Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 08 Jun 2009 , 01:24

Ca mendoni per zhgjedhjen e Hasan Likes si trainer i ri i Vllaznise?

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by vvvllaznia » Mon, 08 Jun 2009 , 11:44

personalisht nuk me pelqen.kisha dasht Zmijanin megjithese e shaf shume mire edhe ne krye te FSHF Hysenin.Per mu zgjedhja e duhun asht Hafizi

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 08 Jun 2009 , 12:41

une kam than kete sezon do heshti
kuptohet mas hafizit e zmijnit nuk a zgjedhje e keqe per mu
po tu pa sezonin qe maroi e tu pa ca den me ba fshf
me duket mu lodh kot e me fol
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Mon, 08 Jun 2009 , 13:37

Si trajner asht kopetent shum.Per mu asht ner ma te mirt ne Shqipni.Ta shofim se qfare lojtarsh do ti napin ne dispozion klubi.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 08 Jun 2009 , 13:45

vllaznia1919 wrote:Si trajner asht kopetent shum.Per mu asht ner ma te mirt ne Shqipni.Ta shofim se qfare lojtarsh do ti napin ne dispozion klubi.
ke drejte po pervec lojtareve mos harrojme dhe atmosferen negative qe do kete superliga sezonin qe vjen
une kisha daht me ja ba tre vjecare kontraten qe te punoje dhe me moshat
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 08 Jun 2009 , 17:16

Fushaj: Ja pse zgjodha trajnerin Lika

Presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, tregon arsyet pse zgjodhi Hasan Likën për kuqeblutë

Mbrëmjen e së shtunës janë zhvilluar bisedimet e fundit. Palët nuk ka qenë e vështirë të gjenin akordin. Hasan Lika do të jetë trajneri i ri i Vllaznisë për sezonin e ri. Lajmi ka qarkulluar shpejt edhe ngaqë tekniku i njohur ka qenë tribunën e “Qemal Stafës” së bashku me presidentin e kuqebluve për të ndjekur ndeshjen e kombëtares. Ndërkohë, Valter Fushaj dje në mesditë e ka pranuar publikisht zgjedhjen e tij për stolin e skuadrës që sponsorizon. Në intervistën e mëposhtme, numri një i klubit shkodran ka dhënë arsyet pse hoqi dorë nga Haxhiosmanoviçi dhe pse preferoi Likën në vend të tij.

? Çfarë ishin këto ndryshime të befasishme në stolin e Vllaznisë?

? Në fakt, ashtu mund të duket, ngaqë ndodhën shpejt, por në njëfarë mënyre ishim të detyruar të vepronim ashtu. Kisha dëshirë ta mbaja sërish si trajner Dervish Haxhiosmanoviçin, por një udhëzim i federatës, se nuk do ketë trajner pa licensën UEFA A në sezonin e ardhshëm, na detyroi të hiqnim dorë prej tij. Kjo ngaqë ky trajner nuk e kishte këtë licensë. Për këtë arsye, u vumë në kërkim të një trajneri tjetër.

? Megjithatë, duket se ruani sërish respekt për “Dedën”…?

? Patjetër. Ai është një trajner që ka punuar gjithnjë me dëshirë te Vllaznia. Unë e kam vlerësuar dhe respektuar shumë dhe prandaj kisha vendosur që ai të ishte trajner edhe për sezonin e ardhshëm. Kishim biseduar edhe për lojtarët që do të largoheshin dhe ata që do të vinin, çka tregon se nuk ka pasur asgjë të parapërgatitur për largimin e tij. Ndërkohë, sinjalizimi se Haxhiosmanoviçi me licensën që kishte nuk do mund ta drejtonte Vllazninë në sezonin e ardhshëm, na bëri që të mendojmë një zgjidhje tjetër.

? Hasan Lika doli shpejt në skenë?

