Kampionati Spanjoll

Ketu mund te diskutoni mbi kampionatet e huaja si kamponati Italian,Gjerman,Anglez, Spanjoll, etj.
Post Reply
Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Kampionati Spanjoll

Post by Skodrinon » Mon, 04 May 2009 , 19:15

ça i bani ashtu barcelona realit ma? 6-2

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Kampionati Spanjoll

Post by shv13 » Mon, 04 May 2009 , 19:38

barca ban loje spektakel e tana po e keqja asht se din me ba vec njat loje.Ba me e pa kshtu e meriton kampionat e champions pa diskutim.Po nqs kampionatin ka me e marre,ne champions ka i thy hundet ne stamford bridge.Celsin nuk e kalon tham une.
Kta ba me i lane me lujte te bajne 7 e 8.Kampionati spanjoll e ka hupe bukurine e para da viteve kur ishin 4 skuadra ne gare,barca,real,valencia,depor.Simjet ka 25 pike mes te pares e te tretes e barca ban 100 gola.Disnivel si ky s asht pa ndojhere n spanje.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 04 May 2009 , 20:07

ça i bani ashtu barcelona realit ma? 6-2

____________________________________________________

ia ka ba at gja qe reali nuk tapo e harron per 100 vjet.

:D :D :D

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati Spanjoll

Post by Miri » Sat, 09 May 2009 , 22:33

Skodrinon wrote:ça i bani ashtu barcelona realit ma? 6-2
Shume mire ja ka ba,kur ka lojtar si Gudi me shoke :D

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Kampionati Spanjoll

Post by vllaznia1919 » Sun, 10 May 2009 , 18:10

Ale Barca.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Kampionati Spanjoll

Post by Miri » Sun, 10 May 2009 , 20:35

Ale Deportivo.L

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:55

Vilareali ka anuluar paradën e katalanasve për këtë javë


Festa e Barcelonës
shtyhet mes spektaklit
Lorente barazoi në të 92-ën, në një sfidë që përfundoi 3-3





Barcelona tashmë
është një pikë larg
titullit kampion.
Ndërkohë që pritej të konfirmonte
triumfin në kampionat
gjatë ndeshjes së djeshme
kundër Vilarealit, këta të fundit
ua kanë hequr këtë
kënaqësi. Në një ndeshje të
mbushur me ritëm, emocione
dhe gola, miqtë arritën të
barazojnë në minutën e fundit
dhe të shtyjnë festën e Barcelonës.
Në minutën e 12-të
ka qenë Keita, ai që i dhuroi
avantazhin Barçës, por dhjetë
minuta më pas Lorente
barazoi gjithçka. Gjithsesi,
pjesa e parë përfundoi në
avantazh 3-1 për djemtë e
Pep Guardiolës, pasi Eto dhe
Daniel Alvesh shënuan respektivisht
në minutën e 36-të
dhe 45-të. Kaq mjaftoi që tifozët
katalanas të nisin festën,
por 45-minutëshi i dytë
duket se e ndali pak hovin e
tyre. Në minutën e 77-të, Erik
Abidal doli me karton të kuq,
pas një ndërhyrjeje të gabuar
në zonë, ndërkohë që miqtë u
treguan të saktë nga pika e
bardhë. Por, barazimi erdhi
në fund. Në të 92-ën, Lorente
ka gjetur sërish rrugën e rrjetës.
3-3 dhe Barcelona duhet
të presë ndeshjen e ardhshme.
Një barazim shumë
emocionues. Javën e ardhshme
katalanasit do udhëtojnë
për në Majorka dheduket se festa e titullit nuk do
fillojë në “Camp Nou”, por
në transfertë, pavarësisht se
djemtë e Guardiolës do bëjnë
paradën tradicionale në Barcelonë,
me rrugë të mbushur
me tifozë, në të njëjtën mënyrë
si mund ta bënin edhe ditën
e djeshme. Titulli i 19-të tashmë
është një pikë larg...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:55

