Liga e Kampioneve

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:18

man in red blu .

a e sheh se qa thojn naqe .

vete rumenicke me bakenbaul e kan than naqe
qe bajerni ma i dobte i historise

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:19

Klinsman
“Ndaj Barçës na
mungoi kuraja”
Shumë mungesa në formacion,
me lojtarë me eksperiencë si
Lusio, Van Byjten, Lahm e
Klose, Bajerni nuk mund ta
përballojë lehtësisht formacionin
katalanas. Pikërisht kjo
është analiza e pas ndeshjes
e Jurgen Klinsmanit, trajnerit
të Bajernit, skuadra e të cilit
brenda pesë ditëve ka pësuar nëntë gola (pesë në kampionat
ndaj Volfsburgut dhe katër në “Camp Nou). “Barcelona
është një skuadër e nivelit shumë të lartë, kundër së cilës
duhet të kishim zhvilluar një ndeshje me një volum të lartë
loje dhe shumë agresive. Por në momentin kur duhet të tregonim
forcën tonë, pasi me mungesat që kishim e dinim që
s’do të ishte e lehtë, na mungoi kuraja për të reaguar. Bët në
portë? Gëzon një eksperiencë të madhe në këto nivele dhe
është shumë i qetë, por në golat e pësuar, asnjë prej tyre
nuk ndodhi për faj të tij”, deklaron Jurgen Klinsman.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:25

para 5 diteve tha kualifikohemi kunder barcelones kurse sot thot nuk ishte faji jem

uuu sa tranier kot.

po i kujt asht faji o pyk

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:29

Argjentinasi Lionel Mesi,
sulmuesi më i fortë në botë
SHTYPI GJERMAN
Argjentinasi Lionel Mesi dhe Samuel
Eto janë dy sulmuesit më të fortë në botë.
Të paktën kjo është ajo që shtypi gjerman,
më saktë e përditshmja “Bild”, ka zbuluar
pas sondazheve të kryera, pikërisht në
prag edhe të përballjes çerekfinale të Ligës
së Kampioneve mes Barcelonës dhe Bajernit
të Mynihut. Në 50 sulmuesit më të fortë
në botë, pas dyshes kryesuese katalanase,
Mesi-Eto, renditet spanjolli i Valencias,
David Vila dhe pas tij suedezi i Interit, Zlatan
Ibrahimoviç. Vetëm vendi i pestë për
“Topin e Artë” 2008, Kristiano Ronaldo
(Mançester Junajtid), i ndjekur nga Van
Nistelroi (Real Madrid), Henri (Barcelona),
Raul (Real Madrid), Torres (Liverpul). Italiani
i parë në këtë listë të gjatë është Luka
Toni, sulmuesi i Bajernit të Mynihut

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:30

Guardiola
“Kam lojtarë
jashtëtokësorë”
Trajneri i skuadrës së Barcelonës,
Pep Guardiola, është i
ekzaltuar për ndeshjen e fituar
ndaj bavarezëve, por fillimisht
shpjegon motivin e përjashtimit
të tij me karton të kuq:
“Në atë moment u nervozova
shumë, sepse kur Mesi u rrëzua
në zonë, vendimi i gjyqtarit
ishte ai i ndëshkimit me karton të verdhë të lojtarit tim,
ndonëse u pa qartë që ishte një njëmbëdhjetëmetërsh. Më
vjen keq, por nuk munda ta përballoj tensionin në ato momente”.
Më pas, Guardiola analizon edhe paraqitjen, ose më
saktë spektaklin e ofruar nga lojtarët e tij. “Kemi zhvilluar një
ndeshje madhështore, një ndeshje perfekte, pasi kam në
dispozicion lojtarë të mrekullueshëm, jashtëtokësorë. Dinë
ta trajtojnë topin si shumë pak të tjerë në qarkullim dhe kjo u
pa fare qartë sot (dje), mbi të gjitha në aksionin që solli golin
e parë për ne, e më pas të tjerët me radhë”.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:31

