Merkato

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Merkato

Post by loroborici » Mon, 01 Jun 2009 , 03:08

fpjalmi wrote:Merkato
Nallbani, Shtubina e Beqiri,
Iken kta mduket...
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Mon, 01 Jun 2009 , 17:50

Vllaznia, nis java vendimtare e merkatos

Duke filluar nga trajneri Haxhiosmanoviç, këtë javë priten firmat e reja në kontrata

Java e kaluar nuk solli asnjë lajm sa i takon merkatos së Vllaznisë. Në pamje të parë u duk se do të merrte rrugë caktimi i trajnerit të ri, apo dhe ndonjë përforcim në merkato, por nuk ndodhi kështu. Drejtuesit kuqeblu kanë vazhduar gjatë gjithë këtyre ditëve përpjekjet e tyre, sepse po mundohen ta bëjnë çdo gjë të matur mirë dhe për këtë arsye nuk kanë dashur të nguten.

Ata kanë dashur t’i shoshitin mirë punët dhe nisur nga kjo kanë ngurruar pak në dhënien e vendimeve. Kuptohet që nuk do zgjasë shumë kjo, sepse gjatë kësaj jave të gjitha gjërat do marrin një zgjidhje. Duke nisur nga problemi i trajnerit dhe për të vazhduar me atë të lojtarëve.

Presidenca e klubit do japë verdiktin e saj se kush do jetë njeriu që do ta drejtojë Vllazninë, ku Dervish Haxhiosmanoviç duket në “pole-position”, por nuk përjashtohet mundësia të ketë edhe ndonjë alternativë tjetër, megjithëse duhet pranuar fakti se nuk ka shumë kohë në dispozicion, sepse Liga Europiane është në prag dhe nuk ka shumë kohë për të menduar.

Pas zgjidhjes së problemit të trajnerit, do të kalohet pastaj te lojtarët. Klubi do të dalë publikisht me një listë të lojtarëve që u mbaron kontrata dhe nuk do u rinovohet ajo dhe po ashtu do jepen edhe emrat e parë të lojtarëve që mendohet të vijnë në skuadër. Pritet të ketë edhe surpriza në këtë drejtim, sepse pikësynimi kryesor i Vllaznisë në aventurën europiane është minimumi kalimi i një turi.

Shkodranët e kanë bërë traditë në fakt këtë gjë vitet e fundit, teksa në presidencën e Fushajt, ajo ka qenë realitet në të dy vitet e drejtimit të tij. Numri një i klubit kuqeblu skuadra ka pasur sukses dhe kjo mendohet të vazhdojë sërish. Pikërisht për këtë arsye, mendohet se ai nuk do të hezitojë të shpenzojë shuma të mëdha për të ndërtuar një ekip pretendent.

Për momentin nuk ka asnjë emër të lojtarëve që do të vijnë, ashtu si dhe për ata që do largohen. E njëjta gjë mund të thuhet edhe për disa nga “veteranët” e skuadrës, për të cilët në opinion ekziston mendimi se duhen lënë të lirë. Por nga ana tjetër, statistikat e sezonit që sapo u mbyll tregojnë se këta veteranë kanë mbajtur barrën kryesore të ekipit, duke u aktivizuar thuajse rregullisht në çdo ndeshje dhe prandaj kanë minutazhin më të madh të lojës. Ata pritet të jenë sërish pjesë e ekipit, por mbase do mendohet edhe për zëvendësimin e tyre në mënyrë graduale.

Kjo do arrihet vetëm nëse në ekip vijnë lojtarë të tjerë cilësorë. Vllaznia ka ndër mend të shpejtojë sa i takon merkatos, sepse çdo gjë i duhet ta mbyllë brenda kësaj jave. Të paktën për pjesëmarrjen në Europë, sepse në vazhdim mund të ketë edhe ndonjë përforcim tjetër. Shtatë ditë në pamje të parë duken shumë pak, por edhe mund të jenë të mjaftueshme për të ndërtuar atë ekip që dëshirojnë tifozët kuqeblu. Tashmë çdo gjë është në dorën e presidentit Fushaj dhe stafit të tij për të gjetur lojtarët e duhur në merkato.

