e vjetshme.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Tue, 23 Jun 2009 , 20:54

Pse maj naqe kujton se e marrim prej katalogut na a???? :lol: :lol: :lol: :lol:
Na e kena prodhim eskluziv. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Tue, 23 Jun 2009 , 21:50

vllaznia1919 wrote:Pse maj naqe kujton se e marrim prej katalogut na a???? :lol: :lol: :lol: :lol:
Na e kena prodhim eskluziv. :lol: :lol: :lol: :lol:
Hhahhahaa, ka mundsi :D :lol:
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Wed, 24 Jun 2009 , 15:06

Miqësorja me Dinamon, ditën e nesërme

Më në fund, është sigluar zhvillimi i kësaj miqësoreje. Ndaj Dinamos do të luhet ditën e nesërme. Kjo gjë është bërë e ditur nga drejtues të klubit shkodran, por sipas tyre, ka mbetur vetëm përcaktimi i vendit ku do të zhvillohet ajo, në Shkodër apo Tiranë. Gjasat janë që të luhet në “Loro Boriçi”. Të dyja këto skuadra, një javë më pas do të nisin aventurën e tyre europiane, teksa do luajnë në Irlandë dhe Finlandë.

sporti shqiptar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Wed, 24 Jun 2009 , 20:41

Rapidi: “Vllaznia, aspak e lehtë për tu kaluar”


Klubi austriak i vlerëson shkodranët si një klub me tradita në futboll. Ironia e “Die Presse”: “Një vit më parë u eliminua 0-8 nga Napoli”





Rapidi i Vjenës mund të jetë kundërshtari i Vllaznisë, nëse skuadra shkodrane do të eliminojë irlandezët e Sligo Rovers në turin e parë kualifikues të Ligës së Europës. Nënkampionët e Austrisë e kanë pritur jo pa shqetësim këtë fakt. “Parimisht, përballja me të dy kundërshtarët është një detyrë e vështirë”, - citohet drejtori sportiv i Rapidit, Alfred Hërtnagl, nga faqja austriake nachrichten.at. “Të dyja skuadrat kanë lojtarë të mirë, ku te Sligo Rovers ka shumë legjionarë nga Britania e Madhe e ky ekip nuk duhet të nënvlerësohet aspak. Nga ana tjetër, edhe ndaj një klubi me tradita e nëntë herë kampion i Shqipërisë, si Vllaznia, nuk do të jetë për të kaluar më tej”. Gazeta e madhe austriake “Die Presse” i ka shoqëruar deklarimet e Hërtnaglit edhe me një skedë informative të Vllaznisë: “U kualifikua si nënkampione (64 pikë) pas Tiranës (68). Vetëm në javën e fundite humbi titullin me Tiranën (1-2), në titullin e shtatë të kësaj të fundit nga viti 2001”. Gjithsesi, edhe ndonjë pasaktësi e vogël. “Ylli i ekipit të trajnerit Dervish ‘Deda’ Hadziosmanovic ishte Xhevahir Sukaj, i cili u huazua gjatë dimrit dhe deri në përfundim të sezonit shënoi 14 gola (në fakt 10, ishte Sinani ai që realizoi 14 gola)”, - shkruan “Die Presse”. Gazeta bën edhe ironi: “Një vit më parë Vllaznia u eliminua në turin e dytë kualifikues të Kupës UEFA me rezultatin e përgjithshëm 0-8 nga Napoli”. Vllaznia e Dinamo, dy skuadrat shqiptare që marrin pjesë në turin e parë eliminator në Ligën e Europës, do të përballen me dy klube të Europës veriore, përkatësisht Sligo Rovers të Irlandës dhe FC Lahti të Finlandës. Flamurtari, fituesi i Kupës së Shqipërisë, nga ana e tij në turin e dytë kualifikues po të Ligës së Europës, do të përballet me fituesin e çiftit me numër 17 në turin e parë kualifikues Motheruell (Skoci)/Llanelli (Uells). Ku ishte verdikit i shortit inaugurues të kompeticionit më të ri ndërkombëtar të UEFA-s, të zhvilluar në Nion të Zvicrës, e të udhëhequr nga vetë presidenti i qeverisë së futbollit evropian, francezi Mishel Platini. Shorti i turit të tretë kualifikues do të hidhet, më 17 korrik (13:30). Finalja e Ligës së Europës do të luhet në stadiumin “Arena Hamburg” në Hamburg të Gjermanisë, më 12 maj 2010.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Man in Redblue » Wed, 24 Jun 2009 , 20:48

Sa te paturp jane kto mediat-pacamur shqiptare,qi rrejne pa pike cipet:

Drejtori teknik ka thane

"Parimisht, përballja me të dy kundërshtarët është një detyrë MACHBAR-dmth e bashme, e mundshme- pra si Vllaznia dhe Sligo jane te kalueshme. Si profesionist megjithate ka thane, qe ne nuk i nenvleresojme.