? Pasi vendosëm që Haxhiosmanoviçi nuk mund të ishte trajner i Vllaznisë, sigurisht që nisëm menjëherë punën për gjetjen e një trajneri tjetër. Kuptohet që koha në dispozicion nuk ishte shumë e favorshme, ngaqë duhej të gjenim një emër brenda një kohe shumë të shkurtër, ngaqë të hënën (sot) fillon stërvitja e ekipit. Kandidaturat e mundshme ishin disa, ku kisha të sugjeruar prej kohësh emrin e trajnerit të ekipit malazez të Zetës. Po ashtu, ishin edhe disa alternativa nga kampionati shqiptar, ku më së shumti mendjen e kisha te Hasan Lika.

? Dhe u ndalët tek ai?

? Po, është zyrtare. Hasan Lika do jetë trajneri i ri i Vllaznisë në sezonin e ardhshëm.

? Pse atë?

? Në radhë të parë, sepse me të kisha biseduar me Likën edhe në momentin kur sezonin që shkoi Agim Canaj dha dorëheqjen dhe kishim nevojë për një trajner. Por në ato momente arritja e marrëveshjes nuk u bë e mundur. Përpos kësaj, Lika më ka pëlqyer gjithnjë se më është dukur dashamirës i Vllaznisë. Pa lënë mënjanë, madje ky ka qenë elementi që ka vendosur, se ai e njihet mjaft mirë madje deri në detaje lojën e skuadrës sonë. I njihte mirë të gjithë lojtarët aktualë, më mirë se secili kandidat tjetër për trajner dhe për këtë arsye, vendosëm që Hasan Lika të jetë trajneri i ri i Vllaznisë sezonin e ardhshëm. Por mos harroni që ai është edhe mik Shkodre dhe prandaj nuk do të jetë e vështirë të ambientohet.

? Kur do të nisë nga puna trajneri i ri?

? Që nesër (sot). Në drekë do të kemi ceremoninë e prezantimit dhe pasdite Lika do të nisë menjëherë nga puna me ekipin, sepse nuk kemi më kohë në dispozicion.

? Keni zgjedhur trajnerin, po lojtarët kur do vijnë?

? Jemi duke punuar dhe për pak ditë besoj se skuadra do kompletohet. Jemi të vendosur për të ndërtuar një Vllazni shumë të fortë dhe pretendente.

? Do t’ia arrini?

? Besimi ekziston dhe kur ekziston besimi, nuk ka gjë që nuk arrihet. Ne synojmë kalimin e një turi në Ligën Europiane dhe njëkohësisht të jemi pretendentë për fitimin e trofeve sezonin që vjen.




Sot ceremonia e prezantimit të trajnerit të ri

Çdo gjë është mbyllur dhe tashmë nuk ka më asnjë detaj tjetër që të pengojë zyrtarizimin e trajnerit të ri të Vllaznisë. Hasan Lika do mbërrijë mesditën e sotme në Shkodër dhe pas disa bisedave paraprake me presidentin Fushaj, do të ketë radhën për të bërë prezantimin e tij si trajneri i ri i Vllaznisë. Këtë e ka bërë të ditur vetë presidenti i kuqebluve, teksa një ceremoni e tillë do të zhvillohet në mesditë rreth orës 15:00 në zyrat e klubit pranë stadiumit. Ky do jetë kontakti i parë i teknikut kryeqytetas me Shkodrën, mediat dhe publikun, teksa nis një detyrë të re. Ndërkohë, pasdite, në orën 18:00, në fushën e Shtojit ai do jetë para skuadrës për të bërë edhe aty prezantimin e tij dhe për të nisur menjëherë nga puna me të. Klubi ka njoftuar dje se në këtë seancë të parë duhet të jenë prezentë të gjithë futbollistët, si ata që janë ende në kontratë ashtu dhe të tjerët.