S.SH

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Mon, 01 Jun 2009 , 17:51

Dhëmbi, shanset janë për të mos rinovuar

1. Një nga emrat më të bujshëm të merkatos së sezonit të kaluar për kuqeblutë natyrisht që ka qenë ai i Paulin Dhëmbit. Korçari u prit me shumë entuziazëm në Shkodër, por në fakt në fund të sezonit shumë pak vetë kanë mbetur të kënaqur nga ajo çfarë ai ka paraqitur në fushën e lojës.

Në pjesën e parë të sezonit, ndonëse Dhëmbi dukej sikur nuk ishte në formën e tij më të mirë, sërish arriti ta justifikonte praninë e tij në formacionin e Vllaznisë, madje duke shënuar edhe 6 gola shumë të rëndësishëm. Por në janar e pas, me ardhjen e Sukajt, gjërat ndryshuan. Ai nuk preferohej shpeshherë ta niste lojën si titullar dhe për këtë arsye e ka nisur në jo pak raste nga pankina.

Edhe kur ka luajtur, nuk ka dhënë atë që pritej prej tij, duke mos e ndihmuar skuadrën pikërisht në momentin më deciziv të saj, atë të fundit të kampionatit, kur pretendonte të shpallej kampione. Duke qenë kështu, ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare, ka pak shanse që Dhëmbit t’i ofrohet rinovimi i kontratës. Në këtë mënyrë, mund të konsiderohet i larguari i dytë i Vllaznisë, pas Plantiçit. Megjithatë, gjërat në ditët në vazhdim mund të ndryshojnë dhe për këtë duhet pritur.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Mon, 01 Jun 2009 , 17:54

Renato Malota kërkohet nga Dinamo dhe Vllaznia

Pas afirmimit me fanellën e kuqe kanë nisur ofertat e para për mbrojtësin lezhjan të Partizanit

Tashmë dihet fati i Partizanit të sezonit 2008-2009, ku të kuqtë janë të detyruar të zbresin një kategori më poshtë. Duke parë këtë situatë të “demave të kuq”, si dhe gjendjen kontraktuale të lojtarëve, ku të gjithë janë të lirë të vendosin për të ardhmen, një pjesë e mirë e skuadrave shqiptare kanë nisur “gjuetinë” për të rrëmbyer elementët e spikatur të Partizanit. Interesime ka si për lojtarët me përvojë, por edhe për të rinjtë, që u afirmuan këtë sezon me fanellën e kuqe. Një nga këta të rinj që la gjurmë te Partizani i Shpëtim Duros është edhe mbrojtësi Renato Malota.

Lezhjani ka qenë një pikë e fortë në repartin difensiv të kryeqytetasve dhe me paraqitjen e tij me Partizanin, si dhe me ekipin kombëtar Shpresa, ka bërë që të hyjë në projektet e disa ekipeve për sezonin e ri. Nga burime të ndryshme, të cilat konfirmohen edhe nga vetë lojtari, mësohet se Dinamo dhe Vllaznia kërkojnë që ta bëjnë të tyre lezhjanin. “Prej javësh disa ekipe kanë shfaqur interes për mua dhe kërkojnë që të jem pjesë e tyre në sezonin e ri.

Kam pasur oferta si nga Dinamo dhe Vllaznia, por nuk kam vendosur asgjë, pasi kam qenë i preokupuar me Partizanin. Dëshira ime e madhe ishte që të mos largohesha nga Partizani, pasi ka qenë ky ekip që më afirmoi dhe më dha mundësi të shpalos vlerat e mia. Ambicia ime është që të luaj me ekipe të forta dhe me emër, pasi ke mundësi të përmirësohesh dhe të afirmohesh më shumë. Nëse Partizani do të qëndronte në superligë si dhe do të përmirësohej situata e brendshme, pa dyshim që në asnjë mënyrë nuk do të largohesha.

Jam i mendimit se Partizani ka qenë një shembull në sezonin që përfundoi, dhe ekipi nuk e meritonte të binte në kategorinë e parë. Por nuk mund të luftosh në pafundësi kundër 14 kundërshtarëve dhe duke mos u paguar në asnjë rast. Gjatë këtyre ditëve po qarkullojnë zëra se mund të ndryshohet struktura e kampionatit për sezonin e ri, gjë e cila mund të vendosë drejtësinë në vend, sepse Partizani nuk ishte për të rënë. Do të ishte gjë e mirë sikur të realizohej kjo ide.

