"Loro Boriçi", gati ndërhyrja në ambientet e brendshme
Drejtuesit e klubit "Vllaznia", përveç përpjekjeve për të ndërtuar një skuadër të fortë dhe pretendente, kanë bërë gati edhe projektin për ndërhyrjen në disa ambiente të brendshme të stadiumit "Loro Boriçi", që ky të jetë sa më funksional për personalitetet e ndryshme, si dhe për tifozerinë. Kësisoj, nga dita e sotme do të nisin punën në stadium. Fillimisht do të ndërhyhet në tribunën "VIP", që është menduar të zgjerohet. Po ashtu, shumë vëmendje do t'i kushtohet edhe sistemit të stolave për tifozët, duke u krijuar atyre më shumë mundësi për ta ndjekur ndeshjen në kushte më komode. Drejtuesit e klubit nuk kanë lënë pas dore as fushën e stadiumit, që, pas ndërhyrjes që i është bërë me medikamente, ndodhet në një gjendje shumë të mirë, falë edhe punës së palodhur të punonjësve të saj. Ndërkohë, është pritur që nga Italia të mbërrinte këto ditë një tapet bari, i cili do të shërbente për të zëvendësuar barin e dëmtuar në zonat e dy portave, por për arsye të ngarkesës së trageteve në këto ditë, kjo gjë pritet të bëhet sot. Po ashtu, ditët e fundit është punuar shumë edhe në fushën sportive të Shtojit, aty ku kuqeblutë stërviten gjithnjë dhe ajo është në kushte optimale për të pritur tashmë ekipin. Puna do të jetë e madhe, në mënyrë që më datë 26 gusht, kur do të startojë kampionati, ambientet e stadiumit të jenë gati.
Stadiumi "Loro Boriçi"
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 523
- Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
- Skuadra: Vllaznia, Bayern
- Location: Rus-Maxharr