Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Wed, 15 Apr 2009 , 18:50

o skodrinon a je tu ju besu fjaleve te mija
qe e kane vendos presidentat me mrojt tiranen
vllaznise vec me luftu kunder tanve i ka mbet
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 15 Apr 2009 , 23:13

GOLDIAN wrote:o skodrinon a je tu ju besu fjaleve te mija
qe e kane vendos presidentat me mrojt tiranen
vllaznise vec me luftu kunder tanve i ka mbet
t'besoj mar gold
ishtu ka kene gjithmone....

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 16 Apr 2009 , 04:59

goldi shkruan

o skodrinon a je tu ju besu fjaleve te mija
qe e kane vendos presidentat me mrojt tiranen
vllaznise vec me luftu kunder tanve i ka mbet
___________________________________________

edhe un kam mendimin tand goldi por jo te gjitha skuadrat.

mos harro se skuadrat qe po bijn nga kategoria nuk e bajn ate pune dhe un kam shpres te vogel te ata skuadra per arsyjen se lozin si finale .

pra vllaznia e ka nji shprese te vogel te keta skuadra :D :D :D :D

jam komplet me mendin tand se vllaznia duhet ti fitoje te gjitha ndeshjet dhe te perballet me te gjitha.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 16 Apr 2009 , 05:06

Vllaznia – Tirana, barazimi i tretë sezonal


Dy shtylla, nga një për secilin ekipi, fillimisht Bledar Devolli për Tiranën e më pas Xhevair Sukaj për Vllazninë, prodhuan edhe momentet më emocionuese të supersfidës së parë.





Vllaznia e Tirana u ndanë sërish në barazim pa gola në ndeshjen e parë gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë, i treti rresht duke përfshirë edhe dy përballjet sezonale në kampionat (0-0 në “Loro Boriçi” e 1-1 në “Selman Stërmasi”), duke dëshmuar se janë dy rivale të mëdha e të denja si për titullin kampion ashtu dhe për trofeun e Kupës.

Në një “Loro Boriçi” të tejmbushur e spektakolar nën projektorë (takimi nisi në orën 18:30), dy formacionet më të mira për momentin, nuk e gjetën dot rrugën e rrjetës edhe pse Tirana ka golashënuesin më të mirë të kampionatit (Memellin, 25 gola gjatë këtij sezoni) e Vllaznia dy bomberë të jashtëzakonshëm (Sinani-Sukaj, 20 gola së bashku).

Dy shtylla, nga një për secilin ekipi, fillimisht Bledar Devolli për Tiranën e më pas Xhevair Sukaj për Vllazninë, prodhuan edhe momentet më emocionuese të supersfidës së parë.

Takimi i kthimit në kryeqytet, në pamje të parë favorizon Vllazninë, së cilës i mjafton çdo lloj barazimi me gola për t’u kualifikuar (plus çdo lloj fitoreje), ndërkohë që Tirana si alternativë të vetme për të shkuar në finale ka fitoren.

KUPA E SHQIPËRISË
GJYSËMFINALET
Ndeshjet e para

FLAMURTARI-SHKUMBINI 1-0
Shënues: Begaj 27’
Gjyqtar: Sokol Jareci

VLLAZNIA-TIRANA 0-0
Gjyqtar: Sokol Çekaj

Takimet e kthimit, me 29 prill, ora 16:00

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Thu, 16 Apr 2009 , 19:00

fpjalmi wrote:goldi shkruan

o skodrinon a je tu ju besu fjaleve te mija
qe e kane vendos presidentat me mrojt tiranen
vllaznise vec me luftu kunder tanve i ka mbet
___________________________________________

edhe un kam mendimin tand goldi por jo te gjitha skuadrat.

mos harro se skuadrat qe po bijn nga kategoria nuk e bajn ate pune dhe un kam shpres te vogel te ata skuadra per arsyjen se lozin si finale .

pra vllaznia e ka nji shprese te vogel te keta skuadra :D :D :D :D

jam komplet me mendin tand se vllaznia duhet ti fitoje te gjitha ndeshjet dhe te perballet me te gjitha.
kush bjen prej kategoriet naqe
teuta peqini apo besa????????????
me keto trija let rresht tirana
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 17 Apr 2009 , 05:29

goldi.

