Kampionatet e moshave.
Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati i moshave
meqe na gezune paraterijte,atehere ishalla na gezojn edhe te rritunit.
para vllaznia
para vllaznia
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Kampionati i U-17
Shkodranët e vegjël mundin Lushnjën 2-0 dhe marrin trofeun
Vllaznia kurorëzohet kampione e Shqipërisë
Ashtu siç ishte parashikuar, Vllaznia U-17 është kurorëzuar dje pasdreke kampion i vendit me një ceremoni shumë të bukur. Mes tingujve muzikore dhe zërave brilant të këngëtarëve shkodranë, Bujar Qamili dhe Hajro Pepa, si dhe një tifozerie të shumtë në numër, presidenti të Vllaznisë, Valter Fushaj, i ka dhuruar kupën kapitenit të kuqebluve, Abaz Karakaçit. Ndërsa përkrah njëshit të presidencës në këtë ceremoni kanë qenë edhe dy përfaqësuesit e FSHF-së, Ilir Shulku dhe Plarent Kotherja, të cilët u kanë shpërndarë lojtarëve dhe drejtuesve medaljet të titullit kampion. Të pranishëm gjithashtu, ishin nënkryetari i Bashkisë së Shkodrës, Ahmet Omi si edhe drejtues të tjerë të Pushtetit Vendor të qytetit verior. Ky titull është fituar për të dytin vit radhazi nga 17-vjeçarët shkodranë, që drejtohen nga trajnerët e ri, por me shumë perspektivë, Elvis Plori dhe Samuel Nika. Vetë tekniku Plori mes entuziazmit, titullin ia ka dedikuar të gjithëve. “Është me të vërtet një emocion, që për të dytin vit me radhë njëherë si zëvendëstrajner dhe kësaj here si trajner kurorëzohem me titullin e kampionit. Për këtë, meritë të padiskutueshme ka edhe kolegu im Samuel Nika, por edhe të gjithë fëmijët, të cilët kanë qenë të mrekullueshëm. Këta djem kanë një të ardhme të sigurt përpara, por për këtë duhet që të mos e ndalin asnjëherë punën. Janë të rinj shumë të talentuar, ndaj të cilëve duhet të ketë shumë përkujdesje, në mënyrë që Vllaznia të mos kërkojë shumë larg për të ndërtuar një ekip të denjë”, tha tekniku Plori.
Fushaj: I uroj vetëm sukses
Në ndeshjen e fundit që Vllaznia e U-17 ka zhvilluar në stadiumin “Loro Boriçi”, ka qenë i pranishëm me të birin në krah edhe presidenti i ekipit kuqeblu, Valter Fushaj. Njëshi i presidencës i ka përkrahur dhe mbështetur djemtë e kësaj akademie si brenda, ashtu edhe jashtë Shkodre. Në fund Fushaj për “Panorama Sport”, është shprehur: “Shpresojmë që ky titull t’i paraprijë atij kampion të Superiores, që besojmë se do ta fitojmë me ekipin e parë. Unë do t’i uroja suksese këtij ekipi pa përjashtuar në asnjë moment dhe trajnerët Plori dhe Nika, për punën dhe përkushtimin që kanë treguar. Shpresojmë që të rinjtë të jenë një e ardhme e sigurt për ekipin tonë në vazhdimësi”.
Ndeshja
Vllaznia U-17 e ka mbyllur me fitore edicionin e sivjetshëm të kampionatit. Ka qenë një takim shumë interesant, i cili është zhvilluar në praninë e shumë shikuesve, që ndodheshin në stadiumin “Loro Boriçi”. Pavarësisht se ishte shpallur kampion disa javë më parë ekipi shkodran nuk ka toleruar ndaj Lushnjës, që kërkonte t’i shpëtonte rënies në një kategori më poshtë. Ndeshja ka filluar mjaft e shpejtë për vendësit, të cilët që në minutën e dytë kanë arritur të shënojnë me anë të Abaz Karakaçit. Ndërsa pak minuta më vonë shkodranët shënuan me anë të Stivi Shabanit. Me rezultatin 2-0, kuqeblutë U-17 i kanë dhënë fund këtij sezoni, duke u kurorëzuar si kampionë të vendit.
