Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 18:57

Tafaj për gjyqtarin: I huaj, por ta caktojë FSHF-ja!
Trajneri i Tiranës, Alban Tafaj, theksoi dje se skuadra
e tij dhe të gjithë bardheblutë po mendonin për sfidën
e radhës ndaj Dinamos dhe nuk po merreshin me
hipotezat e lindura së fundmi për gjyqtarin që do të
gjykojë takimin e fundit të kampionatit, Tirana-Vllaznia.
Por tekniku bardheblu siguroi se do të respektojë çdo
vendim të Federatës Shqiptare të Futbollit në lidhje me
këtë problem, madje duke shtuar se, nëse Vllaznia
dëshiron gjyqtar të huaj, atëherë Tirana do ta pranojë.
“Është herët për të folur për këtë, pasi po mendojmë
fillimisht për derbin me Dinamon, por ne si klub
nuk nxjerrim probleme. Nëse Vllaznia do gjyqtar të
huaj, atëherë le të jetë i huaj. Nëse e cakton federata,
prapë kemi besim te institucioni. Por dua të shtoj se
FSHF-ja është mirë të na gjejë një gjyqtar të huaj dhe
ta përcaktojë vetë, që të mos ndërhyjmë ne palët”,
tha Tafaj. Ndërkohë, në lidhje me të ardhmen e tij në
krye të Tiranës, trajneri Tafaj theksoi se, momentalisht
po mendon të bëjë maksimumin për skuadrën,
deri në shpalljen e saj kampione. “Nuk kam bërë plane
për të ardhmen, pasi jam i përqendruar të fitoj dy
ndeshjet e mbetura të kampionatit. Shpresoj shumë
t’ia dalim mbanë me sukses e të fitojmë titullin. Më pas
nuk e di çdo të ndodhë. Rëndësi ka titulli dhe vëmendja
e të gjithë neve është e përqendruar te këto
dy sfida vendimtare”, përfundoi Tafaj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 13 May 2009 , 22:56

Kavajasit vendosën drejtësi në Superligën shqiptare

Nuk e kam fshehur ndonjë herë, por e kam thënë publikisht se jam rritur me dëshirën për të parë Vllazninë gjithnjë në majat e futbollit shqiptar. Që fëmijë, si kosovar Vllaznia ishte krenaria e gjithë Veriut e padyshim edhe e
kosovarëve. Në këtë sens, para sfidës Besa- Tirana, më së shumti më interesonte ndonjë hamendësim për lëshim
nga verdhezinjtë. Mbasi u binda se do të luhej ndershëm dhe sido të dilte takimi, të paktën ishte real, u futa në kabinën time të trasmetimit. Nga ajo që pashë e konstatova para fillimit të takimit,tiransit kishin ardhur me
bindjen se Besën e shkelim me këmbë.Aq e vërtetë është kjo saqë në koifidencë pyes futbollistët dhe më thonë se
nuk kemi asnjë ofertë qoftë morale apo financiare për tolerim. Barazimi I Fortunat erdhi atëherë kur Tirana nuk
e çonte ndërmend. Këtu ajo u çmënd sepse nuk e kishte menduar kështu. Tanimë ata e panë se fodullëku i tyre
spinte më ujë dhe kthyen pllakën.
Futbollistët tiranas në çdo prekje topi të verdhezinjve filluan t’ u kërkonin hapur të toleronin. “Përse luftoni, s’keni interes”- u thoshtë njëri. Tjetri mbrojtësit: “Ke 1 milion lekë vetëm hape portën”.
Ndërsa futbollistët kavajas me sytë nga Bizhdili e të acaruar me fodullëkun e tiranasve që nuk harruan edhe të ndërhynin rëndë nuk falën. Kështu Besa ndali Tiranën për t’ i treguar saj se titullin duhet ta meritosh e jo të të
dhurohet.Përfitoi Vllaznia? Jo. Vllaznisë nuk i fali kush asnjë pikë, përkundrazi, do të thoja me plot gojën që Vllaznia ia futi vehtes sepse udhëhiqte me 7 pikë diferencë në Dhjetor, aq sa të gjithë menduam se titulli erdhi në Shkodër.
Tashmë titulli ka trokitur në Shkodër. Mbetet në dorën, moralin dhe përgjegjësinë e vetë futbollistëve të Vllaznisë
ta bëjnë atë realitet. Besa thjesht i dha Vllazninë atë vënd që e kishte merituar javë më parë. Besa thjesht nderoi vehten dhe futbollin. Besa thjesht i tha Vllaznisë –Tani shko në Tiranë dhe luaj për barazim. Nëse edhe barazimin se merr me këtë Tiranë të mbaruar, atëherë s’kemi çfarë t’ u bëjmë. Me barazimin e arritur ndaj Tiranës, Kavaja
tregoi se mbetet partizane e rretheve dhe drejtësisë. Së fundi po e mbyll edhe me pak humor: Kavaja ka deputet
Sali Berishën dhe jo Bamirin.Thua Jozi të jetë futur mik tek Berisha që Besa të ndalonte Tiranën?

