Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Aug 2006 , 15:02

Serbi qe flitet se asht shum i vlefshem ka mrrite mrame ne Shkoder.Emri asht Aleksander Xhorxheviç dhe thuhet se ka lujt serine e dyte te frances.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 25 Aug 2006 , 15:03

GOLDIAN wrote:Pershendetje ADMIN
hallall qe po na jep taman informacione te ketyne futbollistave se ne gazeta spo merret vesht se kush e vjen e kush shkon.
ishalla po na del per hajr edhe nej futbollist ihuaj se sa ma shume konkurence me pase aq ma mire asht.
i lutje kisha na i ban da foto e na i ven ne forum.ne stervitje ose foto te hapjes se kampionatit.
Pershendetje Goldian.

Asht largu edhe kroati Mikaç, me sa duket nuk asht i vlefshem per Vllaznine, dje ka ardhe ne prove serbi Gjorgjevic e pritet qe sot te vije nigeriani.

Sa i takon fotove, nuk kam pas mundesi per me shku me i ba ne stervitje, por per hapjen kam me i ba da foto. ku kryesisht fotot kan me u ba tifozave shkodran.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 25 Aug 2006 , 15:16

:evil:

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Mon, 04 Sep 2006 , 10:46

Te shohim si ka me u paraqit sulmuesi i sapoardhun Milic.Ishalla ka ardhe me kam te mbare.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 04 Sep 2006 , 13:02

Tane flasin mire per te.Ta shofim ishalla po na ban diferencen.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 06 Sep 2006 , 18:50

futbollist wrote:Te shohim si ka me u paraqit sulmuesi i sapoardhun Milic.Ishalla ka ardhe me kam te mbare.
Tytjeta naqe,

sic ka shkru edhe Vllaznia1919, deri tesh flitet mire per te , biles edhe tranjeri duket i knaqun per ket blemje.
Ishalla po rezulton i tille.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 12 Sep 2006 , 13:20

Leandro, kuqeblute e presin
Rikthehet ceshtja “Leandro”. Pas disa bisedimeve, te rezultuara te pasuksesshme, duket se gjerat kane shkuar per mire ne raportet mes Vllaznise dhe lojtarit. Burime prane kampit kuqeblu bejne te ditur per “Sport Ekspres” se nje perfaqesi e klubit, gjate kthimit nga Kavaja, te shtunen jane ndalur gjate ne nje takim me brazilianin Leandro. Burimet theksojne, se presidenti Valter Fushaj i ka plotesuar te gjitha kerkesat qe Leandro ka paraqitur. Ne te tilla kushte, edhe pse akoma nuk eshte bere zyrtare, sipas asaj qe eshte biseduar pritet qe Leandro te jete sot ne Shkoder, per t’u bashkuar me skuadren kuqeblu. Lajmi ka entuziazmuar te gjithe skuadren, por me teper se kedo teknikun gjerman Shulze, i cili ka kohe qe e pret brazilianin, sepse do te perforconte dukshem lojen ne mesfushe. Ardhja e Leandros duket fakt i kryer, aq sa ne hotel “Favorit” thone se jane lajmeruar t’i bejne dhomen gati, e cila thuhet se eshte po ajo qe ka patur edhe me perpara. Pas ketij lajmi, Shulze dhe koleget e stafit teknik kane filluar te bejne planet qe braziliani te jete qe kete te premte ne fushe, perballe bardhebluve te Tiranes, ndeshje qe pritet te luhet nen ndricimin e prozhektoreve. Edhe pse burimet e bejne te sigurt rikthimin e Leandros, ne Shkoder akoma nuk e kane besimin se Leandro do te veshe fanellen kuqeblu.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 12 Sep 2006 , 13:21

Ne Kavaje zhgenjen Milic

Ndersa jane ne pritje te vendimeve te komisioneve perkatese t- FSHF se, lidhur me ankesat e tyre per arbitrimin, stafi teknik ka analizuar lojen e Vllaznise ne ndeshjen ndaj Beses. Sipas gjermanit Shulze, edhe pse skuadra eshte perpjekur te luaje me grinte dhe mobilizim ne fushen e lojes, serish ajo ka shfaqur dobesi ne disa aspekte te lojes. Kritikat me te ashpra Shulze i ka drejtuar ne adrese te sulmit, per te cilin thote se “ne pese raste te pastert duhej te shenohej me teper se nje gol, kur ne kete repart kane luajtur ne pjesen me te madhe te lojes pese futbolliste”. Ashtu si edhe ne ndeshjen e javes se pare, gjermani eshte i pakenaqur me moszbatimin e detyrave taktike qe ai i ka dhene skuadres, sidomos ne aplikimin e lojes me krahe, e cila eshte aplikuar shume pak. Duke ndalur tek emrat konkrete, stafi teknik shprehet i pakenaqur nga debutimi i malaziasit Drazhen Milic, i cili, ndryshe nga jehona qe iu be ne ditet e bashkimit me kuqeblute, jo vetem qe nuk beri diferencen, por u shfaq nje futbollist monoton ne fushen e lojes. Bashke me te, nota te uleta kane marre edhe elbasanasi Dalipi dhe shkodrani Doci, te cilet ne kete ndeshje kane qene shume larg nivelit te tyre.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 18 Oct 2006 , 01:46

