Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Merkato

Post by Miri » Tue, 23 Jun 2009 , 14:11

GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Lojtar lagjesh naqe.Kushedi ku i gjejne.
pa a gjyna se metme tu djeg lojtaret tone shkodrane
Na per te miren e shkodranve jena ka munohena,fusim braziljan ne fush me ec vrap kurse na i shofim prej ne tv e per lezet ti pi raki :D :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Tue, 23 Jun 2009 , 20:58

Ishalla po bajne nej san se kshtu skena gja per terezi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Merkato

Post by Edmond-Cela » Tue, 23 Jun 2009 , 21:12

Shtyhet ardhja e 2 brazilianve

E Marte, 23 Qershor 2009 17:09

(Video) Shtyhet ardhja e 2 brazilianve ne skuadren e Vllaznias per shkak te Biletave

http://kuqeblu.com/lajme/34-lajmet-e-fu ... e#comments
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 23 Jun 2009 , 21:20

Fushaj: Tifozë, me brazilianët ka festë!

Presidenti garanton se blerjet do bëjnë diferencën

U premton tifozëve se do të shikojnë spektakël me dy brazilianët në fushë, ndërkohë që nga ana tjetër duket i kënaqur që Vllaznia do të luajë me irlandezët e Sligo Rovers në turin e parë të Ligës së Evropës. Presidenti i klubit kuqeblu, Valter Fushaj, në një bisedë për “Panorama Sport” ka zbuluar detaje nga dy blerjet e reja të Vllaznisë, që ai është i bindur se do të bëjnë diferencën. “Me ardhjen e brazilianëve, të cilët vijnë të stërvitur, mendoj se gjithçka mbyllet për sa i takon përforcimeve. Deri më tani, çdo gjë ka qenë konkrete lidhur me kontratat. Duke pasur parasysh menaxherët më të cilët klubi ynë bashkëpunon, unë garantoj se brazilianët janë lojtarë shumë të mirë dhe vijnë te Vllaznia për të bërë diferencën. Kanë luajtur në superligën braziliane dhe jam i bindur që do të dallojnë. Këtë ua premtoj tifozëve shkodranë. Nesër (sot) vijnë dhe do të firmosim kontratat, të cilat do të jenë 2, ose 3-vjeçare. Lojtarët janë pikërisht nga 21 dhe 22 vjeç”, është shprehur i entuziazmuar presidenti Fushaj.

“Shorti është favorizues”

Në lidhje me kundërshtarin e shkodranëve në Ligën e Evropës, numri një i klubit “Vllaznia”, ndër të tjera pohoi se shorti duket favorizues për ekipin e tij. “Nuk kemi njohurinë e duhur për Sligo Rovers, por mendoj se është një short i mirë për ne. Është favorizues si short dhe mesa kam unë informacion, niveli i skuadrave tona me ato irlandeze, nuk është se ka ndonjë diferencë të madhe. Për ne, më tepër është favorizuese që luajmë ndeshjen e parë jashtë fushe. Të paktën, në ballafaqimet tona në Kupat e Evropës në këto dy-tri vitet e fundit, e kemi pasur për shans që ndeshjen e parë ta luajmë në transfertë. Synimi ynë është të kualifikohemi dhe të luajmë me Rapidin e Vjenës në turin e dytë”, pohoi kreu i klubit shkodran.

“Largimet ishin të merituara”

Duke folur për merkaton, presidenti Fushaj u ndal edhe te largimet, që i cilësoi si të merituara, pasi lojtarët nuk dhanë shumë. “Mendoj se ekipi është në rregull dhe nuk besoj se ka ndonjë problem me lojtarët. Ata që janë larguar, nuk kanë qenë nën kontratë dhe konsiderata jonë për ta është se nuk kanë dhënë ndonjë gjë të madhe, në mënyrë që ne mund t’u bënim përsëri një ofertë të mirë për të rinovuar”, ka thënë ai.

