Lajmet per skuadren e Vllaznise

Lajme te fundit nga Vllaznia

Moderators: GOLDIAN, Miri, vllaznia1919

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 20:15

Kuqeblutë, sot stërvitje në stadium
Ekipi shkodran do të zhvillojë sot seancën e fundit stërvitore
në kuadër të ndeshjes së radhës me Partizanin, që do të
luhet të shtunën në “Loro Boriçi, ora 16:30. Kjo seancë pritet
të zhvillohet në stadium, nga ku trajneri Dervish Haxhiosmanoviç
do të ketë mundësinë të bëjë një stërvitje taktike.
Përveç mbrojtësit Doçi të dëmtuar dhe gjithashtu të pezulluar,
të gjithë lojtarët e tjerë janë të gatshëm. Te kuqeblutë janë
lënë pas dëmtimet e shumta dhe pezullimet, gjë që e kishin
kushtëzuar ekipin në shumë ndeshje.

siguria

Para ndeshjes me Flamurtarin,
e vlefshme për javën e 25-të,
tek ekipi kuqeblu kishte pasur
probleme me gjetjen e golit, kjo
si rrjedhojë e mungesës për
disa ndeshje të sulmuesit kryesor,
Vioresin Sinani, i cili tashmë
e ka kaluar dëmtimin. Por
duket se reparti sulmues me
dyshen Sinani-Sukaj, janë siguria
e madhe e kuqebluve. Në
fitoren 4-1 në Elbasan, ata
shënuan nga dy gola.
Siguria

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 20:16

Partizani I lodhur, por mos e quani kurre “te vdekur”



11 Prill Vetë karriera e pasur në vite, fillimisht si futbollist i Vllaznisë dhe më pas edhe i bardhebluve të Tiranës, shqiptare e kanë bërë Suad Licin, mjaft të njohur në opinionin sportiv. Menjëherë pas përfundimit të seancës stervitore të djeshme, e cila u shoqërua edhe me një ndeshje kontrolli dhe ku Lici dukej qartë se është i planifikuar të luajë si titullar, në krahun e majtë të mbrojtjes, lojtari prononcohet pwr gazetwn në lidhje me takimin e së shtunës, i cili do të luhet në stadiumin Loro Borici përballë Partizanit. “Për mendimin tim, dhe këtë ia kam thënë edhe shokëve të mi të skuadrës, Partizani duhet vlerësuar në maksimun, pasi ndryshe nga pozicioni qw mban nw tabelën e klasifikimit, flitet pwr një skuadwr që di të luajë futboll dhe këtë e ka treguar më së miri edhe ndaj ndesh, madje edhe këtu brenda në fushën tonë, ku kemi fituar me shumë vështirësi në fundin e takimit”, thotë Lici, që me këtë rast kërkon të karikojë skuadrën, 24 orë përpara ndeshjes. Në të njëjtën kohë, teksa flet për kundërshtarin, mbrojtësi i krahut të majtë të kuqebluve, nënvizon edhe faktin që Partizani luajti të mërkurën ndaj Flamurtarit, gjë qw normalisht duhet t’i ketë dhënë ndonjë sforcim në aspektin fizik, por pse jo edhe psikologjikisht, pas atij eleminimi me probleme të gjykimit. Dhe nëse ka ndonjë avantazh në këtë mes, sipas Licit është vetëm nw kwtw aspekt, që Vllaznia mund ta shfrytëzojë. Gjithsesi, Lici është i mendimit se Partizani do të bëjë më të mirën e tij në Shkodër, pasi pozitat e tij e detyrojnë të japë maksimumin për të kërkuar pikë, ndaj tolerimi do tw ishte vetwrasje.

Ndeshja - Kur pyetet në lidhje me parashikimin e rezultatit të ballafaqimit të nesërm, Lici edhe pse e vlerëson maksimalisht kundërshtarin, nuk e vw nw dyshim fitoren e skuadrws sw tij. “Nuk ka asnjë kuptim, nëse nuk deklaroj se fitorja do të jetë e jona. Për këtë jemi përgatitur me shumë seriozitet gjatë të gjithë javës dhe jam i bindur se do t’ia arrijmë qëllimit, për t’iu gëzuar tre pikëve në fund të takimit”, thotë Lici, qw sipas tij, kwtw optimizëm e mbwshtet te forma shumë e mirë e skuadrës në javët e fundit. Veç të tjerash, Lici gjen rastin të flasë për shokun e tij të skuadrës, Edmond Doçi, i cili pas atij dëmtimi që pwsoi javën e shkuar në Elbasan, me sa duket nuk do të jetë më në gjendje të rikthehet në fushë, brenda këtij sezoni. Pasi shpreh keqardhjen për traumën që mori dhe i uron shërim sa më të shpejtë, Lici e sheh si shumë pozitiv rikthimin në formacion të kroatit Marko Bashiç, një prej pikave të forta të skuadrës, titullar që mungoi nw takimin e “Ruzhdi Bizhutws”, i penalizuar me tre kartona të verdhë. Por ndërkohë, besimi i tij për të dalë tw fituar në këtë ndeshje mbwshtetet edhe tek kolegët e tjerë, duke filluar tek portjeri Grima, një prej miqve të hershëm të tij dhe për të përfunduar tek kapiteni Sinani, rikthimi i të cilit në formën e tij më të mirë është garancia më e madhe e suksesit të Vllaznisë. Por duke përfunduar, Lici dëshiron të theksoj se po e pret me padurim fitimin e këtij titulli kampion, qw do t’i shtohet atyre që ka fituar me Vllazninë dhe Tiranën. E dua patjetër një titull të tillë këtë sezon, tw cilin dëshiroj t’ia dekitoj djalit tim Seadit, qw dua tw bwhet futbollist i Vllaznisë. Por krahas titullit, veterani shkodran është i mendimit, se Vllaznia po përgatitet edhe për kupën e Shqipërisë, me dëshirën për t’ia kthyer Shkodrës suksesin e vitit 1972, kur fitonte kupën dhe kampionatin.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Fri, 10 Apr 2009 , 20:17

pjalmi
i ke siper kta artikuj qi prune

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 20:18

Teoria e Sinës: Gabon Vllaznia, ne në vend të dytë
11 Prill Mbrojtësi i Dinamos: Duhet të fitojmë me Teutën që të mbajmë ritmin. Rivalët? Shkodra do ta ketë shumë më të vështirë ndeshjen se Tirana





Sigurisht që kur nis të bëjë llogari, ai nuk ka më asnjë “kod etike”. Mbrojtësi tiranas i Dinamos, Elvis Sina është një nga ata lojtarë, i cili e di se çfarë thotë. Por, nga ana tjetër nuk është nga ata që jeton në “ajër”, sepse llogaritë e tij në të shumtën e rasteve duken shumë reale. Ai nuk pretendon vendin e parë menjëherë. Madje, sipas tij, “ky kampionat do të vendoset dy javë përpara fundit. Por deri atëherë kanë mbetur edhe pesë javë, përfshirë këtë të shtunë. Dhe katër pikë janë shumë pak”, thotë Sina. Dinamo duket në rrugën e mbarë. Madje, në një rrugë aq të mbarë saqë është mëkat, nëse i thua Sinës se nuk ka shanse reale për të dalë kampione. Sepse, përgjigja e tij është shumë e shpejtë dhe në të njëjtën kohë mohuese. “Sigurisht që është e vështirë, por, - nis të bëjë llogaritë Sina, - Kanë mbetur edhe shtatë javë dhe ne jemi katër pikë nga kreu. Pra, mjaftojnë dy nga këto shtatë javë që ne të kalojmë edhe mbi kryesuesit me pikë”. Një teori shumë e bukur, por a do të mund të vërtetohet në realitet? “Nëse do ta vendosnja unë, atëherë ne duhet të dilnim kampionë”, të përgjigjet ai.



