Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 06 Jun 2009 , 17:48

Mbledhje” donatorësh: Halili konfirmohet president i Tiranës
7 Qershor Në takimin e programuar është paraqitur vetëm kredonatori aktual. Përfaqësuesi i Bashkisë: Do financojë bashkë me Shefikat Ngjelën



Mbledhja e parashikuar mes katër donatorëve të Tiranës dhe shefit të klubit Rauf Dimraj është zhvilluar në paraditen e djeshme por prezent nga katërshja ka qenë vetëm donatori Halili. Fillimisht Dimraj dhe Halili kanë zhvilluar një mbledhje me dyer të mbyllura në zyrën e shefit të klubit dhe pasi kanë kanë sheshuar dhe kanë rënë dakort parimisht në disa pika në lidhje me të ardhmen e klubit bardheblu, kanë dalë së bashku në një deklaratë për median. Ngjela ka munguar për arsye personale pasi donatorja ndodhet në SHBA dhe në distancë i ka konfirmuar shefit të klubit Dimraj se ajo do të sponcorizojë në sezonin e ardhshëm, duke premtuar dhe duke u treguar e gatshme për të derdhur rreth 200 milionë lekë të vjetra në arkat e klubit. Në krahun tjetër, donatorët Papuli dhe Nuri ishin lajmëruar për këtë mbledhje dhe kishin marrë një shkresë ku i kërkohej të merrnin pjesë në këtë takim, por të dy nuk janë paraqitur duke zgjedhur të mos i përgjigjen ftesës së marrë nga klubi. Edhe pse nuk është zyrtarizuar, pasi duhet pritur që donatori Halili dhe bashkë me të edhe shefi i klubit Rauf Dimraj të firmosin kontratën për sezonin e ardhshëm, nga mbledhja e zhvilluar në ditën e djeshme është rënë dakort që Halili të vazhdojë të japë kontributin e tij për të sponcorizuar Tiranën në sezonin e ardhshëm, në të njëjtën mënyrë si dhe në sezonin që përfundoi.

Shefi klubit – “Ju falenderoj për prezencën tuaj sot në këtë mbledhje. Kjo na jep mundësinë që neve të parashtrojmë shumë gjëra në të mirë të cilësisë së futbollit të këtij klubi. Do të kërkoj që gjithmonë të kemi një bashkëpunim të ngushtë dhe efikas me juve si media. Kjo mledhje është caktuar që dhjetë ditë përpara. Njoftimet janë bërë zyrtare, janë konfirmuar nga të gjithë sponsorët, por duhet thënë në mënyrë të veçantë se znj. Ngjela si sponsor i klubit ndodhet në Amerikë për arsye shëndetësore të familjes. Ajo konfirmoi që do të jem sponsore në këtë klub në nivelet deri në 20 milionë lekë të reja. Nuk u prezantuan sponsorët z. Papuli dhe z. Nuri. Në mbledhjen e sotme del ky vendim jo plotësisht përfundimtar. Ky klub dëshiron që ta zhdërvjellësojë demokratizimin dhe masivizimin e sponsorëve dhe njëkohësisht është në një moment që këto konkluzione do të marrin formën përfundimtare duke diskutuar me Bashkinë e Tiranës. Meqënëse shpenzimet e këtij klubi referuar ritmikës së deritanishme të këtyre viteve kapërcejn shifrën e 400 milionë lekëve të vjetra, z.Halili angazhohet, duke thënë se është gati të kompensoj shumën deri në ato që duhen duke iu referuar edhe aktiviteteve dytësore ku përfshihet dhe pjesëmarrja në Ligën e Kampioneve. Kemi rënë dakort parimisht por do të ulemi të diskutojmë në ditët në vazhdim për të konkretizuar atë çfarë kemi folur sot”, ka deklaruar shefi i klubit të Tiranës, Rauf Dimraj.