VLLAZNIA-LUSHNJA 2-0
GOLAT: 2’ Karakaçi, Shaba 14’
VLLAZNIA: Koleci, Bushaj, Rusi, Marku, Bardulla , Shaba , Hotaj, Tafa, Krakaçi, Erkoçeviç, Djepaxhija. Trajner: E. Plori
LUSHNJA: Kaloshi, Çulhaj, Shurlli, Muzaku, Qose, Gjyra, Lila, Biçaku, Sula, Gjolena, Baba Trajner: G. Taullau
GJYQTARË: R.Pjetrushi, E.Bajrakurtaj, P.Simoni (Lezhë)

Vllaznia fiton nje titull: “E persersim ne Tirane”
15 Maj Feste ne Shkoder per titullin e U-17. Fushaj: Fishekzjarret ne “Qemal Stafa”
Prozhektorët e stadiumit “Loro Boriçi” të qytetit të Shkodrës mbrëmë kanë ndriçuar deri vonë. Pas ndeshjes së javës së fundit të kampionatit kombëtar të U-17, atë në mes Vllaznia dhe Lushnjes, takimi i cili është fituar nga kuqeblutë 2-0, me autorë të golave në pjesën e dytë nga Karakaçi dhe Shaba, Vllazia është shpallur kampione e Shqipërisë. Kjo nuk përbën ndonjë surprizë, pasi kjo skuadër, falë lojrave të shkëlqyera, si dhe rezultave pozitive e kishte siguruar titullin kampion katër javë përpara përfundiumit, me diferencë pikësh nga rivalja Partizani, por e veçanta e kësaj mbrëmje ishte se në stadium kishte vërshuar një numër shumë i madh tifozësh. Një ndeshje model e 17 vjeçarëve, këtij ekipi që sjellë për të dytin vitë me radhë titullin kampion në Shkodër. Një sukses, që të pranishmit e shijuan edhe përmes koncertit festiv me këngëtarët Bujar Qamili e Violeta Zefi. Dorërizimi i medaljeve të kampionit për secilin futbollit dhe stafin teknik, si dhe të kupës nga ana e përfaqësuesve të Federatës Shqiptare të Futbollit, u be nga Ilir Shulku dhe Plarent Kotherja, si dhe presidenti shkodran Valter Fushaj, i cili me pas ka shtruar një darkë për ekipin kampion të U-17, në lokalin privat të tij “Bar-Restorant Piaca” në qëndër të qytetit të Shkodrës. “Ky është epilogu i titullit të kuqebluve të mëdhenj, sepse një festë tjetër e tillë do të jetë e pranishme edhe me 23 maj në kryeqytet, për javën e fundit të superiores, pas ndeshjes me bardheblutë e Tiranës”. Kështu kanë preferuar ta quajnë shkodranët e shumtë, që shijuan mbrëmë suksesin e Vllaznisë U-17. Dhe në këtë atmosferë është përfshirë edhe vetë numri një i klubit shkodran, presidenti Valter Fushaj, i cili i entuziazmuar nga suskesi i 17 vjeçarëve të Akademisë së Vllaznisë, ka shprehur bindjen se një përfundim të tillë do të ketë edhe mbrëmja e pas dhjetë ditëve në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa” të kryeqytetit, që pas një suksesi ndaj rivales Tirana, Vllaznia do të sjellë në Shkodër titullin kampion. Përtej dëshirave, apo entuziazmit që e kishte pushtuar ligjshëm në mbrëmjen e djeshme, presidenti shkodran është i mendimit se Vllaznia e meriton titullin kampion sivjet, pasi është skuadra që ka kryesuar dhe djersitur më shumë se të gjithë të tjerat. Duke iu referuar përballjes me Tiranën, Fushaj thotë se kundërshtari nuk do ta ketë të mundur të përsërisë atë që bëri në finalen e kupës së Shqipërisë, pasi për këtë finale të dytë Vllaznia i ka marrë masat, për të mos dalë nga “Qemal Stafa” pa medaljet e kampionit. “Gjatë këtyre ditëve i kam ndjekur nga afër përgatitjet e ekipit tonë dhe kam parë tek të gjithë futbollistët dhe stafi teknik një mobilizim dhe angazhim makasimal, për të mbyllur me sukses këtë sezon, çka do të thotë se nuk kanë ndërmend më të tolerojnë kur kanë mbetur edhe dy ndeshje”, tha Fushaj. Përpos luftës së fortë dhe kërkesës maksimale, që do të ketë skuadra lushnjare për të marrë pikë në Shkodër, Fushaj nuk lë pa përmendur edhe mungesat e disa titullarëve për këtë ndeshje, të cilët sipas tij, pritet t’i krijojnë jo pak probleme skuadrës në fushën e lojës. Megjithatë, sipas tij, kontigjenti i bollshëm që ka Vllaznia në pankinë, i jep mundësinë e duhur stafit të bëjë zëvendësimet e duhura, me lojtare që nuk kanë shume diferencë me ato të formacionit të parë. Gjithsesi, takimi i rradhes kërkon një vemndje maksimale nga ana e skuadrës, pavaresisht se perballe tyre do te jene lagunarët, skuader qe rreshtohet ne shkallet e fundit te tabeles se klasifikimit. Sidoqofte, presidenti Fushaj as qe e mendon, se Vllaznia do ta vërë në diskutim fitoren tre pikëshe në këtë ndeshje, për të udhëtuar pastaj e qetë me një pikë më shumë se rivalja, me besimin se do të sjellë titullin në Shkodër.
