Merkato
Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Shulze studion lojtarët me anë të kasetave
Njeriu që është ulur në stolin kuqeblu, gjermani Ulrih Shulze, njohjet e para në lidhje me ekipin e tij të ri i ka pasur përmes videokasetave. Ai ka studiuar me imtësi 8 të tilla që i janë vënë në dispozicion nga drejtuesit e klubit shkodran, në bazë të të cilave tekniku 59-vjeçar ka marrë edhe përshtypjet e para për lojtarët që do të drejtojë këtë sezon. Vetë ai e ka cilësuar mëkat largimin e lojtarëve të tillë, si Sinani, Teli, Leandro, Radusinoviç e Belisha, ndërkohë që ka krijuar idetë e para edhe për lojtarët e tjerë që janë aktualisht në përbërje të Vllaznisë. Përveç kësaj, Shulze nuk ka munguar të ndjekë edhe ndeshjet e Elbasanit dhe Tiranës për kupat e Europës. Burime pranë tij bëjnë të ditur se Shulze e ka ndjekur me interes përmes televizorit përballjen e elbasanasve me lituanezët. Kjo ngaqë në radhët e verdhebluve janë edhe disa futbollistë që mund të vishen kuqeblu sezonin tjetër. Nga sa mësohet, trajneri i kuqebluve ka mbetur shumë i kënaqur nga loja e Osjes dhe Kaçit, por edhe e mbrojtësit Dede, të cilin e ka cilësuar "Kanavaroja" i Elbasanit. Në këtë mënyrë, trajneri nga Magdeburgu ka filluar të krijojë përshtypjet e para për lojtarët e kampionatit shqiptar.

- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Po tash qe rane ne kategori te dyte lazio e fiorentina ka mundesi qe ta po fillojne tratativat per me marr da lojtare.SINANI TELI BELISHA LEANDRO RADUSINOVIC.me keta lojtare edhe ishim keq sezonin e fundit pa keta lojtare se di se ca vendit kena me kap.
turp qe po e lajne vllaznine ne kete pike.kur do e ndertojne ekipin ky president masi te fillojne kampionati a po ta po gjen da lojtare rrugash ne gjermani e ta po na e mush mendjen se i bana 22 vete.une spo shof gja per terezi hic ishalla gabohem por jam shume pesimist.

i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Lici: Qëndrova për Fushajn dhe Vllazninë
Lojtari më me përvojë i skuadrës së Vllaznisë, pikërisht Suad Lici, ka vendosur të luajë edhe për një sezon tjetër me këtë skuadër. Një vendim që mesfushori nuk është vonuar shumë ta marrë. Ka mjaftuar një bisedë me presidentin e ri të skuadrës shkodrane, Valter Fushaj, dhe çdo gjë ka marrë fund. Vetë lojtari ka shpjeguar pse i tha "po" skuadrës së tij të zemrës, në një kohë kur ka qenë shumë pranë kalimit te skuadrat e tjera. "Të them të drejtën, me mbarimin e sezonit të kaluar, nisur edhe nga disa probleme që pata me drejtuesit e klubit, kisha vendosur të gjeja një ekip tjetër. Ofertat për këtë nuk më munguan dhe isha gati drejt firmosjes me ndonjërin prej tyre, por në këto momente kam marrë një telefonatë nga Fushaj menjëherë pas zgjedhjes së tij si president i Vllaznisë. Vetë fakti se kam qenë ndër të parët futbollistë që ai ka telefonuar për t'i bërë ofertë për të luajtur me këtë skuadër, më bëri të ndihem i nderuar dhe i vlerësuar. Sa i takon anës financiare, jemi marrë vesh shumë shpejt me të, por arsyeja pse më bindi për të qëndruar edhe një sezon tjetër te Vllaznia ka qenë projekti shumë ambicioz që kam dëgjuar nga goja e presidentit Fushaj. Duke qenë se kam pasur gjithnjë konsiderata shumë të mira për të si njeri, por edhe si president shumë korrekt në detyrimet ndaj futbollistëve, vendosa ta pranoj ofertën e tij për të qenë sërish edhe këtë sezon pjesë e kësaj skuadre," ka shpjeguar vendimin e tij 32 vjeçari shkodran. Kësisoj, prej ditësh Lici është me skuadrën në stërvitje nën drejtimin e trajnerit të ri gjerman Shulze. Ajo që konstatohet këto ditë është mungesa e lojtarëve me emër në stërvitje, teksa janë të rinjtë ata që e kanë "mbipopulluar" ekipin. Por ndërkohë fjalët duken të mira sa i takon të ardhmes së kësaj skuadre dhe pikërisht nga kjo Suad Lici, lojtari me shumë përvojë, beson se ekipi do të kompletohet shumë shpejt. Këtë ai e bazon gjithnjë nisur nga projekti "Fushaj", ai që e bëri edhe atë vetë të veshë fanellën e Vllaznisë edhe këtë sezon. "Unë kam shumë besim se ekipi ka për t'u ndërtuar, madje një ekip pretendent, sepse flitet për shumë emra cilësorë lojtarësh që mund të vijnë te Vllaznia. E quaj shumë pozitive dëshirën për të rikthyer në skuadër futbollistët shkodranë, sepse ata më shumë se çdokush tjetër e dinë rëndësinë dhe peshën e fanellës kuqeblu. Përderisa vetë i kam besuar projektit të presidentit Fushaj, nuk ka pse të mos mendoj se ai ka për ta ndërtuar skuadrën ashtu siç e duan të gjithë, një skuadër pretendente. Mendimi im është se shumë gjëra janë në rrugë të mbarë, duke nisur nga caktimi i trajnerit gjerman, që është një fakt shumë pozitiv për skuadrën tonë," shton më tej Suadi. Në këto ditë të para të stërvitjes kemi parë një futbollist, ndonëse më veterani në skuadër, që e ka nisur punën me shumë dëshirë. Mbase më me dëshirë edhe se një 18 vjeçar, që ende nuk ka bërë vend në skuadër. Kjo natyrisht që është shumë pozitive, sepse kemi të bëjmë me një futbollist cilësor, kontigjent edhe i ekipit tonë kombëtar. Dhe kësisoj edhe Vllaznia duket e kënaqur me prezencën e tij në skuadër, aq më tepër kur ai pritet të jetë kapiteni dhe lideri i ekipit të ardhshëm.

Malazezët, qëndron vetëm Radoviçi
Kanë mbërritur te Vllaznia për provë tre futbollistë malazezë, por vetëm njëri prej tyre aktualisht po i bind drejtuesit e saj. Bëhet fjalë për mesfushorin 24 vjeçar Miki Radoviç, që trajneri Shulze ka kërkuar ta ketë në provë edhe javën tjetër. Ndërkohë, portieri 18 vjeçar Raiçeviç, megjithëse kishte të dhëna të mira, është larguar, duke lënë hapur mundësinë e afrimit pas një periudhe tjetër kohore, kuptohet pasi të ketë fituar më tepër përvojë në klubet malazeze. Sa i takon mesfushorit tjetër, Cimbajeviç, ai ka zhvilluar vetëm një seancë me kuqeblutë dhe është larguar. Pritej të vinte edhe sulmuesi Davor Marash për provë, por ky i fundit, me sa duket, nuk ka qenë i mendimit se ka nevojë për provë, teksa ka kërkuar menjëherë kontratë. Por të këtij mendimi nuk kanë qenë drejtuesit e Vllaznisë, që kanë hequr dorë prej tij. Kësisoj, në pistën malazeze për momentin sytë janë të drejtuar vetëm te Radusinoviç dhe Vukçeviç. Përgjigjja e tyre pritet të jetë pozitive dhe me shumë mundësi ata të hënën do t'i thonë "po" Vllaznisë.

“Rrumbullaku i kuq” zgjerohet
Ne krye te listes thuhet se jane shkodranet e Tiranes dhe ata te Elbasanit, me te cilet bisedat kane kohe qe jane konsumuar, por pritet vetem momenti i nenshkrimit. Pervec tyre, nga kampionati shqiptar, madje nga keto dy skuadra, jane ne “rrumbullak te kuq” edhe titullare te tjere, si Dabulla, Patushi e Duro te Tirana, dhe Dede e Bejzade te Elbasani. Pjese e optimizmit te presidentit shkodran eshte edhe “pista” malaziase, e cila, edhe pse momentalisht nuk doli e suksesshme me treshen e ardhur dite me pare, nder te cilet dy u kthyen prapa, do ta thote fjalen me dyshen Igor Radusinovic Nikolla Vukcevic, qe pritet t’i bashkohen sot skuadres. Prej disa ditesh ata jane ne vemendjen e stafit shkodran, duke pritur momentin e duhur per ardhjen e tyre ne Shkoder. Per te parin eshte dashur sinjali i tij nga Ukraina, atje ku ka qene per disa dite ne tentative nenshkrimi te kontrates, por, mesa duket, kembengulja e klubit shkodran, per ta patur edhe ne kete sezon te tijin mbrojtesin, ka bere efektin e vet, nderkohe qe, per te dytin, futbollstin model, Nikolla Vukcevic, pengesa ka qene klubi Buducnost, qe nuk e ka lejuar kalimin e tij te Vllaznia pasi ka kontrate me te. Por, kembengulja e presidentit shkodran, duke marre persiper te demshperbleje gjoben e prishjes se kontrates me klubin e Podgorices, i ka hapur rruge ardhjes se tij ne Shkoder, cka do te thote nje perforcim shume i rendesishem per trajnerin Shulze.

Popova nuk do kaloj tek Vllaznia
Vllaznia duhet te paguaj 20 000 euro nese do Popoven
Alemannia Aachen nuk e ka lejuar vushtrriasin 21 vjeçar me shtetësi gjermane- Faton Popova që te kaloj
tek Vllaznia e Shkodres. Popova luan ne ekipin e dytë
që garon në Oberliga ( liga IV ),ka pasur një oferte nga ekipi i Vllaznise. Kjo oferte ka ardhur permes ish- lojtarit të Kombetares, Uliks Kotrri. Popova është prezentuar nga ana e
bashkëlojtarit të Kotrit në Energie Cottbus, si dhe
Rudi Vates në FC Yokohama- Dirk Lehmann.Gjermani
per momentin luan në Borussia Freidelahoven dhe ka
luajtur për ekipet e njohura si FC Köln dhe FC Fulham.E ka propozuar Playmajkerin e Alemanias,Popova qe jeton në afersi të Aachenit. Ai ka ardhur në Alemannia Aachen nga ekipi holandez Roda Krekade. Ai ne sezonin e kaluar në 31 ndeshje ka shënuar 10 gola dhe kanë marrë kupen e Mittelrhein dhe sivjet do
marrin pjesë në Kupen e Gjermanise.
Popova thotë se: „ Unë jam i gatëshem që të luaj për
Vllaznine. Mirpo, Alemannia ka kërkuar 20 000 euro
dëmshperblim. Tranjeri i amatoreve Emmerling dhe
menagjeri Schmadtke nuk janë të pajtimit që unë të
largohem. Tranjeri me ka thënë se nuk kanë kohë për te
gjetur ndonje lojtar tjeter për pozicionin time dhe se
presin nga unë që përgjatë sezonit të afrohem pranë
ekipit të parë. N.q.s nuk do ndodh kjo unë në dimer
do bëjë të pamunduren që ti bashkangjitem ekipit të
Shkodres! „
Sami Baçaj

A dihet gja a jane taku presidenti jon me bejzaden?sot te sporti sghqiptar na e kishin ba vllaznine me nje super mbrojtje,cfare fantazie ka ky gazetari jone lume na per te.kishte harru me shkru zambroten dhe kanavaron.PER DABULLEN asht gjynah me na ik per dursh se njaj na duhet.presidenti duet me shpejtu ndasht me ba gja
vllaznia 1919, e hoqen dhe hasanin edhe tafilin tash edhe sa shkodrane kan mbetur?se sikur presidenti do e bate skuadren me shkodrane.
vllaznia 1919, e hoqen dhe hasanin edhe tafilin tash edhe sa shkodrane kan mbetur?se sikur presidenti do e bate skuadren me shkodrane.
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Shulze “kujdeset” edhe per portierin
Por, nderkohe, trajneri gjerman i kuqebluve ka bere te ditur edhe per nje tjeter ardhje ne radhet e Vllaznise. Behet fjale per portierin gjermam Lutz Phannenstiel, 33 vjecar, me shtatlartesi 1.84 metra. “Eshte nje portier me rezultate pozitive dhe me karriere shume te pasur”, ka theksuar Shulze per gjermanin e portes, i cili mbreme vone ka mberritur ne aeroportin e Podgorices, per te udhetuar menjehere drejt Shkodres. Sic behet e ditur, rekomandimi per te ardhur te Vllaznia ka qene nga ana e Uliks Kotrrit, me te cilin ai ka luajtur ne Zelanden e Re, nderkohe qe me perpara ka qene edhe kampion i Norvegjise, me Lyn te Oslos, si dhe me Lids Junajted.
Ktu asht fotoja e ktij portierit
http://members.shaw.ca/mustangs_alley/_ ... Lutz_2.jpg
http://www.calgarymustangs.com/players/pfannenstiel.jpg

Vukcevic e Radusinovic, firmat
Premtimi i presidentit te Vllaznise, Valter Fushaj, se do ta plotesonte skuadren me lojtare cilesore, ka filluar te behet realitet qe dje, kur kane mberritur tre futbolliste. Dy te paret kane qene futbollistet e ardhur nga Mali i Zi, per te cilet kishte dite qe diskutohej, Igor Radusinovic, 21 vjecari i cili ka luajtur edhe sezonin e fundit me kuqeblute, dhe Nikolla Vukcevic, qe nuk arriti te nenshkruante vitin e kaluar, ndonese mbresa mjaft te mira tek te gjithe. Me kembenguljen e presidentit Fushaj ardhja e tyre u be realitet vetem mbreme, kur kane firmosur menjehere mbi kontratat. Tashme, per nje sezon futbollistik ata jane pjese e skuadres kuqeblu. “E pata menduar edhe me pare qe mund te isha serish pjese e Vllaznise, por nje oferte kembengulese nga Ukraina, per t’u bashkuar me Metalurgun e Zaporozhies, beri qe une te shkoja atje per nje periudhe teteditore, thote Igori. Sterviteshim ne Hungari, por mendjen e kisha ne Shkoder. Kjo situate me shoqeroi deri perpara dy diteve, kur vendosa perfundimisht te nisesha drejt Shkodres”. Duke treguar arsyet perse e beri kete zgjedhje, Radusinovic thote se “e para ishte respekti per tifozet dhe Shkodren ne teresi, e cila me respektoi shume; e dyta, konsiderata qe kam per presidentin; e treta, nje divergjence me menaxherin, i cili kerkonte te fitonte me shume se une, dhe ajo, qe i vuri vulen kthimit tim ne Shkoder, ishte lajmi i mire qe mora per kalimin te Vllaznia te bashkeqytetarit tim, Nikolla Vukcevic”.

Hasani-Kelmendi, jo në planet e kuqebluve
Dy prej futbollistëve që luajtën jo pak edhe si titullarë në sezonin e kaluar me fanellën e Vllaznisë, këtë sezon nuk janë në planet e kësaj skuadre. Një gjë e tillë konstatohet nga stërvitjet e këtyre ditëve, ku futbollistët ose kanë munguar, ose janë paraqitur, dhe më pas u është komunikuar vendimi për t'u larguar. Bëhet fjalë për mbrojtësit Hasani e Kelmendi, që nuk janë preferuar edhe nisur nga fakti që kuqeblutë kanë shumë kërkesa për mbrojtës në merkato. Kështu, mbrojtësi Alban Hasani, që erdhi sezonin e kaluar nga Teuta, ka qenë titullar në disa ndeshje të kuqebluve sezonin e kaluar, duke luajtur në qendër të repartit të prapavijës. Ndërkohë, që nga e mërkura, ditë kur shkodranët kanë filluar stërvitjen, ai nuk është parë fare në ambientet e klubit. Nuk bëhet e ditur arsyeja, por, nga sa kuptohet, mund të jetë mosarritja e akordit financiar me presidentin. Nga ana tjetër, futbollisti që trajneri Dedja e solli nga Erzeni sezonin e kaluar, Shkëlzen Kelmendi, është bashkuar me ekipin në stërvitje ditën e enjte, por me të është stërvitur vetëm dy ditë. Të shtunën ai nuk ka qenë prezent, ngaqë, me sa kuptohet, ndonjë nga drejtuesit e klubit i ka komunikuar atij faktin se nuk do të jetë më pjesë e Vllaznisë. Kësisoj, nga skuadra shkodrane, përveçse janë larguar ditët e fundit futbollistë titullarë, si Belisha e Ndoja, tashmë në radhët e saj nuk do të jenë as Hasani, as Kelmendi. Që do të thotë se organika e kuqebluve kësisoj zvogëlohet çdo ditë e më tepër.

Dje është konfirmuar largimi nga skuadra i 19 vjeçarit të talentuar Alsid Tafili. Ai ishte përzgjedhur në të vërtetë nga ana e trajnerit Shulze për të qenë me ekipin në fazën përgatitore në Gjermani, por lojtari ka preferuar më mirë të nisë një eksperiencë të re, ku nuk përjashtohet edhe një rikthim i tij në Greqi, ku jeton me familjen. Po ashtu, është larguar nga skuadra edhe mesfushori malazez Radoviç, pikërisht kur ai u duk se e kaloi provën e tij me kuqeblutë. Në këtë mënyrë, lëvizjet te Vllaznia vazhdojnë të jenë të shumta dhe kështu pritet të jetë edhe në ditët e ardhshme.
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Duhen dy sulmues dhe nje mesfushor
“Na nevojiten dy sulmues dhe nje mesfushor”, thote presidenti Fushaj. Ardhjet e njepasnjeshme, megjithese priten edhe te tjere, i kane dhene siguri atij dhe stafit teknik te skuadres, lidhur me percaktimin e titullareve. Por, llogaritjet e tyre nuk dalin te plota. Faktikisht, ne grupin e lojtareve qe po sterviten nen komanden e trajnerit Shulze, jane dy lojtare tipike sulmues, si Cani dhe Selmani, ky i dyti i rikthyer pas endjes dyvjecare ne Lac dhe Velipoje. Por, per pretendimet qe ka Vllaznia ne sezonin e ri, drejtuesit kerkojne dy sulmues me emer dhe potente, te ciletduhet te marrin persiper jo pak. Keshtu qe, pa lene menjane rritjen dhe afirmimin te dy te rinjve, Cani dhe Selmani, stafi shkodran ka vendosur qe sulmuesit t’i gjeje ne Gjermani. “Nga bisedat e deritanishme, qe kemi bere me menaxheret tane neper Europe, kemi hartuar nje liste prej 11 futbollistesh me kombesi te ndryshme, te cilet do te inkuadrohen prane Vllaznise sapo ajo te sistemohet ne kampingun gjerman, per te vazhduar fazen pergatitore”, thote presidenti Fushaj, i cili perserit se ne Gjermani do te vendoset per dy sulmuesit dhe nje mesfushor.

Briken Mane vjen nga Micigani
Nga Shtetet e Bashkuara te Amerikes dje ka mberritur, Briken Mane, i cili menjehere eshte perfshire ne seancen stervitore, ne Kompleksin Sportiv “Zmijani”. Ne periudhen 1989 1995 Mane ka qene pjese e klubit sportiv “Partizani”, kohe ne te cilen luanin per kete skuader edhe te mirenjohurit Bogdani, Beqiri, Novaku, etj. Me pas, duke perfituar nga nje aktivitet sportiv pertej Oqeanit, ai qendroi per disa vite ne Shtetet e Bashkuara t` Amerikes, ku eshte aktivizuar me skuadrat shqiptare te futbollit te Miciganit. Edhe pse per nje periudhe dhjetevjecare ai ishte pjese e jetes amerikane, pas ofertes qe i bene menaxheret, qe po merren me kompletimin e Vllaznise, Mane nuk ngurroi te fluturonte drejt Shqiperise, per te pare mundesine e aktivizimit me nje skuader te tille si Vllaznia, qe famen dhe traditen i ka mjaft te medha. Pas seances se pare stervitore me kuqeblute, Mane eshte shprehur se u ndie i kenaqur qe ishte ne Shkoder, dhe, megjithese eshte shkeputur prej disa muajsh nga procesi stervitor, do te beje te gjitha perpjekjet qe te arrije ne formen e duhurdhe te fitoje besimin e trajnerit gjerman Shulze, me te cilin dje ka patur rastin te bashkebisedoje gjate.

Phanenstiel, portier gjerman për Vllazninë
Karriera e tij është shumë e pasur. Kemi të bëjmë me një portier me një stazh të gjatë në fushat e futbollit dhe që prej ditës së djeshme ai është bashkuar me Vllazninë në stërvitje dhe me shumë mundësi mund të jetë ruajtësi i ardhshëm i portës shkodrane. Bëhet fjalë për Lutz Phannenstiel, i datëlindjes 12.5.1973, që fillimet e karrierës së tij i ka në sezonin 1988 89, teksa është pjesëtar i ekipit të dytë të Bajernit të Mynihut. Më pas kalon te FC Kotzing, për të vazhduar më vonë në Finlandë me ekipin Tamperes. Vazhdon shtegtimin e tij në Angli me të njohurit e Notingem Forestit, për të kaluar sërish në Finlandë, te FC Haka. Luan edhe për Bradford City dhe më vonë është në Norvegji në radhët e ekipit Baerum. Kohët e fundit ka luajtur edhe në Zelandën e Re së bashku me shkodranin Kotrri në radhët e Otago United. Pikërisht njohja me Kotrrin, futbollistin dhe zëvendëstrajnerin aktual të Vllaznisë, e ka sjellë Phannenstielin në Shkodër. Nga ana tjetër, vetë portieri 33 vjeçar është shprehur se një nga arsyet që e kanë bërë atë të vijë te kjo skuadër është edhe të qenit në krye të saj të një trajneri bashkëkombas të tij. "Kam ardhur nisur nga fakti se çdo njeri ka nevojë të shijojë një përvojë të re. Njohja me Uliks Kotrrin ma ka shtuar dëshirën që një ditë të isha këtu dhe ja ku jam tani. Me Uliksin kemi qenë së bashku edhe tek Energie Cottbus, por së fundi edhe në Zelandën e Re. Prandaj sa më tha, nëse do të dëshiroja të vija te Vllaznia, pranova menjëherë," ka thënë dje pasdite para seancës së parë stërvitore me kuqeblutë portieri gjerman Phannenstiel. Nuk përjashtohet mundësia që ai të firmosë menjëherë për kuqeblutë, ngaqë shifrat financiare të kontratës nuk duhet të jenë problem, përderisa ai ka ardhur në Shkodër. Një gjë e tillë mund të ketë përfunduar edhe mbrëmë vonë, por me shumë gjasa do kryhet sot. Që do të thotë se shkodranët e kanë gjetur edhe "gardianin" e portës që kanë kërkuar. "Kam ardhur për të qëndruar këtu dhe jo për t'u provuar. Bisedimet thuajse i kemi mbyllur me presidentin dhe pritet vetëm të firmosim kontratën. Një gjë e tillë do të realizohet edhe sonte (mbrëmë) në darkë ose nesër. Megjithatë, e rëndësishme është që unë tashmë e quaj veten pjesë të Vllaznisë," ka shtuar më tej portieri me shumë përvojë, që kësisoj kërkon të nisë një aventurë të re, mbase të fundit në karrierën e tij sportive. Së bashku me Grimën dhe Bishanin, porta e kuqebluve duket e garantuar tashmë. Por ndërkohë, duke filluar ta quajë veten pjesë të skuadrës tashmë, portieri që ka luajtur në disa vende të botës, thotë edhe dëshirat që kërkon të realizojë me aktivizimin në radhët e Vllaznisë. "Nga Kotrri kam dëgjuar shumë gjëra për Vllazninë. Mbi të gjitha që është një skuadër që gjithnjë pretendon për trofe. Nga informacionet e para që kam marrë, kam mësuar që Elbasani, Tirana e ndonjë tjetër do të jenë rivalet tona në kampionatin e ri. Shpresoj shumë që të fitojmë ndonjë trofe për të luajtur më pas në kupat e Europës, që është edhe dëshira ime," thotë në fund të prononcimit të tij portieri gjerman Lutz Pfannenstiel.

Albert Kaçi: E pres një telefonatë nga Fushaj
Një nga futbollistët e ekipit kampion të Elbasanit, pikërisht mesfushori sulmues Albert Kaçi, ka bërë të ditur se e pret një ofertë nga ana e skuadrës së tij të zemrës, Vllaznia. Më saktë, ai gjatë këtyre ditëve pret një telefonatë nga presidenti Fushaj, marrëdhëniet me të cilin i ka më se të shkëqyera. Por ndërkohë, ditët e fundit, emri i tij sikur nuk është përmendur shumë në ambientet kuqeblu, por kjo nuk do të thotë kurrsesi se Kaçi është lënë jashtë listës së merkatos shkodrane. Të paktën kështu beson vetë lojtari, i cili është shprehur: "U bënë disa kohë që nuk komunikoj me presidentin Fushaj, por di të them që me të pata komunikuar pas ardhjes nga Zvicra dhe e patëm lënë që të takohemi pas përfundimit të aventurës europiane me Elbasanin. Mbase është kjo arsyeja që nuk kemi folur më për momentin, por unë e kam thënë gjithnjë se dëshiroj të kthehem te Vllaznia. Kësisoj, mbetet që të mbaroj këto ndeshje me Elbasanin dhe më pas të bisedoj me presidentin Fushaj."
Tafili rikthehet, Cani jashtë planeve
Ka qëndruar vetëm një ditë larg skuadrës dhe 19 vjeçari i talentuar Alsid Tafili është rikthyer sërish në radhët e Vllaznisë. Ka mjaftuar një takim i zhvilluar dje me presidentin Fushaj dhe trajnerin Shulze dhe kërkesës së tyre për t'u rikthyer në ekip, mesfushori me shumë të ardhme i është përgjigjur pozitivisht. Lojtari që muajin e ardhshëm mbush 19 vjeç, të dielën ka vendosur të largohet nga Vllaznia, duke qenë se nuk ishte shumë i bindur nëse ishte në planet e stafit të saj apo jo. Por konsideratat e trajnerit gjerman, i cili ka deklaruar hapur se Tafili është një futbollist i perspektivës dhe pas dy vjetësh do të jetë një lider i vërtetë i ekipit, e ka detyruar edhe presidentin Fushaj t'i kërkojë rikthimin në skuadër. Megjithatë, ky rikthim i tij ka ardhur pak me vonëse, ngaqë drejtuesit e klubit shkodran i kishin dorëzuar në Ambasadën Gjermane të gjithë pasaportat e futbollistëve që do të shkojnë për t'u stërvitur atje. Megjithatë, 19 vjeçari Tafili do të vazhdojë të stërvitet në Shkodër nën drejtimin e Ferid Borshit për këtë periudhë derisa të kthehet ekipi. Por nëse ndodh kështu me këtë futbollist, nuk është e njëjta gjë për një tjetër futbollist, i cilësuar me shumë të ardhme për Vllazninë. Bëhet fjalë për sulmuesin 20 vjeçar Nevian Cani, i cili nuk është preferuar nga ana e trajnerit Shulze për të qenë me ekipin në Gjermani. Cani ka luajtur në 18 ndeshje të kampionatit të kaluar dhe ka shënuar 2 gola, duke u konsideruar futbollist me të ardhme, megjithatë tani pozitat e këtij lojtari te Vllaznia janë lëkundur. Ai edhe dje ka qenë në stërvitje me ekipin shkodran.

ALBERT KACI mas u merzit se ky presidenti jone sdo te kete leke me te marr ne telefon.
edhe ky kaci na ishte dasht besa se shume i shpejte asht.
RIZVANOLLI skishte ken keq me ardh me ne se edhe ai ka eksperience si sulmues po ky presidenti e ka drejtu "QYTEN"ne gjermani e ne mal te zi.
une ma mire kisha dasht futbollista shqiptare se futbollista kotit qe vijne me marr lek e te ikun ne gjys te sezonit.