38-vjeçari Guardiola,
gati të kalojë çdo kufi
Pep Guardiola po drejton për herë të parë në jetën e tij një klub
profesionist, por pavarësisht mungesës së eksperiencës dhe
moshës së re, ai ka rezultuar më shumë i suksesshëm seç mund
të ishte imagjinuar. Me ide të reja dhe dëshirë të madhe, ai ndërtoi
një skuadër, e cila është e gatshme të kalojë çdo kufi. Më 17 janar
të vitit 2009, ai theu rekordin e parë, pasi Barcelona grumbulloi 50
pikë nga 57 të mundshme, gjë që nuk kishte ndodhur asnjëherë
më parë. Katalanasit fituan 18 ndeshje, barazuan dy dhe humbën
një. Gjithsesi, ajo mjaftoi vetëm për të konfirmuar potencialin e
vërtetë të ekipit, që drejtonte 38-vjeçari. Momentalisht, ai ka arritur
të jetë vetëm një pikë larg titullit kampion në Spanjë, të luajë në
finalen e Kupës së Mbretit dhe në finalen e Ligës së Kampioneve.
Një trofe pothuajse i siguruar dhe dy të tjerë shumë pranë, për të
kaluar çdo parashikim dhe për ta bërë këtë, një nga sezonet më të
suksesshëm në historinë e klubit katalanas. Dominimi në kampionat
ishte absolut, duke kaluar kuotën e 100 golave të shënuar
dhe duke i fituar të dyja përballjet me Realin e Madridit, ku në të
dytën arritën një sukses të magjishëm, pikërisht me rezultatin 6-2
në “Santiago Bernabeu”. Ndërkohë që këto paraqitje ai i kishte
përjetuar më parë, pikërisht gjatë kohës që luante si futbollist me
Barcelonën, nën drejtimin e Johan Krujfit, por tashmë është i
gatshëm të rivalizojë mësuesin e tij. Shumë sukses, shumë spektakël
dhe harmoni në fushën e lojës. “Ishim përgatitur për të
festuar në përfundim të ndeshjes kundër Vilarealit. Arritëm të
përfundojmë pjesën e parë në avantazh të mjaftueshëm për të
siguruar fitoren, por shpërqendrimi në minutat e fundit na kushtoi.
Tashmë thjesht duhet të presim edhe një javë për të festuar titullin
kampion në Spanjë”, tha trajneri Pep Guardiola

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:56

Laporta
“Nuk ka rëndësi nëse nuk festuam. Do e
bëjmë një gjë të tillë javën e ardhshme. Gjithsesi,
lojtarët duhet të fitojnë në finalen e
Kupës së Mbretit dhe java e ardhshme do
të jetë e gjitha një festë për ne dhe do jemi të
gatshëm për finalen e Ligës së Kampioneve”,
tha Laporta



Pelegrini
“Jam shumë i kënaqur me barazimin, pasi
treguam karakter të fortë. Edhe pse Barcelona
ishte duke kryesuar 2-1, ne nuk u dorëzuam
për asnjë moment. E kërkuam golin
gjatë gjithë kohës dhe arritëm të marrim një
pikë të merituar. Lojtarët e treguan forcën e
tyre”, tha tekniku i Vilarealit, Pelegrini

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:57

Kasijas
“Dua të vijë Fabregas dhe
Vila, jo Kaka e Ronaldo”
Portieri i Realit të Madridit ka dhënë mendimin e tij
përsa i përket merkatos së klubitnë verë. Pavarësisht se
kush do jetë president, ikona e madrilenëve tha: “Ne jemi
të aftë të blejmë çdo lojtar. Por, unë mendoj se do ishte më
mirë nëse do të vinin dy futbollistë si Fabregas dhe David
Vila, se sa dy lojtarë më prestigjiozë si Kaka dhe Kristiano
Ronaldo”, tha Kasijas. Gjithsesi, ai nuk ka nguruar të flasë
edhe për finalen e Ligës së Kampioneve. “Kam dëshirë që
atë ta fitojë Barcelona, pasi kam miq atje dhe mbi të gjitha,
do të ishte treguesi më i mirë për potencialin e kampionatit
spanjoll”, përfundoi portieri i madrilenëve.