Spor Ekspres

Kampionët “leksion” edhe kombëta res U-17
Siç ju kemi lajmëruar, javën e kaluar në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz është
zhvilluar ndeshja miqësore në mes ekipit të Vllaznisë që është shpallur kampion për këtë
sezon dhe kombëtares së 17 vjeçarëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Mema
kishte grumbulluar lojtarët më të mirë nga të gjitha ekipet e vendit dhe ideja ishte që të
dominonte ndaj skuadrës që është paraqitur më mirë nga të gjitha në kampionatin që po
shkon drejt fundit. Por Vllaznia ka qenë ajo që në fakt i ka dhënë “leksion” kombëtares.
Jo vetëm ka fituar 1-0, por ka goditur dy herë shtyllat, ka patur shumë raste shënimi dhe
ka dominuar ndaj kundërshtarit në çdo aspekt të lojës. Më tepër sesa rezultati, kjo fitore
tregon edhe njëherë tjetër për meritat që ka sepse nuk është gjithçka shpallja kampion
por në vetvete është një ekip model ku punohet me shumë pasion dhe profesionalizëm si
nga trajnerët ashtu edhe nga vetë futbollistët.
Siç ju kemi lajmëruar, javën e kaluar në Qendrën e ekipeve kombëtare në Kamëz është
zhvilluar ndeshja miqësore në mes ekipit të Vllaznisë që është shpallur kampion për këtë
sezon dhe kombëtares së 17 vjeçarëve. Skuadra e drejtuar nga trajneri Ardian Mema
kishte grumbulluar lojtarët më të mirë nga të gjitha ekipet e vendit dhe ideja ishte që të
dominonte ndaj skuadrës që është paraqitur më mirë nga të gjitha në kampionatin që po
shkon drejt fundit. Por Vllaznia ka qenë ajo që në fakt i ka dhënë “leksion” kombëtares.
Jo vetëm ka fituar 1-0, por ka goditur dy herë shtyllat, ka patur shumë raste shënimi dhe
ka dominuar ndaj kundërshtarit në çdo aspekt të lojës. Më tepër sesa rezultati, kjo fitore
tregon edhe njëherë tjetër për meritat që ka sepse nuk është gjithçka shpallja kampion
por në vetvete është një ekip model ku punohet me shumë pasion dhe profesionalizëm si
nga trajnerët ashtu edhe nga vetë futbollistët.
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionati i moshave
hajt ishalla edhe tjetrin sa ma shpejte
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Kampionatet e moshave.
jan shum te ri per vllaznine e te rriturve.
edhe per 2 vjet nuk bahen.
po me vjen edhe mire qe fushaj po i rrin afer.
assht njisoj sikur me vu rrushin ne kazan e me prit rakine sa te dalin dhe rrushi me ken falas
edhe per 2 vjet nuk bahen.
po me vjen edhe mire qe fushaj po i rrin afer.
assht njisoj sikur me vu rrushin ne kazan e me prit rakine sa te dalin dhe rrushi me ken falas
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Vllaznia U-17: Kampionët e vërtetë jemi ne!
Ekipi i paratërinjve të Vllaznisë ka qenë i vetmi ekip, i cili ka arritur të nderojë qytetin e tij në futboll në këtë sezon. Paratërinjtë shkodranë janë shpallur kampion absolutë duke dominuar dhe duke arritur që ta fitojnë jo pak, por 5 javë para përfundimit titullin e kampionit. Për këtë kanë meritë të gjithë, por merita më e madhe i takon pikërisht dyshes së trajnerëve Elvis Plori dhe Samuel Nika. Ashtu siç kanë përgjegjësitë më të mëdha në rast dështimesh, po ashtu kanë
edhe meritat më të mëdha në rast fitoresh. Ekipi shkodran i 17 vjeçarëve ka arritur të jetë në krye të tabelës së klasfikimit që në javët e para të sezonit. Java e 24-të e ka gjetur këtë ekip në kuotën e 60 pikëve, me 19 fitore 3 barazime dhe vetëm 2 humbje dhe me një golaverazh për t’u patur me të vërtetë zili: 63 gola të shënuar dhe 13 gola të pësuar. Ekipi i drejtuar nga Plori dhe Nika nuk ka ditur vetëm të shënojë por edhe të jetë ekipi që ka patur repartin e mbrojtjes dhe të mesit të fushës më të mirin e sezonit.
