Lajme nga Liga Superiore

Diskutoni rreth ecurise , rezultateve , etj. të Kampionatit Shqiptar

Moderators: GOLDIAN, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 23:06

Vila e magjeps, për Dinamon është “Lamtumirë titull”
13 Prill Dinamo “humbet rrugën” e titullit. Tashmë, diferenca me Tiranën e Vllazninë shkon në -7 dhe duket se vetëm një mrekulli mund ti rikthejë blutë në luftën për trofeun më të rëndësishëm të sezonit. Kampionët munden 2-1 në “Selman Stërmasi” nga Teuta e Sulejman Starovës. Përmbysje spektakolare në sfidën e djeshme. Miqtë kthejnë gjithçka në avantazh të tyre brenda 45-minutëshit të dytë pas 1-0 të pjesës së parë të fituar nga Dinamo. Ndeshja nis e shpejtë dhe me ritëm, por entuziazmi në shkallët e stadiumit është i vakët. Nuk është e çuditshme. Në fushë ndeshen skuadra që të paktën gjatë këtyre viteve të fundit, tifozët që i mbështesin janë të paktë në numër. Me tre mungesa të rëndësishme si Diop, Allmuça dhe Bakaj, trajneri Muça e ndjen se skuadra duhet të tregohet shumë e kujdesshme. Megjithatë, sulmet nuk mungojnë. Edhe rastet nuk janë të pakta, fillimisht me Plakun e më pas me Nikoliç, por që nuk tregohen të saktë. Miqtë nga ana tjetër kanë një supermesfushë. Alikaj, Dosti e Vila janë gjithmonë të rrezikshëm për vendasit, në një kohë që Mile në sulm sjell jo pak përshtjellim. Muça e Starova janë të dy në këmbë dhe japin orientime për lojtarët e tyre. Në të 37’, kampionët kalojnë në avantazh. Është Poçi që ekzekuton në mënyrë perfekte një goditje dënimi nga rreth 25 m dhe sfera përfundon në trekëndëshin e Vashakut. Durrsakët përpiqen të reagojnë, por nuk e kanë të lehtë. Pjesa e parë nuk ka më histori dhe mbyllet me fitoren e bluve, 1-0. Fraksioni i dytë nis më mirë për “djemtë e detit”. Në të 54’, Vila bën gjithçka mirë në hyrje të zonës dhe me të djathtën godet fuqishëm duke gjetur trekëndëshin e Kotorrit që nuk i mbetet gjë tjetër veçse të nxjerrë topin nga rrjeta, 1-1. e gjithë pankina është në këmbë. Starova bën 30 metra vrap dhe së bashku me lojtarët festojnë përpara pankinës së Dinamos. Vetëm një minutë më pas, del Alikaj për Stafën. Në të 60’, Starova vendos të ndryshojë sërish. Del Mile për Bespallën. Muça duket i shqetësuar dhe i kërkon skuadrës të sulmojë me forca të shumta. Rastet nuk mungojnë, në një kohë që miqtë mbrohen mirë. Në të 85’, tekniku i bluve hedh edhe kartën e fundit. Romero për Çapjen. Vetëm një minutë më pas, durrsakët shënojnë sërish. Kundërsulm i shpejtë dhe Muçollari kroson për Vilën në zonë që me kokë gjen sërish rrjetën, 1-2. Starova shkon sërish para pankinës së bluve dhe pasi puth Vilën, përshëndet edhe tifozët. Këta të fundit janë në ekstazë. në të 88’, Jusufi hyn në vend të Nikoliç. Kërkohet barazimi deri në sekondat e fundit, por rezultati nuk ndryshon. Dinamo mbetet në vendin e tretë me 47 pikë, ndërsa Teuta i afrohet vendit të katërt, vetëm tre pikë më pak se Shkumbini.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 23:07

Muça I jep lamtumirë titullit: U larguam përfundimisht
13 Prill Pas përfundimit të ndeshjes së djeshme, trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça, shprehet se arsyeja kryesore e humbjes ndaj Teutës, ishin mungesat e shumta. “Normalisht që ndikojnë, pasi lojtarët e rinj që u aktivizuan, nuk kanë luajtur shumë me njëri-tjetrin dhe kanë probleme harmonizimi mes tyre. Arritëm që të kalojmë në avantazh dhe ta ruajmë në pjesën e parë. Më pas, pësuam dy gola duke e humbur këtë ndeshje. Tashmë, na mbetet që të fokusohemi te ndeshjet që na presin në vazhdim”, flet Muça. A jeni larguar nga lufta për titull? “Normalisht që jemi larguar pasi nuk janë pak shtatë pikë. Megjithatë, fillimisht ishim larg dhe synonim Kupat e Europës, më pas u afruam me titullin duke synuar edhe këtë. Vazhdojmë të qëndrojmë brenda objektivave që kemi” përfundon prononcimin e tij për mediat, trajneri i Dinamos, Shkëlqim Muça.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 23:07

Peqini më pranë… Europës
13 Prill Ashtu sikurse dhe ishte parashikuar, takimi në fundjavë nuk ka qenë i lehtë për të dy ekipet. Nëse peqinasit e kanë ende një shans për të hyrë në histori, kupën e Shqipërisë, për Besën, ngushëllimi më i mirë do të ishte pozicionimi në vendin e katërt. Por duket se peqinasi i kanë sfiduar në të dy rastet kavajasit, ku pas eliminimit në shtëpi të tyre, i kanë mundur edhe në Peqin, duke mos i lënë shanse për vendin e katërt. Pjesa e parë ka qenë një kopje e të gjithë takimeve në Peqin, një 90-minutësh me raste të shumta dhe nga ana tjetër Llani, që nuk është vënë në provë asnjë herë. Meritë e peqinasve ka qenë, se e kanë zgjidhur takimin shpejt lojën, me një gol që ka ardhur nga koka e të riut Mustafai, që do të tregojë se vërtetë po kalon një formë të mirë. Mirëpo vetëm kaq, pasi rastet e tjera kanë qenë vetëm për kronikë dhe jo për ndryshim rezultati.

