VLLAZNIA - DINAMO

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by fpjalmi » Thu, 07 May 2009 , 19:01

sa te pftyra jan gazetat .

te top channel thuhet se kola nuk asht largu kurse te sporti shqiptare po .

shihni qa thote top channal

Trajneri Kola, lot pas deshtimit ne Kupe
07/05/2009 08:45

Goli i Zeqirit ne sekondat e fundit, fershellima finale e gjyqtarit Pashaj dhe lojtaret e Tiranes, te cilet shtrihen te
zhgenjyer ne tapetin e “Niko Dovanes”.
Kjo ishte pamja ne syte e te gjitheve, pas finales se Kupes, te humbur 2-1 perballe Flamurtarit. Megjithate, personi qe
eshte deshperuar me shume per deshtimin ne trofeun e dyte per nga rendesia ka qene padyshim trajneri Agustin Kola. Ne
perfundim te ndeshjes, ai ka shtrenguar dhembet perpara mikrofonave, duke i uruar vlonjatet per triumfin.

Por, sapo eshte futur ne dhomat e zhveshjes, drejtuesi i stolit bardheblu nuk ka arritur t’i mbaje lotet. Burime prane 23-here kampioneve te Shqiperise pohuan se ai e ka ndjere me shume se te gjithe humbjen, madje e kishte te veshtire
te largohej nga stadiumi i Durresit.

Pas humbjes ne Kupe, tashme Tirana do te perqendrohet maksimalisht ne Superiore, ku renditet ne vendin e dyte, me nje pike
me pak se Vllaznia. Kola do te vazhdoje te jete ne krye te ekipit, per te tentuar triumfin ne kampionat, kur
kane mbetur edhe tri jave nga mbyllja, edhe sepse kryedonatori Refik Halili deklaroi se tekniku nuk do
te behet “koke turku”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by Skodrinon » Thu, 07 May 2009 , 20:40

O Allmuça i leshit
Po ç'puna ka vllaznia me ansoret e ndeshjes me Lushnjen? Edhe Muça iket muhabet
Masanej, ne kupe nuk meritoshit kualifikim mor legena se na bate golin me dore e nuk na dha arbitri dy penallti.
Per golin me dore qi i bani Memelli nuk bani za asnjeni prej ktyne, tash po ankohen per Lushnjen
Dhe fjale jane tu bavetem kto te Dinamos se deri tash nuk kam sdigju interviste te tonve qi i akuzojne per ndonji gja
Siduket e paskan pagu edhe me ba presion mediatik qi paska dhane dy intervista megjithse nuk lot kunder nesh

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by fpjalmi » Fri, 08 May 2009 , 02:07

keta zagart e dinamos duhet ta dijn se vllaznia i nxjerri kampion.

ah si nuk i mujtem ne shkoder ,dhe te kishte dal partizani kampion .

kta pisa dojn me na than neve qe tirana meriton titullin kampion.

njaj almuqa zor tapo rrin ne tribunte te shtunen sepse e don nji tull mbrapa,kurse tranierit muqa qe asht kelishi i tiranes duhet me ia thy te dyja kamt se edhe don me ndihmu tiranen edhe me i ba presion albitrit ,pisi mutit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by fpjalmi » Fri, 08 May 2009 , 02:50

josa mund te jete me 99 perqind tranier i tiranes dhe per mendimin tem josa nuk asht dasht me e marr tiranen ne kete periudhe ,sepse rrespektin qe ia kena dhan ne shkoder nuk asht dasht me e marr tiranen ne kete periudhe

hala nuk asht vendos por 99 perqind asht e sigurte

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by fpjalmi » Fri, 08 May 2009 , 02:52

ne ndeshjen e te shtunes dihet dicka qe dinamo do lozin fort per me djeg vllaznine.

ishalla keta te tonet po i tregojn vlerat e tyne dhe ishalla po i dithtojn dinamos qe njata 2 ndeshje qe keni fitu kan ken shans i tyne

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by Ujku » Fri, 08 May 2009 , 09:09

Vllaznia ne ndeshjen me dinamon duhet me lujt shum e organizume
me shpirt garet e me dhan maksimumin se dihet se kena te bajm me i kunershtar shum dinak
e qe ne ket sezion kena pas rezultate negative me ta.
kjo neshje per menimin tem asht vendimtare per ne.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by fpjalmi » Fri, 08 May 2009 , 17:40

Ndoja: Allmuça cinik, Vllaznia ka vepra


Autori: Gjergj Kola
Data: 08/05/2009
Version Print


Paulin Ndoja është indinjuar nga fjalët e Allmuçës dhe nuk e ka kuptuar cinizmin e tij

Në kampin shkodran prej ditësh nuk janë kapërdirë mirë disa komente, deklarata dhe prononcime të ndryshme që vinin nga ekipet e Tiranës dhe Dinamos. Nga klubi shkodran nuk ka dashur kush t’u përgjigjet atyre, vetëm kanë vazhduar punën dhe përgatitjet për ndeshjen e radhës.