Nëse Partizani rikthehet në superligë si dhe rregullohet situata financiare, kam shumë besim se asnjë lojtar që përfundoi sezonin nuk do të largohej, pasi ishim një grup me të vërtetë i mrekullueshëm. Për momentin jam në pritje dhe më pas do të shqyrtoj ofertat, ku përveç Dinamos dhe Vllaznisë në Shqipëri, kam edhe disa interesime nga jashtë. Gjithsesi, shpresoj të ndodhë ndonjë surprizë, që ëndrra të vazhdojë,”- u shpreh për “Sportin shqiptar” mbrojtësi Renato Malota, që më 24 qershor mbush 20 vjeç.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Mon, 01 Jun 2009 , 18:01

Nga Ukraina, mbrojtës për Vllazninë
Kraja: Më kërkojnë shumë, edhe nga jashtë, por s’ka si të jesh pranë familjes

Është 26 vjeç, prodhim “puro” i Vllaznisë së Shkodrës, madje fillimisht si sulmues, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit të rinjve kampion përpara 10 viteve, së bashku me shokët e tij të skuadrës, si Belisha, Kaçi, Doçi, Salihi, e ndonjë tjetër. Por, më pas specialistët, duke parë shtatlartësinë e tij prej 1 metër e 93 centimetra e tërhoqën në mbrojtje, aty ku luajti me sukses në disa kampionate me Vllazninë, duke shijuar edhe një titull kampion në 2001-2002. Ndërkohë që provoi edhe futbollin grek me Iraklis, Besën e Kavajës dhe së fundmi në Ukrainë në përbërje të skuadrës Zakarpatia. Në tërë këto vite ka qenë pjesë e përhershme si titullar me të gjitha ekipet kombëtare të moshave, deri edhe në kombëtaren e madhe të para dy viteve. Por këtu pa lënë ndonjë gjurmë, pasi nuk iu dha mundësia për momentin. E pas të gjithë këtyre, tashmë ai preferon të rikthehet sërish në kampionatin shqiptar e më së shumti në Shkodër e të luajë për Vllazninë e tij. Gjithësesi, kjo është për momentin vetëm një dëshirë e tij, pasi më saktësisht do ta vendosin situatat e mëvonshme. “Përse të mos kthehem?”, shprehet Kraja, duke mos nguruar që ekziston një dëshirë e tillë për t’iu kthyer kampionatit shqiptar. “Jo se jam keq, - vijon ai -, pasi në Ukrainë kam kaluar mjaft mirë, sidomos në aspektin financiar, ku edhe trajtimi im ishte sa dyfishi që kisha me Vllazninë kur u largova. Por, ndër të tjera, nisur edhe nga disa rrethana personale, mirë do të ishte që të sistemohesha më pranë familjes”, thotë Kraja.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Mon, 01 Jun 2009 , 21:30

krajes ja banen pucin e tash e kerkojne
ekip leshit jena
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Mon, 01 Jun 2009 , 23:23

Skodrinon wrote:Nga Ukraina, mbrojtës për Vllazninë

ishalla po na bjen.

kraja ka ken talent sepse e kena ndigju emrin e tij.

do te kishte ken blemje e bujshme .

ishalla po realizohet

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Mon, 01 Jun 2009 , 23:26

Skodrinon wrote:Dhëmbi, shanset janë për të mos rinovuar

1. Një nga emrat më të bujshëm të merkatos së sezonit të kaluar për kuqeblutë natyrisht që ka qenë ai i Paulin Dhëmbit. Korçari u prit me shumë entuziazëm në Shkodër, por në fakt në fund të sezonit shumë pak vetë kanë mbetur të kënaqur nga ajo çfarë ai ka paraqitur në fushën e lojës.

Në pjesën e parë të sezonit, ndonëse Dhëmbi dukej sikur nuk ishte në formën e tij më të mirë, sërish arriti ta justifikonte praninë e tij në formacionin e Vllaznisë, madje duke shënuar edhe 6 gola shumë të rëndësishëm. Por në janar e pas, me ardhjen e Sukajt, gjërat ndryshuan. Ai nuk preferohej shpeshherë ta niste lojën si titullar dhe për këtë arsye e ka nisur në jo pak raste nga pankina.

