ALARM ! Cmendet Ari Han

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Skodrinon » Fri, 17 Apr 2009 , 15:30

Kapiteni i kundërpërgjigjet holandezit: E tregoi fytyrën
Lala: Ka ngrënë peshk sa rrezikon mbipeshën
“Duhet një trajner i huaj, por të qëndrojë në Shqipëri”


Altin Lala e ka cilë suar si zgjidhjen më të mirë largimin e Ari Hanit nga kreu i Kombëtares shqiptare, por kapiteni kuqezi nuk e ka kapërdirë dot deklaratën e holandezit, që ka thënë se në Shqipëri nuk kishte as bukë dhe as ujë. Fillimisht e ka pasur të vështirë ta besojë, por më pas nuk i ka kursyer kritikat në adresë të holandezit.
Në një intervistë për “Panorama Sport”, mesfushori shprehet pro një trajneri të huaj.

Është larguar trajneri Ari Han, ju si e gjykoni këtë vendim?
Mendoj se në rrethanat në të cilat ndodhej skuadra Kombëtare, ishte vendimi më normal që mund të merrej. Megjithatë, duhet të jemi të ndërgjegjshëm se largimi i tij nuk i shton shanset që ne këtë edicion të ndryshojmë
ndonjë gjë. Thjesht, tekniku i ardhshëm do të ketë më shumë hapësira për të punuar dhe më shumë mundësi për të ndërtuar një ekip të fortë për edicionin e ardhshëm.

Një ditë pas divorcit zyrtar me Shqipërinë, Ari Hani ka thënë se në Shqipëri mungonin kushtet, duke lënë të kuptohej se Kombëtarja grumbullohej në ambiente të mjerueshme, ku mungonte ushqimi i duhur dhe pijet....
(shtanget)....Nuk e besoj. Kjo është tërësisht e pavërtetë. Do të më vinte keq nëse e ka thënë vërtetë.

E ka thënë për një revistë sportive në Holandë.
Është fyese të flasësh kështu për një vend ku ke punuar dhe kushtet kanë qenë vërtetë të mira. Ari Han kurrsesi nuk duhej t’i thoshte këto gjëra, sepse janë tërësisht të pavërteta. Mund të ankohej për lojtarët, për skuadrën që kishte në dispozicion, por jo për të tilla gjëra. Madje, aq peshk sa ka ngrënë ai këtu në Shqipëri, ma merr mendja se do të ketë shtuar në peshë. Nëse e ka thënë këtë, ka treguar karakterin e tij të vërtetë. Nuk kam çfarë të them më tepër. Nuk mendoj se Kombëtarja jonë ka vuajtur ndonjëherë në Shqipëri për ushqimin, apo për kushtet. Madje, mund të
them se Ari Hani në Shqipëri ka pasur atë ushqim që në Holandë nuk ka mundur ta ketë. Ne ishim në Holandë kur na drejtonte Bariçi dhe atje po që ishte ushqim i shpifur. Unë kam qenë prezent kur Hani shpesh thurte elozhe për kuzhinën dhe mënyrën e gatimit në vendin tonë. Këtë nuk duhej ta kishte thënë.

Ju jeni për një trajner të huaj, apo për një trajner shqiptar?
Unë mendoj se një trajner i huaj do të ishte më mirë. Duhet gjetur emri dhe njeriu i duhur dhe për këtë kam besim te FSHF-ja. Megjithatë, nuk duhet të jap më shumë komente, pasi nuk jam unë ai që duhet të shprehem për një gjë të tillë.

Nëse do të jetë i huaj, a duhet të kalojë më shumë kohë në Shqipëri?
Sigurisht që po. Kështu do të njihte më mirë mentalitetin e shqiptarëve dhe do kishte mundësi për të parë nga afër të gjithë talentet në vendin tonë. Përveç kësaj, qëndrimi në Shqipëri do t’i bënte mirë edhe për faktin që ta provonte vetë presionin për çdo rezultat që do të merrte përfaqësuesja shqiptare, qofshin të mira, apo të këqija. Kjo është shumë e rëndësishme.

Çfarë note do t’i vinit Hanit për punën që ka bërë?
Nuk dua të gjykoj as atë dhe asnjë tjetër për punën që bëjnë, sidomos pasi nuk janë më pjesë e Kombëtares.

Çfarë duhet të bëjë trajneri i ardhshëm?
Duhet të punojë shumë dhe me një strategji të qartë. Kemi nevojë për shumë punë që të shndërrohemi në një ekip solid dhe konkurrues.

Doni të thoni se Hanit i mungonte strategjia?
Jo tamam, por rezultatet tregojnë se nuk arriti të realizonte atë që iu kërkua.

Po lojtarët?
Edhe ne kemi përgjegjësinë tonë për këtë situatë.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by GOLDIAN » Fri, 17 Apr 2009 , 18:24

ik dhe ti lal me gjithe haanin
se jeni tan nje mut
sa asht trajner shkoni si ku*** mandej kur ikun flitni si patriota
pleha mutit jeni te tan
i perjashtuar

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Ujku » Fri, 17 Apr 2009 , 18:36

GOLDIAN wrote:ik dhe ti lal me gjithe haanin
se jeni tan nje mut
sa asht trajner shkoni si ku*** mandej kur ikun flitni si patriota
pleha mutit jeni te tan
o t'kam than se kap nji shkapet per tjetrin po s'mke besu
tesh erdhe ne fjal teme e :lol:

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Ledi1920 » Mon, 27 Apr 2009 , 09:43

te ******* Hanin...

bashke me skel,duro,lal ,e ca ka aty pervec ktyne cunave te rinj...
35 vjec na bojn sikur do shperthejne

lejini hapesira cunave te rinj se na ndritet...
edhe me malten sfitut dot boni ger -ver sikur i ka fajet vetem hani
Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by GOLDIAN » Wed, 29 Apr 2009 , 17:38

Ledi1920 wrote:te ******* Hanin...

bashke me skel,duro,lal ,e ca ka aty pervec ktyne cunave te rinj...
35 vjec na bojn sikur do shperthejne

lejini hapesira cunave te rinj se na ndritet...
edhe me malten sfitut dot boni ger -ver sikur i ka fajet vetem hani
o ledi mos na i shto vitet legjionarve aman se ne pension kane vendos me u kth ne shqipri e kush i duro ne superlige pastaj cdo jave :lol: :lol:
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Aug 2009 , 21:08

Per ata qe dijn gjermanisht :

Haan in China gesperrt
zurückArie Haan hat in China als Coach von FC Chongqing für negative Schlagzeilen gesorgt. Der 60-jährige Niederländer wurde am Mittwoch vom chinesischen Verband für drei Ligaspiele gesperrt und dazu mit einer Geldstrafe von 15.000 Yuan (umgerechnet 1.525 Euro) belegt, weil er am Wochenende ausgerastet war.

Der Ex-Internationale hatte sich dabei über die 2:3-Niederlage gegen Spitzenreiter Guoan Peking und die Leistung des Schiedsrichters, der dem Favoriten einen Elfermeter zuerkannt hatte, geärgert. Der empörte Haan fragte nach dieser Entscheidung den vierten Offiziellen an der Linie, ob er denn Geld dafür wolle und fuchtelte dabei mit einer Handvoll 100-Yuan-Noten herum.

Der chinesische Verband begründete die Strafe damit, dass der Ex-Austria-Coach den vierten Offiziellen "auf flegelhafteste Art und Weise" beschimpft habe. Die Haan-Aktion wurde als "negative gesellschaftliche Beeinflussung" gewertet.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Man in Redblue » Wed, 05 Aug 2009 , 21:12

Perkthimi:

Ari Haan paska lajthit gjate nji ndeshjeje te skuadres se tij ne kampionatin kinez, ka shku te arbitri i katert e ka pyt a don pare, e i ka zgjat disa kartmonedha 100 Yuan-she.




Ca m'dhimbet ky rrezik,edhe mas kaq mujsh hala nuk paska mujt me u shndosh prej ksaj smundjes mendore,shyqyr tpakten qe asht ne Kine, sa ma larg Shqipnise aq ma mire.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Skodrinon » Thu, 06 Aug 2009 , 18:18

traineri ma idiot i historise. shyqyr qi na u hek
ishalla e merr nji denim t'forte

Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by vllaznia1919 » Sun, 09 Aug 2009 , 16:09

Trajner ma idiot ne histori skam pa nej her.Vetem Shqipnija mund ta merrte.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by GOLDIAN » Sun, 09 Aug 2009 , 20:25

vllaznia1919 wrote:Trajner ma idiot ne histori skam pa nej her.Vetem Shqipnija mund ta merrte.
na shkaterroi komplet
i perjashtuar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Man in Redblue » Fri, 11 Sep 2009 , 22:11

Ari Han me gripin e derrit?!


Ish-trajneri i Shqipërisë është shtruar në një spital të Kinës




Ari Han, i sëmurë me gripin e derrit?! Të paktën kështu raportojnë mediat holandeze. Mesa duket kohët e bukura që Ari Han përjetoi në Shqipëri kanë ikur për “tulipanin” holandez. Ish-trajneri i Kombëtares shqiptare po gjendet në vështirësi me skuadrën kineze Chonging Ligan. Skuadra duhej të luante të dielën në Ligën kineze, por për shkak të epidemisë së gripit të derrit ndeshja u shty, pasi ishin prekur jo pak, por tetë lojtarë. Sipas medieve kineze, të cilave u referohet faqja holandeze, Voetballëeek.nl, Hani po jeton momentalisht me lojtarët në karantinën mjekësore. Arsyet se përse trajneri holandez është i sëmurë, mbeten ende të panjohura. Nga ana tjetër, Hani, i cili dështoi me Shqipërinë, nuk po ecën mirë as me ekipin kinez, që ndodhet në vendin e fundit të Superligës kineze. Ari Han kur u largua nga Shqipëria foli shumë keq në mediat holandeze, duke akuzuar se lojtarët nuk kishin kushte në hotel dhe as me se ushqimi shqiptar ishte i keq, madje sipas “gjelit” (kështu përkthehet emri i tij nga anglishtja”, nuk kishte as ujë.



Kot i paskena ra nqafe tshkretit se ai paska ken me gripin e derrave, ska pas faj qi ka ba ashi marrinash...

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by vllaznia1919 » Sun, 13 Sep 2009 , 14:44

Aj me ata marrina qe ka ba me duket se e ka gripin qysh se ka linde e ka demtu trunin.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: ALARM ! Cmendet Ari Han

Post by Man in Redblue » Wed, 24 Nov 2010 , 01:06

Ari Haan denohet nga FIFA me i pagu Federates se Kamerunit 500 000 euro demshperblim per prishje te njeanshme te kontrates....po Shqipnise athu po i jep gja si demshperblim qi morri paret vec me ca kapalla ??!!!! :D :twisted:

Post Reply