Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 11 May 2009 , 17:49

“Dua ta fitoj titullin me 4 pikë para Tiranës”


Vllaznia ka arritur të fitojë përballë kundërshtarit, që për të ishte më i forti i këtij sezoni, Dinamos. Ashtu si në dy takimet e tjera, ku të dyja skuadrat janë ndeshur si për kampionat, ashtu edhe për Kupë, skuadra shkodrane ka pasur vështirësitë për të marrë në fund të këtij takimi tri pikë shumë të çmuara për vazhdimësinë. Tekniku i Vllaznisë, malazezi Dervish Haxhiosmanoviç, e ka vlerësuar së tepërmi Dinamon, madje e ka vlerësuar edhe më shumë se Tirana, që është rivalja kryesore për titull. Mbase një vlerësim i tillë është edhe “diplomatik”, ngaqë javën që vjen blutë do të ndeshen me Tiranën dhe nuk përjashtohet mundësia që t’u bëjnë ndonjë dhuratë shkodranëve. “Rëndësi ka për ne fitorja dhe marrja e tri pikëve, sepse luanim ndaj Dinamos, që për mendimin tim është skuadra më e mirë e kampionatit, - shprehet fillimisht ‘Deda’. – Vllaznia para këtij takimi duhet të thuhet se ishte disi nën presion, ngaqë me këtë skuadër kishim bilanc negativ këtë sezon. Një tjetër rezultat përveç fitores për ekipin tonë do të ishte një shkatërrim në këto momente. Megjithatë, unë them se e merituam plotësisht fitoren. Por e kishim të qartë se, nuk do të ishte absolutisht një takim i lehtë”, ka vazhduar tekniku, i cili duket se jo vetëm ka mposhtur një nga kundërshtarët më të frikshëm të kuqebluve në këtë sezon, por ka thyer së bashku me ekipin kuqeblu “tabunë” dinamovite në fushën e blertë të “Loro Boriçit” këtë sezon.


Loja

Shkodranët edhe në takimin e së shtunës kanë vuajtur shumë përballë një rivali me kualitete si Dinamo. Për shkodranët, ky ka qenë edhe takimi më i vështirë gjatë kësaj faze në “Loro Boriçi”. Kuqeblutë jo pak, por madje në shumë raste në këtë takim kanë pasur fatin me vete, sepse kanë shfaqur dy tablo. Megjithatë, fitorja duket se ka mbyllur gjithçka madje, edhe gabimet e bëra nga lojtarët shkodranë. “Kjo ishte një ndeshje me dy tablo. Goli në fund të pjesës së parë na dha qetësinë, të cilën duhet ta administronim mirë gjatë pjesës së dytë. Dhe pikërisht në këtë pjesë, lojtarët i druheshin pësimit të një goli, që do të ishte fatal për ne dhe u tërhoqën prapa në mënyrë të pakuptimtë. Për fat nuk pësuam dhe e mbyllëm ndeshjen me fitore. Kjo ishte ajo që duhej dhe që ka mbyllur gjithçka”, tha “Deda”. Dje kuqeblutë kanë bërë pushim, ndërsa sot kanë nisur përgatitjet.


Javët e mbetura

Për kuqeblutë, tani gjithçka do të zgjidhet vetëm në ndeshjen e fundit. Pavarësisht se dinamovitët kanë dhënë më të mirën e tyre në Shkodër, edhe pse me disa mungesa, në qytetin verior ka pak që besojnë se ekipi i Muçës do të bëjë të njëjtën gjë edhe ndaj Tiranës, megjithatë kështu nuk e mendon malazezi kuqeblu. “Për ndeshjet e mbetura nga ne kërkohet të bëhet përsëri maksimumi. Këtë duhet ta bëjmë ndaj Lushnjës dhe pastaj ndaj Tiranës. Kuptohet që dëshira do jetë, pse jo të shkojmë me katër pikë në ndeshjen e fundit me Tiranën, por edhe me një do tentojmë të njëjtën gjë, të fitojmë në takimin e fundit me bardheblutë dhe të shpallemi kampion. Unë kam besim tek arritja e këtij titulli, që do të ishte i dyti për mua me këtë ekip”, përfundon fjalën e tij trajneri i ekipit shkodran, Dervish Haxhiosmanoviç


STËRVITJA

Vllaznia dje ka qenë tërësisht pushim. Shkodranët kanë kaluar me sukses një takim shumë të lodhshëm dhe me shumë presion ndaj Dinamos. Një ditë pushimi, që ka qenë mëse e domosdoshme për ekipin shkodran. Mirëpo për kuqeblutë, kjo do të jetë dita e vetme e pushimit deri pas përfundimit të takimit me Lushnjën. Ata pritet t’u kthehen sot seancave stërvitore, që do t’i zhvillojnë në fushën e stërvitjes së këtij ekipi në Shtoj. Seanca e parë pritet të fillojë sot rreth orës 17:00.