Porta
Pavarësisht se ka qënë një shqetësim për drejtuesit e ekipit gjetja e një portieri ideal përsëri treshja e portjerëve me Kolecin, Radovanin e Currin, e ka kryer më së miri punën e tyre. Ato kanë qenë gjatë gjithë këtij sezoni pika kyçe e ekipit të tyre. Këtë e tregon më së miri dhe numri i vogël i
golave të pësuar. Vetëm 13 gola tregojnë për një epërsi të këtyre portierëve ndaj homologëve të tyre të ekipeve të tjera.
Madje si për kuriozitet gjatë fazës së dytë të sezonit, ekipi shkodran ka pësuar vetëm tre gola në 12 takimet e zhvilluar.
Mbrojtja
Nëse një meritë në numrin e vogël të golave të pësuar e kanë treshja e portierëve një meritë të madhe kanë pikërisht lojtarët e repartit të mbrojtjes. Me ardhjen e Hotajt nga ekipi i drejtuar nga Astrit Premçi, mbrojtja shkodrane ka marrë formën e duhur. Rusi, Marku, Bushaj e Hotaj, pa anashkaluar aspak Beqirin, Demirajn, Ujkën, Sokolin, Lekaj kanë bërë që ekipi i tyre të jetë i sigurtë në prapavijë. Këto
lojtarë jo vetëm që nuk kanë lënë mundësi kundërshtarit që të shënojnë në portën e tyre por ato shumë shpesh kanë qenë në
vijën e parë për të shënuar. Bushaj, Marku e Beqiri e kanë bërë një gjë të tillë më shumë se një herë.
Mesfusha
Zemra e një ekipi është pikërisht mesi i fushës. E kështu ka qënë mesfusha shkodrane e 17 vjeçarëve. Me lojtarë me shumë grintë dhe me shumë fantazi ky repart ka meritën e madhe të
padiskutueshme në arritjen e këtij ekipi. Me lojtarë të tillë si Tafa, Karakaçi, Shaba, Erkoçeviç, Bardulla, Hasa, Halili e Çelaj, Markja, ekipi shkodran nuk e ka patur të vështirë për të triumfuar përballë çdo kundërshtari. Një pjesë prej tyre lojtarë me shumë potencë edhe në ekipin kombëtar të kësaj kategorie moshe. Ashtu si edhe kolegët e tyre të repartit të mbrojtjes edhe mesfushorët e talentuar shkodranë kanë ditur të tregojnë mësë miri vlerat e tyre në ndihmë të golave të shënuar. Madje në pjesën e dytë të sezonit ato mbajnë numrin
më të madh të golave të shënuar.
Sulmi
Pavarësisht se futbolli është një lojë kolektive në arritjen e rezultateve shumë të mira të këtij ekipi ka padiskutim reparti
i sulmit. Djepaxhija dhe Puka dyshja sulmuese e fazës së parë të këtij ekipi gjatë pjesës së dytë të sezonit është mbështetur fuqishëm edhe nga Papa e Sinani të cilët kanë arritur të tregojnë mësë miri vlerat e tyre më të mira. Pavarësisht se në shënimin e golave kanë meritë të gjithë përsëri katërshja e sulmit të këtij ekipi ka meritën më të madhe pasi ka arritur të shënojë jo pak por 27 gola nga 63 të tillë të shënuar nga i gjithë ekipi. Kjo tregon edhe një herë
forcën e këtij ekipi në të gjitha repartet.
Golashënuesit
Pavarësisht se të gjithë kanë vënë gurin e tyre në arritjen e këtij trofeu një meritë të padiuskutueshme kanë shënuesit e këtij ekipi. Në ekipin e 17 vjeçarëve shkodranë vlen për tu evidentuar jo një por tre të tillë (pa harruar kurrsesi vlerën e të gjithë lojtarëve të tjerë). Listën e golashënuesve të ekipit shkodran e kryeson në mbyllje të këtij sezoni sulmuesi kryesor i këtij ekipi Ari Djepaxhija i cili ka shënuar 11 gola
gjatë 24 takimeve të zhvilluara. Djepaxhija i cili ka mbërritur në këtë sezon në ekipin e Vllaznisë nga duart e trajnerit të mirënjohur Taip Piraniqi, ka treguar vlerat më të mira të tij sidomos gjatë pjesës së parë të sezonit. Bëhet fjalë për një lojtar potent dhe pjesë e ekipit kombëtar të kësaj kategorie moshe. I dyti për nga lista e golashënuesve i takon pikërisht një mesfushori me tipare sulmuesi si Erkoçeviç, i cili ka shënuar 10 gola për ekipin e tij, ku shtatë prej tyre i ka shënuar gjatë fazës së dytë të këtij sezonit. I treti në listën e golashënuesve të ekipit kuqeblu
renditet sulmuesi tjetër i këtij ekipi Puka i cili ka shënuar 9 gola gjatë këtij sezoni. Të tre këto lojtarë përveç cilësive të mira individuale kanë patur dhe mbështetjen e pakursyer të gjithë ekipit.