Halili - "Unë ju falenderoj të gjithëve, dhe ndihem paksa në siklet. Kur pashë një interesim të madh të medias, i bëra dhe njëherë thirrje vetes time se a jam në gjendje që të vazhdoj kontributin tim për klubin e Tiranës. Nuk dua të flas për problemet që tha prof.Raufi, unë do të vazhdoj sponsorizimin, nuk do të largohem kurrë nga Tirana. Këtë vit, në qoftë se sponsorizimi do të vazhdoj ashtu si vitin e kaluar, do të kërkoj një bashkëpunim me klubin për të vendosur disa gjëra që janë të domosdoshme në drejtimin dhe menaxhimin e ekipit. Dua t’ju them që këtu përfshihen të gjitha të ardhurat brenda ligjit dhe duhet të bëjmë një akt marrëveshje gjë që nuk u bë vitin e kaluar sepse ne ishim katër sponsorë dhe nuk firmosëm për të hapur një numër llogarie. Do të kërkoj nga klubi që të bashkëpunojmë, më pas të ardhurat janë të thjeshta ku të përfshihen, biletat, e drejta televizive me ato pak mundësi që kemi ne apo edhe reklamat, të ardhurat që vijnë nga Uefa, titulli kampion. Këto të menaxhohen me sukses nga sponsorët ose donatorët nën drejtimin e klubit. Do ju flas pak edhe për sezonin që do të vazhdojë. Duhet bërë urgjentisht mbledhja, sepse çdo minutë që kalon e kam thënë që është baraz me një javë. Unë jam në gjëndje ta shpall përsëri vitin e ardhshëm Tiranën kampione. Kurse për të shkuar në Ligën e kampioneve, për të qenë dhe atje me ambicie dhe për të ecur përpara, kërkoj nga shefi i klubit në mënyrë urgjente se të vendosi çfarë drejtimi do të marrë skuadra ku besoj nga sa kam biseduar me të dhe jam i bindur se shumë shpejt do i japi zgjidhje që duke ruajtur këtë grup të sezonit që sapo u mbyll dhe me disa përforcime me lojtarë shumë cilësorë në Ligën e Kampioneve të bëjmë një paraqitje të mirë. Në lidhje me trajnerin e ri po e mbaj jo sekret por po ju garantoj se në bashkëpunim me klubin dhe me specialistë ku gjithmonë është marrë mendimi i tyre, do të jetë një emër i madh. Do të jetë një surprizë shumë e madhe emri i trajnerit por për momentin nuk dua ta bëj publike pasi ende nuk është vendosur nëse do të drejtoj unë skuadrën apo jo. Përsa i përket përbërjes së ekipit ju garantoj se një skuadër që të shpallet kampion në sezonin e ardhshëm më mjaftojnë vetëm tri orë për ta realizuar këtë gjë por duhet të theksoj faktin që për një skuadër të denjë në ligën e kampionëve duhen disa përforcime të nivelit të lartë”, ka deklaruar donatori i Tiranës Refik Halili.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by loroborici » Sat, 06 Jun 2009 , 20:15

Skodrinon wrote:po nuk ka lidhje se sa e radsishme ishte ndeshja. dhuna asht njisoj, biles ma e rande e partizanit se e ka ushtru presidenti. edhe terbunit ju ba nji padrejtsi e madhe se gjithkush ka obiektivat e veta. un i kuptoj tifozate partizanit. jam tifoz vete e m'ka qellu shpesh me u ba nervoz sa qi me e pa pase arbitrin para durve e kisha hanger dhame. biles e thashe qi nuk jam per perjashtimin e partizanit njashtu si nuk kam kene per perjashtimin e terbunit. un deshta me krahasu dy episodet qi jane te ngjashme. njeni asht denu ne maksimum tjetri hiç. nuk asht e drejte. o te ishin perjashtu te dy ose anjeni. un tham qi per te dy ishte dashte nji denim por jo kaq i rande sa ai qi i dhane terbunit.
Tana punt i ka dhi federata. Peqini ka ba namin tash 10-15 vjet. Asht dnue 3-4 neshje e jo ma shum. Nuk jam pro dhuns, por ku rregllat i thyn vete federata, cka munet me than. Vete arbitrat shume hert i kan dhi neshjet tuj i shkatrrue nervat njervze. Ha pra mthuj cka maset mori federata per arbitrin e nshjes se Partizanit?? Kta te federats zdun me vun drejtsi, ket du me than une, e manje ma zi ka me shkue puna
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 18:51

Bomberi është në planet e kryeqytetasve. Preferohet nga të gjithë bardheblutë
Tirana, në sulm për Sinanin
Donatori Halili ka kontakte të vazhdueshme me shkodranin. Në gusht bëhet lëvizja


