Basketboll

Ketu mund te shkruani per cfaredo lloj sporti ,
si basketboll , formula 1 , boks , etj...
Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 22 Jan 2009 , 04:31

miri shkruan

shiko pak rrezultatet ne 20 vitet e fundit edhe shife sa e mire asht ken barcelona :lol: :lol: :lol:
__________________________________________________

i pash miri.pse rtezultate te keqija jane a? :lol: :lol:

nuk fitohet cdo vit naqe :lol: :lol:

me qa po shof barcelona edhe paska fitu ,edhe paska dal shum here ne finale :wink: :wink: :wink:

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Post by Miri » Thu, 22 Jan 2009 , 16:31

Edhe Vllaznia ka dal shum here ne finale te kupes por e ka marr mbas 21 vitesh :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Post by fpjalmi » Thu, 22 Jan 2009 , 23:18

miri shkruan

Edhe Vllaznia ka dal shum here ne finale te kupes por e ka marr mbas 21 vitesh :D
_______________________________________________________

ne fund te fundit quhet nen kampione apo ja :lol: :lol:

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Sun, 01 Feb 2009 , 16:01

JAVA E 11-të

Skënderbeu – Valbona 69-72
(17-17, 6-16, 22-13, 24-26)
Vllaznia-Studenti 82-92
(20-18, 20-20, 24-25, 18-19)
Tirana-Partizani 124-63
(40-15, 34-27, 28-13, 22-8)
MESHKUJ B
Apolonia–Pogradeci 88-68
(13-9 19-22 40-16 16-21)

Njata piket parcjale spo ma mushin fort menen.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Post by Skodrinon » Tue, 03 Feb 2009 , 18:04

Na paskan mujt konviktort mren n'Shkoder? :oops:
Tirana e paska shkatrru Partizanin 124-63. A asht Xhani president i Parizanit edhe n'basketboll a? :lol: :lol:

tironsi_tr
Mysafir i Rrespektum
Mysafir i Rrespektum
Posts: 503
Joined: Thu, 09 Aug 2007 , 05:33
Location: TR 1920 A

Post by tironsi_tr » Tue, 03 Feb 2009 , 21:16

hahaha ka munci!!! :lol:
Se Tirones Deri Me Sot Vec Tironsi 24Karat i Ka Dal Zot!!!!

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Post by vllaznia1919 » Tue, 03 Feb 2009 , 22:25

E ka marre me tapi partizanin aj. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Post by Ledi1920 » Wed, 04 Feb 2009 , 10:08

KRENARIA KUQ e BLU wrote:Na paskan mujt konviktort mren n'Shkoder? :oops:
Tirana e paska shkatrru Partizanin 124-63. A asht Xhani president i Parizanit edhe n'basketboll a? :lol: :lol:

xhani thote: sistemi leviz, sistemi kundra partizanit edhe ne ping-pong na e bejn me hile albitrat hahahaha
Image

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Basketboll

Post by vllaznia1919 » Sun, 22 Feb 2009 , 16:16

Dje
Skënderbeu-Tirana 60-97
(14-25, 19-24, 9-27, 18-21)
Të premten
Valbona-Studenti 80-94
(22-27, 14-21, 24-17, 20-29)
Partizani-Vllaznia 62-85
(18-17, 20-12, 8-23, 16-30)
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 02 Mar 2009 , 18:42

Gridi Sokoli, talentja shkodrane zgjedh Tiranen

Gridi Sokoli pritet të jetë një basketbolliste që do të bëjë shumë për këtë sport, por natyrisht të përfaqëosjë denjësisht edhe Shqipërinë ne arenen ndërkombetare.

Nga Anton ZALLI - Gridi Sokoli një tjetër talent që është larguar nga Vllaznia. Gridi Sokoli është një basketbolliste që ka luajtur me të rejat e ekipit të vllaznisë. Pak kohë më parë, Sokoli është larguar nga Shkodra,për tu aktivizuar në radhët e bardh e bluve të kryeqytetit.

Sokoli është një nga basketbollistet më të talentuara për momentin në shqipëri. Ajo thotë se për të dhe karrieren e saj kishte ardhur momenti që të largohej nga Shkodra.

Pasi duke patur parasysh që në Shkodër është duke u punuar pak në këtë drejtim. Në Shkodër duke mos patur një ekip për të rritura, ajo ka vendosur të luajë për ekipin e Tiranës. Por duke patur parasysh formën e shkëlqyer sportive që po paraqet aktualisht edhe tek ekipi i Tiranës, Sokoli është duke gjetur veten e saj.