Vllaznia, lojtarë të huazuar për Europën

Skuadra shkodrane do të marrë edhe lojtarë të huazuar nga ekipe të tjera për ndeshjet që do të zhvillojë në Kupat e Europës. Kështu ka vendosur bordi drejtues i klubit, i cili ka nisur punën edhe për këtë problem, teksa kërkon që ekipi të kompletohet për ta përballuar me sukses Ligën Europiane. Qëllimi i Vllaznisë është kalimi i të paktën një turi në këtë aktivitet. Pikërisht për t’ia arritur kësaj, duhet patjetër që të ndërtohet një ekip shumë i fortë. Kjo nuk është çështje e vogël, sepse në njëfarë mënyre, kuqeblutë janë në rindërtim në këto momente. Janë larguar pesë futbollistë, mund të largohet edhe ndonjë tjetër dhe për këtë arsye, nuk do jetë e lehtë për t’i zëvendësuar. Emrat dhe detaje të tjera nuk bëhen të ditura, por ky është qëllimi kryesor i drejtuesve kuqeblu.

S.SH

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 08 Jun 2009 , 18:01

Hasan Lika flet për herë të parë si kryepankina e skuadrës kuqeblu
‘Vij në Shkodër për të fituar titullin’
Ish-trajneri i kuq: Sot filloj punën, me objektivin për të mbajtur këtë ekip në nivele të larta


Në prononcimin e tij të parë si trajner i Vllaznisë, Hasan Lika ka thënë për “Panorama Sport”, se shkon Shkodër me synime të qarta për të fituar titullin kampion. Klubi shkodran ka vendosur përfundimisht për ish-trajnerit e Partizanit, pikërisht në ditën e ndeshjes Shqipëri-Portugali. Presidenti Valter Fushaj ka bindur Likën, i cili, përveç të kuqve, ka drejtuar më parë Teutën dhe Kombëtaren U- 21. Edhe pse u përmendën dy emra të tjerë trajnerësh, si malazezi Sllobodan Haliloviç dhe Shpëtim Duro, më në fund u zgjodh Lika, i cili sot do të bëj edhe prezantimin para mediave. “Po, mund ta konfirmoj që nesër (sot) do të bëj prezantimin si trajneri i ri i Vllaznisë. Kam biseduar me presidentin Fushaj dhe kemi rënë dakord për gjithçka. Puna ime fillon që nesër (sot)”, - tha fillimisht Lika, në një bisedë telefonike për gazetën. I bindur për riskun që ka marrë përsipër, trajneri i ri i kuqebluve, pas një periudhe pushimi, që nga koha kur drejtonte të kuqtë, kërkon t’i rikthehet profesionit të tij me plot ambicie. “Kontrata ime me Vllazninë është me objektiva të qarta për sezonin që fillon. Kemi biseduar dhe do të bisedojmë në vazhdimësi me presidentin Fushaj për ndërtimin e skuadrës”, - shtoi tekniku tiranas. Ai konfirmoi se marrëveshja që ka arritur me klubin shkodran është për një sezon.

Dilemat

Më tej, trajneri Lika, i pyetur nëse do ta ruante grupin e lojtarëve që dolën nënkampionë me Vllazninë në sezonin e fundit, u shpreh: “Tani nuk mund të them diçka konkrete. Të shikojmë se si do të shkojnë gjërat në vazhdimësi. Mesa di unë, presidenti është në bisedime me futbollistët dhe këto ditë do të vendosim gjithçka”. Edhe pse disi i rezervuar në fjalët e tij, Lika pranoi se ka marrë garanci nga presidenti Fushaj, për ndërtimin e një ekipi kompetitiv, që do të jetë në luftë për të dy trofetë sezonalë. “Natyrisht, unë tani kam përfunduar gjithçka dhe në vazhdimësi mund të flas më qartë. Por sigurisht, Vllaznia është një skuadër që gjithnjë synon trofe. Ky nuk është një objektiv vetëm për mua, por mendoj se për çdo trajner që shkon në Shkodër. Tani për tani, kaq mund të them. Të gjithë e dinë që presidenti Fushaj është munduar gjithmonë që ta mbajë Vllazninë në nivele të larta. Kjo është karakteristikë e popullit shkodran dhe unë shkoj për të vazhduar këto përpjekje, në mënyrë që Vllaznia të synojë trofe. Gjatë rrugës do të flasim më qartë”, - theksoi Lika. Në drejtimin e tij, në sezonin 2007-2008, Partizani doli nënkampion, ndërkohë që në karrierën e Likës si trajner, suksesi më i madh është Kupa e fituar me Teutën, në vitin 2000.

