Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 02 Aug 2006 , 12:00

Pershendetje Admin
taman shume mister ne keto informacionet nga gjermania por sbesoj se keto djemte e forumit gjerman do kene nej interes per me rrejt ne lidhje me rezultatet e ndeshjeve.sa per presidentin nuk ka gjet rrugen e duhur me ba show neper gazeta sikur po luajme me skuadra te forta.
gjergj kola ska faj se aj merr lek me ato shkrime qe ban e ska pse thot te verteten do luaje politiken(e gabuar)te klubit.
ma mire mos te japin info hic se te na shkrujne se ka lujt vllaznia me nje ekip amator(sja dine emrin).ishalla gabohem po aj entuziazmi i fillimit me asht shu krejt.
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 02 Aug 2006 , 12:08

GOLDIAN wrote:Pershendetje Admin
taman shume mister ne keto informacionet nga gjermania por sbesoj se keto djemte e forumit gjerman do kene nej interes per me rrejt ne lidhje me rezultatet e ndeshjeve.sa per presidentin nuk ka gjet rrugen e duhur me ba show neper gazeta sikur po luajme me skuadra te forta.
gjergj kola ska faj se aj merr lek me ato shkrime qe ban e ska pse thot te verteten do luaje politiken(e gabuar)te klubit.
ma mire mos te japin info hic se te na shkrujne se ka lujt vllaznia me nje ekip amator(sja dine emrin).ishalla gabohem po aj entuziazmi i fillimit me asht shu krejt.
Naqe mrenda mundesive a ban me pyt tek keto forume per ndonje info ma shume rreth ndeshjeve si edhe me na e dhan linkun e forumeve ...

Faleminders
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 02 Aug 2006 , 12:50

Mittwoch, 2. August 2006 um 18:30 Uhr
FC Eintracht Schwerin - FC Hansa Rostock
hansa do luaje sot me kete skuader ashtu sic e kam thane ma pare.
kam pyet ne forum nese ka ndonje date tjeter ne lidhje me ndeshje miqesore por asnje pergjigje skam marre.me sa duket hansa i ka planifiku ndeshjet miqesore.deri tani ne forum kam mesu keto rezultate per vllaznine FCM A - Vllaznia Shkoder (1.Liga Albanien) 2:0
(2:0 verliert Preussen in Glinde gegen nen Albanischen Erstligisten mit 4 aktuellen albanischen Nationalspielern )KETU THUHET SE PREUSSEN HUMB 2-0 kunder vllaznise e cila ka kater futbollista te kombetares.e vertete kjo?(Hab irgendwo gelesen, dass sie 0-16 gespielt haben)kjo eshte pergjigja qe kam marre ne lidhje me ndeshjen kunder barleben qe do thote se kemi fituar 16-0. sot Staßfurt 09 - Vllaznia Shkoder im Stadion der Einheit, 18.30h.po pyes prap shpresoj te marr ndonje pergjigje.
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 02 Aug 2006 , 13:00

GOLDIAN wrote:Mittwoch, 2. August 2006 um 18:30 Uhr
FC Eintracht Schwerin - FC Hansa Rostock
hansa do luaje sot me kete skuader ashtu sic e kam thane ma pare.
kam pyet ne forum nese ka ndonje date tjeter ne lidhje me ndeshje miqesore por asnje pergjigje skam marre.me sa duket hansa i ka planifiku ndeshjet miqesore.deri tani ne forum kam mesu keto rezultate per vllaznine FCM A - Vllaznia Shkoder (1.Liga Albanien) 2:0
(2:0 verliert Preussen in Glinde gegen nen Albanischen Erstligisten mit 4 aktuellen albanischen Nationalspielern )KETU THUHET SE PREUSSEN HUMB 2-0 kunder vllaznise e cila ka kater futbollista te kombetares.e vertete kjo?(Hab irgendwo gelesen, dass sie 0-16 gespielt haben)kjo eshte pergjigja qe kam marre ne lidhje me ndeshjen kunder barleben qe do thote se kemi fituar 16-0. sot Staßfurt 09 - Vllaznia Shkoder im Stadion der Einheit, 18.30h.po pyes prap shpresoj te marr ndonje pergjigje.
Faleminders naqe,
dmth sipas gjermanve vllaznia deri sot ka zhvillu 3 ndeshje ku ka fitu 2 dhe ka hup 1 ??!!!

