Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 23 Apr 2009 , 21:18

Vllaznia/Mbrojtësi analizon situatën e krijuar në Shkodër
“S’mjafton të luash mirë,
për të fituar duhet fat”
Lici: Humbja ndikoi në aspektin psikologjik, jo te renditja



Shkodranët duket se
kanë lënë plotësisht
pas krahëve disfatën
e hidhur të pësuar fundjavën
e kaluar në Durrës ndaj
Teutës. Tani të gjitha bateritë
i kanë të karikuara për
takimin me kavajasit e Besës
në “Loro Boriçi”. Javët e
mbetura për ekipin shkodran
i ngjajnë disa finaleve, sidomos
pas humbjes së papritur
në Durrës. Kuqeblutë duhet
të arrijnë maksimumin në çdo
sfidë, nëse dëshirojnë të pretendojnë
deri në takimin e
fundit për titullin kampion.
Lici
Veterani shkodran,
mbrojtësi 35-vjeçar Suad Lici,
ka mbetur paksa i zhgënjyer
nga ajo që Vllaznia pësoi në
Durrës, e sidomos nga ajo që
paraqiti në fushën e lojës në
atë takimit. “Nuk paska qenë
e thënë që ne të merrnim një
rezultat pozitiv në ndeshjen
me Teutën. Megjithatë të
themi e shkuar e harruar. Ne
duhet ta harrojmë sa më parë
atë ndeshje, - thotë Lici. - Nuk
qenka e thënë që të luash mirë
e të fitosh. Sepse në atë takim,
edhe pse luajtëm mirë, nuk
arritëm të merrnim më të
mirën. Madje as edhe një pikë,
e kjo ishte vërtetë për të
ardhur keq. Po ja që i tillë është
futbolli. Luan mirë e nuk
shpërblehesh, dhe e kundërta.
Tani nuk na duhen lojërat
e bukura, por ato rezultative,
mirëpo edhe rezultati nuk
vjen pa luajtur mirë. Ajo dua
të them është se na duhet
edhe pak fat”, vijon ai.
Besa
Takimi me Besën prej kuqebluve
tani ka marrë vëmendjen
maksimale. Shkodrani
Lici, pavarësisht se e
vlerëson kundërshtarin e
radhës, përsëri nuk e fsheh
besimin që ka në arritjen e më
të mirës. Humbja me Teutën
është hedhur pas dhe
takimet e mbetura, duke filluar
që nga Besa, janë në
fokusin e kuqebluve. “Besimi
se do t’ia dalim me sukses në
këtë ndeshje është i madh.
Kemi zhvilluar shumë takime
të bukura dhe mbi të gjitha
me rendiment, pavarësishtrezultatit që morëm me
Teutën. Ne jemi optimistë për
të arritur pikët maksimale në
këtë përballja. Pa diskutim që
nuk kemi asnjë alternativë
tjetër dhe nuk duhet të diskutojmë
asnjë rezultat tjetër
veç fitores”, theksoi mbrojtësi
i kudondodhur Suad Lici.
Vazhdimësia
Thuajse të gjithë kuqeblutë
e shikojnë veten në këtë sezon
në dy finale të njëpasnjëshme
me ekipin e Tiranës.
Për veteranin e mbrojtjes shkodrane,
Lici, ashtu si edhe
për pjesën tjetër të skuadrës,
gjithçka në këtë sezon do të
përcaktohet vetëm nga dyluftimet
direkte mes Vllaznisë
dhe Tiranës. Këto dy
emra do të kenë që në mesjavën
e ardhshme “finalen”
e dytë të këtij sezoni mes tyre,
pikërisht takimin e dytë
gjysmëfinal të Kupës së Shqipërisë.
“Pavarësisht se me
një pikë më shumë apo me
pikë të barabarta, lufta jonë
me Tiranën do të jetë e njëjtë
deri në fund. Takimi i Durrësit
më tepër na ka ndikuar
në aspektin psikologjik, sesa
në atë të pikëve me kundërshtarin
tonë. Pavarësisht se
kemi edhe 4 takime gjer në
fund me Tiranën, unë jam i
mendimit se vetëm ky takim
do të përcaktojë gjithçka.
Qoftë barazim, qoftë një pikë
diferencë, në cilindo krah të
ishte nuk do të kishte ndonjë
ndryshim të madh. Ndeshja
direkte do ta vendosë. Të
njëjtën gjë mund të them edhe
për Kupën”, ka përfunduar
mbrojtësi shkodran, autor i
dy golave nga pika e bardhë
e penalltisë në këtë sezon,
Suad Lici.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Thu, 23 Apr 2009 , 21:19

Specialistë-presidenca bashkohen në një pikë
GJYQTARI I HUAJ


Pavarësisht se shkodranët kanë një
provë për të kaluar deri në takimin e mesjavës
me ekipin e Tiranës për kupë, drejtuesit
e presidencës kanë filluar të mendojnë
seriozisht për të. Të metat e gjykimit
në takimin e parë të kupës, të cilat u quajtën
të qëllimshme nga ana e drejtuesve dhe
të specialistëve shkodranë, kanë bërë që
drejtuesit e klubit për takimin e dytë të
kërkojnë në FSHF një gjyqtarë të huaj për
këtë takim. Ka qenë një nga specialistët më
të njohur të futbollit shkodranë por edhe
më gjerë Ramazan Rragami, i cili ka
parashtruar një gjë të tillë, menjëherë pas
përfundimit të takimit të parë, por tanimë
dhe vetë presidenti dhe Fushaj dhe drejtues
të tjerë të futbollit në Shkodër janë
shprehur përkrah këtij mendimi. Në një
ndeshje të tillë një gjyqtarë i huaj mund të
mbyllë gjithë aludimet dhe zërat që mund
ët fliten poshtë e lart. Ashtu si në finalen e
Kupës së zhvilluar në maj të vitit të shkuar
në Elbasan, ku takimi i gjykuar nga një
treshe e huaj e njëjta gjë nga ana e drejtuesve
të ekipit shkodranë kërkohet edhe tani në
takimin e dytë gjysmëfinale. A. Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:10

BILANCET
Kuqeblutë, dominues
kundër ekipit kavajas


Në 10-të ndeshjet e fundit të zhvilluara në stadiumin
“Loro Boriçi”, midis Vllaznisë dhe Besës, mbizotëron
një dominim i shkodranëve. Këta të fundit kanë arritur
të fitojnë 7 nga këto 10 takime. Dy prej tyre janë mbyllur
në barazim, ndërsa një është fituar nga kavajasit, me
shifrat 3-1. Për më tepër, kuqeblutë kanë një golavarazh
me diferencë 32-13, në favorin e tyre. Përballjen e fundit
në stadiumin “Loro Boriçi”, shkodranët e kanë fituar 4-
1, pikërisht në fazën e dytë të këtij kampionati. Gjithashtu,
edhe në bilancin e përgjithshëm, kuqeblutë dominojnë
ndaj kavajasve. Në 126 takimet e zhvilluara mes
tyre, Vllaznia ka fituar 58 dhe ka humbur 36, ndërsa në
barazim janë mbyllur 32 takime, me një golavarazh 190
gola të shënuar dhe 122 të pësuar. A.Uruçi

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:11

Shkodra pret mrekulli
nga “armikja” Teuta
Paulin Ndoja: Shpresojmë që durrsakët të bëjnë surprizën
Vllaznia/ Një vesh në kryeqytet, kuqeblutë harrojnë Besën

Në Shkodër presin
që Teuta të bëjë
mrekullinë në Tiranë,
sepse fitoren me Besën
në “Loro Boriçi” nuk e vënë
aspak në diskutim. Duke parë
ecurinë mjaft pozitive të
durrsakëve, stafi teknik dhe
futbollistët kuqeblu shpresojnë
shumë se ekipi i trajnerit Suleman
Starova mund t’i bëjë një
tjetër surprizë bardhebluve,
çka do të vlente shumë për
shkodranët. Gjithsesi, me një
pikë prapa Tiranës, Vllaznia
këtë javë duhet të bëjë detyrën
me Besën, për të shpresuar
deri në fund. “Mendoj se do
të arrijmë tri pikët me Besën.
Për këtë as që kam ndonjë
mëdyshje, sepse e tillë është
situata dhe vetëm ky rezultat
do na mbante në lojë. Në Durrës
vetëm fati ka ndikuar te
rezultati, por këtë herë duhet
të bëjmë mirë punën tonë dhe
të shpresojmë, pse jo edhe te
ndonjë mrekulli e Teutës në
Tiranë”, ka thënë dje numri
dy i pankinës shkodrane,
Paulin Ndoja. Duke folur më
tej për ndeshjen e së shtunës,
Ndoja, i cili është gjithashtu,
përgatitësi i portierëve kuqeblu,
ka theksuar se kavajasit
duhen vlerësuar maksimalisht.
“Unë jam i bindur që
lojtarët tanë, falë aftësive të
tyre, do të dinë të menaxhojë
në më të mirën e mundshme
këtë takim. Ne i kemi të gjitha
mundësitë për ta fituar, por
duhet të dimë që nuk ka
takime të lehta. Të gjitha përballjet
kërkojnë vlerësim dhe
këtë lojtarët duhet të bëjnë me
Besën. Në ndeshjet brenda
fushës sonë kemi hasur
shumë vështirësi për të qenë
fitimtarë në fundin e tyre.
Prandaj, nëse duam që të arrijmë
vetëm tri pikët, duhet ta
vlerësojmë maksimalisht Besën”,
ka thënë legjenda e
portës shkodrane, Paulin
Ndoja, tashmë në rolin e ndihmësit
të trajnerit malazez,
Dervish Haxhiosmanoviç.
Ndërkohë, në kampin shkodran
nuk ka pesimizëm për
faktin se Tirana është tashmë
një pikë larg. Kuqeblutë
do të kërkojnë ta ruajnë këtë
diferencë deri në ndeshjen e
fundit direkt, por njëkohësisht
presin pse jo, ndonjë
hap fals të bardhebluve. Shkodranët
do të jenë me njëvesh në Tiranë të shtunën,
pasi besojnë se Teuta, ekipi
që për ta është kthyer në një
makth, do të vazhdojë të befasojë.
Megjithatë, për zv/
trajnerin e ekipit kuqeblu, e
rëndësishme është që lojtarët
të shprehin me Besën një
shpirt të lartë gare, në mënyrë
që të arrihet ajo që kërkohet.
Kupa
Pavarësisht se vëmendja
e kuqebluve është fokusuar
vetëm te takimi me Besën,
kjo nuk mund t’i ndalojë shkodranët
për të menduar
për sfidën e së mërkurës me
Tiranën, e vlefshme për
gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.
“Kam mendimin që
çdo takim të merret në kohën
e vet. Në radhë të parë, të
kalojmë me sukses Besën dhe
pastaj të mendojmë për Tiranën.
Gjithçka duhet të jetë
në kohën e duhur, - thotë fillimisht
Ndoja. - Megjithatë,
ekipi ynë i ka mundësitë reale
për të përballuar me sukses
Tiranën. Këtë ne e kemi
treguar mësë miri në ndeshjen
e parë në ‘Loro Boriçi’. Pavarësisht
se duhet folur në çastin
dhe kohën e duhur, sepse
mendja tani na punon
vetëm për Besën, përsëri nuk
mund të rri pa e përmendur
se të mërkurën ne shkojmë si
favoritë në kryeqytet”, përfundon
numri dy i pankinës
shkodrane, i cili është tepër
optimist për vazhdimësinë
e Vllaznisë në kampionat
dhe Kupë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:16

Sukaj, mungesa e vetme e Vllaznisë
ME GJENDJE GRIPALE


Në përballjen e fundjavës me Besën, trajneri Dervish
Haxhiosmanoviç nuk do të ketë në dispozicion
vetëm sulmuesin Xhevahir Sukaj. 21-vjeçarin e talentuar
e ka mbërthyer gripi prej disa ditësh dhe
shanset janë shumë të pakta që ai të jetë në fushë të
shtunën. Pavarësisht se në fillimin e javës Sukaj
kishte premtuar se do të ishte gati, gjendja jo e mirë
shëndetësore në vazhdim ia ka prerë shpresat. Pritet
që malazezi i pankinës shkodrane, të hedhë në fushë
nga minuta e parë Paulin Dhëmbin. Ky i fundit e ka
kryer mësë miri rolin e një gjysmësulmuesi, në mbështetje
të Vioresin Sinanit. Ndërkohë, për sfidën me
kavajasit lojtarët e tjerë janë të gjithë të gatshëm,
teksa nuk ka asnjë me probleme kartonësh. A.U

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:17

gjithmone kur nuk dojn me i lan me lujt futbollistat thojn qe ka grip dhe ky asht rasti i fundit i sukajt qe per mu tranieri ka ba shum mire qe se ka lan me lujt

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 24 Apr 2009 , 20:34

Vllaznia: Besa një herë, pastaj Tirana


Autori: Gjergj Kola
Data: 24/04/2009
Version Print


Kuqeblutë po mendojnë për ndeshjen e kampionatit, pastaj atë të mërkurës në Kupë

Besa jo pak raste ka dhuruar surpriza në Shkodër. Një skuadër plot tradita dhe për pasojë shkodranët i druhen jo pak ndonjë të papriture nga ana e kësaj skuadre në ndeshjen e nesërme. Nëse do të ndodhte kjo, qoftë edhe një barazim i mundshëm, do të ishte një “vetëvrasje” për Vllazninë dhe objektivat e saj. Në Shkodër kurrsesi nuk e mendojnë këtë.

Askush nuk e çon ndër mend gabimin në ndeshjen ndaj kavajasve, sepse do të ishte fatalitet. Tifozët kanë filluar të mendojnë për ndeshjen e mesjavës së ardhshme me Tiranën, por në fakt në kampin shkodran gjërat mendohen më ndryshe. Vetë trajneri Haxhiosmanoviç dëshiron mbi të gjitha që skuadra të jetë e përqendruar maksimalisht në kampionat.

“Duhet kurrsesi të mos gabojmë me Besën për t’i dhënë mundësi Tiranës të na shkëputet më tepër. E kam thënë se deri dy pikë distanca edhe mund të pranohet, por jo më tepër. Duke qenë kështu, duhet patjetër të fitojmë këtë takim, për të menduar pastaj edhe më të qetë për ndeshjen gjysmëfinale të Kupës,” - shprehet “Deda”. I së njëjtës linjë me të është edhe kapiteni Vioresin Sinani, që e vlerëson shumë takimin e nesërm.

Për të, kundërshtari i ardhshëm ka edhe ai objektivat e veta për këtë ndeshje dhe duhet respektuar për këtë. Nga ana tjetër, duhet patjetër të luhet në atë mënyrë që kavajasit të dalin të mundur nga kjo ndeshje. “Besa me siguri që ka ende pretendimet e saj për vendin e katërt të renditjes. Duke qenë kështu, besoj se vjen në Shkodër për të dhënë më të mirën e saj. Natyrisht, ne nuk na tremb ky fakt dhe jemi përgatitur ashtu siç duhet për të luajtur në mënyrë që të mos gabojmë si në Durrës.

Besoj te fitorja, çka do të na ndihmohte edhe nga ana psikologjike për ndeshjen me Tiranën,” ka shtuar ai. Problemet te Vllaznia në këtë pragndeshje nuk është se ka shumë. Pas përfundimit të sezonit për Doçin për shkak dëmtimi, këtë radhë është Sukaj që duket e sigurt se do të mungojë ndaj kavajasve.

Sulmuesi 21-vjeçar po kalon një gjendje gripale dhe për rrjedhojë nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për këtë ndeshje. Mbase është vendosur kështu edhe për ta lënë të bëhet gati për sfidën e së mërkurës. Për të tjerët nuk do të ketë asnjë problem.

Do të luajnë të gjithë, ndonëse mund të ketë vend edhe për rotacion në formacion. Në mënyrë që disa prej titullarëve që kanë shfaqur lodhje si rrjedhojë e ngarkesës në ndeshjet e fundit të pushojnë disi. Kjo nuk e zbeh aspak vlerësimin për ndeshjen dhe vetë presidenti Fushaj ka kërkuar maksimumin nga skuadra.

Ai nuk mund t’ia falë asaj një tjetër zhgënjim pas ndeshjes në Durrës, ku doli e mundur. Për të gjitha këto arsye, Vllaznia ndaj Besës pritet të japë më të mirën e saj. Fitorja sigurisht që nuk pritet të krijojë ndonjë entuziazëm të madh, sepse ajo konsiderohet detyrë për kuqeblutë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 02:44

Ekipi i Haxhiosmanoviçit arrin të triumfojë me përmbysje

Kavajasit të zhve
shur nga preten
dimet kanë mbajtur
fjalën, teksa nuk i kanë
prishur punë Vllaznisë, që
synon titullin kampion.
Megjithatë, përsëri shkodranët
kanë arritur një fitore
paksa të vuajtur, me rezultatin
3-2. Kuqeblutë e trajnerit
Dervish Haxhiosmanoviç
më shumë e kanë pasur
mendjen te takimi i kthimit
për gjysmëfinalen e Kupës,
që do të luhet të mërkurën
kundër Tiranës, sesa për
Besa. Kjo është vënë re që në
fillimin e ndeshjes, ku
“Deda” kishte hedhur në
fushë shumë lojtarë, të cilët
nuk kanë qenë pjesë e formacionit
për javë të tëra. Përveç
emrave të Dhëmbit dhe Plantiçit,
të cilët priteshin ta nisin
që nga minuta e parë,
binte në sy aktivizimi i Osjes,
Kaçit dhe të riut Edon
Hasani. Loja nuk ka shkuar
siç duhet për shkodranët, të
cilët në pjesën e parë kanë
lënë shumë për të dëshiruar.
Ka pasur shumë gabime,
e sidomos në prapavijë dhe
mesin e fushës, që nuk ka
funksionuar mirë. Kavajasit
nga ana e tyre e kanë nisur
ndeshjen me gol, ku mesfushori
Sakaj, me një gjuajtje
në afërsi të zonës ka mposhtur
Grimën. Pas golit,
vendësit u “zgjuan”, por
shpërdorojnë shumë raste
për shënim. Gjithsesi, barazimi
do të vinte në minutën
e 26-të, kur sulmuesi Vioresin
Sinani shënoi pas një
goditjeje të fortë. Por Besa
befason përsëri, kur haitiani
Fortunat realizon golin e
dytë, duke kaluar përsëri
miqtë në avantazh. Shkodranët
janë kundërpërgjigjur
vetëm me traversën e
Dhëmbit, sepse për pjesën e
parë nuk kishte më kohë.
Përmbysja
Pjesa e dytë ka nisur e vrullshme
për Vllazninë, ndërkohë
që trajneri Haxhiosmanoviç,
ka kryer tri zëvendësime
të menjëhershme.
Futja në lojë e Licit, Shtubinës
dhe Nallbanit ka sjellë edhe
ndryshimin te kuqblutë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 02:47

‘Deda’ e harron Besën:
Me mendjen te Tirana
Për trajnerin e Vllaznisë, Kupa do të tregojë shumë


Ndeshja e kthimit me
Tiranën, e vlefshme
për gjysmëfinalen e
Kupës së Shqipërisë, ka bërë
që për kuqeblutë takimi me
Besën të shikohet si i dorës së
dytë. Pavarësisht se Vllaznia
mund të rrezikonte në një përballje
të tillë, kjo gjë nuk ndodhi.
Pas takimit, trajneri
malazez i kuqebluve, Dervish
Haxhiosmanoviç, e ka pranuar
se ekipi i tij më shumë e ka
pasur mendjen te ndeshja e
Kupës. Por, nga ana tjetër, nuk
ka mohuar presionin që patën
kuqeblutë pas pjesës së parë,
që e mbyllën në disavantazh.
Fillimisht “Deda” sqaroi ndryshimet
në formacion. “Mund
të them se u përpoqëm të ruajmë
disa lojtarë për ndeshjen
me Tiranën. Gjithsesi, duke
parë që patëm probleme në
pjesën e parë, u detyrova të
kryeja tri zëvendësime të menjëhershme
në fillimin e 45
minutave të dyta, në mënyrë
që të shkonim tek fitorja. Për
fatin e mirë, kjo u arrit, edhe
pse u lodhëm më tepër nga sa
e kishim menduar”, ka thënë
numri një i pankinës shkodrane.
Për Tiranën
“Jam i bindur se Tirana nuk
do gabojë më deri në ndeshjen
e fundit, prandaj është detyra
jonë që të bëjmë të njëjtën gjë”,
është shprehur trajneri Haxhiosmanoviç
për kundërshtarin
numër një në kampionat dhe
Kupë. Ndërkohë, që pas
ndeshjes me Besën, në Shkodër
po mendohet për sfidën e së
mërkurës në kryeqytet. Për kuqeblutë
ajo shihet si një
ndeshje e vështirë, edhe pse
specifika e Kupës të bën që të
kesh mjaft shpresa për kalimin
më tej. Sipas “Dedës”, kualifikimi
në finalen e Kupës i hap
rrugë edhe takimit të fundit për
kampionat me bardheblutë.
“E shoh shumë të rëndësishme
ndeshjen e së
mërkurës, madje ai takim besoj
se do t’i japë njëfarë rruge
edhe kampionatit. Sa i takon
lojtarëve që do luajnë, do
hedh në fushë më të mirët,
sepse disa prej atyre që luajtën
sot e panë që nuk dhanë
më të mirën”, deklaroi
malazezi, i cili një pjesë të
lojtarëve që do të përdorë në
ndeshjen gjysmëfinale i ka
lënë në stol ndaj Besës, edhe
pse iu desh t’i hidhte në
fushë në pjesën e dytë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 02:47

Në kampin shkodran janë të kënaqur për formën e lojtarëve dhe
tashmë presin vetëm rikthimin e sulmuesit të talentuar Xhevahir
Sukaj. Ky i fundit, për shkak të gjendjes gripale gjatë javës, e
kishte të pamundur të aktivizohej dje ndaj Besës. Trajneri Dervish
Haxhiosmanoviç do të ketë një grup sa më të plotë për
ndeshjen e rëndësishme me Tiranën të mërkurën. Mësohet se
shanset e rikthimit të Sukajt janë të mëdha dhe sulmuesi pritet të
jetë i gatshëm për sfidën e kthimit të turit gjysmëfinal të Kupës.
Sulmuesi/Pritet rikthimi i Sukajt

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 02:48

Tirana-Vllaznia, një “finale” e pashmangshme
27 Prill Ndeshja e fundit do të jetë sërish përcaktuese edhe këtë vit

Askush nuk beson më te hapat fals të kryesuesve të kampionatit



17 maji i shkuar mes Dinamos dhe Partizanit ka shumë gjasa që të përsëritet sërish në të njëjtat dimensione, vetëm se me skuadra të tjera dhe në një stadium tjetër sigurisht. Këtë radhë Tirana dhe Vllanzia me një pikë dieferencë mund t’i drejtohen 90 minutëshit final të sezonit në një “finale” më vete. Fitoret e djeshme, duke vuajtur pak më shumë e pak më pak, tregojnë qartë që në tre javët e mbetura përpara ndeshjes së fundit nuk do të ketë gabime, që të kondicionojnë renditjen aktuale. Ose të paktën do të jenë të mjaftueshme që këto dy skuadra të jenë në një largësi pikësh aq sa t’i lejojnë vetes një “finale”.

Tirana – bardhelutë dje kanë treguar supremaci dhe një lojë bindëse kundër skuadrës së Teutës. Me shumë forca në sulm, dhe me ndonjë shkarje të vogël në mbrojtje skuadra që synon të ketë shpenzuar më shumë se kushdo në këtë kampionat, ka pasur vetëm disa minuta false pas barazimit të të zakonshmit Vila të Teutës, gjithçka ishte e përkohshme. Orteku bardheblu vazhdoi sidomos për kënaqësinë e dy futbollistëve. Agolli ka shënuar golin e fundit në këtë kampionati pasi fundjava e ardhshme do ta gjejë me ekipin e tij në Finlandë, Vasa. Ndërkohë që Memelli në ditëlindje ka festuar me një dopietë duke rritur premisat për të qenë ai njeriu që do të fitojë “këpucën e artë” në këtë edicion. Tirana gjendet e vetme në krye në kuotën e 56 pikëve.

Vllaznia – shkodranët kanë vuajtur jo pak megjithatë një gol i Dhëmbit i ka dhënë një fitore shumë të rëndësishme ekipit të tij. Me një Besë të qëndrueshme, megjithëse me shumë mungesa, shkodranët kanë pasur vështirësi në 45 minutat e para që të administrojnë ndeshjen. Në pushim e kuptuan se mund të ishte një ditë fatale dhe i vunë “dhëmbin” ndeshjes. Me Dhëmbin që rikthehet te goli pas disa muajve. Për një gol kaq të rëndësishëm ja vlen të presësh.

Fundi – megjithëse me ndeshje delikate – Tirana luan kundër Besës dhe Dinamos, Vllaznia kundër Shkumbinit dhe Dinamos – askush nuk pret që ndeshja e fundit të mos jetë përcaktuese. Nga eksperienca e viteve të fundit në këtë moment skuadrat mblidhen dhe arrijnë të marrin maksimumin. Për më tepër që rivalët nuk kanë ndonjë preokupim madhor dhe si ndodh rëndom në të tilla impenjimi natyrshëm nuk mund të jetë maksimal. Besa ka dalë nga objektivat, ndërkohë që Dinamo ka vulosur dje një pjesëmarrje në Kupat e Europës. Shkumbini i ka kthyer gjithë bateritë në Kupë dhe ndeshja e mesjaës kundër Flamurtarit mund të jetë për jetë a vdekje. Mbetet për tu parë me shumë kujdes ndeshja e parafundit Vllaznia-Lushnja. Një takim i cili do të përjetohet dhe nga kundërshtarët që do të luajnë për të shpëtuar nga rënia.

Nëse – do të ketë një ndeshje të fundit që do të vendosë ajo do të zhvillohet në stadiumin “Qemal Stafa”. Me ardhjen e tifozërisë vendase pritet një rekord më vete, ndërkohë që nëse gjërat nuk ndryshojnë në renditje atëherë Tiranës i mjaftonte edhe një barazim për të arritur te titulli. Vllaznia dhe nëse do të arrijë të rekuperojë pikën diferencë sërish nuk do t’i mjaftonte një pikë të dalur kampion. Nëse të dyja skuadrat do të jenë me pikë të barabarta titulli do t’i shkonte Tiranës, sepse pas tre ndeshje direkte me pikë të njëjta, bardheblutë do të kishin një golavarazh më të mirë

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 02:49

Vllaznia rrezikon,Sinani e Dhëmbi e mbajnë në garë


27 Prill Kuqeblutë për pak sa nuk i kanë “larë duart” nga kampionati, pasi një farë nënvleftësimi që ata i kishin bërë përballjes së djeshme në stadiumin “Loro Boriçi” të Shkodrës me kavajasit e Besës, gati sa nuk i kushtoi rëndë. Edhe pse kapiteni Sinani lëshonte një mesash në adresë të skuadrës për ta marrë seriozisht këtë ndeshje, e cila ishte e rëndësisë së veçantë për ta, në lidhje me pretendimet që kanë në kampionat, në fakt realiteti foli ndryshe. Kjo sidomos në pjesën e parë, kur shkodranët janë gjendur dy herë në disavantazh dhe më pas me shumë vështirësi kanë arritur të barazojnë dhe më pas të sigurojnë fitoren, me një rezultat të ngushtë, 3-2. E gjitha kjo, sepse thuajse të gjithë e kishin mendjen më shumë te ndeshja e së mërkurës për kupë, kur do të luajnë ndeshjen e kthimit me Tiranën, në stadiumin kombëtar “Qemal Stafa”. Dhe, një gjë e tillë reflektohet pikë së pari te stafi, që ka lënë në stol plot pesë titullarë me peshë të formacionit, ku në mes zëvendësuesve ka edhe një 18 vjeçar si Edon Hasani në mesfushë, i cili gjithsesi, mori përgëzime për lojën e tij. Por për të përmbysur disavantazhin, Haxhiosmanoviç e kupton se duhet të manovrojë, kështu që pas pushimit dërgon në fushë Licin, Nallbanin dhe Shtupinën, në vend të Kacit, Hasanit dhe Belishës, ndërrime këto që rezultuan pozitive. Gjithsesi, ka qënë një 3-2, që ndonëse shoqërohej me një epërsi totale në pjesën e dytë, la jo pak në tension ata shikues të pakët, që preferuan ta ndjekin nga afër këtë ndeshje. Gjithsesi edhe pse Besa mori vlerësime mjaft positive, sidomos në pjesën e parë, Vllaznia, ndonëse pa shkëlqimin e duhur e meritoi fitoren, pasi në total kishte shumë më tepër epërsi, si dhe raste shënimi në portën e portjerit Dura, i cili me aftësitë e tija individuale, u bë pengesë për thellimin e avantazhit të Vllaznisë.



Spikati

Vioresn Sinani - Kapiteni shkodran Vioresin Sinani ka demostruar një formë shumë të mirë sportive në përballjen e djeshme me Besën e Kavajës. Kjo është parë në të gjitha aspektet e lojës, ku “gjahtari” i golave ka treguar se nuk e harron lehtë zakonin e tij. Ka shënaur dy gola, njëri më i bukur se tjetri, ndërkohë që ka lëvizur shumë në fushën e lojës. Shpirt gare dhe altruist, madje mungesa e fatit, por edhe aftësia e portjerit kavajas nuk e lejuan të shënonte më shumë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 20:37

MOTIVIMI
Presidenca po përgatit
një premio speciale



Drejtuesit e klubit shkodran po mendojnë të motivojnë ekipin në
aspektin financiar, me një premio ekstra për ndeshjen e Kupës me
Tiranën. Nga sa mësohet, pritet që në rast kualifikimi të kuqebluve,
të shpërndahet një shpërblim special për lojtarët. Shuma
që do të vërë në dispozicion presidenti Valter Fushaj, ende nuk
bëhet e ditur, por burime pranë tij, konfirmojnë se ajo do të jetë e
madhe. Mbështetja e klubit është një tjetër shtysë për të motivuar
më shumë ekipin në këtë sfidë vendimtare. Lojtarët kuqeblu do të
mundohen për më të mirën, sepse objektivat për këtë sezon janë
të larta, teksa pretendohen të dy trofetë. Rezultatet pozitive këtë
sezon, në bazë të kontratave që kanë nënshkruar lojtarët, janë
shoqëruar me përfitime ekstra për ta.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 20:43

Ish-ët veteranë “bekojnë” kuqeblutë
28 Prill Capaliku: Kam bindjen se Vllaznia ose i merr të dy trofetë, ose asnjërin



Ka ditë që mendohet një gjë e tillë. Jo vetëm brenda skuadrës, por në tërësi një emocion i tillë ka përfshirë masivisht të gjithë opinionin e qytetit verior e më gjërë prej sa e sa ditësh. Entuziasmi për një rezultta pozitiv në kalimin e këtij turi dhe më pas edhe të fitores së kupës është shprehur vazhdishmisht nga pjesëtarët e kampit kuqeblu. Madje përveç kupës, në objektivin e tyre, ato kanë edhe kampionatin. Që, padyshim ai është shumë më i rëndësishëm për to. Por, në një farë mënyre, nga vetë situata dhe fakti që është fund sezoni, ka shumë mundësi që rezultati i së mërkurës, të jetë përcaktues për të dy kompeticionit, qoftë për mirë, apo në të kundërt edhe për keq. Si asnjëherë tjetër në këto vitet e fundit, veterani i nderuar i futbollit shkodran, Frederik Capaliku, njëri prej atyre që mbahet mend për vlerat e tij si mbrojtës i krahut të djathtë në Vllazninë e trofeve të mëparshme, është duke qëndruar shumë afër emocioneve të këtij sezoni futbollistik. i pyetur rreth takimit së mesjavës në mes Tiranës dhe Vllaznisë për përballjen e dytë gjysymfinale të kupës së Shqipërisë, Capaliku duket mjaft optimist se Vllaznia ka për ta kaluar me sukses këtë ndeshje. “Ne gjithmonë kemi luajtur shumë më mirë në Tiranë se në Shkodër”, thotë “Capa”, sic e kanë thërritur shpesh në fushën e lojës. Por, sipas tij, një traditë të tillë e ka trashëguar më së miri edhe brezi i sotëm i Vllaznisë, i cili e ka treguar më së miri edhe në ballafaqimet e këtij sezoni futbollistik. Ndaj, Capaliku është i bindur se një lojë të tillë, kuqeblutë do ta pasqyrojnë realisht edhe në këtë ndeshje, e cila është përcaktuese për kualifik. “Kjo është “ora e së vertetës” për Vllazninë, - vijon Capaliku, - prandaj jam i bindur se skuadra e jonë i ka masat e duhura për ta mbyllur me sukses këtë përballje”. Madje, Capaliku shkon edhe më tej, kur këtë ndeshje e lidhë në kompleks me të dy trofetë, fati i të cilëve nuk mund të merret i shkëputur nga njëri tjetri. E për këtë, ai thotë: ”Vllaznia, ose i fiton të dy trofetë, ose asnjërën!”. Sipas Capalikut, por në përgjithësi edhe për të gjithë opinionin sportive shkodran, gjysëmfinalja e dytë e kupës Tirana-Vlaznia që do të luhet në mbrëmjen e së mërkurës në kryeqytet, përcakton fatin e kuqebluve, që për Capalikun, në përfundim të kësaj supersfide, Vllaznia do të jetë e kualifikuiar. “Pse, e kam këtë besim? Së pari, edhe ajo që është më kryesorja është rezultati i takimit të parë, që edhe pse nuk ishte në favor të Vllaznisë me gola, sërishmi barazimi pa gola 0-0 për mua dhe të gjithë specialistët është një rezultat pozitiv për Vllazninë që udhëton në Tiranë pa pësuar gol në fushën e saj. Këtu është edhe suksesi i Vllazninë, pasi kurrësesi nuk e imagjinoj Vllazninë pa shënuar në këtë ndeshje”, ka sqaruar Capaliku.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 27 Apr 2009 , 20:44

Të mërkurën do të jemi në ferr, kush nuk ia del të ikë”
28 Prill “Deda”: Ndeshja me Tiranën kërkon burra të vërtetë. Ka shumë presion



Pas një ndeshje si ajo ndaj Besës, që në letër e kishin menduar të lehtë, por që në fakt realiteti foli ndryshe, kuqeblutë do t’I rokthehen sot fushës së stervitjes. Në fokus do të jetë tërësisht përgatitja për ballafaqimin e së mërkurës me Tiranën, për të cilën teknikut Dervish Haxhiosmanoviç dhe bashkëpunëtorëve të tij të stafit teknik do tu duhet të përcaktojnë strategjinë anti-Tirana. Dhe, më së pari, përpara se të vendoset mënyra e lojës, ajo që ka rëndësi është fakti se kush do të jetë në fushën e lojës të startuar nga minuta e parë. Gjatë ndeshjes të së shtunës së kalaur për kampionat me Besën e Kavajës, Haxhiosmanoviç ka nxjerrë në fushë një formacion surprisë, që në fakt në asnjë prej ditëve të pragndeshjes nuk e kish paralajmëruar. Një formacion, që kur u pa në fushën e lojës, përpos kënaqësisë së aktivizimit të kontigjentit të stolit, dhe në veçanti edhe të të riut 18 vjeçar Edon Hasani, jepte të kuptoje se Deda po mendonte të linte pushim titullarët për sfidën e së mërkurës. Por, në një farë mënyre, kjo “aventurë” e tillë, gati sa nuk i kushtoi rëndë në lidhje me rezultatin e ndeshjes kuqebluve. Megjithatë, kjo nuk do ta pengonte trajnerin Haxhiosmanoviç që në konferencën për shtyp të lëshonte mesazhe paralajmëruese se për ndeshjen me Tiranën do të aktivizonte në formacion lojtarët më të mirë. Madje, duke shkuar deri aty sa të thoshte se “kush nuk është i zoti të luajë, të largohet”. Kështu që, në të tilla raste, dy ditët përgatitore të kësaj pragndeshje priten të jenë sa serioze, dhe po aq edhe plot përgjegjësi. Pasi ato që do të luajnë në “Qemal Stafa” përballë Tiranës në mbrëmjen e së mërkurës kanë në dorë fatet e një sezoni të tërë për kuqeblutë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 29 Apr 2009 , 01:12

Beqiri optimist: Nuk pësojmë gol në Tiranë


Autori: Gjergj Kola
Data: 28/04/2009
Version Print


Mbrojtësi i Vllaznisë, Elvin Beqiri, thotë se ekipit i duhet një gol për t’u kualifikuar

Rezultati i ndeshjes së parë ka qenë i barabartë pa gola. Një rezultat që ka lënë në barazpeshë çdo gjë. Në fakt, këto shifra 0 0, nuk është se favorizojnë ndonjërën skuadër. Vllaznia, për rrjedhojë, nuk ndihet aspak inferiore. Ajo do të hyjë në fushë në radhë të parë për të mbajtur të paprekur portën e saj.

Nëse ndodh kështu, atëherë ndeshja ose shkon në shtesë, ose skuadra do të mbesë në pritje të asaj se çfarë do të bëjnë sulmuesit kuqeblu. E rëndësishme është që mbrojtësit dhe portieri Grima janë të vendosur për të qenë sërish një barrikadë e pakalueshme nga sulmuesit e Tiranës.

Vërtet bardheblutë kanë lojtarë shumë të mirë në sulm, por edhe shkodranët nuk mbeten pas. Elvin Beqiri, duke folur në lidhje me ndeshjen e nesërme, do të thoshte: “Ekipi gëzon një formë shumë të mirë sportive. Kjo më bënë të ndihem shumë optimist për këtë takim. Këtë optimizëm e shikoj edhe te shokët e ekipit.

Ne, pavarësisht se nuk kemi arritur të shënojmë në takimin e parë, përsëri mund të them se një gjë mjaft pozitive ishte se ne nuk u ndëshkuam. Kësaj here ne jemi tërësisht të barabartë dhe faktori fushë nuk është se do të ndikojë shumë në këtë takim. Për më tepër, të gjithë djemtë kanë besim se mund dhe duhet t’ia dalim kësaj here. Ndërsa unë nuk mendoj se ky takim ka shumë ndikim edhe për kampionat.

Megjithatë, ne mendojmë vetëm të kalojmë pozitivisht këtë takim. Detyra jonë si mbrojtje është të mos pësojmë gol në këtë ndeshje, për t’ia lënë në dorë sulmuesve tanë të na japin kënaqësinë e kualifikimit.” Mbrojtësi i kombëtares shqiptare e thotë hapur atë që mendon.

Për të nuk ka ndeshje të lehtë apo të fortë tani në këtë fundsezoni. Aq më tepër kur bëhet fjalë për përballjen me Tiranën, nga e cila do të përcaktohen shumë gjëra që kanë të bëjnë me fitimin e të dy trofeve. Beqiri mendon se ndeshja e nesërme nuk ka favoritë.

“Nuk ka asnjë ekip që do të ndihet i favorizuar në këtë prag takimi. Rezultati është i tillë, që gjithçka mbetet e hapur. Ne shkojmë për të luajtur në Tiranë njëlloj sikur të jemi në Shkodër, as që ka ndonjë frikë, apo panik para kësaj ndeshjeje,” - shprehet mbrojtësi që di edhe të shënojë, Elvin Beqiri.

Për mbrojtësin e ekipit tonë përfaqësues, gjithçka nis e barabartë në këtë sfidë. “Ne ndihemi po aq pretendentë sa edhe Tirana për të qenë në finale. Në këtë takim shanset janë 50% me 50% për të dy ekipet. Megjithatë, ne ndihemi më të qetë parë këtij takimi,” ka përfunduar numri 2 i kuqebluve.

Deklarata e mësipërme nuk do të thotë se shkodranët e nënvlerësojnë kundërshtarin e tyre. Përkundrazi, vlerësimi është maksimumi dhe këtë Beqiri e thotë edhe në fund të prononcimit të tij: “Tirana është një ekip që të gjithë në Shqipëri e njohin mirë. Një ekip me shumë tituj e kupa.

Një ekip që ka një grup lojtarësh shumë të mirë. Ne e dimë mirë se këtë takim do ta kemi shumë të vështirë, por nuk e mendoj as unë dhe asnjë prej shokëve të mi të ekipit të pakalueshëm këtë takim. Shpresoj ta kemi edhe fatin në krahun tonë, pasi fati është një pjesë përbërëse e futbollit.”

10 autobusë falas për tifozët drejt Tiranës

Pesë autobusë ka vënë në dispozicion të tifozëve shkodranë presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, për udhëtimin e tyre drejt Tiranës. Po kaq pritet të vërë në dispozicion edhe Bashkia Shkodër, e cila megjithatë ende nuk e ka zyrtarizuar këtë numër, teksa është thënë se do të jenë 2 5 autobusë që do të vihen në dispozicion nga ky institucion.

Të gjithë këta autobusë do të jenë falas dhe kjo do të thotë se drejt kryeqytetit do të udhëtojë një numër shumë i madh tifozësh për të mbështetur skuadrën e tyre në ndeshjen e nesërme ndaj Tiranës. Ky takim konsiderohet shumë i rëndësishëm dhe sigurisht që mbështetja e tifozërisë kuqeblu nuk do të mungojë as këtë herë.

Kuqeblutë, nisja sot drejt kryeqytetit

Dje u tha fillimisht se ekipi shkodran do të grumbullohej pasdite në Shkodër, por në fund gjërat kanë ndryshuar. Drejtuesit e klubit nuk e kanë grumbulluar skuadrën, por kjo gjë do të ndodhë pasditen e sotme. Ekipi do të niset pasdite drejt Tiranës dhe do të sistemohet në një nga hotelet e kryeqytetit.

Ndërkohë, dje pasdite ekipi ka zhvilluar seancën stërvitore të radhës në stadiumin “Loro Boriçi”. Prezentë kanë qenë të gjithë futbollistët dhe gjendja e ekipit duket shumë e mirë. Me skuadrën është stërvitur edhe sulmuesi Sukaj, që ditët e fundit ka kaluar një gjendje gripale, por tashmë duket plotësisht i rikuperuar dhe do jetë i gatshëm për stafin drejtues.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Wed, 29 Apr 2009 , 15:47

qesharak shume jane keto tonet
sdo pesojme gol thot ky
i shkaperdhej besa me 15 vjeca
une tham ishalla bajme 2 gola se vec atehere mund te shpreojme disi
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 04 May 2009 , 17:25

Finale? Ne në Tiranë vijmë Vetëm për festë”
5 Maj “I vetmi favor ishte fusha asnjëanëse”

Cungu: Do ta mbyllim para javës së fundit



Ka pasur disa ndërrime në krye të tabelës së klasifikimit, herë njëra dhe herë tjera, por tashmë me këtë rimarrje të vendit të parë, shkodranët nuk kanë ndërmend ta lëshojmë më kreun. Një gjë të tillë e ka pohuar për “Sport Ekspres” edhe zëvendëstrajneri i Vllaznisë Armando Cungu. i shoqëruar nga drejtori i klubit Vllaznia Kujtim Shaba, numri dy i pankinës shkodrane ka tërhequr vemendjen e publikut teksa i ka ndjekur që të dyja ndeshjet e Akademisë së Futbollit, U-17 dhe U-19 në fushën sportive të Shtojit, madje me një fletore dhe dhe laps në dorë duke etiketuar emrat e perspektivës që pritet të jenë pjesë e Vllaznisë në sezonin e ardhshëm sportiv.



- Një ndeshje e vështirë me Shkumbinin, por duket se kaloi disi më lehtë nga sa ishte parashikuar?

- Realisht ishte një ndeshje shumë e rëndësishme për ne, pasi na kërkohej patjetër fitorja, sepse asnjë rezultat tjetër nuk na hynte në punë. Përpara ndeshjes ne i kërkuam skuadrës të japë maksimumin në fushë, pasi për vetë fazën në të cilën ka hyrë kampionati ku ne nuk na lejohet të gabojmë më në asnjë ndeshje. Çdo pikë e humbur dp të ishte fatale, prandaj edhe të gjithë futbollistët ishin të bindur për një gjë të tillë.

- Rizvanolli ju ka ndëshkuar shumë shpejt me gol, si e priti skuadra një gjë të tillë?

- Faktikisht, për ne nuk ishte aspak e mirë, pasi si të thuash e filluam lojën me gol në portën tonë pas një kundërsulmi të shpejtë, ku ndër të tjera merita ishte edhe e sulmuesit tiranas të Peqinit. Megjithatë, duke e lënë pas këtë moment aspak të këndshëm për ne, pasi na çoroditi për momentin të gjithëve në aspektin psikologjik, pjesa tjetër e lojës ka qënë shumë pozitive për ne. Ekipi pati forca të regoja dhe këtë e bëri në mënyrën më të mirëm, gjë që ne si staf teknik na ka gëzuar jo pak.

- Sidoqoftë, nga mënyra se si u zhvillua kjo ndeshje nga specialistët u gjykua se niveli i lojës nuk ishte në ritmin e duhur…

- Nëse ka qënë e tillë, të gjithë duhet ta dijnë se të dyja skuadrat vinin pas ndeshjeve të vështira dhe të lodhshme të gjysëmfinales së kupës së Shqipërisë. Në veçanti, ekipi ynë Vllaznia ishte më problem në këtë mes, pasi vinim pas 120 minutave lojë dhe ndaj një kundërshtari shumë të fortë si Tirana. Por, përsëri dua të kthehen tek ajo që përmenda më sipër, që e rëndësishme për ne është fakti, se ekipi gjeti forca dhe kurajo për të përmbysur disavantazhim dhe të merrnim tre pikë shumë të rëndësishme, të cilat falë hapit të gabuar të Tiranës rikthyen në vend të parë.

- Fakti që luajtët në fushë asnjanëse, a mendosi se Vllaznia pati një shans në këtë drejtim për këtë javë?

- Padiskustim që përballja në fushë asnjënëse ishte një element shumë pozitiv dhe favorizues për ne në këtë ndeshje. Pasi kundërshtari nuk e kishte pranë spektatorin e tij, i cili vlerësohet si lojtari i 12-të për to. Por, ndërkohë, për ne ishte shumë avantazh edhe mungesa e Byzhytit, një titullar me shumë peshë në formacionin e Shkumbinit. Gjithësesi, edhe nëse do të luanim në Peqin, mobilizimi i të gjithë skuadrës ishte për të luajtur shumë fort, dhe për të mos dalë pa tre pikë nga stadiumi.

- Përpara ndeshjes u fol shumë për një aktivizim të mundshëm të Dhëmbit në sulm, por përsëri ai mungoi. Pse?



- Në fushë ishte thuajse i njëjti formacion si me Tiranën, me përjashtim të Sukajt që u aktivizua në vend të Osjes. Në lidhje me Dhëmbin, të gjithë e dinë se ai pati një tërheqje përpara ndeshjes me Tiranën. Terapia bëri që ai të përmirësohej shumë, por ne si staf menduam që do të ishte më mirë ta ruanim për ndeshjen e ardhshme që ta kemi ta gatshëm 100 % me Dinamon, që është një tjetër ndeshje e vështirë, dhe shumë vendimtare për ne.

- Vllaznia, tashmë e vetme në krye të tabelës së klasifikimit. Do ta mbani këtë vend deri në fund?

- Ka pasur disa herë ndërrime vendesh me rivalen tonë Tirana gjatë kampionatit, por të mos harrojmë, se pjesën më të madhe të sezonit kemi qënë ne kryesues, ndaj them se e meritojmë ta mbyllim ne tashmë në vend të parë dhe t’I risjellim Shkodrës tonë të dashur titullin kampion mbas shumë vitesh.

- Janë edhe tre ndeshje për t’u luajtur. Cili është parashikimi juaj to?

- Janë tre finale të padiskutueshme, të cilat secila prej tyre ka peshën e vetë të rëndësisë. Ndër to veçoj si shume përcaktuese përballjen me Dinanon këtë javë, skuadër e cila është ndeshur katër herë me në këtë sezon, dy herë për kampionat, ku jemi mundur 0-1 në Shkodër dhe barazuar 0-0 në Tiranë. Dhe dy herë për kupë përsëri humbje 1-2 në Shkodër dhe 0-0 në Tiranë, por këtë radhë nuk do të ketë rezultat tjetër përveçse njëshit për Vllazninë. Po ashtu shumë e vështirë, për vetë pozitat që ka Lushnja është edhe ballafaqimi me lagunarët, ku nuk do të diskutohet fare fitorja për të shkuar në kryeqytet përballë Tiranës për të fituar dhe sjellë në Shkodër titullin kampion. Sidoqoftë, edhe psesim që të zgjidhet gjithçka në javën e fundit nuk do të ishte ndonjë surprizë e amdhe nëse titulli do të vendosej pa qënë nevoja për ndeshjen e javës së fundit, pasi Tirana, edhe pse luan tre ndeshje brenda radhazi, i ka të gjitha shanset të lërë pikë me Shkumbinin dhe Dinamon, duke përfituar ne që të shpallemi kampionë pa qënë nevoja që të djersijmë në kryeqytet në përballjen direkte të javës së fundit, Tirana-Vllaznia.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 04 May 2009 , 18:46

Vene re ndryshimin qi ka titulli qi ka vu per artiullin ky gazetar idiot me ate çka thote Cungu n'realitet
Finale? Ne në Tiranë vijmë Vetëm për festë”
5 Maj “I vetmi favor ishte fusha asnjëanëse”
Cungu: Do ta mbyllim para javës së fundit
Sidoqoftë, edhe psesim që të zgjidhet gjithçka në javën e fundit nuk do të ishte ndonjë surprizë e amdhe nëse titulli do të vendosej pa qënë nevoja për ndeshjen e javës së fundit, pasi Tirana, edhe pse luan tre ndeshje brenda radhazi, i ka të gjitha shanset të lërë pikë me Shkumbinin dhe Dinamon, duke përfituar ne që të shpallemi kampionë pa qënë nevoja që të djersijmë në kryeqytet në përballjen direkte të javës së fundit, Tirana-Vllaznia.
Cungu nuk thote ne asnji momet qi asht e sigurte qi kena me e fitu titullin para se me lujte n'Tirane e atje kena me shku vetem per feste.
Thote megjithse presim qi te zgjidhet javen e fundit, nuk do te ishte çudi me u zgjidhe perpara.

Nji gazetaruc si ky javen tjeter kishte shkru nji artikull ku titulli thote se nji i Beses asht shprhe se nuk dona me i prishe pune Vllaznise ne Shkoder, e n'fakt ai kishte thane qi do t'lozim mire per vedin tone, e nuk na intereson a i prishim pune Vllaznise a jo. Ndryshimi asht shum i madh se i nep komplet kuptim tjeter deklarates.
Tiransit kan lexu vetem titullin e jane çu peshe.

Kush i pagun kto idiota mar zot

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Mon, 04 May 2009 , 19:17

skodrinon.

mu me duket se gazetat kopjohen dhe gabimi asht gjuha qe nuk kuptohet ,ngaqe ne tirane jan nga te gjithe qytetet .

ndoshta jam gabim ,por nga ana tjeter thaM QE QYTETARET qe shkruanin neper gazeta jane te perjashtum ,sepse katundari i ka xan ato vende. :D :D

Post Reply