Hamdi Salihi:
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Hamdi Salihi:
Salihi me koke nuk te fal...(me kujton Bierhoffin)
Vila tregoi qetesine e nje kampioni kur shenoi...
Goi Muzakes mbas krosit te Ansit eshte shume i bukur pasi eshte e veshtire te gjuash kur topi perplaset ne toke dhe je diagonal me porten.
Te tre golat ishin shume te bukur vecse me erdhi keq kur pash shqipatert tu u gzu per golat e milanit.
Edhe Ai TOCI OIL la nom tu ju servilos pepinove.
Vila tregoi qetesine e nje kampioni kur shenoi...
Goi Muzakes mbas krosit te Ansit eshte shume i bukur pasi eshte e veshtire te gjuash kur topi perplaset ne toke dhe je diagonal me porten.
Te tre golat ishin shume te bukur vecse me erdhi keq kur pash shqipatert tu u gzu per golat e milanit.
Edhe Ai TOCI OIL la nom tu ju servilos pepinove.
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Hamdi Salihi:
une po mendosha si asht e mujtun ndaj maltes vetem 0-0Ledi1920 wrote:Salihi me koke nuk te fal...(me kujton Bierhoffin)
Vila tregoi qetesine e nje kampioni kur shenoi...
Goi Muzakes mbas krosit te Ansit eshte shume i bukur pasi eshte e veshtire te gjuash kur topi perplaset ne toke dhe je diagonal me porten.
Te tre golat ishin shume te bukur vecse me erdhi keq kur pash shqipatert tu u gzu per golat e milanit.
Edhe Ai TOCI OIL la nom tu ju servilos pepinove.
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Hamdi Salihi:
ishalla po e merr shqipnine nej tranier gjerman mor gold
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Hamdi Salihi:
mire kishte ken me marr kete austriakun e rapiditfpjalmi wrote:ishalla po e merr shqipnine nej tranier gjerman mor gold
ose novellinon
i perjashtuar
-
- Fanatics
- Posts: 1410
- Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
- Skuadra: Tirona,Bayern
- Location: Tiron
Re: Hamdi Salihi:
GOLDIAN wrote:une po mendosha si asht e mujtun ndaj maltes vetem 0-0Ledi1920 wrote:Salihi me koke nuk te fal...(me kujton Bierhoffin)
Vila tregoi qetesine e nje kampioni kur shenoi...
Goi Muzakes mbas krosit te Ansit eshte shume i bukur pasi eshte e veshtire te gjuash kur topi perplaset ne toke dhe je diagonal me porten.
Te tre golat ishin shume te bukur vecse me erdhi keq kur pash shqipatert tu u gzu per golat e milanit.
Edhe Ai TOCI OIL la nom tu ju servilos pepinove.
e kishte lujt Fushaj X
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Hamdi Salihi:
Fushaj kishte lujt, qe ta humbte Beqiri penalltine ndaj MilanitLedi1920 wrote:GOLDIAN wrote:une po mendosha si asht e mujtun ndaj maltes vetem 0-0Ledi1920 wrote:Salihi me koke nuk te fal...(me kujton Bierhoffin)
Vila tregoi qetesine e nje kampioni kur shenoi...
Goi Muzakes mbas krosit te Ansit eshte shume i bukur pasi eshte e veshtire te gjuash kur topi perplaset ne toke dhe je diagonal me porten.
Te tre golat ishin shume te bukur vecse me erdhi keq kur pash shqipatert tu u gzu per golat e milanit.
Edhe Ai TOCI OIL la nom tu ju servilos pepinove.
e kishte lujt Fushaj X
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Hamdi Salihi:
Ah ca kam qejf me e marr njena prej te dyjave: Austria wien ose Rapidi
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Hamdi Salihi:
un kisha dash me shku ne kampionatin anglez ne premier legue edhe te kishte lujt me nej ekip cilindo
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Hamdi Salihi:
rapidi ishallaMan in Redblue wrote:Ah ca kam qejf me e marr njena prej te dyjave: Austria wien ose Rapidi
mco nje zile kur te kesh kohe
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Hamdi Salihi:
Salihi, gol ndaj Rapidit, në ndeshjen e fundit të Pakult?
