Post
by Skodrinon » Wed, 10 Jun 2009 , 19:14
Duka, kundër ndryshimit të strukturës: S’ka rregulla pas loje!
Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, pozicionohet në krah të rregullores, jo të ndryshimit të strukturës
Kur pritej që komiteti ekzekutiv i FSHF-së, brenda kësaj jave të merrte në shqyrtim kërkesën e 12 klubeve për të ndryshuar strukturën e Superligës, duket se një gjysmëpërgjigje, ose diçka më shumë, ka ardhur tashmë. Ka dalë nga goja e presidentit të FSHF?së, Armand Duka, i cili, në një analizë përmbyllëse të edicionit futbollistik 2008-2009, bërë për “Top Channel”, ka zbuluar qëndrimin e tij: “Nuk mund të vendosen rregulla loje, sepse loja ka mbaruar. Rregullat vendosen pa filluar loja”. Që do të thotë se duhet zbatuar rregullorja, sipas së cilës, ndryshimi i strukturës së kampionatit duhet të bëhet një sezon më parë.
Rregull i cili është i barabartë për të gjithë aktorët e garës, pavarësisht nga emri i skuadrës. Me një fjalë, pavarësisht se në sezonin e ardhshëm, Partizani, Lushnja dhe Elbasani, në bazë të verdikteve të kampionatit të 70?të kombëtar, nuk do të jenë pjesë e Superligës, presidenti i FSHF?së, Armand Duka, duket i qartë dhe i prerë në qëndrimin e tij: Struktura nuk duhet të ndryshojë për edicionin në vazhdim, por mund të diskutohet që tani vetëm për një edicion pas tij, sikurse e parashikon edhe rregullorja përkatëse.
“Në futboll nuk ka skuadra të mëdha dhe të vogla në një edicion futbollistik, ka kontribute të skuadrave në atë edicion. Elbasani dhe Partizani kanë zbritur një kategori më poshtë, por nuk është se kanë dhënë më shumë në këtë edicion dhe kanë merituar më shumë se sa aq. Në ato qytete të ashtuquajtura të vogla, komuniteti është shumë më i interesuar për futbollin.”
Por, largimi i këtyre skuadrave ka rikthyer kërkesën e 12 klubeve për ta ndryshuar strukturën e Superligës që në edicionin e radhës, 2009-2010, duke e bërë atë me 16 skuadra. Kërkesë për të cilën është vënë në dijeni edhe numri një i futbollit shqiptar. I cili duket i prirur të mos i ndryshojë rregullat e lojës, por të respektojë rregulloret përkatëse. “Kërkesa të tilla janë melodi që i dëgjoj gjithmonë dhe, me sa informacion kam unë, nuk mund të vendosen rregulla loje, pasi loja ka mbaruar. Rregullat vendosen pa filluar loja,” ? saktëson Duka.
Një qëndrim i qartë i presidentit të FSHF?së, karshi kërkesës së 12 klubeve për të ndryshuar strukturën e Superligës, edhe pse i takon komitetit ekzekutiv që të shprehet dhe të vendosë për të, si organi i vetëm vendimmarrës. Natyrisht, unifikimi i 12 klubeve në kërkesën e tyre, duket se e ka vënë në pozitë të vështirë FSHF?në, sepse flitet për aktorët e garës në fushën e blertë, kështu që mbetet të sqarohet reagimi i firmëtarëve të ndryshimit të strukturës së superligës, nëse përgjigjia e FSHF?së, e komitetit ekzekutiv, do të jetë negative, gjë që paralajmërohet edhe nga presidenti Duka, që kërkon respektimin e rregullave të lojës, jo pasi të ketë mbaruar loja. Pra, zbatimin e rregullores përkatëse, sipas së cilës, struktura e kampionatit nuk mund të ndryshojë për sezonin në vazhdim.