Kampionati- Kampionati, sipas Sinës ka hyrë në fazën e tij më delikate. Kështu, janë tre ekipe pretendente, përfshirë edhe Dinamon e tij. Sipas Sinës, nuk është aspak e pamundur dhe as ndonjë çudi që blutë të kapin kreun. “Mjafton një “rrëshkitje” e Vllaznisë dhe Tiranës dhe ne të fitojmë që të afrohemi akoma më shumë. Pastaj edhe presioni luan lojën e tij”, thotë Sina. Ai ka një teori të tijën për këtë kampionat.

“Unë mendoj se ky kampionat do të zgjidhet të paktën dy javët e fundit dhe atje do të mësohet se cila skuadër do të dalë kamione. Madje, sipas meje, më shpejt do të mësohet skuadra që do të marrë kampionatin, sesa ato që do të bien nga kategoria”.



Rivalët- Përsa i përket rivalëve, Sina ka një mendim shumë pozitiv. Kështu, qoftë Vllaznia e qoftë Tirana, këtë javë luajnë ndaj dy skuadrave, si Partizani dhe Elbasani, të cilat kërkojnë qëndrimin dhe do të bëjnë maksimumin për të marrë pikë në transfertat respektive. “Edhe rivalët tanë nuk është se do të kalojnë një fundjavë të bukur, - thotë Sina. Pasi, Tirana do të ketë përballë Elbasanin, një ekip që kërkon qëndrimin, ashtu si Vllaznia, Partizanin, një skuadër që duket e lehtë në letër, por që realisht është një skuadër shumë e “hidhur”. Ne e kemi provuar në kurrizin tonë dhe të kuqtë gati sa nuk na morën barazimin”. Pra, kur e pyet se cila nga rivalet direkte do të ketë më shumë probabilitet që të gabojë këtë javë, Sina të përgjigjet aty për aty: “Sigurisht që Vllaznia. Partizani është kockë e fortë. Unë e shikoj më shumë si një barazim atë ndeshje, duke parë edhe objektivin dhe mënyrën e lojës së “demave””. Dhe kjo do të thoshte me pak fjalë, “që ne do të fitojmë me Teutën dhe do të ngjitemi në vend të dytë”, vazhdon Sina.



Muça- Por, sipas Sinës, skuadra e Dinamos ka edhe një faktor plus në lojën e saj. Fjala është për trajnerin Shkëlqim Muça. Kështu, sipas mbrojtësit, trajneri Muça është një nga ata teknikë që e njeh shumë mirë kampionatin shqiptar. “E para e njeh shumë mirë mentalitetin e të gjitha skuadrave të superligës. E dyta është një trajner që ka mentalitet kampioni dhe di sesi të fitojë. Dhe këtë na e ka përcjellë edhe ne. Është me të vërtetë shumë i nevojshëm për këtë skuadër në këtë moment”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 20:20

un nuk e di pse sina nuk thote fiton vllaznia dhe shkon 6 pike siper. :D :D :D :D

i ka djeg shum dinamos kupa e shqipnise.

kur te ndeshena me dinamon kete faze,mendoj se lojtaret do rrahen.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 20:21

Partizani i Duros, jo “duarbosh” nga Shkodra


Autori: Ilir Cara
Data: 10/04/2009
Version Print


Pavarësisht vendimit emocional, Shpëtim Duro vazhdon drejtimin e të kuqve dhe po punon për takimin me Vllazninë


Në përfundim të ndeshjes shtesë të Kupës, ku Flamurtari fitoi 1-0 me një gol të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 109-të, trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, ishte shumë i mërzitur dhe për një moment deklaroi edhe largimin nga pankina e kuqe.

Megjithëse i lodhur nga gjykimet e padrejta, Duro nuk do që t’i lërë në baltë të besuarit e tij, por edhe të mos ndërpritet puna vetëmohuese që po kryhet prej kohësh. “Të tilla ishin momentet pas ndeshjes, ndoshta nuk duhet të isha aq nervoz, por e kam thënë se kjo vjen si rezultat i të gjitha gjykimeve të padrejta, që janë bërë ndaj Partizanit në këtë sezon. Mund të kem vepruar edhe në momente gjaknxehtësie.

Normalisht nuk kam thënë se do të largohem, por thashë se po më detyrojnë të largohem, por edhe po të mos ikja, e bëra me qëllimin që të mos i lë këta djem të mrekullueshëm edhe më të vetmuar. Dihet se Partizani përbëhet vetëm nga unë dhe futbollistët, pasi presidenti është larg me synimin për të rregulluar situatat, nuk kemi kryetar bashkie, ministër apo deputet që të përkrahin kudo, përkrahje e cila e ndihmon stafin teknik si dhe skuadrën. Me sa duket, disa po mundohen që ta shfrytëzojnë këtë situatë, por unë po u kujtoj që nuk është njerëzore që Partizani të goditet kështu.

Superligën ta sigurojë ai që e meriton në fushë e jo në krahë të tjerë. Kemi bërë një punë të mrekullueshme gjatë këtyre kohëve, por në shumicën e rasteve gjykimet kanë qenë në disfavor të Partizanit dhe për këtë arsye mendova që të largohesha nga skuadra,”- u shpreh dje për mediat trajneri Shpëtim Duro.

Objektivi kryesor. Sipas trajnerit të kuq, Partizani nuk kishte objektiv që të fitonte Kupën, por sigurimin e mbijetesës. Prandaj në shtatë ndeshjet e mbetura “demat” do të japin maksimumin që të mbeten midis më të mirave të kategorisë superiore.

“Objektivi kryesor është qëndrimi në kategorinë superiore. Meqenëse ne arritëm të kualifikoheshim herën e parë dhe përballë kishim një kundërshtar që ndodhet në pozita të njëjta me ne, kjo ishte arsyeja që skuadra u mundua të japë maksimumin që të kalonte edhe ndeshjen shtesë me vlonjatët.

Pra, donim të ishim ndër katër më të mirat e Kupës, jo me synimin për ta fituar këtë trofe, por për të ndikuar moralisht për vazhdimësinë e kampionatit. Në Durrës luajtëm pothuajse me Partizanin U-19, prandaj që këtu duket se për ne nuk ishte primare Kupa e Shqipërisë, por falë rotacionit dhe rrjedhës së situatave të ndeshjes, unë bashkë me skuadrën menduam të kualifikoheshim sërish,”- vijon më tej njëshi i pankinës së kuqe.

Pikë në Shkodër. Partizani ndihet i gatshëm për transfertën e Shkodrës dhe, duke ditur kushtet dhe atmosferën në stadiumin “Loro Boriçi”, të kuqtë kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ky takim. “Kupa është një kapitull i mbyllur tashmë, kështu që ne jemi përqendruar te ndeshja me Vllazninë, si dhe te sfidat e mbetura të kampionatit.

Na pret një ndeshje e vështirë, pasi dihen synimet e Vllaznisë, e cila lufton për titullin kampion. Gjithsesi, ne do të shkojmë në Shkodër për të bërë më të mirën e mundshme dhe, pse jo, të marrim edhe maksimalen. Dihet se në Shkodër luhet futboll, prandaj ne do të mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë ashtu si në ndeshjet e mëparshme dhe suksesi t’i buzëqeshë asaj skuadre që do ta meritojë në fushën e lojës.

Skuadra jonë ka gjendje të mirë dhe them se në fushën e “Loro Boriçit” nuk do të ketë diferenca të mëdha mes skuadrës sonë dhe Vllaznisë, pra shpresoj që pozicionet e renditjes të mos thonë gjë në këtë takim. Shkodranët kanë në radhët e tyre mjaft lojtarë cilësorë, luftojnë për titull, por unë shkoj në Shkodër syhapur dhe krenar, sepse në këtë stadium ke kënaqësi të luash futboll dhe, nëse skuadra luan mirë, mund të përfitojë diçka nga ky takim i vështirë. Shpresoj që të mos dalim “duarbosh” nga ky takim i radhës,”- përfundoi trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro.