Arsyeja e largimit nga Shkodra është e thjeshtë. Mungesa e kushteve dhe e një ekipi për të rritura ndikonte negativisht për karrieren e saj. Pavarësisht largimit nga Shkodra, Sokoli kërkon që të punohet më shumë në qytetin e Shkodrës për sportin, sidomos për basketbollin. Largimi i Gridi Sokolit nuk është rasti i parë i largimit të talentave sportive nga qyteti i Shkodrës.

Sportistët më të drejtë kërkojnë të gjejnë kushtet optimale për një karrirere të sukseshme. Gridi Sokoli pritet të jetë një basketbolliste që do të bëjë shumë për këtë sport, por natyrisht të përfaqëosjë denjësisht edhe Shqipërinë ne arenen ndërkombetare. Kjo është arsye që ajo kërkon kushte më të mira për të arritur qëllimet e saj.


E Hene, 02 Mars 2009

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Mon, 02 Mar 2009 , 18:47

Nuk egziston ma ekipi i basketbollit per femna ne Shkoder :?: :!: :shock: :shock: :shock: :shock: :shock:

TURP E FAQJA E ZEZE

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Basketboll

Post by vllaznia1919 » Sun, 29 Mar 2009 , 15:41

JAVA E 19-të
Meshkuj, grupi A
Tirana-Skënderbeu 104-48
(23-23, 26-14, 24-9, 31-2)
Vllaznia-Partizani 72-64
(18-14, 21-14, 17-17, 16-19)
Studenti-Valbona 98-69
(28-11, 20-21, 23-21, 27-16)
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Basketboll

Post by GOLDIAN » Sun, 29 Mar 2009 , 19:32

pa renditja ku asht
i perjashtuar

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Basketboll

Post by vllaznia1919 » Wed, 15 Apr 2009 , 00:57

Sa shum kerkon edhe ti. :lol: :lol: :lol: :lol:
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Wed, 15 Apr 2009 , 14:02

Studenti-Vllaznia 86-63

(27-19, 19-14, 23-18, 7-12)
Studenti: E. Mancaku,
M. Daliu, O. Ago, R. Vogli,
A. Karaj, G. Lasku, Fj. Birçe,
A. Kozeli, F. Qehajaj, A. Kadia
Trajner: B. Shehu
Vllaznia: N. Arra, A. Halili,
Gj. Ndoja, L. Tevija,
E. Bërdica, F. Taraboshi,
A. Nexhimi, B. Gjeçaj,
A. Omi, F. Gjoka, F. Hallunaj,
M. Huti
Trajner: P. Osmani
Gjyqtarë:
G. Cici, Sh. Bekteshi

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Basketboll

Post by vllaznia1919 » Sat, 18 Apr 2009 , 15:06

REZULTATET
1/2 FINALE, MESHKUJ
NDESHJA E PARË, 14 PRILL
Studenti-Vllaznia 86-63
Tirana-Valbona 108-51
NDESHJA E DYTË, DJE
Vllaznia-Studenti 65-61
(26-19, 13-20, 15-10, 11-12)
Valbona-Tirana 53-77
(7-18, 11-15, 20-24, 17-20)
NDESHJA E TRETË, 21 PRILL
Studenti-Vllaznia 17:00

Vllaznia-Studenti 65-61
(26-19, 13-20, 15-10, 11-12)
Vllaznia: N. Arra, A. Halili,
Gj. Ndoja, L. Tevija,
E. Bërdica, F. Taraboshi,
A. Nexhimi, B. Gjeçaj, A. Omi,
F. Gjoka, F. Hallunaj, M. Huti
Trajner: P. Osmani
Studenti: E. Mancaku,
M. Daliu, O. Ago, R. Vogli,
A. Karaj, G. Lasku, Fj. Birçe,
A. Kozeli, F. Qehajaj, A. Kadia
Trajner: B. Shehu
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Wed, 22 Apr 2009 , 14:13

STUDENTI-VLLAZNIA 86-66
(23-16, 12-22, 21-17, 30-11)
Studenti: E. Mancaku, M. Daliu, O. Ago, R.
Vogli, A. Karaj, G. Lasku, Fj. Birçe, A. Kozeli,
F. Qehajaj, A. Kadia. Trajner: B. Shehu
Vllaznia: N. Arra, A. Halili, Gj. Ndoja, L.
Tevija, E. Bërdica, F. Taraboshi, A. Nexhimi,
B. Gjeçaj, A. Omi, F. Gjoka, F. Hallunaj, M.
Huti. Trajner: P. Osmani
Gjyqtarë: Sh. Bekteshi, T. Asnjoku