19 Maj Sulmuesi shënon golin e tretë në fitoren e Riedit, ndaj trajnerit që mund të marrë kombëtaren shqiptare
Hamdi Salihi bëhet edhe njëherë protagonist në fitoren e Riedit të tij. Kështu, ka qenë minuta e 45’ e ndeshjes, pra pa përfunduar akoma pjesa e parë dhe kur rezultati ka qenë 2-0 për Ried, kur Salihi ka shënuar në portën e Rapidit të Vienës golin e tretë dhe të “knock-out”-it për skuadrën e vendit të dytë në renditje. Ka qenë e 45’ kur Salihi ka bërë një eurogol dhe i ka dhuruar skuadrës së tij një fitore të pastër 3-0. Kështu, pas kësaj fitoreje Ried i shkon pranë vetëm një pikë skuadrës së Shturmit, e cila ka barazuar dy ditë më parë me Kapfenbergun, 3-3. Riedi ndodhet përsëri në vend të pestë, edhe pse me një pikë më poshtë se Shturmi i vendit të katërt që shkon edhe automatikisht në UEFA. Ndërkohë, për Salihin ky ka qenë goli i 12-të me Riedin këtë sezon në Bundesligën austriake.
Pakult- Trajneri i Rapidit të Vienës, skuadrës së të cilit Salihi dje i shënoi golin e tretë, Peter Pakult është edhe një nga trajnerët që e ka pëlqyer më shumë sulmuesin shqiptar, por edhe është një nga trajnerët që është në “pole” për të marrë drejtimin e kombëtares shqiptare. Pikërisht Pakult i Rapidit ka qenë ai që tre sezone më parë deshte ta merrte Salihin tek Rapidit kur ai luante tek Tirana. Madje u dashurua me sulmuesin shqiptar, aq sa erdhi vetë për ta parë në “Qemal Stafa”. Por nuk është vetëm kjo. Pasi, Pakult sot pritet të vijë në Tiranë dhe të bisedojë me krerë e FSHF-së për mundësinë e marrjes së drejtimit të përfaqësueses kuqezi. Pra, mund të thuhet se ajo e djeshmja ka qenë edhe ndoshta ndeshja e tij e fundit në pankinën e Rapidit dhe ka pësuar gol pikërisht nga “benjamini” i tij, i cili në një të ardhme jo shumë të largët mund të jetë edhe lojtar i skuadrës së Pakult, në kombëtaren shqiptare.

pakulti asht drejt kaiserslauternit e tha mram
stefan kuntz drejtori sportiv i kesaj skuadre
doshin bruno labadine trajnerin aktual te leverkusen po aj do rrijne dhe njesezon me leverkusen
keshtu qe asht thujse e sigurte puna e pakult
ndoshta ta po na del ne gazete
anceloti drejt komtares sone

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Hamdi Salihi:
“Ky është momenti im, ndihem një lider”
20 Maj Ai ka gjithnjë diçka më shumë për të thënë. Specialiteti: flet po aq mirë sa edhe në fushë. Jashtë nuk shënon gola, por është po kaq nuhatës, ashtu sikundër është edhe arma e tij e preferuar përpara portës. Imponon respekt. Hamdi Salihi nuk luan vetëm në “sulm”.
...
Një eurogol dhe tani UEFA për Riedin e Salihit është më afër?
A doni t’ju them një sekret. Mos mendoni realisht se UEFA është një arritje e madhe për ne. Të jemi realistë, shumë shumë do kalojmë dy ture. Por kur je kaq pranë ke dëshirë të luftosh. Është një lloj rivaliteti brenda kampionatit. Për më tepër që kundërshtar direkt kemi Shturm, një ekip me shumë emër. Do të donim ta nxirrinim jashtë loje.