Tafaj dhe Malota mungojnë ndaj Vllaznisë

Pas aventurës së Kupës, të kuqtë janë përqendruar maksimalisht te ndeshja e radhës në kampionat dhe për transfertën e Shkodrës trajneri Duro e ka pothuajse të plotë grupin. Megjithatë, në repartin difensiv do të mungojnë dy pika të forta, si mbrojtësi i ri Renato Malota, i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në derbi. I pamundur për këtë ndeshje është edhe Fatjon Tafaj, i cili ndaj Dinamos ka marrë një dëmtim në gjurin e djathtë dhe prej ditësh vazhdon të jetë nën përkujdesin e stafit mjekësor.

Të kuqtë përgatiten me dy grupe

Dje Partizani ka zhvilluar një seancë stërvitore, e cila është kryer në ambientet e klubit. Përgatitjet e djeshme janë kryer të ndara në dy grupe, ku formacioni që luajti në Durrës ndaj Flamurtarit kreu disa vrapime të lehta si dhe një seancë masazhi nën drejtimin e fizioterapistit Perli Rusi. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u përgatit normalisht në fushën stërvitore. Edhe për sot është planifikuar një seancë stërvitore, që do të kryhet në klub dhe pritet të nisë në orën 16:30.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 20:23

mos u shqeteso duro se _4 do shkoni ne tirane :lol: :lol: :lol: :lol:

Altin
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 271
Joined: Sat, 01 Mar 2008 , 16:38

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Altin » Fri, 10 Apr 2009 , 20:56

mos kujtoni se do e keni kaq te lehte
FK PARTIZONI LEGJENDA E SHQIPERIS

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 20:59

Altin wrote:mos kujtoni se do e keni kaq te lehte
se kemi te lehte e dime
po ishalla ju mundim se na duhen tre piket
i perjashtuar

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 19:37

Tani ka vetëm Tiranë dhe Vllazni
Bie Dinamo, dy kryesueset vazhdojnë deri në fund luftën për titullin
KATEGORIA E PARË
Laçi mposht dhe revoltën në Bilisht
Dahtim bën goleadë, poker me Adën
Skënderbeu bën autokritikë
KAMPIONATI
Bardheblutë hedhin ‘KO’ Elbasanin. Shkodranët mposhtin pa vuajtje Partizanin



Vllaznia ka arritur
një fitore të meritu
ar, por pa shumë
shkëlqim, përballë Partizanit,
me rezultatin 2-0. Shkodranët
kryesues nuk kishin
asnjë alternativë tjetër, pavarësisht
dëshirës së të kuqve për
të bërë diçka në “Loro Boriçi”.
Ekipi i drejtuar nga Dervish
Haxhiosmanoviç nuk shprehu
ndonjë lojë bindëse, duke
u treguar më shumë racionalë,
pasi ishte rezultati që duhej
arritur, shumë më i rëndësishëm.
Kuqeblutë dukeshin
në fushë, sikur po mendonin
për të mos harxhuar shumë
energji. Edhe loja kështu nisi,
pa grintë, ndërkohë që Partizani
i trajnerit Shpëtim Duro,
ishte vendosur mirë në prapavijë.
Gjithsesi, shkodranët
shpërdorojnë në minutat e
para, teksa Boadu fare pranë
portës gjuan jashtë. Duhej të
vinte mesi i pjesës së parë, që
të zhbllokohej rezultati. Pikërisht
ka qenë Xhejms Boadu, i
cili pas harkimit nga e djathta,
gjen të papërgatitur
mbrojtësit e kuq dhe aty përfiton
Ndriçim Shtupina, i cili
shënon golin e parë. Mesfushori
i talentuar është lojtari
“vrasës” i Partizanit, sepse ka
qenë po ky lojtar, i cili ka
ndëshkuar të kuqtë në fazën e
parë, me golin e realizuar në
minutën e 86-të, duke u
dhënë fitoren 2-1 shkodranëve.
Pas kalimit në avantazh,
kuqeblutë kërkojnë më
tepër drejt portës së Shehit.
Është mbrojtësi lezhjan, Dritan
Smajli, i cili me një sllallom
të gjatë mbërriti mrekullisht
para portierit Shehi dhe i
vetëm përballë tij bën më të
vështirën. Pas dominimit për
disa minuta të Vllaznisë,
miqtë bëhen të rrezikshëm afër
fundit të pjesës së parë. Me
anë të kundërsulmit, djemtë e
Duros duhet të kishin shënuar,
por sulmuesi korçar, Marius
Ngjela, humbi një mundësi
shumë të mirë. I lënë nga
mbrojtja shkodrane për pozicion
jashtë loje, Ngjela është
ndalur nga Grima, i cili kaloi
topin në goditje këndi.
Pjesa e dytë
Në këtë fraksion shkodranët
kanë qenë më të
“gjallë”. Nisur edhe nga mu-
ADMIR URUÇI
ngesa e freskisë fizike të Partizanit,
që vinte pas 120
minutave në Kupë kundër Flamurtarit,
kuqeblutë ishin
zotër të fushës. Megjithatë,
sulmuesit Sukaj dhe Sinani
kanë shpërdoruar shumë,
ndërsa për golin e dytë ka
menduar përsëri i riu Shtupina.
Një galopim i tij ka
detyruar mbrojtjen mike që
ta ndalë në mënyrë të parregullt
brenda zonës. Pranë
aksionit gjyqtari Jareci akordoi
menjëherë 11-metërsh.
Nga ky i fundit, si zakonisht
mbrojtësi Suad Lici goditi
saktë, duke qetësuar ekipin
për minutat në vazhdim.
Kanë qenë momente, ku shkodranët
menduan më
shumë për të administruar
rezultatin, edhe pse goleadori
Sinani duhet të shënonte
në minutat e fundit. Reagimi
i të kuqve nuk ka qenë në
lartësinë e duhur dhe përfundimisht
ndeshja u mbyll 2-0
për Vllazninë. Kështu, kuqeblutë
marrin një fitore, e cila
ka qenë si një detyrë shtëpie.
Ky sukses tashmë i paraprin
supersfidës me Tiranën të
mërkurën në “Loro Boriçi”,
këtë herë për turin gjysmëfinal
të Kupës së Shqipërisë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 19:38

“Më shumë u mendua për Tiranën se për Partizanin”
DERVISH HAXHIOSMANOVIÇ, TRAJNERI I VLLAZNISË
Malazezi i pankinës shkodrane ka pranuar se të
besuarit e tij e kishin marrë lehtë ndeshjen me
Partizanin. Në konferencën për shtyp pas
ndeshjes, ai ka thënë ndër të tjera se kuqeblutë
e kanë pasur më shumë mendjen te sfida e
Kupës me Tiranën në mesjavë. “Ekipi e mendoi
të lehtë fitoren që në fillimin e ndeshjes. Mund
të them se lojtarët më shumë menduan për
takimin me Tiranën, që do ta luajmë të mërkurën,
se për atë që luajtëm sot (dje), - ka theksuar
“Deda”. – Megjithatë, mendoj se fitorja ishte e
merituar. Gjithsesi, ekipi kishte shumë për të bërë
në këtë takim. Dua të vlerësoj Shtupinën për
punën që ka bërë. Ishte më i miri në fushë. Tani
mendjen e kemi te ndeshja me Tiranën, që është
si finalja e parë për këtë sezon”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 19:38