Edhe kur ka luajtur, nuk ka dhënë atë që pritej prej tij, duke mos e ndihmuar skuadrën pikërisht në momentin më deciziv të saj, atë të fundit të kampionatit, kur pretendonte të shpallej kampione. Duke qenë kështu, ndonëse ende nuk ka asgjë zyrtare, ka pak shanse që Dhëmbit t’i ofrohet rinovimi i kontratës. Në këtë mënyrë, mund të konsiderohet i larguari i dytë i Vllaznisë, pas Plantiçit. Megjithatë, gjërat në ditët në vazhdim mund të ndryshojnë dhe për këtë duhet pritur.
un mendoj qe dhembit i ja kan ba pa burrni.

deri sa kishim dhembin vllaznia ishte ne vend te pare.

sa erdhi sukaj vllaznia deshtoj.

sukajn kurr nuk deshiroj me e pa ma me vllaznine.

lojtari ma pordhac qe vllaznia ka pas.

fushaj nuk duhet me i dhan asnji l;ek atij zagare.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Mon, 01 Jun 2009 , 23:28

GOLDIAN wrote:krajes ja banen pucin e tash e kerkojne
ekip leshit jena
shum lojtareve vllaznia ia ka ba pucin goldi.

edhe salihit ia kan ba puqin drejtuesat dhe asht dicka e sigurte.

e maj mend kur salihi shkoj te tirana ,pat than,sa te jete valter fushaj kurr nuk do luj me vllaznine

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Mon, 01 Jun 2009 , 23:30

loroborici wrote:
fpjalmi wrote:Merkato
Nallbani, Shtubina e Beqiri,
Iken kta mduket...

thojn se iken naqe.

prandaj vllaznia jone nuk ban hajt kurr sepse futbolli asht kthy ne biznes .

lajm me ik lojtare qe jan fantastik e marrim plehna si plantiq qe kur e blevi vllaznia nuk kishte lujt ma shum se 1 vjet

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 02 Jun 2009 , 16:00

Merkato e vakët dhe asnjë emër konkret
Fushaj, me sytë nga Turqia për emra të rinj
Edhe pse u fol për bisedimet e para, ato nuk kanë nisur

Pavarësisht se ditët kalojnë dhe fillimi i seancës së parë stërvitore është në prag, pranë kuqebluve nuk ka ende asnjë
lëvizje. Drejtuesit e klubit mesa duket po lëvizin me shumë kujdes në drejtim të emrave, që do të projektojnë për sezonin e ardhshëm. Pavarësisht se është pritur që në këtë fillimjavë të fillohen bisedimet me lojtarët aktualë të ekipit, në mënyrë që të paktën të fiksohen disa nga emrat e parë që do të jenë edhe për sezonin e ri, përsëri edhe
dje në këtë drejtim nuk ka pasur asnjë lëvizje. Madje, ajo që mësohet nga burime pranë klubit kuqeblu, deri tani vetëm një emër, ai i mesfushorit korçar, Paulin Dhëmbi, mund të jetë ai, që mund të mos thirret për të marrë ofertën e presidentit kuqeblu, Valter Fushaj.

Merkato Por ajo që duket se shqetëson momentalisht është se pranë kuqebluve asnjë nga drejtuesit, ndryshe nga herët e tjera, nuk kanë theksuar për ndonjë emër që mund të afrohet, përveç atyre aktualë. Madje, nga burime pranë
klubit kuqeblu, mësohet se nga ana e drejtuesve nuk ka asnjë lëvizje, përsa i përket dyshes së mbrojtjes shkodrane,
që luajnë jashtë kampionatit tonë Kraja dhe Semina. Pavarësisht se flitet për pista jashtë kampionatit tonë dhe shpresat janë dhe te huazimet nga ekipet turke të Gercenbirlingi dhe Haxhitepes, ekipe këto, që prej një viti janë të
binjakëzuara me Vllazninë, mungesa e emrave ka sjellë dhe shqetësim pranë tifozerisë shkodrane. Por pista e
kuqebluve nga sa mësohet nga burime pranë klubit shkodran nuk është vetëm jashtë Superiores, pasi sipas këtyre burimeve, ata kanë në objektivin e tyre dhe disa emra lojtarësh të huaj, por edhe vendës, të cilët u përkasin
ekipeve të Superires, por edhe pjesë e atyre ekipeve që nuk janë më pjesë e saj.