Motoja
Ky ekip ka treguar edhe një herë se në Shkodër po rritet një lojtarësh të cilët mund të jenë të aftë për të qënë pjesë e ekipit të Vllaznisë dhe atij kombëtar. Por motoja e dy
tranjrëve të këtij ekipi nuk është vetëm të nxjerrin futbollistë të aftë për ekipin e parë, por edhe që këto futbollistë të jenë dalin në jetën e bukur të sportit me mentalitetin e fituesit. Këtë e kanë theksuar dhe e ritheksojnë vazhdimisht të dy tranjerët e këtij ekipi si Plori e po ashtu dhe Nika. “Ne kërkojmë që të nxjerrim shumë futbollistë të aftë në të gjitha repartet për ekipin e parë, por dëshirojmë që këto lojtarë të jenë në fushë me mentalitetin e fituesit. Këtë kemi kërkuar nga djemt që ne kemi stërvitur dhe po stërvitim”, janë shprehur që të dy njëzëri. Kjo i duket pikërisht këtij ekipi, pasi dyshja e tranjerëve e ka shprehur mësë miri ambicjet e veta jo vetëm për të formuar brezin e ri, por edhe për të mbajtur në tonus të gjithë lojtarët deri në momentet e fundit të këtij sezoni.
Pika kulmore
Titulli kampion është një kënaqësi e veçantë për çdo ekipi dhe padyshim dhe për 17 vjeçarët shkodranë, të cilët për dy sezone me radhë e shijojnë një gjë të tillë. Por ky ekipi ka edhe disa pika kulmore gjatë këtij sezoni. Ai jo vetëm ka shënuar numrin më të madh të golave dhe ka pësuar numrin më të vogël të tyre. Ato jo vetëm janë ekipi që kanë pësuar më pak humbje e kanë marrë më pak bazimi se çdo ekip tjetër. Ato jo vetëm që kanë mbyllur kampionit shumë javë para përfundimit të tij me
një diferencë të theksuar pikësh larg nga ndjekësja e saj ekipi i Partizanit, por djemt e ri shkodranë të cilët nuk janë pak por 7 dhe pritet t’i bashkohet i 8 -ti ekipit tonë kombëtar, kanë arritur të fitojnë në fundin e këtij sezoni edhe përballë ekipi kombëtar të kësaj kategorie moshe. Ndoshta kjo ka qënë dhe mbyllja më e mirë e mundshme e këtij sezoni. Kjo ka qënë pika më kulminante pasi një ekip kampion me 7-8 futbollist në ekipin kombëtar ka arritur të mposhtë 1-0 falë golit të mrekullueshëm të Papës ekipin përfajqëësues të Shqiupërisë. Mbi të gjithë në këtë takim ekipi shkodranë ka dominuar jo vetëm rezultatin por edhe në fushën e lojës me mënyrën e lojës së zhvilluar dhe për këtë meritën e kanë të gjithë tranjerë dhe lojtarë të cilët kanë ditur në mënyrën më të mirë të mundshme të gjejnë gjuhën e përbashkët
Takimet
Vllaznia - Dinamo 5-0
Lushnja - Vllaznia 0-3
Vllaznia - Partizani 1-0
Shkëndija T - Vllaznia 1-1
Vllaznia - Teuta 2-0
Besa - Vllaznia 2-2
Vllaznia - Tirana 4-1
Flamurtari - Vllaznia 0-2
Vllaznia - Shkëndija D 4-0
Elbasani - Vllaznia 2-1
Apolonia - Vllaznia 1-0
Vllaznia - Shkumbini 5-3
Dinamo - Vllaznia 0-2
Partizani - Vllaznia 0-6
Vllaznia - Shkëndija T 2-0
Teuta - Vllaznia 0-1
Vllaznia - Besa 4-0
Tirana - Vllaznia 1-3
Vllaznia - Flamurtari 3-1
Shëndija D - Vllaznia 0-3
Vllaznia - Elbasani 4-0
Vllaznia - Apolonia 3-1
Shkumbini - Vllaznia 0-0
Vllaznia - Lushnja 2-0

Plori trajneri i ardhshëmi 19 vjeçarëve?