Getafe
Fitore që shton
shanset për mbijetesë
Skuadra e Getafes ka arritur të fitojë në një nga sfidat më
të rëndësishme për qëndrimin në Primera Divizion, pasi
mundën 3-0 rivalët direkt të Osasunës. Esteban Granero i
dhuroi avantazhin vendësve në minutën e 26-të, duke u
treguar i saktë nga pika e bardhë e penalltisë, ndërkohë që
Osasuna mbeti me një lojtar më pak, pasi Flano mori kartonin
e dytë të verdhë. Kaq mjaftoi për pjesën e parë, por tri
minuta pasi kishte filluar 45-minutëshi i dytë, ka qenë sërish
Granero, ai që ka shënuar duke dyfishuar për Getafen.
Sulmuesi Uke shënoi golin e tretë në të 52-ën dhe kaq mjaftoi
për të siguruar tri pikët, edhe pse vendësit luajtën gjithashtu
me dhjetë vetë, pas daljes së Gonzales me të kuq.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Mon, 11 May 2009 , 18:59

TË SHTUNËN
Sevilja - Majorka 3-1
Ath. Bilbao - Betis 1-0
Valencia - Real Madrid 3-0
DJE
Getafe – Osasuna 3-0
Granero 26’ (P), 48’, Uke 52’
Rekreativo – Deportivo 1-2
Adrian 43’ / Verdu 17’, Alvarez 49’
Valadolid – Numansia 0-0
Malaga – Santander 1-0
Luke 87’
Almeria – Gijon 3-1
Nieto 27’, Kalu 55’, Piati 90’
/ Karmelo 16’
Barcelona – Vilareal 3-3
Keita 12’, Eto 36’, D.Alvesh 45’
/ Lorente 22’, 92’, Fernandez 78’ (P)
Atl. Madrid – Espanjol 3-2
Forlan 53’, 90’, Aguero 60’
/ Nene 38’ (P), Harkue 40’





TË DIELËN (17 MAJ)
Vilareal - Real Madrid
Majorka - Barcelona
Osasuna - Sevilja
Deportivo - Getafe
Numansia - Rekreativo
Santander - Valadolid
Gijon - Malaga
Betis - Almeria
Espanjol - Ath. Bilbao
Atl. Madrid - Valencia



renditja


1. Barcelona 35 27 5 3 103-31 86
2. Real Madrid 35 25 3 7 79-44 78
3. Sevilja 35 19 6 10 51-39 63
4. Valencia 35 17 8 10 65-50 59
5. Atl. Madrid 35 17 7 11 72-56 58
6. Vilareal 35 15 11 9 52-49 56
7. Deportivo 35 16 8 11 46-44 56
8. Malaga 35 15 9 11 53-53 54
9. Almería 35 13 7 15 45-53 46
10. Majorka 35 12 9 14 46-55 45
11. Ath. Bilbao 35 12 8 15 46-55 44
12. Valadolid 35 12 6 17 42-52 42
13. Santander 35 10 9 16 44-45 39
14. Espanjol 35 9 11 15 39-49 38
15. Getafe 35 9 10 16 47-54 37
16. Betis 35 9 10 16 47-56 37
17. Osasuna 35 8 12 15 38-46 36
18. Gijón 35 11 1 23 41-76 34
19. Rekreativo 35 8 9 18 33-53 33
20. Numansia 35 9 5 21 37-66 32

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Spanjoll

Post by GOLDIAN » Tue, 12 May 2009 , 09:01

po flitet si ndeshje te trukume
se jena ba na shqiptaret si profeta mire ne shqipri po dhe ne bote dime gjithcka
reali shume dobet iher se kuptoj a thu metaman e kishin lan
kurse keta tjeret te barces mu dorezu njashtu :roll:
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 21:09

Tevez, Real Madrid pergatit oferten marramendese
15/05/2009 17:20

Manchester United dhe Carlos Tevez nuk kane arritur ende ta zgjidhin enigmen e se ardhmes.