Mungesat
Megjithatë, ajo që shpresohet është që ashtu si edhe është theksuar nga numri një presidencës shkodrane, Valter Fushaj, afrimet të jenë të gjitha të goditura. Sezoni që shkoi ka treguar se një meritë në rezultatet e kuqebluve
kanë edhe lojtarët e afruar gjatë merkatos së verës. Lojtarët të tillë si Nallbani, Bashiç e Smajli e po ashtu edhe i huazuari nga ekipi i Haxhitepes, Boadu, kanë qenë lojtarët që kanë mbajtur në tonus skuadrën. Këto goditje cilësore
të një sezoni më parëpriten të ngjasin dhe në këtë sezon, por mungesa e emrave konkretë në këtë fillimmerkatoje
të krijon një shqetësim real.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Tue, 02 Jun 2009 , 16:09

Skodrinon wrote:Nga Ukraina, mbrojtës për Vllazninë
Kraja: Më kërkojnë shumë, edhe nga jashtë, por s’ka si të jesh pranë familjes

Është 26 vjeç, prodhim “puro” i Vllaznisë së Shkodrës, madje fillimisht si sulmues, duke qenë edhe golashënuesi më i mirë i kampionatit të rinjve kampion përpara 10 viteve, së bashku me shokët e tij të skuadrës, si Belisha, Kaçi, Doçi, Salihi, e ndonjë tjetër. Por, më pas specialistët, duke parë shtatlartësinë e tij prej 1 metër e 93 centimetra e tërhoqën në mbrojtje, aty ku luajti me sukses në disa kampionate me Vllazninë, duke shijuar edhe një titull kampion në 2001-2002. Ndërkohë që provoi edhe futbollin grek me Iraklis, Besën e Kavajës dhe së fundmi në Ukrainë në përbërje të skuadrës Zakarpatia. Në tërë këto vite ka qenë pjesë e përhershme si titullar me të gjitha ekipet kombëtare të moshave, deri edhe në kombëtaren e madhe të para dy viteve. Por këtu pa lënë ndonjë gjurmë, pasi nuk iu dha mundësia për momentin. E pas të gjithë këtyre, tashmë ai preferon të rikthehet sërish në kampionatin shqiptar e më së shumti në Shkodër e të luajë për Vllazninë e tij. Gjithësesi, kjo është për momentin vetëm një dëshirë e tij, pasi më saktësisht do ta vendosin situatat e mëvonshme. “Përse të mos kthehem?”, shprehet Kraja, duke mos nguruar që ekziston një dëshirë e tillë për t’iu kthyer kampionatit shqiptar. “Jo se jam keq, - vijon ai -, pasi në Ukrainë kam kaluar mjaft mirë, sidomos në aspektin financiar, ku edhe trajtimi im ishte sa dyfishi që kisha me Vllazninë kur u largova. Por, ndër të tjera, nisur edhe nga disa rrethana personale, mirë do të ishte që të sistemohesha më pranë familjes”, thotë Kraja.

Kraja lë Zakarpatian, por jo për Shkodrën

Ka javë që në Shqipëri, pikërisht në Shkodër, është kthyer mbrojtësi 25-vjeçar, Ervis Kraja. Ky futbollist ka luajtur në Ukrainë me skuadrën e Zakarpatias, ndërsa ka qenë i huazuar në një ekip tjetër, i cili militon në Kategorinë e Parë ukrainase. Tashmë Krajës i ka përfunduar kontrata në skuadrën ukrainase, ndonëse i kanë kërkuar që të rinovojë.
“Kthehem atje-shpjegon Kraja për ‘Panorama Sport’, -nëse zgjidhen problemet financiare të klubit. Në të kundërt nuk ia vlen”. Dhe Kraja ka dëshirën e mirë të militojë sërish në Kategorinë Superiore në Shqipërisë, por jo për t’u kthyer në Shkodër. “Jo te Vllaznia, ka të tjera skuadra në të cilat mund të luaj. Dhe kam dëshirë që të jem sërish në Shqipëri”, bën të ditur Kraja, i cili në Shqipëri, përveç skuadrës së qytetit të lindjes, ka luajtur edhe me Besën e Kavajës, ashtu siç është aktivizuar një gjysmë sezoni dhe me grekët e Iraklisit të Selanikut, në sezonin 2006-2007. Kraja duhet përmendur se ka qenë edhe pjesë e Kombëtares Shpresa. Gjithsesi, mbrojtësi ka ardhur me mendjen për të qëndruar në Kategorinë Superiore të Shqipërisë, por jo te Vllaznia.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Merkato

Post by fpjalmi » Wed, 03 Jun 2009 , 03:37

hajt ishalla bahet i vllaznise

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Wed, 03 Jun 2009 , 08:05

ska ca bahet i vllaznise ma pjalm
se dhe une te isha ne vend te tij me ate puc qa i kan ba sdo isha kthy ne shkoder
e tham troc
i perjashtuar