Frikëson Çelsi, ngrin Liverpuli
Sukses me peshë i bluve, që shohin gjysmëfinalet falë dygolëshit të Ivanoviçit dhe Drogbasë
Në “Anfilld”, avantazhi i Torres rezulton i përkohshëm, pasi londinezët e përmbysin



Megjithëse luhej
brenda në “An
filld” është zgjidhur
në favor të Çelsit raundi i parë i
derbit anglez të çerekfinales
së Ligës së Kampionëve, midis
bluve të Hidink dhe Liverpulit
të Benitezit. Vendësit
kanë pësuar një humbje të
rëndë, që kompromenton realisht
shanset e kualifikimit.
E të thuash që për liverpulasit,
çdo gjë u duk se nisi
shumë mirë, me golin e
Fernando Torresit, vetëm 6
minuta pas fillimit të lojës.
Kajt me takë gjeti në të djathtë
Arbeloan, i cili në mënyrë të
menjëhershme krosoi për sulmuesin
spanjoll, që s’fali.
Djemtë e Benitezit janë shfaqur
të rrezikshëm sërish me Torres,
teksa spanjolli i ka rrëmbyer
topin Lampardit, duke iu drejtuar
portës kundërshtare dhe
ka provuar menjëherë gjuajtjen
nga kufijtë e zonës, por
finalizimi ka qenë për t’u harruar.
Gjithsesi, Çelsi është
shfaqur i gjallë, sidomos me
Drogbanë, i cili ka flakur një
gol thuajse të bërë. Por dhjetë
minuta më vonë ka ardhur
barazimi i bluve, i realizuar
me kokë nga mbrojtësi
Ivanoviç, pas një goditjeje
këndi.
Loja e shkëlqyer e pjesës
së parë ka mbetur e tillë edhe
në të dytën. Drogba, që ka
kaluar Reinën nga një pozicion
diagonal, është ndalur
vetëm nga ndërhyrja e
mrekullueshme e Karrager nëvijën e portës. Ndërsa nga
ana tjetër, Torres, pas një kombinimi
me Kajt e Xherrard,
ka gjuajtur mbi traversë.
Megjithatë, radhën e avantazhit
e ka pasur Çelsi, sërish
me Ivanoviç, i cili ka fiksuar
dopietën e parë me
fanellën e londinezëve, duke
shfrytëzuar me kokë sërish
një goditje këndi. Fitorja e
londinezëve është kthyer në
triumf pesë minuta më pas,
kur Balak ka krijuar një korridor
për Maludan, që gjen
në vrapim e sipër lëvizjen e
Drogbasë, i cili shënon
duke paraprirë Fabio Aurelion
e Karragerin. Benitez i
provon të gjitha, duke
hedhur në fushë edhe Babel
e Benajun, por dorëzohet
kur sheh Çeh, duke fluturuar
pas një të djathte fluturimthi
të Ksabi Alonsos në
të 92’. Javën e ardhshme, derbi
do të zhvendoset në “Stemford
Brixh”, aty ku Çelsi niset
favorit, jo vetëm për faktin
se luan në shtëpi.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:34

“Treguam se jemi më të mirë”
Trajneri i Çelsit, Gus Hidink, është dukur i
kënaqur, përveçse nga suksesi në një fushë të vështirë
si Liverpuli, edhe nga paraqitja pozitive e bërë
prej skuadrës së tij: “Më duhet t’i përgëzoj të gjithë
për paraqitjen e bërë dhe për fitoren e rëndësishme
që arritëm. Megjithëse e nisëm ndeshjen me pësimin
e disavantazhit, lojtarët ditën të tregojnë karakter,
duke reaguar”, ka deklaruar Hidink. Sipas njëshit
të stolit, Çelsi pati një meritë të veçantë: “Me presionin
e bërë, arritëm të shpërqendrojmë Liverpulin
në mbrojtje, duke shënuar dy herë. Fakti që kemi
realizuar tre gola në transfertë, sidomos në një
fushë si ajo e Liverpulit, është me të vërtetë i shkëlqyer.
Kjo skuadër është në gjendje për të bërë
edhe atë që s’mund të mendohet”.
deklaron Gus Hiding,tranieri me i mire ne bote per momentin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:36

ky pra asht tranieri ma i mire ne bote qe drejton dhe kombetare dhe klubin e qelesit.