panorama

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Merkato

Post by Ujku » Wed, 24 Jun 2009 , 19:08

Fushaj thot me braziljanet ka fest
ku asht festa ma Valo po brazljant me pa ken n'han kishi mrrit n'tok qysh se ke than ti ma Valter
erdhi neshje per ligen evropiane e na tifozat e shkret nuk dim gja kush lun a kush ka me ken pjes e skuadres
se merr dreqi vesht ca bahet vec zoti e baft mir.

dori85
Antar
Antar
Posts: 21
Joined: Tue, 05 Apr 2005 , 17:18
Location: itali

Re: Merkato

Post by dori85 » Thu, 25 Jun 2009 , 11:13

Rrahman Hallaci do vishet kuqeblu...lajmin po e jap une ekskluziv.kam mik rrahmanin ne facebook dhe kishte shkru para nji oret se ka firmos per 1 vit me Vllaznine..
Mu personalisht me pelqen si lojtar..
para vllaznia

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 25 Jun 2009 , 12:16

Ujku wrote:Fushaj thot me braziljanet ka fest
ku asht festa ma Valo po brazljant me pa ken n'han kishi mrrit n'tok qysh se ke than ti ma Valter
erdhi neshje per ligen evropiane e na tifozat e shkret nuk dim gja kush lun a kush ka me ken pjes e skuadres
se merr dreqi vesht ca bahet vec zoti e baft mir.
si duket e ka pase fjalen per vedi. do t'shkojne ai ndoshta n'brazil per carnevale..... :?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 25 Jun 2009 , 12:19

Ansi Agolli firmos me Krivbasin

Sipas raportimeve të mediave, mesfushori tiranas do të përfitojë 300 mijë dollarë në sezon (900 mijë dollarë në total për tre vite). Te Krivbasi luajnë edhe tre lojtarët e tjerë shqiptare, portieri Isli Hidi, mesfushori shkatërrues Ervin Bulku dhe fantazisti Dorian Bylykbashi, ky i fundit është dhe kapiteni i skuadrës.

Ansi Agolli, autori i golit të barazimit 1-1 të Shqipërisë me Gjeorgjinë, përfundimsht është larguar nga Tirana, duke nënshkruar një kontratë trevjeçare me Krivbasin në Ukrainë.

Sipas raportimeve të mediave, mesfushori tiranas, 26 vjeç, me një të kaluar ndërkombëtare në Zvicër e Finlandë, do të përfitojë 300 mijë dollarë në sezon (900 mijë dollarë në total për tre vite).

Te Krivbasi luajnë edhe tre lojtarët e tjerë shqiptare, portieri Isli Hidi, mesfushori shkatërrues Ervin Bulku dhe fantazisti Dorian Bylykbashi, ky i fundit është dhe kapiteni i skuadrës.

Më 30 prill të këtij viti, presidenti i Tiranës, Refik Halili, pagoi 40 mijë euro për të blerë kartonin e mesfushorit nga klubi finlandez VPS, apo Vaasan Pallsouera, siç është emri zyrtar i skuadrës. Kjo shumë pritet të rikthehet në arkat e 24-herë kampionëve të Shqipërisë.

Agolli, i transferuar në Finlandë, pas përvojës në Zvicër me Neuschatel Xamax (2005-2006, 29 ndeshje, 3 gola) e Luzern (2006-2007, 8 ndeshje), ka luajtur në sezonet 2007 dhe 2008 me VPS, duke u aktivizuar në 31 ndeshje e shënuar 1 gol.

Agolli, një lojtar titullar me përfaqësuesen, u aktivizua si i huazuar fillimisht e më pas lojtar i plotë sezonin e kaluar me Tiranën, duke qenë futbollisti i dytë me më shumë minuta në këmbë. Agolli shënoi pesë gola sezonin e kaluar.

