Lajmet per skuadren e Vllaznise
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Doçi lë pas dëmtimin, Vllaznia e do në skuadër
1 Maj U dëmtua në fillim të këtij viti. Lojtari, pritet të konfirmohet për sezonin e ri
Për hir të së vertetës, Edmond Doçi, futbollisti që luan në të dy pozicionet e krahut të majtë, mbrojtës dhe mesfushor, për aq sa luajti ka qenë ndër futbollistët më në formë të skuadrës kuqeblu. Por dëmtimi i pësuar në fillimin e fazës së tretë në gjurin e majtë ishte fatal për të. Pesha e dëmtimit ishte aq e rëndë, sa u desh udhëtimi në një nga klinikat me të specializuara të Austrisë për të bërë ndërhyrjen kirurgjikale, që sipas informacioneve më të fundit ka shkuar me shumë sukses. Ndeshjet e kampionatit ai ka ndjekur në fazë rekuperimi. “Me të vertetë jam ndjerë jashtëzakonisht keq, sidomos në fillim, kur u eleminuam nga kupa e Shqipërisë”, thotë Doçi. “E pashë atë ndeshje drejtpërdrejt në televizor, madje me një grup shumë të madh fansash shkodranë dhe jo vetëm mua, por askush nuk e parashikonte që Vllaznia do të eleminohej”. “Nuk them se po të kisha qenë unë do ta kisha përmbysur situatën, por jam i bindur që nëse do të kisha qënë pjesë e skuadrës do të kisha dhënë maksimumin në mënyrë që të mos dështonim”, përfundon Doçi.
E ardhmja - Rikuperimi i Doçit ka ardhur në kohën më të përshtatshme. Periudha aktuale, sidomos pas dështimit të dy ndeshjeve të fundit me Lushnjen në Shkodër dhe bardheblutë në kryeqytet, nuk është aspak e qetë në kampin kuqeblu. Madje edhe paksa konfuze, pasi sinjalet e zemërimit të presidenti Fushaj me një pjesë të lojtarëve, që sipas pjesëtarëve të bordit të klubit kuqeblu nuk ishin në lartësinë e duhur, nuk janë fort të mira. Por gjithsesi, për Doçin nuk ndjehet kjo situatë problematike, për vetë faktin se ai nuk ka qënë pjesë e rezultateve të fazës së tretë dhe sidomos të fundkampionatit. “E kam ndjekur me shumë vemendje këtë situatë tensioni që po kalon për momenti skuadra, një pjesë e mirë e së cilës nuk e di ende nëse do të jetë apo jo pjesë e skuadrës”, thotë Doçi, i cili nga ana e tij, bazuar edhe nga disa sinjale pozitive që ka marrë nga pjesëtarë të stafit drejtues të klubit Vllaznia, e ndjen veten se është sërishmi kuqeblu edhe për këtë sezon futbollistik. “Unë lashë një sezon pa përfunduar dhe në një farë mënyre edhe një objektiv pa realizuar, kështu që dëshira e ime është që të vazhdoj padiskutim sërishmi si pjesë e Vllaznisë, me shpresë se ky sezon nuk do të jetë përsëri fatkeq për mua për nga ana e dëmtimit, ndërkohë që shpreesoj dhe uroj që këtë sezon të bëjmë realitet atë që nuk bëmë sezonin e kaluar”, ka përfunduar mëngjërashi i rikthyer në gjirin e Vllaznisë, Edmond Doçi.

Vllaznia, dilemat e merkatos nisin nga porta
Portieri Armir Grima nuk është më i sigurt, ndërsa për pasuesit e tij nuk dihet si do veprohet
Jo se zakonisht portieri mban numrin 1 në fanellë dhe prandaj duhet nisur prej tij. Por për merkaton e ardhshme të Vllaznisë, dilemat nisin pikërisht nga njeriu që do të ruajë portën e saj. Themi kështu, pasi janë disa faktorë që e bëjnë një çështje të rëndësishme këtë gjë. Portieri aktual Armir Grima, ndonëse ka mbyllur një sezon shumë të mirë, sërish nuk është shumë i sigurt për të ardhmen.