Ka luajtur vetëm një sezon me Tiranën, por u shndërrua shpejt në një prej lojtarëve më të dashur dhe një nga sportistët, që ka lënë gjurmët e tij te bardheblutë, ku në sezonin 2006-2007 u shpall kampion dhe fitoi “Këpucën e Artë” me 23 gola. Mbetet padyshim një nga sulmuesit më të mirë shqiptarë, i mbiquajtur shpesh edhe si goleadori
më i mirë i kampionatit tonë. Vioresin Sinani është një ikonë në Shkodër, por kryedonatori Refik Halili duket se kërkon ta rikthejë dhe një herë në radhët e Tiranës, për të qenë sërish një goleador që nuk kritikohet dot. Ndarja
jo e mirë e sulmuesit shkodran dy vite më parë nga kampi bardheblu duket se i ka mbetur peng Halilit, i cili ka kontakte të vazhdueshme me Sinanin dhe me të gjitha gjasat, bomberi do t’i bashkohet në sulm Memellit, për të krijuar ndoshta dyshen më të frikshme ofensive në sezonin e ardhshëm. Domosdoshmëria Ardhja e Sinanit
dëshirohet nga të gjithë në kampin bardheblu. Jo vetëm kryedonatori Halili, i cili ka kontakte të vazhdueshme me sportistin, por edhe shefi i klubit, Dimraj, thotë fjalët më të mira për golashënuesin më të mirë të Vllaznisë, teksa edhe tifozët e kanë thënë vazhdimisht se Sinani është një lojtar që di të bëjë gola dhe pëlqehet për lojën e tij. Kryedonatori nuk e ka thënë hapur se po punon për rikthimin e Sinanit, por burimet tona pranë tij tregojnë qartë debulesën që sponsori ka ndaj 32-vjeçarit shkodran, një lojtar që ka lënë mbresa kudo ku ka luajtur për mënyrën e
tij të komunikimit dhe humanizmin që e karakterizon. Ardhja e tij në fakt, duket se është dhe domosdoshmëri,
pasi Tirana ka ambicie të mëdha në këtë repart dhe padyshim që vetëm njëri do të mund të jetë titullar nga dyshja Xhafaj-Memelli, kështu që Sinani shihet si njeriugol dhe me bardheblutë mund të shënojë më shumë se 25 gola në sezon. Këtë ai e ka treguar dhe në ditët e tij më të këqija, prandaj afrimi i Sinanit për sezonin e ri është një ide
që mbështetet nga të gjithë në kryeqytet. Kontrata Në të vërtetë Sinani do ta ketë të vështirë të kalojë në
kryeqytet për disa arsye. Së pari ai ka një kontratë njëvjeçare me klubin e Vllaznisë dhe ky mendohet të jetë
problemi kryesor. Së dyti, kërkesat financiare për një ADRIATIK BALLA lëvizje të tillë mund të kalojnë shifrën e 100 mijë eurove dhe së treti, nuk duhet harruar fakti se Vllaznia është një klub rival për Tiranën, një skuadër që ashtu
si bardheblutë, ka pretendimet e veta për titullin dhe po rivalizon fuqishëm me ekipet e kryeqytetit për trofe. Gjithsesi, paratë mund të bëjnë të mundur shkëputjen e Sinanit nga Shkodra dhe ardhjen e tij në Tiranë, një
lëvizje e parashikuar të ndodhë në ditët e fundit të muajit gusht. Nostalgjia Sinani ka luajtur vetëm një sezon për Tiranën, por u shpall kampion dhe fitoi “Këpucën e Artë”. Largimi i tij nga klubi kryeqytetas nuk ka qenë i
këndshëm, për vetë faktin se ai u bë “kurban” me ardhjen e Fortuzit për të mbyllur karrierën. Halili nuk deshi ta largojë, duke këmbëngulur për qëndrimin e të dyve, por pjesa tjetër e donatorëve, ravijëzuan mendimet e tyre si shumicë, duke thënë se Sinani ishte i vjetër (atë kohë 29 vjeç) dhe i huaj si bardheblu, krahasuar me Fortuzin (atë kohë 34 vjeç) dhe vendës e i dashur për tifozët. Si doli Tirana atë sezon e dinë të gjithë. Largimi i atëhershëm i Sinanit preku emocionalisht donatorin Halili, që e ruajti si peng këtë. Tashmë ai kërkon ta ketë Sinanin në skuadër, pasi bomberi shkodran ka dhënë prova se nuk zhgënjen. Minimumi i tij është 20-25 gola në sezon. Bashkë me Memellin mund të japin spektakël në çdo ndeshje.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 18:55

sinani ith firmosi kontraten njivjeçare e ne asnji mnyre nuk duhet me e lane me ike te tirana

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Jun 2009 , 20:56

Pa i marre do lek te mira. :wink: :wink: :wink: :wink:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 21:36

ti thu me e shite a? po sa lek te napin per te?
un tham se me ia vu afer nji sulmus te forte fizikisht i ban prap 16-17 gola