perr mendimin tem celesi dhe barcelona jan 2 ekipet ma te mira ne bote per momentin ,dhe nese barcelona ka yje atehere cdo gja varet nga tranieri dhe nese celesi i ka lojtaret jo yje si barcelona ,tranieri i qelesit guds hiding ban diferencen.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Liga e Kampioneve

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 22:47

fpjalmi wrote:ky pra asht tranieri ma i mire ne bote qe drejton dhe kombetare dhe klubin e qelesit.

perr mendimin tem celesi dhe barcelona jan 2 ekipet ma te mira ne bote per momentin ,dhe nese barcelona ka yje atehere cdo gja varet nga tranieri dhe nese celesi i ka lojtaret jo yje si barcelona ,tranieri i qelesit guds hiding ban diferencen.
Guus Hiddink asht aktualisht per mendimin tem nder tre tranierat ma te mire tbots, si tifoz i Celsit i uroj Champions Leaguen kyt vit.


Pjalmi nqs na bjen Hiddink si tranier tkombetares ia baj hallall se asht hollandez, bile tpremtoj edhe ty se bahem tifoz me Hollanden :D :D

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Liga e Kampioneve

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 22:48

fpjalmi wrote:para 5 diteve tha kualifikohemi kunder barcelones kurse sot thot nuk ishte faji jem

uuu sa tranier kot.

po i kujt asht faji o pyk

ia ka kopju Hanit kyt, me u hap thebsh para ndeshjet, e me i ra mohit mas ndeshjes

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Liga e Kampioneve

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 22:49

fpjalmi wrote:man in red blu shkruan

e dime shume mir se ju hollandezt i keni inat gjermanin e skuadrat gjermane, se iu kan qu puc gjithmon , por ti ujku se paska pa ndeshjen aspak me ca shifet, se lahm ska lujt hic, e nuk ka pas se si me e ndal Messin prej Münich para televizorit

_____________________________________________________

nuk asht puna te hollandezt naqe qe jena tifoz me ta por ujku ka than rrealitetin

shihe ma mire qa shkruan gazeta
nuk ka pune realitetit, as gazetet mor burre, Lahm nuk asht aktivizu, Ujku vet ta po e kupton ku e kam fjalen :wink: :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 23:24

man in red blu shkruan

Guus Hiddink asht aktualisht per mendimin tem nder tre tranierat ma te mire tbots, si tifoz i Celsit i uroj Champions Leaguen kyt vit.


Pjalmi nqs na bjen Hiddink si tranier tkombetares ia baj hallall se asht hollandez, bile tpremtoj edhe ty se bahem tifoz me Hollanden
______________________________________

mi thuj ata 2 tranierat qe jan ma te miret bashk me ket naqe. :D :D

mos asht mourinjo apo guardiola . :D :D

e thojn te tan bota naqe qe asht numri nji ne bote dhe nuk i afrohet kush .



mandej shqipnia me ble ket tranier ,duhet me shit debutetat e shqipnise naqe,se nuk ka beth kush :lol: :lol:

asht shum i shtrejte per bellkanin 8) 8)

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 23:25

man in red blu shkruan

ia ka kopju Hanit kyt, me u hap thebsh para ndeshjet, e me i ra mohit mas ndeshjes

__________________________________________________-

:lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Liga e Kampioneve

Post by Man in Redblue » Fri, 10 Apr 2009 , 00:34

fpjalmi wrote:

mandej shqipnia me ble ket tranier ,duhet me shit debutetat e shqipnise naqe,se nuk ka beth kush :lol: :lol:

asht shum i shtrejte per bellkanin 8) 8)
se asht i shtrenjt e di, po thash mos na rregullon gja ti si tifoz i zjarrt hollandez :D :D, te bahet tranier i chelsit, Rusise e Shqiperise periher :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Fri, 10 Apr 2009 , 02:24