Panorama

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:11

Koniaspor bën “pazar” te Vllaznia
12 Maj Presidenti dhe menaxheri i skuadrës së superligës turke janë “sistemuar” në Shkodër dhe kanë ndjekur dy ndeshjet e fundit të shkodranëve



Bashkëpunimi i futbollit shkodran me atë turk ka gjasa të thellohet edhe më shumë. Përpos trasnfertës së fillimsezonit me treshen Sukaj-Teli-Lika, ku ky i fundit vazhdon të jetë pjesë e suksesshme e kampionatit turk, si dhe të një binjakëzimi në mes klubit Vllaznia dhe Haxhitepe të Turqisë, një tjetër bashkëpunim i frytshem duket se do të jetë në ditët në vazhdim në mes klubit kuqeblu dhe atij turk të Koniaspor. Drejtues të këtij klubi po tregojnë një interes shumë të madh për klubin kuqeblu të Vllaznisë. Brenda pak ditësh ato kanë ndjekur dy ndeshje të rëndësishme të Vllaznisë, fillimisht atë për kupë, gjysëmfinalen e dytë të zhvilluar në stadiumin “Qemal Stafa”, dhe më pas atë të javës së fundit të kampionatit të superligës Vllaznia-Dinamo, luajtur të shtunë e kalaur në “Loro Boriçin” e Shkodrës. Të shoqëruar nga menaxheri shkodran Dritan Gjyrezi (I cili nuk ka shumë që është licensuar si menaxher i FIFA-s), dy përfaqësuesit e klubit të Koniasporit, presidenti dhe menaxhei i këtij klubi, kanë qenë të sistemuar në vendet VIP të stadiumit të qytetit të Shkodrës duke e ndjekur ndeshjen përkrah presidentit të Vllaznisë Valter Fushaj, me të cilin duket se lidhjet me të janë të afërta. Fushaj është parë të mbërrijë në stadiumin “Loro Boriçi” përpara ndeshjes Vllaznia-Dinamo nën shoqërinë e homologut të tij turk. Edhe në minutat e pushimit të pjesës së parë turqit e Koniasporit kanë komunikuar prej së afërmi me presidentin shkodran. Ndërkohë që, më pas, në mbyllje të ndeshjes, biseda ka vijuar të jetë më e gjatë. Në një prononcim për “Sport Ekspres”, presidenti i klubit turk pranoi se prania e tij në Shkodër dhe kryesisht në ndjekje të ndeshjeve të Vllaznisë është me një mision të caktuar. Pasi në shënjestrën e tyre janë disa futbollistë të Vllaznisë, emrat e të cilëve për momentin nuk dëshironte t’I bënte publik. “Do të ndjekë edhe dy ndeshjet e fundit të ekipit Vllaznia, atë me Lushnjen në Shkodër dhe Tiranën në kryeqytet, dhe më pas do të ulemi me presidentin e Vllaznisë Fushaj për të biseduar se çfarë mund të bëjmë në lidhje me ofertën që do të ofrojmë për disa futbollistë, emrat e të cilëve thuajse ne i kemi fiksuar. Por do të presim edhe në këto dy ndeshje për qenë më të saktë në vendimet tona”, tha presidenti i klubit Koniaspor.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:13

cfare bashkepunimit asht ky mor vellezer.

skuadra turke po na i merr tan lojtaret fitin tjeter.

te pakten te qojme kupen kete vit ,se vitin tjeter kam friker se do luftojm per me ndej ne superlige ishtu si ia ka nis fushaj :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:19

Ne pikët i marrim me meritë”
12 Maj Presidenti i Vllaznisë, Fushaj, i bindur tek suksesi i skuadrës së tij

Njëshi i klubit shkodran: “Edhe pse me minuta drithëruese, me Dinamon e kemi fituar në fushë”





