Vllaznia - Partizani

Ketu ndodhet te gjithe ato tema, te cilat jane te vjetra apo ne te cilat nuk diskutohet.
Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Vllaznia - Partizani

Post by Edmond-Cela » Tue, 07 Apr 2009 , 22:26

futbollist wrote:Nuk besoj qe duhet me fole me aq eufori se mire e tha Eli mram ne interviste ne ma mire lozim ne fushe jashte sesa ne shpine tone. Ne loro borici ne i japim shume hapesine kundershtarit dhe shume shpejt ndeshkohena. Shpresoj qe kjo gja mos te ndodhin te shtunden, mjafton qe lojtaret me kene me kame ne toke dhe me marre 3 pikshin jo me mendu po bajme 4 a 5 gola se me mendu ashtu tapo hupim per marri tone mandej.

Tirana per mendimin tem ka me e pase jo te lehte fitoren me Elbasanin se kete ndeshje besoj te gatshem kane me kene edhe Dede edhe Bejzade qe mungunen me Vllaznine. Tu pase parasysh qe edhe ne momente te veshtira Elbasani nuk ja ka lshu kurre tiranes,pres qe ka me u zhvillu nji ndeshje shume e forte e cila ka shume mundesi me u nda 0-0 pa gola.

mire se na erdhe edhe nje here futbollist me gezoten zemra qe po te shof edhe nje here te uroj gjith te mirat.

edhe une e pash at robriken jam pak i xanun me pune per momentin por ne ditet ne vazhdim do ju pruaj edhe juve.
sa per ndeshjen ka me ken e veshtire, sic po thuhet partizani skuadra ma e mire e 2009s
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Vllaznia - Partizani

Post by futbollist » Wed, 08 Apr 2009 , 01:00

Kyt nuk e kisha ndi qe partizani keka rradhite skuadra ma e mire e 2009.Megjithse nga nji ane i kuptoj se ka kene prej ne nivelet e kategorise te 3 fazen e pare dhe eshte kthy ne superlige edhe njihere tesh 2009 :mrgreen: Nji gja me kujton kjo skuader per fluksin e brazilianve qe bite me vedi,megjithse edhe ne ja patme pa hajrin dikur me Abilion :mrgreen:

Pershndetje tanve. Jo skuadren e kam ndjeke cdo jave me te thane te drejten po sjam ba me u fute ktu. Po ne veterant e ksaj faqe kur thot Admini jena si ai ujku qe edhe se nderrojme qimen nuk don me thane se harrojme zakonin :mrgreen:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

REINIS
Fanatics
Fanatics
Posts: 538
Joined: Tue, 24 Feb 2009 , 21:19
Location: TIRON, ku tjeter?

Re: Vllaznia - Partizani

Post by REINIS » Wed, 08 Apr 2009 , 11:08

futbollist wrote:Kyt nuk e kisha ndi qe partizani keka rradhite skuadra ma e mire e 2009.Megjithse nga nji ane i kuptoj se ka kene prej ne nivelet e kategorise te 3 fazen e pare dhe eshte kthy ne superlige edhe njihere tesh 2009 :mrgreen: Nji gja me kujton kjo skuader per fluksin e brazilianve qe bite me vedi,megjithse edhe ne ja patme pa hajrin dikur me Abilion :mrgreen:

Pershndetje tanve. Jo skuadren e kam ndjeke cdo jave me te thane te drejten po sjam ba me u fute ktu. Po ne veterant e ksaj faqe kur thot Admini jena si ai ujku qe edhe se nderrojme qimen nuk don me thane se harrojme zakonin :mrgreen:
:lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:
NUK KA MO KAMPIONATE
AS KUPA REPUBLIKE
HIKU, HIKU KOHA E BYROS POLITIKE
(per dinamon, partizonin)

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia - Partizani

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 13:11

DËMTIMI
Doçi, pezullimi në momentin e duhur


E vetmja mungesë e ekipit shkodran në takimin e radhës me Partizanin do
të jetë ajo e mbrojtësit Edmond Doçi, i cili është ndëshkuar me të tretin
karton të verdhë në Elbasan. Por ky pezullim ka ardhur në momentin e
duhur, sepse për fat të keq, ai gjithashtu është dëmtuar. Dëmtimi ka ardhur
në një moment që Doçi ndihej mjaft të mirë, teksa kishte arritur formën
optimale dhe ishte titullar në ndeshjet e fundit. Këtë javë ai nuk do të
sforcohet për të qenë në fushë, nisur edhe nga plotësimi i kartonëve. Doçi
edhe gjatë pjesë së parë të sezonit ka qenë një ndër lojtarët kyç të ekipit,
e gjithashtu pas ardhjes së “Dedës” në krye të Vllaznisë. Në prag të
ndeshjes me të kuqtë, shkodranët nuk kanë asnjë problem tjetër.

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Vllaznia - Partizani

Post by vllaznia1919 » Thu, 09 Apr 2009 , 00:40

prep me lujt me ekip ne ndrrim trajnerash.Nuk asht hiq pozitive kja gja.Megjithate nese lojtart tone lujn si duhet kena me i marre tri pikt pa dyshim.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Vllaznia - Partizani

Post by loroborici » Thu, 09 Apr 2009 , 16:11

Nuk ka ma neshje te lehta. Tan ekipet dun pik se asht tu marue sezoni. Tash duht me ba kujdes se partizani e ka rrit nivelin e lojes. Ku luhet neshja te shtunen a te dieln?
Vllaznia ne zemer
Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia - Partizani

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 18:16

Kuqeblutë janë të përqendruar te sfida e radhës
Partizani tremb Belishën ‘Nuk duhet nënvlerësuar’
“Pavarësisht renditjes, të kuqtë s’janë më si në fillim”


Shkodranët duken se e kanë lënë pas takimin e fundjavës së kaluar me Elbasanin, ku fituan me rezultatin 4-1 dhe
janë përqendruar te ndeshja e radhës, që do ta zhvillojnë brenda në shtëpi me Partizanin. Në kampin shkodran ka
optimizëm, por edhe shumë përgjegjësi përpara një takimi të tillë. Për mesfushorin kuqeblu, Amarildo Belisha, shkodranët nuk do ta diskutojnë objektivin e tyre, që është marrja e pikëve të plota. Megjithatë, ai u bën apel shokëve të skuadrës që të bëjnë kujdes, pasi Partizani nuk është shumë i lehtë për t’u kaluar.
“Jemi në rrugë të mbarë dhe nuk duhet të gabojmë në asnjë mënyrë, jo vetëm në këtë takim, por edhe në të tjerat që na presin, pasi duhet me çdo kusht të realizojmë synimin tonë, që është titulli kampion”,
u shpreh Belisha. Pavarësisht se kuqeblutë kanë vetëm një alternativë për të qenë në luftë të vazhdueshme
për kreun, përsëri ata nuk harrojnë se përballë, pavarësisht vështirësive, kanë një emër të madh si Partizani.
Të kuqtë kanë nxjerrë jo pak probleme në përballjet me shkodranët dhe rivaliteti ka qenë gjithmonë evident në të
tilla takime. Në fazën e dytë, kuqeblutë kanë vuajtur për të gjetur fitoren me ekipin e Partizanit, duke e marrë atë
vetëm në minutat e fundit të ndeshjes. “Në kampionat nuk ka ekip të lehtë dhe të fortë. Këtë e kemi konfirmuar gjatë gjithë këtij sezoni. Pavarësisht pozicionit që mbajnë në renditje ‘demat e kuq’, nuk duhet të harrojmë se ky ekip nuk është më ai i fazës së parë e të dytë. Në gjirin e kësaj skuadre ka shumë djem të rinj, që luajnë mjaft mirë. Nëse dëshirojmë të dalim me fitore nga ky takim, duhet të bëjmë kujdes dhe të luajmë fort, por edhe pa e nënvlerësuar kundërshtarin. Ndryshe mund të gabojmë”, vijon Belisha, i cili e shikon të ardhmen e këtij ekipi në luftë për të dy frontet deri në fund të sezonit.

Vazhdimësia
Kuqeblutë të shtunën do të kenë përballë Partizanin në “Loro Boriçi” dhe vetëm katër ditë më vonë do të ndeshen me Tiranën po në këtë stadium për Kupë. Kështu, shkodranët do të jenë të impenjuar në të dyja frontet për të marrë më të mirën. Ata janë të bindur se të dyja trofetë do t’i bëjnë të tyret. “Përveç optimizmit dhe
dëshirës, ne jemi të përgatitur në të gjitha aspektet për të qenë deri në fund kërkues për të dy trofetë. Në përbërje kemi një grup lojtarësh cilësorë, e për më tepër një ekip me shumë konkurrencë. Besoj se duke i marrë një nga një
takimet, do të mund të arrijmë atë që dëshirojmë në këtë sezon, pasi i kemi të gjitha mundësitë. Megjithatë, vëmendja jonë për momentin është e përqendruar vetëm te sfida e fundjavës, në mënyrë që të marrim pikët e plota”
,
përfundoi mesfushori, i cili ka provuar shumë herë të jetë edhe në qendër të mbrojtjes shkodrane, Amarildo Belisha.

STATISTIKA
Bilanci favorizon Vllazninë në Shkodër
Takimi i së shtunës, Vllaznia-Partizani, është i 133 mes këtyre dy ekipeve në historikun e 70 kampionateve. Në
përgjithësi në gjithë këto 70 vite, mes këtyre skuadrave ka mbizotëruar rivaliteti. Në 132 përballjet Partizanit ka arritur të fitojë 59 prej tyre kundrejt 40 fitoreve të kuqebluve. Ndërsa 33 barazimet tregojnë për rivalitetin midis këtyre kundërshtarëve. Pavarësisht se statistika e 70 kampionateve flet për ekipin e kuq, ajo e 10 përballjeve të fundit mes këtyre ekipeve në Shkodër flet totalisht për kuqeblutë. Në 10-të takimet e fundit, djemtë që sot drejtohen nga tekniku malazez Haxhiosmanoviç kanë arritur të fitojnë 8 prej tyre dhe vetëm dy takime janë mbyllur në barazim. Kështu “demat e kuq” në 10-të përballjet e fundit të zhvilluara në “Loro Boriçi”, nuk kanë arritur të shijojnë asnjëherë fitoren. Por përkundrejt shifrave të bilancit mes tyre dhe synimeve të kundërta në tabelën e klasifikimit, përballja e së shtunës pritet të sjellë përsëri emocionet tradicionale të një derbi.

A.Uruçi Panorama Sport

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Vllaznia - Partizani

Post by Edmond-Cela » Thu, 09 Apr 2009 , 21:34

kronika e TV Rozafa

biseda rreth ndeshjes me partizanin, Rragami, Zef Gjoni, Grima, Gjetja

http://kuqeblu.com/index.php?option=com ... watch&id=9
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Partizani

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:44

te lumshin durt mondi

kjo ndeshje asht shum e randesishme per vllaznine .

duhet ta dime se partizani rrezikon per me dal ne nje kategori ma poshte dhe nuk asht ai partizanan qe ishte dikur ,dhe rezultatet e fundit te saj jan te gjitha pozitive.

duhet me e pas frike partizanin sepse per mendimin tem asht ma e forte se tirana,pavaresisht se humbi me dinamon vetem nga fajet e albitrimit.

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Vllaznia - Partizani

Post by Miri » Fri, 10 Apr 2009 , 13:29

loroborici wrote:Kur luhet neshja te shtunen a te dieln?
Te Shtunen ora 16:30

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Vllaznia - Partizani

Post by futbollist » Fri, 10 Apr 2009 , 14:00

Po Albert Kaci ku bahet?...skam ndi per te kahere
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia - Partizani

Post by Skodrinon » Fri, 10 Apr 2009 , 14:10

futbollist wrote:Po Albert Kaci ku bahet?...skam ndi per te kahere
Ka kene i demtum

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Vllaznia - Partizani

Post by Skodrinon » Fri, 10 Apr 2009 , 14:28

Partizani i Duros, jo “duarbosh” nga Shkodra

Pavarësisht vendimit emocional, Shpëtim Duro vazhdon drejtimin e të kuqve dhe po punon për takimin me Vllazninë


Në përfundim të ndeshjes shtesë të Kupës, ku Flamurtari fitoi 1-0 me një gol të shënuar nga pika e bardhë në minutën e 109-të, trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro, ishte shumë i mërzitur dhe për një moment deklaroi edhe largimin nga pankina e kuqe.

Megjithëse i lodhur nga gjykimet e padrejta, Duro nuk do që t’i lërë në baltë të besuarit e tij, por edhe të mos ndërpritet puna vetëmohuese që po kryhet prej kohësh. “Të tilla ishin momentet pas ndeshjes, ndoshta nuk duhet të isha aq nervoz, por e kam thënë se kjo vjen si rezultat i të gjitha gjykimeve të padrejta, që janë bërë ndaj Partizanit në këtë sezon. Mund të kem vepruar edhe në momente gjaknxehtësie.

Normalisht nuk kam thënë se do të largohem, por thashë se po më detyrojnë të largohem, por edhe po të mos ikja, e bëra me qëllimin që të mos i lë këta djem të mrekullueshëm edhe më të vetmuar. Dihet se Partizani përbëhet vetëm nga unë dhe futbollistët, pasi presidenti është larg me synimin për të rregulluar situatat, nuk kemi kryetar bashkie, ministër apo deputet që të përkrahin kudo, përkrahje e cila e ndihmon stafin teknik si dhe skuadrën. Me sa duket, disa po mundohen që ta shfrytëzojnë këtë situatë, por unë po u kujtoj që nuk është njerëzore që Partizani të goditet kështu.

Superligën ta sigurojë ai që e meriton në fushë e jo në krahë të tjerë. Kemi bërë një punë të mrekullueshme gjatë këtyre kohëve, por në shumicën e rasteve gjykimet kanë qenë në disfavor të Partizanit dhe për këtë arsye mendova që të largohesha nga skuadra,”- u shpreh dje për mediat trajneri Shpëtim Duro.

Objektivi kryesor. Sipas trajnerit të kuq, Partizani nuk kishte objektiv që të fitonte Kupën, por sigurimin e mbijetesës. Prandaj në shtatë ndeshjet e mbetura “demat” do të japin maksimumin që të mbeten midis më të mirave të kategorisë superiore.

“Objektivi kryesor është qëndrimi në kategorinë superiore. Meqenëse ne arritëm të kualifikoheshim herën e parë dhe përballë kishim një kundërshtar që ndodhet në pozita të njëjta me ne, kjo ishte arsyeja që skuadra u mundua të japë maksimumin që të kalonte edhe ndeshjen shtesë me vlonjatët.

Pra, donim të ishim ndër katër më të mirat e Kupës, jo me synimin për ta fituar këtë trofe, por për të ndikuar moralisht për vazhdimësinë e kampionatit. Në Durrës luajtëm pothuajse me Partizanin U-19, prandaj që këtu duket se për ne nuk ishte primare Kupa e Shqipërisë, por falë rotacionit dhe rrjedhës së situatave të ndeshjes, unë bashkë me skuadrën menduam të kualifikoheshim sërish,”- vijon më tej njëshi i pankinës së kuqe.

Pikë në Shkodër. Partizani ndihet i gatshëm për transfertën e Shkodrës dhe, duke ditur kushtet dhe atmosferën në stadiumin “Loro Boriçi”, të kuqtë kërkojnë të mos dalin pa pikë nga ky takim. “Kupa është një kapitull i mbyllur tashmë, kështu që ne jemi përqendruar te ndeshja me Vllazninë, si dhe te sfidat e mbetura të kampionatit.

Na pret një ndeshje e vështirë, pasi dihen synimet e Vllaznisë, e cila lufton për titullin kampion. Gjithsesi, ne do të shkojmë në Shkodër për të bërë më të mirën e mundshme dhe, pse jo, të marrim edhe maksimalen. Dihet se në Shkodër luhet futboll, prandaj ne do të mundohemi të bëjmë një paraqitje të mirë ashtu si në ndeshjet e mëparshme dhe suksesi t’i buzëqeshë asaj skuadre që do ta meritojë në fushën e lojës.

Skuadra jonë ka gjendje të mirë dhe them se në fushën e “Loro Boriçit” nuk do të ketë diferenca të mëdha mes skuadrës sonë dhe Vllaznisë, pra shpresoj që pozicionet e renditjes të mos thonë gjë në këtë takim. Shkodranët kanë në radhët e tyre mjaft lojtarë cilësorë, luftojnë për titull, por unë shkoj në Shkodër syhapur dhe krenar, sepse në këtë stadium ke kënaqësi të luash futboll dhe, nëse skuadra luan mirë, mund të përfitojë diçka nga ky takim i vështirë. Shpresoj që të mos dalim “duarbosh” nga ky takim i radhës,”- përfundoi trajneri i Partizanit, Shpëtim Duro.

Tafaj dhe Malota mungojnë ndaj Vllaznisë

Pas aventurës së Kupës, të kuqtë janë përqendruar maksimalisht te ndeshja e radhës në kampionat dhe për transfertën e Shkodrës trajneri Duro e ka pothuajse të plotë grupin. Megjithatë, në repartin difensiv do të mungojnë dy pika të forta, si mbrojtësi i ri Renato Malota, i cili është i pezulluar për shkak të kartonit të kuq që mori në derbi. I pamundur për këtë ndeshje është edhe Fatjon Tafaj, i cili ndaj Dinamos ka marrë një dëmtim në gjurin e djathtë dhe prej ditësh vazhdon të jetë nën përkujdesin e stafit mjekësor.

Të kuqtë përgatiten me dy grupe

Dje Partizani ka zhvilluar një seancë stërvitore, e cila është kryer në ambientet e klubit. Përgatitjet e djeshme janë kryer të ndara në dy grupe, ku formacioni që luajti në Durrës ndaj Flamurtarit kreu disa vrapime të lehta si dhe një seancë masazhi nën drejtimin e fizioterapistit Perli Rusi. Ndërsa pjesa tjetër e skuadrës u përgatit normalisht në fushën stërvitore. Edhe për sot është planifikuar një seancë stërvitore, që do të kryhet në klub dhe pritet të nisë në orën 16:30.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Vllaznia - Partizani

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 20:36

asht shum e randesishme fitorja dhe duhet te fitojm .

ishalla fitojm na e barazon tirana se mandej u kthy kampionati me kry poshte :lol: :lol: :lol:

para vllaznia dhe me nji fitore neser

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia - Partizani

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 21:05

e duam e duam e duam fitoren
i perjashtuar

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Vllaznia - Partizani

Post by shv13 » Sat, 11 Apr 2009 , 08:03

hajt ishalla fitore e bukur sot e te jete plot loroja sic e kena pase zakon dikur,qe demat sa te shkelin "haline jeshile" te stadiumit te bahen kija(qengja,per ndoj jo shkodran qe se kupton)... :wink:
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Vllaznia - Partizani

Post by futbollist » Sat, 11 Apr 2009 , 08:37

Ishalla fitore sot. Sinani edhe Sukaj duhet me bombardu sot porten e partizanit ne gjujtje :mrgreen:
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Vllaznia - Partizani

Post by GOLDIAN » Sat, 11 Apr 2009 , 09:28

o shv13 kur te dalim kampion ku po mbledhna me hager kija te pjekun

futbollist ta bombardojne ne gola se per gjujtje pa pushim e asi gol sna duhet gja :D

a ma nise ate foto ma
i perjashtuar

futbollist
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 523
Joined: Fri, 26 Nov 2004 , 23:37
Skuadra: Vllaznia, Bayern
Location: Rus-Maxharr

Re: Vllaznia - Partizani

Post by futbollist » Sat, 11 Apr 2009 , 10:24

njashtu njashtu ishalla nder 10 gjujtje gjysa me hi mrenda nuk asht keq,llogari e mire kjo eee? :mrgreen: Varet mandej se edhe kush e ka porten me pamje nga ana e Taraboshit se si e ka shprehja kjo gja mund te ndodhin edhe ne realitet qe te fluturojne ndonje top andejna :D

Cile foto more burre se nuk mbaj mend.Futu ne facebook se aty kane vu kto vajzat fotot e fillores e te kopshtit.Me dergo mesazh privat..
:::::::::::FORZA VLLAZNIA :::::::::::FORZA SHQIPERIA::::::::

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Vllaznia - Partizani

Post by kristiani » Sat, 11 Apr 2009 , 10:31

FORCA VLLAZNIAAAAAAA...DUAM VETEM FITORE SOT...
FORZA VLLAZNIA

Post Reply