Feriz Ferizaj

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 14 May 2009 , 20:50

Ferraj: Dinamo nuk i bën “dhurata” Tiranes

Mesfushori Nertil Ferraj deklaron se Tirana duhet ta meritojë vetë fitoren

Është një nga futbollistët e formuar në “akademinë” e Dinamos dhe tepër premtues për të ardhmen blu, duke parë moshën fare të re, 21-vjeçare. Bëhet fjalë për majtoshin e kampionëve në fuqi, Nertil Ferraj, i cili për disa sezone po aktivizohet me sukses në radhët bluve, por çuditërisht nuk ka qenë pjesë e skuadrave të grup-moshave kombëtare.

Gjithsesi, duke iu rikthyer aktualitetit, ditën e djeshme nr.7 i Dinamos është prononcuar për “Sportin shqiptar”, duke folur për ndeshjen ndaj Tiranës. Në plan të parë duket sikur kampionët mund të lëshojnë disi në lojë ndaj Tiranës, por ka disa faktorë që të bëjnë të besosh se Dinamo do të luajë me të gjitha forcat e saj, edhe pse ka disa mungesa të rëndësishme në organikë.

Dinamovitët mund të jenë të karikuar jo vetëm për dy humbjet gjatë fazës së parë dhe të dytë ndaj bardhebluve, por edhe për të respektuar vetveten, duke qëndruar në linjën e mbajtur deri tani nga klubi “Dinamo”. Duke parë ndeshjet ndaj Lushnjës për mbijetesë dhe Vllaznisë që kryeson kampionatin, ku lojtarët e drejtuar nga Shkëlqim Muça, nuk kanë bërë asnjë tolerim, sigurisht Tirana s’mund të presë “dhurata”.

I këtij mendimi është edhe Ferraj, i cili e mendon kështu përballjen ndaj Tiranës: “Është një ndeshje e rëndësishme për ne, pasi vetë fjala derbi s’ka nevojë për komente të shumta. Në çdo pozicion që të jenë në tabelën e klasifikimit dhe pavarësisht objektivave, një derbi karakterizohet nga lufta e fortë sportive. Ky takim i ka të tri rezultatet brenda. Ashtu siç luajtëm ndaj Vllaznisë, do të inpenjohemi edhe kundër bardhebluve.

Ne jemi Dinamo dhe s’përfaqësojmë asnjë ekip tjetër, kjo është edhe motoja jonë në këto momente. Me mungesa apo me probleme s’na intereson fare. Ne kemi besim tek njëri-tjetri me grupin aktual dhe do të japim më të mirën tonë të gjithë së bashku. Normalisht, është pak e hidhur të mundësh një ekip që lufton për titull kampion, kur vetë i ke mbyllur objektivat, por ky është futbolli.

Tirana të mos presë “dhurata” nga ne. Nëse do të fitojë, le ta meritojë në fushën e blertë. Është më mirë kështu, më pas asnjëri s’do të ketë gojë të thotë se neglizhuam në lojën tonë, sepse gjithçka do të duket nga fusha e blertë.

Për sa i takon të ardhmes sime, unë jam formuar si lojtar tek Dinamo dhe i detyrohem shumë këtij klubi, ndihem mirë këtu dhe s’kam dëshirë të largohem. Vetëm nëse kam ndonjë alternativë për jashtë shtetit mund të largohem nga këtu.

Por për kampionat shqiptar as që bëhet fjala të ndahem nga blutë,”- deklaron për “Sportin shqiptar” mesfushori 21-vjeçar Nertil Ferraj, autori i golit në derbin e 17 majit 2008 ndaj Partizanit, që “vulosi” titullin e 17-të në historinë e Dinamos.


Pisha, komplimente nga dinamovitët

Ditën e djeshme, në kompleksin “Dinamo” futbollistët kanë qenë në humor të mirë. Kapiteni Arian Pisha, i aktivizuar 45 minutat ndaj Milanit me skuadrën përfaqësuese, ka qenë dhe epiqendra e bisedave së bashku me fantazistin Elis Bakaj. Pisha është komplimentuar nga kolegët e tij për asistin tepër perfekt në golin e parë me autor Vilën. Ndërkohë, Bakaj nuk është stërvitur pas një gjendje ftohjeje të lehtë që po kalon, por ka qenë i pranishëm në kompleks

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Thu, 14 May 2009 , 20:52

a thu me i besu a......? :|

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 05:18

kavaja na ka ndihmu sgum skodrinon,sepse asht i vetmi ekip qe lot drejt bashke ma partizanin,e te tjerat jan tana me tiranen

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 05:18

Dabulla “hyn” në sparkatë: “Nuk është momenti i sherreve, fitojmë ose humbasim bashkë”
15 Maj Për shanset e titullit: Kemi 1% më shumë mundësi sesa Vllaznia





Te Tirana kanë filluar të mendojnë për ndeshjet finale të 23 majit edhe pse të shtunën do të luajnë përballë Dinamos një ndeshje derbi. Në fakt bardhebluve u mjafton vetëm barazimi për të diskutuar më pas titullin kampion në 90 minutat kundër Vllaznisë. Rezart Dabulla është një nga lojtarët më me eksperiencë te Tirana dhe ai sqaron situatën e krijuar në kampin bardheblu pas humbjes në finalen e Kupës dhe pas konfliktit mediatik mes ish-trajnerit Kola dhe kapitenit, Muka.

Deklarata e ish-trajnerit Kola, si ka ndikuar tek skuadra dhe tek ju?

Nuk më takon të komentoj diçka të tillë dhe këto janë gjëra mediatike që për mua nuk kanë shumë rëndësi. Ajo që më duket mjaft e rëndësishme në këtë moment është fakti që Tirana duhet të shpallet kampion dhe nuk ka vënd për t’u marrë me të tilla komente. Në fund nëse do të shpallemi ose jo kampion, do të shohim se çfarë impakti krijuan këto deklarata dhe nëse i shërbyen ose jo skuadrës.

Pas humbjes në finalen e kupës lojtarët e Tiranës kanë humbur entuziazmin dhe duket situata është disi e rënduar. Si mendon që mund të ndodhë diçka e tillë kur kanë mbetur edhe pak ditë nga finalja e këtij sezoni përball Vllaznisë?

Është e vërtetë që pas finales së kupës ka rënë disi entuziazmi në skuadër dhe humori nuk është ai që ishte para kësaj finale. Mendoj se kemi kohë për të rigjetur humorin e duhur dhe entuziazmin që kishim para ndeshjes gjysëm-finale me Vllazninë. Motivimi nuk mungon dhe kur duhen edhe disa ditë nga ndeshja e fundit e sezonit kemi kohë të rekuperojmë dhe të meremetojmë ato probleme dhe gabime që kemi hasur deri tani. Kjo nuk bëhet me deklarata mediatike, nuk bëhet duke bërë komente dhe duke u shprehur se jemi lojtarë cilësor e me kualitet, se jemi të vjetër e me eksperiencë apo jemi të rinj e të talentuar. Kjo bëhet duke dhënë më shumë se maksimumi, duke djersitur në fushën e lojës dhe duke shfrytzuar gjithë potencialin e mundshëm që ka skuadra.

Mendon se lojtarët e Tiranës kanë potencialin e duhur për të përballuar presionin që do të krijojë ky 90-minutësh që vendos për sezonin?

Mendoj se lojtarët e Tiranës e kanë këtë potencial për të përballuar presionin, për t’u futur të qetë në fushën e lojës dhe me motivimin e duhur. Kjo skuadër ka në përbërje lojtarë cilësorë dhe me kualitet dhe që kanë provuar dhe më parë të luajnë në ndeshje kaq vendimtare. Kam parë në ndeshjen e të mërkurës lojtarë të Tiranës që bënë diferëncën në fushë kundër Milanit. Muzaka dhe Agolli bënë diferëncën dhe pres të bëjnë të njëjtën gjë në ndeshjen finale. Kombëtarja është sadisfaksion personal por primare për një lojtar të Tiranës është kampionati pasi kemi një vit që luajmë për të fituar këtë trofe. Të gjithë bashkë duhet të japim më të mirën në fushën e lojës për të triumfuar në fund.

Jeni një lojtar që keni luajtur shumë vite më Tiranën dhe se keni fituar shumë trofe me këtë skuadër. Keni një mesazh për ti dhënë lojtarëve?

Nuk besoj se ka vënd për të dërguar të tilla mesazhe pasi e përsëris që ne kemi primar titullin dhe se duhet të fitojmë në fushën e lojës dhe të mundim kundërshtarin fillimisht nga ana profesionale duke fituar çdo dyluftim, duke e dribluar dhe duke mos e lejuar të kalojë dhe më pas nga ana psikologjike- pasi një ndeshje luhet dhe në aspektin psikologjik- duke patur besim në vetëvetete dhe duke menduar që, po unë mund të fitoj dylyftimin me kundërshtarin, duke menduar që mund të ta mundim dhe se në fund do të jemi ne që do të mbajmë lart titullin e dëshiruar. Do të jetë një ndeshje me shanse të barabarta, por besoj se Tirana do ketë 1% më tepër mundësi për të fituar këtë titull.

Titulli është e vetmja mundësi për të shpëtuar sezonin?

Nëse fitojmë apo humbim është merita ose jo e jona. Nëse jemi në vënd të dytë është për fajin tonë dhe nëse nuk arrijmë të marrim kampionatin është po ashtu për fajin tonë, të atyre që qëndrojnë në pankinë dhe të gjithë drejtuesve që i qëndrojnë pranë skuadrës. Duhet të përgatitemi për ndeshjen e sezonit dhe duke të rikthejmë në skuadër entuziazmin e para ndeshjes gjysëm-finale ndaj Vllaznisë. Do të jetë sërish e njëjta ndeshje vetëm se duhet të shfrytzojmë rastet që do të na krijohen dhe ta marrim qetësisht atë takim.

Po flasim për një finale të mundshme kur përpara është ndeshja derbi në fundjavë ndaj Dinamos. Ky takim do të jetë thjesht një ndeshje që duhet zhvilluar apo mendon që do të hasni vështirësi për të marrë tri pikët duke pasur parasysh që dinamovitët janë pa objektiv në këtë fundsezoni?

Të gjitha rrugët të çojnë drejt finales me Vllazninë pasi në ndeshjet e fundjavës, në derbin ndaj Dinamos do të na mjaftojë edhe barazimi. Nuk mendoj se do të jetë e thjeshtë por ne kemi besim që do të arrijmë fitojmë. Nëse Dinamo do të jetë e pamotivuar dhe pa objektiv për këtë nuk më takon mua të flas, por drejtuesve të Dinamos. Nëse ata kanë mungesa dhe nëse nuk do të jenë të karikuar në masën e duhur për të zhvilluar këtë takim, kjo nuk është diçka që i takon Tiranës por vetëm Dinamos. Ne duhet të japim më të mirën në fushën e lojës për të marrë një rezultat pozitiv dhe për të zhvilluar përgatitjet e fundit në prag të ndeshjes finale ndaj Vllaznisë. Duhet të shohim në këtë takim se ku kemi probleme dhe të riparojmë për të qenë gati në 23 maj në 90 minutëshin final të këtij sezoni.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 05:21

dabulla .

ta ka lujt zotin fushaj qe te perjashtoj,stervine mutit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 05:38

Lushnja
Bubeqin e kënaq edhe
një pikë në Shkodër
Skuadra e Lushnjës ka vijuar me përgatitjet, në kuadër të ndeshjes
së parafundit të kampionatit, të cilën do ta zhvillojë në transfertë
me Vllazninë. Barazimi i fundit ka lënë shije të hidhur në kampin
verdhejeshil, aq sa ua ka zbehur fare shpresat për qëndrimin në
Superiore. Megjithatë, kjo nuk e ka penguar punën te myzeqarët,
të cilët i kënaq edhe një pikë e vetme në “Loro Boriçi”. Objektivat
e këtyre dy skuadrave janë krejtësisht të kundërta, sepse Vllaznia
lufton për titullin kampion, kurse Lushnja për mbijetesën
në Superiore. Ja pse kjo përballje mes tyre është konsideruar
tejet e rëndësishme për të dyja palët. Por ajo që e bën të ndihet
më i sigurt kreun e pankinës
lushnjare, Ilir Gjyla, është fakti
që për këtë sfidë do t’i ketë në
dispozicion të gjithë lojtarët
kryesorë të skuadrës. Ai
shpreson se të tijtë do bëjnë
maksimumin për të fiksuar një
rezultat pozitiv, qoftë edhe
marrjen e një pike. Një nga
lojtarët verdhejeshilë që do ta
nisë këtë takim nga minuta e
parë është sulmuesi Dorian
Bubeqi, i cili mungoi në
ndeshjen e fundjavës që shkoi
për arsye dënimi. “Me vjen
shumë keq që i kam munguar
skuadrës në dy takimet e kaluara.
Që të gjithë e kanë kuptuar,
se dënimi im ishte tendencioz
për të dobësuar sa më
shumë pozitat e kësaj skuadre
në tabelën e klasifikimit”, u
shpreh Bubeqi në një prononcim të tijin për gazetën “Panorama
Sport”. Gjatë këtij sezoni, Vllaznia i ka “gjunjëzuar” dy herë
myzeqarët, çka e bën edhe më të pashpresë këtë ekip në marrjen
qoftë edhe të një pike, që për ta do të kishte shumë vlera.
Dje, djemtë e drejtuar nga trajneri Gjyla kanë zhvilluar një ndeshje
kontrolli, gjatë së cilës stafi teknik ka improvizuar shumë me
formacionin që do të hedhë në fushën e lojës, që nga minuta e
parë. “Jemi të ndërgjegjshëm se përballja e kësaj jave nuk është
aspak e lehtë për t’u kaluar, megjithatë ne do të guxojmë për të
mos dalë pa pikë nga ‘Loro Boriçi’. Vllaznia synon titullin kampion,
ndërsa ne mbijetesën, ndaj ky takim është i një rëndësie të
veçantë. Ne nuk do të shkojmë për t’u prishur punë shkodranëve,
por për të marrë një rezultat pozitiv, që do të na shtonte shpresat
e qëndrimit në kategori”, përfundoi Bubeqi. Armand Nezha

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 21:29

Për mbrojtësin Korreshi asgjë nuk ka përfunduar. “Do të tregojmë se kush jemi”
Lushnja shpreson të gjejë një Vllazni “mendjemadhe”



Te Lushnja po vazhdojnë përgatitjet me një impenjim maksimal, në prag të
ndeshjes vendimtare kundër Vllaznisë, që do të luhet nesër në “Loro Boriçi”.
Shpresat për mbijetesë në Superiore nuk janë shuar për ekipin verdhjeshil
dhe stafi teknik po punon me shumë dëshirë. Një rezultat pozitiv në Shkodër
do të ishte një shans shumë i mirë dhe për këtë futbollistët lushnjarë
kanë shumë besim. Të ndërgjegjshëm se është një ndeshje e vështirë, ata
shpresojnë të arrijnë të paktën një
barazim. “Jemi dy ekipe që kemi synime
të kundërta. Vllaznia kërkon tri
pikët për t’u shpallur kampion, ndërsa
ne duam mbijetesën, - thotë për ‘Panorama
Sport’ mbrojtësi lushnjar, Hekuran
Korreshi. – Shkodranët do të
hyjnë në fushë me mendimin e kryesuesit,
e ndoshta mund të ketë edhe
ndonjë shenjë nënvlerësimi, çka do
të ishte një favor për ne. Duke parë
deklaratat në media, Vllaznia e shikon ndeshjen si të mbaruar, por mund të
them se për Lushnjën asgjë nuk ka mbaruar. Objektivi ynë për të mbijetuar
në Kategorinë Superiore na bën edhe më të motivuar për këtë ndeshje. Pra,
ne nuk shkojmë për piknik, apo të dorëzuar në Shkodër. Shkojmë për të
luftuar fort dhe për t’i treguar të gjithëve se duhet të jemi midis më të mirëve.”Mbrojtja
Reparti që do e ketë punën më “pisk” në këtë takim, pritet të jetë ai i
mbrojtjes, duke parë edhe kualitetet që ka Vllaznia në sulm. Kjo ka bërë
që trajneri Ilir Gjyla, gjatë gjithë javës t’i kushtojë më shumë vëmendje
mbrojtjes. Kjo tregon qartë se në këtë ndeshje, Gjyla do që porta e
Bejtes të mbetet e paprekur. Pra, pritet që Lushnja t’i kushtojë një rëndësi
shumë të madhe prapavijës, për
të mos pësuar gol, e duke i besuar
shumë kundërsulmit, me synimin për
të kapur në befasi Vllazninë. “Normalisht
e dimë që shkodranët do të
hidhen në sulm për të zhbllokuar sa
më shpejt rezultatin. Është një
ndeshje e vështirë për ne, por që
do të kërkojmë të triumfojmë, duke
besuar te qëndrimin në Superligë.
Së pari, ne që luajmë në mbrojtje,
duhet të bëjmë shumë kujdes, sepse kundërshtari ka sulmues shumë të
mirë, që gjatë gjithë kohës do të jenë një kërcënim i madh për portën
tonë. Kemi punuar gjatë gjithë javës dhe mendoj se do të bëjmë një
markim shumë të mirë, qoftë të Sinanit apo Sukajt”, përfundon titullari i
mbrojtjes lushnjare, Hekuran Koreshi. Armand Nezha

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sat, 16 May 2009 , 08:51

o skodrinon ato fjalet me te kuqe tregojne ma se miri se kush a tirana
dhe ne e hupshim kampionatin ska gja
sot ne tan boten ban ligjin mafia
e pse mos ta bajne ligjin dhe tirana

NA ISHIM JENA E DO VDESIM PER TY VLLAZNI
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sat, 16 May 2009 , 23:57

ke te drejte goldi

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 02:26

po flas si asnjeanes
a nuk ju duken skandal fitoret e fierit e te bylisit

me vjen shume keq per elbasanin dhe tifozat e tij
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 03:31

nuk me shkote mendja se elbasani do zbresin ne kategorine e dyte .

shum e habitshme.

kampionati shqiptare asht kthy ne pisdhek

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 03:32

Magani jep dorëheqjen, dyshohet për trukim të ndeshjes


Autori: editor
Data: 16/05/2009
Version Print


Ka rezistuar gjatë në krye të Shkumbinit. Por, një javë para përfundimit të kampionatit të 70 kombëtar të futbollit, Gugash Magani, legjenda e futbollit peqinas, është dorëzuar. Para ndeshjes së javës së 32 me Bylisin, trajneri i Shkumbinit ka dhënë dorëheqjen. Madje është larguar në mënyrë tepër demonstrative nga drejtimi i skuadrës peqinase, së bashku me stafin e tij. Zërat e ndryshëm bëjnë të ditur se ky veprim i trajnerit Magani ka ardhur si shkak i lënies së ndeshjes Bylisit, dicka e papranueshme për karakterin dhe moralin e tij. Gjithcka ka ndodhur vetëm pak minuta nga fillimi i takimit Shkumbini-Bylis (0-2), i luajtur në fushën asnjanëse të Elbasanit. Pas dorëhëqjes së Gugash Maganit, i vetmi trajner mbijetuar gjatë këtij kampionati është Sulejman Starova i Teutës.

Ndërkohë, burime pranë kampit peqinas, pohojnë se pranë dorëheqjes është edhe presidenti Xhavit Ismaili, i cili është akuzuar drejtpërdrejt nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Ky i fundit ka akuzuar Xhavit Ismailin se u ka kërkuar lojtarëve të Shkumbinit që t’ia lënë ndeshjen Bylisit të Ballshit, nëse duan të marrin këstin e fundit të kontratës. Zoti Sejdini ka akuzuar edhe politikën për ndërhyrje në futboll, për të mbështetur në rastin konkret Bylsin e Ballshit, apo ndonjë skuadër tjetër.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 03:33

Muça: Mos na paragjykoni pa hyrë në fushë


Autori: Andi Matraxhiu
Data: 16/05/2009
Version Print


Sipas teknikut të Dinamos, blutë nuk do t’i hapin rrugë kundërshtarit

Sot Dinamo do të luajë dhe ndeshjen e saj të parafundit për sa i takon edicionit 2008-2009 ndaj Tiranës në stadiumin “Selman Stërmasi”, në orën 17:00. Sigurisht, objektivat e këtij takimi në të dyja kampet janë të kundërta, por dinamovitët, edhe pse e kanë siguruar pjesëmarrjen në Kupën UEFA, nuk kërkojnë të lëshojnë ndaj bardhebluve.

Trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, i cili dihet që ka “damar bardheblu” është i pari që i lançon sfidën Tiranës: “Tirana le ta meritojë në fushën e blertë fitoren,”- ka thënë ditën e djeshme kryepankina e Dinamos.

Normalisht, nuk do të jetë aspak e lehtë për të zgjedhurit e Alban Tafajt përballë një Dinamoje, e cila edhe pse me shumë mungesa në organikë, do të luftojë për hir të fanellës blu, ashtu siç ka bërë edhe ndaj Lushnjës dhe Vllaznisë, skuadra me objektiva të ndryshme, por të etura për pikë. “Ne pretendojmë ta mbyllim mirë këtë kampionat dhe kemi arritur objektivin tonë kryesor dhe jemi të kënaqur për këtë. Kemi dhe dy ndeshje për të mbyllur sezonin.

Ndaj Tiranës është një ndeshje e radhës në kampionat. Vetëm në Shkodër ishim në tension deri diku, sepse nuk e kishim siguruar matematikisht vendin e tretë. Tani jemi më të qetë dhe s’kemi presion. Fatkeqësisht, si gjithë këto ndeshjet e fundit kemi shumë mungesa dhe shumë pak alternativa.

Tirana ka grup të plotë dhe do të ishte më bukur që edhe ne të dispononim një organikë të shëndoshë. Çështja e Romeros është vendosur nga klubi. Unë e kam marrë vësh ditët e fundit që do të shkonte në Vietnam. Është problem i drejtuesve, pasi ai ka marrë leje atje, por edhe mua po të më thonin, do ta lejoja 2 ndeshje para fundit të kampionatit, pasi e arritëm objektivin. Por këtu flasim për Romeron, jo për ndeshjen ndaj Tiranës.

Të jeni të sigurt që të gjithë lojtarët që do të aktivizohen do të japin maksimumin e tyre. Këtë gjë ua kam kërkuar gjatë gjithë javës. I kam bërë të ditur që janë profesionistë dhe se duhet të japin maksimumin, duke respektuar klubin dhe vetveten.

Këtë gjë do t’ua përsëris sërish nesër (sot). Lojtarët e mi e dinë që nuk janë në presion, sepse tani jemi më të qetë. Në këto rrethana i kam bërë të ditur se duhet të japin më të mirën si ndaj Tiranës edhe ndaj Bylisit. Për mua Tirana është skuadra që bind më shumë për titullin kampion dhe më e kompletuar.

Në këtë moment, kjo sfidë paragjykohet për vetë pozitat tona, pasi po të ishim në të tjera rrethana edhe sikur të humbnim asnjë s’do të aludonte asgjë. Gjithsesi, njerëzit të mendojnë çfarë të duan. Unë bëj punën trajner. Unë kam përgatitur skuadrën në maksimum.

Si trajner në punën time parimisht nuk toleroj asnjë skuadër. Kjo është pjesë e egos sime edhe kur kam luajtur vetë si futbollist, por edhe si trajner tek Tirana. Çdo skuadër le ta meritojë në fushë fitoren. Edhe në Shkodër në pushim të ndeshjes kam pasur disa kontestime të tipit: Pse po luani për Tiranën? Por iu përgjigja: Nëse jeni të zotë, fitoni në fushën e blertë.

Ne s’luajmë as për Vllazninë, as për Tiranën. Unë kam një parim, që edhe në Ballsh të japim më të mirën, se çfarë ndodh më pas janë gjëra të tjëra. Me këtë skuadër pretendoj të shkoj gjatë dhe s’mund t’i kërkoj gjëra të ndryshme nga ato që i kam thënë përpara çdo sfide. Madje-madje në këtë sfidë do t’i kërkoj akoma më shumë për të dhënë maksimumin, sepse mund të jenë të paragjykuar,”- tha për “Sportin shqiptar” trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça.

Plaku, katër javë “stop”

Duket e pafat Dinamo dhe lojtarët e saj në këtë fund kampionati, ku për shkak të dëmtimeve në radhët e bluve janë larguar shumë lojtarë. I fundit në listën e kampionëve në fuqi është edhe Sebino Plaku, i cili në ndeshjen e “Loro Boriç”-it ndaj Vllaznisë ka pësuar një shembjeje të vertebrës në pjesës e poshtme të kurrizit. Si pasojë, lojtarit të Dinamos i nevojiten 4 javë pushim, çka do të thotë një “stop” dhe mbyllje e kampionatit nga ana e golashënuesit më të mirë të bluve.

Ndërkohë, ditën e djeshme dinamovitët kanë kryer një seancë stërvitore, e cila nisi me kuadrate mes grupit dhe një lojë në gjysmëfushë, ku skuadra e kapitenit Arian Pisha dominoi ndaj pjesës tjetër të lojtarëve të ndarë në dy skuadra. Formacioni i mundshëm i Dinamos: Kotorri, Sina, Bodrusiç, Pisha, Nikoliç, Poçi, Allmuça, Ferraj, Daja, Çeko, Bakaj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 03:34

ik mor klysh,ik mor pis

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 11:09

fpjalmi wrote:Magani jep dorëheqjen, dyshohet për trukim të ndeshjes


Autori: editor
Data: 16/05/2009
Version Print


Ka rezistuar gjatë në krye të Shkumbinit. Por, një javë para përfundimit të kampionatit të 70 kombëtar të futbollit, Gugash Magani, legjenda e futbollit peqinas, është dorëzuar. Para ndeshjes së javës së 32 me Bylisin, trajneri i Shkumbinit ka dhënë dorëheqjen. Madje është larguar në mënyrë tepër demonstrative nga drejtimi i skuadrës peqinase, së bashku me stafin e tij. Zërat e ndryshëm bëjnë të ditur se ky veprim i trajnerit Magani ka ardhur si shkak i lënies së ndeshjes Bylisit, dicka e papranueshme për karakterin dhe moralin e tij. Gjithcka ka ndodhur vetëm pak minuta nga fillimi i takimit Shkumbini-Bylis (0-2), i luajtur në fushën asnjanëse të Elbasanit. Pas dorëhëqjes së Gugash Maganit, i vetmi trajner mbijetuar gjatë këtij kampionati është Sulejman Starova i Teutës.

Ndërkohë, burime pranë kampit peqinas, pohojnë se pranë dorëheqjes është edhe presidenti Xhavit Ismaili, i cili është akuzuar drejtpërdrejt nga kryetari i bashkisë së Elbasanit, Qazim Sejdini. Ky i fundit ka akuzuar Xhavit Ismailin se u ka kërkuar lojtarëve të Shkumbinit që t’ia lënë ndeshjen Bylisit të Ballshit, nëse duan të marrin këstin e fundit të kontratës. Zoti Sejdini ka akuzuar edhe politikën për ndërhyrje në futboll, për të mbështetur në rastin konkret Bylsin e Ballshit, apo ndonjë skuadër tjetër.
E TMERRSHME :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Sun, 17 May 2009 , 12:19

Po lushnjaret a thu kan pas naj telelefonat me Valon para neshjes?

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Sun, 17 May 2009 , 18:10

muça a ka dhane dorheqjen a? jo e?
ngaqi premtoi loje te ndershme thashe mos ia kan ba me puç edhe ati......
i paftyre

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 18:31

Dinamo i bën një “dhuratë” titulli Tiranës





18 Maj Sh. Muça (Dinamo): “Unë mendoj se ishte një ndeshje ku skuadra ime nuk kishte motivim dhe ne këtë e kishim bërë të ditur. Lojtarët janë lodhur gjithë kampionatin dhe fakti që ne e kishim arritur objektivin bëri që lojtarët të mos luanin aq fort.

Pra, janë disa ndeshje si këto, por edhe e fundit që kemi javën që vjen, që realisht është e vështirë të drejtosh një skuadër nga pankina, duke qenë se nuk i motivon doty lojtarët. Megjithatë, përgjithësisht jam i kënaqur nga ajo që skuadra ka dhënë gjithë kampionatin. Sidomos me lojtarët e rinj, siç ishte rasti i Deliajt, një lojtar premtues që ne menduam ta aktivizonim sot. Tani do të mendojmë për të ardhmen e skuadrës, madje unë kam nisur të mendoj që tani për këtë dhe e kam thënë një gjë të tillë”.