Elvis Plori trajneri që së bashku me kolegun e tij Samuel Nika arritën të shpallin për të dytin vit me radhë ekipin
e 17 vjeçarëve të akademisë Vllaznia kampion të vendit, pritet që këto ditë të zyrtarizohet edhe si trajneri i ekipit
të 19 vjeçarëve të kësaj akademie. Pavarësisht se asgjë nuk ka marrë formën e prerë nga burime të sigurta pranë
klubit kuqeblu mësohet se Plori është kandidatura e parë për të marrë postin e trajnerit të parë të ekipit të të
rinjëve. Kjo inisiativë e drejtuesve të klubit kuqeblu për të bërë ndryshimin e trajnerëve në këtë ekip, nuk duket se
vjen si shkak i mungesës së rezultateve të këtij ekipi të kësaj kategorie moshe, por drejtuesit e klubit
duken se janë më largpamës në këtë drejtim. Ato janë nisur në përcaktimin e emrit të Elvis Plorit si trajner i parë i ekipit të 19 vjeçarëve të akademisë, jo vetëm si trajneri që është shpallur në dy vite me radhë si kampion i Shqipërisë me 17 vjeçarët, por edhe si një njohës i mirë i këtyre djemve. Pranë ekipit aktual të 19 vjeçarëve të akademisë Vllaznia, janë shumë lojtarë që kanë dalë nga duar e këtij trajneri dhe drejtorit aktual të kësaj
akademie z. Kujtim Shaba e po ashtu dhe një pjesë e mirë e ekipit të 17 vjeçarëve kalojnë me ekipin e
19 vjeçarëve, kjo gjë e bën kalimin e Plorit si një domosdoshmëri. Pavarësisht se deri tani kjo gjë nuk është
aplikuar tani e tutje një gjë e tillë mund të japë me të vërtetë efekte pozitive. Vetë ndërtimi i punës, njohja e mentalitetit, aftësive dhe të metave të gjithsecilit nga këto lojtarë mund t’ia bëjë më të lehtë punën jo vetëm
Plorit, por çdo trajneri që mund të ketë këtë previlegj. Ndoshta me një caktim të tillë drejtuesit e klubit mund
edhe t’i përmbushin një dëshirë të shprehur pas përfundimit të takimit të fundit të vetë teknikut Plori për t’i shoqëruar deri pranë ekipit të parë këto djem të mrekullueshëm që kishte pranë ekipit të tij në momentin që u
shpall kampion. Megjithatë pavarësisht asaj që përflitet drejtuesit ende nuk e kanë thënë zyrtarisht emrin e
tranjerit të ekipit të 19 vjeçarëve të Vllaznisë, i cili momentalsiht mbahet nga Nefail Zhejani. Ndërsa ajo që nuk
dihet dhe nuk përflitet ende është se kush do të jetë ndimësi i Plorit në këtë detyre e po ashtu edhe pozicioni që mund të ketë tranjeri aktual i 19 vjeçarëve shkodranë Zhejani. Pavarësisht se nga drejtuesit e këtij klubi mësohet
se përsëri Zhejani do të jenë pjesë e tij edhe në të ardhmen.

- Webmaster
- Posts: 5601
- Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Loro Boriçi
- Contact:
Re: Kampionatet e moshave.
Urime Plorit e djemve per fitoret e ishalla vazhdojne kshu edhe te U-19.
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Fushaj: Sezonin e ardhshëm arritje edhe me të rinjtë
Arritjet e ekipit të paratërinjëve në këtë sezon ashtu si edhe një sezon më parë, kanë bërë që akademia e futbollit Vllaznia të renditet mes akademive më të mira të vendit. Një meritë kjo jovetëm e drejtuesve teknik të ekipeve por edhe e stafit të tyre drejtues. Mirpo përveç arritjeve në këtë sezon në akademinë e futbollit Vllaznia ka patur padiskutim dhe dështime. I tillë mund të quhet ai i ekipit të 19 vjeçarëve shkodranë të cilët nuk kanë arritur të jenë
aty ku duheshin për të qënë në këtë sezon. Ndoshta do të jetë kjo pika ku edhe duhet ndalur dhe diskutuar më gjërë nga ana e drejtuesve të ekipit kuqeblu, për të riparuar për sezonin e ardhshëm. Megjithatë numri një i presidencës shkodrane e quan dhe për ekipet e akademisë një sezon të sukseshëm këtë që sapo përfundoi. “Ajo që dua të
theksoj është se pranë ekipeve të akademisë Vllaznia është bërë një punë shumë e mirë. Për këtë kanë merituë të
gjithë pjesët përbërëse të kësaj akademie dhe për këtë i falenderoj për punën e bërë”, shprehet Fushaj
Arritjet
Ekipet e kësaj akdemie kanë arritur qënë në këtë sezon të kenë rezultatet diametralisht të kundërta. Mirpo
presidenti Fushaj vlerëson pikërisht punën e bërë nga drejtuesit e ekipit të 17 vjeçarëve shkodranë, të cilët edhe në sezonin e shkuar kanë arritur të shpallen kampionë të vendit. “Pavrësisht se punët nuk kanë shkuar siç duhet me të dy ekipet e akademisë atë 19 vjeçare dhe atë 17 vjeçarë, unë dua të vlerësoj me nota shumë pozitive arritjen