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Sat, 13 Jun 2009 , 22:04

Un jam i mendimit qe ba me pase ner mend me ba ekip taman si duhet edhe me ardhe ofert e mire prej Tirans duhet me e shite.Por vetem nese ato lek investohen me ba blemje te ransishme.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sat, 13 Jun 2009 , 22:31

vllaznia1919 wrote:Un jam i mendimit qe ba me pase ner mend me ba ekip taman si duhet edhe me ardhe ofert e mire prej Tirans duhet me e shite.Por vetem nese ato lek investohen me ba blemje te ransishme.
edhe une ndaj te njejtin mendim me ty
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Sat, 13 Jun 2009 , 22:39

vllaznia1919 wrote:Un jam i mendimit qe ba me pase ner mend me ba ekip taman si duhet edhe me ardhe ofert e mire prej Tirans duhet me e shite.Por vetem nese ato lek investohen me ba blemje te ransishme.
nuk asht nenkontrat me ne qe fitoj vllaznia ma naq ai asht lojtar i lire.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Jun 2009 , 02:24

Pa maj naqe ka nenshkru edhe per nje vit tjeter.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Sun, 14 Jun 2009 , 09:42

vllaznia1919 wrote:Pa maj naqe ka nenshkru edhe per nje vit tjeter.
nese ajo asht e vertet ska shan me ike te tirana pra. vetem nese e lejon klubi vet.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Sun, 14 Jun 2009 , 14:53

pa pa asht e sigurt 100%.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Wed, 17 Jun 2009 , 20:47

GOLDIAN wrote:
vllaznia1919 wrote:Un jam i mendimit qe ba me pase ner mend me ba ekip taman si duhet edhe me ardhe ofert e mire prej Tirans duhet me e shite.Por vetem nese ato lek investohen me ba blemje te ransishme.
edhe une ndaj te njejtin mendim me ty
Edhe une jam dakord me mendimin tuj duke shtuar qe tesh sinani nuk ka ma fuqi,vetem per nej rast ose nej gjujtje eshte nuk asht ma i zoti me ec me top apo me ndjek topin.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by loroborici » Wed, 17 Jun 2009 , 20:51

Nqs na e qujm Sinanin te nivelitte ult, cka munem me than per do sulusa te tjer qi ka ne tana ekipet e superliges?
Vllaznia ne zemer
Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Wed, 17 Jun 2009 , 21:02

loroborici wrote:Nqs na e qujm Sinanin te nivelitte ult, cka munem me than per do sulusa te tjer qi ka ne tana ekipet e superliges?
Sinani ka nje far moshet naqe qe nuk asht ma i zoti me nga mas topit ndersa per sulusat e superliges e treguan se kush jane me vendin qe moren.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 17 Jun 2009 , 22:46

loroborici wrote:Nqs na e qujm Sinanin te nivelitte ult, cka munem me than per do sulusa te tjer qi ka ne tana ekipet e superliges?
na ke kuptu gabim
nuk e qujti kush sinanin nivel te ulte
por sic tha v1919 me sa une kuptova bo me ardh nje oferte e majme prej tiranes atehere le ta shesin
keshtu me keto lek te investohet diku tjeter
gjithmone nese ky lek futet ne qarkullim per te miren e klubit e jo per interesa personale
ky sezon per mu si gold sinani ishte pertoke iher
me thuj mu ne cil ndeshje delikate ka arrit me tregu vedin?
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ledi1920 » Thu, 18 Jun 2009 , 08:28

loroborici wrote:Nqs na e qujm Sinanin te nivelitte ult, cka munem me than per do sulusa te tjer qi ka ne tana ekipet e superliges?
Sinani eshte sulmues shum i mire por me moshen qe ka eshte normale qe smund te presesh shume nga ai.Besoj se nje pjese loje mund ta beje mire te dyten...
Image

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Thu, 18 Jun 2009 , 16:39

Pamvarsisht se ne fazen e dyt e te tret nuk ishte ne qendje te mir fizike
ndoshta edhe psikologjike qysh mas humjes te penalltis kuner dinamos
Sinani asht nji nder sulmusat ma te mir te SHqipris per te gjitha kohrat
dhe un kam besim se Viori ka prep me dhan per futbollin.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 18 Jun 2009 , 18:13

Zbulohet nga drejtuesit e klubit të Vllaznisë, gafa e institucionit të futbollit
FSHF: Lojtarët kosovarë janë të huaj
Presidenti Fushaj: Të ndryshojë rregullorja, ata nuk mund të konsiderohen të tillë


