Liga e Kampioneve

Diskutoni per Kupen e Botes , Kupen e Europes , Ligen e Kampioneve , Kupen Uefa , Kupa Intertoto .

Moderator: Man in Redblue

Post Reply
shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by shv13 » Wed, 08 Apr 2009 , 23:25

une per vedi sonte si ve faj,njata lojtare kishte ca ka me ba.Messi kunder lell asht si me lujte njeni prej nesh kunder njenit me paterica.Me lahm do ta kishte pase ifije ma t vshtire.
E keqja ishte se as oddo( zhele lojtarit tane karrieren) e as lell nuk u coshin nalt kur ishte puna me sulmu.Riberi me schweinin u dote me e ba cdo gja vete se si ndihmote kush.Van bommel vec ban faula e llap andej kndej se s asht per me mbajte mesfushen.Breno ma shifte si piktor lojtaret e barces e s ishte hic i orientum.Demichelis s asht mbrojtes qendret e si vehet fort faj.
Nji opsion per mu do t kishte kene me vu poldin ne krah si e pat vu low n europian e me lane riberine ne qender per me i dhane ma shpejtesi lojes.Ne krah te djathte ndoshta do t kishte kene ma mire me pa vu ze roberton se sa lell meqe me hitzfeld ka pa lujte shpesh edhe n at rol.
Tesh mrapa asht kollaj me fole, se ba me pase halla ashi sendesh i thona axhe,po sidoqofte barca asht vite drite perpara bajernit.
Mgjth per mu se fiton prape championsin.Ta po del ndoj ekip qe ne gjysfinale ose ne finale ta po ja then hundet...

ps: e pashe ndeshjen te rai2...ba me ndi komentet e italianve me t thane mendja i kane ekipet qysh tash n finale kta.Kur flet edhe Pshtim Qenefi (salvatore bagni) per teknike e taktike te hjedh dekun.Asht talent-scout i persosun po si opinionist asht ma zi se genc kastrati kur komentote te antena nord.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Liga e Kampioneve

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 23:30

shv13 wrote:Kur flet edhe Pshtim Qenefi (salvatore bagni)
ahaahahahaahahaahahahahhaaaha

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by Admin » Thu, 09 Apr 2009 , 00:56

Skodrinon wrote:
vllaznia1919 wrote:Barça-Bylis Munchen 4-0! :D :D :D :D
Pse nuk e veni rezultatin per ata qe se dijne.
Ser Dedja jep dorheqjen..... :D
Hhahhahahahahhaha

Ppapapapa Bajerni si me ken ekip lagjesh, edhe Bahcalleku e kishte mujt!!!!!
Sdq Barca se la me marr fryme, treshja fantastike, me Xavi e Iniesta tu i hedh topatt ku ti dush e si ti dush....
Asht ndeshja e pare qe shof tu lujt Bajernin, kam vite qe nuk me ka rastis me e pa, por asht me te ardh gjynah.....
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:17

un e thash edhe nji here ma perpara ,shpresa me u kualifiku asht 0.1 perqind per bajernit dhe ju tifozat e bajernit mos u merzitni sepse iu ra skuadra ma e forte ne bote per momentin dhe 4 me 1 nuk asht nej rezultat i thelle duke pa qe keni peshtu pa hanger edhe nja 12 gola te tjere .

edhe nji here me vjen keq per goldianin kristianin shvk man in red blu etjere etjere dhe mos u merzisni se vllaznia jone do ia marrin hakun bajernit qe per ne asht tirana :lol: :lol: :lol: megjithate mos u merzisni se barcelona asht si vllaznia :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:19

a e harrut ne loro boriqi qe thoshin vllaznia barcelona fitorja asht e jona?

:lol: :lol: :lol: :lol:

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:39

Barcelona dhe Celsi, nje hap te madh drejt gjysmefinaleve


Autori: moderator
Data: 08/04/2009
Version Print


Ndryshe nga nje nate me pare, Liga e Kampioneve ka sjelle emocione me te forta ne dy sfidat e dyta te nje te tetave. Barcelona e Pep Guardioles ka shkaterruar ne fushen e vet Bajernin e Mynihut me rezultatin 4-0, duke e siguruar kualifikimin per ne gjysmefinale, ndersa nje hap po kaq te madh ka bere edhe Celsi, qe ka mundur ne transferte 3-1 Liverpulin e Rafa Benitezit. Barcelona-Celsi duket se do te jete nja nga dy gjysmefinalet e ketij edicioni te Championsit.
Barcelona, makine golash. Dhe jo vetem ne kampionatin spanjoll. Furine katalanase kete radhe e ka vuajtur Bajerni i Mynihut, qe nuk ka pasur shansin me te vogel per te marre rezultat pozitiv ne “Kamp Nou”. Ne ndeshjen e pare gjysmefinale te Liges se Kampioneve, djemte e Pep Guardioles kane dhene leksione futbolli, duke shkaterruar skuadren me te mire gjermane, Bajernin e Mynihut. Sulmit te papermbajtshem katalanas, qe perbehet nga Eto, Mesi dhe Henri, i ka mjaftuar vetem pjesa e pare, per te shenuar plot kater here ne porten e portierit But, fati i keq i te cilet e ka vene kundershtar me keta lojtare te papermbajtshem. Ndeshja nuk ka pasur shume komente, pasi Barcelona e ka dominuar ne te gjithe komponentet e saj. Ndoshta edhe me skuadren e fundit te Primera Divizion Barcelona do ta kishte me te veshtire sa me Bajernin. Fakti qe jane shenuar vetem 4 gola ne porten bavareze dhe jo me shume vjen si rrjedhoje e nje lloj leshimi te katalanasve ne pjesen e dyte. Ndeshja e kthimit pritet te luhet sa per statistike, pasi fitorja e thelle ne “Kamp Nou” thuajse ia ka siguruar Barcelones kualifikimin per ne gjysmefinale