Vetë ai, nisur edhe nga mosha, herë pas here ka menduar edhe për lënien e sportit, por nga ana tjetër, duke parë paraqitjet në fushën e lojës, bindet se ka ende shumë për të dhënë. Duke qenë kështu, dilema është jo e vogël. Edhe për një fakt tjetër: drejtuesit e klubit “Vllaznia” thuhet se janë duke menduar për një rinovim të skuadrës. Që do të thotë se do kërkojnë lojtarë të rinj për çdo pozicion, duke nisur edhe nga porta. Nuk përjashtohet mundësia që kontaktet për këtë çështje të kenë nisur.
Mbërrijmë në këtë përfundim nisur nga fakti se dy portierët e tjerë që ka pasur në pankinë skuadra shkodrane, nuk i kanë ngrohur drejtuesit. Bishani, ndonëse për vetë moshën e tij të re është shumë i perspektivës, por sezonin që shkoi nuk pati ndonjë moment të mirë. E nisi si titullar në verë, madje duke luajtur edhe në Kupën UEFA edhe ndaj Napolit dhe, ndonëse bëri ndonjë gabim të vogël, sërish ishte për t’u vlerësuar paraqitja e tij, por më pas u “zhduk”, duke përfunduar madje edhe si portier i tretë! Ndërkohë, i dytë për shumë kohë qëndroi Gaspër Ndoja, por mundësia për të luajtur i është dhënë shumë pak. Nuk dihet me saktësi, por një gjë duket e sigurt: stafi drejtues nuk ka pasur shumë besim as tek ai dhe as te Bishani. Mbërrijmë në këtë përfundim nisur nga fakti se në ndeshjet e fundit Grima, ndonëse ka pasur probleme me dëmtimet, është detyruar të luajë, sepse skuadra ka pasur nevojë për autoritetin e tij në portë.
Çka do të thotë se dy të tjerët nuk kanë qenë shumë bindës. Pikërisht, për këtë arsye, pritet me shumë interes se çfarë do të ndodhë në merkaton e kësaj vere. Bishani 21-vjeçar me siguri që do kërkojë të luajë, në mos te Vllaznia, diku tjetër. Ndojës vështirë t’i besohet porta si titullar dhe Grima njëkohësisht mbetet i vetmi që bind. Gjithnjë nëse drejtuesit e klubit do vazhdojnë t’i besojnë atij, apo dhe nëse vetë portieri 34-vjeçar do të bindet të vazhdojë të djersijë në stërvitje për të qenë në formën e tij më të mirë.
Këto dilema pritet të marrin zgjidhje shumë shpejt, brenda pak ditëve, sapo të ketë nisur formatimi i ekipit të ardhshëm. Çështja e portierit natyrisht që është duke i shqetësuar jo pak drejtuesit kuqeblu, sepse pa një portë të sigurt nuk mund të kesh një ekip me pretendime. Aq më tepër që Vllaznia do të marrë pjesë sërish në kupat e Europës.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Presidenti Fushaj do të nisë bisedimet e para, për të rinovuar me titullarët
Një javë kontratash për kuqeblutë
Grima, Lici, Beqiri dhe Sinani pritet të mësojnë ofertën e re nga klubi shkodran
Pas disa ditëve pushim dhe zërave për largime nga skuadra, tashmë pritet që të nisë një javë kontratash te Vllaznia. Ashtu siç edhe është përfolur në klubin shkodran, duket se ka ardhur momenti i bisedimeve me lojtarët, të cilëve u
ka përfunduar afati i kontratës. Drejtuesit e klubit janë treguar shumë të rezervuar në lidhje me planet që kanë për të ardhmen. Gjithsesi, nga burime të sigurta pranë tyre, mësohet se është programuar për të mbyllur gjithçka këtë javë, natyrisht me ata lojtarë, të cilët janë piketuar për të rinovuar. Shumica e lojtarëve kuqeblu, që kanë qenë
titullarë në sezonin e fundit, janë të lidhur me Vllazninë deri më 6 qershor. Ndërkohë, aktualisht në ekipin shkodran janë katër lojtarë titullarë, të cilët ndodhen nën kontratë për sezonin e ardhshëm. Mbrojtësi kroat, Marko Bashiç, dhe kosovari Ilir Nallbani, kanë një kontratë deri në fund të këtij viti. Ndërsa Ndriçim Shtubina, një nga lojtarët më të mirët të kuqebluve, sidomos në periudhën kur ka drejtuar Dervish Haxhiosmanoviç, është i lidhur me kuqeblutë edhe për dy sezone të tjera. Gjithashtu, mbrojtësi lezhjan, Dritan Smajli, ka edhe një vit kontratë me klubin.