e ekipit të 17 vjeçarëve shpalljen për të dytin sezon me radhë kampione e vendit dhe për më tepër në nxjerrjen dhe punën e bërë me elementin e ri. Kjo është një arritje e këtij klubi e cila duhet evidentuar. Pasi vëmendja jonë nuk ka qënë vetëm në ekipin e të rriturve ku dhe kemi pritur të marrim rezultatet maksimale, por edhe me ekipet grupmoshave. Për ta janë investuar shumë dhe padiskutim që edhe i është kërkuar shumë”-vijon presidenti Fushaj
Objektivi
Pavarësisht se ekipin i 19 vjeçarëve nuk ka arritur të jetë aty ku edhe i kërkohet dhe aty ku ka objektivin e tij, kjo nuk do të thotë se edhe në sezonin e ardhshëm, ky ekip të mos jetë në majat e futbollit shqiptarë. Ky duket se është objektivi primar që drejtuesit e klubit më të vjetër shqiptarë i kanë vënë vetes. “Arritjet sdhe sukeses që ka patur ekipi i paratërinjëve këtë sezon kërkojmë që ta ketë dhe ekipi i të rinjve. Përveç elementeve cilësorë që kërkojmë
të fitojmë, ne kërkojmë që këtë element cilësorë t’i kërkojmë dhe përmes rezultateve pozitive në mënyrë që ato
të brumosen me mentalitetin e fituesit. Prandaj në sezonin e ardhshëm fokusi i ynë do të jetë përsëri tek
grupmoshat dhe si me ekipin e parë edhe aty do të kërkohet të merret vetëm maksimumi”, përfundon, numri një i presidencës shkodrane z.Valter Fushaj.

lum na qe kena fushajn si president
qe edhe per te rite mendon
qe edhe per te rite mendon
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
34 futbollistë për pak vende tek Vllaznia
Për rreth një javë drejtuesit e klubit Vllaznia kanë shikuar nga afër disa nga futbollistët e rinjë të cilët janë pjesë e akademisë Vllaznia dhe po ashtu ekipeve private të qytetit të Shkodrës apo të ekipeve të Adës, Velecikut edhe Tërbunit, të cilët i përkasin grupmoshës 18-19 vjeçare. Ka qënë një listë e gjatë e gjatë futbollistët prej 34 emrash nga të cilët drejtuesit e klubit kuqeblu kanë nërmend të shikojnë dhe të bëjnë të tyrët disa veta. Kjo është ideja paraprake dhe mbase numri mund të reduktohet edhe më tepër në mënyrë që tek ekipi i parë të kalojnë ato lojtarë
që kanë më shumë perspektivë. Seleksioni ka qenë njëjavor dhe futbollistët kanë treguar emrat e tyre përpara Ramazan Rragamit, Agim Medjes, Armando Cungut, Kujtim Shabës, Nefail Zhejanit dhe Elvis Plorit. Secili prej tyre
ka evidentuar ato çfarë kanë parë me sytë e tyre tek grupi i madh i lojtarëve që kanë qenë në provë.
Lista e lojtarëve që kaluan në seleksionim ka qenë e përbërë nga:
1. S.Lata
2. F.Curri
3. H.Nika
4. E.Buliqi
5. H.Muriqi
6. J.Pllumej
7. J.Rrustja
8. E.Çaku
9. A.Boci
10. D.Lifja
11. E.Ruci
12. A. Hajdari
13. J.Gjini
14. K.Shkëmbi
15. N.Thepina
16. I.Idrizi
17. R.Muriqi
18. E.Tafili
19. P.Gjondrekaj
20. A.Kola
21. E.Rexha
22. A.Pirani
23. A.Vojushi
24. M.Sukaj
25. D.Grimci
26. E.Jacaj
27. E.Salja
28. Rexhepi
29. P.Hasaj
30. P.Fakja
31. K.Matija
32. Meshi
33. Myrtja.
34. A.Nika
Që të gjithë këto lojtarë kanë patur mundësinë më të mirë për të treguar vlerat e tyre dhe për të qënë më pas
pjesë ekipit të Vllaznisë, e cila mbetet një ëndër për të gjithë këto të rinj. Specialistët që janë marrë me seleksionimin, bëhet e ditur se kanë përzgjedhur një grup prej 10 sportistësh, të cilët do jenë nën mbikëqyrjen e Vllaznisë. Ndonëse ende nuk janë publikuar zyrtarisht këta emra, ato çfarë kemi arritur të mësojmë është se në
këtë listë, disa nga emrat janë ato të A. Nikës, Bocit, Piranit, Vajushit, Lifjes, Muriqit, Rexhës, Kolës etj. Këto ditë pritet një takim i presidentit Fushaj me njerëzit që ishin të ngarkuar me seleksionimin e këtyre të rinjve dhe pas këtij takimi pritet të dalë zyrtarisht vendimi se cili do jetë fati i asaj 10- she lojtarësh të përzgjedhur. Por nga ajo është çfarë ka dhënë mjeshtri Rragami, këto elementë të përzgjedhur sigurisht që janë shumë larg formës që duhet për ekipin e parë. Por kuptohet që me një stërvitje të mirë në të ardhmen, çdo gjë mund të arrihet.