:D :D :D :D

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Liga e Kampioneve

Post by Ujku » Fri, 10 Apr 2009 , 12:44

Man in Redblue wrote:
Ujku wrote:Per 40 min Bayern hangri 3 gola, s'ka kush goj me fol rezultati flet vet
Laam pat than para ndeshjes se Mesi s'ka me ra as i her ne top
po ja futi 2 petlla me mjalt.

e dime shume mir se ju hollandezt i keni inat gjermanin e skuadrat gjermane, se iu kan qu puc gjithmon :D :D , por ti ujku se paska pa ndeshjen aspak me ca shifet, se lahm ska lujt hic, e nuk ka pas se si me e ndal Messin prej Münich para televizorit
O Main redblue
Un s'thash se ka lujt Lam, por thash ca ai ka than para ndeshjes
apo ndoshta tesh ti don me than se me pa lujt Lam e kishte ndalu Mesin :x
Ndeshjen e kam pa pjesen e par e kam pa bile me shum interes e te dyten me te than te drejten
e kam pa copa copa se pse u ba nji loj e pa kuptimt lojtort e Bayernit po prisnin kur pa fishllon arbitri se nuk rezistoshin ma fizikisht as psikologjikisht
humbje e turpshme per 45 min 4 me 0 sesht faj i tifozave Hollandes ktu.
T'jesh i bindur se nuk jam tifoz cinik kunder GJermanve por un thash per ket ndeshje per mu e per ke thot realitetin asht njishtu.

GOLDIAN
Kuqeblu Perjete
Kuqeblu Perjete
Posts: 7305
Joined: Sun, 02 Jul 2006 , 18:14
Skuadra: vllaznia
Location: perjashtuar nga forumi

Re: Liga e Kampioneve

Post by GOLDIAN » Fri, 10 Apr 2009 , 15:11

Man in Redblue wrote:
fpjalmi wrote:para 5 diteve tha kualifikohemi kunder barcelones kurse sot thot nuk ishte faji jem

uuu sa tranier kot.

po i kujt asht faji o pyk

ia ka kopju Hanit kyt, me u hap thebsh para ndeshjet, e me i ra mohit mas ndeshjes
:lol: :lol: :lol: :lol: iher qe mungoj ne forum qe mi kopjoni fjalet e mija qe du me thane
ikyt gja dosha me than dhe une :D
i perjashtuar

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Liga e Kampioneve

Post by Ledi1920 » Wed, 15 Apr 2009 , 09:38

Nuk eshte vetem faji i klinsamanit(sado qe sben si trainer).Lojtaret ate dite nuk beni dot tre pasa.Ishte skandal.Bayerni i futi 12 gola sportingut dhe fluturun...
Ka ca lojtar tek bayerni qe sjane ne nivelin qe duhet si Lucio,Sweini,Van bommel,Lell,Ze roberto etj.
Duhet nje ekip me lojtar te ri.Nje ekip qe te dije te qarkulloje mire topin dhe ne qender te mesfushes nje lojtar driblus tipi diego...edhe jo vanbommel.Porta eshtte per ibret.
Kshuqe Barcelona e lshoi lojen se mund ti fuste dhe 8 gola ate dite...
Image

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Liga e Kampioneve

Post by kristiani » Tue, 28 Apr 2009 , 12:06

Sonte fiton chelsea ishalla ban gol ballacku
FORZA VLLAZNIA

Ledi1920
Fanatics
Fanatics
Posts: 1410
Joined: Fri, 21 Nov 2008 , 15:34
Skuadra: Tirona,Bayern
Location: Tiron

Re: Liga e Kampioneve

Post by Ledi1920 » Tue, 28 Apr 2009 , 16:28

kristiani wrote:Sonte fiton chelsea ishalla ban gol ballacku
edhe une ate du tboj gol ballacku po se si del chelsi nuk me plas fort
Image

Post Reply