Lajme mbi kombëtaren
Moderator: GOLDIAN
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme mbi kombëtaren
edhe tre jave luhet ndeshja per eleminatore na hala skena trajner
si i bahet kesaj pune
si i bahet kesaj pune
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 830
- Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57
Re: Lajme mbi kombëtaren
Dona me provu i her me lujt pa tranier se noshta asht ma mirGOLDIAN wrote:edhe tre jave luhet ndeshja per eleminatore na hala skena trajner
si i bahet kesaj pune
se me tranira s'bame hajr kurr.
-
- Moderator
- Posts: 3865
- Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
- Location: My heart is where my home is
Re: Lajme mbi kombëtaren
Te rrijn Tan Bushati (+ Kola/ Hasi) ma mire, se sa me ardh nai Xxxxx-ic kroat.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Lajme mbi kombëtaren
Ke te drejt mar Gold se mas humbim vendin e pare pa tranjerGOLDIAN wrote:edhe tre jave luhet ndeshja per eleminatore na hala skena trajner
si i bahet kesaj pune
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme mbi kombëtaren
a ndini ma vllazen kete mut komentatorit
del memelli i demtum thot dhe cudia eshte se shoqeroht nga mjeku i vllaznise dhe pse ato jane rival ne kampionat
se kuptoj kur bahet fjala per komtare jane tan njisoj e jo njei tirans e tjetri shkodran
zot na ruj
del memelli i demtum thot dhe cudia eshte se shoqeroht nga mjeku i vllaznise dhe pse ato jane rival ne kampionat
se kuptoj kur bahet fjala per komtare jane tan njisoj e jo njei tirans e tjetri shkodran
zot na ruj
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
Milan fiton trofeun “Taci Oil” nga pika e bardhe
12/05/2009 21:15
Ne nje atmosfere festive qe “pushtoi” stadiumin “Qemal Stafa”, Milan ka mundur kombetaren B te Shqiperise nga pika e bardhe e 11 metershit, duke fituar trofeun e dyte “Taci Oil”.
Ndeshja u mbyll me rezultatin 3-3 ku kuqezinjte kaluan te paret ne avantazh ne minuten e 22-te me Ronaldinho qe shfrytezoi nje asist te brazilianit tjeter Pato, duke kaluar portierin Ujkani.
Golin e dyte e shenuan serish miqte me ane te sulmuesit Schevcenko ne minuten e 48-te pasi mbylli nje trekendesh me Kaka. Me pas ndeshja ka folur per kombetaren shqiptare te udhehequr nga Artan Bushati. Goli i pare erdhi ne minuten e 64-t me Andi Lilen.
Vetem 5 minuta me vone Muzaka barazoi rezultatin me nje gol te shkelqyer, ndersa Salihi kaloi ne avantazh kuqezinjte me nje gol te shenuar me koke ne minuten e 76-te. Eshte dashur magjia e Kaka qe Milani te barazonte pak minuta para fundit pasi braziliani hyri ne mbrojtjen shqiptare duke i dhene nje asist sulmuesit Inzaghi.
Nga pika e bardhe e 11 metershit Milan eshte treguar me i sakte, pasi Kaka, Seedorf, Flamini, Thiago Solva dhe Inzaghi kane shenuar, ndersa per Shqiperine shenuan Pisha, Muzaka, Lila, Vrapi, por Beqiri e ka nxjerre topin jashte.

hallall salihit qe ka ba golin e trete ,dhe e tregon vedin se asht fantastik.
kurse beqiri na paska korite qe paska humb penalltine e fundit

- Administrator
- Posts: 4726
- Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
- Location: ITALI
Re: Lajme mbi kombëtaren
a e pate taçin tu u gzu si legen te pankina e milanit kur hupme penalltine?
kta hora edhe pse jane ba milonera prap legena mesin
kta hora edhe pse jane ba milonera prap legena mesin
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
skodrinon shkruan
e pate taçin tu u gzu si legen te pankina e milanit kur hupme penalltine?
kta hora edhe pse jane ba milonera prap legena mesin
______________________________________________________________________________________
ka dasht me i ba qefin berluskonit naqe .
a harrove se ky taqi oil don me ble nji skuader italiane a?
pse nuk blen nje skuader shqiptare kur ka kaq lek e ta fusin ne histori
por e ka mendjen ma ba histori si emer.
per mu ai asht nji kokerr mutit sepse ne fund te fundit edhe ai qe ka shum pare dhe edhe ai qe jeton normal njisoj asht,nje grope na pret

Shqipëria bën Liverpulin,
por në fund fiton Milani
Italianët rrëmbejnë trofeun “Taçi Oil 2” pas 11-metërshave
Miqësorja përfundon 3-3, humbasim 5-4 nga pika e bardhë
Spektakël dhe gola. Në
fakt kjo pritej. Dy
skuadra që më tepër
se për sfidën dhe trofeun në
valle, u munduan t’i “bënin
qejfin” njëra-tjetrës. Në pjesën
e parë një Milan thuajse galaktik,
ndërsa në pjesën e dytë u
“ringjall” skuadra e Bushatit,
kjo edhe për shkak të lëshimit
në vijën e mbrojtjes të futbollistëve
të Milanit. Tre gola të
shpejtë të kuqezinjve të Bushatit
(këtë herë me fanellën e
dytë të kombëtares, atë bardhekuqe)
i kujtojnë Milanit atë
finale të Ligës së Kampioneve
të humbur me Liverpulin, kur
anglezët shënuan tri herë në
pjesën e dytë duke përmbysur
gjithçka. Gjithsesi, në minutat
e fundit vjen barazimi i milanistëve
me të përhershmin,
Filipo Inzagi.
Atmosfera
Nën një atmosferë elektrizuese
do të startonte takimi
Shqipëria B-Milan, i vlefshëm
për trofeun “Taçi Oil 2”. Që
prej daljes në fushën e lojës të
futbollistëve për nxemjen,
sportdashës të shumtë
përkrahën idhujt e tyre. Kjo gjë
vazhdoi edhe më pas, ku gati
sa nuk kuptohej se cilën
skuadër përkrahnin tifozët e
shumtë në shkallët e stadiumit
kombëtar “Qemal
Stafa”. Aq sa diku nga mesi i
pjesës së parë, kur trajneri i
Milanit nxori për nxehje
lojtarët e stolit, mes të cilëve
binte në sy Sedorf e Kaka, tifozët
e shumtë gati e harruan
ndeshjen në fushë, duke u
përqendruar më së shumti tek
braziliani dhe holandezi, i
cili shkelte për herë të tretë në
Shqipëri (ndaj Tiranës dhe
me kombëtaren).
Ndeshja
Milani zbriti në fushën e
lojës me Paton, Shevçenkon
dhe Ronaldinjon, që nga
minuta e parë duke lënë në
stol Kakà, Sedorf dhe
Bekham. Nga minuta e parë
pas disa muajsh mungese
për shkak dëmtimi luajti
edhe Xhenaro Gatuzo, i cili
mbajti edhe shiritin e
kapitenit në këtë miqësore
luksi. Pas disa shpërthimeve
të Patos, të cilit iu anulua
edhe një gol për pozicion jas-
(4-5
pas 11-m)
LEONARD KARAJ
htë loje, erdhi goli i Ronaldinjos.
Në të vetmin rast që
braziliani iu afrua portës së
mbrojtur nga Ujkani,
shënjestroi mirë cepin e djathtë
të kosovarit, që luante
ndeshjen e parë me Kombëtaren
shqiptare dhe për
më tepër si titullar. Nga ana
tjetër, Bushati hodhi në fushën
e blertë skuadrën më të mirë
të mundshme, ku binin në sy
titullarë të Kombëtares A si
Klodian Duro, Hamdi Salihi,
Elvin Beqiri, Ervin Bulku, etj.
Por djemtë e Bushatit, përveç
një rasti të shkodranit të
Riedit, që megjithëse u
koordinua mirë, gjuajtja i përfundoi
jashtë, nuk mundi ta
vinte shumë në punë portierin
australian të Milanit, Zeljko
Kalac.
Golat
Pjesa e dytë nisi sërish me
gol. Këtë herë ish-“Topi iArtë”, Andri Shevçenko, arrin
të shënojë në portën e Ujkanit
pas një gabimi të
mbrojtjes sonë. Direkt pas
kësaj nis shou i kuqezinjve
tanë. Tre gola të shpejtë me anë
të Emijiano Vilës, Hamdi Salihit
dhe Gjergji Muzakës ngritën
peshë “Qemal Stafën”.
Vetëm atëherë Ançeloti futi në
lojë Inzagin, i cili shënoi golin
e barazimit për italianët. Nga
pika e bardhë e 11-metërshave
për Shqipërinë gaboi mbrojtësi
shkodran, Elvin Beqiri,
duke i dhënë kështu trofeun
për këtë radhë skuadrës së
Milanit.