NJERIU I NDESHJES
Ndriçim Shtubina,
“vrasës” i të kuqve


Mesfushori 20-vjeçar, Ndriçim Shtubina, ka qenë lojtari
i cili vendosi ndeshjen me Partizanin. Jo vetëm se
shënoi golin e parë për shkodranët, por gjithashtu në këtë
takim, ai ka fituar 11- metërshin, të kthyer në gol nga Lici.
Ishte padyshim iniciatori i të gjitha sulmeve të ekipit kuqeblu.
Në fund Shtubina ka marrë vlerësimet maksimale nga
trajneri Haxhiosmanoviç dhe Duro i Partizanit. Për t’u
përmendur është fakti se për të kuqtë, mesfushori është
kthyer në “vrasës”, pasi ka arritur të realizojë një gol me
vlera në ndeshjen e fazës së parë, kur Vllaznia fitoi 2-1 në
“Loro Boriçi”, në një ndeshje shumë të vështirë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 23:04

Vllaznia nuk gabon, ruan hapin e Tiranës


Autori: Gjergj Kola
Data: 12/04/2009
Version Print


Vazhdon marshimi i shkodranëve, ndërsa Partizani regjistron humbjen e dytë radhazi dhe komplikon pozitën

Nga Shkodra, Gjergj KOLA

Vllaznia Partizani 2 0

Shënues: Shtubina 24?, Lici 64? (11 m)

Vllaznia: Grima, Smajli, Beqiri, Bashiç, Lici (Osja 68?), Boadu, Belisha, Nallbani, Shtubina (Dhëmbi 80?), Sukaj (Plantiç 70?), Sinani. Trajner: D.Haxhiosmanoviç
Partizani: Shehi, Pinari, Capa (Karapici 67?), Babamusta, Bakalli, Pashaj, Mërtiri, Gjondeda (Karabeci 67?), Gjyla (Maho 60?), Bega, Ngjela. Trajner: Sh. Duro
Gjyqtarë: S.Jareci, A.Pregja, S.Avdo (Tiranë)

“Radiografia”
5?- Smajli nga e djathta fut një top për Shtubinën, që gjuan lehtë me kokë, pret Shehi.
10?- Kros i Sinanit nga e majta për Boadunë, që fare pranë portës gjuan keq me kokë, duke e kaluar topin mbi traversë.
13?- Boadu depërton bukur nga krahu i djathtë, futet në zonë dhe gjuan direkt në portë, por Shehi grushton topin jashtë vijës fundore.
14?- Sukaj provon nga jashtë zone, por topi kalon mbi traversë.
21?- Mërtiri në pozicion ballor, gjuan nga 20 metra, pret Grima.
24?- Kros nga e djathta. Mbrojtësit e Partizanit përpiqen të spastrojnë zonën e tyre, por topi mbetet brenda saj, gjuan fort Shtubina dhe topi prehet në rrjetë. 1 0.
30?- Ngjela ka mundësi të barazojë, por Grima tregohet i saktë, duke shpëtuar portën e tij.
39?- Smajli bën një inkursion vetjak për rreth 50 metra, futet në zonë dhe preferon të gjuajë vetë, kur ka mundësi të pasojë tek Sinani i lirë brenda zonës. Gjuajtja e tij është e gabuar.
49?- Sinani gjuan fort nga 18 metra, Shehi grushton topin mbi traversë.
64?- Shtubina vepron bukur në krahun e majtë, hyn në zonë dhe aty pengohet në mënyrë të parregullt nga një mbrojtës i Partizanit. Gjyqtari Jareci, pranë aksionit, akordon 11 metërsh, që kthehet në gol nga Lici. 2 0.
66?- Belisha provon nga jashtë zone, teksa gjuan fort, Shehi largon topin me këmbë, ndërhyjnë edhe të tjerë futbollistë të Vllaznisë, por pa arritur të shënojnë golin e tretë.
71?- Karabeci provon nga jashtë zone, pret Grima.
85- Dhëmbi pason bukur një top për Sinanin, që brenda zone nuk arrin ta dërgojë në rrjetë.
88?- Maho dhe Karabeci rrezikojnë në zonën e Vllaznisë, duke iu afruar golit të parë.

Komenti
Vllaznia nuk gabon, fiton dhe ruan ritmin e Tiranës në një ndeshje, që nuk ka dalë aq e vështirë sa pritej. Ndaj një Partizani, tek i cili nuk u ndie fare fakti që ka luajtur edhe të mërkurën për kupë. Humbja e djeshme e të kuqve sigurisht që i ka rënduar pozitat e tyre, aq më tepër kur javën që vjen do luajnë edhe me Tiranën. Loja e djeshme në “Loro Boriçi” nuk është ngjitur në nivelin që pritej. Mbase ka ndikuar edhe temperatura e lartë, që mbizotëronte gjatë zhvillimit të ndeshjes. Megjithatë, për Vllazninë rëndësi kishte fakti se ata fituan dhe janë sërish me pikë të barabarta me Tiranën. Loja e saj nuk ka qenë ajo më e mira dhe këtë e ka pranuar edhe vetë trajneri Haxhiosmanoviç pas ndeshjes. Tekniku malazez kishte bërë tri ndryshime, në krahasim me një javë më parë ndaj Elbasanit. Kanë luajtur Bashiç, Lici e Sukaj, ndërkohë që kanë përfunduar në stol Osja, Dhëmbi e Doçi i skualifikuar dhe i dëmtuar. Por megjithëse kanë ndodhur këta ndryshime, protagonisti i vërtetë i ndeshjes ka qenë 22-vjeçari Ndriçim Shtubina. Ai ka dhënë sinjalet që në fillim se do ishte rreziku kryesor për kundërshtarin. Jo vetëm me depërtimet e tij në krahun e majtë, por edhe për golin që ka shënuar në pjesën e parë. Ky ka qenë goli i dytë për të në kampionat dhe sërish ndaj Partizanit ashtu si në fazën e dytë. Pas këtij goli shkodranët bëjnë presion edhe për pak minuta, më pas lëshojnë shumë në lojë. Për një moment Ngjela edhe mund të kishte barazuar kur ka dalë i vetëm përballë Grimës.
Pjesa e parë mbyllet 1 0 dhe në minutat e para të pjesës së dytë, trajneri mik, Duro, kryen njëri pas tjetrit tri zëvendësime, por pa efektin e duhur. Vllaznia duket se rrezikon duke bërë shumë gabime në mesfushë, por në ato momente sërish del në skenë Shtubina. Pas një inkursioni të bukur nga e majta, futet në zonë dhe aty pengohet në mënyrë të parregullt. Gjyqtari Jareci akordon 11 metërsh, të cilin e kthen në gol Lici. Një gol që do mjaftojë për t’i dhënë fund ndeshjes, sepse fuytbollistët vendas nuk e kanë shumë mendjen tek thellimi i avantazhit. Dukej sikur ata kishin filluar të mendonin për Tiranën të mërkurën. Një sfidë që do vendosë shumë gjëra. Deri atëherë ka kohë. Këto dy skuadra edhe në kampionat nuk duan të shkëputen nga njëra tjetra.

Deklaruan
Dervish Haxhiosmanoviç, trajner i Vllaznisë: “Kemi fituar, por e pranoj se ka qenë një ndeshje me shumë probleme për ne. Lojtarët tanë më shumë e kishin mendjen te ndeshja me Tiranën se kjo e sotmja ndaj Partizanit. Pa harruar këtu që ishte edhe një temperaturë e lartë dhe, po ashtu, edhe bari i fushës ka qenë më i rritur nga sa duhej, çka na pengonte në lojën tonë. Rëndësi ka që fituam dhe jemi sërish në të njëjtat pozita me Tiranën. Sa për Shtubinën, ai është shembulli për të gjithë të tjerët, për mënyrën si stërvitet, si luan dhe gjithçka tjetër. Nëse të gjithë do luanin si ai, ndaj Tiranës nuk do ishte aspak e vështirë të fitonim. Megjithatë, deri të mërkurën kemi kohë për t’u përgatitur dhe shpresoj të bëjmë diçka të mirë, pse jo për ta zgjidhur kualifikimin që në Shkodër.”
Shpërim Duro, trajner i Partizanit: “Vllaznia e meritoi fitoren, sepse luajti më mirë se ne. Në pjesën e parë patëm disa probleme, që na u shkaktuan nga Shtubina në krahun e majtë. Ky lojtar ishte më i miri i ndeshjes. Në të dytën, me gjithë ndërrimet e bëra, nuk patëm freskinë e duhur për të reaguar. Nuk ka ndikuar ndeshja e Kupës, sepse shtatë lojtarë që luajtën sot, nuk ishin në ndeshjen e kupës. Sa për takimin e ardhshëm me Tiranën, të gjitha janë të vështira për ne, aq më tepër kur luajmë ndaj skuadrave të tilla, që kanë moral të lartë, megjithatë do mundohemi të bëjmë më të mirën.”

Të veçanta
- Një ceremoni mjaft interesante është zhvilluar në pushimin e ndeshjes. Në stadium ka mbërritur direkt nga Rinasi kampioni i Europës në peshëngritje, Erkand Qerimaj. Atij i është bërë një pritje e ngrohtë në “Loro Boriçi” dhe presidenti i Vllaznisë, Valter Fushaj, i ka dhuruar atij një fanellë kuqeblu, ku shkruhej emri i kampionit. Një moment vërtet i veçantë, që është duartrokitur gjatë nga tifozët e pranishëm në stadium.
- Ka qenë me shans për Vllazninë kampioni i shtangës Qerimaj. Me të shkelur këmba e tij në stadium, është shënuar goli i parë i skuadrës shkodrane. Kot nuk thonë “fati është me më të mirin”.
- Megjithëse luhej në Shkodër, mendja dhe veshët e tifozëve të Vllaznisë, por edhe drejtuesve të saj, kanë qenë në Tiranë, ku luanin dy rivalët e saj, Tirana dhe Dinamo. Sigurisht, ata janë gëzuar kur kanë mësuar për humbjen e bluve, por nga ana tjetër nuk u ka ardhur mirë që elbasanasit nuk mundën ta mbanin të paprekur portën e tyre më tepër se 45 minuta

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 23:05

Harakiri” Dinamo, tani Tirana-Vllaznia pa fund
13 Prill Megjithatë të gjithë presin që blutë të luajnë fort në dy ndeshjet direkte



Dinamo duket se me humbjen e djeshme është jashtë luftës për titull. Pavarësisht se skuadra blu asnjëherë nuk e ka thënë me zë të lartë që synojnë titullin kampion, një fitore e djeshme do t’i mbante sërish në garë. Tashmë kur kanë mbetur edhe 7 pikë për tu rekuperuar me dy skuadra përpara gjërat duken shumë të vështira. Megjithatë të gjithë presin që Dinamo në të dyja ndeshjet Tiranës dhe Vllaznisë të tregojë fair-play dhe të luajë sikur të ishin vërtet vendimtare, sepse në fakt ato dy ndeshje janë për fatin e kampionatit.

“derbi” – Tirana dhe Vllanzi dy skuadra më të vjetra të futbollit shqiptar po shkojnë drejt një finaleje gati gati të pashmangshme. Java e fundit që zhvillohet në “Qemal Stafa” do të jetë e tëra për tu parë. Skuadrat nuk falin më dhe me këto ritme duket qartë se hapa fals nuk do të ketë shumë. Tirana dhe Vllaznia po përgatiten psikologjikisht që në sfidën e fundit të kampionatit të luajnë për gjithçka. Një kampionat i tëri për tu parë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Sun, 12 Apr 2009 , 23:06

Vllaznia: Partizani, një formalitet
13 Prill Vërshëllima përfundimtare e gjyqtarit ndërkombëtar Sokol Jareci ka fiksuar shifrat 2-0 për Vllazninë, në ballafaqimin e djeshëm në “Loro Boriçi” përballë Partizanit. Por nëse rezultati ishte i ngushtë, merita i takon portjerit të Partizanit Shehi, i cili si zakonisht kur luan në “Loro Boriçi”, prezanton një formë të shkjëlqyer sportive. Falë aftësive të tij individuale, ai arriti të kthejë topa të sigurtë golash në një sërë rastesh, me protogonistë Sinanin, Boadunë, Belishëm, Licin, etj. Por edhe pse fitorja e Vllaznisë ishte e pastër në avantazh dhe plotësisht e merituar, gjë që e pranoi edhe vetë tekniku kundërshtar Duro, ajo që të bën përshtypje është fakti, se tekniku i kuqebluve, malaziasi Dervish Haxhiosmanoviç, nuk ka mbetur shumë i kënaqur nga futbollistët e tij, që sipas tij më tepër e kishin mendjen tek ndeshja e kupës të mërkurën, se sa për ballafaqimin me Partizanin, duke e bërë fitoren disi më të vështirë se sa e kishin menduar. Gjithsesi, fitorja është fitore dhe Vllaznia për këtë ndeshje meriton të përgëzohet, pasi në total u paraqit një skuadër ambicioze, e cila që nga minuta e parë dhe deri në fund të takimit e ka dominuar takimin, duke mos e vënë për asnjë çast fitoren në dyshim. Ashtu siç pritej, Deda ka nxjerrë në fushë atë formacion që ka luajtur një javë më parë në Elbasan, ku fitoi thellë 4-1. Ndërkohë në pjesën e dytë, nga formacioni i parë janë ulur në stol tre titullarë, fillimisht Lici, më pas Sukaj e Shtupina. Ndërrime këto, që u pa qartë se ishin ndërrime taktike nga ana e teknikut Haxhiosmanoviç, ku pasi kishte siguruar fitoren e tre pikëve ka dashur t’i japë një mundësi më shumë titullarëve të tij, për të pushuar në pragndeshjen shumë të vështirë të së mërkurës, me Tiranën për kupë. Duke i bërë një krahasim të dy pjesëve, 45 minutëshi i dytë ka qënë shumë më i bukur se si pari, pasi në këtë pjesë emocionet ishin shumë më të pranishme, ku përveç golit të dytë, skuadra prodhoi shumë më tepër lojë dhe raste për shënim. Miqtë nga Tiranë, përveç Shehit në portë, për t’u përgëzuar ishte edhe loja e korçarit Ngjela, i cili u përpoq të ngacmonte në disa raste Grimën, megjithë dëshirën e mirë dhe përpjekjet e shumta që bënë, nuk qenë në gjendje të përballojnë forcën e kuqebluve, ku sidomos pas pësimit të golit të dytë, u duk se ngritën “flamurin e bardhë”.





Spikati:

Shtupina - Ndriçim Shtupina është cilësuar si njeriu i ndeshjes, në ballafaqimin e djeshëm Vllaznia - Partizani. Ka shënuar një gol mjeshtror në pjesën e parë, në sajë të aftësive të tij individuale, më pas sërishmi në sajë të këtyre aftësive ka arritur të jetë problemi numër një për kundërshtarin, me veprimet e tija në krahun e majtë të sulmit shkodran, ku në të shumtën e rasteve miqtë kanë qënë të detyruar të frenojnë atë vetëm me faull. i tillë ka qënë edhe momenti i minutës së 63-të, kur pas akordimit të penalltisë nga gjyqtari Jareci ka qënë i pagabueshmi Lici, që ka shënuar golin e dytë dhe të qetësisë nga pika e bardhë e 11-të metërshit.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Mon, 13 Apr 2009 , 13:10

Vllaznia, “timonin” tërësisht te Tirana

Kuqeblutë tashmë po përgatitin ndeshjen e kupës të mërkurën, e cila do të luhet në Shkodër

Para dhe gjatë ndeshjes me Partizanin, futbollistët e Vllaznisë nuk e kanë pasur shumë mendjen te kjo përballje e “Loro Boriçit”. Ata kanë qenë të përqendruar vetëm te sfida e së mërkurës ndaj Tiranës, e vlefshme për gjysmëfinalen e Kupës së Shqipërisë.

Këtë e ka pranuar pas ndeshjes vetë trajneri Dervish Haxhiosmanoviç, i cili duhet thënë se ka mbetur i pakënaqur me ato çfarë ka shfaqur në fushën e lojës skuadra e tij. “Ndaj Partizanit, megjithëse fituam, nuk kemi zhvilluar një lojë të mirë. Kemi pasë shumë probleme, ngaqë lojtarët tanë më shumë e kishin mendjen te ndeshja me Tiranën sesa te kjo me Partizanin.

Pa harruar këtu që në nivelin jo të lartë të lojës ndikoi edhe temperatura e lartë që ishte në stadium apo dhe bari i rritur më tepër nga sa duhej, çka ndikoi në aspektin teknik të ndeshjes. Megjithatë, rëndësi ka që fituam dhe jemi sërish në të njëjtën kuotë pikësh me Tiranën,” ka thënë malazezi i stolit shkodran. Në ndeshjen e së shtunës, pavarësisht se është diskutuar shumë në lidhje me formacionin e Vllaznisë, nuk kemi parë ndonjë lëvizje të madhe.

Madje trajneri i skuadrës kuqeblu, i pyetur në lidhje me dilemat që kanë pasur të bëjnë me formacionin, ka qenë kundër atyre çfarë janë shkruar në shtypin sportiv në ditët para ndeshjes, prandaj ka thënë: “Nuk është e vërtetë se kam pasur dilema sa i takon ndërtimit të formacionit.

Unë çdo herë e kam të qartë në mendjen time se cilët lojtarë do të hedh në fushë dhe si do ta ndërtoj skemën e lojës.” Ajo çfarë po spikat në këtë sezon te skuadra shkodrane në fakt është loja e Ndriçim Shtubinës. 22-vjeçari, që sezonin e kaluar luajti si i huazuar tek Ada e pastaj te Skënderbeu, jo vetëm është shndërruar në titullar, por në një protagonist të vërtetë për këtë skuadër.

Jo vetëm me lëvizjet e tij të shumta dhe problematike për kundërshtarin në krahun e majtë, por tashmë edhe si golashënues. Këtë e pranon edhe vetë trajneri Haxhiosmanoviç, kur thotë: “Shtubina ka bërë gjithçka mirë në këtë ndeshje.

Ai duhet të jetë shembull për gjithë të tjerët, për mënyrën si stërvitet, si luan. Nëse do të luanin të gjithë si ai, nuk do të kishte Tiranë apo skuadër tjetër që të na mundte.” Pavarësisht këtyre elozheve, sigurisht që tashmë mendja e të gjithëve në Shkodër është te takimi i së mërkurës me bardheblutë për kupë.

“Deda”, ndërkohë, duke folur në lidhje me këtë çështje, thotë: “Dëshira kuptohet që është për të zgjidhur gjithçka në ndeshjen e parë, por të shohim se si do rrjedhin ngjarjet. Kuptohet që është interesante kjo ndeshje mes dyja skuadrave më të mira, është finalja e parë mes tyre, nëse mund ta quajmë kështu dhe besoj se rezultati do të na buzëqeshë ne, por duhet të përgatitemi seriozisht për këtë takim.”

Tashmë orët kanë nisur të numërohem mbrapsht. Nuk ka më shumë kohë në dispozicion për të bërë gjëra të mëdha. Thjesht, do të punohet për të ndërtuar strategjinë e lojës kundër bardhebluve.

Me Tiranën luhet nën dritën e projektorëve

Në radhë të parë, ka qenë dëshira e drejtuesve të Vllaznisë për të parë një spektakël të vërtetë nën dritën e projektorëve, çka do të ishte mirë edhe për tifozët. Në radhë të dytë, spostimi i orarit të ndeshjes së Kupës me Tiranën doli edhe domosdoshmëri pas ndeshjes me Partizanin.

Trajneri Haxhiosmanoviç në konferencën e shtypit deklaroi se në nivelin e ndeshjes ndikoi edhe temperatura e lartë në stadium. Për këto arsye, drejtuesit e klubit “Vllaznia” në bashkëpunim edhe me federatën kanë menduar spostimin e orarit të ndeshjes. Dilema ka qenë mes orës 17.30 dhe 18.30, por në fund ka fituar varianti i fundit.

Stafetën e 11-metërshave e merr Lici

Konfirmohet fakti që sulmuesi kryesor i Vllaznisë, Vioresin Sinani, nuk gjuan më 11 metërsha, që pas atyre dy të humbur në ndeshjen e fundvitit të kaluar me Dinamon. Ai moment ka lënë jo pak pasoja te ky lojtar, që më pas vendosi të mos gjuante më 11 metërsha.

Kjo u pa edhe në ndeshjen e së shtunës ndaj Partizanit, kur 11 metërshin e marrë nga Shtubina, e mori përsipër ta gjuante Lici, i cili në fakt ka qenë i ngarkuar nga ana e trajnerit për ta bërë këtë. Ndonëse tifozët brohorisnin emrin e Sinanit për gjuajtjen e këtij 11 metërshi, kjo nuk ka ndodhur, sepse kapiteni është “betuar” për të mos gjuajtur më goditje nga pika e bardhë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Tue, 14 Apr 2009 , 05:36

Deda: më mirë që luajmë kundër Tiranës
14 Prill Kur u pyet ditë më parë në lidhje me shortin ekupës, fillimsiht malazezi i pankinës shkodrane nuk dukej shfaqej optimist, pasi në fakt kishte pritur një short tjetër, ndër të cilët më i preferuari nga gjithë ekipet kundërshtare ishte Shkumbini. Por shumë shpejt Deda ndërroi mendim dhe duke parë se përballë ishte Tirana deklaroi: “Më mirë kështu”! Në një farë mënyre, kjo deklaratë e pak ditë më parë nga Deda, në opinion kishte më tepër nuance mobilizuese se reale për ballafaqimin në fushë. Por dje, i pyetur drejtperdrejtë popr të njëjtën çështje, ai flet më hapur rreth kësaj sfide, madje, pasi i ka bërë një analizë kundërshtarit premton kualifikimin. “Nuk kam pasur rast ta shoh Tiranën e periudhës së fundit, sepse kam qenë i angazhuar me drejtimin e Vllaznisë, por sipas bisedimeve dhe informimit që më kanë përcjellë specialistët e futbollit, mendoj se kemi shanse të shumta për kualifikim”, thotë Deda. “Varet se si do të jetë skuadra atë ditë për këtë ndeshje, normalisht që ne do të futemi në fushën e lojës me kujdes dhe shumë e rëndësishme është që të mos pësojmë gol në portën tonë, pasi për ndeshjen e kthimit, ai mund të vendosë për rezultatin përfundimtar”. i pyetur nëse mendon se kualifikimi për në finalen e kësaj kupe do të vendoset në Shkodër, Haxhiosmanoviç thotë se edhe mundësitë që ka skuadra me këtë formë shumë të mirë që gëzojnë në përgjithësi titullarët e saj, qoftë ata të formacionit të parë, por edhe ata që për arsye mbipopullimi detyrohen të qëndrojnë në stol, janë të gjitha mundësitë që me një fitore të pastër në Shkodër, kualifikimi të mund të vendoset që në “Loro Boriçi”. Ndërsa në përgjithësi, faktin që Vllaznisë do t’i duhet të ndeshet tre herë radhazi me Tiranën, dy për kupë dhe një për kampionat, njëshi i pankinës shkodrane parapëlqen t’i vlerësojë si tre finale.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by Skodrinon » Tue, 14 Apr 2009 , 13:30