Gjatë të gjithë javës së pragndeshjes kundër Dinamos, në kampin shkodran ka pasur një preokupim jo të vogël në lidhje me përballjen e radhës, gjë që në fakt e vërtetuan më së miri edhe 90 minutat e luajtura në stadiumin “Loro Boriçi”, të cilat u shoqëruam me emocione të mëdha. Përballë një Dinamoje, nga e cila Vllaznia është mundur dy herë radhazi në këtë sezon në shtëpi, këtë radhë ajo ka ditur të triumfojë, ndonëse me vështirësi, tre pikëshi i fituar ka qenë mëse i merituar. i këtij mendimi janë të gjithë pjestarët e kampit kuqeblu, dhe së bashku me to edhe presidenti i tyre Valter Fushaj, i cili ka vlerësuar lojën e futbollistëve kuqeblu në këtë takim, që sipas tij kanë bërë më të mirën e tyre për të marrë rezultatin pozitiv. “Ishte një fitore e merituar e Vllaznisë, e cila u arrit në një ndeshje shumë e fortë, pasi dihet se me Dinamon në këtë sezon nuk ka ecur, kur na ka marrë dy fitore në Shkodër”, thotë presidenti shkodran Valter Fushaj. Duke u futur në detaje të këtij takimi, Fushaj thotë se takimi i luajtur të shtunën pasdreke në stadiumin “Loro Boriçi” në mes Vllaznisë dhe Dinamos, ishte një ndeshje e hapur, ku ekipi mik, i cili e përmirësoi ndjeshëm lojën në pjesën e dytë, edhe mund të barazonte nga çasti në cast. Sipas tij, rezultati pozitiv në këtë ndeshje u arrit pasi skuadra që ai financon, ishte shumë e motivuar për të marrë fitoren dhe këtë objektiv ajo e arriti më së miri. Por, për presidentin Fushaj, në fitoren e arritur ndaj Dinamos një meritë ka edhe publiku shkodran, i cili këtë radhë ka qenë me të vertetë shumë i zjarrtë në mbështetje të skuadrës së zemrës, ndaj gjen rastin t’i përshendesë për inkurajimin që po i japin skuadrës në këtë sezon. 1-shi shkodran shpreson që Vllaznia do t’ia shpërblejë me fitoren e titullit kampion kombëtar në këtë sezon për realizimin e të cilit kanë mbetur edhe dy sfida shumë të rëndësishme. Kur të gjithë mendojnë për ndeshjen e fundit të kampionatit, atë Tirana-Vllaznia që mbyll edhe krejt sezonin futbollistik, njëshi i klubit kuqeblu, tërheq vemendjen se përpara supersfidës së kryeqytetit, është edhe një tjetër ndeshje shumë e rëndësishme, e cila edhe pse duket e lehtë, ngaqë përballë është një skuadër e katit të poshtëm të tabelës, për Fushajn është shumë e rëndësishme, pse jo edhe e vështirë për t’u kaluar. Lushnja luan kartën e fundit në Shkodër për fatin e mbijetëses dhe këtë e dinë mirë të gjithë në Shkodër, që në të tilla raste është po aq e vështirë të luash sa përballë një ekipi pretendent për titull. Pas një dite pushim, skuadra që sot do të fillojë të mendojë shumë seriozisht për këtë ndeshje, jo vetëm në aspektin tekniko-taktik, por në të njëjtën kohë edhe në anën psikologjike, në mënyrë që ditën e shtunë skuadra të jetë e parapërgatitur në të gjitha aspektet e saj për ta kaluar me sukses dhe këtë provë të fundit përpara betejes finale për titull me Tiranën. Megjithatë, edhe pse në gjykimin e të gjithëve, si dhe të vetë Fushajt, Vllaznia-Lushnja është një takim i vështirë, pasi lushnjarët do të japin maksmimun e tyre për mbijetesën në Superligë. Presidentin shkodran është i bindur se Vllaznia nuk do të tolerojë duke marrë patjetër një fitore trepikëshe, pasi për të nuk ka asnjë alternativë tjetër në rrethanat që ajo gjendet, pasi çdo rezultat tjetër do të shkatërronte planet e Vllaznisë për fitimin e titullit kampion, kur ajo është më afër se kurrë një objektivi të tillë.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 11 May 2009 , 18:29

Gjthça varet te Walter W. Fusha. Nqs nuk i fut tana lekt ne xhep, e i shpenzon shumicen per me ble lojtae te tjere te forte bashkpunimi per ne si tifoza asht i mire. Nqs i fut tana ne xhep asht i mire vetem per te.

Lojtare si Shtupina dihet qi kan me ike jashte se jane talenete, e me pak stervitje te mire qi i bajn te hujt ai bahet lojtar nder ma te miret e komtares tone

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:51

Tifozët
Në Shkodër besojnë te finalja
Pak nga tifozët shkodranë pas përfundimit të takimit mes Vllaznisë
dhe Dinamos, mendojnë se blutë do të shfaqen të tillë edhe në
ndeshjen e javës së ardhme përballë Tiranës. Ata vlerësojnë luftë,
atë që bëri ekipi i Muçës në stadiumin e tyre, pasi më parë kanë
vlerësuar pikërisht atë që është quajtur e padrejtë prej drejtuesve të
Tiranës. Lufta e fortë që bëri Besa, para dy javësh ndaj Tiranës
është quajtur prishje kampionati, ndërsa ajo që bëri ditën e shtunë
ekipi i Dinamos, pavarësisht rezultatit, mund të ketë po të njëjtin
emër. Por shkodranët këtë e quajnë pjesë të kampionatit. Paçka se
ambiciet e Besës, apo Shkumbinit deri para përfundimit të takimit të
Kupës ishin për një vend në Kupat e Evropës, ndërsa dinamovitët në
Shkodër nuk kishin asnjë objektiv për të arritur, pasi ata mund të
pozicionohen vetëm në vend të tretë në fund të këtij sezoni. Prandaj
në Shkodër tifozeria mendon se, gjithçka përsa i përket kampionatit
do të diskutohet deri në takimin e fundit, aty ku Tirana dhe Vllaznia
do të ndeshen mes tyre. A. Uruçi

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Admin » Mon, 11 May 2009 , 20:47

Kta vizita per merkato para se me maru kampionati nuk asht pozitive se i "habit" lojtaret.
Sdq tesh asht biznes gjithcka e nqs ik ndoj lojtare, skena ca me ba, problemi asht qe kta lek qe fitohen te investohen ne lojtare te tjere!!!
Vllaznit Ultras

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Mon, 11 May 2009 , 21:51

Admin wrote:Kta vizita per merkato para se me maru kampionati nuk asht pozitive se i "habit" lojtaret.
Sdq tesh asht biznes gjithcka e nqs ik ndoj lojtare, skena ca me ba, problemi asht qe kta lek qe fitohen te investohen ne lojtare te tjere!!!
edhe une mendoj si admini
nuk e shof pozitive aspak kete pune duke dit sa amatore i kena dhe futbollistet tone
gjithsesi nje gja dihet
asht ba e modes qe 10 ikun e 12 vijne
shpresoj qe shtupina te rrine dhe nje vit sepse smendoj se me kete sezon te quhet messi i ri
edhe pse ka tregu talentin e tij do bante mire te rrite dhe nje sezon
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 12 May 2009 , 22:23

Vllaznia/Kuqeblutë kërkojnë të kalojnë me sukses edhe sfidën e fundit para finales

‘Kam më frikë Lushnjën se Dinamon’
Veterani Grima: Duhet të bëjmë kujdes me myzeqarët, pasi luftojnë për mbijetesë

Pasi kanë kaluar me
sukses Dinamon,
kuqeblutë kanë filluar
të mendojnë për sfidën e
radhës, që do ta zhvillojnë
sërish në “Loro Boriçi” me
Lushnjën. Shkodranët janë të
vendosur që të mos e lëshojnë
më kreun, ndaj po përgatiten
intensivisht. Për portierin
veteran të ekipit, Armir Grima,
kundërshtarit të radhës
do t’i kushtohet i njëjti
vlerësim dhe impenjim si Dinamos.
Nëse dinamovitët luanin
thjesht një takim prestigji
ndaj Vllaznisë, lushnjarët
do të luajnë në Shkodër
për të realizuar objektivin, që
është qëndrimi në Superiore.
Ndaj për kuqeblutë, takimi i
radhës nuk është aq i lehtë
sa mendohet. Megjithatë i
gëzon fakti që do të luajnë
brenda në shtëpi dhe përballë
tifozërisë së tyre.
Portieri
“Fitorja e së shtunës me
Dinamon ishte më se e merituar
nga ana jonë. Megjithatë,
tashmë e kemi hedhur
pas krahëve dhe kemi filluar
të mendojmë vetëm për
kundërshtarin e kësaj jave,
Lushnjën, në mënyrë që ta
kalojmë me sukses edhe këtë
sfidë. I kemi vlerësuar maksimalisht
verdhejeshilët,
pasi nuk kemi pse të nisemi
nga pozicioni që mbajnë në
tabelën e klasifikimit. Ashtu
si me blutë, edhe me djemtë
e Gjylës do të synojmë tri
pikët, sepse kështu do ta
kemi më të lehtë rrugën drejt
titullit kampion. Megjithatë
jemi të ndërgjegjshëm se nuk
do ta kemi aspak më të
thjeshtë me Lushnjën, sesa e
kishim me dinamovitët. Kjo
për faktin se myzeqarët luajnë
për mbijetesë, e do të
kërkojnë me çdo kusht pikët
e plota. Por ne nuk do ta lejojmë
Lushnjën të na marrë
pikë brenda në shtëpi”, u
shpreh gardiani i shkodranëve
Armir Grima, i cili
ka bërë një paraqitje të mirë
këtë sezon.
Qetësia
Kuqeblutë duhet ta
mbajnë deri në fund të sezonit
këtë ritëm, për të qenë
më të qetë përpara takimit
të fundit që do ta luajnë në
“Qemal Stafa” me Tiranën.
“Nuk duhet ta nënvlerësojmë
Lushnjën, pasi kemi
nevojë për pikë më tepër se
kurrë. Në të kundërt, do ta
kemi tepër të vështirë rrugën
drejt titullit. Pra, me pak
fjalë, çdo hap fals do të ishte
fatal për ne. Megjithatë,
kam besim të plotë se do
vazhdojmë ta mbajmë këtë
ritëm deri në fund të sezonit”,
vijoi më tej portieri
Grima.Tirana
Pavarësisht ndeshjes së
radhës me Lushnjën, në Shkodër
të gjithë mendojnë për
sfidën e fundit të kuqebluve
me Tiranën, për të cilën portieri
veteran e me mjaft eksperiencë
thekson se duhet të
mendohet vetëm në javën e
fundit të kampionatit. “Për
Tiranën duhet të mendojmë
vetëm në fillim të javës tjetër.
Për ne është një takim
shumë i rëndësishëm dhe të
gjithë e dimë se sa vlerë ka
në këtë fund kampionati.
Megjithatë më parë duhet të
kalojmë me sukses Lushnjën,
pastaj të mendojmë për bardheblutë.
E rëndësishme është,
që në përballjen e fundit
diferenca me kundërshtarin
tonë të mos jetë një pikë”,
përfundoi Grima.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 12 May 2009 , 22:24

Finalja


Drejtuesit, asnjë
mendim për gjyqtarin
Drejtuesit e klubit kuqeblu ende nuk e kanë vendosur
se kush do të jetë gjyqtari që do të arbitrojë takimin
e fundit me Tiranën. Pavarësisht se shkodranët besojnë
te gjyqtarët e huaj, në radhët kuqeblu ende nuk ka dalë
ndonjë gjë e tillë. Nga burime pranë presidencës dhe
drejtuesve të tjerë të klubit, mësojmë se ky është një vendim
që do të merret në ditët në vazhdim. Vllaznia dhe
Tirana gjatë këtij sezoni shpeshherë kanë bërë rokadë
me njëra-tjetrën, derisa kuqeblutë në javën e 30-të të
kampionatit arritën të merrnin kreun.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 12 May 2009 , 22:27

ky lajm nuk duhet me u vu ketu por ia vlen sepse asht shum i randesishem per sulmin shkodran qe flamurtari do te na marri kete vit me 50 perqind

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 12 May 2009 , 22:29

Në Vlorë, tani mendojnë
për merkaton evropiane
Sulmuesit Sinani e Sukaj janë të preferuarit e stafit teknik
Flamurtari/Shikohet për blerje, pas shitjes së talenteve




Pas fitimit të trofeut të
Kupës së Shqipërisë,
tashmë në klubin
vlonjat po mendojnë seriozisht
për një merkato sa më
të mirë, çka do të mund ta
përfaqësonte denjësisht Flamurtarin
në Kupën UEFA, që
në vijim do të quhet si Liga e
Evropës. Burime të sigurta
në kampin kuqezi bëjnë të
ditur për “Panorama Sport”
se, stafi teknik ka piketuar
që tani lojtarët, të cilët do
të përqendrohen në merkato.
Përveç kësaj, klubi vlonjat
po punon edhe për
shitjen e talenteve që ka në
ekip, si Hair Zeqiri dhe
Franc Veliu, të cilët kërkohen
nga klube jashtë vendit.
Megjithatë, kur duhen
edhe dy javë nga përfundimi
i kampionatit, përforcimi
i grupit mbetet objektivi
primar.
Preferencat
Mësohet se stafi teknik,
me në krye trajnerin Eqerem
Memushi, ka si synim
përforcimin e ekipit me
lojtarë të repartit sulmues.
Kështu, paraqitja e Flamurtarit
në Kupat e
Evropës, por edhe objektivi
për të qenë një
skuadër pretendente në
sezonin e ardhshëm, ka
bërë që sytë të drejtohen
te sulmuesit Vioresin Sinani
dhe Xhevahir Sukaj.
Të paktën, këto janë zërat
që qarkullojnë pranë drejtuesve
të klubit vlonjat.
Për dy sulmuesit shkodranë,
që aktualisht janë
pjesë e Vllaznisë, duket e
vështirë ardhja e tyre te
Flamurtari, por kjo nuk
është e pamundur.
Burime jozyrtare pranë
klubit, bëjnë të ditur se
drejtuesit e Flamurtarit
janë të gatshëm t’u plotë-
ARTUR DEMAJ
sojnë shkodranëve çdo
kërkesë, në mënyrë që ata
të jenë pjesë e vlonjatëve
në sezonin e ardhshëm.
Nuk do shumë për t’u
kuptuar, sepse ambiciet e
presidentit të Flamurtarit,
Shpëtim Gjika, janë
rritur dhe një ekip që
lufton për titullin, kryebashkiaku
vlonjat duket
se e ëndërron. Kupa mesa
duket po shërben si një
pikënisje, ndërkohë që
tani në klub po mendohet
për projekte të mëdha, të
cilat mbeten për t’u parë
në vazhdimësi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 12 May 2009 , 22:30

Lojtarët
Me dy sulmuesit që janë
piketuar, Sinani dhe Sukaj,
pritet që të nisin tratativat
që tani, edhe pse shkodranët
janë të preokupuar
për t’u shpallur kampionë,
çka do t’u mundësonte përfaqësimin
në Ligën e Kampionëve.
Synimet e drejtuesve
janë që të ndërtojnë
një skuadër kompetitive
dhe me lojtarë cilësorë shqiptarë,
të cilët njohin mirë
kampionatin vendës. Por
për lojtarët, natyrisht pritet
të shikohet edhe nga tregu
i huaj, teksa vlen për t’u
përmendur se aktualisht
vlonjatët kanë në përbërje
katër kroatë.
Fakti që Flamurtari është
në Evropë do të shfrytëzohet
mësë miri nga klubi,
për të vjelë të ardhura. Objektivi
kryesor mbetet kalimi
i një turi kualifikues dhe
për këtë duhen disa prurje
cilësore. Në klub janë të bindur
se nuk do të ngurrohet
për të kërkuar lojtarët më të
mirë të kampionatit shqiptar
dhe preferenca për
Sinanin e Sukajn nuk shikohet
si ndonjë çudi. Përderisa
mundësitë financiare
janë, atëherë priten edhe
hapat ambiciozë. Gjithçka
mbetet për t’u parë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 12 May 2009 , 22:31

ishalla nuk asht e vertete :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 13 May 2009 , 17:39

ska force vlona me ble keto lojtare
friken ja kam tiranes e dinamos
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 18:02

goldi.

tirana dhe dinamo nuk kan nevoje per sukajn dhe sinanin.

ja kam friken ma shum vlonjateve

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 18:03

Kuqeblutë: Ne, më të motivuar se Lushnja


Autori: Gjergj Kola
Data: 13/05/2009
Version Print


Futbollistët e Vllaznisë ndiejnë keqardhje për lushnjarët, por u duhet të luajnë për titull

Nëse humbasin këtë të shtunë ndaj Vllaznisë, sigurisht që për Lushnjën shanset e mbijetesës në superligë zvogëlohen shumë. Kjo nga renditja aktuale, por edhe nga ajo çfarë parashikohet në vazhdimësi për rivalët e tyre, që praktikisht kanë ndeshje më të lehta. Por shkodranët, pavarësisht keqardhjes që shprehin për këtë situatë ku ndodhen kundërshtarët e tyre të kësaj jave, e kanë bërë të qartë se nuk mendojnë shumë për ta, por vetëm për veten e tyre.