Por ndërkohë dje ka bërë përshtypje te të gjithë një prononcim i Igli Allmuçës që deklaronte se Vllaznia merret veç me fjalë. Për të reaguar ndaj këtyre deklaratave, ka dalë njëri prej pjesëtarëve të stafit drejtues të kësaj skuadre, legjenda e portës Paulin Ndoja. Ai ka marrë leje edhe te drejtuesit e klubit për këtë çështje dhe ka dashur t’i tregojë mesfushorit dinamovit se kush është Vllaznia.

“Të themi të drejtën, jemi jo pak të indinjuar nga deklarata të tilla. Unë e vlerësoj Allmuçën si futbollist, por nuk mund të pranoj fjalët që ka thënë. Vllaznia nuk ka vetëm fjalë, sepse po të themi kështu, duhet t’i biem ndesh Vllaznisë së kampionateve dhe kupave, sidomos skuadrës së sotme që është në vend të parë me meritë.

Vllaznia nuk ka fjalë, por ka pikë dhe rezultate në ecurinë e saj dhe për rrjedhojë jemi të parët në renditje dhe mjaft meritë,” ka thënë përgatitësi i portierëve të skuadrës kuqeblu. Ndoja nuk është aspak dakord që futbollistët të flasin ashtu siç ka folur Allmuça dhe prandaj shton: “Nuk e di si mund të flasë një futbollist ashtu siç ka folur ai.

Kam gati 50 vjet që merrem me futboll dhe kurrë nuk ka dëgjuar të flitet me kaq cinizëm për kundërshtarin. Këtë nuk e kanë bërë as Çeço, Pernaska, Çutra, Sejdini, kolegët e tij vite më parë dhe nuk duhet ta bëjnë as futbollistët e sotëm. Të paktën te Vllaznia jemi munduar të jemi shumë korrektë në këtë drejtim.

Megjithëse kemi pasur arsye pse të mburremi, asnjëherë nuk kemi dëgjuar ndonjë futbollist të shprehet në media me cinizëm për kundërshtarin. Futbollistët duhet të bëjnë detyrën e tyre në fushë, ndërsa për të folur për të tilla gjëra janë drejtuesit e skuadrës, ata të klubit dhe presidenca. Nuk ka pse të krijojë probleme mes klubeve Allmuça, kur, me sa di unë, edhe presidentët kanë shumë miqësi me njëri tjetrin.”

Pavarësisht këtij reagimi, në kampin shkodran është duke u punuar me shumë përkushtim për takimin e radhës ndaj bluve. Asnjë nënvlerësim, asnjë shpërqendrim, por thjesht angazhim maksimal për këtë sfidë. Paulin Ndoja e konsideron shumë të rëndësishëm këtë takim, prandaj shton: “Ndeshja me Dinamon, por edhe ajo me Lushnjën janë shumë të rëndësishme për ne.

I vlerësojmë maksimalisht këta kundërshtarë dhe sigurisht që do të kërkojmë fitoret për të mbërritur pastaj te ndeshja e fundit me Tiranën. Duhet kurrsesi të mos gabojmë.” Në këtë logjikë, titulli do të vendoset në javën e fundit të kampionatit. Këtë mendon edhe një nga ndihmësit e Haxhiosmanoviçit, i cili i pyetur në fund nëse Vllaznia e ka frikë Tiranën, ngaqë e humbi një betejë ndaj saj pak ditë më parë, Paulin Ndoja do të përgjigjej: “Çështja e titullit kampion duhet të zgjidhet në ndeshjen e fundit.

Absolutisht nuk e kemi frikë Tiranën. Ne do shkojmë me dinjitet me 1 pikë epërsi në atë ndeshje të fundit dhe ashtu siç u paraqitëm denjësisht në ndeshjen e Kupës, edhe në këta 90 minutat e fundit të kampionatit besoj se kemi për të treguar forcën e vërtetë të Vllaznisë dhe besoj se në fund të asaj ndeshjeje, fati i titullit kampion do të na buzëqeshë neve.”

Stafi shkodran ndjek Tiranën në Kupë

Ndeshjen finale të Kupës mes Tiranës dhe Flamurtarit, zhvilluar pardje në “Niko Dovana” të Durrësit e kanë ndjekur, përveç të tjerëve, edhe pjesëtarë të stafit të Vllaznisë. Kështu, trajneri Haxhiosmanoviç, drejtori teknik Shaba dhe menaxheri Gjyrezi kanë qenë në tribunë në këtë takim për të parë jo thjesht finalen, por më tepër për të vëzhguar lojën e bardhebluve, sepse pas dy javësh ata do të ndeshen me ta në një ndeshje shumë të rëndësishme për titullin kampion. Fakti që në takimin gjysmëfinal të Kupës, Tirana i mundi, ka bëri që trajneri Haxhiosmanoviç ta vëzhgojë lojën e këtij ekipi ndaj Flamurtarit.

Humor shkodran: Presidenti Topi, eja edhe më 23 maj!

Nuk ka kaluar pa humor në Shkodër ceremonia e dhënies së Kupës nga ana e Presidentit të Republikës, z.Bamir Topi, kapitenit të Flamurtarit, Paniç. Të gjithë e dimë që numri një i shtetit shqiptar është tifoz i thekur i Tiranës, por nga ana tjetër me praninë e tij në stadiumet tona, në postin që mban, asnjëherë nuk ka qenë shans për bardheblutë.

Në Shkodër dinë të mbajnë mirë edhe statistikat dhe prandaj dje thonin: “Presidenti Topi, që nga periudha e marrjes së kësaj detyre, ka dhënë tri kupa për ekipet fituese: vjet Vllaznisë e Dinamos, që ishin fitueset e dy trofeve, dhe kësaj të mërkure Flamurtarit. Asnjëherë Tiranës së tij. Për këtë arsye shpresojmë që zoti President të jetë në tribunën e “Qemal Stafës” në ndeshjen e 23 majit për t’i dhënë kupën Vllaznisë kampione dhe jo Tiranës së tij

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by fpjalmi » Fri, 08 May 2009 , 17:44

TIFOZERIA

Premton mbështetje në “Loro Boriçi”




Pavarësisht se tifozët shkodranë për
nga numri dhe për nga mbështetja
mbajnë rekordin në Kategorinë Superiore,
përsëri drejtuesit e klubit u bëjnë thirrje
atyre, që të jenë të shumtë në shkallët e
“Loro Boriçit”. “Gjithnjë tifozët shkodranë
e kanë mbështetur skuadrën e tyre
të zemrës, ndaj dhe kësaj here do të
ndodhë e njëjta gjë. Vllaznia më shumë
se kurrë ka nevojë për ne”, u shpreh njëri
prej tifozëve ultras kuqeblu. Të tillë
takime derbi mes këtyre ekipeve, që në
këtë sezon i kanë dhënë tempin kampionatit
nuk kanë sesi të kalojnë pa praninë
e një tifozerie të zjarrtë, në shkallët e
stadiumit. Fakti që kampionët në fuqi u
kanë hapur punë kuqebluve, ka bërë që
interesimi i fansave të jetë i madh. Ata
kërkojnë nga ekipi i tyre, që të mos i zhgënjejnë
në “Loro Boriçi”, ashtu siç bëri
fundvitin e kaluar në kampionat dhe në
fillimin e 2009-ën për Kupë. A. Uruçi

Sukubina
Tifoz
Tifoz
Posts: 51
Joined: Sun, 23 Nov 2008 , 19:24
Location: Sukubine - Ulqin

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by Sukubina » Fri, 08 May 2009 , 22:26

Te shpresojme fitoren.
Ata me siguri do te luajne fort, por do te marrin ate qe meritojne.
Ishalla po hym neser ne loje edhe ne pak me "dhembe" neser, se karakteri dhe deshira per firtore edhe ashtu shprehet, por me mend ne koke.
Tani Tirana me te vertet eshte e plagosur por tani ato mund te jene edhe me te rrezikshem, pasi lojtaret e tyre do luajne vete dhe nuk ka nevoje kush as qe ti mobilizoje. Nuk eshte qe aty nuk ka kualitet, ka.
Vllazni, per me fitu, duhet me e dashte fitoren me gjithe shpirt, per me dal kampion duhet me besu ne ate. Keto ndeshje, definitivisht jane ndeshje karakteri.
Perpara, dhe ishalla ndeshje e fundit ne Tirane te jete formalitet, ku do shkojme sa vetem me e marre kupen.
Perpara Vllaznia!!!

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: VLLAZNIA_____________DINAMO

Post by GOLDIAN » Fri, 08 May 2009 , 23:15

[quote="hatboy"

vllaznia rreziko me shum humbjen e objektivave meqe nji e ka hum tashi. :wink:[/quote]
pjalmi tha nese tirana hup finalen
pra i bie qe dhe tirana me hup nje objekti apo jo
pak rendesi ka eleminohesh ne gjysfinale apo humb finalen pa gja se pa gja je :wink:[/quote]

e po jan vetem hamendsime, ajo qe thash un ishte reale.[/quote]
edhe kjo qe thashe une doli reale :wink:
respekte
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by fpjalmi » Sat, 09 May 2009 , 01:12

maje mend goldi ka me dal gjys njirit prej stadiumit.

e harroj shum shpejt qe vllaznia e nxorri kampione vjet qe i dha 3 piket ne shkoder.

tamam kelysh tiranet.

mu nuk ma han mendja se vjen ne stadium sepse tifozat jan shum te acarum e tapo ia ........ familjen.

maje mend goldi,nuk tapo vjen,veqse nese vjen me salen e rrin me te se ska beth me ardh ,e jam shum i sigurte me tan at vrere qe hedhi mbi vllaznine tone

hatboy
Huligan
Huligan
Posts: 150
Joined: Sun, 25 Mar 2007 , 01:24

Re: VLLAZNIA_____________DINAMO

Post by hatboy » Sat, 09 May 2009 , 01:29

GOLDIAN wrote:[quote="hatboy"

vllaznia rreziko me shum humbjen e objektivave meqe nji e ka hum tashi. :wink:
pjalmi tha nese tirana hup finalen
pra i bie qe dhe tirana me hup nje objekti apo jo
pak rendesi ka eleminohesh ne gjysfinale apo humb finalen pa gja se pa gja je :wink:[/quote]

e po jan vetem hamendsime, ajo qe thash un ishte reale.[/quote]
edhe kjo qe thashe une doli reale :wink:
respekte[/quote]

hehe ,ok ,po nuk ishte nje lloj finalja me gjysem fnalen, ishte me e rendesishme te eliminoje Vllaznin kte vit duke pa rivalitetin qe esht ne kampionat.

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by shv13 » Sat, 09 May 2009 , 09:54

kushedi se kush e ka fute allmucen me fole njashtu,pune e madhe fort se na kane rrahe ne faze te pare,ku asht dinamoja sot?
hatboy thote se randsi ka qe kane eliminu vllaznine edhe pse humben finalen.Kjo difton se na drojne e na kane me na drashte sa te jete jeta,e se na respektojne pavaresisht ca shkrujne ata pseudotiransat te s.shqiptar.

edhe te forumi i tyne kane fillu me ju germushe gjithkuj po duhet me kene zotni si kur fiton ashtu edhe kur humb.

ishalla mbushet stadiumi sot e t na knaqin me nji fitore te bukur qe mos t kene ca me fole allmuca me shoke.Ata t tonet si kam ndi tu thane gja ne shtyp e m vjen mire qe deda po mundohet me i mbajte me kambe n toke.
Sot duhet si thote sacchi "zemer e ftofte e kambe e nxehte" e me fute trepikshin n xhep.

PARA VLLAZNIA!!
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by Ujku » Sat, 09 May 2009 , 11:33

Allmuca vec fjal te kqija nxjerr prej gojet
kan than i keqi me te kqija, ai edhe ne ftyr duket se asht me te meta biologjike.
ranci ka sot me fitu.

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by Edmond-Cela » Sat, 09 May 2009 , 12:26

sot mar vlla shkurt do shihet vllaznia e vertet nese e fitojm ndeshjen do jet hapi ma i madhe drejt fitimit te kampjunanin, qe ca pjerdhin tiranasit me shum mus me interreson hyc ato te lehin deri sa te plasin por shqiperia ne mrekulli ka dhe ajo quhet Vllaznia.

forca Vllaznia ta hanksha zemren
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllazniashkoder888
Antar
Antar
Posts: 32
Joined: Wed, 10 Dec 2008 , 14:47
Skuadra: VLLAZNIA
Location: belgijk

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by vllazniashkoder888 » Sat, 09 May 2009 , 13:19

asht shume kollaj nese fitojme sot e marrim kampionatin sepse nje pik na duhet ne tirane

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by vllaznia1919 » Sat, 09 May 2009 , 13:30

Te lehin sa te dojne ata qe na kan inad.Lojtart tone duhet me hi ne fushe si egersina e me fitu ndeshjen.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

vllazniashkoder888
Antar
Antar
Posts: 32
Joined: Wed, 10 Dec 2008 , 14:47
Skuadra: VLLAZNIA
Location: belgijk

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by vllazniashkoder888 » Sat, 09 May 2009 , 14:07

Trajner e tiranes nuk asht josa
asht Bençivenga zevendsi e koles

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by Edmond-Cela » Sat, 09 May 2009 , 14:10

vllazniashkoder888 wrote:Trajner e tiranes nuk asht josa
asht Bençivenga zevendsi e koles
te jet kush do ma. na te shikojm vllaznia ton
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

vllazniashkoder888
Antar
Antar
Posts: 32
Joined: Wed, 10 Dec 2008 , 14:47
Skuadra: VLLAZNIA
Location: belgijk

Re: VLLAZNIA - DINAMO

Post by vllazniashkoder888 » Sat, 09 May 2009 , 14:19

qa kishte ken me fitu na me dinamon
e me hupe tirana me peqinin.

Post Reply