Ansi ka luajtur në Shqipëri i huazuar edhe te Apolonia (2002-2003, 12 ndeshje 1 gol), ndërkohë që me Tiranën në total ka zhvilluar 64 ndeshje, duke shënuar 8 gola.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 25 Jun 2009 , 12:22

300 mij euro n'vit agolli? per mendimin tem ia kan fun kot se nuk besoj se i napin tan kto lek. 300 mij euro n'vit merr nji lojtar me cagliarin a me chievon. 500 mij euro n'vit ka marre pandev me lacion deri tash

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 25 Jun 2009 , 12:25

dori85 wrote:Rrahman Hallaci do vishet kuqeblu...lajmin po e jap une ekskluziv.kam mik rrahmanin ne facebook dhe kishte shkru para nji oret se ka firmos per 1 vit me Vllaznine..
Mu personalisht me pelqen si lojtar..

Hallaçi I shpejte edhe ne merkato, 30 minuta per te bindur Vllaznine
Dje u arrit marreveshja pas nje bisede kok-me-koke me presidentin Fushajn


Priteshin brazilianët, por ia ka befur në mënyrën më të papritur Rrahman Hallaçi. Edhe pse për drejtuesit e klubit Vllaznia dhe stafin e tyre, alternativa Hallaçi ka kohë që studiohet në zyrat e tyre, konkretizimi i kësaj blerje është bërë tërësisht në heshtje. Burimet brenda klubit të futbollit thanë se Hallaçi ka mbërritur në orët e mesditës së djeshme në qytetin verior dhe pasi ka kryer procedurat e duhura zyrtare me drejtuesit e Vllaznise është nisur menjëherë drejt qytetit të Pukës, duke u vënë në dispozicion të teknikut Lika. Por siç mësohet, përpara se të mbërrinte në Shkodër ka qënë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ai që ka udhëtuar në kryeqytet në mbrëmjen e së martës, ku pas një bisedë kokë më kokë rreth 30-të minutëshe kanë vendosur gjithçka për të ardhmen e futbollistit. Kështu që mesdita e djeshme për Hallaçin ka qënë thjeshtë një formalitet dhe brenda pak minutash ka mbyllur gjithçka ka kërkuar noteri i klubit gjatë firmosjes së kontratës, e cila është lidhur në afatin kohor të një viti. I lindur në Kukës, dhe i rritur tek klubi i kuq i Partizanit, Hallaçi është një futbollist që ka bërë emër në kampionatin shqiptar. Për shtate sezone, sa mbajti të veshur fanelën e klubit Partizani, ai ka spikatur jo pak në repartin e mbrojtjes, kryesisht në krahun e majtë, që është edhe preferenca e tij. Por, situata konfuze që kaloi Partizani sezonin e kaluar, e detyroi atë të braktiste këtë klub në mes të kampionatit, duke e vazhduar pjesën e dytë për ngjyrat e Elbasanit. Si një lojtar i lirë, por edhe i cilësuar si mjaft punëtor në krahun e tij, shkodranët u treguan të gatshëm të bashkëpunonin me këtë futbollist. Padiskutim që në këtë blerje, ka dorë të drejtpërdrejt edhe tekniku Hasan Lika, i cili duke i njohur mirë vlerat e këtij futbollisti, si një ish-trajner i Partizanit, thuhet se ka kërkuar që Hallaçi të veshte fanelën e Vllaznisë së Shkodrës. Por në të njëjtën kohë, vetë Hallaçi mësohet ta ketë pritur me kënaqësi një transfertë të tillë, jo vetëm për faktin se bëhet pjesë e një skuadre me emër të kampionatit shqiptar, aq më tepër që pas pak ditësh do të jetë edhe në garë për Ligën Europiane, por më së shumti do te behet pjesë e një skuadre veriore, prej nga është edhe vetë ai. Me përfshirjen e Hallaçit në listën e kuqebluve, për vetë pozicionin që ai mban, posti i krahut të majtë të mbrojtjes kuqeblu përfshihet nga rivaliteti. Kjo, për faktin se për llogari të këtij roli ka mbërritur në Shkodër edhe malazezi Zhivko Mervaeloviç, por që shumë shpejt kandidat për këtë rol do të jetë edhe Edmond Doçi, rikuperimi i të cilit thuhet se ka avancuar shumë këto ditët e fundit. Me këto dy blerje të krahut të majtë të mbrotjes shkodrane, duket se drejtuesit e Vllaznisë kanë lënë mënjanë përfundimisht mundësinë e rikthimit në skuadër të mëngjërashit Suad Lici, i cili si rezultat i përfshirjes në një proçes gjyqësor ndaj klubit Vllaznia, për një borxh të vjetër që ekziston në adresë të tij, ka qëndruar paksa në hije, pasi në fakt edhe regullorja e UEFA-s e pengon për t’u aktivizuar.