Vllaznia-Tirana, “the final countdown” i këtij edicioni futbollistik

Edhe kjo javë, e 27-ta, nuk ishte e përshtatshme për të kërkuar “qëndisjen” e kreut me vetëm një skuadër. Tirana dhe Vllaznia, duke fituar të dyja, nuk ia dhanë këtë kënaqësi njëra-tjetrës. Tirana ka treguar ndaj Elbasanit, i konsideruar për bardheblutë si “macja e zezë” në dekadën e fundit, forcën, karakterin, duke e lënë “shah-matin” e parë me shkodranët për të mërkurën, në gjysmëfinalen e parë të Kupës së 57-të të Shqipërisë. Nga ana e tyre, edhe kuqeblutë kanë pasur sukses në këtë javë, teksa kanë mundur Partizanin, por pa e çuar në shtëpi një “hajmali” themelore rezultative, kalimin përpara me pikë të bardhebluve. Sidoqoftë, të dyja së bashku, kanë fituar dicka tjetër këtë javë: kanë hequr qafe një ndjekëse serioze dhe mjaft frikësuese për to, Dinamon, që ka larë duart me titullin, falë pengesës që i bëri Starova me të tijtë, brenda në Tiranë. Tashmë gara për kreun ka dy koka, Tirana dhe Vllaznia, që i intensifikojnë përplasjet e tyre me njëra-tjetrën në të dy aktivitetet kombëtare, kampionat dhe kupë. Shorti i kësaj të fundit i ka vënë përballë që në gjysmëfinale, cka do të thotë se njëra, pas dy ndeshjeve të këtij turi, do t’i thotë lamtumirë kupës, për t’u përqendruar vetëm te kampionati. Nën titullin e një kënge të njohur “The final countdown”, që këtë të mërkurë, futbolli shqiptar brenda kufijve do të na prezantojë pikën kulminante të tij. Ftesës për të zbritur në fushën e mejdanit do t’i përgjigjen dy nga skuadrat më të organizuara të këtij edicioni, Tirana dhe Vllaznia, në start të barabartë, si në kampionat, ashtu edhe në kupë. Për Tiranën, pas fazës me paratë e pashtershme të katër donatorëve, në të shkuarën, në aktualitetin e tanishëm, me protagonist për gjithçka Refik Halilin, tashmë vjen një fazë e tretë, ajo finale, që synon më së paku një trofe. Kupa starton këtë të mërkurë, në “Loro Borici”. Nga ana e tyre, kuqeblutë kanë filluar të zbulojnë vetveten, nën drejtimin e Haxhiosmanovicit, madje edhe në kupë, pas zbulimit të nenit 36 të rregullores së aktivitetit, që i kualifikoi ata për në gjysmëfinale në tavolinë, ndërkohë qe Dinamo e kishte merituar këtë gjë në fushën e lojës. Ky çift i pandashëm skuadrash në dy garat kryesore kombëtare të futbollit shqiptar, kampionat dhe kupë, në funksion të fitimit të trofeve, do të bëjnë llogari të mprehta, edhe me një gjysëm?gol, gol të diskutueshëm, autogol, apo asnjë gol, me penallti. Të dyja skuadrat janë të kompletuara. Për nivelin e kampionatit shqiptar, i kanë të gjitha. Kështu që mbeten dy sfida, në Shkodër dhe Tiranë, për të caktuar finalisten, cka do të thotë se njëra skuadër do t’i përvishet më tej të dy trofeve, ndërsa tjetra, e eliminuara, vetëm titullit të kampionit.

Tirana ka një shtyllë kurrizore, sic quhet në futboll, të admirueshme. Muka, jo në lartësinë e dikurshme, kapiteni dhe promotori, dirigjenti i skuadrës, që kontrollon mesfushën, krijon përpara dhe ngjall siguri mes shokëve të skuadrës. Sipas asaj cka dhënë te Tirana, Muka është ai barometri bardheblu. Shtyllat vertebrale në mesfushë plotësohen prej një Agolli dhe Muzaka, në të dy krahët, mjaft në formë, krijues, zotërues, ekuilibrues të lojës së bardhebluve. Sipas skemës së përdorur prej Kolës, vend midis tyre mund të zënë dhe Patushi e Sefa, natyrisht i padiskutueshëm mbetet Devolli. Aksin vertebral e plotëson Pezo, gjithnjë i qëndrueshëm në mbrojtje, luftarak, me shpirt dhe mendje të palodhur. Pranë i bëjnë shoqëri nga krahët Abraham dhe Dabulla. Përpara tyre, veterani Nallbani, që nuk lë mizë t’i prekë vithet “zebrës”. Reflekse të mahnitshme, nerva kampioni të vërtetë, siguri në zotërim dhe një shans më shumë për të ngritur kupën. “Zebrat” kanë edhe brirë. Dybrirëshi i sulmit ka qënë gjithnjë në punë, i mprehur dhe i frikshëm. Kryeson Memelli, me 17 gola, por as Daniel Xhafaj nuk ngelet pas në stil dhe klas. Megjithë shprehjen shqipe, “pa brirë ti je mbret”, Tirana nuk do ta ketë aspak të lehtë me Vllazninë, edhe pse ndeshja e kthimit do të luhet në kryeqytet.

Të mos harrojmë lojtarët e Vllaznisë. Të cilët kësaj here do të bëjnë të pamundurën për të qenë të përpiktë në takimin e parë gjysmëfinal të kupës. Pavarësisht luhatjeve në këtë edicion futbollistik, kuqeblutë kanë rezultuar gjithnjë të transformueshëm, duke hyrë në finale të tilla si skuadër favorite. Nëse i besojmë kulturës futbollistike, nuk duken dhe aq larg kupës, sa prej statistikave, aq edhe potencialeve që kanë në gjirin e tyre. E ndërtuar nga një trajner këmbëngulës dhe punëtor, si Agim Canaj, e sjellë në këtë stad të edicionit futbollistik, ku në “pjatë” janë të dy trofetë, titulli kampion dhe Kupa e Shqipërisë, nga një trajner me shumë eksperiencë kuqeblu, Haxhiosmanovic, shkodranët trokasin prapë në kupë dhe kërkojnë atë që, sipas presidentit Fushaj, duhet të jetë e tyre. Ekuilibri i skuadrës dhe dallimi i elementëve kryesorë tek ajo, besoj se e kanë shqetësuar Agustin Kolën më shumë sesa ne në këtë shkrim. Fillon me 4-4-2, me në krye “gardianin” veteran dhe me aq eksperiencë, Grima, sa edhe kolegu i tij bardheblu, Nallbani. Prapavija kuqeblu imponon siguri për Vllazninë, por edhe respekt për kundërshtarin. Të tilla janë emrat e Smajlit, Beqirit, Bashiçit, Licit. Një lehtësim për mbrojtjen kuqeblu përbën edhe mesfusha, ku Osja, Boadu, Belisha, Nallbani, flasin më mirë se me emrin e krijuar në futbollin shqiptar, në fushën e lojës. I gatshëm në cdo kohë është edhe Dhëmbi, që ka provuar të bëjë edhe golaedorin. Sulmi është vërtet i frikshëm, me Sinanin, një goleador rrace, por edhe Sukajn, që ka fituar tashmë edhe kombëtaren. Ekuilibri i kësaj skuadre të mirëfinancuar u gjet. “Më jepni një levë, dhe një pikë referimi t’i prish ekuilibrin tokës,” - ka thënë Arkimedi. Fushaj i dha një Haxhiosmanovic skuadrës së tij, t’i gjejë ekuilibrin Vllaznisë. Po pika e referimit? Në fakt nuk është një e vetme, Sinani. Janë disa. Ganezi Boadu, veteranët Lici e Osja, energjiku kosovar Nallbani, shpërthyesi Sukaj etj.