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Merkato

Post by loroborici » Wed, 03 Jun 2009 , 15:37

Asht shpejt me fol per merkato. Tana gjant lidhen me venimet qi ka me marr federata se aht fol per lige me 16 ekipe.
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Wed, 03 Jun 2009 , 18:34

Synohen edhe lojtarë të Partizanit e Elbasanit
Boadu dhe Vukçeviç, ata që mund të konfirmohen
Pritet rikthimi i mbrojtësit, ganezi qëndron si i huazuar

Në një kohë kur nuk ka asnjë konfirmim zyrtar nga ana e klubit, për sa i përket merkatos, në skenë ka dalë pikërisht modeli i huazimeve nga ekipet turke, si ai Haxhetepes. Kështu, burime në klub bëjnë të ditur për “Panorama Sport”, se nuk përjashtohet mundësia e nënshkrimit për të dytin vit radhazi të mesfushorit ganez, Xhejms Boadu. Përveç
kësaj, drejtuesit e Vllaznisë po shikojnë si një pistë të mundshme, nga ku mund të afrojnë lojtarë, edhe atë malazeze. Një nga emrat më të përfolur është ai i mbrojtësit të Buduçnostit të Podgoricës, Nikolla Vukçeviç, i cili erdhi i huazuar te kuqblutë dy sezone me parë. Aktualisht, mbrojtësi është një ndër futbollistët më cilësorë të kampionatit malazez. Por në Shkodër, në lidhje me këtë pëlqim të drejtuesve kuqeblu, ka edhe shumë skeptikë. Kampionati malazez shikohet si jo fort i vlefshëm dhe ku mund të ketë pak lojtarë cilësorë, të cilët e meritojnë të
jenë pjesë e Vllaznisë. Gjithsesi, kjo nuk është e vetmja mundësi për shkodranët. Klubi ka hedhur sytë ndërkaq edhe nga ekipi i Partizanit apo Elbasanit, që i kanë thënë lamtumirë Kategorisë Superiore. Nga këto skuadra, shkodranët mund të bëjnë të vetin ndonjë lojtar që shikohet si i vlefshëm për nevojat e ekipit. Megjithatë, këto janë veçse
hapat e parë të merkatos së tyre, e cila vazhdon të mbetet enigmatike dhe pa konfirmime. E vetmja gjë që
bëhet e ditur nga drejtuesit e klubit, më saktë nga menaxheri i përgjithshëm, Kujtim Shaba, është se do të synohen lojtarë si nga kampionati shqiptar, ashtu edhe jashtë kufijve. Por përtej kësaj, Shaba nuk jep asnjë emër konkret.

Presidenti Fushaj
Për të nisur zyrtarizimet për sa i përket merkatos, pritet vetëm ardhja e presidentit të klubit shkodran, Valter Fushaj. Mësohet se numri një i Vllaznisë ka lëvizur për çështje pune jashtë vendit dhe për këtë arsye janë shtyrë thuajse të
gjitha lëvizjet. Edhe vetë menaxheri Shaba konfirmon se lëvizjet e para të shkodranëve do të fillojnë sapo të kthehet presidenti Fushaj. Pritet që ai të mbërrijë në Shkodër të enjten, ditë kur dhe do të nisin bisedimet fillimisht me
lojtarët aktualë. Shumë titullarë tek Vllaznia presin rinovimin, duke filluar që nga portieri Grima e deri tek sulmuesi Sinani. Bisedimet me ta, klubi do që t’i mbyllë në një kohë mjaft të shkurtër. Nuk dihet nëse do të lëvizin parametrat financiarë për lojtarë të veçantë, por pak gjasa ka që ndonjërit t’i ofrohet më shumë se sezoni i kaluar. Nga ana tjetër, qenia e Fushajt jashtë Shqipërisë nuk është se ka lidhje vetëm me punët e tij personale, por edhe me klubin. Njerëz pranë kreut të Vllaznisë shprehen të sigurt, se Fushaj pas kthimit në Shqipëri me siguri do të ketë mbyllur
disa çështje të lojtarëve që mund të afrohen tek Vllaznia sezonin e ardhshëm.