Vllaznimi Sportiv

ça kujtove tiGOLDIAN wrote:lum na qe kena fushajn si president
qe edhe per te rite mendon
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Kampionatet e moshave.
Vllaznia për U-14 e drejtuar nga trajneri Brikeno Bizi, më e mira e aktivitetit
Në vazhdën e aktiviteteve të organizuara nga Liga Amatore e Futbollit për Zonën e Veriut, sektor ky që drejtohet
me passion dhe kompetencë nga zoti Astrit Dervishi, njëhererazi edhe një figurë e njohur e fushës së gjykimit, këto ditë është organizuar një aktivitet interesant me futbollisttë e moshës 14 vjeçare. Në këtë aktivitet morën pjesë katër skuadra, Vllaznia, S. K Shkodra, Labeat dhe “The Door”. I mbështetur nga “Pro Credit Bank”, ndeshjet e kësaj kupe u zhvilluan në Kompleksin Sportiv “Zmijani” duke pasur një interesim shumë të madhë nga ana e publikut, sidomos i brezit të rinj që i përkiste edhe vetë kupa. Në takimet gjysëm finale Vllaznia mundi ekipit Labeat me rezultatin 2 me 0, ndërkohë që menjëherë pas tyre në fushë u ballafaquan ekipet e S. KShkodrës dhe “The Door”,
përfundimi i së cilës fiksoi rezultatin e thellë 6 me 0 për S. K Shkodrën. Kështu, që pas fitoreve në eleminatore, të drejtën për të diskutuar se kush do të ishte fituesja e kësaj kupe e patën Vllaznia dhe S. K Shkodra, të cilat u
ndeshën në finale. Përgatitja shumë e mirë e këtyre dy skuadrave, bëri që takimi të jetë shumë i fortë për nga lufta sportive, ku megjithë përpjekjet e të dyja palëve, gjatë minutave të kohës së rregullt nuk u shënua asnjë gol duke e mbyllur të gjithë takmin me rezultatin e bardhë zero me zero. Me të njëjtin rezultat ka përfunduar edhe koha shtesë, kështu që për të shpallur ekipin fitues është dashur gjuajtja e penalltive. Futbollistët e Vllaznisë U-14 të drejtuar
nga trajneri Brikeno Bizi janë treguar më të saktë në ekzekutimin e penalltive duke i shënuar që të pesta në rrjetën
e portjerit të skuadrës së S. K Shkodrës, ndërkohë që ekipi kundërshtar ka arritur të realizojë vetëm tre të tilla. Kështu që, skuadra e Vllaznisë U-14 me trajner Brikeno Bizin është shpallur fitues e kësaj kupe, trofeun e së cilës e
ka marrë në dorëzim përmes një ceremonie modeste të organizuar në fund të aktivitetit, ku krahas autoriteteve të “Pro Credit Bank”, mbështetës finaciar i këtij aktiviteti, i pranishëm ishte edhe Mjeshtri i Merituar i Sportit
Paulin Ndoja, i cili bëri edhe dorëzimin e kupës.

- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Kampionatet e moshave.
Ishalla po vazhdojne me punu me te rite se asht edhe fitim me xjerr lojtar.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Kampionatet e moshave.
paskena pa kena pjelle e forte
talenta te panumert qe po nxjerr shkodra
gjynah qe skena drejtusa se si kishim lan gja mangut klubeve europiane
talenta te panumert qe po nxjerr shkodra
gjynah qe skena drejtusa se si kishim lan gja mangut klubeve europiane
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Kampionatet e moshave.
Nuk e di se qa jane tuj ba por mu me duket se diqka ma teper se vitet e kalume asht tuj u ba.Por normalisht duhet me ba shum ma teper.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Kampionatet e moshave.
jam dakord me ty se ka fillu me leviz dickavllaznia1919 wrote:Nuk e di se qa jane tuj ba por mu me duket se diqka ma teper se vitet e kalume asht tuj u ba.Por normalisht duhet me ba shum ma teper.
po ke parasysh shpirtin e tifozit qe pret levizje kolosale
i perjashtuar