Si përfundim: Radiografia u bë. Këto janë ngjyrat e gjysmëfinales së kupës, që në fakt është edhe një finale e kampionatit. Një ballafaqim i shumëfishtë ky, mes Tiranës dhe Vllaznisë, sepse emrat e tyre mbart në vetvete edhe ky edicion futbollistik, si në kupë, ashtu edhe kampionat. Natyrisht, pa injoruar gjysmëfinalen tjetër të kupës, Flamurtari-Shkumbini, por jo me vezullimin e së parës.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 15 Apr 2009 , 00:10

Deda i pakënaqur me sulmin: Vetëm Sinani i sigurtë!
15 Prill Trajneri i pakënaqur nga ndeshja me Partizanit: Vetëm mesfusha “Ok”, sulmi jo



Sinanin nuk e diskuton, duke e vlerësur si shumë potent për ofensivën, por, nddërkohë për këtë ndeshje, ndoshta, siç shprehet vetë mund të prezantojë ndonjë skemë tjetër, qoftë në emra apo edhe në vendosjen e lojtarëve





Seanca e djeshme stervitore për kampin shkodran ka rezoltuar shumë pozitive. 24 orë përpara ndeshjes në radhët e kuqebluve ekziston një gjendje morale dhe optimizëm i lartë për të kaluar pengesën kryesore këtë sezon, Tiranën. Kjo është vënë re pothuajse tek të gjithë pjesëtarët e skuadës, të cilëve dje, duke ditur edhe rëndësinë e madhe që ka kjo ndeshje për to, iu është dhënë leje që të futen në tapetin e gjelbërt të stadiumit “Loro Boriçi”. Gjithsesi, edhe pse në pjesën më të madhe, programi stërvitor i ndërtuar nga stafi teknik me malaziasin Dervish Haxhiosmanoviç në krye, është konsumuar, skuadra nuk e ka pasur të mundur të qëndrojë deri në fund në fushë, pasi fillimet e reshjeve kanë detyruar drejtuesit e klubit të japin urdhër që të boshatiset fusha, veprim ky që ka të bëjë me ruajtjen e saj në gjendjen më të mirë të mundshme, në dispozicion të sfidës së nesërme, Vllaznia-Tirana. Duke iu rikthyer atmosferës brenda skuadrës, duhet pranuar se ajo duhej hapur se ishte tepër optimale. Një gjë e tillë shikohej qartë tek të gjithë pjesëtarët e skuadrës, qoftë nga futbollistët, stafi teknik, drejtuesit e klubit, dhe së bashku me to edhe fansat shkodranë, të cilët duke përfituar edhe ngaqë seanca zhvillohej në “Loro Boriçi” ishin të shumtë në numër në shkallët e tij duke ndjekur seancën e radhës. Personi i parë që ka komunikuar me “Sport Ekspres” ishte njëshi i pankinës kuqeblu Haxhiosmanoviç, i cili si gjithnjë, është i gatshëm për të shkëmbyer mendime me përfaqësuesit e shtypit. Ndonëse ai po përgatitej që t’i përkushtohej seancës stervitore, në ato pak momente, ashtu si një ditë më parë, malaziasi ritheksoi besimin e tij se Vllaznia, realisht i ka të gjitha mundësitë t’ia dalë me sukses në këtë përballje të parë me Tiranën, madje me shpresë që do të arrijë të sigurojë një fitore të pastër, mbërrin edhe tek kualifikimi i turit, gjë që në fakt, zyrtarisht do të nënshkruhet pas dy javësh në kryeqytet, në ndeshjen e kthimit. i pyetur në lidhje me formacionin, Deda thotë se “ajo që vlen të theksohet dhe që është mjaft pozitive, është fakti se në ndryshim nga shumë javë të këtij sezoni, për herë të parë në këtë pragndehsje skuadra është krejt e plotë, çka do të thotë se nuk ka asnjë të penalizuar me kartona, apo edhe të dëmtuar.” Por, në një ngacmim tjetër në lidhje me emrat që pritet të luajnë nga minuta e parë, malaziasi nuk jep shumë detaje, ndërkohë që për këtë temë, një opinion brenda kampit kuqeblu, thuhet se përparësi dhe në vemendje të plotë janë formacionet e dy ndeshjeve të fundit të luajtura ndaj Elbasanit në transfertë, si dhe ajo me Partizanin në “Loro Boriçi” të shtunën e kaluar. Atë që e thotë hapur, Deda ka të bëjë me mesfushën, të cilën këtë radhë e ka vlerësuar mjaft pozitivisht, por ndërkohë që për sulmin nuk ishte shumë “i ngrohur” sidomos për 90-të minutat e fundit ndaj të kuqve të Partizanit. Nga sa shprehet, Sinanin nuk e diskuton, duke e vlerësur si shumë potent për ofensivën, por, nddërkohë për këtë ndeshje, ndoshta, siç shprehet vetë mund të prezantojë ndonjë skemë tjetër, qoftë në emra apo edhe në vendosjen e lojtarëve. Kaq thotë Deda, dhe si gjithnjë në karakteristikën e tij që e dallon nga të tjerët largohet gjithë entuziasëm dhe besim për të nxjerrë në fushë një skuadër fituese për ndeshjen e nesërme.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajmet per skuadren e Vllaznise

Post by fpjalmi » Wed, 15 Apr 2009 , 00:12

E mbani mend drynin “Tutius”? Kam një për portën”
15 Prill

Armir Grima para ndeshjes kundër Tiranës: Ne s’pësojmë gol



Pasi ka përfunduar e gjithë seanca stërvitore e djeshme, disa prej lojtarëve titullarë të Vllaznisë kanë folur për ndeshjen kundër Tiranës. Njëri prej tyre, veterani i futbollit shkodran, portjeri Armr Grima, që në fillim të bisedës së tij përdor një batutë, që në fakt u përshëndet edhe nga shokët e tjerë të skuadrës. “Dru Tutjus, nga ato të hershmit që janë prodhuar me cilësi të lartë në ish Metalikën e Shkodrës, kemi marrë përsipër t’i vendosim portës sonë për këtë ndeshje”, shprehet me humor Grima duke dashur të thotë se porta kuqeblu do të jetë e garantuar për këtë sfidë që të mos pësojë gol. Ashtu siç e pati shprehur edhe tekniku Haxhiosmanoviç një ditë më parë, edhe Grima pohon të njëjtën gjë duke pranuar se ruajtja e paprekur e rrjetës në takime të tilla të parë të Kupës, është shumë e rëndësishme. Ndaj, ai, duke iu referuar edhe vlerave që kanë kolegët e repartit të mbrojtjes me emra të tillë cilësorë si Beqiri dhe Bashiç në qëndër dhe Smajli e Lici në krahë, ka besim të plotë se një objektiv të tillë që kanë marrë për të mos pësuar gol do të arrijnë ta realizojnë. Por, krahas kësaj, që në fakt është mjaft e rëndësishme, Grima flet me të njëjtat vlerësime edhe për repartin e sulmit, duke u ndalur në veçanti tek dyshja e njohur Sinani-Sukaj, por kurrsesi pa lënë mënjanë të riun e talentuar Shtupina, i cili, sipas tij po rritet me hapa galopantë në fushën e lojës, treguesi më i mirë i së cilës ishte ajo çfarë dha përballë Partizanit, duke qënë më i miri ndër të dy ekipet në fushë. Prej tre emrave të përmendur më lart ai është tepër i bindur se do të dalë goli përballë Tiranës. Kësisoj, me një mbroktje dhe portë të sigurtë dhe të garantuar për të mos pësuar gol, si dhe me një sulm cilësor, i aftë për të shënuar në çdo moment, sipas Grimës, Vllaznia i ka të gjitha mundësitë të marrë një rezultat pozitiv dhe të pastër fitoreje, në mënyrë që të udhëtojë me një garanci paraprake pas dy javës në Tiranë për të marrë kualifikimin.

Post Reply