Paska frike Rapidi me buxhet 20-here ma te madh se Vllaznia ??!!!!

Gjithashtu asht trillim i mediave tona qi Vllaznia keka ironizu per humbjen ndaj Napolit, prekundrazi asht shkru se Vllaznia ka tradita ne evrope.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Thu, 25 Jun 2009 , 14:43

Skodrinon wrote:Miqësorja me Dinamon, ditën e nesërme

Më në fund, është sigluar zhvillimi i kësaj miqësoreje. Ndaj Dinamos do të luhet ditën e nesërme. Kjo gjë është bërë e ditur nga drejtues të klubit shkodran, por sipas tyre, ka mbetur vetëm përcaktimi i vendit ku do të zhvillohet ajo, në Shkodër apo Tiranë. Gjasat janë që të luhet në “Loro Boriçi”. Të dyja këto skuadra, një javë më pas do të nisin aventurën e tyre europiane, teksa do luajnë në Irlandë dhe Finlandë.

sporti shqiptar
Neser apo te shtunen?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Thu, 25 Jun 2009 , 15:34

Miri wrote:
Skodrinon wrote:Miqësorja me Dinamon, ditën e nesërme

Më në fund, është sigluar zhvillimi i kësaj miqësoreje. Ndaj Dinamos do të luhet ditën e nesërme. Kjo gjë është bërë e ditur nga drejtues të klubit shkodran, por sipas tyre, ka mbetur vetëm përcaktimi i vendit ku do të zhvillohet ajo, në Shkodër apo Tiranë. Gjasat janë që të luhet në “Loro Boriçi”. Të dyja këto skuadra, një javë më pas do të nisin aventurën e tyre europiane, teksa do luajnë në Irlandë dhe Finlandë.

sporti shqiptar
Neser apo te shtunen?
dje thane per sot po e paskan shty per te shtunen ne oren 5 lexova. nuk merret vesh

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Miri » Fri, 26 Jun 2009 , 13:55

A kemi nej lajm nga tvsh apo nuk kan vendos gja ala?

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by futbollist » Fri, 26 Jun 2009 , 17:47

A erdhen ato braziljant qe kishin me ardhe,me duket qysh tesh qe skane sy per qabe pa pase nevoje me i pa tu lujte.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Fri, 26 Jun 2009 , 22:30

Ka mundsi qe kane humb rrugen :D :evil:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Sat, 27 Jun 2009 , 13:29

Jane tuj ardhe me not. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Sat, 27 Jun 2009 , 18:54

Vllaznia kthehet ne Shkoder prej te ftohtit

Duhej te kishin ardhur sot ose neser paradite, por kuqeblute kane mberritur qe dje ne qytetin e tyre. Ekipi I Vllaznise pas 10 ditesh qendrimi ne Puke, e kane lene kete qytet diçka para parashikimeve.
Arsyeja kane qene temperaturat e uleta qe kane mbizoteruar gjate ketyre diteve ne kete qytet malor si dhe reshjet e shiut qe e kane bere te papershtatshme fushen e stervitjes per ekipin shkodran. Paraditen e djeshme, kane zhvilluar seancen e fundit ne “Ismail Xhemali” dhe me pas kane marre ne dreke rrugen per ne Shkoder. Pak pushim dhe ne oren 18.00 futbollistet kane qene ne fushen e Shtojit per te zhvilluar seancen tjeter, ate te pasdites. Sot do te kete vetem nje seance nderkohe qe diten e shtune, Vllaznia do te zhvilloje nje ndeshje miqesore me Dinamon pikerisht ne “Loro Boriçi” ne oren 17.30.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Sat, 27 Jun 2009 , 22:07

Shyqyr qe na u kthynen herojt ne shpi se ishim ba marak mas na jane lodhe shum. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply