Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 04 Jul 2006 , 13:21

Po te mblidhen ma te miret prej nji tyne emrave mendoj se bahet nji kombtare shum e mire.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 07 Jul 2006 , 19:35

une njoh nja dy futbollista te ashtequajtur "talenta"qe luajne ne austri por nuk po kam deshire te permend emra te cilet u thirren nga bushati dhe nga lika vetem sepse nderhyri AURON MILOTI dhe EDMOND DOST( te dy keta luajne ne austri)nuk mund te flas per te gjithe sepse nuk i njoh por per keta dy FUTBOLLISTA QE PO QUHEN TALENTA une kam lujt me ta dhe nuk mund te them se jane te nje niveli per te qene pjese e kombetares e per tu quajtur talenta per nje po ai asht besian idrizaj qe e gjithe austria e njeh ose dhe gercaliu qe luan me komtaren por per te tjere nuk di ca me than.nje gabim i madh qarkullon ne shqiperi te gjithe te rinjte qe luajne jashte po quhen talenta.te luash jashte normal nuk asht e lehte por edhe talenta smund ti quash te gjithe.ka ardh koha qe te thirren ne kombetare ato qe luajn ne liga te para e jo´neper kategorina te uleta.ky asht mendimi jem
me lojtare qe luajne ne liga rajonale ne sdo mund ta arrijme kurre andrren boteror ose europian
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Fri, 07 Jul 2006 , 21:07

GOLDIAN wrote:une njoh nja dy futbollista te ashtequajtur "talenta"qe luajne ne austri por nuk po kam deshire te permend emra te cilet u thirren nga bushati dhe nga lika vetem sepse nderhyri AURON MILOTI dhe EDMOND DOST( te dy keta luajne ne austri)nuk mund te flas per te gjithe sepse nuk i njoh por per keta dy FUTBOLLISTA QE PO QUHEN TALENTA une kam lujt me ta dhe nuk mund te them se jane te nje niveli per te qene pjese e kombetares e per tu quajtur talenta per nje po ai asht besian idrizaj qe e gjithe austria e njeh ose dhe gercaliu qe luan me komtaren por per te tjere nuk di ca me than.nje gabim i madh qarkullon ne shqiperi te gjithe te rinjte qe luajne jashte po quhen talenta.te luash jashte normal nuk asht e lehte por edhe talenta smund ti quash te gjithe.ka ardh koha qe te thirren ne kombetare ato qe luajn ne liga te para e jo´neper kategorina te uleta.ky asht mendimi jem
me lojtare qe luajne ne liga rajonale ne sdo mund ta arrijme kurre andrren boteror ose europian
Kjo esht e keqja e futbollit shqiptar qe ne kombtare hyjn njerez qe kan miq e jo aftesit e duhuna.Nje talent kot qe esht marr prej Austriet esht Sokol Kaçani nuk e di a e kishe per i ket.Esht shum e vertet qe nuk jan talenta tan ata qe luajn jasht por ne jena duke fornizu kombtaret e europes.mjafton vetem me permend qe Gjermania ka 3 lojtar ton Fitim Kaçiku,faton Toski,Enis Alushi hollanda 1 Suedia 3 pra vetem prej disa kombtare qe kan ba histori ne bot kena 7 pa marr parasysh super talentat qe kena pas si Behrami,Xhemaili,Gerçalliu e Idrizaj qe lujn per Austri e zvicerr.Ne mundena me pas nje kombtare te mbrekullueshme por problemi esht fshf dhe njerezit si puna e Milotit

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 10 Jul 2006 , 14:36

vvvllaznia ke shume te drejte dhe jam plotesisht dakort me ato qe thu ti.por problemi asht se talentat e vertet po na i marrin kombetaret e tjera dhe na sjena te zot me ba za.
se dihet federata jone se ca lojet ban.une jam dakort me ty se nese do mblidheshin keto talenta ne ne 4 vjet do kishim vertet nje kombetare te shkelqyer pse jo per te pretenduar bindshem per te marre pjese ne kampionatin e ardhshem boteror.une nuk jam aq shume i informuar me keto talentat jashte aq sa mund te jeni ju por kam nje mendim qe kombetarja ka ardhur koha te kete futbollista qe luajn neper liga te para e jo te presim futbollista ligash kot.
psh se di se ca pret federata me besart berishen i cili esht pjestar i hamburgut e cila vjet doli e treta.ai eshte vetem 20 vjec .ky eshte talent per mendimin tim.gjithsesi na tifozat jena ma shume te shqetesuar per keto pune se vete ata qe e kane ne dore me ba dicka.vvvllaznia te pershendes e ishalla keta mendimet tona po na i ban federata realitet.
i perjashtuar

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Post by futbollist » Mon, 10 Jul 2006 , 19:28

Nji talent tjeter asht Adrian Gashi qe let per Vålerenga,po tesh nuk bahet gja se ka tesh 4vite qe let per kombtaren e Norvegjise.Vangjel Mile ka ardhe me lujte ktu ne norvegji te nji skuader qe lun ne kategori te 1(jo superiore) po spo i ndihet zani hic,gjynah se me asht duke lojtar me prespektiv kur lunte me U-17 te Shqipnise ku pat ba shum gola ne evenimente europiane.Kurse Migen Memelli edhe ai prap nuk asht tu mujt me lujt fort me skuadren e Brann qe kryeson tabelen ne ligen superiore ktu,sepse ato kane ne perberje teper lojtar me te kualifikum se Memelli edhe Memelli gjithmone e lajne me lujt 10minutat e fundit.
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Mon, 10 Jul 2006 , 20:36

pershendetje futbollist.
nje pyetje kisha meqe je ne norvegji,me sa di une tek rosenborgu po luan dhe nje ish futbolliste i tiranes 20 vjecar
ke ndonje informacion per te?
gjeja qe me shqeteson ma shume te futbollista tone eshte se luajne vetem 10 minuta neper klube e tyne e dojne pastaj te luajne 90 minuta me kombetaren.
i perjashtuar

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Tue, 11 Jul 2006 , 11:28

GOLDIAN wrote:pershendetje futbollist.
nje pyetje kisha meqe je ne norvegji,me sa di une tek rosenborgu po luan dhe nje ish futbolliste i tiranes 20 vjecar
ke ndonje informacion per te?
gjeja qe me shqeteson ma shume te futbollista tone eshte se luajne vetem 10 minuta neper klube e tyne e dojne pastaj te luajne 90 minuta me kombetaren.
Aj ka lujt me Rozenborgun esht Jahmir Hyka prej Tiranet.Me sa di un qe kam lexu ne disa gazeta shqiptare e te gjitha thoshin gjana ndryshe ka lujt vetem disa jav me te rinjt e Rozenborgut ku ka shenu edhe nje gol por norvegjia nuk ja ka ba dokumentat dhe esht detyru me u kthy ne Shqiperi ku prap thojn qe ka shum oferta nga skuadrat e ndryshme europiane sepse thojn qe i ngjason ronaldinjos per tip loje.Ishallan,kaq di un ndoshta futbollisti din ma shum

vvvllaznia
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 887
Joined: Thu, 02 Jun 2005 , 21:04

Post by vvvllaznia » Tue, 11 Jul 2006 , 11:30

Oto Bariç mbetet me gisht në gojë. Zbori me lojtarët e kampionatit shqiptar dhe ndeshja miqësore e "legjionarëve" me kombëtaren B nuk ka për t'u zhvilluar. Kroati nuk ka për të bërë asnjë grumbullim apo ndeshje miqësore më 15 korrik, ditën që do të rikthehet në Tiranë. Kanë qenë burime zyrtare në FSHF ato që kanë konfirmuar dje një fakt të tillë. Sipas këtij informacioni, si zbori me lojtarët e kampionatit tonë, por edhe "legjionarët" që luajnë jashtë Shqipërisë nuk kanë mundësi të grumbullohen më 15 korrik për trajnerin e ri të kombëtares, i cili kishte dëshirë t'i shihte nga afër të gjithë ata që do të përbëjnë kombëtaren kuqezi. Vetë shefi i sektorit të ekipeve kombëtare në FSHF, Besnik Çela, ka pohuar dje për "Sportin shqiptar" se tashmë është e konfirmuar se zbori dhe ndeshja miqësore mes kombëtares A dhe B nuk do të zhvillohet në Tiranë. "Eshtë më se e vërtetë që trajneri Bariç do të rikthehet në Tiranë më 15 korrik. Gjithsesi, them se nuk do të ketë ndonjë zbor me lojtarët e kampionatit shqiptar. Kjo sepse klubet nuk mund t'i lëshojnë futbollistët në këtë periudhë, kështu që nuk do të zhvillohet ndonjë zbor. Edhe ndeshja e menduar mes kombëtares A, pra "legjionarëve", dhe kombëtares B pretendente nuk ka për t'u zhvilluar. Kam kontaktuar në telefon me pothuajse të gjithë lojtarët dhe të gjithë nuk mund të vijnë në Tiranë për të zhvilluar grumbullimin. Pra, thjesht si ndeshja mes dy kombëtareve dhe zbori me lojtarët e kampionatit shqiptar nuk ka për t'u zhvilluar. Bariçi do të jetë në Tiranë vetëm për të hartuar planin e punës për këto 18 muaj," është shprehur dje për "Sportin shqiptar" Besnik Çela. Pra, shihet qartë që Oto Bariç, trajneri i ri kombëtares shqiptare, ka marrë goditjen e parë pak ditë para ndeshjes me Bjellorusinë. Atij i ka dështuar zbori dhe ndeshja miqësore, çka do të thotë se për 74 vjeçarin shpresa e fundit ka mbetur miqësorja e gushtit, ndonëse deri tani asgjë nuk është në vijë. Turqia është më afër, ndonëse nuk ka ndonjë shenjë jete. Gjithsesi, problemi kryesor është ekipi. Bariçi, në mendjen e tij do ta formojë teorikisht vetëm duke u bazuar te kasetat filmike dhe jo në takimet direkte. Një gjë është e qartë: kuqezinjtë vazhdojnë të jenë pa busull, ndonëse kapiteni i anijes është në kuvertën e saj me hartat e detarit në sqetull.
-------------------
Si hap i par mir i ka fillu puna edhe ketij per mendimin tim kur te shkojm me lunt me luksenburgun kena me has veshtirsi

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 11 Jul 2006 , 13:21

Po e fillon persmarit ky i shkreti.Pa fillu mire deshtimi i pare. :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Jul 2006 , 11:41


Baric, mahnitje ne Shkoder


Trajneri i kombetares shqiptare, Oto Baric, ka qene dje ne qytetin e Shkodres, ku ka ndjekur edhe stervitjen e Vllaznise, ne kompleksin sportiv "Zmijani". I shoqeruar nga trajneri i kombetares U 21, shkodrani Artan Bushati, dhe i pritur nga presidenti i kuqebluve, Valter Fushaj, Baric ka kaluar nje dite te kendshme ne qytetin ku ka lindur futbolli shqiptar. Baric dhe Bushati kane mberritur nga Tirana ne kohe dreke, cka ka bere qe fillimisht te drekonin ne piken turistike te Shirokes. Edhe kur eshte pyetur fillimisht per qytetin, "plakushi" kroat u pergjigj me humor: "Qytetin nuk pata mundesi ta shoh mire, po ai krapi ne Shiroke ishte i shkelqyer". Pas Shirokes, kroati dhe shoqeruesit e tij i jane drejtuar kompleksit "Zmijani", per te ndjekur stervitjen e Vllaznise. Prania e trajnerit te kombetares shkaktoi nje rritje te dukshme ne mobilizimin e lojtareve, sidomos te atyre qe jane kandidate per skuadren kuqezi te Baricit apo edhe te Bushatit. Vete trajneri beri te ditur se ai eshte i interesuar t'i shohe nga afer skuadrat shqiptare, per te njohur me mire lojtaret e tyre. Pas stervitjes, ai bisedoi edhe me trajnerin e kuqebluve, gjermanin Shulze, i cili e informoi per lojtaret e Vllaznise. Me nje karriere te gjate mbi supe, kroatit i ka rene rasti edhe te ndeshet me Vllaznine, gjysme shekulli me pare. "Kemi luajtur ne Banja Luka. Ne fituam atehere 7 - 0, por me kujtohet qe portieri (Dode Tahiri) ishte i shkelqyer, edhe pse pesoi shume gola", rrefen Baric. Ne programin e vizites ne Shkoder ishte edhe vizita ne stadiumin "Loro Borici". Qe ne hyrje, tek ai eshte pare befasimi dhe vleresimi, te cilin e ka shprehur menjehere. "Shume bukur, eshte shprehur ai, sidomos kur ka zbritur edhe ne tapetin e gjelbert, punonjesit e te cilit ka dite qe jane duke u marre me rikonstruksionin e tij. Pasi ka shprehur konsideratat e tij per tribunat anesore, Baric ka rekomanduar qe ne hapesiren e tribunes qendrore, e cila momentalisht eshte lene ne nivele te uleta, do te ishte mire qe te plotesoheshin me tribuna portative per "VIP" pet. Pasi mesoi per tifozerine fantastike te Shkodres, si dhe per faktin qe Brigel e nisi pikerisht ne "Loro Borici" aventuren me Shqiperine, duke fituar 3 1 kunder Rusise, kroati Oto Baric nuk ngurroi te shprehte deshiren qe edhe nen drejtimin e tij kombetarja te luante ne Shkoder, cka mund t'i sillte edhe atij fat e fitore.

Gasper Marku
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 21 Jul 2006 , 13:45

E kputme edhe kyt.I doli truni tuj pa Shkodren. :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Fri, 21 Jul 2006 , 14:25

vllaznia1919 wrote:E kputme edhe kyt.I doli truni tuj pa Shkodren. :lol: :lol: :lol: :lol:
Ti thuj i doli truni tu hanger krapin n'tjegull te Shiroks.
Kot se kan çu ma pare ne Shiroke e masandej i kan ba gjiro neper Shkoder :wink: :lol: :D
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sat, 22 Jul 2006 , 12:28

A thu do tja kene ba me provu edhe njalat? :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 24 Jul 2006 , 11:35

vllaznia1919 wrote:A thu do tja kene ba me provu edhe njalat? :lol: :lol: :lol: :lol:
Hhahhaha , ja e kan lane per heren tjeter naqe, se na kishte met njaty ne Shkoder :P :lol:

Nderkohe asht vendos se kush do e arbitroje ndeshjen e pare te komtares tone kunde Bjellorusis.

Institucioni me i larte i futbollit Europian (UEFA),ka percaktuar arbitrat dhe asistentet per ndeshjen Bjellorusi-Shqiperi qe do,te zhvillohet ne date 2 shtator dhe qe eshte e para per ekipin kombetar ne fazen eleminatore per Kampionatin Europian EURO 2008. Arbiter kryesor: Tony Asumma. Asistent I pare: Esa VEHVILÄINEN Asistent i dyte: Ari TURKKI.
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Mon, 24 Jul 2006 , 13:20

Finlandez kta e?Harrove me e shkru me duket. :lol: :lol: :lol: :lol:

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Post by Admin » Mon, 24 Jul 2006 , 13:28

vllaznia1919 wrote:Finlandez kta e?Harrove me e shkru me duket. :lol: :lol: :lol: :lol:
Hhahhaha,
Po qe ma se te kam ty :):P
:oops:
Vllaznit Ultras

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Wed, 26 Jul 2006 , 13:38

Baric paraqet master planin
Trajneri i kombetares, oto Baric, ka paraqitur dje ne FSHF nje plan, i cili pret vetem miratimin nga drejtuesit. Ne kete program pune te paraqitur nga kroati eshte perfshire gjithcka qe ka te beje me organizimin e punes me ekipin kombetar (kryesisht aspektet organizative), punen me te rinjte, zboret me futbollistet nga kampionati shqiptar, plotesimi i stafit ndihmes te trajnerit te kombetares dhe shume detaje te tjera. Pertej planit afatgjate, Baric ka paraqitur edhe nje plan afatshkurter, ne lidhje me dy ndeshjet e aferme te kuqezinjve, kunder San Marinos dhe Bjellorusise. Persa i perket miqesores se 16 gushtit, emrat pritet te shpallen keto dy dite, nderkohe qe grumbullimi do te behet me 14 gusht ne qytetin ku do te luhet ndeshja, Serravale. Do te jene 22 lojtare, nderkohe qe lista paraprake e serivur nga FSHF do te kete 25 ose 30 emra, nga te cilet Baric do te nxjerre ata qe mendon se i pershtaten planit te tij. Po ashtu, jashte do te behet grumbullimi edhe per ndeshjen e 2 shtatorit, ne Bjellorusi. Kuqezinjte do te mblidhen ne Frankfurt ose Hamburg te Gjermanise, para se te fluturojne drejt Minskut. Ne planin afatgjate te trajnerit Baric me FSHF ne, perfshihet ndjekja nga afer e ndeshjes midis Holandes dhe Rumanise, dy skuadrat favorite te grupit kualifikues per Euro 2008. Ne janar te vitit 2007, Baric do te kryeje zborin e tij te pare me lojtaret me te mire te kampionatit shqiptar. Datat e sakta nuk jane caktuar ende, pasi me pare duhet t` percaktohen datat e zhvillimit te kampionatit kombetar. Megjithate, grumbullimi ne qendren stervitore te Kamzes do te jete tete dite dhe aty ai do te provoje shume lojtare te rinj nga kampionati, te cilet mund te jene te vlefshem per skuadren kuqezi.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 28 Jul 2006 , 12:52

BESART BERISHA prap ka shenu ne ndeshje miqesore dje golin e fitores 2-1.Ai eshte aktivizuar ne pjesen e dyte shpresojme qe te vazhdojne me kete ritem me shpresen qe te luaj dhe ne champions league disa minuta.Nuk kuptoj qa presin keta zotnite e federates.
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Fri, 28 Jul 2006 , 13:30

Me duket se jane tuj prite qe Berisha te dergojne dokumentat per shtetesi.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Post by GOLDIAN » Fri, 28 Jul 2006 , 13:58

Ky berisha me taman qe po ban lojna te mira ishalla asht njaja qe po thu ti se fshf po pret dokumentat.
i perjashtuar

Post Reply