Duhet të ndodhë të shkoni në Europë?
Jemi tri pikë mbrapa dhe ata kanë tre gola më shumë se ne në golavarazh. Javën e ardhshme ne luajmë një ndeshje komode ndërsa ata presin Salcbrgun. Salcburgu ka dalë kampione. Nëse gjërat ecin kështu ne duhet të shënojmë sa më shumë dhe t’i mundim në javën e fundit në ndeshjen direkte.
Por a besoni se Salzburg do të luftojë fort...?
Boh, nuk di ç’të them, normalisht ata nuk kanë asnjë motiv. Mos mendoni se vetëm në Shqipëri një skuadër e pamotivuar humbet...
Megjithatë në aspektin personal Salihi duket se ka fituar një titull?
Ka qenë një vit i çuditshëm. Nisi mirë, kaloi me dëmtime dhe në këto muajt e fundit kam qenë vërtet në formë. Gjithnjë kam shënuar, por më besoni që tani po luaj dhe mirë.
Ndonjë driblim më shumë?
Nuk është specialieti im, megjithatë kam filluar ta kërkoj golin në shumë mënyra, mos prisni që unë të jem fantazia e skuadrës.
Tashmë dy edicione e gjysëm në Ried. A mund ta quajmë këtë momentin më të mirë?
Po realisht besoj se kam kaluar një periudhë më të mirë se vitet e shkuara. Jam ambientuar tashmë shumë mirë, nuk besoj se kam probleme me gjuhën dhe klubin. Ndonjëherë nuk më bëhet të iki që këtej, të gjithë më duan dhe më respektojnë. Sigurisht që kjo vjen edhe sepse shënoj rregullisht. Këtë edicion kam shënuar gola me vlerë, për këtë jam i kënaqur. Nuk jemi Barcelona dhe nuk ke shumë mundësi ta dërgosh topin në rrjetë.
Kur luaje në Shqipëri ishte ndryshe?
Po e pranoj në këtë drejtim isha më i qetë. Mund të humbisja sa të doja, por sidomos e Tirana ata mbrapa nuk rreshtnin së punuari për mua.
Në shqipëri habiten se përse Salihi qëndron në një skuadër austriake?
Në shqipëri duan që të gjithë të luajnë për Milan, Inter etj. Të jemi të qartë: tregu i futbollistëve është i përcaktuar nga disa ligje që nuk i kemi vendosur ne. Pastaj jemi ekstrakomunitarë dhe këtë gjë do ta vuajmë sistematikisht derisa të bëhemi të tillë. Nuk dua të justifikohem. Unë i njoh potencialet e mia, e di që nuk mund të luaj në një ekip të madh, megjithatë kam besuar që me fatin dhe hapësirat që i krijoj vetes mund të luaj në një ndër katër pesë kampionatet më të mira të kontinentit. Kuptohet në skuadra pse jo të dorës së dytë.
Austria nuk është edhe kaq keq?
Është një vend internesant në të gjitha drejtimet. Imagjinoni një 22 vjeçar që vjen nga Shqipëria dhe që ka kaluar më parë një periudhë të keqe në Greqi. Mësova se çfarë është profesionalizmi. Në Shqipëri futbollistët për mendimin tim janë profesionistët e vetëm të sportit. Në Austri ka infrastrukturë, seriozet, gjithçka. Ndonjëherë habitem me Shqipërinë. i përjetojnë kaq keq humbjet sa gjithnjë ka koka “turku” pas çdo rezultati negativ. Këtu qëllon të humbasësh ndeshjen e jetës dhe trajneri i përshëndet të gjithë, ndërsa drejtuesit e klubit nuk e shohin kurrë të arsyeshme të hyjnë në debate taktike.
Bursaspor, Sparta e Pragës, Apolon Limasol, pse nuk janë “bërë”?
Doni të vërtetën. Asnjëra nuk më ka joshur aq shumë sa të shkoj në klub e të them: ju lutem bëni gjithçka që të iki prej këndej.
Aq sa ju joshi Milani përshembull?
Kundër Rapidit shënova një gol të ngjashëm me atë kundër Milanit. U koordinova si duhet me kokë dhe e dërgova topin në të njëjtin kënd si bëra me kuqezinjtë atë ditë. Unë mendoj që ndeshja kundër Milanit duhet të na bëjë disi krenarë. Kam parë njerëz në stadium që në fund na përshendetën ne dhe jo gjigandët e futbollit evropian, kështu që... tregon se diçka kemi bërë.
Në pjesën e parë gjithësesi stononim?
Por nuk u shpërfytyruam asnjë moment. Ju duket fjalë goje, luante Ronaldnjo, Kaka dhe Sheva....
Pjesa e dytë ishte më e mirë?
Unë në pjesën e dytë prisja që ju të gjithë të thonit ose të përgënjeshtronit veten. Dëgjoj prej kohësh njerëz që qahen nga një brez i humbur në përfaqësuese për arsye moshe. Sigurisht që kemi humbur ndoshta brezin më të mirë të lojtarëve të gjithë kohërave, por ajo pjesë demonstroi se ka ende futbollistë të rinj që dinë të luajnë futboll. Kemi talente që mund të jenë të rëndësishëm për përfaqësuesen.
Thoni ndoënje emër?
Vila, përshembull. Kur luaja unë në Shqipëri ai akoma nuk ishte evidentuar. Ka bërë një punë të jashtëzakonshme në kampionatin shqiptar, madje duke luajtur me një skuadër si Teuta që nuk synon trofe. E kam ndjekur me vëmendje në stërvitje dhe në natën e vetme të grumbullimit. Ishte djalë i mirë, me shumë karakter, mua më pëlqejnë djemtë e mirë. Ai do të jetë një lojtar i rëndësishëm për Shqipërinë në të ardhmen.
Atë ditë keni rigjetur shumë miq?
Po Duron dhe Muzakën mbi të gjitha. Për Gjergjin jam gëzuar shumë. Jemi në të njëjtën moshë dhe kemi luajtur rregullisht së bashku në skuadrat përfaqësuese. Unë kam besuar më shumë se kushdo te ai. Unë mendoj se duhet shfrytëzuar ky moment dhe duhet afruar në përfaqësuese. Gjergji, jo vetëm që ka cilësi por njeh edhe futbollin. Është një alfë tipike.
Në përgjithësi Shqipëria atë ditë ka funksionuar?
Sidomos futja e Hykës na i bëri gjërat më të bukura. Muajt jashtë përfaqësueses dhe fakti që nuk luan në Mainz mund ta kenë karikuar më shumë. E kam parë në një ditë të jashtëzakonshme. Ka fituar dyluftime personale me yjet e futbollit botëror, dhe në kësi rastesh asnjë nuk toleron. Me sinqeritet kur e pashë mendova se sa gabim është bërë gjithë këto muaj që nuk ka qenë në përfaqësuese. Nëse do të kisha talentin e tij dhe nuhatjen që kam për gol me siguri do të luaja për Milanin.. qesh.
Përpara janë Portugalia, Suedia, Danimarka e një tufë miqësoresh deri në eliminatoret e ardhshme. A do të jetë Salihi një lider?
Unë besoj se më duhet edhe pak për të qenë lider. Sulmuesit varen nga golat. Disa gola në përfaqësuese nuk të bëjnë keq. Duhet shënuar, vetëm shënuar. Në rastin tim asgjë tjetër nuk vlen. Unë shpresoj shumë që fatin dhe rregullsinë e golave që kam në klub ta tejçoj dhe në ekip kombëtar. Në ndonjë rast s’kam pasur shumë fat, në ndonjë rast më ka humbur përqëndrimi. Duhet të jem gjithnjë në 100%.