P.S. Goldian lexoji mesazhet private, e me kthe pergjigje te lutem :)
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 02 Aug 2006 , 13:14

Samstag 29.7. 16 Uhr Haldensleber SC- KP Vlaznia Shkoder (Albanischer Erstligist, Trainer FCM-Legende Ulrich Schulze) im Waldstadion Haldensleben Ergebnis 0:5
me date 29 eshte lujt ndeshja ku kena fitu 5-0.ne nje nga shkrimet thuhet se eshte per tu cuditur se si vllaznia fiton me kete rezultat pasi ekipi magdenburg A(me duket se skuadra e dyte e magdenburg por per kete sjam i sigurte por perderisa ska asnje informacion tek skuadra e pare i bie qe te jete e dyta ne mos me keq) i kishte rrah 2-0(vllaznine)kjo perforcon dhe nje here ate qe kjo humbja 2-0 qenka realitet.sa per kete ndeshje(5-0) thuhet se pas nje fillimi te furishem deri ne 3-0 per ne ritmi iljoes pesoj renie.ekipi kundeshtar ka pasur vetem nje rast te paster per shenim por pa arritur te shenoje golin e nderit.
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Wed, 02 Aug 2006 , 19:33

Pergjigja qe mora per ne lidhje me ndeshjen
FCM A - Vllaznia Shkoder (1.Liga Albanien) 2:0
eshte kjo: Tore, soweit ich weiss, von Krause und Stübing...Mehr Infos hab ich leider auch nicht... qe do te thote golat jane shenuar nga krause und stübnig me gjate ska info.
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Thu, 03 Aug 2006 , 19:31

Ndeshja e djeshme miqesore kunder skuadres Staßfurt 09 ka perfunduar me rezultatin 2-1 per vllaznine me shume nuk arrita te marr informacion
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 04 Aug 2006 , 13:37

Kan shenu Vukckevic dhe Teli mas u gabosha.
Dhe miqsorja kunder Hanses asht anullu perfundimisht sepse Hansa ka lujt per kupe diten qe do te lute me Vllaznine.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 04 Aug 2006 , 14:06

FC Eintracht Schwerin - FC Hansa Rostock kjo ndeshje ka kene miqesore dhe ka perfundu 1-6.drejtuesit e vllanzise nuk kane nevoje me dhane lajme tjeter per tjeter nuk ka ndeshje kuper ne gjermani po luhet vetem liga pokal ku marrin pjese skuadrat e elites.hansa thjesht ska pranu me lujt me ne dhe jo se ka pas ndeshje per kup.me 5 gusht hansa do luaj kunder volfsburg,sa mire per volfsburg paska kohe e per ne jo.KOTRRI ti kishte marr parasysh keta gjana.tana ndeshjet miqesore me ekipe lagjesh ca pergatitjet asht kjo?
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 05 Aug 2006 , 20:27

Asht pergatitje e bute per mas me na fute frigen qysh ne fillim. :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Sun, 06 Aug 2006 , 12:08

Nesër në ora 17.00 stërvitja e parë në Shkodër

Vetëm një ditë pushim u ka lënë trajneri Shulze futbollistëve të tij pas kthimit nga Gjermania. Madje kjo ditë nuk mund të quhet e plotë si rrjedhojë e mbërritjes në orët e para të mëngjesit nga udhëtimi i gjatë. Nga sa mësohet bashkë me skuadrën ka flutuar edhe trajneri Shulze ndërkohë që ndihmësi i tij Kotrri do të vijë pak më vonë ngaqë do udhëtojë me automjetin e tij. Burime pranë klubit shkodran bëjnë të ditur se stërvitja e parë për kuqeblutë pas kthimit nga Magdeburgu është lënë për nesër pasdite në orën 17.00 në fushën sportive të Shtojit. Kjo e fundit pas ndërhyrjes që i është bërë në disa komponentë të saj, duket plotësisht e gatshme për të pritur kuqeblutë.
Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 07 Aug 2006 , 13:50