Argjentinasi ka kerkuar gjithmone nje vend titullari qe Ferguson nuk ka mundur t’ia siguroje dhe per kete ai mendon te largohet nga “Old Traford”. Ne ndjekje te sulmuesit jane vene klube me emer si Chelsea, Liverpool, City, Juventus e Milan por tashme ne gare hyn edhe Real Madrid.

Kandidati kryesor per postin e presidentit te skuadres “Merengues”, Florentino Perez ka pergatitur oferten prej 40 milione eurosh ndaj agjentit qe ka te drejtat e kartonit te lojtarit, Kia Joorabchian. “Carlos do vendose vete per te ardhmen e tij”, ka theksuar Joorabchian.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Fri, 15 May 2009 , 21:14

Kupa e Spanjes, tifozet “injorojne” himnin
14/05/2009 18:20

Himni kombetar i Spanjes eshte perbaltur diten e djeshme ne finalen e Kupes se Mbretit qe u zhvillua ne “Mestalla” mes Barcelones dhe Athletic Bilbao-s.

Tifozerite baske dhe katalanase, dy rajone qe e shohin veten te vecuar nga shteti spanjoll, e kane pritur me fishkellima himnin kombetar, duke vene ne pozite te veshtire mbretin Juan qe ndodhej i pranishem ne stadium. Kjo ngjarje ka gjetur hapesire te madhe ne mediat kryesore te vendit.

Para himnit, tifozet kane pritur me fishkellima edhe hyrjen e mbretit dhe mbretereshes ne stadium. “Mijera tifoze fishkellejne himnin kombetar dhe TVE e fsheh kete”, shkruan gazeta “El Mundo”, ndersa “El Pais” e ve theksin tek kundershtimi qe i eshte bere mbretit.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 03:38

Barcelona, “de facto” kampione e Spanjes


Autori: editor
Data: 16/05/2009
Version Print


Një javë më parë, shënoi në minutën e 93-të dhe shtyu festën e Barcelonës në “Kamp Nou”, ndërsa mbrëmë ndali Realin e Madridit dhe i jep mundësinë katalanasve të festojnë titullin e 19- të në historinë e kampionatit spanjoll, pikërisht me një gol në minutën e 93-të. Bëhet fjalë për Vilarealin, “nëndetësen” e drejtuar nga Manuel Pelegrini, e cila vulosi përfundimisht çështjen e titullit kampion, pasi fitoi 3-2 ndaj Realit. “Merengesit” kanë edhe dy ndeshje për të luajtur, por kanë grumbulluar tetë pikë më pak se ekipi i Guardiolës. Kësisoj, Barça feston edhe pa luajtur atë që ishte trofeu i dytë në harkun e një jave, pas finales së Kupës së Mbretit. Katalanasit e Pep Guardiolës janë gjithashtu në finalen e Championsit, ku do të ndeshen me Mançesterin. Barcelona do të luajë sot në Majorkë. Në ndeshjen e luajtur, dje në “El Madrigal”, Robert Pires kaloi në avantazh Vilarealin, që lufton ende për një vend në Ligën e Kampioneve. Rafael Van der Vart barazoi për Realin, në minutën e dytë të pjesës së dytë, por Cani shënoi sërish për vendasit. Në tri minutat e fundit, Kapdevila dhe Higuain iu përgjigjën njëri-tjetrit, por pa ndryshuar atë që ishte humbja e tretë rradhazi për Realin, pas atyre ndaj Barcelonës dhe Valencias. Në ndeshjet e tjera të luajtura dje për javën e 36-të të Primera Divizionit, Sevilja e vendit të tretë barazoi pa gola në Osasunën, ndërsa Getafe mori një pikë të rendësishme në luftën për “mbijetesë” ndaj Deportivos në La Korunjë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Kampionati Spanjoll

Post by GOLDIAN » Sun, 17 May 2009 , 11:16

SHKODRANI81 URIME PER FITOREN E TITULLIT KAMPION
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Sun, 17 May 2009 , 19:10

Reali “dhuratë” Barçës:
Gëzuar titullin kampion
Djemtë e Guardiolës s’kanë nevojë për pikë ndaj Majorkës



Reali i Madridit vazhdon
të kalojë një situatë
mjaft të vështirë.
Edhe këtë javë, djemtë e trajnerit
Huande Ramos nuk
kanë arritur të marrin asnjë
pikë, duke e çuar në tre numrin
e humbjeve radhazi. Më
këtë disfatë, ata i kanë dhuruar
automatikisht titullin kampion
Barcelonës, e cila duhet
të merrte një pikë përballë Majorkës
ditën e sotme. Një triumf
i parashikuar, por i parakohshëm
për katalanasit. Dy
trofe të siguruar për skuadrën
e Pep Guardiolës, të cilët pas
atij të Kupës së Mbretit, tashmë
marrin edhe atë kampion
në Spanjë. Një dhuratë e
ardhur pikërisht nga rivalët
historik të Realit të Madridit.
Përballë Vilarealit, madrilenët
u munduan të japin më të
mirën e tyre, por treguan se
nuk e kanë të lehtë të jenë po
aq të organizuar, sa disa javë
më parë. Vendësit kaluan të
parët në avantazh, me anë të
Robert Pires, por ka qenë Van
der Vart ai që barazoi. Ruben
Cani kaloi sërish në avantazh
Vilarealin, në minutën e 62-
të, por Gonzalo Higuain
ekuilibroi rezultatin vetëm dy
minuta para përfundimit të
kohës së rregullt. Kur u duk
se skuadrat do të ndanin nga
një pikë, ka qenë mbrojtësi
Joan Kapdevila ai që gjeti
rrugën e rrjetës, duke i dhënë
maksimumin ekipit të trajnerit
Manuel Pelegrini, i cili vazhdon
të luftojë për një vend në
Ligën e Kampioneve sezonin
e ardhshëm. Një kampionat i
mbyllur dy javë para përfundimit
përsa i përket titullit,
por ende i pacaktuar për
shumë objektiva të tjerë...

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Kampionati Spanjoll

Post by fpjalmi » Tue, 19 May 2009 , 20:49

Galaktikët” kushtojnë 200 mln euro!


Autori: Arjan Koci
Data: 16/05/2009
Version Print


Shtypi spanjoll publikon shumën që do t’i duhet Perezit për të ringritur Realin

Ish-presidenti i Realit të Madridit, Florentino Perez, do të shpenzojë të paktën 200 milionë euro për blerjen e lojtarëve të rinj, nëse zgjidhet president i këtij klubi. Perez ishte president i Realit nga viti 2000 deri në 2006-ën, kur kjo skuadër u cilësua si “Galaktikët”, duke fituar Primera Ligan dy herë dhe Ligën e Kampionëve. Reali i asaj kohe kishte në përbërje lojtarë si Zinedin Zidan, Ronaldo, Luis Figo dhe Bekham.

Nëse Perez rizgjidhet në krye të Realit më 14 qershor, do të shpenzojë të paktën 200 milionë euro për lojtarë të rinj. Disa gazeta, përfshirë “El Mundo” dhe “ABC”, kanë spekuluar se Perez do të investojë deri në 250 milionë euro për skuadrën. Gazeta “El Pais” ka shkruar se Kristiano Ronaldo dhe klubi i Mançester Junajtedit kanë nënshkruar një marrëveshje që parasheh transferimin e tij në “Bernabeu”.

Sipas kësaj gazete, Perez ka diskutuar me menaxherin e Kristiano Ronaldos koston prej 80 milionë eurosh të transferimit të portugezit. Perez, 62 vjeç, nuk ka pranuar të tregojë të enjten disa nga emrat e lojtarëve që synon të blejë, pasi dëshiron të fillojë së pari fushata zgjedhore në klub. Por ai ka aluduar për rikthimin e Zidanit dhe të ish-trajnerit Horge Valdano të Argjentinës, të cilët do të jenë këshilltarë të Perezit.

Zidani ka thënë se ka pasur kontakte me Perezin, por nuk ka marrë ende ftesën për të qenë pjesë e Realit. “Gjëja më e rëndësishme është rikthimi i Perezit”, ka thënë 36-vjeçari francez, që e la futbollin në vitin 2006. Kanë mbetur vetëm tri ndeshje deri në fund të këtij sezoni dhe Reali gjendet në vendin e dytë, tetë pikë pas rivalëve historikë të Barcelonës, të cilët kanë fituar Kupën e Mbretit dhe janë finalistë të Ligës së Kampionëve.

Reali i Madridit do të luajë sot në fushën e Vilarealit pa dy qendërmbrojtësit Matzelder dhe Pepe. Gjermani është i dëmtuar, ndërsa portugezi është i skualifikuar. Serxhio Ramos ose Gabriel Hajnce do t’i bëjnë shoqëri Fabio Kanavaros. Në sulm konfirmohet dyshja Raul-Higuain.

Vilareali, ende në garë për një vend në Ligën e Kampioneve, rrezikon të mbetet larg Europës, nëse nuk fiton sot ndaj Realit. “Kemi pasur një ecuri të dobët në ndeshjet e fundit. Nuk mund të tolerojmë asgjë, as në stërvitje, përndryshe sezoni do të jetë i dështuar”, - tha trajneri Manuel Pelegrini.

Del Boske: Preferoj Vilën para Kakas

Visente del Boske mendon se Reali i Madridit nuk ka përse të kërkojë jashtë Spanjës për talente të reja, sepse lojtarët e Primera Divizionit janë më të mirë. Trajneri i Spanjës i pyetur për yjet që do të donte të kishte në skuadrën e tij hipotetike dhe mes Kristiano Ronaldos, Kakasë dhe David Vilas, ai ka zgjedhur këtë të fundit.

Pasi dha një kontribut të madh që Spanja të fitonte “Euro 2008?, Vila është bërë një lojtar edhe më i mirë, por klubi i Realit të Madridit është ende në kërkim të Kakasë së Milanit dhe Ronaldos së Mançester Junajtedit. “Kaka, Kristiano apo Vila?

Unë do të kisha zgjedhur Vilan”, ka thënë Del Boske për gazetën “AS”. “Kemi lojtarë të mrekullueshëm në Spanjë. Të drejtosh këtë skuadër është e lehtë dhe unë zbavitem me këta lojtarë të mëdhenj”, ka shtuar ai. Nëse Florentino Perez fiton zjedhjet presidenciale në qershor në klubin e Realit, kjo do të thoshte që Del Boske nuk do të mund të kthehej te ky klub në asnjë detyrë, pasi u shkarkua në vitin 2003. “Eshtë e pamundur që unë të kthehem atje për sa kohë do të jetë në krye Florentino”, ka shtuar Del Boske.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Kampionati Spanjoll

Post by loroborici » Wed, 03 Jun 2009 , 15:36

Kakane ka me e marr Reali. Asht fol qi ne Janar, tash duhet me pagua 60 milion euro.
Vllaznia ne zemer
Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Kampionati Spanjoll

Post by Ledi1920 » Tue, 09 Jun 2009 , 08:34

loroborici wrote:Kakane ka me e marr Reali. Asht fol qi ne Janar, tash duhet me pagua 60 milion euro.

Reali ska per me ndal tani.Fiorentino Perez e ka tregu veten qe sjell yje.
Te shofim tani
Image

Post Reply