Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 19:31

patushu u dote me u rrah nji here ne shkoder ,sepse ia ka ba vedit.

perveq koles dhe patushit kerkush nuk flet kaq hapur.

mendimi i fushajt per gjyqtare te huaj asht mese i drejte

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:14

Sulmuesi kosovar ka bindjen se kavajasit nuk dalin pa pikë nga “Loro Boriçi”
Haliti e shikon Vllazninë si një
ndeshje dinjiteti për Besën

Kavajasit do të kërkojnë të
rikthejnë dinjitetin në
ndeshjen kundër Vllaznisë,
duke luftuar për një rezultat
pozitiv, çka do të rezultonte
fatal për kundërshtarin, që
synon titullin kampion. Sulmuesi
kosovar, Fitim Haliti, e
shikon kështu këtë ndeshje,
edhe pse për Besën, ky kampionat
mund të quhet i dështuar,
kur duhen edhe pesë
javë nga përfundimi i tij. Haliti
premton se angazhimi do
të jetë maksimal dhe se Besa
do të zhvillojë një lojë të mirë.
“Do të shkojmë në Shkodër
për të marrë një rezultat pozitiv.
Sigurisht që të luash përballë
një kundërshtari si Vllaznia
është tepër e vështirë
për të arritur diçka, megjithatë
ne besojmë. Nuk do të shkojmë
për shëtitje në Shkodër,
por do të japim maksimumin
tonë për të marrë pikë. Natyrisht
që kundërshtari ka objektiva
të larta, ndërsa tashmë
synimi ynë është që ta mbyllim
me dinjitet kampionatin”,
pohon sulmuesi kosovar, i
cili e dëshiron së tepërmi një
gol në “Loro Boriçi”.
Alternativat e pakta - Pas
largimit nga vedhezinjtë të
Bledar Mancakut dhe Arbër
Abilaliajt, në sulmin e Besës
kanë mbetur vetëm dy alternativa.
Pikërisht Fitim Haliti
dhe Erbi Fortunat. Këta të dy
do të përbëjnë edhe dyshen e
sulmit në ndeshjen kundër
Vllaznisë, por edhe në javët e
ardhshme të kampionatit,
sepse alternativat në këtë repart
janë me pikatore. Kosovari
Haliti, pavarësisht se ka
treguar një formë të mirë në
këtë sezon, që ishte debutues
për të, ka shënuar vetëm 5
gola. Në ndeshjen e fundit që
Besa luajti kundër Dinamos,
sulmuesi ishte ndër lojtarët
që mbajti peshën e sulmit,
ndërkohë që e njëjta gjë pritet
të ndodhë edhe ndaj shkodranëve.
Duke vazhduar më
tej prononcimin e tij për “Panorama
Sport”, Haliti shprehet
se pavarësisht largimeve
në javët e fundit, ekipi ka forca
për t’u përballur si i barabartë
me Vllazninë. “Është e
vërtetë që largimet kanë
ndikuar disi në lojën e ekipit.
Megjithatë, ne e dëshmuam
në ndeshjen kundër Dinamos,
se jemi një skuadër që
përballemi si të barabartë me
çdo kundërshtar, qoftë edhe
pretendent. Mund të kishim
fituar ndaj Dinamos, por për
fat të keq morëm vetëm një
barazim. Me Vllazninë do të
përpiqemi që të bëjmë të
njëjtën lojë dhe besoj se këtë
herë do t’ia arrijmë qëllimit.
Për të qenë i ndërgjegjshëm,
ne nuk jemi po ai ekip i fillimit
të kampionatit, por megjithatë,
niveli i lojës që kemi
shfaqur ka qenë shumë i
mirë. Jam i bindur që do ta
tregojmë edhe të shtunën”,
përfundon sulmuesi kryesor
i Besës, Fitimi Haliti. Ndërkohë,
të shtunën mungesa e vetme
e verdhezinjve të trajnerit
Ilir Biturku, do të jetë në repartin
e mbrojtjes. Është
pikërisht lezhjani, Robert
Grizha, i cili ka plotësuar
numrin e kartonëve të verdhë
dhe nuk do të jetë ndaj
Vllaznisë. Çelik Kolgega

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:28

Kupa, gjysmefinalet ndoshta me gjyqtare te huaj
24/04/2009 09:15

Thirrja e gjyqtareve te huaj per ndeshje te rendesishme te futbollit shqiptar tashme eshte kthyer ne nje mode per shume klube vendase.

Tashme eshte e sigurt qe dy sfidat e kthimit te gjysmefinaleve te Kupes se Shqiperise, te cilat do te luhen me 29 prill, do te gjykohen nga “xhaketat e zeza”, te cilat do te vijne nga pertej kufijve. Lajmi eshte mesuar nga nje burim i besueshem ne FSHF, qe u referohet zhvillimeve te fundit rreth kesaj çeshtjeje.

Tashme eshte vendosur perfundimisht se, gjysmefinalen Shkumbini-Flamurtari do ta arbitroje nje i huaj. Skuadra vlonjate, e interesuar direkt, ka derdhur ne FSHF shumen, e cila do te shkoje per gjyqtarin, qe pritet te behet i njohur shume shpejt.

Nderkohe, per ndeshjen Tirana-Vllaznia, jane shkodranet ata qe kerkojne me ngulm nje gjyqtar jo shqiptar. Por, ende nuk ka nje vendim perfundimtar, pasi FSHF-ja eshte ne pritje te pergjigjes se klubit kuqeblu, nese eshte e gatshme ta paguaje shifren e percaktuar per gjyqtaret e huaj apo jo. FSHF-ja dergon kerkesat ne federatat e ndryshme, te cilat pritet t’u sugjerojne gjyqtare, qe do te jene te disponueshem per te ardhur ne Shqiperi.

Historia e gjyqtareve te huaj ne vendin tone e ka zanafillen ne vitin 2002, duke numeruar deri tani 9 te huaj qe kane arbitruar ndeshjet kupe ose kampionati. Ishte pikerisht spanjolli Fernandez Marin, i cili ne kete vit do te thirrej per te gjykuar takimin Dinamo-Tirana (0-0) e vlefshme per Kampionatin e 63-te Kombetar. “Xhaketa” e dyte e zeze qe do te shkelte vendin tone eshte italiani i njohur Xhanluka Paparesta, i angazhuar ne ndeshjen “play-off” Lushnja-Apolonia (4-1)e vlefshme per kampionatin e 64-t ne 2003-shin. Po ate vit, bashkekombesit e Paparestes, pikerisht Alfredo Trentalanxhes, do t’i besohej finalja e Kupes Dinamo-Tirana (1-0).