E diela, relaks velipojak
As udhetimi i gjate, Magdenburg Shkoder, as mberritja shume vone ne shtepite e tyre ne te gdhire te se dieles, nuk i ka penguar kuqeblute qe te shijonin bukurine qe dhuroi dita e djeshme ne plazhin e Velipojes. Futbolliste “familjare”, por edhe te tjeret kane vrapuar per te shijuar rrezet e diellit, gje qe u ka munguar jo pak ne Magdenburg, jo vetem per klimen e ketij vendi, por edhe per ngarkesen e madhe qe kane pasur. “Vetem dy gjera kemi bere ne Magdenburg”, thote me shaka njeri prej tyre, “stervitje dhe gjume”. Sidoqofte, sot i pret fusha e stervitjes, qe sipas burimeve nga klubi Vllaznia, do te jete ajo e Shtojit. Gjermani Shulze pasi ka bere kolaudimet e rastit, ne Magdenburg, sidomos ato fizike, qe sot e prapa do te filloje me harmonizimin e elementeve teknike, si dhe piketimin e formacionit te pare.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 11 Aug 2006 , 13:41

Projektohet edhe një miqësore me Buduçnostin
Në ditët e javës së ardhshme, dhe më konkretisht të mërkurën, Vllaznia pritet të zhvillojë një tjetër takim miqësor. Kundërshtari i radhës mendohet të jetë ekipi më i njohur i Malit të Zi, Buduçnost i Podgoricës. Bisedimet për këtë çështje thuajse janë mbyllur me drejtuesit e klubit malazez, por ajo që ka mbetur pa u saktësuar është fusha ku mund të luhet ky takim. Kjo, pasi në Shkodër, fusha e "Loro Boriçit", është në rikonstruksion në pjesë të veçanta të saj, ndërkohë që një mundësi është edhe zhvillimi i saj në qytetin e Zetës, në Mal të Zi, por edhe në Tuz. Gjithsesi kjo do të sqarohet në ditët e ardhshme.
Kjo miqësore do të jetë e dyta pas kthimit nga Gjermani, pasi e para do të jetë ajo e së shtunës kundër ekipit përfaqësues Shpresa të drejtuar nga Artan Bushati. Trajneri i Vllaznisë, Ulrih Shulze, i ka kërkuar me instistim këto miqësore, pasi do t'i shërbejnë për të parë më mirë gjendjen e futbollistëve të tij. Kjo edhe ngaqë skuadra ka ardhur duke u plotësuar rrugës dhe vetëm në këto ndeshje do të ketë mundësi të shohë edhe dy nga blerjet e fundit të kuqebluve, Bejzaden dhe Klevis Dalipin.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Sun, 13 Aug 2006 , 11:51

APOLONIA-U21 shqiperi 3-0
VLLAZNIA-U21shqiperi 1-2
NO COMENT.
i perjashtuar

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 11 Sep 2006 , 02:44

-Vllaznia, gati protesta në Federatë për gjyqtarin

Pa marrë akoma mirë rrugë kampionati i ri, kanë filluar edhe problemet e para serioze me gjyqtarët tanë. Kështu Vllaznia duket se është “viktima” e parë e këtij sezoni. Ka qenë pikërisht gjyqtari lushnjar Shkëlqim Guçe ai që i ka mohuar kuqebluve fitoren në ndeshjen e parë. të paktën kështu pretendojnë të gjithë në kampin shkodran. Një 11-metërsh i paqënë akorduar për kavajasit, një tjetër i mohuar për ta dhe po ashtu një karton i kuq i pajustifkuar në adresë të Telit, janë argumetet që vënë përpara drejtuesit e Vllaznisë. Bëhet e ditur se klubi shkodran është duke bërë gati një ankesë për t’ia drejtuar FSHF-së pikërisht në lidhje me këtë gjykim e që mund të shërbejë edhe si paralajmërim për të mos patur probleme në të ardhmën ndryshe kampionati mund të degradojë.