Pjesa e dytë duket se i ka zgjuar disi miqtë, të cilët kanë menduar se peqinasit nuk do të kërkojnë të harxhojnë më shumë energji dhe nuk kanë guxuar të sulmojnë. Ndonëse kanë patur grintë, kavajasit nuk kanë mundur të venë në rrezik serioz portën e Llanit, duke e lënë rrjetën e peqinasve të paprekur. Për peqinasit, fitorja ka vlerat e tre pikëve dhe vendit të katërt, ndërsa miqtë kanë dalë plotësisht nga objektivat e tyre. Por takimi ka patur edhe aspektet e veta jo të këndshme, teksa loja ka qenë në disa momente me përplasje dhe ndërhyrje cka ka bërë acarime të ndryshme të lojtarëve në fushën e blertë mes njëri tjetrit dhe e ka detyruar gjyqtarin Meta, të nxjerrë disa herë kartonin e verdhë. Në fund, drejtuesit kavajasit kanë qenë më të zhgënjyerit në këtë takim, teksa në fund, drejtori teknik është treguar tepër i ashpër për gjyqtarët e takimit, por edhe më tej me drejtuesit peqinas, teksa nuk ka nguruar të thoshte nëse do të duheshin edhe emra shkaktarësh të këtij takimi jo shumë normal. Pas këtij suksesi, tashmë peqinasit duhet të përgatiten për ndeshjen e kupës, ku duhet të udhëtojnë drejt Vlorës në mesjavë. Tashmë duket më e prekshme, që peqinasit të arrijnë objektivat e tyre në të dy kompeticionet.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 23:08

Tension në Bilisht, gjyqtari nxjerr tifozët nga stadiumi
13 Prill “Për herë të parë një fitore më bën me “zemër””. Kështu është shprehur pas ndeshjes së fituar në transfertë trajneri i kurbinasve Martini. Nga ana tjetër, Meraku ka thënë vetëm se nuk ishte e thënë të merrnin qoftë dhe një pikë në takimin e kësaj jave. Megjithatë, duke ardhur tek ndeshja duhet thënë se Martini duke luajtur me një Malo të deklaruar në sulm ka treguar se edhe i trembej bilishtarëve. Megjithëse Mustafarajt nga e djathta e Shazivarit nga krahu tjetër i mesfushës u kërkohej të ngjiteshin nga krahët tek Malo. Ashtu siç kërkonte të bënte të njëjtën gjë edhe me Nimanin pas tiranasit të sulmit kurbinas. Në mesfushë Xhetani do të luante topin, ndërkohë që Ballën e kishte vendosur diku pas tij për të prishur ofensiven bilishtare. Të tjerët ishin ne vendet e tyre. Nga ana tjetër, Meraku kishte lënë Avdon të majë e Valentine në shërbim të tij. Ndërkohë që Ohadero do të luante edhe në këtë ndeshje topin, kurse Biba në të shumtën e rasteve ka qenë më shumë pranë Valentine se sa në krah të nigerianit të mesfushës. Kur pjesa e parë kishte edhe 11 minuta për tu mbyllur kurbinasit kanë shënuar. Më shumë se goli, bilishtarët e kanë ndjerë humbjen kur nga loja janë larguar Ohadero e Nino, edhe për atë se një lojtar si nigeriani ka hapur një gropë të madhe në mesfushën e kësaj skuadre. Gjë e cila nuk ka ndodhur me ekipin e Martinit pasi stoli i kësaj skuadre kishte lojtarë të tjerë më peshë. Mjafton të thuash se nga stoli e kanë nisur lojen Ivanaj, Tanushi, Lini e Shytani dhe kupton se dhe Martini e ka të vështirë me cilët ta nisë lojën. Gjithësesi, goli i Maçollit i ka bërë bilishtarët të mendonin të paktën një pikë. Por, largimi me dy të verdha i Myterozit ka hapur një tjetër grup në këtë skuadër aq sa nga fundi i lojës më shumë vështërsi kanë arritur të orientohen në fushën e lojës. Edhe për atë se forcat në fushë janë prishur. Sepse bilishtarët kishin jashtë fushe dy lojtarë, kurse kurbinasit një. Megjithatë, pas golit të Maçollit, Martini nuk ka lënë “gurë” pa lëvizur, teksa ka lëshuar në lojë që nga Tanushi, Ivanaj e Lini. Duke treguar hapur se nuk mund të kthehej në “shtëpi” pa tri pikë. Dhe i kanë ardhur në fundlojë atëherë kur dhe vet ishte bërë me “zemër”. Sidoqoftë ia ka dalë edhe sepse ka një ekip që për hir të së vërtetës duhet pranuar se kurbinasit nuk e kanë pasur kështu prej vitesh