Ne vitin 2006, finalen midis Vllaznise e Tiranes e gjykoi italiani Stefano Farina. Gjermani Babat Rafati eshte i pari gjyqtar i huaj per sezonin 2001-2008 qe do te gjykoje finalen e Kupes Vllaznia-Tirana (7 maj, 2-0). Ndersa po kete vit do te pasohej nga Paolo Taliavento (Itali) per “finalen” e kampionatit Dinamo-Partizani (17 maj, 2-1) dhe Andrea Romeo (Itali) per takimin e fundit te Kategorise I, Laçi-Apolonia (18 maj, 1-1).

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:33

Vllaznia dhe Tirana, “epoka para gjyqit” të së mërkurës


Autori: editor
Data: 24/04/2009
Version Print


Mjaft është mjaft. Nuk lejohet asnjë hap fals, për të gjitha skuadrat. Java e 29-të e kampionatit të 70-të kombëtar të futbollit, Superliga, e ngushton akoma më shumë “lakun” për të dyja “polet” e renditjes. Në krye, Tiranës dhe Vllaznisë u ndalohet çdo hap fals, ndryshe do të “hidhnin në erë” objektivat e mbruajtur gjatë tërë sezonit, ndërsa në fund të renditjes situate është edhe më e ethshme. Disa skuadra janë të përfshira në vorbullën e rënies nga kategoria, kështu që çdo pikë e marrë është një “plus i vogël”, ndërsa çdo pikë e lënë, “një minus i madh”. Sa u takon dy kryesuesve, Tiranës në vend të parë, me 45 pikë, dhe Vllaznisë në vend të dytë, me 44 pikë, “ngatërrestare” është sërish Teuta e Starovës. Nëse javën e shkuar “djemtë e detiti” mundën Vllazninë 1-0 në Durrës, duke e distancuar 1 pikë nga bardheblutë, kësaj here skuadra bregdetare do të jetë mysafire në kryeqytet, në “Qemal Stafa”. Me objektiv të njëjtë, të ndalojë edhe Tiranën, duke i kthyer “borxhin” e javës së shkuar kuqebluve. Në “Loro Borici” të Shkodrës, Vllaznia do të presë Besën e Kavajës, një kundërshtar për t’u respektuar, pavarësisht se e ka shpallur “kapitullimin” presidenti Bizhdili, që e ka cilësuar të dështuar këtë sezon. Dy sfida jo të lehta, si për Tiranën, ashtu edhe për Vllazninë, edhe pse luajnë në shtëpi, ku duhet të ruajnë forca edhe për gjysmëfinalen e kthimit të kupës, që do të luhet të mërkurën e ardhshme në “Qemal Stafa”. Barazimi në gjysmëfinalen e parë 0-0 e ka lënë gjithcka të hapur, për pasojë shkodranët kanë kërkuar edhe gjyqtar të huaj. Dinamo, e treta në renditje, do të presë në shtëpi Shkumbinin e Peqinit, me qëllim konsolidimin e zonës UEFA. Me rezerva, sepse të mërkurën më pas do të luajë gjysmëfinalen e kthimit të kupës në Peqin, ndaj Flamurtarit (e ka humbur të parën 1-0 në Vlorë), do të paraqitet Shkumbini, i cili e synon një vend në Kupat e Europës edhe përmes kampionatit. Në aksin Fier-Ballsh do të luhen sfida të mbijetesës. Apolonia do të presë Elbasanin, ndërsa Bylisi do të ketë mysafir Partizanin. Objektivat janë “për jetë a vdekje”, sepse kërkohen doemos 3 pikët, cka i bën këto dy ndeshje dramatike në llojin e vet. Jo pa këtë dramacitet pritet të jetë edhe ndeshja e Lushnjës. Vendasit, në përpjekje të sforcuara për t’iu larguar fundit, do të presin Flamurtarin, disi më i qetë në kampionat, por që do të mendojë edhe për gjysmëfinalen e pas tri ditëve me Shkumbinin në kupë. Sikurse shihet, janë të gjitha ndeshje të ndezura, ku mundësia e kompromisit, aq të përfolur javët e fundit, është në shkallën zero. Nisur nga ky këndvështrim i kësaj jave, shpresojmë të shikojmë futboll të bukur e të drejtë, ku topi i rrumbullakët të japë “kredi” aty ku duhet, kush e meriton, jo të vendosin gjyqtarët apo rrethana të tjera subjektive.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Sat, 25 Apr 2009 , 16:28

Fpjalmi t`lutem shume posto ne temen e duhur dhe nje here lajmin se nuk po dime gja ku me lexu e ku me shkru.
mos ma merr per keq.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:36

miri shkruan

Fpjalmi t`lutem shume posto ne temen e duhur dhe nje here lajmin se nuk po dime gja ku me lexu e ku me shkru.
mos ma merr per keq.

______________________________________________-

miri.

mu me duket se e kam postu mjaft mire sepse asht lajm prej superiores apo ja.

ndoshta jam gabim ,por po shoh se ku asht gabimi :D :D :D :?: :?: :?:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:39

MOSMARRËVESHJA
Gjyqtar i huaj, Tirana “OK”,
por i vë kusht kombësinë
U bënë disa ditë që klubi shkodran kërkon që ndeshjen e
kthimit midis Tiranës e Vllaznisë në kuadër të gjysmëfinales
së Kupës së Shqipërisë ta gjykojë një arbitër i huaj, duke mos
pasur besim te gjyqtarët shqiptarë. Dje ka reaguar sërish klubi
bardheblu, ku vetë drejtori teknik, Alban Tafaj, theksoi se
Tirana nuk ishte kundër një arbitri të huaj, por nëse ai do të
jetë i tillë, atëherë bardheblutë kanë kushtet e tyre për
kombësinë. “Po luhet shumë me këtë çështje dhe ne nuk na
pëlqen ky insistim i shkodranëve. Megjithatë, nuk jemi kundër
gjyqtarit të huaj, por kemi vetëm një kusht: të mos jetë nga
vendet fqinje, konkretisht nga Mali i Zi, Kroacia apo Sllovenia.
Nga të gjitha vendet e tjera nuk paraqet problem. Nuk mund
të shtiremi në çdo gjë, prandaj kërkojmë nga klubi shkodran
seriozitet, ashtu sikurse jemi të bindur se skuadra jonë fiton
me çfarëdolloj gjyqtari”, tha Tafaj, i cili prezanton kështu
zyrtarisht kushtin e Tiranës për gjyqtarin e huaj. Refuzimi për
një gjyqtar malazez lidhet me faktin se shkodranët kanë ndikim
atje (edhe kjo duket paksa paradoksale), por për më tepër se
kaq, Tafaj mendon se një gjyqtar nga një vend krejtësisht
asnjanës do të ishte më mirë për të dyja skuadrat. Në të
vërtetë nuk kuptohet saktësisht, nëse kjo që po bëjnë të dy
klubet është një lojë nervash, por në kampin bardheblu
pretendimet e Vllaznisë duken tej mase të ekzagjeruara

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:40

Tifozët
Kanë reaguar edhe grupet e tifozëve
bardheblu pas insistimit të
shkodranëve për arbitër të huaj.
Kur po afron ora e përplasjes së
madhe, tifozët bëjnë thirrje për respektimin
e gjyqtarëve shqiptarë
dhe e këshillojnë Vllazninë të pranojë
realitetin. Ata marrin si shembull
referimi ndeshjen e parë të
luajtur në Shkodër kur nuk pati
kundërshti nga Tirana dhe shtrojnë
pyetjen pse Vllaznia e kërkon
pikërisht tani gjyqtarin e huaj. Njëri
nga tifozët ultras, Alban berisha,
theksoi dje se Vllaznia nuk mund
t’i vërë kushte Tiranës dhe futbollit
shqiptar në tërësi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:57

Me Vllaznine dy finale,shkodranet I pres ne sulm”
29 Prill Trajneri I Tiranes, Kola: Takmi I neserm dhe ai i 23 majit ne kampionat vendosin fatet e sezonit



Tirana ka fituar ne takimin perballe Teutes ne kampionat duke marre nje fitore qe ka vleren e 3 pikeve. Per bardheblute nuk ka kohe per pushime pasi kampionati ka hyre ne fazen me delikate dhe ne te njejten kohe te merkuren ne oren 18:30 ne “Qemal Stafa”, do te luhet gjysem finalja e dyte per kupen e Shqiperise. Perballe eshte Vllaznia e vendit te dyte dhe nje finale e parakohshme pritet te zhvillohet mes dy skuadrave qe kryesojne kampionatin. Nje gjyqtar i huaj do te gjykoje kete takim dhe ne diten e sotme do te mesohet emri i gjyqtarit qe do te caktohet. Tirana do te kete te gatshem te gjithe lojtaret duke perjashtuar Saimir Patushin qe do te jete i skualifikuar me kartona per kete takim. Trajneri Kola duket optimist per kete ndeshje te cilen skuadra e tij e ka vlersuar maksimalisht dhe te gjithe lojtaret jane te motivuar per te fituar dhe vazhduar rrugen per ne finalen e Kupes.

Ndaj Teutes keni marre nje fitore qe ka vleren e 3 pikeve. Ju kenaq rezultati dhe loja e skuadres?

Ne kete faze te fundit dhe ne kete moment delikat rendesi ka qe te marrim piket maksimale pasi nuk lejohen hapa fals. Perball Teutes e kisha menduar qe do te ishte nje ndeshje mjaft e veshtire pasi ata jane nje skuader mjaft simpatike. Jam i kenaqur nga skuadra pasi zbatuan detyrat qe i kisha dhene dhe treguan deshire ne fushen e lojes pergjate 90-minutave. Ishte nje ndeshje ku u treguam superior ne te gjitha aspektet ndaj kundershtarit dhe e merituam fitoren.

Pasi kaluat ne avantazh Teuta arriti tju barazonte. Fillimisht ne skuader pati panik por me pas lojtaret reaguan dhe shenuan tre gola. Çfare ndryshoi pas golit te pesuar?

Pasi u barazua rezultati, eshte e vertete qe per nje moment gjerat u nderlikuan disi, por dua ta komplimentoj skuadren per deshiren qe tregoi per te kaluar serish ne avantazh dhe karakterin qe tregoi ne fushen e lojes. Lojtaret zbatuan ato detyra qe i kisha caktuar para se te fillonte ndeshja dhe duke e qarkulluar topin e duke dhene me te miren shfrytezuan mundesite qe krijuan. Tirana ime ka nje karakater sulmues dhe filozofia e lojes qe une kerkoj eshte vetem sulmi.

Tirana dhe Vllaznia ne kampionat po fitojne duke ruajtur te njejtat pozita ne tabelen e klasifikimit. Kur kane mbetur edhe 4 jave nga finishi i ketij kampionati, mendoni qe titulli do te vendoset ne ndeshjen e fundit ku dy skuadrat do te perballen me njera tjeteren?

Jane edhe tri jave para se Tirana dhe Vllaznia te perballen me njera tjetren dhe per rrjedhoje jane ne loje edhe 9 pike dhe eshte ende heret te flasim per nje ndeshje finale mes dy skuadrave qe vendos çeshtjen titull. Megjithate nuk e mohoj qe eshte nje mundesi reale qe Tirana-Vllaznia ne javen e fundit te percaktoje fituesin e ketij kampionati. Nga menyra se si po rrjedhin ngjarjet dhe nga ndeshjet qe i rezervon kalendari te dy skuadrave mendoj qe 23 maji do te percaktoje fatet e ketij sezoni. Per momentin po mendoj vetem per ndeshjen e dites se merkure.

Ndaj Vllaznise, te merkuren ne gjysem finalen e dyte te kupes. Si e pret kete perballje trajneri Kola?

E shoh teper te veshtire, pasi Vllaznia eshte nje kundershtar mjaft i forte dhe e respektoj per ate çfare ka bere ne kete sezon. Jane ne vend te dyte ne kampionat dhe ne gjysem finalen e Kupes jo rastesisht. Kane nje skuader mjaft te mire dhe besoj qe Tirana dhe Vllaznia jane dy ekipet me te mira te ketij sezoni, jo vetem pse kryesojne kampionatin por dhe per faktin se kane ne perberje lojtaret me te mire shqiptare. Do te jete nje takim mjaft i veshtire dhe duhet te japim maksimumin per te kaluar ne finale. Eshte nje takim i hapur dhe rezultati i ndeshjes se pare ne Shkoder 0-0, nuk na favorizon aspak. Duhet te shenojme per te fituar dhe kam besim qe skuadra do te marre nje rezultat pozitiv. Ne ndeshje te tilla nuk ka nevoje per te motivuar lojtaret pasi ata jane mjaft te karikuar dhe e kuptojne mjaft mire rendesine e ketij takimi. Tirana kete sezon synon te fitoje ne dy fronte.

Ne takimin e pare gjysem final ne Shkoder ndaj Vllaznise, te dyja skuadrat u treguan te kujdesshme dhe nuk tentuan shume ne portat respektive. Do te jete e njejta histori te merkuren?

Ndeshja e pare tashme eshte nje kapitull i mbullur dhe te merkuren do te jete nje tjeter histori. Dua ta perseris qe Tirana ime eshte nje ekip sulmues dhe kete do te provojme te bejme ndaj Vllaznise te merkuren.

Rezultati 0-0 thate qe nuk ju favorizon. Mund ti drejtohet 11-metershave kjo ndeshje?