A. Tafaj (Tirana): “Një dorë tek trofeu? Ende mendoj se kemi edhe një 90-minutësh shumë më të vështirë për të arritur tek objektivi. Unë dua t’I falenderoj lojtarët për atë performancë që kanë dhënë dhe sigurisht edhe tifozët. Pas humbjes së kupës, ata ishin dovorcuar nga ne në njëfarë mënyre, por tani, sot i pashë që ata janë kthyer sërish dhe mua më bëhet qejfi. Madje, unë i ftoj ata që në ndeshjen e fundit me Vllazninë të jenë më të shumtë dhe të mbështesin Tironën e tyre. Ky titull do të toshte shumë për ne, edhe për të mbyllur gojët e liga që gjatë gjithë kampionatit na kanë shoqëruar. E kam thënë që këto ndeshjet e fundit do të ishin shumë të vështira dhe kampionati do të bëhej më interesanti që ka qenë ndonjëherë”.









Fiton Tirana. Ashtu siç ishte menduar, parashikuar, apo edhe paralajmëruar, bardheblutë kanë arritur të marrin tre pikët e ndeshjes shumë të rëndësishme për titullin kampion. Por nuk ka qenë vetëm Dinamo ajo që i ka ndihmuar bardheblutë, pasi Lushnja nga ana tjetër ka bërë detyrën dhe ka ndalur Vllazninë. Pra një trepikësh i tillë vlen sa gjashtë pikë për Tiranën.

Duke u kthyer tek ndeshja, ajo ka nisur shumë e qetë. Dinamo, si asnjëherë tjetër, në këtë derbi ka qenë një skuadër e pamotivuar, por edhe shumë e çliruar nga emocionet në fushën e lojës. Nga ana tjetër, Tirana, në pankinë me Tafajn si zgjedhje për këto dy ndeshje pas ikjes së Agustin Kolës, kishte hyrë në fushë me vetëm një dëshirë dhe objektiv, ta fitonte këtë ndeshje. Nuk ishte e interesuar aspak sesi, në ç’mënyrë, apo në ç’formë e fitonte, për aq kohë sa merrte 3 pikët e ndeshjes që në fund në ndeshjen me Vllazninë të shkonte e sigurtë për një tjetër fitore. Dhe jo vetëm fitoi, por tani shkon me Vllazninë më e sigurt, sepse i mjafton vetëm barazimi.

Ndeshja- Dinamo ka dalë në fushë me një formacion jo shumë titullar, por që në fund të fundit ishte më i mirë që blutë dhe Muça kishin në dispozicion. Kështu, Pisha, Bodrusiç, Nikoliç dhe Sina përbënin mbrojtjen dinamovite, teksa Poçi, Allmuça, Ferraj dhe Daja mesfushën, duke lënë në sulm dyshen Bakaj-Çeko, teksa Plaku bënte tifo nga tribuna. Nga ana tjetër, Tirana, e dalë në fushë me formacionin më të mirë në dispozicion, edhe pse në sulm kishte preferuar vetëm Memellin, i cili shërbehej nga Agolli dhe Hajdari. Më pas e njëjta histori. Tirana e nis ndeshjen shumë shpejt dhe kërkon golin, të cilin Agolli e gjen që në minutat e para. Dinamo nga ana tjetër nuk ngutet dhe qarkullon topin, madje aq shumë e qarkullon sa nuk ka bërë gjatë gjithë kampionatit. Por Tirana nuk vonon shumë dhe gjen golin e dytë me anë të Sabian Lilës. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 2-0 për bardheblutë.

Pjesa e dytë nis me një Tiranë më të qetë dhe me një rezultat 2-0 në “xhep”, bardheblutë duhet vetëm të menaxhojnë. Madje Tafaj nis të bëjë edhe ndërrimet e nevojshme për të ruajtur lojtarët. Jashtë Andi Lila dhe Memelli dhe në fushë janë Pashaj dhe Sorra. Nga ana tjetër edhe Muça bën ndërrime por thjesht për t’I dhënë mundësi atyre që nuk janë aktivizuar deri tani. Dhe në fushë futet Jusufi në vend të Ferrajt. Pra, thuajse me tre sulmues dhe është pikërisht Jusufi ai që ngushton diferencën e golave në 2-1. Nis frika tek Tirana për ndonjë barazim të mundshëm dhe skuadra e Tafajt nis e ruhet dhe kërkon golin e tretë. Por, Dinamo nuk godet thuajse kurrë. Tafaj vendos të kthejë skuadrën mbrapa dhe të lerë në fushë vetëm një sulmues. Është radha e Rrudhos. Debutim për sulmuesin e Kievos dhe nis direkt me një aksion model që kalon nga këmbët e tij dhe ato të Agollit, çka çojnë Sorrën të shënojë golin e tretë. Nisin ovacionet e tifozëve të Tiranës.

Por, Dinamo luan e çliruar nga çdo ngërç dhe arrin të shënojë edhe golin e dytë, me anë të Bakajt, pas një rrëmuje në zonën e Tiranës. Por, vetëm kaq. Në fund ka ovacione për të gjithë, përfshirë edhe lojtarët e Dinamos që përshëndesin tifozët e të dyja palëve dhe të gjithë i duartrokasin.

Post Reply