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Tue, 19 May 2009 , 18:23

Përfaqësuesja kuqezi e mbyll sfidën ndaj Bashkimit me rezultatin 107-90
Shqipëria, fitore me kampionet kosovare


Një sukses i vështirë i Kombëtares shqiptare në basketboll për femra, ndaj kampioneve të Bashkimit të Kosovës, në miqësoren e zhvilluar në fundjavë në pallatin e sportit të qytetit të Vlorës. Përfaqësuesja kuqezi fitoi me rezultatin 107-90, një takim me emocione, pasi rezultati ka ndryshuar disa herë, duke i dhënë gjallëri lojës. Për shumë
minuta, ndeshja ka qenë e ekuilibruar. Ishin basketbollistet kuqezi ato që e nisën mirë miqësoren, të cilat udhëheqin në fillim të lojës dhe perioda e parë do të përfundonte 27-23 dhe 50-39 në mbyllje të gjysmës së parë të lojës. Në periodën e tretë të besuarat e trajnerit Viron Toska krijojnë një epërsi të lehtë dhe udhëheqin 31-20. Loja ruan rivalitet edhe në 10-minutëshin e fundit, ku Shqipëria udhëheq vetëm me 1 pikë në përfundim të saj, 29- 28, duke fituar krejt takimin me shifrat 107-90. Miqësorja me kampionet kosovare shërbeu si test për përfaqësuesen tonë për një paraqitje sa më dinjitoze përpara turneut të Luksemburgut dhe Lojërave Mesdhetare “Peskara 2009”.
Organizimi i ndeshjes është në vazhdimësi të bashkëpunimit të ngushtë mes Federatës Shqiptare të Basketbollit dhe asaj të Kosovës

SHQIPËRIA: Myrto, Përmeti,
Gjoka, Aliaj, Çakici, Bujari,
Demiraj, Plasa, Kostallari,
Hoxha, Zyka, Sako
BASHKIMI: Musliu, Rexhepi, H.
Tamniku, Avdijaj, L. Krasniqi,
Alltiparmaku, Jedrashi, Berisha,
Përquku, A. Tamniku, D.
Krasniqi, Gashi

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 20:27

“Shkodra Basket”, kampionia absolute e basketbollit shqiptar

Image

Në 18 ndeshje, 17 fitore, 1836 pikë të shënuara dhe 807 të pësuara, me mesataren e shënimit të 102 pikëve në ndeshje ështëv treguesi më i qatrë për punën që kanë bërë me këtë skuadër trajneri Renato Radoja dhe ndihmësja e tij Xhuljeta Shestani

Përfundimi i Kampionatit Kombëtar të Basketbollit për të reja ka shpallur kampione të Shqipërisë ekipin “Shkodra Basket’, ekip ky i drejtuar me kompetencë dhe profesionalizëm nga dy emra tepër të spikatur të basketbollit shkodran dhe atij shqiptar, Renato Radoja dhe Xhuljeta Shestani, që të dy të vlerësuar maksimalisht në përvjetorin e 90-të të klubit Vllaznia nga Presidenti i Republikës Bamir Topi me titullin “Mjeshtër i Madh i Punës” . “Shkodra Basket” e arrin këtë sukses me një brez të artë talentesh të reja, të cilat me vlerat e padiskutueshme që disponojnë pritet të rikthejë traditën e lavdishme të basketbollit shkodran, ashtu si dikur, kur Vllaznia për femra në basketboll ishte lider në vendin tonë. Skuadra e drejtuar nga trajneri i parë Radoja dhe ndihmësja e tij Shestani e fitoi këtë titull duke qënë në garë me ekipe të tjera të kampionatit shqiptar, si Vllazninë e drejtuar nga Rajmond Rasha dhe Afërdita Rakaj, kampione e Shqipërisë për sezonin e kaluar, Elbasanin, Tiranën, Flamurtarin, Skenderbeun, Apoloninë, DHL e Tiranës, Lushnja. Suksesi i trajnerit Radoja në këtë sezon sportiv është vazhdë e një pune gjashtë vjeçare plot passion dhe profesionalizën, vite këto që flasin vetëm për suksese dhe fitore të të gjitha
aktiviteteve të organizuara nga Federata Shqiptare e Basketbollit me ekipet e moshave. Ndërkohë, suksesi i kësaj
radhe është padyshim më i bukuri dhe më i veçanti, pasi arrihet në një kategori dinjitoze të basketbollit shqiptar, siç është kampionati i të rejave.