sport ekspres

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Thu, 25 Jun 2009 , 14:03

Edhe mu me pelqen kjo blemje.Por sjena hala kerkun.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 25 Jun 2009 , 15:37

nqs ike beqiri, kush lot ne qender me bashiç? se per at malazezin thane lot e krah te majte, tash edhe hallaçi ne ate rrol

PARTIZANI
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 945
Joined: Fri, 18 May 2007 , 16:25
Location: ITALIA
Contact:

Re: Merkato

Post by PARTIZANI » Thu, 25 Jun 2009 , 22:04

vllaznia1919 wrote:Edhe mu me pelqen kjo blemje.Por sjena hala kerkun.

un s'do isha aq entuziast per hallacin,mbase sepse mua sme pelqen si lojtar ne keto vite qe ka qene te Partizani...sdi me dhen nje kros tamam,shum i ngathet....s'eshte per nje skuader qe pretendon per titull
FORCA DEMAT E KUQImage

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Merkato

Post by Miri » Fri, 26 Jun 2009 , 13:58

PARTIZANI wrote:
vllaznia1919 wrote:Edhe mu me pelqen kjo blemje.Por sjena hala kerkun.

un s'do isha aq entuziast per hallacin,mbase sepse mua sme pelqen si lojtar ne keto vite qe ka qene te Partizani...sdi me dhen nje kros tamam,shum i ngathet....s'eshte per nje skuader qe pretendon per titull
Mos e thu kete sepse u largua nga skuadra e Partizanit?????
Per pozicion qe luan eshte shume i sakte ne krejt pak gabime.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Fri, 26 Jun 2009 , 20:58

Duhet me levize se neshja e kups po afrohet.I shof shum te vakte per merkato deri tesh.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Fri, 26 Jun 2009 , 22:44

PARTIZANI wrote:
vllaznia1919 wrote:Edhe mu me pelqen kjo blemje.Por sjena hala kerkun.

un s'do isha aq entuziast per hallacin,mbase sepse mua sme pelqen si lojtar ne keto vite qe ka qene te Partizani...sdi me dhen nje kros tamam,shum i ngathet....s'eshte per nje skuader qe pretendon per titull
o Partizani po me bahet qejfi shume qe u riktheve, se ke ba mungese te gjate shume; me vjen keq per partizanin, por ndoshta del per hajr rania nga kategoria e largohet Xhani, qi e ka shkaterru kyt ekip



Sa per Hallacin, randsi ka qi a lojtar luftarak e energjik, ate punen e krosave ke te drejte ti, por mbrojtesat shqiptar me ken qi munden me e mush topin, e mos me i shku kamba huc, jane tmire boll,se per krosa sdin asnji

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Merkato

Post by Man in Redblue » Fri, 26 Jun 2009 , 22:59

si ia pret mendja drejtusave te Vllaznise, me u nis per irlande vetem me nji sulmus Sinanin-qi asht nga ana fizike pertoke-kush me i ba golat???!!!!

Dhembi asht perfundimisht jasht a ???

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Merkato

Post by Admin » Fri, 26 Jun 2009 , 23:51

Deri tesh thuhet qe Dhembi asht jashte, se di nqs i ndrrohet mendja ktyne tonve !!
Une e kisha dasht me Vllaznine per sezonin e ardhshem...
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Sat, 27 Jun 2009 , 14:58

Edhe per mendimin tem nuk kishin ba keq me e majte Dhembin se sna ka prishe pune.Noshta ska ba mrekullina por eksperienca e tij mund te na duhet.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Merkato

Post by futbollist » Sat, 27 Jun 2009 , 18:21

une kisha lujt me Sinanin e Balen ne sulm edhe me Rraboshten si zevendsus :roll:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Post Reply