panorama

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by loroborici » Mon, 08 Jun 2009 , 18:36

Tash duke pa se na kina vujt per loje te mire ne mbrotje, me duket trajner adapt me vu rregll ne mrojte. Se asht trajner difensivist. M duket zgidhje shume e mire. Asht trajner i nivelit te nalt per kampionatin tone. 100 here ma i zoti e Ded rreziku.
Vllaznia ne zemer
Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Admin » Mon, 08 Jun 2009 , 20:16

Uroj Liken e shpresoj te ecin sa ma mire ne kry te Vllaznise.
Besoj se ka me u paraqit mire, por normale qe duhet me pas ne dispozicion nji kontigjent te vlefshem lojtarsh.
Vllaznit Ultras

Image

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by REINIS » Mon, 08 Jun 2009 , 23:34

Urime per trajnerin e ri cuna!
Ishalla mot me mire.
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Edmond-Cela » Mon, 08 Jun 2009 , 23:39

prezantohet lika http://www.youtube.com/watch?v=OIo3Wv8F ... r_embedded

firmos sinani e belisha
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Ujku » Tue, 09 Jun 2009 , 07:45

Suksese i uroj Hasan Likes si teknik i Vllaznis
ishalla e lan me punu ne kry te vet megjithse se besoj
un kisha dasht Hys Zmianin.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 09 Jun 2009 , 16:35

Fushaj?Lika, nis puna për Vllazninë e re

Trajneri Hasan Lika është prezantuar dje në Shkodër dhe ka filluar menjëherë punën

Nga dita e djeshme ka nisur zyrtarisht puna te Vllaznia për sezonin e ri futbollistik, i cili do të startojë me ndeshjet e Ligës Europiane fillimisht dhe më pas me ato të kampionatit dhe kupës. Caktimi i trajnerit të ri dhe nisja e stërvitjes me ekipin, kanë qenë veçoritë e ditës së djeshme. Fillimisht, në orën 15:00 është bërë prezantimi i trajnerit të ri.


Ky prezantim ishte menduar të bëhej më herët, por më pas është shtyrë, ngaqë Lika, ashtu si dhe zëvendëstrajneri i kuqebluve, Cungu, ndodhen në kursin e UEFA?s dhe prandaj kanë mbërritur direkt në ambientet e stadiumit nga Kamza. Para gazetarëve, presidenti Fushaj në fillim ka bërë të ditur edhe për anën ceremoniale përzgjedhjen e këtij trajneri për të drejtuar Vllazninë në sezonin e ardhshëm. “Jam këtu para jush për të prezantuar trajnerin e ardhshëm të skuadrës sonë, Hasan Likën.


Ndihem mirë që arritëm akordin e duhur, ndonëse kemi pasur edhe më parë kontakte me njëri?tjetrin. Mund të them se jam i lumtur për zgjedhjen që kam bërë, sepse mendoj që kemi gjetur trajnerin e duhur për të drejtuar skuadrën tonë.

Kemi vlerësuar profesionalizmin me të cilin ai ka punuar në skuadrat e tjera më parë dhe shpresoj se do ta bëjë të njëjtën gjë edhe te Vllaznia,” - ka thënë presidenti Fushaj në fillim. Më pas ka qenë radha e “timonierit” të ri të kuqebluve për të folur për herë të parë si trajner i tyre. Ai e ka vlerësuar mbi të gjitha emrin dhe traditën e mirë që ka kjo skuadër në futbollin shqiptar dhe njëkohësisht ka dashur të vlerësojë edhe pretendimet aktuale të klubit që e kanë shtyrë për t’i thënë “po” ofertës së presidentit Fushaj. “Kam pasur edhe oferta të tjera, por vendosa për Vllazninë.