Mund te ndodhe diçka e tille dhe e kam menduar ta pergatis skuadren edhe per diçka te tille. Megjithate 90 minuta nuk jane pak dhe brenda tyre gjithçka mund te ndodhi.

Ndaj Vllaznise do te jete ndeshja e fundit per Ansi Agollin ne rast se nuk arrihet akordi mes Tiranes dhe klubit finlandez qe zoteron kartonin e tij do te largohet nga skuadra. Sa e demton kjo Tiranen?

Agolli eshte nje lojtar qe te gjithe po ja shohin vlerat qe ka. Eshte nje lojtar mjaft cilesor dhe kete e ka treguar jo vetem te Tirana por dhe te ekipi kombetar ku ka bere paraqitje mjaft te mira. Do doja te qendronte Ansi ne skuader te pakten deri ne fund te kampionatit pasi eshte nje lojtar mjaft i nevojshem.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 00:59

Gjysmëfinalja e Kupës; Tirana-Vllaznia, më shumë se sfidë “markash

Miq dhe armiq të dy gjysmëfinalisteve të kupës, Tirana dhe Vllaznia. Në emër të këtyre dy skuadrave, që po e mbajnë gjallë këtë edicion futbollistik në Shqipëri, me rivalitetin e ethshëm, si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Sot urojmë fitoren e futbollit, të atyre që dinë ta interpretojnë atë në mënyrën më të mirë të mundshme, në fushën e lojës, por edhe nga stoli. Arena është e denjë për një ballafaqim të tillë: “Qemal Stafa” pret dy tifozëritë respektive, kuqeblu dhe bardheblu, në përpjekje për t’u ngjarë sadopak ndeshjeve të kombëtares kuqezi. Tirana e Agustin Kolës, që në gjysmëfinalen e parë, në “Loro Boriçi”, tregoi klasin e saj, edhe pse e varur nga modelet e lojtarëve thelbësor, do të luajë kundër një Vllaznie, në të cilën mishërohet futbolli i bukur e teknik, që ka për detyrë të përgënjeshtrojë shumë luhatje të këtij sezoni. Mbërrijmë kështu në përfundim të njërit vektor të dualizmit mes këtyre dy skuadrave, në Kupën e Shqipërisë, sepse njëra do të vijojë rrugëtimin e nisur për në finale, ndërsa tjetra do t’i përmbledhë të gjitha energjitë në kampionat. Pak a shumë, është ora e së vërtetës. E konsideruar si një finale e parakohëshme, sfida mes këtyre dy skuadrave do të nisë gjithçka nga fillimi, nga “pika zero”, sepse 90 minutat e “Loro Boriçit” nuk kanë sjellë asnjë gol. Çka e bën betejën e sotme vendimtare për ta mëtuar më tej kurorën. Tirana dhe Vllaznia vijnë në këtë përballje me një diferencë prej 1 pike në kampionat, në favor të bardhebluve, kur kanë mbetur edhe katër javë nga ulja e siparit, që risjell në skenë sërish këtë duet. Tirana nuk kurseu shumë në ndeshjen e fundit me Teutën, duke aktivizuar më të mirët, ndërsa Vllaznia rriskoi mjaft me Besën, duke ruajtur forca për aktin e dytë gjysmëfinal të kupës. Përmbysën avantazhin e kavajasve, duke vazhduar në rrugën e tyre, në mënyrë të konsiderueshme, në ndjekje hap pas hapi të kreut bardheblu. Të dyja skuadrat duken me këmbë në tokë, nuk zhbilancohen as në deklaratat para ndeshjes. Janë të padeshifrueshme, ia lënë gjithçka fushës së lojës, nën një bilbil të huaj, sipas dëshirës së shkodranëve. E kotë të diskutosh me lojtarët e të dyja kampeve, për të parë nëse identifikojnë pika të dobëta te kundërshtari, për të parë nëse kanë frikë, nëse ka ndonjë lloj paniku ndër ta. Agustin Kola e ka mbajtur fort besimin e tij në këtë ekip, me të cilin ka rastin të bëjë startin më të ëndërruar për çdo trajner, që në herën e parë të kësaj detyre. Te kuqeblutë, përgjithësisht, ekziston bindja se Vllaznia nuk do të pësojë gol në “Qemal Stafa”. Thënë ndryshe, duke mos pësuar, do të kualifikohet. Dhe nëse ndodh kjo, ashtu sikurse e kundërta, s’është aspak për t’u habitur. Tirana dhe Vllaznia kanë qenë shumë më mirë se të tjerët këtë edicion, por kësi lojërash, si kjo e sotmja, për kupë, kanë specifikë të veçantë, vendosen shpesh nga detajet. Ndaj, nisur edhe nga rezultati i bardhë i ndeshjes së luajtur para 2 javësh në “Loro Boriçi”, gjithçka është shumë e hapur. Ka nga ata që mendojnë se nuk ka asnjë skuadër për momentin, në kampionatin tonë, që luan më mirë se Tirana. Por, me siguri, askush nuk mund të thotë të kundërtën, se ka ndonjë skuadër tjetër shqiptare, që mund t’i konkurrojë bardheblutë si Vllaznia. Pavarësisht emrave të spiktur që kanë të dyja në gjirin e tyre, Tirana?Vllaznia pritet të jetë një raund të barabartësh, një përleshje midis dy ekipeve kolektivisht të fortë. Patjetër, brenda fortesës së dy grupeve, do të ketë edhe duele individuale, që mund të prishin në momente vendimtare balancën. Vllaznisë së futbollit teknik dhe akademik, me në krye Sinanin dhe Sukajn, do t’i përgjigjet një Tiranë edhe më fizike, me një Memell shpërthyes, me dy krahë të admirueshëm, Muzaka?Agolli, por edhe me një Mukë këmbëngulës, për të qenë si dikur, busull e bardhebluve. Këta lojtarë që përmendëm, pa mohuar edhe të tjerët, ashtu si çdo rrethanë e paraqitur, mund të jetë vendimtar. Analiza paraprake e kësaj sfide nuk mund të jetë kurrsesi shterruese, sikur të kesh edhe valencat e Kasandrës. Falë ballafaqimit të tyre, direkt, pas njollës që i vuri këtij aktiviteti “neni 36?, Tirana dhe Vllaznia rivendosin sadopak identitetin e shqyer të Kupës së Shqipërisë, që shkon edhe përmes rrënjësh së të këtyre dy palëve, shkolla më vete në futbollin shqiptar. Pavarësisht se ndeshje si kjo e sotmja varen më shumë nga filozofia dhe shpirti i garës, se sa nga markat…

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 01:00

TIRANA

Kapiteni bardheblu, Muka: Nuk e diskutojmë kalimin në finale

Tirana është gati për ndeshjen gjysmëfinale, që do të zhvillojë sot me shkodranët. Bardheblutë, ditën e djeshme, u kanë dhënë dorën e fundit përgatitjeve në prag të takimit të sotëm, që do të luajnë me Vllazninë në “Qemal Stafa”. Në seancën e ditës së martë, në radhët e skuadrës kanë qenë të gjithë lojtarët në dispozicion të stafit teknik. Në stërvitjen e fundit anti-Vllazni, që u zhvillua dje paradite ne “Skënder Halili”, u zhvillua një seancë e lehtë me karakter shkrydhës për titullarët. Ndryshe ka ndodhur me rezervat që janë stërvitur më gjatë nën drejtimin e Bençivengës. Intensivisht, me tre portierët bardheblu, Nallbanin, Korunovskin, po edhe më të riun Kuka, ka punuar trajneri i portierëve, Astrit Nallbani. Ndeshja me kuqeblutë që mbajnë vendin e dytë në renditje është mjaft decizive, pasi bardheblutë synojnë që të fitojnë edhe Kupën e Shqipërisë këtë sezon. Ajo që është vënë re në kampin bardheblu gjatë këtyre ditëve ka të bëjë me faktin se në radhët e lojtarëve mbizotëron një frymë optimiste. Kapiteni i Tiranës, vlonjati Devi Muka, e sheh sfidën e sotme si një përplasje që duhet fituar patjetër. Madje “labi” i bardhebluve, që ka fituar disa trofe me Tiranën, shkon edhe më tej, kur thotë se skuadra e tij do të kualifikohet për në finale. Devi së bashku me Nallbanin, Dabullën, Devollin e ndonjë tjetër janë nga lojtarët me më shumë eksperiencë në radhët e 23 herë kampionëve. Ja çfarë thotë ai në prononcimin për “Sportin shqiptar” përpara përballjes me Vllazninë. “Jemi përgatitur gjatë kësaj periudhe kohore shumë të shkurtër dhe e kemi vlerësuar si duhet kundërshtarin tonë. Në takimin e parë, zhvilluar në “Loro Boriçi, që përfundoi me shifra të bardha, nuk munguan rastet si për ne ashtu edhe për Vllazninë. Por sfida e sotme do të jetë shumë ndryshe nga ajo e dy javëve më parë në Shkodër. Tirana i ka të gjitha mundësitë që të triumfojë, pasi aktualisht jemi në formë mjaft të mirë. Ne do të futemi në fushën e lojës për ta fituar ndeshjen dhe nuk kemi për ta diskutuar kualifikimin, këtë e them duke parë forcën reale që ka skuadra jonë. Si ne, ashtu edhe Vllaznia, jemi dy ekipe me kualitete, por Tirana do të bëjë diferencën me shkodranët në përballjen e sotme.” Ndërkohë, kapiteni falënderon tifozerinë që e ka mbështetur shumë skuadrën, ndërsa bën thirrje që sot në mbrëmje të jenë të shumtë në shkallët e “Qemal Stafës. “Publiku është lojtari ynë i 12-të. Tifozët tanë na kanë mbështetur shumë në këtë kampionat, pasi na kanë ndjekur jo vetëm në takimet që kemi luajtur në shtëpi, por edhe në transferta. Ne gjithmonë jemi munduar t’ua shpërblejmë atyre me lojë të bukur dhe me rezultate. Ndaj në sfidën e sotme i bëj thirrje që të jenë sa më të shumtë në numër pasi do të argëtohen me lojën tonë dhe me spektaklin që do të dhurojë kjo sfidë.”



Nallbani: Shpresoj që të mos shkojë me penallti

Pasi i mungoi skuadrës në ndeshjen e së shtunës së kaluar me Teutën në kampionat për shkak se kishte plotësuar numrin tre të kartonëve të verdhë, Nallbani do të jetë gati sot. “Gardiani” shtatlartë i bardhebluve e sheh këtë takim mjaft të fortë, madje e vlerëson Vllazninë si një ekip me kualitete, por edhe tifozerinë e saj. Sipas “Tatës”, kjo do të jetë një ndeshje e vështirë. “Në Shkodër ne u munduam që të shënonim dhe, po ta kishim bërë këtë gjë, sot do e kishim më të lehtë. Megjithatë, ne jemi përgatitur që të japim më të mirën në takimin e sotëm, edhe pse nuk do ta kemi aspak të lehtë. Këtë e them pasi Vllaznia është një skuadër me tradita të mëdha në futbollin shqiptar, ka kualitete, por edhe një tifozeri që meriton respekt. Edhe këtë sezon shkodranët kanë bërë një paraqitje dinjitoze dhe janë vetëm një pikë poshtë nesh dhe synojnë që t’i fitojnë të dy trofetë. Por ne duhet të japim maksimumin në fushën e lojës për të shkuar te kualifikimi, pasi ndeshja është e hapur. Unë do të uroja që takimi të mos shkojë me penallti, pasi aty ka pjesën e vet edhe fati,”- tha portieri i bardhebluve, Blendi Nallbani.



Donatori Halili, premio të majme për kualifikimin

Në seancën stërvitore të ditës së djeshme ra në sy edhe pjesëmarrja e donatorit kryesor të skuadrës së Tiranës, Refik Halili. Ai është shoqëruar nga prefekti i Tiranës, Ruzhdi Keçi, por edhe drejtori teknik i bardhebluve, Alban Tafaj. Halili është konsultuar me stafin teknik e më pas ka mbledhur rreth vetes të gjithë së bashku trajner e lojtarë. Gjithmonë i ka qëndruar pranë ekipit të tij, sidomos në takimet decizive. Është një mënyrë origjinale e Halilit për t’i dhënë kurajo lojtarëve, por edhe u ka premtuar edhe një premio, shifrat e së cilës nuk i deklaron. “Jam këtu pasi skuadra është përpara një ndeshje delikate me rivalen tonë në të dy trofetë, Vllazninë e Shkodrës. E shoh një ndeshje të hapur, por ne do të synojmë kualifikimin për në finale. Dihet tashmë nga të gjithë që Tirana këtë sezon ka objektiv fitimin e të dy trofeve. Madje u kam premtuar edhe një premio lojtarëve,” - tha donatori kryesor i bardhebluve, Refik Halili.



Prefekti Keçi i pret të dy trofetë

Një tifoz “vip” për skuadrën bardheblu është edhe prefekti i Tiranës, z. Ruzhdi Keçi, i cili nuk i ndahet skuadrës kudo ku luan, brenda dhe jashtë. Në seancën e zhvilluar të martën paradite ai ka qenë në “Skënder Halili”, aty ku edhe ka ndjekur nga afër stërvitjen e skuadrës së Tiranës. E habitshme kjo vizitë e tij, por ja që në prag të një sfide kaq të rëndësishme nuk kishte se si t’i mungonte ekipit për të cilin bën tifo. Në një prononcim dhënë enkas për gazetën “Sporti shqiptar”, para sfidës gjysmëfinale me Vllazninë, ai do të prononcohej: “Dihet tashmë që unë jam një tifoz i skuadrës së Tiranës prej kohësh, ndërsa një arsye e fortë është edhe roli im si prefekt i qarkut të Tiranës. E kam ndjekur skuadrën, është pa dyshim ekipi më i mirë i kampionatit dhe me shumë kualitete në përbërje. Për sa i përket gjysmëfinales me Vllazninë, do të thoja se Tirana duhet ta siguronte kualifikimin që në takimin e parë në Shkodër. Megjithatë, pavarësisht se sot është një ndeshje e hapur, kam bindjen e plotë se Tirana jo vetëm që do të shkojë në finale, por do t’i fitojë të dy trofetë këtë sezon”.



Memelli qeras shokët për 29-vjetorin

Ka pasur një koktej në “Skënder Halili” në seancën e djeshme. Sulmuesi pogradecar, Migen Memelli, që ditën e shtunë mbushi plot 29 vjeç, dje ka qerasur të gjithë stafin e skuadrës së Tiranës me nga një “Red-Bull”. Të gjithë pjesëtarët e stafit, por edhe shokët e skuadrës i kanë uruar atij edhe 100 pranvera të lumtura.



Shefi Gjini pranë skuadrës, grumbullimi në Linzë

Dje, seancën stërvitore të skuadrës e ka ndjekur edhe shefi i klubit të Tiranës, Eduard Gjini. Gjini është parë të komunikojë me disa nga lojtarët titullarë të skuadrës, ndërsa u ka komunikuar atyre të bëjnë kujdes edhe për kartonët. Ndërkohë, nga sa konfirmoi shefi i klubit bardheblu, skuadra do të niset sot, në orën 19:30, para stadiumit “Selman Stërmasi” në drejtim të Linzës. Grumbullimi në Linzë i ka sjellë fat skuadrës së Tiranës.







VLLAZNIA

Presidenti kuqeblu, Fushaj: Kualifikohemi pa shkuar në shtesë

Entuziazmi nuk mungon tek ai dhe kjo duket shumë qartë në bisedën e zhvilluar. Ndonëse ka shumë punë, njëkohësisht edhe stresi nuk është i paktë në këtë periudhë, sërish presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, shfaqet i qeshur para gazetarëve. “Jemi të bindur se kualifikimi do na buzëqeshë ne,” ? tha ai në fillim të prononcimit të tij. Një besim që e bazon tek elementët që ka skuadra tek përvoja e futbollistëve, tek egoja e tyre për të nderuar Vllazninë dhe Shkodrën. Ja si është shprehur presidenti i klubit shkodran:

? Si e parashikoni ndeshjen e kthimit me Tiranën?

? Ndeshja është e një rëndësie shumë të veçantë, sepse do të ndeshen dy skuadrat më të mira të këtij sezoni dhe nga ana tjetër pas këtij takimi do të përcaktohet edhe skuadra finaliste e Kupës. Kuptohet që, duke u nisur dhe nga rezultati i ndeshjes së parë, që është 0?0, asnjëra skuadër nuk është favorite. Duke qenë kështu, mendoj se shanset e kualifikimit janë të barabarta.

? Mund të jetë Vllaznia skuadra që do kalojë në finale?

? Besimi është, sepse Vllaznia është e aftë ta bëjë këtë gjë. Gjatë gjithë sezonit kemi treguar se jemi një skuadër e denjë për t’i fituar të dy trofetë, prandaj mendoj se këtë do ta tregojmë edhe ndaj Tiranës.

? Do të zgjidhet gjithçka brenda 90 minutave?

? Nuk mendoj se gjërat kanë për të shkuar dhe aq gjatë. Çdo gjë do zgjidhet brenda 90-minutëshit. Një barazim me gola apo një fitore e ngushtë jona, besoj se do ta zgjidhin këtë ndeshje pa qenë nevoja të shkojmë në shtesë.

? Kaq besimi ka edhe vetë skuadra që sponsorizoni?

? Lojtarët dhe stafi e dinë përgjegjësinë e kësaj ndeshjeje dhe sigurisht që nuk është shumë nevoja t’i karikosh. Ata janë të vetëdijshëm për atë se çfarë duhet të bëjnë në fushën e lojës.

? Eshtë diskutuar jo pak për problemin e gjyqtarit të huaj. Tashmë që është vendosur se do jetë një i tillë, ndiheni më i qetë?

? Dua të sqaroj edhe një herë pse e kemi bërë kërkesën për gjyqtarë të huaj, sepse më duket që gjithçka është keqkuptuar në këtë drejtim. Unë kam besim se gjyqtarët tanë dinë ta mbajnë siç duhet një ndeshje futbolli. Por nga ana tjetër, duke ditur rëndësinë e kësaj ndeshjeje, kërkuam gjyqtarë të huaj në mënyrë që asnjë ekip të mos ketë dyshime tek ata. Fare mirë mund ta kishin mbajtur këtë ndeshje edhe dy gjyqtarët tanë ndërkombëtarë, por fakti se ata janë tiranas, e hodhi poshtë këtë mundësi. Nuk kishim shumë besim te gjyqtarët e tjerë të rretheve, sepse e provuam këtë me Sokol Çekajn dhe ai arbitroi shumë keq në ndeshjen e parë.

? Mendoni se me gjyqtarë të huaj Vllaznia ka më shumë shanse?

? Nuk mendoj se këtu kemi të bëjmë me shans që vijnë arbitra të huaj. Të mos harrojmë se edhe para tre vjetësh, po në finalen e Kupës me Tiranën, nuk fituam. Kjo tregon edhe një herë se nuk vendos ai, por lojtarët në fushë. I huaji thjesht të krijon qetësinë për të shprehur atë çfarë di të bësh më mirë dhe nuk mendon se e ke kundër. Vetëm kaq, por, siç e thashë, fituesi do dalë pasi ta ketë merituar atë me lojën që do zhvillojë.

? Mendoni se pas këtij takimi do të varet edhe fati i kampionatit?

? Gjykimi im është se nuk duhet t’i lidhim bashkë këto dy kompeticione. Këtë radhë luajmë për Kupë, ndërsa krejt tjetër gjë është në kampionat, kur janë për t’u luajtur edhe katër ndeshje. Prandaj jemi të përqendruar për momentin vetëm te ndeshja e nesërme (e sotme).



Presidenti karikon lojtarët kuqeblu

Mbrëmjen e së hënës, presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, ka pasur një takim me disa prej futbollistëve titullarë të ekipit të tij. Bëhet fjalë për ata futbollistët me përvojë. Takimi është pohuar si nga lojtarët, ashtu edhe nga drejtuesit e klubit dhe, nga sa thuhet, thjesht ka qenë një kafe me ta për të diskutuar në lidhje me ndeshjen e sotme. Presidenti ka dashur të dijë më nga afër mbi gjendjen e ekipit, moralin e tyre apo dhe për të biseduar për detaje të tjera, që kanë të bëjnë me takimin e sotëm, në mënyrë që të rrisë edhe më tepër moralin e tyre.



Klubi shkodran, 8700 euro për gjyqtarin

E ka pranuar edhe vetë presidenti i klubit shkodran dje në paraqitjen e tij para mediave se të gjitha shpenzimet për gjyqtarët e huaj që do të vijnë për ndeshjen Tirana?Vllaznia do të paguhen nga klubi që ai drejton. Fatura financiare nuk është e vogël në këtë rast, plot 8700 euro, por në Shkodër nuk ka keqardhje për këtë çështje. “Morëm përsipër edhe këtë faturë financiare, sepse nuk duam të kemi probleme me arbitrimin. Të kualifikohet më i miri dhe kush ta meritojë në fushë,” ? ka thënë Fushaj.



Fluks tifozësh shkodranë sot drejt kryeqytetit

Një numër shumë i madh tifozësh shkodranë pritet të udhëtojnë sot drejt kryeqytetit, për të ndjekur ndeshjen gjysmëfinale të Kupës mes Vllaznisë dhe Tiranës. Deri tani janë konfirmuar 7 autobusë që do jenë falas të vëna në dispozicion nga presidenti Fushaj dhe nga Bashkia Shkodër, por nëse do jetë nevoja për të tjerë, sigurisht që numri i tyre do shtohet edhe më tepër. Nga sa bëhet e ditur, të shumtë do të jenë edhe tifozët që do të udhëtojnë me autoveturat e tyre private apo dhe furgonë.



Kuqeblutë, gati edhe për 11?metërshat

Në ndeshjet e Kupës sigurisht që janë një pjesë e rëndësishme e futbollit. 11?metërshat në shumë raste kanë përcaktuar edhe skuadrën që kalon në turin tjetër apo që shpallet fituese e trofeut. Duke qenë kështu, secila skuadër i bën llogaritë duke futur brenda edhe gjuajtjet e 11?metërshave. Për këtë arsye, në seancat e fundit stërvitore trajneri Haxhiosmanoviç ka provuar për disa minuta edhe goditjet nga pika e bardhë. Kanë qenë disa futbollistë që kanë provuar këtë gjë dhe tashmë duket se vetë trajneri e ka të qartë në mendjen e tij, në rast se puna do shkojë te penalltitë, se kujt do t’ua besojë gjuajtjen e tyre.



Skuadra, që mbrëmë tek hotel “Eklips”

Ekipi i Vllaznisë ka lënë Shkodrën që pasditen e djeshme dhe ka marrë rrugën drejt Tiranës. Kjo ka ndodhur në orën 18:00 menjëherë pas seancës stërvitore që ka zhvilluar. Kuqeblutë janë sistemuar në rezidencën e tyre të zakonshme, në hotel “Eklips” në rrugën e Elbasanit. Drejtuesit dhe stafi duken shumë entuziastë përpara sfidës së sotme për të arritur një rezultat të mirë, i cili do t’i kalonte ato për të dytin vit radhazi në finale të këtij kompeticioni.



Superpremio për kalimin në finale

Bëhet e ditur se presidenca e Vllaznisë ka vënë në dispozicion të ekipit një shpërblim shumë të majmë për ekipin në rast kualifikimi për në finale të Kupës. Vetë klubi e ka përcaktuar prej kohësh shpërblimin për çdo kalim turi, si dhe për fitoren e Kupës. Por megjithëse ka qenë kështu, presidenti Fushaj ka premtuar një superpremio për ndeshjen e sotme, e cila pritet t’i motivojë edhe më tepër kuqeblutë për të kaluar Tiranën. Në ndeshje të tilla zakonisht nuk është shumë e vlefshme premioja, megjithatë kur ajo vihet në dispozicion, është një shtysë më tepër për lojtarët

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 01:17

Gjyqtare te huaj per kupen, Shkumbini kercenon
28/04/2009 20:50

Marrja e gjyqtareve te huaj nga klubi i Flamurtarit per gjysmefinalen e dyte te kupes perballe Shkumbinit, ka sjelle reagimin e ashper te drejtuesve te klubit peqinas.

Presidenti i Shkumbinit, Xhavit Ismaili e quan kete nje konflikt interesi dhe kercenon me mosdaljen e skuadres ne fushe. “Eshte nje konflikt i paster interesi dhe nje handikap i papranueshem. Une nuk mund te luaj. Jam president i nje klubi dhe nese bordi vendos ndryshe une do te jap doreheqjen”, shprehet Ismaili.

Finalisti tjeter i Kupes se Shqiperise do te dale nga sfida mes dy skuadrave kryesuese te Superliges, Tirana–Vllaznia. “Do jete nje ndeshje qe do flase vetem per ngjyrat bardheblu. Nese kualifikohemi, kampionati do te zgjidhet shume shpejt”, shprehet lojtari i Tiranes, Devi Muka.

Italiani Gabriele Gava do te jete gjyqtari i gjysmefinales Shkumbini-Flamurtari, nderkohe qe gjysmefinalja tjeter Tirana-Vllaznia, do te drejtohet nga slloveni Darko Ceferin

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 29 Apr 2009 , 17:36

ky fushaj a i madh
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 01 May 2009 , 00:37

Besa/Kavajasit janë optimistë para Tiranës
Dura, në linjë me ekipin:
Duam t’i ndalim kryesuesit!

Portieri beratas i Besës, Bledar
Dura, tashmë është zyrtarisht
numri një i portës kavajase. Në dy
ndeshjet e fundit ai ka qenë titullar
i padiskutueshëm dhe do të vazhdojë
i tillë deri në fund të këtij sezoni.
Tashmë, Dura është kthyer
në një lojtar veteran të skuadrës,
pasi ka plot katër sezone që është
pjesë e këtij ekipi, pavarësisht uljeve
dhe ngritjeve gjatë këtyre katër
vjetëve. Në këtë moment, ku verdhezinjtë
kanë mbetur pa asnjë objektiv
në kampionat, Dura është ai
që motivon skuadrën përpara
sfidës me Tiranën. Të shtunën
kavajasit do të përpiqen të ndalin
kryesuesit e kampionatit, të cilët
në javët e fundit kanë qenë të pathyeshëm.
Portieri Dura në prononcimin
e tij shprehet se Besa, pavarësisht
se është e përgjysmuar,
sepse i janë larguar jo pak, por
gjashtë lojtarë, ka forcë dhe potencial
të mjaftueshëm për të
ndalur bardheblutë. “Nga ekipi ynë
janë larguar lojtarë vërtet të rëndësishëm,
ndaj edhe mua për këtë
më vjen vërtet keq. Edhe pse nuk
jemi më ajo skuadër si në fillim të
sezonit, përsëri kemi forca për t’u
përballuar si të barabartë me çdo
skuadër. Kundërshtari i kësaj jave,
sigurisht që është një ekip tepër
cilësor, por ne do të luajmë brenda
në fushën tonë dhe do të jemi më
të motivuar se në ndeshjen e fundit.
Ju e patë, që ne mund të kishim
fituar në Shkodër, pasi ishim dy
herë në avantazh, por nuk arritëm
ta ruajmë atë. Gjithsesi, në sfidën
e radhës motivimi ynë është akoma
më i madh, pasi do luajmë përballë
kryesuesve në prani të tifozerisë
sonë. I jemi shumë
borxhlinj fansave tanë, ndaj duhet
t’i shpërblejmë të paktën me
lojëra të bukura, megjithëse nuk
arritëm objektivat që kishim”, tha
fillimisht numri 1 i portës së Besës,
Bledar Dura. Më tej gardiani i
verdhezinjve shtoi se, në këtë
ndeshje janë më të avantazhuar
jo vetëm për faktin se luajnë brenda
në fushën e vet, por edhe
sepse Tirana dje ka pasur angazhim
në ndeshjen e kthimit për
Kupën e Shqipërisë. “Ndaj Tiranës
nuk kemi vetëm avantazhin që do
të luajmë brenda në shtëpinë tonë,
por jemi më të freskët fizikisht, pasi
nuk kemi pasur angazhime si kryesuesit.
Kështu që shpresojmë të
marrim pikët e plota”, përfundoi
prononcimin portieri i Besës, Bledar
Dura. Çelik Kolgega

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 01 May 2009 , 00:40

NDESHJET E MBETURA
Java e 30-të (02.05..209)
BESA – TIRANA
SHKUMBINI – VLLAZNIA
DINAMO – LUSHNJA
TEUTA – BYLIS
PARTIZANI – APOLONIA
ELBASANI – FLAMURTARI
Java e 31-të (09.05.2009)


TIRANA – SHKUMBINI
VLLAZNIA – DINAMO
BYLIS – BESA
APOLONIA – TEUTA
FLAMURTARI – PARTIZANI
LUSHNJA – ELBASANI


Java e 32-të (16.05.2009)
DINAMO – TIRANA
VLLAZNIA – LUSHNJA
SHKUMBINI – BYLIS
BESA – APOLONIA
TEUTA – FLAMURTARI
PARTIZANI – ELBASANI
Java e 33-të (23.05.2009)


TIRANA – VLLAZNIA
BYLIS – DINAMO
APOLONIA – SHKUMBINI
FLAMURTARI – BESA
ELBASANI – TEUTA
LUSHNJA – PARTIZANI

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Fri, 01 May 2009 , 08:17

e kena kalendarin e mrapshte disi
tu mendu se tirana ka tre ndeshje ne tirane
duket ma a favorizuar por ti marrim ndeshjet nji e nga nji
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 01 May 2009 , 16:50

“30 mln per te mundur Tiranen”
2 Maj Besa/ Presidenti Bizhdili mban skuadren 30’ ne analize dhe premton: “Duam UEFA-n, keni shperblim”



U bënë katër javë që Besa ka harruar fjalën fitore. Ka marrë dy barazime ne shtëpi me Lushnjen e Dinamon dhe dy humbje në transfertat me Shkumbinin e Vllazninë.

Para ndeshjes tepër të vështirë të kësaj fundjave me Tiranën kryesuese, presidenti Bizhdili ka patur një takim që ka zgjatur afro 40 minuta, në sallën e mbledhjeve me futbollistët. Mësohet se tonet kanë qenë të forta dhe skuadra e ka kuptuar, se në këto katër javë të mbetura duhet të tregojë seriozitet dhe përqëndrim.

Paratë – “Ju ankoheni pa te drejte”, u ka thënë presidenti Bizhdili dje futbollistëve, sidomos atyre që kanë patur ndonjë tendencë të ngrenë zërin, në lidhje me detyrimet e pa paguara. “Paratë ju kanë munguar, sepse nuk keni arritur rezultate që te meritonin stimulim financiar. Kjo gjendje sigurisht na ka zhvendosur jo pak nga ato objektiva që unë dhe ju sëbashku kishim përcaktuar që në fillim të sezonit. Te Besa është e tepert te thuash, se ne nuk kemi patur mundesi financiare”, ka thënë presidenti. Kemi bërë me stafin administrativ një minianalizë të kostos së shpenzimeve të këtij sezoni, por nuk duam t’ju komunikojmë pretendimet tona ndaj secilit prej jush, para kësaj ndeshje shumë të fortë që kemi përpara. Madje kemi marë vendimin tjetër, që për takimin ndaj Tiranës, shpërblimi të jetë 30 milionë lekë të vjetra për fitoren. Ja këto janë paratë që duhet të vijnë me punë e djersë në xhepat tuaj, nëpërmjet rezultateve, duke u rikthyer te ato vlera sportive për të cilat ne kemi investuar aq shumë dhe natyrisht për të kënaqur tifozerine, e cila ashtu sikurse edhe unë kanë ende besim të palëkundur në aftësitë tuaja”.

UEFA – “Eshtë një moment – vazhdoi presidenti Bizhdili - kur duhen bërë llogari të sakta dhe po të fitoni ndaj Tiranës, rihapet edhe një herë ambicia për rreshtimin në vendin e katert, gje qe te shton mundesite e fitimin te nje bilete, për të luajtur sezonin e ardhshem, në kompeticionin e ri të Euroligës. Kalendari i ndeshjeve është i tillë që duhet t’ju motivojë, për të marrë maksimumin e pikëve në katër taktimet e mbetura, si në fushën tonë ashtu dhe në transfertë. Dhe nëse kjo gjë ndodh me të vërtetë do të ketë një tjetër shpërblim “ekstra” për të gjithë lojtarët. Nëse do ta arrijmë edhe në mbyllje të këtij sezoni këtë objektiv, e di unë se si do e shperbleje sakrificen tuaj”, perfundoi presidenti i Beses.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sat, 02 May 2009 , 00:08

ha mut ha ma bizhdil se e dina ate pune
si do i ulni breket
i perjashtuar

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sun, 03 May 2009 , 11:29

GOLDIAN wrote:ha mut ha ma bizhdil se e dina ate pune
si do i ulni breket
he ma bizhdil a ja le 1 pike tiranes sa mas me e lan pa gja :evil: :evil:
i perjashtuar

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Edmond-Cela » Sun, 03 May 2009 , 12:52

Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

Post Reply