Në pritje
Duke filluar nga trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, portieri Armir Grima, mbrojtësit Elvin Beqiri e Suad Lici, mesfushorët Amarildo Belisha, Safet Osja, Edmond Doçi, Albert Kaçi e Paulin Dhëmbi, gjithashtu sulmuesi Vioresin
Sinani, janë të pritje të fillimit të bisedimeve me presidentin Valter Fushaj. Këta lojtarë mund të cilësohen të lirë,
por vullneti i klubit shkodran është për të rinovuar kontratat me ta, në mënyrë që të fillojë ribërja e ekipit, jo vetëm për takimet e Ligës së Evropës, por për të gjithë sezonin. Nisur nga përfundimi i marrëveshjeve me dy lojtarët e ardhur në formë huazimi, Xhevahir Sukaj nga ekipi i Gençerbilit dhe Xhejms Boadu nga Haxhetepe, ka vetëm firo.
Nga ana tjetër, drejtuesit janë shumë optimistë se, ekipi i tyre do të bëhet në këtë sezon edhe më i fortë. Pritet që takimi i parë i drejtuesve të klubit kuqeblu, të jetë me trajnerin malazes Dervish Haxhiosmanoviç.

- Posts: 695
- Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
- Skuadra: vllaznia
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
GOLDIAN wrote:sikur u tha veteranet do ikun![]()
![]()
beqiri e sinani nuk jan veteran naqe ,mandej grima e meriton sepse golat ne pergjithesi kan ken gabimet e mbrojtjes,kurse lici asht teper dhe duhet me u hek
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Shkodrani
Vucaj, i vetmi kuqeblu
në Kombëtaren Shpresa
Erjon Vucaj është emri i vetëm që trajneri i Kombëtares Shpresa,
Artan Bushati, ka grumbulluar për miqësoren me Gjeorgjinë, që do të
zhvillohet më 10 qershor. Mesfushori Vucaj ka qenë për një kohë të
gjatë pjesë e ekipeve kombëtare të grup-moshave, teksa së fundmi
Bushati e ka ftuar tek U-21. Gjatë këtij sezoni nga stafi teknik i
Vllaznisë, të riut Vucaj i është dhënë pak mundësia për të treguar
vlerat e vërteta. 19-vjeçari ka qenë gjithnjë i gatshëm për trajnerin
Dervish Haxhiosmanoviç, por hapësirat ishin vërtetë shumë të pakta
për të. Mbajtja e tij larg fushe ka ardhur edhe si efekt i mbipopullimit
të repartit të mesfushës nga lojtarë cilësorë, në një kohë që trajnerët
kanë besuar shumë te vlerat dhe eksperienca e tyre. A.U

Lici padit në gjykatë Vllazninë
Futbollisti bën zyrtare padinë: Klubi më ka 31.200 USD. Gjesti nënkupton ndarjen përfundimtare mes palëve
Duhet të takohej me drejtuesit e Vllaznisë për të nënshkruar kontratën e re, por takimi i tyre do të bëhet në gjykatë. Mardhënia sportive mes futbollistit Suad Lici dhe klubi shkodran ka marrë fund njëherë e mirë. Ndërkohë që të gjithë janë në ankth dhe tension për riorganizimin e Vllaznisë së re padia e Licit ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Futbollisti e ka bërë këtë padi për një borxh të vjetër që veterani shkodran pretendon se i takon të marrë pranë klubit shkodran. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë klubit të futbollit Vllaznia, të cilët sqarojnë se kjo çështje nuk është më një thashethem që ka qarkulluar në muajt e mëparshëm, por një çështje e tillë ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Rrethit Shkodër. Një gjë të tillë e pohon për “Sport Ekspres” edhe juristi i klubit Vllaznia, avokat Apollon Haxhi, i cili thotë se zarfi zyrtar nga Gjykata e Rrethit Shkodër ka mbërritur dje në mesditë në zyrat e klubit kuqeblu. Gjithnjë sipas Haxhit, brenda zarfit gjendet shkresa zyrtare, e cila bën të ditur zhvillimin e seancës së parë gjyqësore me datë 18 qershor, në ora 10.30, me paditës futbollistin Suad Lici, i cili pretendon se ka marrë gjashtë rroga mujore në një periudhë të mëparshme, shuma e të cilave duke e shumëzuar me shifrën prej 4 mijë dollarësh në muaj shkon në 24 mijë dollarë amerikanë. Por, krahas kësaj, në padinë e tij citohet edhe për një shtesë tjetër prej 7.200 dollarësh që sipas tij janë përqindjet e vonesës së marrjes në dorëzim të pagës. Shuma e përgjithshme shkon në 31 mijë e 200 dollarë amerikan. Një lajm i tillë nuk është pritur aspak mirë nga përfaqësuesit e klubit shkodran, të cilët në një farë mënyre janë zënë disi të papërgatitur rreth asaj që pretendon futbollisti i tyre. Megjithatë, për të qenë sa më të përgatitur në mbrojtjen e tyre, drejtuesit e Vllaznisë, kanë ngarkuar juristin e tyre Apolon Haxhi që ta ndjekë këtë çështje nga afër, dhe duke mbledhur provat e duhura që sipas tyre janë pro tyre, të kenë mundësi që ta fitojnë si çështje, e cila është ngritur kundër tyre. Sidoqoftë, edhe pse çështja në fjalë, do t’i nënshtrohet tashmë një seance gjyqësore me kryetar të trupit gjykues gjyqtarin Hasan Selimi, pjesëtarët e stafit drejtues të klubit shkodran, janë të bindur se çështja në fjalë nuk qëndron juridikisht, dhe për këtë ato mendojnë se një gjë e tillë do të marrë fund që në seancën e parë duke u mbyllur si çështje, pasi gjithnjë sipas tyre, me të duhej të ishin marrë më përpara instancat përkatëse në strukturat e larta të futbollit shqiptar.
S.Ekspres

Kuqeblutë: Meritojmë më tepër respekt!
Futbollistët shkodranë kanë mbetur të indinjuar me abuzimin që kanë disa media në vend
Ditët e fundit kanë qarkulluar jo pak lajme në lidhje me merkaton e Vllaznisë. Mbi të gjitha, është dëgjuar shpeshherë fjala “reformë”, largime e të tjera të ngjashme me to. Mediat kanë përmendur edhe termin “garda e vjetër”, por në fakt duket se asgjë sa i takon merkatos së ardhshme, nuk ka të bëjë me këto çfarë janë shkruar e thënë. Klubi shkodran nuk ka ndër mend të largojë shumë futbollistë, sepse nuk është koha për të bërë një riorganizim të skuadrës.
Aq më tepër që në radhët e saj ka futbollistë me mjaft vlera, të cilët vërtet nuk mund të kenë kaluar formë të mirë kohët e fundit, por njihen mirë për atë çfarë kanë dhënë në vite për këtë skuadër. Mbase shkrime të tilla janë të ndikuar nga opinioni sportiv në Shkodër, i cili kërkon ndryshime në skuadër ngaqë pak ditë më parë ekipi kuqeblu nuk arriti të fitojë asnjë trofe të sezonit të shkuar. Në pamje të parë ky u konsiderua dështim, ndoshta edhe ngaqë u tentua të fitoheshin të dy trofetë dhe në fund nuk u mor asnjëri.
Por nga ana tjetër, shumë prej titullarëve të Vllaznisë, teksa dëgjojnë të tilla komente, thonë: “Të themi të drejtën jemi shumë të mërzitur me opinionet që kanë qarkulluar këto ditë në media. Sigurisht që nuk ka pse të ndihemi fajtorë që Vllaznia nuk u shpall kampione, sepse ekipit duhet ta pranojmë, të gjithë dhamë maksimumin. Nëse në fillim të sezonit do na kishin pyetur a do të ishim të kënaqur me vendin e dytë në kampionat, të gjithë do të kishim thënë “po”.