E bëra këtë sepse gjithnjë e kam respektuar emrin dhe historinë e kësaj skuadre. Skuadra është e organizuar jashtëzakonisht mirë dhe këtë e tregoi edhe me paraqitjen e saj në sezonin e fundit. Po ashtu, kam respektuar investimin e presidentit Fushaj këto vitet e fundit, sepse ka qenë gjithnjë një skuadër pretendente, një skuadër e denjë për fitimin e trofeve dhe pjesëmarrëse në kupat e Europës.

Duke qenë kështu, jam sot këtu në Shkodër për të nisur një punë të re për të arritur ato objektiva që klubi do të ketë,” ? ka thënë ai për gazetarët. Në fakt, për objektivat e vërteta të klubit ai nuk ka qenë në gjendje të flasë shumë, sepse dje ka shkelur për herë të parë në qytetin verior.

Ai vërtet i njeh disa nga lojtarët kryesorë të skuadrës, por kjo nuk mjafton. Nga ana tjetër, ka qenë presidenti Fushaj ai që ka folur më shumë për merkaton dhe objektivat e skuadrës, teksa është shprehur: “Ne gjithnjë kemi objektiva maksimale. Kështu që edhe për këtë sezon është e njëjta gjë. Do të kërkojmë të kalojmë një tur në Ligën Europiane dhe më pas të jemi pretendentë në kampionatin shqiptar.

Do të bëjmë maksimumin edhe në merkato për të marrë lojtarë sa më cilësorë, kuptohet që baza e ekipit është, sepse së fundi firmosën edhe Sinani e Belisha. Presim edhe të tjera dhe e rëndësishme është që me trajnerin Lika të piketojmë lojtarët e duhur për skuadrën. Besoj se kemi për të bërë gjëra të mira,” ? ka thënë në fund të prezantimit të djeshëm presidenti Fushaj.




Faza përgatitore, disa variante të mundshme

Pas kësaj jave, ekipi i Vllaznisë do të largohet nga Shkodra për të zhvilluar një periudhë 12?13 ditore stërvitje në kushte më komode. Por megjithëse është vendosur kështu, ende nuk është shumë e qartë se ku do të zhvillohet kjo stërvitje. Janë duke u parë disa variante të mundshme, si brenda, ashtu dhe jashtë vendit dhe në fund do të zgjidhet alternativa më e mirë e mundshme. Ka qenë vetë presidenti Fushaj ai që e ka konfirmuar një gjë të tillë dje para mediave, teksa ka thënë se skuadra do të përgatitet në kushte shumë të mira përpara sfidës së parë të Ligës Europiane, që do luhet më 2 korrik.


“Për në Europë do të marrim lojtarë të huazuar”

E ka konfirmuar dje vetë presidenti Fushaj. Vllaznia në Ligën Europiane do t’i plotësojë radhët e saj me disa futbollistë të huazuar nga ekipet e tjera. Nuk bëhet shumë e ditur se nga çfarë ekipi apo vendi do të jenë këta lojtarë, por presidenti Fushaj gjithsesi ka dhënë disa detaje të vogla. “Skuadra me 90 për qind do të jetë e kompletuar që tani edhe për kampionat, ndërsa për ndeshjet europiane do të marrim 3 lojtarë në formë huazimi nga ekipe të tjera. Jemi ende në fazën e bisedimeve dhe mendoj se do të jenë lojtarë shumë të mirë, që do të na shërbejnë për kalimin e të paktën një turi në kupën ku do të marrim pjesë,” ? ka thënë ai. Me shumë të ngjarë, Vllaznia do të marrë lojtarë nga Turqia, ngaqë raportet me disa ekipe të këtij vendi i ka shumë të mira.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Miri » Thu, 11 Jun 2009 , 18:25