“Pavarësisht pozicionit të kundërshtarit, që rrezikon shumë rënien nga kategoria, ne nuk ndikohemi fare nga ky faktor, sepse mbi të gjitha na duhet fitorja jonë. Ashtu si ndaj Dinamos, do të kërkojmë me çdo kusht fitoren edhe ndaj Lushnjës dhe besoj se do t’ia arrijmë, sepse duam të shkojmë në ndeshjen e fundit të kampionatit, duke qenë në vend të parë në renditje,” ka thënë trajneri Haxhiosmanoviç.

Duket qartë se nuk ka aspak nënvlerësim, siç mund të ndodhë në raste të tilla, nisur nga fakti se skuadra e vendit të parë në renditje luan me një që është në pozicionet e fundit. Tashmë ato që duhen më shumë se gjithçka tjetër janë pikët. Dhe Vllaznisë i duhen edhe katër të tilla. Minimumi për të qenë ajo kampione e sezonit 2009 2009. Llogaritë bëhen të tilla që tri pikë do t’i marrin ndaj Lushnjës dhe të paktën një në ndeshjen e fundit me Dinamon.

Por njëri nga titullarët kryesorë të skuadrës kuqeblu, Amarildo Belisha, bën apel për kujdes në prag të ndeshjes së kësaj jave me lushnjarët. Ai i vlerëson së tepërmi, sidomos trajnerin Gjyla, dhe prandaj thotë: “Duhet të bëjmë shumë kujdes ndaj Lushnjës. Unë e njoh personalisht trajnerin e saj Gjyla dhe dua të them se është shumë i veçantë për nga mënyra si i karikon futbollistët e tij, si i motivon ata.

Dhe kuptohet që ndaj nesh Lushnja luan për gjithçka. Duke qenë kështu, Vllaznia duhet të bëjë shumë kujdes në këtë ndeshje, sepse gabimi mund të na kushtojë rëndë.” Për shkodranët gjërat vështirësohen, nisur edhe nga fakti se ata nuk do t’i kenë të gatshëm të gjithë lojtarët.

Kështu, mbrojtësi Smajli dhe mesfushori Nallbani kanë plotësuar numrin 3 të kartonëve të verdhë dhe për pasojë nuk do të jenë në fushë këtë javë. Po ashtu, edhe portieri Grima ka pasur disa probleme muskulore dhe ka zhvilluar stërvitje të diferencuar. Sakaq, nga kampi kuqeblu, përveç këtyre lajmeve jo të mira, del edhe një deklaratë shumë entuziaste.

Ajo vjen nga goja e “veteranit” Suad Lici, që thotë: “Unë jam shumë entuziast se do ta kalojmë me sukses edhe këtë ndeshje dhe do të shkojmë në Tiranë sërish të parët në renditje.

Madje mendja ime thotë se do të shkojmë jo me një, por ndoshta me 4 pikë diferencë, sepse kam shumë besim që Dinamo do luajë pastër ndaj Tiranës dhe duke luajtur ashtu, ju siguroj se nuk fiton nga ajo ndeshje. Edhe nëse nuk ndodh kështu, jemi të vendosur për t’ia dalë mbanë vetë në ndeshjen e fundit, sepse duam t’i dhurojmë Shkodrës një titull kampioni sivjet.”

Formacioni shkodran nis të konturohet

Me dy mungesat e deklaruara, ato të Smajlit dhe Nallbanit, pa harruar dyshimin për Grimën, problemet për stafin drejtues të Vllaznisë nuk janë aq të vogla në pragndeshjen me Lushnjën. Trajnerit Haxhiosmanoviç do t’i duhet të mendojë jo pak për zëvendësimet, megjithëse në pamje të parë, alternativat janë të gatshme.

Në vend të Smajlit në krahun e djathtë të mbrojtjes pritet të luajë kroati Plantiç, ndërsa në vend të Nallbanit në mesfushë Osja. Pak më ndryshe puna nëse do të mungojë Grima. Në vend të tij mund të jetë Ndoja, por fakti që stafi nuk është mësuar të shohë zëvendësime të tilla sivjet në këtë pozicion, i vë ata pak në siklet.

Në Shkodër festa nis me ekipin U 17

Fundi i këtij sezoni e ka shtuar ankthin në kampin shkodran. Ambienti rreth e qark kërkon medoemos titullin kampion sivjet dhe kjo duket qartë te të gjithë. Duket se gjithçka i ngjan një pragfeste dhe në të vërtetë ajo do të nisë qysh sot pasdite.

Por jo me ekipin e parë, sepse atij i duhet të presë edhe 10 ditë të tjera. Festa e sotme është ajo e ekipit të 17-vjeçarëve të Vllaznisë, i cili për të dytin vit radhazi shpallet kampion i Shqipërisë. Klubi i Vllaznisë do të organizojë, përveç ndeshjes së fundit të kampionatit, asaj me Lushnjën, edhe ceremoninë e dorëzimit të medaljeve dhe kupës së kampionit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 18:06

Provokim kuqeblu: Pa Kolën, Tirana s’është njësoj
14 Maj Kosovari Nallbani, një zbulim te Vllaznia i bindur për titullin: E fitojmë në kryeqytet





Padyshim që i vjen shumë keq që do të mungojë në takimin e kësaj fundjave me Lushnjen, por megjithatë, në një farë mënyre ai e konsideron me fat që një penalizim i tillë nuk i qëlloi në ndeshjen e javës së fundit, atë me Tiranën që do të luhet pas dy javësh. “Kam luajtur me dy kartona të verdhë gjatë të gjithë kampionatit, dhe mendova se po e mbyll sezonin pa u penalizuar, por e verdha që më dha gjyqtari Meta në ndeshjen e javës së kaluar me Dinamon më ndëshkoi duke më lënë pushim këtë javë”, thotë kosovari Ilir Nallbani, i cili nuk nguron ta shprehë hapur pengun jo të vogël që ka në vetevete për mosaktivizimin e tij ndaj Lushnjes këtë javë. Ndërsa dikush e quan si një farë mundësie për të pushuar paksa në këtë ndeshje e për të ruajtur forca më tepër për ndeshjen e javës së ardhshme për superndeshjen Tirana-Vllaznia, vetë Nallbani nuk e parapëlqen një gjykim të tillë. E për këtë thotë:”Jo, tashmë nuk bëhet më fjalë fare për lodhje, se për hirë të së vertetës do të doja me gjithë shpirt që të isha edhe në këtë ndeshje në fushën e lojës”, thotë Nallbani, i cili nuk nguron ta vlerësojë si shumë pozitive që një gjë e tillë nuk i takoi në javën e fundit, pasi nëse do të ishte kështu, vuajtja e tij do të kishte qënë shumë e madhe. Edhe pse ai nuk do të jetë në fushën e lojës, kosovari është mjaft i preokopuar për rezultatin e kësaj ndeshje. “Në pamje të parë, duke u nisur nga pozita që ai mban në tabelën e klasifikimit, të duket se kemi përballë një ekip inferior, porn ë të vertetë, Lushnja është një ekip i vështirë për t’u kaluar”, thotë Nallbani, i cili kujton më së miri vështirësinë që kuqeblutë kanë hasur përballë kësaj skuadre brenda në fushën e tyre të “Loro Boriçit”. Për kosovarin, pozitat e mbijetesës që ka aktualisht Lushnja, e bën këtë skuadër më të frikshme dhe më të vështirë për t’u kaluar, po aq sa edhe Dinamo e javës së kaluar. Për këtë ai thotë se Vllaznia duhet ta vlerësojë maksimalisht këtë ndeshje, pasi një hap falls në këtë ndeshje djeg të gjithë sezonin. Dhe, për këtë ai i bën thirrje kolegëve të tij që të jenë shumë të vemendshëm në fushë, madje ai mendon se do të ishte shumë më mirë që ndeshja të zgjidhej që në pjesën e parë, me një rezultat avantazhi të pastër, në mënyrë që pjesa e dytë të jetë më e qetë dhe skuadra dhe tifozëria të mos jenë në tension deri në sekondën e fundit. Në lidhje me mungesën e tij, por edhe të kolegut tjetër të mbrojtjes Smajli, Nallbani mendon se nuk do të jetë problem për stafin teknik, pasi në pankinë janë emra titullarësh me bollëk. “Pika më tepër që kemi në tabelë, na bën më autoritarë dhe më të fortë psikologjikisht, që duke pasur si favor edhe rezultatin e barabartë që na bën fitues, na bën që të jemi më afër fitimit të titullit”, thotë Nallbani, i cili gjithsesi, edhe pse barazimi i bën fitues, ai thotë se titullin nuk do ta kërkojnë ta marrim përmes këtij rezultati, por do të kërkojnë që në minutat e para të lojës të kërcënojnë për të shënuar në portën e Nallbanit. Gjithnjë për ndeshjen e fundit, atë me Tiranë, sipas Nallbanit, përpos pozitës së ka në tabelë, Vllaznia është më superiore edhe në aspektin psikologjik, pasi javët e fundit, dhe sidomos pas largimit të trajnerit Kola, në kampin kundërshtar situata nuk është shumë komode, gjë e cila mund të jetë në favor të kuqebluve. Ndeshja Tirana-Vllaznia, do të jetë e fundit për Nallbanin si kuqeblu, pasi pas kësaj ndeshje, atij i përfundon kontrata me klubin shkodran. Një gjë të tillë e pranon edhe ai vetë, por se si do të vijojë e ardhmja e tij për periudhën në vazhdim, ai akoma nuk është i qartë. “Kam kaluar dy sezone pranë Vllaznisë, periudhë e cila ka qënë një përvojë shumë pozitive për mua”, thotë Nallbani. Por, në të njëjtën kohë, forma e mirë që ka prezantuar kosovari, e cila sidomos në fazën e dytë ka qenë e shkëlqyer, ka bërë që në drejtim të tij të vijnë të mbërrijnë jo pak oferta nga menaxherë të ndryshëm, për të cilat, ai thotë do t’i shikojë me qetësi pasi të përfundojë angazhimin zyrtar që ka me Vllazninë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 18:22

Sinani del kundër “rrymës”
Kapiteni mendon ndryshe nga grupi: Unë s’e kam frikë Lushnjën, por duhet vlerësuar
Vllaznia/ Sulmuesi shkodran, i sigurt për kalimin me sukses të provës së parafundit


Shkodranët nuk
kërkojnë që të “flu
turojnë” direkt e në
takimin e fundit të kampionatit
me Tiranën, pa kaluar
më parë skuadrën e
Lushnjës. Kapiteni dhe goleadori
i kuqebluve, Vioresin
Sinani, e vlerëson maksimalisht
punën që janë
duke bërë në këto momente,
e sidomos atë për eliminimin
në maksimum të euforisë
para përballjes me
lushnjarët. Nëse shkodranët
kërkojnë tri pikët si
mënyrën më të mirë për të
qenë një hap përpara në
takimin e fundit drejt titullit
kampion, verdhejeshilët
nga ana e vet do të kërkojnë
pikët që do t’u sigurojnë
qëndrimin në Superiore.
“Nuk ka pse ta kemi frikë
Lushnjën, por gjithashtu
nuk kemi asnjë arsye për të
fluturuar e për të menduar
vetëm për sfidën e Tiranës
pa kaluar me sukses këtë
takim, - thotë Viori. - Nuk
është se nuk jemi më lart se
Lushnja dhe se duhet ta
vëmë në dyshim fitoren. Por
e theksoj edhe një herë, se
Lushnja nuk do të jetë një
‘kafshatë’ që mund ta
kapërdijmë lehtë. Ata do të
na nxjerrin mjaft punë në
këtë takim”.
Problemi
Nuk duket se në këtë
takim me lushnjarët, shkodranët
do ta kenë të lehtë
në fushën e lojës, krejt ndryshe
nga çfarë ky takim
paraqet në letër. Për sulmuesit
që kanë ditur të gjejnë
rrugën e rrjetës përballë
ekipeve më me emër se
Lushnja, problem kryesor
do të jetë strategjia që do të
gjejë ajo në këtë takim.
“Nuk do ta kemi aspak të
lehtë që të depërtojmë në
mbrojtjen e ngjeshur të
ekipit të Lushnjës. Nuk do
ta kemi të lehtë që të çajmë
një ekip që do luajë totalisht
në mbrojtje. Do të na
duhet me të vërtetë shumë
punë, për të arritur diçka.
Por unë në asnjë moment
nuk do të mendoja se në
këtë takim ne do ta kemi rezultat
tjetër veç fitores. Por
këtë duhet ta kërkojmë me
shumë qetësi e maturi dhe
mbi të gjitha të bëjmë
kujdes në prapavijë”, vazhdon
Sinani.
Takimi i fundit
Për kapitenin dhe golashënuesin
më të mirë të
ekipit shkodran, gjithçka
përsa i përket titullit kampion
do të saktësohet vetëm
në ndeshjen e fundit. Përballja
me Tiranën, sipas
kapitenit, do të saktësojë
dhe çështjet e ekipit kampion.
“Ajo që nuk diskutohetdiskutohet
është që në takimin e
fundit do të saktësohet
nëse ne apo Tirana do të
jemi kampionë të vendit.
Por e rëndësishme për ne
është që në përballjen e
fundit me Tiranën të shkojmë
si ekip kryesues dhe
të kemi përparësinë. Ky kampionat,
ashtu si edhe ai i
vjetshmi, do të zgjidhet sipas
meje vetëm përmes
përballjes direkte. Në këtë
sezon, lufta nuk ka qenë e
fortë vetëm në krye të
tabelës, por edhe në fund të
saj. Ky sezon ka qenë
vërtetë më shumë rivalitetpër të gjitha ekipet. Por ne
tani na interesojnë vetëm rivalet
për kreun. Do ta kemi
të vështirë, mirëpo jo të pamundur,
që këtë sezon të
jemi kampionë të vendit”,
ka deklaruar për “Panorama
Sport”, bomberi shkodran
Vioresin Sinani.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 13 May 2009 , 18:23

Shtubina-Beqiri
Në stërvitjen e djeshme, përveç Grimës,
tekniku malazez Dervish Haxhiosmanoviç
ka pasur dhe dy mungesa të tjera me arsye.
Në dy ditët e para të stërvitjes së
kësaj jave, kuqebluve u kanë munguar
edhe dy futbollistë të rëndësishëm.
Mbrojtësi Elvin Beqiri dhe mesfushori
Ndriçim Shtubina, të grumbulluar me ekipin
kombëtar për miqësoren me Milanin. Ditën
e mërkurë pritet që të dy këta futbollistë të
jenë pjesë e shkodranëve në stërvitje.

Nallbani-Smajli
Vllaznisë do t’i mungojnë me Lushnjën edhe
mesfushorët Ilir Nallbani e Dritan Smajli, të
skualifikuar me kartonë të verdhë. Megjithatë,
në kampin shkodran nuk ka asnjë panik për
takimin e së shtunës përballë Lushnjës, pavarësisht
mungesave. Kuqeblutë nuk do ta
diskutojnë fitoren, sepse në radhët e shkodranëve
ka lojtarë të tjerë cilësorë që do ta
zëvendësojnë në më të mirën e mundshme
dyshen Nallbani e Smajli, që tanimë janë të
deklaruar si mungesa në sfidën e fundjavës

Post Reply