un te thash ma perpara .

luj mire dhe fito me cilindo nese don kampionatin.

tirana kershtu asht naqe.

keshtu ka ken tan jeten.

ishtu i kan marre kupat.

aja asht nji skeme e vjeter

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 17 Apr 2009 , 05:32

edhe ne te kishim pas fushajn bos me pare shum ,edhe ne njashtu kishim fitu . :D :D :D

shihet shum qarte se tirana po pagun skuadrat me fitu me vllaznine.


pra shkurt .ky nuk asht kampionat .

fshf e ka komplet fajin.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 17 Apr 2009 , 05:33

Xhani në Tiranë:Shpëtoni Partizanin, ju paguaj në qershor
17 Prill Pas tre muajsh në kryeqytet, por nuk e viziton skuadrën



Presidenti takon trajnerin Duro: “Jap rrogat por edhe premio”



Pas shumë kohësh qëndrimi në Greqi, vendos të rikthehet në atdhe. Ka disa ditë që presidenti i Partizanit, Albert Xhani, ndodhet në Tiranë. Por, nuk e ka marrë ende guximin që qoftë edhe një ditë të vetme të vizitojë klubin e kuq. Madje, nuk ka takuar as lojtarët. Sigurisht, njerëz pranë tij thonë se e ndjen shumë mungesën e një prej dashurive të jetës së tij që është Partizani. Ka që prej janarit kur ka rifilluar kampionati që 1-shi i “demave” nuk ka ndjekur në stadium asnjë prej ndeshjeve të skuadrës që “financon”. Megjithëse larg skuadrës, ka qëndruar në korrent të ecurisë së ekipit dhe atyre që kanë ndodhur gjatë kësaj periudhë. Për të mësuar gjithçka nga afër se çfarë ndodh me skuadrën dhe si është forma e lojtarëve në prag të derbit, Xhani ka zhvilluar përpara dy ditësh një takim me trajnerin e skuadrës, Shpëtim Duro.

Takimi-Tema e bisedës ka qenë gjendja e ekipit dhe Xhani ka gjetur momentin më të mirë për ti shprehur besimin teknikut se duhet të vazhdohet kështu deri në fund. “Jeni shumë mirë dhe jam krenar për këtë skuadër. Disa prej ndeshjeve i kam ndjekur në televizor dhe më ka pëlqyer shpirti i garës dhe sakrifica me të cilën është lujtur në fushë. Lojtarët dhe të gjithë vazhdoni kështu deri në fund. Janë edhe gjashtë ndeshje deri në përfundim të këtij kampionati dhe duhet të jepni gjithçka që Partizani të qëndrojë në Superligë. Pavarësisht dy humbjeve të fundit, ndaj Tiranës në derbin e kësaj jave, kam besim të plotë se mund t’ia dalim për të arritur jo vetëm barazimin, por edhe fitoren”, mësohet ti ketë thënë Xhani trajnerit Duro.

Financat-Sigurisht, nuk mund të kalonte pa u diskutuar një temë e tillë. Madje, është kryesorja përsa i përket klubit të Partizanit, sidomos pas përfundimit të këtij sezoni. Xhani ka nxituar të premtojë sërish duke lëshuar mesazhin e radhës. “Po punoj me të gjitha mundësitë e mia për të rregulluar situatën financiare të klubit. Mund të them se gjithçka do të shkojë mirë në sezonin e ri. Do të shlyej detyrimet e lojtarëve dhe do të ketë ngritje të rrogave. Gjithashtu, do të jap premiot e rezultateve pozitive që ka arritur skuadra gjatë këtij kampionati. Të gjithë lojtarët dhe pjestarët e klubit do të shpërblehen në maksimum për atë që po bëjnë për skuadrën e Partizanit”, bëjnë të ditur burimet në fjalë ato që Xhani i ka premtuar trajnerit të kuq.

Sheiku-Vetëm disa ditë më parë, premtoi se një tjetër “Baba” do të afrohet pranë “demave”. Madje, Xhani bëri të ditur se është një sheik nga ata që e kanë mjekrën e gjatë dhe që shumë prej tyre po financojnë skuadra të ndryshme në kampionatin anglez. “Së bashku me të do të ndërtojmë një skuadër, e cila të jetë model në vendin tonë. Partizani mund të jetë në një gjendje të keqe financiare për momentin, por shumë shpejt gjërat do të rregullohen, madje do të shohim një superklub, pasi sheikun e kam gjetur tashmë”, shprehej presidenti i Partizanit, Albert Xhani.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Fri, 17 Apr 2009 , 05:33

mos fol se vdes.

ta kthej neser ne mjes

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Ujku » Fri, 17 Apr 2009 , 18:39

Cfar rrogash ka me dhan ma rrexiku xhani, po ka met pa rrog per vedi
ca pa tallet me at klub ai dreq.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by loroborici » Sat, 18 Apr 2009 , 20:32

Pse nuk e qesin ket Xhanin bash tek emisioni i prallave? :P Bash me vje keq per tifozt e Partizanit, por ky far teveqeli, asht tu loz bash me nervat e njerze.
Vllaznia ne zemer
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Sat, 18 Apr 2009 , 21:02

loroborici wrote:Pse nuk e qesin ket Xhanin bash tek emisioni i prallave? :P Bash me vje keq per tifozt e Partizanit, por ky far teveqeli, asht tu loz bash me nervat e njerze.
:lol: :lol: :lol: :lol:
une tham te emisioni big brother ma mire :D
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 13:34

Tirana/ Donatori shpreh bindjen se skuadra ka kapacitetet për t’i arritur objektivat
Halili s’i diskuton dy trofetë
“Trajneri ka liri të plotë. Besoj se do të bëjë zgjedhjet e duhura për të realizuar objektivin”


Pavarësisht kritikave të ardhura në adresë të trajnerit Kola, në lidhje me përzgjedhjen e lojtarëve që aktivizon në
fushë, është donatori kryesor i bardhebluve, Refik Halili, që nuk i jep statusin e çështjes këtij problemi. Ai shton më tej se Kola ka dorë të lirë të veprojë sipas strategjisë së tij në kampionat, duke mbyllur në këtë mënyrë dhe “gojën” e
lojtarëve që janë të pakënaqur me vendimet e trajnerit. Halili nënvizoi dje se kampionati ka hyrë në një fazë përfundimtare dhe se e kishte të vështirë të bënte ndonjë deklaratë më shumë në lidhje me këtë çështje, duke përsëritur më shumë se një herë se tekniku ka akses në përzgjedhjet që bën dhe se ai ka marrë mbështetjen e duhur nga drejtuesit për ta çuar skuadrën drejt titullit kampion.

“Unë nuk mund të flas për pakënaqësi, pasi nuk mendoj se ka të tilla. Ajo që mund të them është se të drejtën e aktivizimit të lojtarëve në fushë e ka trajneri, që njeh kapacitetet e gjithsecilit. Tirana ka 28 lojtarë në dispozicion dhe në fushë zbresin vetëm 11, çka nënkupton një proces seleksionimi. Skuadra ka ecur mirë dhe është në krye. Madje mund të garantoj se ka një stol luksi, që është gjë e madhe për një skuadër në kampionatin shqiptar. Trajneri
përgjigjet për aktivizimet, ndërsa unë u kam bërë të ditur lojtarëve se nëse trajneri ua kërkon, ata duhet që të luajnë
qoftë edhe një minutë të vetme në fushë. Të gjithëve ne na interesojnë fitoret dhe unë kam besim se Tirana do
ta gjejë sërish ritmin e kërkuar. Besoj se trajneri Kola do të bëjë zgjedhjet e duhura për ta çuar atë drejt titullit kampion. Ka shumë rëndësi që lojtarët në këto javë të mbetura të shfaqen të gjithë të gatshëm për të luajtur
qoftë dhe një minutë në fushë”, tha Halili.

Titulli
Duke iu referuar sfidave të mbetura dhe objektivave që ka skuadra, donatori bardheblu theksoi edhe një herë se Tirana i ka të gjitha mundësitë këtë sezon për t’i fituar të dy trofetë, pra si kampionatin, ashtu edhe Kupën e Shqipërisë, ndërkohë që e pranoi se realizimi i këtij objektivi është i vështirë, pasi mbeten të luhen në kampionat
dhe pesë ndeshje mjaft të vështira.

“Kanë mbetur për t’u luajtur edhe pak ndeshje, por janë vërtetë të vështira. Unë kam besim se skuadra ime do t’ia dalë mbanë, pasi nuk i mungojnë kualitetet. Mendoj se është grupi më i mirë dhe siç e theksova edhe më lart, ka një stol luksi që jep garanci për çdo lloj lëvizje në fushë. Por në këto javë që mbeten duhet një angazhim i madh i klubit, domethënë i skuadrës, stafit teknik e drejtues, pra i të gjithëve ne bashkë, për të realizuar objektivin. Vetëm të bashkuar mund t’i fitojmë të dy trofetë. Gjithsesi, unë jam mjaftoptimist se Tirana do t’ia dalë”, theksoi Halili.

Asambleja
Asgjë në lidhje me asamblenë e re të Tiranës nuk shprehu dje donatori Halili, duke thënë se për gjithçka që lidhej me veprimet e saj duhej pyetur grupi nismëtar, që jo vetëm bëri të mundur përzgjedhjen e anëtarëve të rinj të asamblesë, por pritet të thërrasë këtë të fundit për të zgjedhur strukturat e reja drejtuese, siç janë kryesia dhe presidenti.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 13:45

“Gjyqtari K.Meta favorizoi Tiranën”

Sulmuesi Vilfor Hysa, ashtu si të gjithë lojtarët e tjerë të Teutës, mendon se gjyqtari Kridens Meta, që arbitroi takimin Teuta-Vllaznia, e ka ndëshkuar sulmuesin Mile me qëllimin e qartë për ta lënë atë jashtë fushës së lojës në takimin ndaj Tiranës, që do të luhet këtë fundjavë në kryeqytet. Sipas Hysës, Meta është një tifoz i Tiranës
dhe është nxituar në dhënien e kartonit ndaj sulmuesit Vangjel Mile.
“Meta i ka bërë kësisoj një shërbim Tiranës dhe ne e kuptojmë këtë. Mile është kapiten i skuadrës dhe mungesa e tij në Tiranë do të ndihet shumë. Megjithatë, kjo më motivon më shumë mua të luaj fuqishëm në
sulm dhe së bashku me shokët e tjerë të skuadrës të kompensojmë këtë boshllëk që krijon mungesa e Miles. Unë nuk jam ende në formën optimale, por po përmirësohem dita-ditës”, u shpreh Hysa

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 23 Apr 2009 , 04:11

halili ka fillu me hanger tum shum.

si thote?

nuk i diskutoj te dy trofete.

deri tash nuk i ka dal zani.

tash qe asht 1 pike lark po han shum.

ah si sdon zoti me parakalu ket jave.

emagjinoni se qa do kishin shkru gazetat.

kishte ken njisoj si me kthy akullin ne nxehtesi

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Miri » Thu, 23 Apr 2009 , 19:48

Përcaktohen gjyqtarët e javës së 29-të

Federata Shqiptare e Futbollit përcaktoi gjyqtarët e takimeve për javën e 29-të të Super Ligës shqiptare.

Ndeshja kryesore e kësaj jave, ajo mes Tiranës dhe Teutës, do të drejtohet nga ndërkombëtari Sokol Jareci.

Sfida Vllaznia-Besa do të gjykohet nga Remzi Sadiku. Takimi i kryeqytetit mes Dinamos dhe Shkumbinit do të gjykohet nga Bardhyl Pashaj.

Kridens Meta do të gjykojë takimin Bylis-Partizani. Ndeshja e mbijetesës, ajo mes Apolonisë dhe Elbasanit do të drejtohet nga Eris Hoxha.

Ndërsa ndeshja Lushnja-Flamurtari do të drejtohet nga Ervis Peza.

Ndeshjet e javës së 29-të do të zhvillohen të gjitha ditën e shtunë në orën 16:30.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 23 Apr 2009 , 21:12

Tirana, nisin ndeshjet e ferrit


I vetëdijshëm për forcën në rritje të Teutës dhe aftësitë e teknikut Sulejman Starova (një ish-trajner kampion me Tiranën), Kola paralajmëroi në “Ora Sport”: "Për ne çdo ndeshje është si finale, pasi nëse ne luftojmë për titullin, Teuta kërkon një vend në Kupën UEFA”.





Tirana, kryesuesja e Superligës (55 pikë), do të përballet në fundjavë (java 29) me Teutën, ndaj skuadrës së cilës humbi në fazën e dytë (1-2) në kryeqytet. Në fakt, ishte formacioni durrsak, që i “dhuroi” bardhebluve kryesimin, pasi një javë më parë (java 28) mposhti në “Niko Dovana”, Vllazninë (1-0).

Kënaqësia e pikës
Tirana barazoi 2-2 me Partizanin në minutat e fundit (Xhafa shënoi në të 87’) dhe trajneri Agustin Kola u shpreh i kënaqur me pikën e marë, që i solli edhe avantazhin prej 1 pike ndaj Vllaznisë së vendit të dytë. “Gjithmonë Tirana-Partizani ka prodhuar emocione dhe në këtë ndeshje ata (Partizani) treguan se nuk e meritojnë atë renditje që kanë”. Partizani ndodhet në vendin e 8-të me 30 pikë, 25 më pak se Tirana.

Vlerësim për Teutën
I vetëdijshëm për forcën në rritje të Teutës dhe aftësitë e teknikut Sulejman Starova (një ish-trajner kampion me Tiranën), Kola paralajmëroi në “Ora Sport”: “Teuta është një ekip mjaft i mirë dhe këtë e ka drejtuar veten nga java në javë. Ka lojtarë të rinj, por cilësorë. Për ne çdo ndeshje është si finale, pasi nëse ne luftojmë për titullin, Teuta kërkon një vend në Kupën UEFA”.

Meraku për Vllazninë
Vllaznia është kundërshtari i madh i Tiranës si në kampionat (ndajnë vendet 1-2) ashtu dhe në Kupën e Shqipërisë (përballen në gjysmëfinale, e para 0-0). “Vllaznia është e fortë dhe ajo ka pretendimet e saj, por për Tiranën fitorja është obligim deri në javën e fundit. Nuk ka mbaruar asgjë pasi jemi vetëm një pikë para. Edhe për ndeshjen e Kupës, Tirana duhet të shënojë e të fitojë që të shkojë në finale”. Tirana-Vllaznia (java 33) është edhe “finalja” e kampionatit të 70-të Kombëtar të futbollit, ku do të njihet edhe fituesi.

E ardhmja e Osmanit
Mbrojtësi i njohur Tefik Osmani, nënshkroi gjatë merkatos së verës një kontratë 3-vjeçare me Tiranën, por ish-lojtari i Partizanit, për të cilin presidenti i bardhebluve, Refik Halili, shpenzoi 40 mijë euro për ta blerë nga të kuqtë, duket se nuk ndodhet aq rehat në kampin e 23-herë kampionëve. Në fakt, Osmani po vuan konkurrencën e ashpër të kroatit Toni Pezo (26 ndeshje, 2340 minuta aktivizim). Osmani, i cili më parë ka luajtur edhe në Ukrainë (Metalurg Zaporizhja), është aktivizuar në 22 ndeshje (1717 minuta në total). Sipas korçarit 23-vjeçar, e ardhmja e tij te Tirana varet nga vazhdimësia e presidentit aktual në krye apo jo të bardhebluve. Sipas “skemës me rotacion presidencial”, Halili duhet të largohet në fund të këtij sezoni dhe presidenca pritet të shkojë në duart e Shefikat Ngjelës.

Largimi i Agollit
Mesfushori i Tiranës dhe i Kombëtares shqiptare, Ansi Agolli (26 ndeshje me Tiranën këtë sezon), do të luajë edhe dy ndeshje për ngjyrat bardheblu, pasi 26-vjeçari i huzuar nga skuadra finlandeze VPS, duhet të rikthehet në shtëpi brenda 30 prillit. Me skuadrën finlandeze, Agolli ka zhvilluar 31 ndeshje, duke shënuar 1 gol Tirana dështoi në blerjen e kartonit të ish-lojtarit të saj, kështu që Agolli do të luajë edhe në ndeshjen e kampionatit kundër Teutës (25 prill) dhe gjysmëfinalen e kthimit kundër Vllaznisë (29 prill). “Dua ta mbyll me nder, dhe do të ishte ideale të shënoja të paktën një gol e të ndihmoja ekipin të arrinte në finalen e Kupës”, - tha Ansi Agolli.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Thu, 23 Apr 2009 , 22:01

“Asnjë rrogë tjetër këtë sezon”, kështu lojtarët braktisin Besën
24 Prill Ndërkohë skuadra shkon gjithë probleme në Shkodër. Ka mungesa, sidomos në mbrojtje

Katër futbollistë janë larguar deri tani që pas deklaratës së Bizhdilit se nuk do japë më para



Lamtumira e parakohshme me paratë, është disi e dhimbshme kur futbollistëve kavajas u duhet tani që ta përballojnë pjesën e mbetur të këtij kampionati pa asnjë “dyshkë” në xhep. Fiton, barazon apo humbet, brenda në shtëpi apo në transfertë, kjo ka pak rëndësi. Fjala premio është “zhdukur” njëherë e mirë nga fjalori tani asgjë duket se ka rëndësi për skuadrën verdhezi, së cilës thjesht për mosrealizimim të objektivave të këtij sezoni edhe në Kupë, edhe në kampionat, presidenti Nexhat Bizhdili e ka dënuar me mospagim të rrogave mujore deri në përfundim të kampionatit, madje duke mos e shkelur këtë deklarim të bërë publik prej tij si në shumë raste që edhe ka bërë “tolerantin”. Për presidentin Bizhdili të gjithë ata që duan të largohen më parë, e kanë “derën celur”. Sido që të interpretohen dy largimet e fundit të mesfushorit kosovar Driton Krasniqi, po ashtu dhe i portierit shtatlartë shqiptar nga Maqedonia Suad Zendeli, një “dregëz” ka qenë edhe padurimi i tyre për të ruajtur e mbajtur prezencën në ekipin verdhezi në kushtet e mungesës së parave që vijnë më e pakta nga rrogat mujore, se për ndonjë gjë tjetër më shumë as që bëhet fjalë. Megjithatë një e vertetë që duhet lancuar është se e gjitha organika e futbollistëve mbi 75 për qind të kasteve kontrtaktuale i ka të shleyra në periudhën që nga nënshkrimi i kontratave në startin e këtij kampionati apo edhe në vazhdim.

Mungesa- Sikur të mos mjaftonin problemet e ditëve të fundit te skuadra kavajase mes pezullimesh e largimesh të disa lojtarëve, një problem më vete është edhe ai i dëmtimeve dhe i skualifikimeve për shkak të kartonave të verdhë. Në ndeshjen me Dinamon, Besës i mungoi një prej lojtarëve kyc të qendrës së mbrojtjes, Erion Xhafa. Ndaj Vllaznisë nuk do të jetë në fushë pasi është i skualifikuar nga tre kartonat e verdhë të marë në javët 16, 26 dhe 28-të, shtatlarti lezhjan Robert Grizha. Ky i fundit duhet pranuar se ka qenë lojtari më stabël i formacionit në gjithë gjysmën e dytë të kampionatit. Që pas 31 janarit 2009, duke luajtur që nga java e 8-të kur u bë pjestar i Besës ai ishte për 1721 minuta në fushën e lojës nga totali i 2520 minutave gjithsej të 28 javëve.

Grizha – “Më vjen keq që nuk do të jem në Shkodër në një sfidë shumë të rëndësishme përballë Vllaznisë. E dimë që kjo ndeshje do të jetë shumë e vështirë dhe që ngarkesën më të madhe do të ketë pikërisht reparti i prapavijës- u shpreh dje Robert Grizha,- por them se ashtu si në ndeshjen e fundit me Dinamon edhe kartonin e dy javëve më parë ndaj Lushnjes gjyqtarët janë nxituar në dhënien e tyre. Kanë qenë ndërhyrje nga dyluftimet sportive e të pangatërruara kurrsesi me lojën e rëndë. Mua më vjen keq që s’do të jem në fushë por jashtë saj do të bëj mirë tifozin në shkallët e stadiumit “Loro Borici” ku dëshiroj që Besa mos ketë kurrsesi atë fat që i rrodhi aq keq në ndeshjen e fazës së dytë të cilën megjithëse e udhëhoqi për për 68 minuta 1-0 (goli ka qenë një aksion perfekt i dyshes tashmë të pezulluar nga Besa Abilaliaj – Mancaku), në një kohë kur ndëshkohen me kartona të kuq dy futbollistë tanë Bilal Veliaj e Bledar Mancaku, dhe...me nëntë vetë ishte tepër e vështirë të përballohej një Vllazni agresive që na shënoi 4 gola dhe u mundëm 4-1. Nuk e besoj se kjo histori do të përsëritet me këtë lloj ndëshkimi të papritur e të pamenduar në ndeshjen e kësaj fundjave, ku Besa do të shkojë të luajë denjësisht në fushë dhe të mos jetë aspak e brishtë në mbrojtje”.

Dëmtimet – Janë të tilla që nuk do të kenë ndikime për të munguar të shtunën as mbrojtësi kameruans Bikoula Nana ashtu edhe mesfushori Gerhard Progni. i pari pasi në dy ditët e para nuk ka dalë në stërvitje, të hënën qëndroi si “vëzhgues” dhe të martën ka preferuar të bëjë “not” në pishinën dimërore në Golem, po kështu dhe Progni që nuk iu bashkua grupit të hënën, u stërvit vecmas të martën dhe vetëm dje si Nana ashtu edhe Progni i janë bashkuar grupit, megjithatë do të jenë në gjendje të përballojnë si duhet aktivizimin e tyre nga minuta e parë ndaj Vllaznisë. Pjesa tjetër e futbollistëve për fat, thonë drejtuesit e stafit teknik e mjekësor të Besës, në kushtet e shumë mungesave të shtuara kohët e fundit, gëzojnë shëndet po dhe formë të mire”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Fri, 24 Apr 2009 , 17:52

“Fushaj, duam gjyqtar anglez, por prapë do të të mundim!”

Duke analizuar situatën edhe në prag të takimit të kthimit për Kupë ndaj Vllaznisë në kuadër të gjysmëfinaleve
të Kupës së Shqipërisë, “Pata” theksoi se presidenti i shkodranëve, Valter Fushaj, nuk po sillej korrekt dhe se
këmbëngulja e tij për ardhjen e një gjyqtari të huaj e kishte kthyer atë në qesharak. “Pse nuk kërkoi gjyqtar të huaj për sfidën e parë? Pastaj, me sa jemi informuar, as vetë nuk po bie në një mendje se nga cili vend të jetë gjyqtari. Por me që ka kushte, atëherë po i themi dhe ne kushtet tona: gjyqtarin e duam të huaj, të jetë anglez, ose skocez, mundësisht nga Londra ose nga Gllasgou dhe paratë për afrimin e tij t’i paguajë vetë Fushaj. Megjithatë, më lejoni t’i them se, me çfarë do lloj gjyqtari, vendas apo të huaj, Vllaznia do të humbasë dhe ne do të shkojmë në finale. Nuk është gjyqtari fajtori, por është merita e Tiranës që është më lart. Do ta tregojmë në fushën e lojës se jemi të tillë”, tha Patushi, që replikën e tij karshi presidentit të shkodranëve e bëri për shkak të deklaratave të fuqishme
të Fushajt për frikë ndaj gjykimit që do të bëhet në takimin e së mërkurës në “Qemal Stafa”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Fri, 24 Apr 2009 , 18:01

Kur asht ba edhe Sajmir Patush Kotorrica me ba sarkazem, mos met't kush mbi toke.......
Pash zotin a e mani mend kur erdhi n'Shkoder n'fillim? Me ate zanin si bethar... rrite si pule kur e thrritshin te TV lokale e nuk dite me lidhe dy fjale.

Post Reply