Lika si tranjer eshte shume i mire por sic e tha edhe v1919 te shofim cfar lojtaresh do kete ne dispozicion dhe sa do degjohet nga lojtaret.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Skodrinon » Sat, 13 Jun 2009 , 17:59

Lika: “Vllazni duhet të blesh”

Trajneri tregon ditët e para si kuqeblu: “Këtu është Ok, por skuadra ka nevojë për përforcime”


Ai është një njeri që i merr gjërat me radhë. Të njëjtën gjë ka bërë tek Teuta, të njëjtën gjë ka bërë tek kombëtarja shqiptare U-21 dhe po të njëjtën gjë ka bërë tek Partizani, deri në muajt e parë të sezonit që sapo ka përfunduar. Ose të paktën deri në momentin që është larguar prej andej, sigurisht me një pendim, me atë pendim që nuk arriti të merrte titullin e historisë, edhe pse i shkoi aq afër një sezon më parë. Por, tani, Hasan Lika do të kthejë “faqen” dhe sigurisht të mbyllë ”kapitullin” e papëlqyeshëm me skuadrat e kaluara dhe të fokusohet tek një projekt i ri, tek ai i “Vllaznisë”. Tek ai projekt që nis me Ligën Europiane, të parën në llojin e saj (duke qenë se ky është viti i parë që ky format i ish Kupës UEFA aplikohet), duhet të zbatohet dhe në përpikmërinë më të madhe. Presidenti Fushaj dhe kuqeblutë sapo e humbën një kampionat dhe nuk mund t’I lejojnë vetes një tjetër disfatë sezonin e ardhshëm. Por, për të bërë këtë, duhet të bëhen disa përforcime, disa përforcime që i kërkon edhe vetë trajneri i sapoemëruar Hasan Lika…

- Pas një periudhe relativisht të gjatë, më në fund u ulët në pankinën shkodrane…

- Në fakt, kjo është puna jonë, pra puna e trajnerit. Unë, si të gjithë kolegët e mi jemi në të njëjtën “barkë”, teksa ka periudha që qëndrojmë të papunë dhe periudha të tjera që puna nis menjëherë. Në fund të fundit kjo është puna e një trajneri.

- Përse pikërisht Vllaznia?

- Sepse është një skuadër e mirë, me emër dhe sigurisht më bindi projekti i presidentit Fushaj, që e konsideroj si një njeri shumë të dhënë për futbollin. Po kështu, mendoj se ishte zgjedhja më e mirë që mund të bëja. Pastaj, sigurisht që do të jetë koha ajo që do të tregojë.

- Sa e njihni skuadrën shkodrane?

- Duke qenë se unë kam patur fatin që gjatë kësaj kohe që nuk kam qenë trajner kam qenë në emisione televizive dhe kam parë thuajse të gjitha ndeshjet të ritransmetuara dhe kam parë problemet, mangësitë, por edhe anët pozitive të skuadrave, mendoj se e njoh pak a shumë skuadrën shkodrane. Megjithatë, përsëri i qëndroj besnik asaj që kam thënë edhe në tv, se të bësh analizë duke e parë diçka nga jashtë është komplet ndryshe me bërjen e kësaj analize kur je brenda diçkaje dhe ndoshta e ndien më mirë se kushdo.

- Dhe si ju duket tani që jeni vetë “brenda”?

- Një përgjigje më të mirë dhe më të saktë do ta jap kur të njoh akoma më mirë të gjthë lojtarët.

- Sa njohuri keni për ata që janë aktualisht?

- Kam. Por, siç e thashë, tani është një kohë kur jo të gjithë janë në qind për qind dhe ku jo të gjithë mund të stërviten njësoj. Por edhe grupi nuk është i plotë. Kur të shikoj të gjithë grupin në gjendje pune do të mund të them akoma më shumë se kaq.