Tashmë që u arrit, askush nuk na thotë faleminderit. Përkundrazi, na marrin në gojë, duke na treguar moshën dhe duke thënë se duhet të hapim rrugë. Ne nuk pengojmë askënd të marrë vendimet e duhura, por meritojmë pak më tepër respekt. Gjërat duken shumë të qarta. Te lojtarët “veteranë” dhe titullarë të Vllaznisë ka pak qejfmbetje. Nëse në opinion kanë nisur të lakohen edhe emrat e parë që do të largohen nga skuadra, nga ana e klubit ende nuk ka asnjë gjë zyrtare. Madje sipas gjasave ka mundësi që presidenca e klubit t’u bëjë ofertë të gjithë futbollistëve që mbyllën sezonin e kaluar. Por kuptohet që jo çdo gjë është në dorën e presidencës, sepse do të jenë lojtarët ata që do vendosin.
Kuptohet, dëshira e të gjithëve është për të kontribuar sërish për Vllazninë. Pse jo, për të arritur suksesin në sezonin që vjen. Nëse duhet të ndodhë kjo, sigurisht që duhet ndërtuar një skuadër shumë më e fortë. Për këtë arsye, duhet bërë një merkato e fuqishme dhe nuk duhet të ketë ankesa rrugës për mungesën e lojtarëve të duhur. Se çfarë do ndodhë, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vijim. E rëndësishme është që gjithë titullarët e sezonit që sapo u mbyll, do ulen në bisedime me presidentin Fushaj për problemin e kontratave të reja.
Presidenti jashtë vendit, asnjë lëvizje
Në fakt, pritej që gjatë këtyre ditëve të kishte lëvizje intensive te Vllaznia sa u takon afrimit të lojtarëve nga merkatoja. Por nga ana tjetër, ajo çfarë bëhet e ditur është se presidenti Fushaj dje në drekë ka udhëtuar jashtë vendit dhe për rrjedhojë për 3?4 ditë nuk do jetë në Shqipëri.
Duke qenë kështu, kuptohet që asnjë lëvizje nuk do të kryhet gjatë këtyre ditëve, sepse çdo gjë kalon nga presidenti. Kuptohet që puna do vazhdojë, sepse përpara nisjes, numri një i klubit shkodran u ka lënë detyrat përkatëse stafit të tij që vazhdon të punojë. Megjithatë, vetëm në fundjavë, pas kthimit të Fushajt, mund të kemi bisedimet e para me lojtarët dhe njëkohësisht edhe ndonjë kontratë të parë të firmosur. Kjo gjë është e domosdoshme, sepse të hënën që vjen ekipi do nisë përgatitjet e tij për pjesëmarrjen në Ligën Europiane.
S.SH

- Posts: 882
- Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
- Location: Kanada
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Ketu lojtaret kane te drejte qe kerkojne pak respekt, sepse fundi i fundit vendi i dyte nuk asht keq dhe nuk asht i lehte me u marr. Tirana ishte ma mire simjet dhe e mori kampionatin.
Ama qe nuk duhet spastrim ne ekip, une tham se po, Vllaznia ka nevoje per lojtare te ri ne cdo repart, sidomos mesfusha iher qe kena vujte gjithmone, edhe nje portier na duhet se Grima ka fillu tu lan nam.

- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.

[/color]

[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
UN MENDOJ SE LICI KA TE DREJTE.Skodrinon wrote:Lici padit në gjykatë Vllazninë
Futbollisti bën zyrtare padinë: Klubi më ka 31.200 USD. Gjesti nënkupton ndarjen përfundimtare mes palëve
Duhet të takohej me drejtuesit e Vllaznisë për të nënshkruar kontratën e re, por takimi i tyre do të bëhet në gjykatë. Mardhënia sportive mes futbollistit Suad Lici dhe klubi shkodran ka marrë fund njëherë e mirë. Ndërkohë që të gjithë janë në ankth dhe tension për riorganizimin e Vllaznisë së re padia e Licit ka ardhur si një rrufe në qiell të hapur. Futbollisti e ka bërë këtë padi për një borxh të vjetër që veterani shkodran pretendon se i takon të marrë pranë klubit shkodran. Lajmi bëhet i ditur nga burime zyrtare pranë klubit të futbollit Vllaznia, të cilët sqarojnë se kjo çështje nuk është më një thashethem që ka qarkulluar në muajt e mëparshëm, por një çështje e tillë ka mbërritur në dyert e Gjykatës së Rrethit Shkodër. Një gjë të tillë e pohon për “Sport Ekspres” edhe juristi i klubit Vllaznia, avokat Apollon Haxhi, i cili thotë se zarfi zyrtar nga Gjykata e Rrethit Shkodër ka mbërritur dje në mesditë në zyrat e klubit kuqeblu. Gjithnjë sipas Haxhit, brenda zarfit gjendet shkresa zyrtare, e cila bën të ditur zhvillimin e seancës së parë gjyqësore me datë 18 qershor, në ora 10.30, me paditës futbollistin Suad Lici, i cili pretendon se ka marrë gjashtë rroga mujore në një periudhë të mëparshme, shuma e të cilave duke e shumëzuar me shifrën prej 4 mijë dollarësh në muaj shkon në 24 mijë dollarë amerikanë. Por, krahas kësaj, në padinë e tij citohet edhe për një shtesë tjetër prej 7.200 dollarësh që sipas tij janë përqindjet e vonesës së marrjes në dorëzim të pagës. Shuma e përgjithshme shkon në 31 mijë e 200 dollarë amerikan. Një lajm i tillë nuk është pritur aspak mirë nga përfaqësuesit e klubit shkodran, të cilët në një farë mënyre janë zënë disi të papërgatitur rreth asaj që pretendon futbollisti i tyre. Megjithatë, për të qenë sa më të përgatitur në mbrojtjen e tyre, drejtuesit e Vllaznisë, kanë ngarkuar juristin e tyre Apolon Haxhi që ta ndjekë këtë çështje nga afër, dhe duke mbledhur provat e duhura që sipas tyre janë pro tyre, të kenë mundësi që ta fitojnë si çështje, e cila është ngritur kundër tyre. Sidoqoftë, edhe pse çështja në fjalë, do t’i nënshtrohet tashmë një seance gjyqësore me kryetar të trupit gjykues gjyqtarin Hasan Selimi, pjesëtarët e stafit drejtues të klubit shkodran, janë të bindur se çështja në fjalë nuk qëndron juridikisht, dhe për këtë ato mendojnë se një gjë e tillë do të marrë fund që në seancën e parë duke u mbyllur si çështje, pasi gjithnjë sipas tyre, me të duhej të ishin marrë më përpara instancat përkatëse në strukturat e larta të futbollit shqiptar.
S.Ekspres
probleme si lici kan edhe shum te tjere
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
asht puna kur te largojn ,te largojn ato qe duhet e jo ato qe sduhet
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ata problemet qe ka lici i ka thane goldi me kohe ketu se pervec ne sinanit qe merr rregullisht te tjeret kane probleme por.......vllaznia nese vazhdon me te tilla probleme kurre hajr sdo bajn
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
ktu thojne qi lici i ka pase me presidencen e kalume kta probleme
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise
Vllaznia, gati kontrat e para
Të enjten do të nisin firmat e lojtarëve. Kontrata e re ka shumë risi
Vllaznia, duket se është gati për fillimin e akivitetit të sezonit të ri futbollistik. Ndonëse, një ditë më parë u tha se presidenti Fushaj është larguar për pushime jashtë vendit, gjatë bisedës me juristin e Vllaznisë Apollon Haxhi mësohet se situata është krejt ndryshe. Sipas tij, gjatë këtyre ditëve, ai me presidentin Fushaj dhe pjesëtarët e tjerë të bordit të Vllaznisë kanë arritur të përpilojnë një kontratë krejt të re nga ajo që ka funksionuar sezonin e kaluar, e cila pritet të jetë shumë më funksionale në lidhje me ecurinë e klubit, dhe sidomos në marrëdhëniet sportist-staf-teknik-presidencë. Haxhi thotë se për të përpiluar këtë kontratë ato janë bazuar në funksionimin dhe përvojën e klubeve bashkëkohore perëndimore. Por, përveç kësaj, juristi Haxhi, bën të ditur se stafi i tyre ka hartuar edhe një tip tjetër kontratash, të cilat janë planifikuar të vihen në jetë për ekipet e Akademisë së Futbollit Vllaznia. “Duke parë përbërjen dhe ecurinë mjaft të mirë të këtyre ekipeve, sidomos të ekipit U-17, që përpos shpalljes dy sezone radhazi kampion i Shqipërisë, në përbërjen e tij ka elementë shumë të perspektivës, presidenti Fushaj ka vendosur që në këtë sezon t’i kushtojë një vemendje shumë të veçantë elementit të ri, ku duke filluar që nga ky sezon, për një kategori sportistësh që vlerësohen nga specialistët si më të mirët do të lidhen kontrata personale duke i ofruar ato që të jenë sa më afër klubit, qoftë me stërvitje profesionale, por edhe me një trajtim financiar inkurajues”, thotë Haxhi.
Titullarët- Mjaft optimist shfaqet juristi Haxhi edhe në lidhje me ndërtimin e skuadrës së re. Gjithnjë duke iu referuar punës në grup me presidentin Fushaj, Haxhi thotë se emrat e atyre që do të jenë pjesë e Vllaznisë për sezonin e ri futbollistik thuajse janë skicuar nga ana e pjesëtarëve të bordit të klubit shkodran. Sipas tij, në skuadrën e re do të vazhdojnë aktivitetin, një pjesë e mirë e atyre emrave që mbyllën sezonin e kaluar. Një farë rezerve e shfaq në lidhje numrin e madh të veteranëve që ekzistojnë aktualisht tek Vllaznia, por që Haxhi nuk jep emra konkretë se kush mund të jenë të larguarit e parë. Po kështu, edhe për të ardhurit, apo jabanxhinjtë siç quhen zakonisht, Haxhi, i cili gjithnjë duket se sjell në një farë mase edhe opinionin brenda kampit kuqeblu, thotë, se edhe ato nuk e kanë luajtur rolin e tyre që pritej, duke cituar këtu emrat e kroatit Mirco Plantiç, i cili në fakt është i pari që është larguar, ndërkohë që në të njëjtën pozitë duket se është edhe ganezi Xhejms Boadu, dhe në një farë mase, edhe pse ka qënë më mirë se dy të mëparshmit, edhe korçari Paulin Dhëmbi.
S.Ekpres

Në Shkodër, pro dhe kundër “Dedës” trajner
Shkodranët janë të dyzuar për trajnerin e ardhshëm të Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç
Merkatoja e Vllaznisë ka mbetur në vend-numëro, të paktën edhe për një dy ditë të tjera. Nëse në fund të javës që shkoi u deklarua se fillimi i kësaj jave do të sillte edhe firmat e para te skuadra kuqeblu, në fakt nuk ka ndodhur kështu.
Presidenti Valter Fushaj nuk ndodhet për momentin në Shkodër, pasi është për një periudhë të shkurtër jashtë vendit, por me t’u kthyer ditën e enjte, në qendër të vëmendjes së tij do të jetë pa dyshim merkatoja e skuadrës së tij. Gjërat kanë mbetur pezull dhe për momentin ka pasur vetëm bisedime. Numri një i klubit shkodran prej ditësh ka biseduar gjërë e gjatë me bashkëpunëtorë të tij për këto çështje.
Nisur pikësëpari nga çështja e trajnerit. Fushaj ka marrë mendime nga më të ndryshmet nëse duhet jetë apo jo Dervish Haxhiosmanoviç sërish “timonieri” i saj. Ashtu siç ka marrë mendime edhe për lojtarët që duhen lënë të lirë dhe ato që duhen marrë në skuadër për sezonin e ri.
Thuhet se është hartuar një listë paraprake e ekipit, por në fakt ende nuk ka ndonjë emër të përmendur. Çdo gjë është duke u bërë në fshehtësi të plotë, në mënyrë që vetëm pas mbylljes së kontratave me këta lojtarë, të zbardhet gjithçka. Por përveç pistës së kampionatit shqiptar, është duke u parë me interes edhe pista e huaj. Po shikohen disa variante si nga kampionati turk, malazez apo dhe të tjerë.
Megjithatë, deri në fund të kësaj jave, asgjë nuk mund të merret vesh me saktësi. Kthimi i presidentit do të japë edhe verdiktet e para të merkatos. Duke nisur nga ajo e trajnerit. Malazezi Dervish Haxhiosmanoviç është në pritje të thirrjes së Fushajt për të vazhduar punën. Të paktën ai e ka marrë në mënyrë paraprake ftesën për të qenë sërish trajner i Vllaznisë edhe në sezonin e ardhshëm. Por përderisa ende nuk është gjë zyrtare, mbase edhe mund të ketë ndonjë ndryshim në ditët në vazhdim. Vetë “Deda” ndërkohë nga Podgorica ka lëshuar sinjale se pret ftesën për të nisur punën.
e çfarë do të ndodhë, kjo mbetet për t’u mësuar të paktën deri në shtunën, ndërkohë që ditën e hënë ekipi do të nisë stërvitjen për aventurën europiane. Të gjithë specialistët dhe njerëzit që e njohin mirë futbollin e kanë të qartë dhe e kanë shprehur se çështja e zgjedhjes së trajnerit duhet të jetë prioriteti kryesor i klubit.
Në Shkodër madje janë ndarë në dy kampe, teksa në njërin janë rreshtuar ata që e duan sërish Haxhiosmanoviçin trajner të kësaj skuadre dhe, nga ana tjetër, ata që nuk e duan. Në këtë grupim të dytë futen edhe disa figura të shquara të sportit shkodran, sipas të cilëve malazezi nuk është trajneri i përshtatshëm për ta drejtuar dhe nxjerrë Vllazninë kampione. Se cilin nga këto grupime do të dëgjojë presidenti Fushaj, kjo mbetet për t’u parë në ditët në vazhdim.

Fushaj sqaron: Çështja “Lici” nuk më përket mua
Një lajm i botuar dje në një media sportive, nuk është pritur mirë nga ana e presidentit të Vllaznisë, Valter Fushaj. Ndonëse ai nuk ndodhet në Shqipëri, është lajmëruar për atë çfarë është shkruar dhe pasdite, përmes zyrës së tij, ka reaguar me një komunikatë për shtyp.
“Kërkojmë të sqarojë pikësëpari mediat e shkruara dhe ato vizive dhe përmes tyre gjithë opinionin sportiv se lajmi që ka qarkulluar sot në media në lidhje me padinë e futbollistit Suad Lici në adresë të klubit “Vllaznia”, nuk është plotësisht i saktë.
Sa më poshtë sqarojmë se: Vërtet ka një padi të këtij sportisti në adresë të klubit, por nga ana tjetër duhet theksuar fakti se çështja mes palëve nuk ka të bëjë aspak me periudhën që Valter Fushaj mban postin honorifik të presidentit të klubit “Vllaznia”, ose më saktë atë të donatorit të tij.
Kjo nuk trajtohet aspak në shkrimin në fjalë, përkundrazi, lihet të kuptohet se detyrimi ndaj futbollistit është për sezonin e fundit. Për këtë arsye, sqarojmë se kjo çështje i takon një periudhe të para tri sezoneve dhe prandaj nuk ka pse të krijohet një imazh i tillë në lidhje me moskorrektesën e klubit për këtë periudhë, që drejtohet dhe sponsorizohet nga presidenti aktual i tij, sepse gjatë kësaj periudhe trevjeçare nuk ka pasur asnjë problem të tillë financiar.
E japim këtë sqarim për të dalë e vërteta në lidhje me çështjen në fjalë dhe njëkohësisht kërkojmë nga ana e mediave të jenë më të sakta në pasqyrimin e të tilla lajmeve,” ? thuhet në komunikatën e dalë dje nga zyra e presidentit Fushaj.