Formacioni
Për lexuesit e gazetës “Vllaznimi Sportiv” do të ishte me interes të njiheshim me protogonistet e skuadrës “Shkodra Basket”, skuadrës kampione të Shqipërisë, e cila falë rezultateve fantastike që arriti në këtë sezon ishte absolutja e Shqipërisë.
1. Ingrit Dashja, kapitenia e skuadrës, nxënëse e shkollës së mesme “Pjetër Meshkalla”, viti i dytë.
2. Enxhi Xhanaj, nxënëse e klasës së 9-të në shkollën “Xheladin Fishta”.
3. Fatjona Borova, nxënëse e shkollës së mesme “Oso Kuka”, viti i dytë.
4. Medina Mustafa, nxënëse e shkollës së mesme “28 Nëntori”, viti i dytë.
5. Paradisa Memçaj, nxënëse e shhkollës së mesme “28 Nëntori”, viti i dytë.
6. Orjeta Basha, nxënëse e shkollës së mesme “Gjuhët e Huaja”, viti i dytë.
7. Alba Dashja, nxënëse e shkollës së mesme “Pjetër Meshkalla”, viti i dytë.
8. Suada Hajdari, nxënëse e klasës së tetë në shkollën 9-të vjeçare “Dëshmorët e Prishtinës”.
9. Kledija Haxhaja, nxënëse e klasës së tetë të shkollës “Ismail Qemali”.
10. Eni Hallunaj, nxënëse e shkollës së mesme “28 Nëntori”, viti i tretë.
11. Ornela Ndou, nxënëse e klasës së nëntë të shkollës “Pashko Vasa”
Trajner: Renato Radoja dhe Xhuljeta Shestani

Kampionati …
Nëse futemi të bëjmë një koment për ecurinë e këtij kampionati, vetë rezultatet që të ofrojnë protokollet e ndeshjeve, flasin qartë për epërsinë e padiskutueshme që së ekipi i “Shkodra Basket” ka patur ndaj rivalëve të tjerë të këtij kampionati. Ajo që tërheq më tepër vemendjen e kësaj skuadre është fakti se në 18 ndeshjet e këtij kampinati, nga të cilat 17 janë fitore, dhe vetëm një humbje në Elbasan, edhe kjo e shoqëruar me shumë debate e polimika, basetbollistet e reja të “Shkodra Basket” kanë arritur të shënojnë në koshin e kundërshtarit një shifër rekord pikësh, plot 1836, ndërkohë ato të pësuara janëvetëm 807. Kësisoj, mesatarja e pikëve të shënuara në ndeshje kap shiufrën e 102 pikëve, çka është një tregues që në fakt asnjë skuadër shqiptare nuk e ka regjistruar deri më tani. Në këtë shifër, pjesën më të madhe e kanë shënuar dy basketbollistet e talentuara, kapitenia Ingrit Dashja që ka shënuar 521 pikë dhe Enxhi Xhanaj me 460 pikë, çka do të thotë se nga 1836 pikë të shënuara gjithsejt nga ekipi, 984 i përkasin vetëm këtyre dy basketbollisteve.

Ja dhe rezultatet teknike të të gjithë kampionatit

Faza e parë
Shkodra Basket - Lushnja 140:15
Shkodra Basket - Elbasani 104:74
Shkodra Basket - Skenderbeu 135:44
Shkodra Basket - Flamurtari 100:46
Shkodra Basket - Vllaznia 110:37
Shkodra Basket - Apolonia 87: 30
Shkodra Basket - DHL 103:55
Shkodra Basket - Tirana 102:72

Faza e dytë
Shkodra Basket - Lushnja 102: 18
Shkodra Basket - Elbasani 82:83
Shkodra Basket - Skenderbeu 114:27
Shkodra Basket - Flamurtari 74:62
Shkodra Basket - Vllaznia 95:89
Shkodra Basket - Apolonia 108:43
Shkodra Basket - DHL 103:27
Shkodra Basket - Tirana 102:46

Gjysëmfinalet e titullit
Shkodra Basket-Flamurtari 108:22
Tirana –Elbasani 64:61

Finalja
Shkodra Basket-Tirana 72:46

Vlerësime e falenderime
 
Teksa bisedojmë me trajnerin Radoja dhe kolegen e tij Shestani, prejt tyre mësojmë, se krahas elementit sportiv, atij tekniko taktik, si dhe të dhënave shumë premtuese që këto vajza disponojnë për të ecur më përpara në rrugën e bukur të basketbollit, ky grup vazjzash të reja shquhet në veçanti për sjellje shembullore, në sport dhe jashtë tij, duke qënë njëherazi edhe shembull edhe në shkollat ku ato studiojnë. Dhe, për to, një gjë e tillë është mjaft domethënëse, pasi një element i tillë është një mundësi dhe garanci më tepër për t’i dhënë atyre një hapësirë më shumë në sferën sportive, qoftë lokale, kombëtare, apo edhe ndërkombëtar që ato mund të kenë në karrierën sportive në vazhdim. Një tjetër element që përmend trajneri Radoja, dhe që për të është mjaft i rëndësishëm për funksionimin e ekipit është edhe marrëdhënia shumë e mirë që drejtuesit e ekipit kanë me komunitetin e
prindërve, bashkëpunimi i të cilëve ka qënë shumë frytëdhënës, gjë që ndikon dhe jep premisa që këto vajza të ecin në rrugën e bukur të basketbollit edhe më me dëshirë dhe passion. Ndërkohë, trajneri Radoja dhe kolegja e tij Shestani, duke shfrytëzuar hapësirën dhe mundësinë që i jep gazeta “Vllaznimi Sportiv”, organ i cili nuk ka nguruar ta promovojë këtë skuadër gjatë të gjithë kampionatit, kërkon të përcjellë edhe disa falenderime në adresë të atyre që e kanë mbështetur këtë skuadër duke pasë parasysh edhe pozitat e vështira financiara që e kanë shoqëruar. Së pari e fillon me shoqatën “The Door” me drejtues Kastriot Faci, e cila e ka mbështetur me bazë materiale në vite. Më pas, falenderimet janë për “National Bank Grece” dhe drejtuesin e saj Arben Haveri, që mundësoi përfundimin e kampionatit, firmën “Vero Kafe”, me drejtues Edi dhe Vera Beqirin, shkollën nëntë vjeçare “Azem Hajdari” për mundësimin e stervitjes në palestrën e tyre, fizioterapistin Arben Mlloja me sallën e forcës, Sezai Shpuza dhe të gjithë
punonjësit e klubit shumësportesh Vllaznia që me mundësitë e tyre kanë kontribuar për stervitje dhe ndeshjet në pallatin e sportit. Ndërkohë, duke përfunduar, trajneri pasionant, Mjeshtri i Merituar i Sportit Renato Radoja, duke qënë i bindur se këto vajza që ai dhe kolegja e tij Xhuljeta Shestani përgatisin, kanë një të ardhme të shkëlqyer, i propozon klubit Vllaznia të shikojnë mundësinë e një riorganizimi më të studiuar në mënyrë që në kampionatin e ardhshëm basketbolli shkodran të përfaqësohet i bashkuar në një skuadër duke qënë i bindur se në këtë mënyrë, Shkodra si qytet del më e fituar.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Basketboll

Post by Skodrinon » Thu, 28 May 2009 , 20:49

kta vajzat tash kan me sju tana o me dinamo o me tiranen o me studentin se shkodra nuk ka ekip te mdhejsh se nuk ka finance. turp

shife çfare rezultatesh te pabesushme kan arrite me ba. i kan dhane kundershtare edhe ka 120 pike diference

Faza e parë
Shkodra Basket - Lushnja 140:15
Shkodra Basket - Elbasani 104:74
Shkodra Basket - Skenderbeu 135:44
Shkodra Basket - Flamurtari 100:46
Shkodra Basket - Vllaznia 110:37
Shkodra Basket - Apolonia 87: 30
Shkodra Basket - DHL 103:55
Shkodra Basket - Tirana 102:72

Faza e dytë
Shkodra Basket - Lushnja 102: 18
Shkodra Basket - Elbasani 82:83
Shkodra Basket - Skenderbeu 114:27
Shkodra Basket - Flamurtari 74:62
Shkodra Basket - Vllaznia 95:89
Shkodra Basket - Apolonia 108:43
Shkodra Basket - DHL 103:27
Shkodra Basket - Tirana 102:46

Gjysëmfinalet e titullit
Shkodra Basket-Flamurtari 108:22
Tirana –Elbasani 64:61

Finalja
Shkodra Basket-Tirana 72:46

Post Reply