Panorama

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Merkato

Post by vllaznia1919 » Wed, 03 Jun 2009 , 20:16

O ktu duhet me ba merkato me drejtusat manej me fillu me lojtart. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Merkato

Post by loroborici » Thu, 04 Jun 2009 , 01:00

Pa u caktue trajneri, ska sesi me u ba merkato
Vllaznia ne zemer
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Merkato

Post by GOLDIAN » Thu, 04 Jun 2009 , 11:26

vllaznia1919 wrote:O ktu duhet me ba merkato me drejtusat manej me fillu me lojtart. :twisted: :twisted: :twisted: :twisted:
njat tham deh une ma vlla prandaj nuk jam tu u merzit shume per kete kampionat e per tjert ne vazhdim
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Merkato

Post by Skodrinon » Thu, 04 Jun 2009 , 17:54

Vllaznia, dilemat e merkatos vazhdojnë ende

Asnjë kontratë e firmosur deri tani, madje as trajneri nuk është konfirmuar akoma

Dilemat janë të mëdha. Njëkohësisht edhe dëshira e tifozëve për të pasur një skuadër shumë më të fortë se sezonin që shkoi, në mënyrë që ajo të mos i “tradhtojë” në ndeshje decizive, siç ishin ato me Tiranën në sezonin që sapo përfundoi.

Ajo çfarë bie në sy është se, ndonëse po bëhen dy javë nga përfundimi i kampionatit, ende nuk ka asnjë lëvizje zyrtare te Vllaznia. Themi zyrtare, për ndonjë kontratë të firmosur, për konfirmim trajneri, apo diçka të tillë dhe jo për bisedime, sepse sa u takon atyre, ato kanë qenë të shumta dhe të përqendruara në shumë drejtime. Megjithatë, asgjë konkrete.

Tani është bërë e modës të thuhet se ka ende kohë në dispozicion dhe në të vërtetë kohë ka, sepse duhen edhe pak ditë për të nisur përgatitjet për pjesëmarrjen në Kupat e Europës. Në Shqipëri, tri?katër ditë kohë janë të mjaftueshme për të ndërtuar një skuadër, sepse një pjesë e lojtarëve janë, një pjesë tjetër janë të rinj dhe duhen vetëm 10 apo 11 kontrata të firmosura, në mënyrë që gjithçka të shkojë ashtu siç duhet. Dhe kaq kontrata sigurisht që nuk do të jenë të lehtë për t’u nënshkruar, po as e vështirë.

Te Vllaznia thuhet se drejtuesit e klubit kanë ndër mend të mbajnë shumicën e futbollistëve që mbyllën sezonin e shkuar. Pa lënë mënjanë këtu faktin se janë në bisedime me shumë futbollistë të tjerë, si nga kampionati shqiptar, ashtu edhe nga të huaj. Madje sa i takon kësaj pistës së fundit, bëhet e ditur se mundësitë për të marrë lojtarë janë disa, por gjërat po shihen me shumë qetësi në këtë moment, në mënyrë që të mos gabohet, ose të gabohet sa më pak. Janë përmendur futbollistë të kampionatit turk, malazez, por edhe të tjerë, megjithatë ende asgjë nuk është e përfunduar në këtë drejtim.

Sepse gjërat do të nisin pikësëpari nga trajneri. Dhe te Vllaznia për momentin nuk ka trajner. Dervish Haxhiosmanoviç ende nuk është zyrtarizuar në këtë post, ndonëse ka pasur disa bisedime me presidentin Fushaj. Vonesa në caktimin e tij sigurisht që e ka mërzitur “Dedën”, aq më tepër që në Shkodër tashmë ka nisur një “fushatë” kundër tij.

Të paktën kështu e ka cilësuar vetë tekniku nga Podgorica, i cili në të gjitha rastet që ka marrë përsipër drejtimin e kësaj skuadre, gjithnjë ka thënë se është i dashuruar pas Vllaznisë. Dhe në fakt e ka treguar këtë me punën që ka bërë, pavarësisht nivelit të tij profesional. Tashmë çdo gjë është në dorën e presidentit Fushaj për të vendosur në lidhje me gjithë këto dilema.

Ai kthehet sot nga udhëtimi triditor jashtë vendit dhe me siguri që do të nisë menjëherë nga puna. Vllaznia pret vendimet e tij dhe, nga ana tjetër, të gjithë besojnë se ai ka për të bërë zgjedhjet e duhura, sepse në këto tre vjet që drejton këtë klub, e ka treguar se di ta bëjë mirë këtë punë.

Post Reply