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by GOLDIAN » Mon, 13 Apr 2009 , 10:04

kur te fillojne dinamo me ba loj te ndyte
i perjashtuar

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 13:48

Partizani/ Derbi me Tiranën shihet si stimul për kthesën
Katër muaj kthim prapa për të kuqtë
Dy humbje radhazi në kampionat: s’ndodhte prej 18 javësh


Nën ndikimin e gjykimeve jo në nivel të “xhaketave të zeza”, apo edhe nga përballimi i impenjimeve të ngjeshura prej 3 ndeshjesh brenda 6 ditëve, Partizani ka bërë një kthim prapa prej katër muajsh. Zhgënjimi i radhës që erdhi në Shkodër regjistroi humbjen e dytë radhazi për të kuqtë në kampionat dhe të tretën nëse llogaritet sfida e Kupës së Shqipërisë. Gjithçka është fiksuar në harkun e një jave aspak të lehtë për skuadrën e Duros, si në aspektin e nivelit
të kundërshtarëve, ashtu edhe në planin psikologjik, që u rëndua sidomos pas eliminimit të së mërkurës nga
kompeticioni i dytë kombëtar. Në horizont, tashmë është derbi me bardheblutë. Sfidë tepër e ndjerë, që në një farë mënyrë do t’i japë fund “periudhës së ferrit”, në të cilën të kuqtë kanë pasur në program për t’u ndeshur me skuadrat e kreut të renditjes.

Pas 18 muajsh
Dy humbje njëra pas tjetrës për Partizanin në këtë sezon të Kategorisë Superiore nuk regjistroheshin saktësisht prej
4 muajsh e 11 ditësh. Hera e fundit ishte saktësisht 1 nëntori 2008, kur skuadra e kuqe, gjatë premierës së Duros në
stol, pësonte disfatën me Shkumbinin (0-2) që i bashkëngjitej të njëjtit rezultat të arritur në derbin e javës
paraardhëse me Dinamon. Praktikisht, nga atëherë e deri në duelin e përpara një jave ndaj bluve, Partizani kishte pësuar 4 humbje, por kurrë në seri. Kurioz është fakti se ashtu si në dy disfatat e mëparshme, edhe këtë radhë një prej humbjeve ka ardhur në derbin kryeqytetas përballë dinamovitëve. Momenti Pavarësisht paraqitjes pozitive që bëri në derbin ndaj Dinamos, apo edhe me Flamurtarin, fakti është që për Partizanin bëhet fjalë aktualisht për një nga momentet më të vështira të sezonit. Ndonëse nuk ka të krahasuar me atë të fillimit të kampionatit, kur u siguruan vetëm 5 pikë në 8 javë. Në Shkodër erdhi një humbje pa shumë justifikime, ndonëse sërish në mes ka
qenë një penallti e panumërt në dëm të Shehit me shokë, që u akordua nga gjyqtari Jareci disi me tepër bujari.
Gjithsesi, trajneri Duro nuk ka dashur të komentojë më gjykimin, teksa është detyruar të pranojë hapur: “Vllaznia
e meritoi fitoren”.

PËRGATITJET
Nis sot java e derbit

Pasi ka shijuar pushimin e së dielës, skuadra e kuqe do t’i kthehet sot përgatitjeve, duke u fokusuar totalisht te derbi me Tiranën, që në këtë pikë shihet si stimul për rikthim te suksesi. Duro u ka lënë takim lojtarëve për në ora
16:30 në ambientet e klubit, aty ku do të marrë start zyrtarisht java e derbit. Me grupin pritet të bashkohen edhe dy mbrojtësit, Tafaj e Malota, të cilët munguan në sfidën e së shtunës në “Loro Boriçi”. Lezhjani vuajti pezullim, ndërsa tiranasi ishte i dëmtuar dhe vetëm sot do të fillojë punën normalisht, me synimin për të qenë i gatshëm ndaj Tiranës

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:32

te lumt goja me ket lajm mos skodrinon.

jam i bindun se nese partizani lot fort ,edhe mund ta fitojn ndeshjen.

mandej nuk duhet ta harrojm qe ndeshja do kete ma shum tifoza te partizanit ,sepse partizani ne tirane ka ma shum tifoza se tirana

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:33

Tirana, jashtë fushe nuk je Më… “e para”
14 Prill Halili shpall luftë të hapur klubit



Asambleja

Sot në orën 17:00 do të zhvillohet asanmbleja e Tiranës e parashkikuar nga grupi nismëtar në një nga sallat e konferencave në ambientet e hotel Tirana Internaciaonal. Kjo asanmble që do të zhvillohet sot pasdite do të marrë disa vendime përsa i përket drejtuesve të ardhshëm të klubit por këto vendime do të jenë të pa miratuara nga klubi i Tiranës.