o man pse dhe riedi delka ne uefa??????????
une kam mendu se vec graci rapidi e austria e vienes
une kam mendu se vec graci rapidi e austria e vienes
i perjashtuar
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Hamdi Salihi:
nqs e kalon Sturmin,e austria fiton kupen, del riedi ne UEFAGOLDIAN wrote:o man pse dhe riedi delka ne uefa??????????
une kam mendu se vec graci rapidi e austria e vienes
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Hamdi Salihi:
flm per infonMan in Redblue wrote:nqs e kalon Sturmin,e austria fiton kupen, del riedi ne UEFAGOLDIAN wrote:o man pse dhe riedi delka ne uefa??????????
une kam mendu se vec graci rapidi e austria e vienes
se kujtova se nuk kan shans aspak
i perjashtuar
-
- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Hamdi Salihi:
SV Ried: “Nuk e shesim Salihin”
Sulmuesi shqiptar ka fituar zemrat e tifozerisë së qytetit të vogël. Ried, nga ana e tij, dëshiron ta mbajë me çdo kusht, për më tepër që Salihi ka një kontratë deri në vitin 2010
Hamdi Salihi është një nga “copat e çmuara të mozaikut” të SV Ried dhe këtë e pranojnë drejtuesit më të lartë të skuadrës austriake, që shpreson ende për një vend në Ligën e Europës sezonin e ardhshëm.
Të dielën, në kampionatin austriak do të luhet “finalja” Shturm-Ried, për biletën e fundit në Europë, një takim që duhet fituar nga SV Ried me të paktën tre gola diferencë.
Takimi ka një shije të veçantë për sulmuesin shqiptar, pasi shkodrani 25-vjeçar është kërkuar së fundi nga skuadra kundërshtare e tij, Shturm i Gracit.
Reagimi i menaxherit të SV Ried, Stefan Rajter, ishte i ashpër përmes njërës prej gazetave më të mëdha austriake, “Kurier”, duke përgënjeshtruar fuqishëm një transferim të mundshëm të golashënuesit më të mirë të skuadrës së tij në këtë sezon, 13 gola në 27 ndeshje.
Rajter u shpreh shumë qartë e prerë në lidhje me thashethemet e krijuara: “Spekulimet për transferimin e Salihit janë prej kohësh të pranishme në çdo kohë merkatoje. Tashmë, kjo nuk më vendos aspak në mendime e të shqetësohem. Deri tani ka pasur vetëm oferta të hapura nga jashtë. Interesimi i fuqishëm nga Shturm Graci është i panjohur për mua, nuk ekziston gjithashtu asnjë kontakt”.
Në fakt, sipas drejtorit sportiv të Shturmit, Oliver Krojcer, në ditët e ardhshme ata do të prezantonin një sulmues të ri, i cili nuk “ishte austriak”, duke lënë të nënkuptohej se ky ishte Hamdi Salihi.
Sulmuesi shqiptar ka fituar zemrat e tifozerisë së qytetit të vogël. Ried, nga ana e tij, dëshiron ta mbajë me çdo kusht “den Albaner” (shqiptarin), për më tepër që Salihi ka një kontratë deri në vitin 2010.
“Ne e dimë, që se çfarë Hamdiu kemi, dhe nuk dëshirojmë kurrsesi ta shesim. Ai është një tip, që ndihet shumë i kënaqur këtu te ne dhe, që për më tepër dëshiron të qëndrojë për një kohë të gjatë me ne”.
Salihi është një nga lojtarët e rëndësishëm të Ried, dhe për ta blerë një skuadër tjetër, duhet të paguajë një shumë goxha të madhe për kartonin e tij.

Sot do te shenojn triplete
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Hamdi Salihi:
nese nuk leviz prej ridit nuk do bahet i famshem.