Gj. KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 11 Sep 2006 , 02:45

Kuqeblutë e formacionit të dytë, dje në stërvitje

ashtu si dhe në javët e tjera, edhe dje kuqeblutë e Vllaznia kanë qenë në stërvitje. Bëhet fjalë për ata lojtarë të cilët nuk kanë luajtur në ndeshjen e fundjavës në Kavajë. Trajneri Shulze që rrugës në kthim nga Kavajë u ka komunikuar këtyre lojtarëve se seanca do ishte për dje paradreke në orën 10.00. ndërkohë I gjithë ekipi do nisë përgatitjet për ndeshjen e rradhës me Tiranën sot pasdite në orën 17.00 në fushën sportive të Shtojit.

Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 11 Sep 2006 , 13:17

Hajt ishalla po ja fusim atyne zgjebrave!

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Tue, 12 Sep 2006 , 12:03

hajde ishalla fitore.A din gja kush si u paraqit ai sulmuesi Milic ne ndeshje me Kavajen?
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 12 Sep 2006 , 13:15

Dobt naqe. :cry:
Vlersime negative,veq ishalla tesh po permiresohet.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Wed, 13 Sep 2006 , 21:09

Formacioni, titullarët rezerva për zgjedhjet e stafit

Vllaznia është duke u përgatitur jo me moralin e duhur për ndeshjen e nesërme kundër Tiranës. ky është pak a shumë konkluzioni i asaj çfarë konstaton në një seancë stërvitore të kuqebluve. Mbi të gjitha duket se ka dyshime tek zgjedhjet që trajneri Shulze është duke menduar të bëjë për formacionin anti-Tirana. Për disa prej lojtarëve është e pakuptimtë lënia jashtë formacionit e Dalipit kur edhe malazezi Miliç nuk gëzon një formë të mirë sportive. Pastaj e pakuptueshme duket edhe lënia jashtë 18-shes e Doçit. Këto gjëra futbollistët përveçse nën zë nuk kanë ngurruar t’ia thonë në sy edhe trajnerit. Kështu formacioni parë që është prezantuar dje në ndeshjen e kontrollit ka qenë ky: në portë Phanenstiel, në mbrojtje treshja Radusinoviç, Vukçeviç e Dabulla për të vazhduar me mesfushorët Sukaj, Ahi, Hoti, Kotrri e Lici ndërkohë që në sulm është rreshtuar dyshja Bejzade-Miliç. Sakaq vetë Shulze e ka pranuar në intervistën e tij se disa nga titullarët nuk preferojnë të pasojnë topat tek lojtarët e rinj që mendohet të jenë titullarë në këtë ndeshje. Dhe sikur të mos mjaftonin këto, futbollistët kanë patur pakënaqësi edhe për premion e marrë për fitoren e javës së parë kundër Luftëtarit. Nga sa bëhet e ditur, shifra e kësaj premioje ka qenë shumë e ulët dhe shpërblimi më i lartë që ka përfituar një futbollist ka qenë 60 euro. Nga sa merret vesh ka qenë vetë Shulze ai që ka bërë ndarjen e këtyre shpërblimeve nisur nga ajo çfarë kanë dhënë futbollistët në fushën e lojës. Por ndërkohë ende nuk ka asnjë prononcim të drejtuesve të klubit se cila do jetë premioja në rast fitoreje me Tiranën. Megjithatë të gjithë këto faktorë sikur e kanë prishur pak atmosferën në pragun e ndeshjes shumë të rëndësishme me bardheblutë. Gjithsesi një ndeshje e tillë e ka motivimin brenda prandaj të gjithë besojnë se Vllaznia më në fund do të arrijë ta thyejë Tiranën.