“Asambleja e Tiranës duhet të mblidhet dhe kjo është diçka që e vendos kryesia e klubit dhe jo bashkia, që edhe pse me statusin juridik si pronare e ligjshme e klubit të Tiranës nuk e shoh të logjikshme pse duhet të mos lejojë zhvillimin e kësaj asanmbleje që nuk është një nisëm e imja por e një grupi nismëtar të përbërë nga 1/3 e antarëve të përgjithshëm të asanmblesë së Tiranës”, Ishin këto fjalët e donatorit Halili në emisionin sportiv të ditës së shtunë në “Skaner kampionat”. Donatori i Tiranës, foli hapur për të gjithë problematikën e pjesës së drejtimit të skuadrës duke i veçuar këto ekipi dhe futbollistët për të cilët, Halili garantoi se deri në përfundim të këtij sezoni ana finaciare nuk do të mungojë dhe konfliktet mes donatorëve nuk kanë pse prekin në asnjë lloj forme skuadrën apo stafin teknik. “Problemet mes donatorëve nuk ndikojnë në ecurinë e skuadrës dhe për këtë dal unë garant pasi këto nuk janë probleme që janë shfaqur tani por kanë kohë dhe ekipi është në vënd të parë. Gjatë kësaj kohe i kemi qëndruar pranë skuadrës dhe ana financiare nuk ka munguar dhe nuk do të mungojë. Buxheti në total i këtij, këtu i referohem kontratave të lojtarëve është rreth 970 milionë lekë të vjetra, duke përjashtuar kontratat e Mukës, Patushit, Rrudhos dhe trajnerit Agustin Kola. Për tu rikthyer sërish te nisma për grupit nismëtar për të mbledhur asanmblenë, unë jam i mendimit që parimisht kjo asanmble duhet të zhvillohet në të mirë të klubit të Tiranës, në mënyrë që ky ekip të menaxhohet më mirë në të ardhmen dhe pse jo të mos pretendojmë që të hedhim ndonjë hap më tepër në përballjet europiane duke kaluar ndonjë tur më tepër se çkemi bërë deri tani. Bashkia e Tiranës, është pronari i ligjshëm i klubit të futbollit Tirana por i ka deleguar pushtetin shefit të klubit që punon kundër nesh edhe është totalisht i paaftë. Nuk kam asgjë kundër kryetarit të bashkisë Edi Rama, pasi ai nuk ka kohë të merret personalisht pasi ka obligime të tjera, por e ritheksoj me shefin e klubit që punon kundër nesh. Kryetarin e bashkisë gjej rastin ta falenderoj për kontributin e dhënë për Tiranën në rastin konkret për fushën që sponcorizoi në Skënder Halili, që është një fushë model.

Asanmbleja - “Asanmbleja që do të mblidhet është e parashikuar në statut, të cilin e kam lexuar dhe jam në dijeni. Në këtë asanmble që nuk duan të bëhet dhe nuk i kuptoj arsyet pse, më kanë thënë që moto e kësaj asanmbleje është “Bashkohuni donatorë” dhe më pas reformimi i antarësisë së njerzve që duhet të kenë këtë status në të ardhmen. Ka shumë nga ata antarë që aktualisht e kanë këtë status e nuk meritojnë ta kenë pasi kanë konflikt interesash, disa janë pjesë e federatës shqiptare të futbollit, disa të tjerë, rasti i Shkëlqim Muçës, me gjithë respektin që kam por është trajner i Dinamos apo dhe të tjerë që nuk jetojnë më, e nuk mund gëzojnë shendet të mirë për të qenë prezent në këtë asanmble. Mua më kanë njoftuar që kjo asanmble do të mblidhet dhe unë do të jem prezent siç do të ishte mirë që të ishin të gjithë donatorët e Tiranës prezent. Në këtë asanmble do të diskutohet se kush do të jenë ato që do të drejtonë Tiranën në të ardhmen pasi pakti i arritur gjatë verës për ta drejtuar skuadrën secili nga ne për një sezon futbollistik është prishur pasi Papuli nuk ka hedhur kontributin që i takon dhe në këtë formë nuk vlen ajo që vendosëm para se të startonte ky vit fubollistik. Asanmbleja është ajo që vendos se kush do të drejtojë skuadrën dhe jo bashkia. Këtë e parashikon statuti dhe ishte asanmbleja ajo që na vendosi ne si donatorë para 4 viteve”, ka deklaruar ndër të tjera donatori i Tiranës Halili i cili ka sqaruar dhe statusin e tij si drejtues i klubit bardheblu duke theksuar se nuk është president apo kryedonator i këtij klubi por thjesht donator

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:34

Thirrje sportive Edi Ramës “Kryetar jeto ndonjëherë në… Tironë”
14 Prill Sulmi pa asnjë “dorezë” i një prej donatorëve të Tiranës, Refik Halili, kundrejt institucionit të klubit Tirana është shoqëruar me një sërë dyshimesh administrative dhe morale në një histori bardheblu, e cila tashmë duket në pikën zero. Një meditim i gjatë në lidhje me atë që po ndodh, në atë që ne vetë shpesh duam ta quajmë “simboli i një klubi futbolli në Shqipëri”, të dërgon në një përfundim shumë të thjeshtë dhe të qartë: njeriu i cili është de fakto “presidenti” i klubit të futbollit Tirana, Edi Rama, në mos nuk është një dashamirës i këtij sporti dhe i skuadrës që posedon, por gjithashtu nuk ka as kohën e as dëshirën për tu marrë me atë pjesë të qytetit, që ata tiranasit e vjetër, me shumë dëshirë dhe krenari e cilësojnë “Tironë”. Dhe duke qenë se është i vetmi që mban përgjegjësi (ai dhe Bashkia, institucioni që drejton) atëherë vetëm ai mund t’I japë një zgjidhje. Administrative, zyrtare!

Refik Halili, pasi ka paguar një faturë të majme (ëndërrimtare për një njeri me të ardhura të zakonshme) tani kërkon “drejtësinë”. E kuptueshme… deri diku. Pra, ndihet i prerë në besë. Por Halili e ka pasur shumë të thjeshtë zgjedhjen. Askush nuk e ka imponuar që të hedhë paratë e gjakut të tij (absolutisht të tij) në një klub ku sipas tij “nuk funksionon asgjë”. Për më tepër eksperienca prej katër vjeçare si donator me të drejta të njëjta me tre të tjerat, duhet t’i kishin dhënë të kuptonte se ky klub “sipas tij nuk do të bëhet më kurrë”. Dhe së fundmi lumit të akuzave mund t’i kishte dhënë një fund krejtësisht të logjikshëm: “Mbajeni me shëndet Tironën tuaj”. Nuk e bëri, qoftë për sedër e qoftë për inat. Qoftë sigurisht edhe për dëshirën që ta shohë “Tironën” sa më mirë.

Një reagim shumë normal pritej sot edhe nga Bashkia e Tiranës. Pas akuzave për shefin e klubit, sigurisht që akuza kryesore binte mbi institucionin. Institucion i cili së paku duhet të kishte dënuar “vrerin” ndaj vetvetes. Pra, një partner që e akuzon. Së paku duhet t’i kishte thënë “partnerit” : “Nuk jemi më partnerë”. Por Bashkia nuk ia thotë dot! A thua vetëm se nuk ka kohë? Apo ndoshta se ato paratë e hedhura me aq zell nga Halili i shijojnë?!

Gjuha e përdorur nga Halili nuk ka qenë e këndshme për tu dëgjuar. Sepse fundja ai dhe Bashkia në “letër” duhet të kenë të njëjtin qëllim: Ta shpallin “Tironën” kampione! Dhe kjo nuk është rruga më e mirë.

Për t’i dhënë fund kësaj, mjaftojnë vetëm pak minuta kohë nga fushata e ethshme e Edi Ramës. Sepse duke i dhënë zgjidhje kësaj katrahure “bardheblu” jep edhe një shembull për të ardhmen e tij si ndoshta një lider qeverisës në gjithë Shqipërinë. Që edhe sporti duhet të ketë “hapësirën” në këtë politikë bërje kaq “immpenjative”. Dhe nëse Rama nuk e bën me “Tironën”, a thua do ta bëjë me gjithë Shqipërinë?!

Rruga drejt zgjidhjes i përket vetëm atij. Me diplomaci, “nën dorë”, zyrtarisht, “me letra” apo jo. Deri tani ka vetëm një “Tironë” që është e para në fushë, dhe një tjetër që rrezikon “play out jashtë fushe”. Çudi, në të dyja ratste ka të njëjtin titullar. Jetojmë në “Tironë”, gjithçka mund të ndodhë!

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:34

Kola: Problemet? Nuk kanë ndikuar në skaudër
14 Prill Problemet mes donatorëve apo dhe problemet e donatorit Halili me drejtuesit e klubit, për trajnerin Kola nuk kanë influencuar aspak në ecurinë e skuadrës. “Këto probleme nuk kanë ndikuar absolutisht në ecurinë e skuadrës. Ana finanaciare nuk ka munguar dhe donatori Halili ka paguar rregullisht skuadrën e gjithashtu dhe donatorja Ngjela me përqindjen e saj. Këto probleme që kam dëgjuar nuk kanë influencuar te skuadra që vazhdon punën e saj për të arritur objektivat. Nëse nuk do të paguhen lojtarët e mi atëherë do të quhej problem por donatori Halili ka qenë mjaft korrekt nga ana financiare dhe gjërat ecin në rrugën e duhur. Nesër(sot) unë do të jem prezent në asanmble pasi jam rritur në këtë klub dhe kam statusin e antarit dhe jam gjithmonë i gatshëm sa herë bëhet fjalë për të mirën e këtij klubi” shprehet trajneri i Tiranës Agustin Kola.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:43

Provojeni dhe ejani në Kavajë…”
14 Prill Presidenti i Besës direkt në “Skaner”: Peqini mos të guxojë më të vijë të luajë në fushën tonë, pas asaj që ndodhi



Presidenti dhe klubi i Besës kanë qenë shumë të zemëruar nga ajo që ka ndodhur në ndeshjen Shkumbini-Besa. Sipas tyre, njerëz të zakonshëm dhe me pushtet kanë ushtruar dhunë dhe presion gjatë gjithë 90 minutave. Nuk është hera e parë që ka fërkime mes këtyre dy klubeve. Ndeshja e fazës së parë në Peqin u shndërrua në një betejtë të vërtetë në tunelin e dhomave të zhveshjes, ku trajneri Daja, kapiteni Kuli dhe deputeti Sula u përfshinë madje edhe në ngritje të rënda duarsh. Në ndeshjen e dytë në Kavajë një stadium i tërë ofendonte drejtuesit e Peqinit, ndërkohë që surpriza erdhi në Kupë ku Shkumbini eliminoi skuadrën e Besës me një autogol në minutat e fundit. Menjëherë pas ndeshjes të së shtunës presidenti Bizhdili ka dalë në linjë telefonike në emisionin “skaner Kampionat” ku ka deklaruar: “Mos të guxojë më Peqini të vijë në Kavajë. E dimë ne se çfarë do tu bëjmë”. Sa mirë që vizita e ardhshme e peqinit është shumë larg. Sezonin e ardhshëm.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:44

pra ketu shihest shume qarte se vetem fshf e ka fajin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:44

Kavaja: Mbroni futbollin nga njerëzit e papërgjeshëm
14 Prill Drejtori teknik i Besës, Kaja, akuzon deputetin Sula: “Bënte presion dhe e mbante dorën te pistoleta”



“Humbëm dhe kjo ishte gjëja më e zakonshme, që mund të ndodhte me Besën në fushën e Peqinit”. Me këto fjalë e nis rrëfimin e tij drejtori teknik i skuadrës kavajase, Gentian Kaja. “Në humbëm jo se nuk dimë të luajmë futboll, por na mposhti dhuna e drejtpërdrejtë nga deputeti Dashnor Sula, që njihet se çfarë influence luan te kjo skuadër. Ka qenë Sula ai, që ndaj disa prej lojtarëve të Besës, veçanërisht atyre kosovarë Liridon Leci, Fitim Haliti dhe Driton Krasnqi, nënvizon drejtori i verdhezinjëve, ka përdorur fjalë kërcënuese, pa llogaritur këtu fjalorin banal në ambientet e brendshme të stadiumit, ku qëndronte me dorën në vendin ku mbahet pistoleta, që për fat të mirë nuk i shkrep, se do ishte bëra nami.

Humbja - Disa nga arsyet e tjera përse Besa e humbi ndeshjen - argumenton drejtori teknik Gentian Kaja, që ka qenë i vetmi person i autorizuar nga presidenti i Besës Nexhat Bizhdili, të flasë publikisht edhe në konferencën për shtyp të pas ndeshjes - është edhe njëanshmëria totale e arbitrave. Tkurrja e frika e tyre përballë presionit të vendasve, u pa në fushë nga vendimet e tyre. Ndëshkimi me kartona vetëm i lojtarëve të Besës dhe jo i atyre vendas që provokonin ndërhyrjet e rënda, bëri që loja të ndërpritej shpesh dhe tensioni në fushë e jashtë saj të rritej ndjeshëm”.

Reagimi – “Biseduam gjatë pushimit të ndeshjes me presidentin e ekipit Nexhat Bizhdili, sepse kushtet e trysnisë dhe presionit, na bënin të mos e nxirrnim ekipin në fushë të luante pjesën e dytë. Por duke llogaritur faktin, që situate nuk ishte nën kontroll dhe për të respektuar futbollin e tifozët, dolëm edhe pse më bindjen e paturndur, se ndeshja ishte humbur. Mua më vjen keq, që prezent gjatë incidenteve në tunelin që të çon për të dhomat e lojtarëve ishin edhe vëzhguesi e delegati i FSHF-së, të cilët jam habitur se si mbyllnin sytë e nuk reagonin para asaj situate. Madje ne, stafit teknik të Besës na impononin të rrinim pa bërë asnjë lëvizje në pankinën tonë. Edhe dalja ime jashtë - vazhdon Kaja - ka ndodhur prej debatit të ashpër që kam patur me delegatin e FSHF-së, vetëm sepse i kam kërkuar atij që të ndërhynte, të shkruante në realacionin e tij atë që po ngjiste. Informova presidentin Bizhdili, ndërsa ai ka marrë menjëherë kontakt me presidentin e FSHF-së, z.Duka. Ky është rasti i 3-të që ndodh me skuadrën tonë. Po dal hapur dhe po flas me sinqeritet, i zhveshur totalisht nga frika edhe për faktin se jam një person, që kam luajtur afro 10 vite me Shkumbinin. Eshtë turp për futbollin që nuk frenohen të tilla skena të përsëritura me dhjetra herë. Të gjithë e dinë - shprehet Kaja - se çfarë ndodhi në ndeshjen e fazës së parë, që e humbëm po 1-0. Nga i njëjti person që është i mbrojtur nga imuniteti i deputetit, e kanë pësuar ish-traineri i Besës Ilir Daja dhe kapiteni Bekim Kuli. Vetëm në takimin e parë çerekfinal të kupës, ku nuk ka qenë present deputeti Sula, çdo gjë shkoi më normalisht”.

Apeli – “Po e mbyll dhe me kortezinë e zakonshme, që e ndesh gjithnjë në Peqin. Ftesa për kafe pas ndeshjes ishte hipokrizia më e madhe - u shpreh drejtori Kaja - ftesë të cilën ndryshe nga rastet e tjera, nuk e pranuam kurrsesi. U bëj thirrje të gjitha organeve kompetente, madje u drejtoj atyre një apel: “Mbroni futbollin nga njerëzit e papërgjegjshëm”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:46

un nuk e di pse se hekun ket sulen.

nuk ka ndodh ne bote ndonjehere qe presidenti me pisrtolete te bajn ligjin ne fushe :lol: :lol: :lol:

armando duka ,nuk mundet te kaper me dash sulen
:D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:47

Tre të rinj për t’u shënuar
14 Prill Shtupina, Mustafaj dhe mbi të gjitha Vila. Kush tha që kampionati shqiptar nuk prodhon?!



Të gjithë ata që mendojnë se kampionati shqiptar nuk prodhon talente po marrin goditje javë pas jave. Përveç faktit që skuadra U-21 ka një ekip që luan një fuboll tërheqës dhe që është e përfshirë nga futbollistë që luajnë në Shqipëri, treshja e cila u dha fitoret skuadrave respektive gjatë kësaj fundjave detyrimisht duhet vënë ne evidencë.

Shtupina – talenti shkodran po trajtohet me shumë kujdes. Drejtuesit e Vllaznisë nuk i japin përgjegjësinë e një lideri sepse 18 vjeçari do ta kishte të vështirë ta administronte. Megjithatë po luan mjaftueshëm për të treguar vlerat. Një mesfushor krahu i avancuar, i cili edhe këtë radhë ka shënuar kundër Partizanit. Për tu parë.

Vila – tashmë është një realitet. Mund të jetë zbulimi i kampionatit. Një lojtar që luan kudo në mesfushë, madje edhe në sulm. Gjuan portën dhe shënon me një rregullsi që i mungon futbollistëve jo sulmues të këtij kampionati. Luan me skuadrën U-21 megjithatë ka nga ata që thonë se mund të provohet edhe në përfaqësuese. Starova mbi të gjitha. “Çfarë duhet të bëjë më shumë ky djalë që të veshë fanelën e përfaqësueses së madhe?!”, tha tekniku i durrsakëve pas takimit me Tiranën.

Mustafaj – sulmuesi i Shkumbinit ka dy vite që evidentohet. Ka një talent të padiskuteshëm, por uljet e ngritjet sidomos në mënyrën e të sjellurit i kanë shkaktuar probleme. Titullar te skuadra U-19 e Shqipërisë dallohej për karakterin e vështirë dhe për kartonët e kuq që merrte. Bushati në U-21 hë për hë nuk e preferon. Megjithatë është një nga ata talente që me pak kujdes mund të shdnërrohet në lojtarë të rëndësishëm të futbollit shqiptar edhe në nivele ndërkombëtare përfaqësimi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:51

Patushi nuk e diskuton fitoren

Kupa është objektiv i rëndësishëm. Do të tentojmë ta mbyllin që në sfidën e parë”

Mesfushori, i bindur se bardheblutë do të marrin rezultat pozitiv në Shkodër



Tirana la pas entu
ziazmin e fitores së
thellë ndaj Elbasanit
dy ditë më parë, për të menduar
tashmë për përballjen e së
mërkurës ndaj Vllaznisë, në
kuadër të ndeshjes së parë
gjysmëfinale të Kupës së Shqipërisë,
ku synimi është kalimi
në finale dhe fitorja e këtij
trofeu. Pa hequr dorë për asnjë
moment nga ambiciet në kampionat,
bardheblutë janë të bindur
se ekzistojnë mundësitë
për ta fituar dhe kupën, e kësisoj
t’i bëjnë të tyret të dy trofetë
kombëtarë këtë sezon. Është
mesfushori Sajmir Patushi
ai që beson e shpreson se Tirana
do të marrë maksimumin
në fushën e “Loro Boriçit”, në
një ndeshje që matjani e vlerësoi
jo vetëm të rëndësishme,
por edhe mjaft të vështirë. Sipas
tij, në këtë përballje bardheblutë
duhet të luajnë të impenjuar
maksimalisht, me
qëllim që të marrin një rezultat,
që do ta favorizonte
skuadrën për ndeshjen e
kthimit në kryeqytet. “Padyshim,
kjo përballje do të jetë e
vështirë dhe skuadra jonë e di
këtë. Gjithsesi, nuk duhet të dekurajohemi,
por të hyjmë në
fushë me idenë për ta fituar
takimin, pasi edhe mundësitë
kualitative e fizike janë mbi
kundërshtarin. Kupa e Shqipërisë
është një objektiv, i
vlerësuar që në fillimet e saj, dhe
ne kemi arritur deri këtu me një
këmbëngulje domethënëse. Vllaznia
është skuadër e vështirë,
por unë besoj se do të marrim
rezultat shpresëdhënës që në
këtë duel të parë. Skuadra është
në gjendje të mirë dhe ka moral
të lartë, pa folur pastaj për
përbërjen cilësore të grupit
tonë, që është avantazhi ynë
në këtë sfidë, - u shpreh me
optimizëm Patushi. - Ndërsa
avantazhi i kundërshtarit
mbetet fusha, por gjithsesi ne
jemi mësuar të fitojmë dhe brenda
në ‘Loro Boriçi’. Sezonet e
fundit Tirana ka dominuar në
përballjet me Vllazninë dhe kjo
shihet si një tjetër tregues që flet
për ne. Megjithatë, duhet të
bëjmë kujdes. Ajo që ka rëndësi
është vullneti i të gjithë
grupit për të marrë maksimumin
nga kjo ndeshje, ku
mendoj se edhe barazimi na
kënaq”, theksoi mesfushori i
bardhebluve, i cili, që kur ka
ardhur në merkaton e janarit,
vazhdon të cilësohet si blerje e
goditur, për vetë faktin se i ka
sjellë skuadrës energjinë e munguar
dhe e ka bërë grupin të
ketë më shumë besim në vetvete.
Sipas “Patës”, fitorja ndaj
Elbasanit shërben si model ku
duhet të mbështetet Tirana në
javët e mbetura të sezonit, në
mënyrë që të sigurohet matematikisht
titulli. “Kemi bërë
hapa të mirë javët e fundit dhe
nisur dhe nga kalendari disi ifavorshëm, mendojmë se do ta
sigurojmë titullin në kohën e
duhur. Kjo skuadër është gatuar
për të fituar dhe ne ndihemi
krenarë që jemi pjesë e
saj. S’na mbetet gjë tjetër
veçse të tregojmë vlerat tona
të vërteta në fushën e ‘Loro
Boriçit’. Unë kam luajtur e
jam shpallur kampion më
parë me Vllazninë, por këtë
herë më duhet të bëj maksimumin
për Tiranën. Nuk
kam emocione, përkundrazi,
jam i përkushtuar që ekipi të
marrë më të mirën në këtë
ndeshje”, përfundoi Sajmir
Patushi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:53

a mor Patush MOR Patush.

si shum po han para kohet .

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Admin » Wed, 15 Apr 2009 , 13:05

Aj Bizhdili s'duhet me e pa stadiumin per vedi, e deklarata te tilla nuk i bajne mire futbollit shqiptar....
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 15 Apr 2009 , 13:37

Partizani/Të kuqtë kanë hyrë në klimën e përplasjes së fundjavës kundër bardhebluve
Tafaj: Ky derbi vlen dyfish për ne
Mbrojtësi, gati pas dëmtimit: Dihet forca e Tiranës, por duhet të fitojmë edhe për tifozët


Nga derbi drejt derbit. Dëmtimi i pësuar ndaj Dinamos, tashmë është hedhur prapa krahëve për Fatjon Tafajin, i cili pasi s’ishte i pranishëm në Shkodër, nuk dëshiron të mungojë përballë Tiranës. E prandaj është mobilizuar që të “spastrojë” edhe shqetësimet e fundit që ka në gju, vetëm e vetëm për të zbritur në fushë të shtunën në
“Qemal Stafa”. “Sigurisht është nga ato ndeshje, ku stimujt vijnë vetë – thotë mbrojtësi -, pasi dihet rivaliteti që ekziston midis dy skuadrave. Aq më tepër që neve na duhet të bëjmë kthesën, pas një periudhe jo fort pozitive. Mendoj se është sfida e duhur, ku ne mund të rikthehemi te rezultatet e vlefshme”. Si çdo futbollist i kuq, edhe Tafaji kërkon të rrëmbejë maksimumin nga ky derbi që e pret Partizanin: “Megjithatë, edhe barazimi mund të ishte rezultat i kënaqshëm, duke parë se Tiranës nuk i lejohet të bëjë hapa falsë, përderisa mund të ndikojë në garën e titullit. Sidoqoftë, si gjithmonë ne do të mundohemi të japim mbi 100%, duke e ditur rëndësinë që ka kjo ndeshje historikisht për Partizanin si klub, por edhe për tifozerinë që e pret si sfidë të veçantë”.

Shtysa
Derbi me Tiranën mund të cilësohet si një ndër ato finalet speciale që duhet të përballojnë të kuqtë deri në fund të sezonit. Tradicionalisht mund të thuhet se kush fiton këtë përballje merr edhe një shtysë të madhe në aspektin
psikoligjik e moral: “Prandaj nga ana jonë do të ketë vlerësimin e duhur, pasi e dimë që tifozët e presin me padurim
këtë përplasje, duke mos dashur humbje. Ne premtojmë që do të luajmë me përkushtim, ndonëse pastaj në fund jo gjithçka është në dorën tonë...”, ka thënë Tafaj, duke lënë të nënkuptohet se shpreson që të mos ketë ndonjë ndikim nga gjykimet, fenonem që i ka përndjekur jo pak djemtë e Duros gjatë periudhës së fundit.

Mbrojtja
Një aspekt themelor për Partizanin do të jetë me siguri edhe mbrojtja, ku pikërisht me rikthimet e Tafajit e Malotës pritet të rifitohet ajo garanci që ekzistonte të paktën përpara derbit me Dinamon. “Nuk mund të them nëse mungesat tona kanë ndikuar për keq– shpjegon Tafaji –, pasi për shembull me Flamurtarin në Kupë ata që luajtën ishin të papenetrueshëm. Gjithsesi uroj që me kthimet tona dhe bashkëpunimin e të gjithë shokëve të tjerë, Partizani të
ketë sërish atë prapavijë solide që për këtë vit 2009 ka qenë një nga armët tona më të forta”.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme nga Liga Superiore

Post by Skodrinon » Wed, 15 Apr 2009 , 13:40

Presidenti është në kryeqytet, por ende s’del me figurë
Xhani në Tiranë, lidhjet me telefon


Albert Xhani gjendet në Tiranë, madje ka krijuar edhe “epiqendrën” në barin e njërit prej hoteleve të famshëm që ndodhen afër stadiumit “Qemal Stafa”. Megjithatë, ende nuk ka preferuar të ketë kontakte direkte me lojtarë të Partizanit, apo edhe me pjestarë të stafit teknik, të cilët thuajse ia kanë harruar fytyrën. Nga burime afër klubit të kuq mësohet se e vetmja lidhje janë bisedat telefonike që ka bërë me trajnerin Shpëtim Duro, të cilin megjithatë duket se nuk e ka takuar ende. Thjesht e ka lënë me shpresën se do ta thërrasë vetë, po ashtu si edhe pjestarët e skuadrës, që gjithsesi nuk është se tani u besojnë fort fjalëve të presidentit. Por qoftë edhe sikur ta shihnin një herë Xhanin mund t’u shërbente si një nxitjeje përpara derbit të rëndësishëm të kësaj fundjave ndaj Tiranës. Ndonëse nga ana tjetër, në radhët e tifozëve ekziston frika se mos është rikthyer në kryeqytet, për ndonjë marrëveshje me rivalët e Tiranës, drejtuesit e të cilës së fundi i ka bërë “miq”...

Post Reply