- Për çfarë ka nevojë kjo Vllazni, të paktën deri tani, me mënyrën sesi ju e shikoni?

- Për përforcime. Për dy, ose maksimumi tre të tillë. Në dy reparte dhe sigurisht që më pas do të jetë një skuadër më e fortë. Por këto do t’I diskutojmë me presidentin dhe po nisim nga puna.

- Kur do të mund të jetë gati skuadra për Ligën e Europës?

- Këtë nuk mund ta them tani, por dhjetë ditë përpara ndeshjes së parë, sigurisht që do të jemi gati. Pastaj të presim njëherë edhe shortin dhe të shikojmë se cila skuadër do të na bjerë.

- Gilman Lika, një përforcim vetëm për Europë?

- Ka qenë një dëshirë e vetë lojtarit që të kontribonte për Vllazninë. Por, më pas nuk e di. Nuk jam unë ai që vendos përsa i përket kushteve të kontratës së një lojtari apo jo. Megjithatë, siç e thashë, tani për tani nuk mund të flas më shumë, pa njohur mirë ambientin në të cilin do të punoj.

sport ekspres

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by GOLDIAN » Tue, 30 Jun 2009 , 11:09

HASAN lika KAM respekt per ju
po me ato intervista qe ban nje gja skuptoj
o ke ardh ne shkoder vec me marr pare e me than e kam drejtu dhe une vllaznine o njata fjale sdalin prej gojes tande
njhesh si trajner qe ban mrojtjen e hekurt si keka e mujtun se tash spo gjehet asnji mrojtes persembarit per ne
mandej me nje sulmus den me lujt tan sezonin a se per europe na shkodranet thojme MOTI MIRE SHIFET NADJE
e po shifet se ca po punohet
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by Miri » Tue, 30 Jun 2009 , 13:01

Per mendimin tem tranjerit duhet me i dhan kohe se per 1 jav nuk mundet me rregullu 1 skuader
ndersa sa i perket mbrojtjes tranjeri ecen me aq sa presidenti i ka mundesua,nese presidenti i blen gjyshin tem qe asht 98 vjec ateher Lika ska se si me e ba me ec vrap sa nji djal i ri.

piero
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 430
Joined: Mon, 21 Mar 2005 , 12:09
Location: italia
Contact:

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by piero » Fri, 03 Jul 2009 , 00:18

lika s'asht trajner i keq e ka tregu vedin si me partizanin e durrsin ashtu edhe me kombetaren u-21
mandej ne fushen e lojes nuk futet lika po kta fenomenat tone qe ishalla kyt vjet po i napin vedit ifie,megjithese e shof te veshtire se ca kena pase me dhane e kena dhane kampionatin qe u myll.
duhet me i ba kontrate afatgjate se normal nje trajner sado i mire me kene nuk asht se ka shkop magjik me i rregullu punet sa hap e myll syte.
e shohim ne kampionatet e huja si i nepet besim trajnereve per nje kohe te gjate ku ka nje projekt qe e cojne deri ne fund.
e majme mend allegrin e kaljarit kampionatin qe u myll ne serie A 5 ndeshjet e para i hupi rresht me pa kene ne shipni e kishin pushkatu...........
nje fitore e bukur fort,gjithe shqiperia na uron
nje pershendetje spektatorit qe te ndihmoi me dale kampion

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by GOLDIAN » Fri, 03 Jul 2009 , 09:38

piero hallall per shkrimin pa birrat ke me i pagu
se me nji lule svjen pranvera :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Hasan Lika traineri i ri i Vllaznise

Post by vllaznia1919 » Sat, 04 Jul 2009 , 15:01

Duhet me ja shpjegu naqe.Se ka kohe pa hi ky.Nuk e din qe kush ban mungesa shum duhet me pagu birrat. :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply