Gilman Lika

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 31 Oct 2008 , 22:22

iliriny wrote:Si nuk e permendi kush golin e Likes ne ndeshjen me Denizlin ku ekipi i tij fitoi 1-0 me golin e tij. Tana gazetat e websitet shkruajne qe disa lojtare kane luajtur 10 minuta apo kane qene ne stol ne skuadrat e tyre, kurse kete qe shenon golin e fitores per ekipin e tij nuk e ka permend kerkush. I kam shkru mesazh edhe albania-sport.com dhe albaniasoccer.com dhe nuk e kane ca kryet me e permend. Ata harrojne se Lika ka me ken boshti dhe truri i kombetares sone.
Te albaniasoccer ka pase nji interviste te gjate me Liken para disa ditsh.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sat, 01 Nov 2008 , 03:41

vllaznia1919 wrote:
iliriny wrote:Si nuk e permendi kush golin e Likes ne ndeshjen me Denizlin ku ekipi i tij fitoi 1-0 me golin e tij. Tana gazetat e websitet shkruajne qe disa lojtare kane luajtur 10 minuta apo kane qene ne stol ne skuadrat e tyre, kurse kete qe shenon golin e fitores per ekipin e tij nuk e ka permend kerkush. I kam shkru mesazh edhe albania-sport.com dhe albaniasoccer.com dhe nuk e kane ca kryet me e permend. Ata harrojne se Lika ka me ken boshti dhe truri i kombetares sone.
Te albaniasoccer ka pase nji interviste te gjate me Liken para disa ditsh.
kane gazetaret e mire ata te albaniasoccer :D
admini ka than stop reklamave :lol:
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 01 Nov 2008 , 15:58

Ishte reklamim okult! :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gilman Lika

Post by fpjalmi » Mon, 23 Feb 2009 , 23:19

Gilman Lika, gol për Hacettepe


Lika, i aktivizuar nga trajneri Ari Han në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Arzerbajxhanit (miqësore) dhe Maltës (zyrtare), ka shënuar në kampionatin turk edhe golin e fitores 1-0 kundër Denzlisporit.





Gilman Lika, mesfushori i Hacettepe Spor shënoi një gol në fitoren 3-1 të ekipit të tij kundër Ankaraspor në ndeshjen e vlefshme për javën e 21-të të kampionatit turk. Futbollisti i Kombëtares shqiptare shënoi në minutën e 65-të golin 2-1 të takimit.

Lika, i aktivizuar nga trajneri Ari Han në ndeshjet ndërkombëtare të Shqipërisë kundër Arzerbajxhanit (miqësore) dhe Maltës (zyrtare), ka shënuar në kampionatin turk edhe golin e fitores 1-0 kundër Denzlisporit.

Gjithsesi, Hacettespor renditet e fundit me 14 pikë të grumbulluara në 21 javë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gilman Lika

Post by fpjalmi » Mon, 23 Feb 2009 , 23:20

hallall likes se na nderoi vllaznine.

ishalla vitin tjeter me nej klub te madh

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Gilman Lika

Post by GOLDIAN » Mon, 23 Feb 2009 , 23:24

o pjalm ku ke ken se ke ba mungesa naqe
po me bahet qefi per liken
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Gilman Lika

Post by vllaznia1919 » Fri, 27 Feb 2009 , 22:24

Je gati per denim ma Gold se kyt lajm e kam vu ka her.Ku e ke pase menen??? :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gilman Lika

Post by fpjalmi » Fri, 06 Mar 2009 , 21:08

Largimi i Sukajt e Telit e ndihmuan të mësojë gjuhën
Jeta turke e Likës,
xhami dhe pishina
Mesfushori i Kombëtares: S’e dija që turqit ishin kaq bujarë


Tashmë u bënë më
shumë se 7 muaj që
Gilman Lika është
pjesë e ekipit turk, Haxhetepe.
Fillimisht, ai u largua nga Vllaznia
bashkë me Admir Telin
dhe Xhevahir Sukajn, por
eksperienca e këtyre të fundit
zgjati pak te skuadra e kryeqytetit
turk, Ankara. Mesfushori
22-vjeçar është shqiptari i
vetëm që luan në këtë kampionat,
ndërkohë që ka shënuar
edhe dy gola, duke u kthyer në
një ndër lojtarët më të rëndësishëm.
Golat e tij i kanë shërbyer
shumë Haxhetepes, i pari
në fitoren 1-0 kundër Denzilisporit,
ndërsa i dyti, një supergol
në triumfin në derbin me
Ankaraguçunë. Futbollisti shkodran,
pas paraqitjes mjaft të
mire për tri vite tek ekipi Shpresa,
“fitoi” edhe Kombëtaren,
teksa më 11 shkurt debutoi
zyrtarisht në ndeshjen eliminatore
me Maltën. Më parë ishte
thirrur nga trajneri Ari Han
për miqësoren kundër Polonisë,
ku nuk u aktivizua, ndërsa
më 11 nëntor kundër Azerbajxhanit
zhvilloi një lojë të
mirë, në pak minuta gjatë
pjesës së dytë. Në një intervistë
për “Panorama Sport”, talenti
kuqezi ka rrëfyer eksperiencën
e deritanishme në Turqi.
Ndër të tjera, mesfushori i
majtë flet edhe për kohën e lirë
në kryeqytetin turk, ambientin
që ka gjetur aty, por jo vetëm.
Për më tej, ja si u shpreh ai:
Gilman, si po ju duket kampionati
turk dhe çfarë
mund të na thoni për
mënyrën e stërvitjes që bën
te Haxhetepe, në krahasim
me Shqipërinë?
Kampionati turk ka rivalitet
shumë të madh dhe është i
ashpër, gjithashtu edhe i çuditshëm.
Mund të humbësh
me një ekip që nuk ta pret
mendja dhe gjithashtu, të fitosh
atëherë kur nuk e mendon
se do t’ia arrish. Normalisht,
është në një nivel shumë më të
lartë se kampionati ynë. Kjo,
duke filluar që nga mënyra e
stërvitjes që bëjmë këtu, e për të
vazhduar te infrastruktura, që
është moderne. Më konkretisht,
përsa i përket stërvitjes, të them
të drejtën, në 2-3 javët e para
mezi e merrnim veten nga lodhja.
Gjithsesi, tani jam ambientuar
shumë mirë dhe përballoj
intensitetin e lartë të seancave.
Çfarë të ka bërë përshtypje
më shumë deri më tani?
Pa dyshim mikpritja.
Habitem për faktin se turqit
janë jashtëzakonisht mikpritës.
Mund të duket si çudi,
por unë pothuajse kam
drekuar, apo darkuar në të
gjitha shtëpitë e futbollistëve
të Haxhetepes.
Tani që keni mbetur
vetëm, pas largimit të Sukajt
dhe Telit, me cilët shoqëroheni
më shumë te Haxhetepe?
Në përgjithësi me të gjithë
shkoj mirë në ekip, por më
tepër shoqërohem me dy
shokët turq të ekipit, Ollgay
dhe Ufuk, të cilët janë edhe
moshatarë me mua. Shumica
e lojtarëve të tjerë janë familjarë
dhe nuk kanë shumë kohë
të lirë.
Po me komunikimin si ia
bën, apo keni mësuar gjuhën
turke?
Të them të drejtën, pas
largimit të Sukajt dhe Telit, kam
filluar të mësoj turqishten dhe
mund të them se kam përparuar
shumë. Më ndihmon edhe
komunikimi i përditshëm që bëj
me dy shokët turq.
Mund të na flisni sesi është
një ditë e juaja në Ankara
dhe pa dyshim, si e kaloni
kohën e lirë aty?
Zakonisht, dita për mua në
Ankara, ku edhe jetoj, nis rreth
orës 9:00, kur edhe bëj zgjimin.
Pas ngrënies së mëngjesit ulemi
në ndonjë kafe me shokët
e ekipit, deri sa të shkojë ora
për stërvitje, që zakonisht na
fillon në 14:00. Pas seancës,
pushoj disa orë në shtëpi, të
cilat i shfrytëzoj për të folur me
familjen, nëpërmjet internetit.
Nga darka dalim përsëri me
dy shokët turq, ku preferojmë
të luajmë bouling dhe të darkojmë
në ndonjë restorant. Ka
raste që shkojmë edhe në pishinat
dimërore, dhe natyrisht në
xhami për t’u falur.
Tifozët e Haxhetepes, si
sillen me ju?
Ankaraja ka katër ekipe dhe
në krahasim me të tjerat, Haxhetepe
nuk ka shumë tifozë,
por unë jam shumë i kënaqur,
sepse nuk e prisja gjithë këtë
respekt. Kam marrëdhënie
shumë të mira, qoftë me tifozët,
drejtuesit e klubit dhe trajnerin.
Nga bisedat me shokët e
ekipit, çfarë dinë ata për futbollin
shqiptar?
Nga bisedat që kam bërë,
njohin disa futbollistë shqiptarë,
si për shembull Bogdanin,
Taren, Skelën, Lalën etj.
Ndërsa për klubet nuk kanë
ndonjë njohuri të madhe.
Si kanë reaguar shokët e
ekipit kur morën vesh që ju
ishit thirrur në Kombëtaren
shqiptare?
Kanë qenë momente të
veçanta kur më erdhi ftesa për
ndeshjen e Kombëtares me
Maltën. Në klub kujtonin sikur
unë isha thirrur me Kombëtaren
U-21, por më pas kur
e morën vesh, më kanë uruar
të gjithë, e sidomos kur mësuan
që kisha luajtur 90 minuta
me Maltën. Për këtë fakt u gëzuan
shumë.
Për debutimin në Kombëtare,
çfarë mund të na
thoni?
Kisha emocione në fillim,
por më pas gjithçka shkoi normalisht,
edhe pse si të gjithë, u
mërzita që nuk arritëm fitoren
me Maltën. Jam shumë krenar
që kam luajtur përkrah emrave
të tillë si Bogdani, Skela apo
Duro. Shpresoj që në ndeshjet
e ardhshme të luaj përkrah
Lalës dhe Canës, sepse dikur,
bëja tifo për ta nga shkallët e
stadiumit.
Ju mungon Vllaznia, nga
ku jeni larguar pas fitimit të
Kupës së Shqipërisë?
Natyrisht që më mungon
shumë, e sidomos tifozët shkodranë.
Mund të them se është
një meritë e ekipit tim të zemrës
që unë sot aktivizohem në kampionatin
turk. Mundohem ta
ndjek hap pas hapi ecurinë e
shokëve të mi dhe shpresoj që
këtë vit të shpallen kampionë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gilman Lika

Post by fpjalmi » Fri, 06 Mar 2009 , 21:09

Batuta
“Fillimisht turqit më flisnin
vetëm për mafien shqiptare”
Emri i keq që Shqipëria ka jashtë nuk ka lënë pa përfshirë
edhe futbollin. Gilman Lika, si një shkodran, që e ka
humorin në gjak, nuk ngurron të thotë edhe disa nga përshtypjet
e para që turqit kanë për Shqipërinë, natyrisht
ata njerëz që nuk e njohin mirë si vend. “Në fillim kur kam
ardhur në Turqi, me thënë të drejtën, njerëzit këtu dinin që
ka shumë mafie në Shqipëri, - tregon duke qeshur talenti
kuqezi. – Ka njerëz që e njohin vendin tonë, por ka edhe
nga ata, të cilët duke dëgjuar kronikat e televizioneve,
mund edhe të paragjykojnë, por gjithsesi e përgjithshmja
është shumë pozitive për popullin tonë. Pothuajse një
karakter kemi me turqit”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gilman Lika

Post by fpjalmi » Fri, 06 Mar 2009 , 21:10

Pozicioni: Mesfushor
Datëlindja: 31.01.1987
Vendlindja: Shkodër
Klubi aktual: Haxhetepe
Klubet e mëparshme:
Vllaznia (2004-2008)
Ndeshje me Vllazninë: 90
Gola me Vllazninë: 6
Ndeshje me Haxhetepen: 13
Gola me Haxhetepen: 2
Ndeshje me Kombëtaren: 2
Ndeshje me Kombëtaren
Shpresa: 10

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Gilman Lika

Post by GOLDIAN » Fri, 06 Mar 2009 , 22:40

ishalla nelt e ma nelt te shog ma gilman
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Gilman Lika

Post by vllaznia1919 » Sun, 08 Mar 2009 , 14:29

E meriton si lojtar por edhe si person.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Gilman Lika

Post by GOLDIAN » Tue, 26 May 2009 , 00:23

nese glmani ska nej mundesi ne turqi a europe
ishalla kthehet te vllaznia se na ishte dasht shume
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gilman Lika

Post by fpjalmi » Tue, 26 May 2009 , 06:11

nuk mendoj se vjen ma lika me vllaznine .


do te kisha dasht mos me ardh me vllaznine se shkaterron karrieren edhe pse do kisha dasht me ardh shum.

ishalla sna shkon te tirana

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Gilman Lika

Post by vllaznia1919 » Tue, 26 May 2009 , 21:00

Hiqnje mensh se kthehet ne Shqiperi.Nuk asht lojtar per Shqipni.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Gilman Lika

Post by futbollist » Wed, 27 May 2009 , 11:09

Ishalla po i vjen ndonje oferte prej perendimit se kto skuadrat e ballkanit vec me lane karrieren jane,si duhen dreqit gja.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Gilman Lika

Post by Man in Redblue » Fri, 05 Jun 2009 , 13:14

futbollist wrote:Ishalla po i vjen ndonje oferte prej perendimit se kto skuadrat e ballkanit vec me lane karrieren jane,si duhen dreqit gja.
Në fokusin e Haxhisë ka qenë edhe mesfushori i Kombëtares, Gilman Lika, i cili luan në radhët e Haxhitepesë në Turqi. “Një opsion për të ishte Genclerbirligi, por për Likën ka edhe një ofertë e kënaqshme nga Azerbajxhani. Të mos harrojmë se atje luan edhe Admir Teli”, - tha Haxhia.


PANORAMA SPORT



shpresoj mas ta bajn kyt gabim, me shku ne azerbajxhan

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Gilman Lika

Post by GOLDIAN » Fri, 05 Jun 2009 , 15:06

si na asht ba azerbaxhani si me ken serie A
une skisha thirr asnji futbollist qe lun atje ne komtare
dhe pse lika asht talent e asht shkodran
ne shkofte atje per mu e ka te humbur komtaren

p.s ku je ma man in redblue
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Gilman Lika

Post by fpjalmi » Sat, 06 Jun 2009 , 00:12

me sa di un azerbaxhani shum kampionat i dobet

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Gilman Lika

Post by vllaznia1919 » Sun, 07 Jun 2009 , 16:41

Sma merr menja se ka lujt mensh Gilmani me shku ne Azerbaixhan.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Post Reply