Trajneri: Nuk do rrezikojmë me Osjen

Mesfushori i Vllaznisë Safet Osja nuk do jetë në fushë për ndeshjen e rradhës me Tiranën. Këtë e ka bërë të ditur dje vetë trajneri Shulze i cili duket se nuk ka dëshirë të rrezikojë me shëndetin e futbollistit të tij. Siç dihet 30 vjeçari u operua në fillimin e javës së kaluar në pjesën e sipërme të nofullës dhe për rrjedhojë ka qëndruar për disa ditë në rregjim shtrati. Por nga e hëna e kësaj jave, osja ka qenë në stërvitje me ekipin madje dje ka qenë në fushë edhe në ndeshjen e kontrollit duke luajtur me ekipin e dytë. Pikërisht një gjë e tillë jepte shpresa se ai do ishte i gatshëm për ndeshjen e nesërme në darkë por nuk do jetë kështu. megjithëse vetë lojtari është shprehur se mund edhe të sakrifikonte për të luajtur, nuk ka qenë i këtij mendimi trajneri i Vllaznisë Ulrih Shulze i cili ka thënë: “Osja nuk është ende në formën e duhur dhe prandaj nuk kam në plan ta aktivizoj. Një futbollist që është në 60 për qind të formës së tij kuptohet që nuk mund të jap maksimumin prandaj kam vendosur të mos rrezikojë me aktivizimin e tij sepse kjo gjë mund të ndikojë për keq në javët e ardhshme pastaj. Mbase mund të jetë në pankinë, mbase kjo, kjo mbetet për t’u vendosur”. Pikërisht për t’ia sqaruar këtë gjë lojtari, gjermani i pankinës kuqeblu ka qëndruar për 10 minuta pas stërvitjes së djeshme me të dhe në fund palët e kanë mirëkuptuar njëra-tjetrën ndonëse dëshira e të dy palavë ka qenë për të luajtur në këtë takim.



Dëmtohet edhe Lika, shtohen problemet për kuqeblutë

Në stërvitjen e djeshme është dëmtuar edhe mesfushori tjetër i Vllaznisë, gilman Lika. Ai ka marrë një goditje në pulpën e këmbës së majtë dhe për rrjedhojë dhimbjet e forta që e kanë shoqëruar, nuk e kanë lejuar të çojë stërvitjen deri në fund. Si rrjedhojë një dëmtim i tillë me shumë të ngjarë mund ta lërë jashtë planeve të trajnerit për ndeshjen e rradhës por duhet parë edhe reagimin e lojtarit dhe njëkohësisht edhe vendimin e mjekut. Lika ndonëse 19 vjeçar konsiderohet një lojtar i rëndësishëm për skuadrën shkodrane ndonëse këtë sezon i ka nisur të dyja ndeshjet e para të tij nga stoli. Megjithatë aktivizimi i tij në fushë i ka dhënë gjithnjë larmi lojës nisur edhe nga aftësitë e tij të mira tekniko-taktike. Gjithsesi dëmtimi i tanishëm i tij ia ka shtuar edhe më tepër “dhimbjet e kokës” trajneri Shulze të cilit i janë zvoglëuar alternativat për ndeshjen e rradhës kundër Tiranës.


Stërvitja e fundit në orarin e ndeshjes

Seanca e sotme që do jetë e fundit përpara ndeshjes me Tiranën, do të luhet pikërisht në orarin e zhvillimit të saj, pra në orën 19.00. kështu ka vendosur trajneri Shulze i cili u ka komunikuar lojtarëve edhe disa gjëra të tjera që kanë pasur të bëjnë me këtë ndeshje. Sot do të ketë vetëm një seancë pra atë të pasdites ndërkohë që mbetet për t’u parë edhe njëherë tjetër gjendja e Osjes dhe Likës nëse do të jenë të gatshëm të paktën për në pankinë apo jo.

Gjergj KOLA
Vllaznit Ultras

Image

Post Reply