Federata Shqiptare e Futbollit i cilëson si të huaj futbollistët kosovarë që aktivizohen në klubet shqiptare. Këtë gafë të institucionit të futbollit e ka zbuluar pikërisht klubi shkodran. Drejtuesit e Vllaznisë kanë dalë dje në një konferencë për shtyp, në orët e mbrëmjes, duke bërë të ditur faktin, që me siguri do të shoqërohet me polemika. Qoftë te Vllaznia, e gjithashtu në klubet të tjera të Superiores aktivizohen disa lojtarë kosovarë, por që deri më
tani janë cilësuar si të huaj, çka i ka kushtëzuar ekipet për blerjen e tyre. Nisur nga kjo, klubi shkodran, nëpërmjet
një shkrese, do t’i kërkojë FSHF-së, zyrtarisht sot, që të mos i konsiderojë futbollistët kosovarë, që luajnë në
kampionatin shqiptar, si të huaj. Lajmin e ka bërë të ditur vetë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i cili ka dhënë një sërë argumentesh në lidhje me këtë çështje, e cila nuk është hasur në vitet e kaluara, edhe pse disa lojtarë kosovarë kanë qenë pjesë e klubeve shqiptare.

Kërkesa
“Mund t’ju konfirmoj se klubi ynë do t’i bëjë një kërkesë zyrtare nesër (sot) institucionit të futbollit shqiptar, në mënyrë që të heqë rregullin e deritanishëm, ku futbollistët kosovarë, të cilët aktivizohen me ekipet e kampionatin tonë, janë cilësuar si të huaj”, - ka thënë fillimisht presidenti Fushaj. Më tej, numri një i klubit shkodran ka
theksuar se ardhja e sa më shumë lojtarëve nga Kosova në ekipet shqiptare, do të rriste nivelin e kampionatit.
Ja dhe argumentet e Fushajt: “Derisa kampionati kosovar ende nuk njihet nga UEFA dhe disa lojtarë kosovarë
luajnë me kombëtaren tonë, atëherë përse ata duhet të quhen të huaj, kur aktivizohen në klubet shqiptare. Gjithashtu, derisa ekziston edhe mundësia që numri i skuadrave të kampionatit tonë të shtohet, mendoj se ardhja
e këtyre lojtarëve do të ndihmonte në rritjen e nivelit të kampionatit shqiptar. Për të gjitha këto arsye, ne si klub
do të kërkojmë që lojtarët nga Kosova të mos konsiderohen të huaj”.

Reagimi
Sipas burimeve pranë klubit shkodran, kërkesa zyrtare që do dërgohet sot në FSHF, pritet që të përkrahet edhe nga disa klube të tjera. Janë disa skuadra që preken, e sidomos Vllaznia dhe Besa. Kjo e fundit ka disa kosovarë në përbërje, ndërsa shkodranët kanë dy lojtarë: Ilir Nallbanin dhe Fitim Kasapin. Institucioni i futbollit ka caktuar një limit të futbollistëve të huaj që duhet të luajnë në skuadrat tona, që është pesë lojtarë. Nëse Nallbani dhe Kasapi i
Vllaznisë do të konsideroheshin të huaj, sigurisht që do kishte më pak vende për lojtarët e tjerë, të cilët Vllaznia
kërkon t’i blejë nga jashtë vendit. Tashmë, pas kësaj kërkese ngelet për t’u parë reagimi i federatës.

RREGULLORJA
Lejohen 5 të huaj në fushë dhe një në stol

Por cili është rregulli i vendosur nga Federata Shqiptare e Futbollit, në lidhje me lojtarët e
huaj. Pak vite më parë, duke vërejtur që klubet shqiptare po përforconin skuadrat me
lojtarë të huaj, u vendos limitimi i tyre. Kjo u bë për t’u krijuar më tepër hapësira lojtarëve
shqiptare, të cilët rëndom “digjeshin” nga afrikanët apo brazilianët e ardhur. FSHF, nëpërmjet
një vendimi të komitetit ekzekutiv, lejoji vetëm pesë lojtarë të huaj në fushë, ndërsa një prej
tyre mund të ishte i gatshëm në stol. Me këtë rregull janë njohur të gjitha klubet shqiptare,
edhe pse para pak viteve, disa prej tyre nuk ishin dakord me limitimin e të huajve.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by vllaznia1919 » Fri, 19 Jun 2009 , 13:20

Itesh e lexova edhe un.Asht me te marre vaji se kush e drejton futbollin shqiptar.Kuku per ne skena me ba hajr kur.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply