Boks

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boks

Post by GOLDIAN » Mon, 30 Mar 2009 , 20:02

Edmond-Cela wrote:ca thu ti ma me i ngja dajs ma mire me hup prej ketij vendi
:D ishalla spo te lexon daja :D
i perjashtuar

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Boks

Post by Miri » Mon, 30 Mar 2009 , 22:01

Edmond-Cela wrote:ca thu ti ma me i ngja dajs ma mire me hup prej ketij vendi
Imagjinoje pak qe ke dal nga topat e dajes edhe ske goj me fol :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
ishtu asht kur ke nipa persmarit i rrisim klysha e na hajn qej :D :D :D

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Boks

Post by Edmond-Cela » Tue, 31 Mar 2009 , 19:09

pa pa nuk thu keq ti se ma kan hanger dhe vazhdojn me ma hanger. por ishkteri daje se ska kush me ja hanger ma se i ka fut 2 kambet ne nje kepuce
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Boks

Post by Miri » Tue, 31 Mar 2009 , 20:08

Edmond-Cela wrote:pa pa nuk thu keq ti se ma kan hanger dhe vazhdojn me ma hanger. por ishkteri daje se ska kush me ja hanger ma se i ka fut 2 kambet ne nje kepuce
hahahahahaha Daja e ka per nat nshpi kurse ti i lan teshat vet cdo dite :D :D :D

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boks

Post by GOLDIAN » Tue, 31 Mar 2009 , 20:39

Miri wrote:
Edmond-Cela wrote:pa pa nuk thu keq ti se ma kan hanger dhe vazhdojn me ma hanger. por ishkteri daje se ska kush me ja hanger ma se i ka fut 2 kambet ne nje kepuce
hahahahahaha Daja e ka per nat nshpi kurse ti i lan teshat vet cdo dite :D :D :D
:lol: :lol:
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 14:00

"Memoriali i Shkodrës 2009", gati për ring

Më datat 11-14 prill, në qytetin e Shkodrës do të zhvillohet aktiviteti më i rëndësishëm i këtij viti, "Memoriali i Shkodrës 2009". Ky aktivitet është cilësuar si më rëndësishmi për shkak të pjesëmarrjes të gjerë nga shumë shtete të Evropës dhe me aprovimin e Federatës Evropiane të Boksit. Deri tani kanë konfirmuar pjesëmarrjen mbi 10 shtete, të cilat do të ngjiten në ring me sportistët më të mirë në të gjitha peshat. Do të marrin pjese shtete si: Franca, Irlanda,
Italia, Greqia, Rumania, Mal i Zi, Maqedonia, Zvicra, Serbia dhe Kosova. Sipas sekretarit të përgjithshëm të Federatës Shqiptare të Boskit, Edmond Kabashi, në "Memoriali i Shkodrës 2009" pritet të vijnë edhe disa shtete të tjera. Po sipas titullarit të FSHBo-së, Shqipëria do të përfaqësohet me boksierët më të mirë kombëtarë si dhe me
kampionët e vitit 2008-të. Gjithashtu, në këtë memorial ndërkombëtar do të jetë në rolin e të ftuarit special, i deleguari i Federatës Evropiane të Boksit, z. Eduard Abdulmanov. Aktiviteti do të zhvillohet në pallatin e sportit "Qazim Dervishi". Ndeshjet do të zhvillohen më datë 12-13, dy ditë, në orën 17:00. Ky aktivitet zhvillohet nën
kujdesin e Ministrisë, Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Federatës Shqiptare të Boksit dhe Bashkisë Shkodër.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Sat, 11 Apr 2009 , 20:47

Boks/ Evropa e ringut zbret të dielën në kryeqendrën e veriut shqiptar, në Shkodër
‘Memorial Vllaznia 2009’, gati starti
Trajneri Zef Gjoni kërkon që boksierët tanë të marrin medalje në këtë veprimtari


Prej mëse gjashtë vitesh në kryeqendrën më të madhe të veriut shqiptar, Shkodër, zhvillohet turneu ndërkombëtar
i boksit i quajtur “Memorial Vllaznia 2009”. Ky aktivitet është në respekt të disa figurave të këtij sporti në Shqipëri, të cilët nuk jetojnë më, por që kanë dhënë shumë për “dorezat” kuqezi. Rreth gjashtë vite më parë ka qenë një iniciativë personale e trajnerit të boksit të Vllaznisë, Zef Gjoni, që është aktualisht edhe trajnerit i ekipit tonë kombëtar, për ta zhvilluar këtë veprimtari. Më pas gjithçka është mbështetur nga Federata Shqiptare e Boksit, klubi
shumësportësh “Vllaznia”, si dhe Bashkia e Shkodrës, kështu që ky turne u bë traditë. E për rrjedhojë hyri dhe në kalendarin e aktiviteteve evropiane. Ndonëse në vitet e parë të organizimit të këtij memoriali, boksierët pjesëmarrës
ishin të një rrethi disi më të ngushtë, kryesisht nga Shqipëria, Mali i Zi, Bosnja, apo ndonjë vend tjetër ballkanik,
me kalimin e kohës u rrit interesi për të. Kjo duket fare qartë në turneun e sivjetshëm, ndërsa më 12 prill, në pallatin e sportit të Shkodrës “Qazim Dervishi” do të zbresin boksierë të fuqive evropiane në këtë sport. Kështu, duke filluar nga e diela, për tri ditë me radhë do të matin forcat për të shpallur më të mirët e këtij turneu të përvitshëm gati 72
boksierë. Vendi ynë do të përfaqësohet me 6-7 pesha, ku, pas një seleksionimi të javës së kaluar, janë përzgjedhur boksierët më të mirë të Kombëtares shqiptare në boks. Si zakonisht edhe kësaj radhe klubi shumësportësh “Vllaznia”,
Bashkia e Shkodrës, por edhe FSHB-ja kanë dhënë mbështetjen maksimale për këtë aktivitet, i cili tashmë ka kaluar çdo parashikim. Gjoni kërkon marrjen e medaljeve Sigurisht, që këtë vit konkurrenca në “Memorial Vllaznia 2009” është shumë e madhe, dhe këtë e tregon qartë pjesëmarrja e shteteve me shumë traditë në këtë sport. Këtë e pohon për gazetën “Panorama Sport” trajneri i ekipit tonë kombëtar, Zef Gjoni, i cili, pas përzgjedhjes që i është bërë
ekipit tonë kombëtar, synohet që të futen në zonën e medaljeve. “Siç e dini, në këtë turne marrin pjesë shumë
shtete me emër e me traditë në boks, që në përbërje të tyre ka kampionë olimpikë, kampionë kontinenti etj.
Megjithatë, shpresojmë që një apo dy boksierë nga të tanët, të marrin medalje ari. Edhe për të tjerët jam i bindur
se do të bëjnë paraqitje dinjitoze, edhe nëse nuk do të arrijnë të futen në zonën e medaljeve. Memoriali i boksit
në Shkodër, që po zhvillohet prej kaq vitesh, po merr rëndësinë e duhur, aq më tepër në këto përmasa”, ka deklaruar trajneri Zef Gjoni.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Sun, 12 Apr 2009 , 14:37

Laze nuk ndalet, një tjetër fitore

Suat Laze ka shënuar fitoren e dytë radhazi në vitin 2009 dhe të 15-ën në karrierën e tij si profesionist, pasi ka mposhtur Lorenco Ledezman (3-14-0) në duelin e zhvilluar në palestrën “Forza e Coraggio” në Milano. Sipas boxalb, ashtu si në duelet e mëparshme, edhe kësaj radhe Laze është shfaqur në ring me shumë grintë e dëshirë për fitore. Shqiptari arriti ta hedhë në tapet që në raundin e katërt kundërshtarin e tij. “E di që nuk kam dhënë më të mirën time”, ka thënë pas duelit Laze. “Nuk isha shumë i qartë, isha mjaft i stresuar. Shpresoj që në duelin e radhës të paraqitem më mirë, ndoshta para publikut të Komos”. Ndërkohë vlen të përmendet fakti se Laze tashmë ka filluar edhe si trajner i boksit, dhe boksieri i parë i stërvitur prej tij, Stefano Espozito, ka triumfuar në një nga duelet amatore para atij mes Lazes me Ledesman. Durrsaku është trajner i boksit në palestrën “Kosmofit” në Komo. Duelin e radhës Laze pritet ta zhvillojë në maj.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 14:22

Boks/Shpallen kampionët e parë të aktivitetit ndërkombëtar
“Memorial Vllaznia 2009” zbret në ring


Aktiviteti i gjashtë i boksit “Memorial Vllaznia 2009”, ka hapur siparin e tij me 8 pesha konkurrente, por me një larmi boksierësh nga mbarë Evropa. Në këtë aktivitet, përveç ekipit të Shqipërisë kanë qenë pjesëmarrëse edhe ekipe me shumë emër si Franca, Irlanda, Italia, Rumania, Greqia, Kosova dhe Mali i zi. Në peshën e parë deri në 51 kg janë ndeshur francezi Oubali Nordini dhe Dekland Geraghty nga Irlanda. Me pikë është shpallur fitues francezi Nordin. Edhe në peshën 54 kg janë ndeshur përsëri këto dy shtete. Në ring u ngjitën Linbrek Rajan nga Irlanda me Zendaoui Brahim të Francës. Kësaj here fitues është shpallur irlandezi Linbrek Rajan. Një takim mjaft interesant ka qenë në peshën 64 kg, ku shqiptari Albi Sorra ka pasur përballë francezin Amzile Hasan. Pas një boksimi shumë
të bukur dhe me shumë konkurrencë ka dalë fitues francezi Amzile Hasan. Më pas një tjetër boksier shqiptar ka hyrë në ring. Ka qenë shkodrani Jetmir Kuqi, që përballë në peshën 69 kg ka pasur Shenher Roy të Irlandës. Me superioritet,
fitues ka dalë shkodrani Kuqi, i cili ka elektrizuar edhe sallën e pallatit të sportit. Në peshën 69 kg janë ndeshur Dobrasiniviç Darko nga Mali i Zi dhe greku Militios Vasileios. Fitues në këtë peshë u shpall bokiseri helen. Në peshën 81 kg, një tjetër shqiptar është ngjitur në ring. Ka qenë shkodrani Nederland Bardeli, i cili përballë ka pasur italianin Luka Kapuano, i cili me pikë u shpall edhe fitues. Për peshën 91 kg u ndeshën Mariko Ibrahim me Radonjiç Marko.
Fitues është shpallur malazezi Radonjiç Marko. Pesha e fundit e ditës së djeshme ishte +91 kg, ku një tjetër malazez, Alen Beganoviç, është ndeshur me rumunin Gavril George dhe ku fitues është shpallur rumuni. Ndërsa sot do të jetë dita e dytë e këtij memoriali, ku priten të zhvillohen 9 ndeshje. Sot do të ngjitet në ring në tri pesha trioja kuqezi Jetmir Kuqi, Nelson Hysa dhe Feliks Kruja nga të cilët priten dhe kurorëzimi me fitore.

KAMPIONËT SIPAS PESHAVE
51 kg
O.Nordini(Fra) D.Geraghty(Irl)
Fiton francezi

54 kg
L. Rajan(Irl)-Z.Brahim(Fra)
Fiton irlandezi

64 kg
A. Sorra(Shqipëri)-A.Hasan(Fra)
Fiton francezi

69 kg
Sh. Roy(Irl)-J. Kuqi(Shqipëri)
Fiton Kuqi


69 kg
D. Darko(M. Zi)-M.Vasileios(Gre)
Fiton greku

81 kg
L. Kapuano(Ita)-N.Bardeli(Shqipëri)
Fiton italiani

91 kg
M. Ibrahim(Fra)-R.Marko(M. Zi)
Fiton malazezi

+ 91 kg
B.Alen(M.Zi- G. George(Rum)
Fiton rumuni

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Tue, 14 Apr 2009 , 14:41

Franca dhe Jemir Kuqi, fituesit e Memorialit “Vllaznia 2009”

Është mbyllur dje Memoriali “Vllaznia 2009”, që i ka fillesat e veta 6 vite më parë. Një Memorial kushtuar disa prej figurave më të ndritura të boksit shkodran dhe atij shqiptar. Ndryshe nga vitet e tjera, në këtë edicion morën pjesë emra të njohur të ringut evropian dhe atij botëror. Në 10-të peshat ka pasur shumë rivalitet dhe në fund ekipi më i mirë, që ka nxjerrë edhe 3 kampionë, ka qenë Franca. Po me tre tituj kampionë u shpall edhe Mali i zi. Ajo që ka ngrohur shumë atmosferën në fund të këtij memoriali ka qenë shpallja si boksieri më i mirë i këtij memoriali i shqiptarit, i cili ka garuar në peshën 69 kg shkodranit, Jetmir Kuqi. Në peshën e parë, atë 51 kg, ka qenë shkodrani, Feliks Kruja, i cili ka bërë një paraqitje shumë të mirë, por nuk ka mundur të fitojë ndaj Nordin Oubadi. Në peshën 54 kg janë ndeshur Linbrek Rajan i Irlandës dhe Kodovis Vasikios i Greqisë, fitues kësaj here është shpallur irlandezi Rajan. Një takim shumë i bukur është zhvilluar në peshën 60 kg mes Mamilljo Zllediçani të Malit të zi dhe Hidri Ross të
Irlandës. Malazezi ka treguar një nivel më të mirë boksimi dhe njëherësh është shpallur edhe fitues. Në peshën 64 kg, ku shqiptari-francez Amzile Hasan që ka mundur në ditën e parë Albi Sorrën është shpallur fitues përballë grekut Gerasimos Lepentis. Shkodrani Jetmir Kuqi, i cili dje pati përballë në peshën 69 kg grekun Vasilios Milotis ka arritur të shpallet fitues në këtë memorial dhe me boksimin e treguar ka marrë me unanimitet të plotë edhe vlerësimin si boksieri më i mirë. Në peshën 75 kg shqiptari Zamir Selami nuk ka arritur të fitojë ndaj rumunit Ronald Gavril, i cili me shumë pak pikë diferencë është shpallur fitues. Në peshën 81 kg janë ndeshur Boshko Dreshkoviç i Malit i Zi dhe italiani Luka Kapulano. Fitues është shpallur malazezi, Dreshkoviç. Në peshën 91 kg Mariko Ibrahim dhe njëherësh kapiten i ekipit francez është shpallur fitues përballë italianit Leandro Lovero. Pesha e fundit ka qenë ajo +91, kg ku një tjetër malazez, Alen Beganoviç, është ndeshur me një tjetër shqiptar, kësaj here me Nelson Hysën. Ka qenë takimi më interesant i memorialit dhe për këtë tregon edhe rezultati i barabartë në fundin e tij. Por në bazë të pikavarazhit ekipor, fitues është shpallur malazezi Alen Beganovic. Me këtë peshë ka përfunduar dhe ky mermorial, që për nga vlera ka qenë më i miri i këtyre 6 viteve dhe për këtë organizim kanë meritë Bashkia e Shkodrës, klubi shumësportësh “Vllaznia” dhe padiskutim meritën më të madhe e ka trajneri i apasionuar i ekipit tonë kombëtar, Zef Gjoni.

51 kg Oubali Nordini(Fra)–Feliks Kruja Fiton francezi
54 kg Linbrek Rajan(Irl)–Kodavis Vasikios(Gre) Fiton irlandezi
60 kg Momilljo Zllaticcanin(M. Zi- Hikri Ross(Irl) Fiton malazezi
64 kg Gerisimos Lepenitis(Gre)-Amzile Hasan(Fra) Fiton francezi
69 kg Vasilios Milotis(Gre)-Jetmir Kuqi Fiton Kuqi
75 kg Ronald Gavril(Rum)–Zamir Selami Fiton rumuni
81 kg Luka Kapuano(Ita)–Boshko Dreshk.(M. Zi) Fiton malazezi
81 kg David Ruthenburger(Zvi)– Martin Tomas Fiton irlandezi
91 kg Mariko Ibrahim(Fra)–Leonardo Lavero(Ita) Fiton francezi
+91 kg Nelson Hysa -Alen Beganovicc(M. i Zi) Fiton malazezi.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boks

Post by GOLDIAN » Tue, 14 Apr 2009 , 19:59

a mundeni me na i gjet fotot e boksierave tone
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Fri, 17 Apr 2009 , 15:52

Boks/ I deleguari teknik i Federatës Evropiane, Abdulmanov, i kënaqur me organizimin e "Vllaznia 2009"
Zyrtari: Memoriali, shembull i ringut


Nga 11-14 prill u zhvillua në qytetin e Shkodrës aktiviteti më i rëndësishëm për 2009-ën, memoriali "Shkodra 2009" me pjesëmarrjen e Francës, Irlandës, Italisë, Greqisë, Rumanisë, Malit të Zi, Maqedonisë, Zvicrës, Serbisë dhe Kosovës. Shqipëria u ngjit në ringun e pallatit të sportit "Qazim Dervishi" me boksierët e saj më të mirë. Por, më e rëndësishmja ishte se ky aktivitet i miratuar në kalendarin e Federatës Evropiane të Boksit, ka qenë perfekt edhe
për të deleguarin teknik të FEBo-së, Eduart Abdulmanov. Zyrtari ndërkombëtar ka shprehur përshtypjet e tij
për mënyrën e organizimit të aktivitetit Memoriali "Vllaznia 2009". "Kur më thanë në fillim që do të vija në Shqipëri në një aktivitet dyditor, unë isha shumë skeptik, pasi m'u duk e pamundur që të organizohej një aktivitet
ndërkombëtar dyditor, kur minimalja është katër ditë. Por, tani që asistova në të gjithë veprimtarinë, kam mbetur shumë i kënaqur për atë që kam parë. Organizimi ishte konform rregullave dhe kam mbetur i kënaqur për nivelin e treguar nga Federata Shqiptare e Boksit", tha i deleguari Abdulmanov. Në përfundim të aktivitetit, ai nuk harroi të
shprehte falënderimet për mikpritjen që gjeti në Shqipëri dhe punën e bërë nga presidenti i Federatës Shqiptare
të Boksit, Paulin Sterkaj. "Kam mbetur shumë i kënaqur nga mikpritja, duket që të gjithë janë njerëz të mirë. Më bëri shumë përshtypje mikpritja dhe mësova që ajo është një prej traditave që e dallon Shqipërinë nga vendet e tjera. Por, ajo që më ka bërë më shumë përshtypje është presidenti Sterkaj. Të rrallë janë ata njerëz, të cilët nuk hyjnë në sport për të marrë, por për të investuar. Dhe për mua, këta janë pikërisht njerëzit për të cilët ka nevojë me të vërtetë sporti", e ka mbyllur i deleguari teknik i Federatës Evropiane të Boksit, Eduart Abdulmanov. "Nasdravia". Ky
ishte urimi që "rusi" bëri pas përfundimit të Memorialit "Vllaznia 2009". Boksieri më i mirë i memorialit u shpall
Jetmir Kuqi, i cili boksoi në peshën 69 kg. Ky aktivitet u zhvillua nën kujdesin e Ministrisë së Turizmit, Kulturës, Rinisë dhe Sporteve, Federatës Shqiptare të Boksit dhe Bashkisë Shkodër

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boks

Post by GOLDIAN » Sat, 18 Apr 2009 , 09:19

mezi cpres qershorin me pa KLITCKO-HAYE
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Boks

Post by vllaznia1919 » Sat, 18 Apr 2009 , 16:56

Kush fiton simas tejet?
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boks

Post by GOLDIAN » Sat, 18 Apr 2009 , 21:40

vllaznia1919 wrote:Kush fiton simas tejet?
qejf kam me humb klitchko
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Tue, 21 Apr 2009 , 23:55

Muriqi: “Tani dua titullin botëror”

Pas triumfit në ringun e “Kosova Fight Night” ndaj ukrainasit Oleksandr Garashenko, të shtunën në mbrëmje, boksieri kosovar Elvir Muriqi po mendon tani për titullin e kampionit të botës, të cilit në të kaluarën iu afrua dy herë. “Pas humbjes me Uds, unë u riktheva në një formë të mirë, të cilën e tregova përballë publikut tim. Megjithatë, ashtu siç kam thënë gjithmonë, e përsëris se do të shpallem kampion i botës, pa e përfunduar karrierën. Nëse nuk ma bëjnë me hile, jam i bindur se do ta arrij këtë qëllim”, deklaroi Muriqi për të përditshmen kosovare “Express”. Për “Kosove Kid”, sfida kundër Garashenkos ishte edhe një hakmarrje pas humbjes që ky rival i kishte shkaktuar në prill të 2005-ës. “Dihet se në duelin e parë ma bënë me pa të drejtë. Të shtunën ai tregoi se nuk
është i nivelit tim, por shumë më poshtë. Unë dominova në të 10 raundet, por pata mundësi edhe të luaja me të. I kam çarë hundën, gjithashtu ia kam ‘shkundur’ barkun. E kam rrahur për qejf”, tha të dielën Muriqi, i cili më 24 prill do të niset drejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës, për t’u përgatitur për duelet e ardhshme. Ai u përgëzua për duelin që zhvilloi edhe nga i menaxheri i Garashenkos, Taul Gvozman: “Ishte një duel shumë i fortë, në të cilin Muriqi dëshmoi se ishte më i përgatitur dhe fitoi me meritë”. Për Muriqin, kjo ishte fitorja e 36-të në ringun profesionist, ndaj pesë humbjeve. Spektakli në Pallatin e Rinisë dhe të Sportit në Prishtinë u organizua nga Federata e Boksit Profesionist të Austrisë, Federata e Boksit të Kosovës dhe Klubi i Boksit “Peja”. Të ardhurat e fituara nga shitja e biletave iu dhanë jetimores “SOS Kinderhof” në Prishtinë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Boks

Post by fpjalmi » Wed, 22 Apr 2009 , 01:45

goldiani shkruan

qejf kam me humb klitchko

__________________________________________

pse me humb ai mar gold.

per mu zoti ia baft hallall se po i rrah kundershtaret si fmi

klitchko po del bokstieri ma i mire i te tana kohnave shum shpejt.

kaq kam ndigju.

nuk di qa me than por asht bokstieri ma i forte ne bote ,dhe per mu ma i forti i tan kistorise ,edhe pse se kam pa mahamet aliun

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 12:07

fpjalmi wrote: pse me humb ai mar gold.

per mu zoti ia baft hallall se po i rrah kundershtaret si fmi

klitchko po del bokstieri ma i mire i te tana kohnave shum shpejt.

kaq kam ndigju.

nuk di qa me than por asht bokstieri ma i forte ne bote ,dhe per mu ma i forti i tan kistorise ,edhe pse se kam pa mahamet aliun
Po çfare boksierit ma i mire i hstrorise mar pjalm
As ne 50 ma te miret nuk asht

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Boks

Post by GOLDIAN » Thu, 30 Apr 2009 , 19:18

skodrinon vitali klitcko ka arrit me fitu pjesen ma te madhe te ndeshjeve me KO pradaj asht i vetmi boksier qe ka nje rezultat te tille
kete e tha dhe komentatori gjerman ne ndeshjen e tij te fundit
une i kam inat se jan rus
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Boks

Post by Skodrinon » Thu, 30 Apr 2009 , 20:32

GOLDIAN wrote:skodrinon vitali klitcko ka arrit me fitu pjesen ma te madhe te ndeshjeve me KO pradaj asht i vetmi boksier qe ka nje rezultat te tille
kete e tha dhe komentatori gjerman ne ndeshjen e tij te fundit
une i kam inat se jan rus
i vetmi ne ket moment, jo ne histori
tash ka maru boksi mar burre, nuk ka rival klitchko

Post Reply