Futbollistët shqiptarë, ndeshje golfi në Skoci
Jo vetëm lanë përshtypje të jashtëzakonshme në ndeshjen e Kupës së Kampionëve ndaj Kilmarnokut vendas, por patën kohë që të provonin lojën tejet borgjeze të golfit në fushën jeshile para hotelit luksoz skocez. Ishte viti 1965 dhe “17 Nëntori” (sot Tirana) ndodhej në qytetin skocez për turin e parë të Eurokupës, pas një udhëtimi përmes Londrës, shënjuar nga një ngjarje më 30 shtator.
Tirana e asaj kohe ishte një brez i artë me Fatmir Frashërin, Nuri Bylykun, Niko Xhaçkën, Ali Memën, Bahri Ishkën, Bukovikun, Bytyçin, Kazanxhiun, Skënder Hykën, përforcimin Mikel Janku nga Partizani dhe trajnerin e saj karizmatik, Myslym Allën. Pasi udhëtimi për në Kilmarnok përfundoi, skuadra u vendos në një hotel princash në bregun e detit, ku pati kohë të luante golf.
Siç tregohet edhe në foto, Ali Mema provoi të dërgonte rruzullin e vogël në njërën prej 18 vrimave që përbëjnë lojën, ndërsa (nga e majta në të djathtë) Nuri Bylyku, Luigj Bytyçi dhe Gëzim Kasmi rrinin dhe e vështronin. Këtë na e tregon fotoja, të cilën e sigurova nga kapiteni i asaj kohe, Nuri Bylyku, si pjesë e arkivit të tij personal.
“Ne luajtëm shumë mirë në Kilmarnok, - tregon Bylyku, - humbëm 0-1, duke u eliminuar vetëm për një gol, sepse në Tiranë barazuam 0-0. Në hotelin ku vinin princa të Britanisë së Madhe patëm shansin që të provonim edhe golfin. Edhe sikur 24 orë të luante Kilmarnoku, nuk do të arrinte t’i shënonte gol “17 Nëntorit”, - tregon Bylyku për jehonën e mediave skoceze. - Ata i quajtën lojtarët tanë “luanët shqiptarë”.
Por udhëtimi për në Britaninë e Madhe ultra-kapitaliste e ultra-borgjeze pati edhe një episod tjetër, më pak të bukur, por sidoqoftë të mbetur në kujtesën e të gjithëve. “Ne bëmë fotografi në Londër, - thotë Bylyku, - por aty doli edhe shoqëruesi ynë që ishte pjesëtar i Sigurimit të Shtetit. Ai deklaroi se nuk mund të largoheshim nga Londra nëse nuk i asgjësonim fotografitë, dhe ashtu u bë”.
Që kujtimi i atyre fotografive në kryeqytetin britanik të mos humbiste krejtësisht, kapiteni bardheblu u kërkoi shokëve të tij që të vendosnin firmat në kartolinën bosh, pa foto. Ashtu u bë, dhe në kartonin e lustruar dallon firmat e futbollistëve të “17 Nëntorit” me numrin e fanellës në krah. Mikel Janku (numri 1) hapi serinë e autografeve, pasuar nga të tjerët, si Fatmir Frashëri (2), Bylyku (6), Bukoviku (8, Bytyçi (9), Hyka (10), Ishka (11), Kazanxhi (14). Në krahun e djathtë të kartolinës janë edhe firmat e drejtuesve (kryesisë), ku dallohet ajo e trajnerit Myslym Alla, si dhe data 30 shtator 1965 (30-IX-1965) në të dyja krahët e kartolinës.
Golf
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Golf
KUR ASHT FTOFT UN E VESHI GOLFIN MA TEPER ZDI.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 6241
- Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
- Skuadra: Vllaznia
- Location: Postribe
- Contact:
Re: Golf
Kete vendim e merr vetem ti une nuk mundem se jena te njejtes parti jena te pa ndam edhe gjithesesi duhet me e mbeshtet ne cdo gjeGOLDIAN wrote:o miri A E DEN NJI DENIM KY MA SIPER A JA
-
- Kuqeblu Perjete
- Posts: 7305
- Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
- Skuadra: vllaznia
- Location: perjashtuar nga forumi
Re: Golf
OUUUUUUUUUUUUUUMiri wrote:Kete vendim e merr vetem ti une nuk mundem se jena te njejtes parti jena te pa ndam edhe gjithesesi duhet me e mbeshtet ne cdo gjeGOLDIAN wrote:o miri A E DEN NJI DENIM KY MA SIPER A JA
KU E KAM MAN IN REDBLUE MA
U DOKA ME BA PARTI TE RE UNE TASH
i perjashtuar
-
- ANTI TIRANSI
- Posts: 9630
- Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
- Location: Italia
Re: Golf
Shife shife.He ma Gold don me te kalu prej zvicrres ne Mongoli a????
P.S. Zvicerr se je asnjajs!
P.S. Zvicerr se je asnjajs!
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!