Presidenti: Do sjell një sulmues dhe një portier

Në mbledhjen e djeshme ndër të tjera presidenti i Vllaznisë Valter Fushaj ka deklaruar edhe faktin se skuadra shumë shpejt do përforcohet me lojtarët që i mungojnë. “E di që nuk jemi në nivelin e duhur si në sulm ashtu edhe në portë dhe ju siguroj se shumë shpejt këta lojtarë do t’i kemi në skuadër. Madje jo vetëm për këta dy poste por edhe të tjerë nëse është nevoja. E rëndësishme është të bëjmë maksimumin dhe të marrim sa më shumë pikë pa ardhur këta lojtarë” - ka thënë ai para skuadrës. Ndërkohë bëhet e ditur se tratativat me Indrit Fortuzin kanë avancuar së tepërmi dhe nuk është çudi që “Zogu” brenda këtyre ditëve të jetë pjesë e Vllaznisë. Të paktën këtë kanë thënë vetë pjestarë të skuadrës shkodrane ndërkohë që ende nuk është shumë e sigurtë për objektivin e portës. Mbase do të synohet për në Mal të Zi por nuk përjashtohet mundësia që të hidhen sytë edhe për ndonjë nga portierët e kampionatit tonë. E sigurtë është që Vllaznia do ketë sërish surpriza në merkato dhe kjo mbetet për t’u parë se cilët do jenë emrat që do i bashkohen asaj.
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 18 Oct 2006 , 01:48

Sa i takon portierit Vllaznia do te kishte ba mire sikur ti baje ndonji oferte portierit komtares si edhe tiranes Hidi.
Ai vete ka deklaru qe kerkon me u largu prej Tirans....
Per mendimin tem aj asht nje nder portieret ma te mire ne Shqipni edhe ja vlen per me e marr Vllaznia.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 18 Oct 2006 , 18:59

Nuk do te kishte ken hiq keq por per mu asht e veshtire qe me marre Fortuzin e Hidin. :lol:

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 21 Oct 2006 , 14:30

po ske nevoje murre me marr hidin
tu pas grimen mustafen dhe ndojen
skena nevoje me marr kerkend
sa per sulmusat kisha dasht me marr mancakun sepse me pelqen si lojtar dhe asht shume vendimtar me golat e tij.
fortuzi se besoj se vjen
sa per sinanin nuk e kisha dasht sepse me ardh se di pse
por po te kisha gja ne dore mancakun kisha marre
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Oct 2006 , 14:58

Per mu asht gjithmone ma mire me marre lojtart shkodran!

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sat, 21 Oct 2006 , 15:01

Tytjeta juj :)

Per mendimin tem Sinani na kishte ba shum shum shum pune...
Mancaku asht lojtar golit edhe ate me e marr nuk asht keq, por Mancaku nuk mundet me majt tane sulmin e Vllaznise.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Oct 2006 , 15:04

Mire asht me i marre te dy!Asnji skuader nuk ka pase te kqija prej dyndjes te lojtarve.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 21 Oct 2006 , 15:05

po te dy kishte kene idealja se bejzades me ja dhane rrugat ma mire
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 21 Oct 2006 , 15:09

Ma fort se Bejzades ja kisha dhane Dalipit.Se Bejzade nej gol e ka ba manej nuk asht sulmus i mirfillte.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 21 Oct 2006 , 15:18

se di po me duket shume fallco bejzade
dalipin asht me e nis neser mas ndeshjes me dinamon se sna duhet gja
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 22 Oct 2006 , 00:54

vllaznia1919 wrote:Mire asht me i marre te dy!Asnji skuader nuk ka pase te kqija prej dyndjes te lojtarve.
Te dy ku e merr, pa kta spa marrin as njenin e as tjeterin.
Sa i takon Bejzades, une nuk jam absulutisht dakort qe me ik. Aj ska ca me ba vetem nqs nuk ka mbeshtjen e futbollistave te tjere, masandej aj nuk asht sulmus i merfillt.
Gjithashtu edhe Kaçi na kishte ba shume pune, pasi krahu i majte i joni asht shume dobet, kshu qe Kaçi - Lika ne krah te djathte Bejzade - Lici ne krah te majte, na kishin ndihmu shume.

Nje lojtar tjeter qe i mungon Vllaznise asht edhe nje organizator....
Ne skena nje organizator te hajrit, per mas me than qe skena as edhe nji te tille.
Klodian Duro kishte ken ideali per ate vend por ne pamundsi te tij Belisha, besoj se e kishte ndihmu shume mesfushen per me kene ne lartsine e duhun.
Normale qe ne sulm kisha me preferu Sinanin :)
Sa i takon mrojtjes besoj se me riparimin e mesfushes, nuk kena nevoj per ndonje lojtare tjeter, nderthurja e elementit te ri si Semina e Guri, me mrojtjen aktuale besoj se i kishin zan "birucat" e mrojtes tone.

Grima (Hidi)
Radusinovic, Teli, Dabulla
Lici, Osja, Lika (Hoti), Kaci, Duro ( Belisha)
Bejzade Sinani


Kta per mendimin tem jane lojtare qe Vllaznia duhet me u mundu me i pas ne gjirin e vet.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 Oct 2006 , 10:51

Naqe formacioni qe ke vu ti asht yll krejt vetem se un e kisha marre edhe nji sulmus tjeter.

Post Reply