VRAPIMET E SEDORFIT
Ajo që bëri përshtypje gjatë fundit të pjesës së parë, ishte
momenti kur Klarens Sedorf po përgatitej për t’u futur në
lojë. Holandezi bënte vrapime shpejtësie në pistën e
“Qemal Stafës”, nën mbikëqyrjen e përgatitësit atletik. Sa
herë që ai niste sprintin, ovacionet në “Qemal Stafa” ishin
sikur shënohej gol.
GATUZO SI NESTA
Xhenaro Gatuzo kthehet të luajë për Milanin kundër
Shqipërisë, ashtu si Alesandro Nesta në miqësoren kundër
Tiranës, më 14 tetor të vitit 2008. Si për koincidencë, dy
kuqezinjtë i lidh Shqipëria me rikthimet në fushë nga
dëmtimet. Gatuzo kishte 5 muaj që nuk luante, ndërsa
dje në “Qema Stafa” u fut me një dëshirë të madhe
RONALDINJO E PATO
Ylli brazilian, Ronaldinjo, gjatë nxehmjes preferoi të
bënte pasime me Paton, ku në atë moment ovacionet
qenë të shumta në tribunën qendrore. Dy kuqezinjtë
dhuruan spektakël në përdorimin e topit dhe si zakonisht,
Ronaldinjo, ashtu siç bën gjithnjë, përshëndeste pa masë
tifozët. Kishte një mirësjellje të veçantë.
KAKA & CO NË NXEHMJE
Ishte minuta e 34-t, kur trajneri Karleto Ançeloti urdhëroi që
në nxehmje të dalin yjet e Milanit, që e kishin nisur
ndeshjen nga stoli. Kakà, Flamini, Zambrota e Sedorf bënë
që vëmendja e tifozëve të ikte nga ndeshja. Më të veçantit
ishin Sedorf dhe Kakà, që shpeshherë falënderonin tifozët
për duartrokitjet.

SALIHI
E kishte deklaruar që para ndeshjes,
se e dëshironte shumë një gol
kundër Milanit. Dhe sulmuesi shkodran,
Hamdi Salihi, ia arriti. Besoi
deri në minutat e fundit dhe atëherë
kur nuk pritej, me një kthesë të
bukur me kokë, brenda zonës, realizoi
golin e avantazhit për Shqipërinë,
duke u bërë protagonist
E kishte deklaruar që para ndeshjes,
se e dëshironte shumë një gol
kundër Milanit. Dhe sulmuesi shkodran,
Hamdi Salihi, ia arriti. Besoi
deri në minutat e fundit dhe atëherë
kur nuk pritej, me një kthesë të
bukur me kokë, brenda zonës, realizoi
golin e avantazhit për Shqipërinë,
duke u bërë protagonist
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
Soni Malaj “çmend” Ronaldinjon
Braziliani i fiksoi sytë te bukuroshja shqiptare dhe më pas ftoi edhe shokët ta kundronin
Këngëtarja shqiptare ka joshur yllin e Milanit me paraqitjen e saj në fushë
Ka mjaftuar një
bukuroshe si
këngëtarja Soni
Malaj, që Ronaldinjo të
shpërqendrohej thuajse totalisht
për disa minuta. Pak
para fillimit të ndeshjes, kur
skuadrat ishin rreshtuar në
qendër të tapetit të gjelbër,
hyri në fushë këngëtarja e
mirënjohur shqiptare. Me
një veshje ndjellëse dhe me
disa veprime shumë joshëse
në fushë, simpatikja Soni
Malaj e bëri yllin brazilian
të harronte ku ishte dhe për
çfarë ndodhej aty. Për gati
një minutë, Ronaldinjo e
prishi “rreshtimin” duke ia
fiksuar sytë bukuroshes shqiptare
dhe dy balerinave
gjithashtu shumë “hot” që
shoqëronin Sonin në koreografi.
Madje, për një moment,
ai i ka ftuar edhe Pirlon
e Antonin të shikonin
hiret e këngëtares shqiptare.
Ata kanë shpërthyer në të
qeshura, por nuk i kanë rezistuar
dot paraqitjes së Soni
Malajt dhe e kanë kthyer
kokën shpeshherë nga ajo.
Lojtarët e Milanit erdhën
në vete vetëm kur Soni u
detyrua të largohej nga
fusha, pasi gjyqtari Jemini
po u kërkonte ekipeve që të
vendoseshin në fushë.
Ançeloti “ngatërron”
udhëzimet
Në pushimin e ndeshjes,
nën tingujt e ëmbël të bukuroshes
Soni Malaj, e shoqëruar
nga dy vajzat e
hijshme, Ançeloti u dha
udhëzimet e rastit Kakàsë e
Flaminisë, por duke kthyer
disa herë kokën nga Soni.
Edhe Sedorf nuk mund t’i
mungonte listës së admiruesve
të këngëtares shqiptare.
Gjithsesi, ky i fundit
u tregua pak më i përmbajtur
sesa Ronaldinjo në fillim
të ndeshjes, i cili për asnjë
moment nuk e fshehu se
këngëtarja shqiptare, i
pëlqente shumë. Ronaldinjo
në jetën private shquhet si
një feminist, madje gjatë periudhës
kur luante te Barcelona,
përfundoi për një kohë
të gjatë në faqete para të
gazetave, jo vetëm për golat
që bënte, por edhe për numrin
e madh të të dashurave.
Pak para se të largohej nga
skuadra katalanase, u fol se
braziliani kishte një lidhej
intime edhe me vajzën e ishtrajnerit
të Barcelonës, Frenk
Rajkard, madje kjo histori
kishte ndikuar edhe në marrëdhëniet
mes tyre.

i paska ra shejit
-
- I lindur KuqeBlu
- Posts: 3657
- Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
- Location: angli
- Contact:
Re: Lajme mbi kombëtaren
video e ndeshjes shqiperi milan http://www.youtube.com/watch?v=w04DeJ5FG1s
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.
[/color]
[/color]
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
Mediat italiane: Shqipëria I dha Milanit 1.7 mln euro
15 Maj Sipas shtypit të vendit fqinj, kuqezinjtë kanë përfituar nga “vizita” në Tiranë më shumë se në ç’do vend tjetër
Milani mbush sërish arkat me “vizitën” 10-orëshe në Shqipëri. Për ndeshjen e dytë të trofeut “Taçi Oil”, klubi kuqezi është paguar 1,7 milionë euro. Shifra është e njëjtë me atë të shtatë muajve më parë kur gjigantët italianë luajtën me Tiranën në miqësoren e 14 tetorit, ku bardheblutë fituan me rezultatin 2-1. Shifra është konfirmuar gjatë pasdites së të martës nga të dërguarit e redaksisë së sportit të kanalit “Italia 1”. Kjo u konfirmua në lidhjen direkte me emisionin “Studio Sport” ku të dërguarit e “Mediaset”-it, Xhampaolo Gerrarduçi, Sebino Nela dhe Karlo Pelegati e bënë të ditur. Fatura shihet si një prej më të lartave të paguara për të luajtur miqësore me Milanin, madje ajo ua kalon edhe sheikëve arabë. Afro një muaj më parë, më saktësisht më 4 mars 2009, skuadra e yjeve e drejtuar nga trajneri Karlo Ançeloti ka udhëtuar drejt Katarit për një ndeshje me As Sad. Edhe në atë rast, krerët e ekipit që ka fituar më shumë trofe në botë i dhanë më shumë rëndësi marketingut: kuqezinjtë fituan 2-1 (gola te Patos dhe Antoninit), sheikët mbetën të lumtur, ndërsa arkave të klubit i’u shtuan 1 milionë euro. Pra, me llogari të thjeshta, shifra për ndeshjen ndërmjet Kombëtares “B” dhe Milanit është 700 mijë euro më e lartë. Për t’u theksuar janë edhe shifrat më të ulëta të përfituara në miqësoret e luajtura me ekipe të njohura europiane. Për ndeshjen me Hamburgun në Dubai, skuadra e cila renditet e dyta në Serinë A, u pagua 500 mijë euro, ndërsa për miqësoret me Hanoverin dhe skocezët e Gllasgou Rejnxhërs ata përfituan 600 dhe 800 mijë euro. Natyrisht që udhëtimet më fitimprurëse për klubin kanë qenë ato drejt Tiranes. Për një total prej 20 orësh qëndrimi në kryeqytetin shqiptar, brenda një sezoni futbollistik u përfituan plot 3,4 milionë euro. Ashtu si për të gjitha miqësoret, edhe për takimin e të martës në “Qemal Stafa” që u zhvillua në mes të kampionatit, Galiani&Co janë kritikuar mjaft nga mediat italiane. Megjithatë, administratori nuk është dukur aspak i shqetësuar. Përpara nisjes nga Milano dhe gjatë konferencës për shtyp në hotel “Sheraton”, numri 2 i Milanit nënvizoi se skuadra ka oferta për miqësore nga qytete të ndryshme të botës.

a dihet gja kush i ka dhan milanit 1 milion e 700 mije euro.
tachi a?
te shkaterrosha taqi ,se ma mire me ia llan femijeve jetima shqiptare sesa milanit multi miliardera.
edhe 1 here ,te shkaterrosha taqi oil
tachi a?
te shkaterrosha taqi ,se ma mire me ia llan femijeve jetima shqiptare sesa milanit multi miliardera.
edhe 1 here ,te shkaterrosha taqi oil
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Lajme mbi kombëtaren
jane shifra me taman te cmendura
me 1.7 milione euro kishte hap fabrika e biznese me punese njerez e plus kishte mujt me ba nej fushe sportive qe ti vijne ne ndihme ekipeve komtare
nese asht leku i tij e din aj qa ban
me 1.7 milione euro kishte hap fabrika e biznese me punese njerez e plus kishte mujt me ba nej fushe sportive qe ti vijne ne ndihme ekipeve komtare
nese asht leku i tij e din aj qa ban
i perjashtuar
-
- Tifoz nderi
- Posts: 11278
- Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
- Skuadra: Ajax Vllaznia
- Location: Amsterdam Holland
Re: Lajme mbi kombëtaren
Josip Kuzhe, pasuesi i Ari Hanit?
Kroati njihet për pasionin e tij për paratë, për të cilat braktisi Ruandën. “Kumarxhiu”: “Kam stërvitur Bogdanin, Bariç më rekomandoi Shqipërinë”
“I kam të gjitha cilësitë e duhura për të drejtuar Shqipërinë, për të përzgjedhur lojtarët dhe bërë një ekip të mirë. Synimi im është që ta përmirësojë sa më shumë këtë ekip. Kam ambicie të mëdha”. Deklarata është e trajnerit kroati Josip Kuzhe (57 vjeç, 27 vjet eksperiencë si trajner), që mesa duket ka fituar “betejën” me bashkëkombasin e tij Ilija Lonçareviç (65 vjeç) dhe austriakut Peter Pakult (50 vjeç) për vendin vakant në krye të Kombëtares pas shkarkimi të holandezit Ari Han (15 prill 2009).
Ish-trajneri kampion i Dinamos së Zagrebit (2006), por me një eksperiencë punë në Gjermani, Australi e Japoni, i vlerësuar si një teknik inteligjent, pati një takim “kokë më kokë” me presidentin e Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, me të cilin mesa duket ka gjetur dhe akordin formal, që rezultoi edhe një konferencë të improvizuar shtypi në ambientet e selisë së futbollit shqiptar, ku shfaqi edhe disa nga idetë e tij.
“Gjithë kohës që Oto Bariç ka qëndruar në Shqipëri, kam ndjekur vazhdimisht rezultatet e kombëtares suaj. Bariç më ka folur gjithmonë shumë mirë për futbollin shqiptar. Ishte ai që më shprehu dëshirën që unë të bëhesha trajneri i Shqipërisë, duke më shpjeguar shumë gjëra të tjera”, - tha Kuzhe, për të cilin ka dhënë konsiderata pozitive edhe ish-trajneri i Kombëtares shqiptari, Oto Bariç.
“Synimi më i madh për mua është, që nëse do të jem në krye të Shqipërisë, parësore është të kem rezultate. Oto Bariç më ka shpjeguar që me Shqipërinë mund të kesh arritje të mëdha”, - thkesoi Kuzhe.
Tekniku i ri (me 90 përqind Kuzhe), i pesti që do të drejtojë Shqipërinë që nga viti 2002, do të udhëheqë Kombëtaren shqiptare të futbollit për tri ndeshjet e mbetura për eliminatoret e Botërorit 2010 e komplet fushatën kualifikuese të Kampionatit Europian 2012.
Kuzhe, një adhurues i yllit të Milanit, brazilianit Kaka, ka pranuar mesa duket 300 mijë eurot e kontratës e e me “sakrificën” për ca muaj më shumë qëndrimi në “karantinën” shqiptare.
“Kam qenë unë ai që kam marrë Erjon Bogdanin të Rijeka në vitin 1999, duke besuar se ai ishte një lojtar i talentuar. profili që unë kam në kokë për një futbollist si Erion Bogdani, më ndihmon shumë për të krijuar një ide për lojtarët e tjerë shqiptarë.
"Mua më pëlqen individualizmi te lojtarët dhe për këtë mund të them se lojtarët shqiptarë janë individualistë të mirë. Janë të bukur në lojën e tyre, janë atraktivë. Por në anën fizike, pra të kondicionit të tyre, janë mundësitë për t’u përmirësuar”.
Më 6 qershor, Shqipëria do të ndeshet me Portugalinë për eliminatoret e Botërorit, dhe trajneri i ri ka vetëm 20 ditë në dispozicion për të përgatitur ndeshjen, teksa është e natyrshme që lista e lojtarëve do t’i propozohet nga FSHF-ja.
“Synimi më i madh për mua është, që nëse do të jem në krye të Shqipërisë, parësore është të kem rezultate. Oto Bariç më ka shpjeguar që me Shqipërinë mund të kesh arritje të mëdha. Siç e tha edhe presidenti (Duka), unë jam një nga kandidatët e mundshëm për të drejtuar kombëtaren.
"Nëse do të jem trajner i Shqipërisë, vij për dy arsye tepër të forta: së pari, për anën profesionale dhe së dyti, dua të fitoj në drejtimin e Shqipërisë. Dua të arrij rezultate shumë të mira. Jam i lumtur nëse do të jem dhe se dua që të jetoj në Shqipëri, për t’i njohur sa më mirë njerëzit këtu. Dua që të ndihem mirë dhe të punoj për të arritur rezultate, sepse Shqipëria ka shumë talente”.
Kuzhe, i njohur edhe nofkën “kumarxhiu”, për shkak të pasionit të tij të hershëm për ruletin, ka drejtuar vetëm për pak muaj përfaqësuesen e Ruandës (tetor 2007-janar 2008), pavarësisht se federatën e vendit afrikan kishte nënshkruar një kontratë 3-vjeçare, duke zëvendëduar në detyrë gjermanin Mikael Nees, pasi ky i fundit nuk arriti ta kualifikojë Ruandën në finalet e Kupës së Afrikës 2008.
Në turneun e parë me Ruandën (Sesafa Cup të luajtur në dhjetor 2007 në Tanzani), arriti ta shpallë skudrën e tij nënkampione, duke humbur me penallti pas rezultatit 2-2 në kohën shtesë. Kuzhe tha atëherë për radion britanike “BBC”, se ai ndihej krenar për arritjen e tij.
“Ne humbëm me penallti, pavarësisht se ne e meritonim të fitonim. Është një arritje e madhe për ne të arrijmë në finale. Tani ne duhet të përgatisim ekipin për kualifikueset e Kampionatit Botëror 2010”.
Gjithsesi, Kuzhe e braktisi Kombëtaren e Ruandës (6 ndeshje; 4 fitore, 1 barazim, 1 humbje) pas vetëm dy muajsh punë, për t’ui drejtuar Japonisë, nga ku mori një ofertë prej 270 mijë eurosh në sezon prej JEF Junaitid.
Sipas deklaratave të Kuzhes në gazetën kroate “Jutarni List”, ndarja me Ruandën ishte miqësore, ndërkohë që theksoi se “kaloi dy muaj të shkëlqyer në Ruanda, por nuk mund të refuzonte ofertën surprizuese të Japonisë”.
Kuzhe u shkarkua nga drejtimi i skuadrës japoneze pas vetëm katër muajsh punë pas një humbjeje 3-0 kundër Uravës. Gjithsesi, Kuzhe gëzoi simpatinë e disa trajnerëve në Japoni. “Ai e nisi punën nga zero, pasi ekipit iu larguan disa lojtarë, por dhe klubi ndryshoi gjithë stafin e presidentin”, - tha Gertt Engels, trajneri i Uravës.
Ende nuk dihet më saktësi, nëse do të jetë Kuzhe trajneri i Shqipërisë, dhe a do ta braktisë ai Kombëtaren tonë, nëse ndonjë ekip do t’i ofronte pak më shumë se 300 mijë euro për dy vite punë.

vetem serb na afrohen
marre me i ndi kush
po ky duka a tha qe a vendos trajneri po asht e drejta e sekretarit te federates me ba publik emrin e tij
kjo pune ka tash dy jave