Blute e Londres kane fituar ne transferte 3-1 ne ndeshjen e pare te ketij turi, duke ua veshtiresuar ne maksimum punen futbollisteve te Rafa Benitezit. Ne minutat e para Liverpuli u shfaq shume i frikshem dhe goli i shenuar nga Fernando Torres u duk sikur do te ishte i pari ne seri, por nuk ndodhi keshtu. Celsi arriti shume shpejt ta mbledhe vetem dhe barazoi po ne pjesen e pare me ane te serbit Ivanovic, aktivizimi i te cilit u duk disi i nxituar. Por instiktet e te famshmit Gus Hidink nuk mund te gabojne. I njejti lojtar do te shenoje edhe golin e dyte, thuajse ne te njejtin pozicion si ne rastin e pare, duke i hapur rruge keshtu fitores se Celsit, qe do te ishte edhe me e thelle. Sulmuesi nga Bregu i Fildishte, Didie Drogba, shenoi golin e trete, ne nje rast kundersulmi per skuadren e Celsit. Kjo fitore ne transferte eshte nje hap i madh per skuadren e Hidinkut, se ciles i mjafton vetem admistrimi sakte i lojes ne ndeshjen e kthimit, per te kaluar ne gjysmefinale

Barcelona-Bajern 4-0

Barcellona (4-3-3): Valdes; Puyol, Piquè, Marquez, Daniel Alves; Iniesta, Toure (Busquets 81’), Xavi; Henry 7 (Keita 74’), Eto’o (Krkic 90’) Mesi. Trajner: Guardiola.
Bayern (4-5-1): Butt; Oddo, Breno, Demichelis 5, Lell; Altintop (Ottl 46’), Schweinsteiger, Zé Roberto (Sosa 77’), Van Bommel, Ribery; Toni. Trajner: Klinsmann
Gjyqatar: Webb (Angli)
Shenues: 8?, 38’ Messi, 12? Eto’o, 43? Henry
Kartone te verdhe: Messi, Lell, Demichelis, Marquez

Liverpul-Celsi 1-3

Liverpool (4-2-3-1): Reina; Arbeloa, Carragher, Skrtel, Fabio Aurelio (Dossena 73’; Lucas Leiva (Babel 79’), Xabi Alonso; Kuyt, Gerrard, Riera (Benayoun 67’); Torres. Trajner Rafa Benitez.

Chelsea (4-3-3): Cech; Ivanovic, Terry, Alex, A.Cole; Ballack, Essien, Lampard; Kalou, Drogba (Anelka 79’), Malouda.
Trajner: Gus Hiddink.
Gjyqtar: Bo Larsen (Danimarke)
Shenues: 6?Torres, 39?, 62’ Ivanovic, 67? Drogba
Kartone te verdhe: Kalou, Terry

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:40

un thashe se ka perfundu 4 me 1 ,dhe itesh e kam vu re se paska fitu 4 me 0 barcelona :D :D :D :D

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:47

tash per mendimin tem klinsmani duhet me dhan doreheqjen dhe ta marrin nej tranier i mire.

asht e vertete qe klinsman ka ken nji super lojtare ,por per tranier nuk ban hiq ,dhe nese jam gabim ma bani hallall ju tifozat gjerman.

kur nuk e kam pa bajernin ma keq se sot sepse ky bajern furnizon kombetaren e gjermaneve me 55 perqind ,dhe qa pash un asht shum poshte ,dhe kjo shihet edhe ne kampionat gjerman

Shkodrani81
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 882
Joined: Fri, 19 Jan 2007 , 07:48
Location: Kanada
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by Shkodrani81 » Thu, 09 Apr 2009 , 04:50

Une jam tifoz me te dy kta ekipe dhe me ka ardhe keq qe jane taku tani, kam pas qejf ne finale.
Sdq, du me than se Barcelona simjet e meriton me dal kampion. Nuk ka ekip qe i del perpara, as Chelsea e as kerkush, tan ka me t'i shkep ka 4 a 5.
Shifet loja qe bajne.
Desha me than edhe kete, se Bayern ma te lodhun se ne kyt neshje, nuk ma merr mendja se ka njof najher historia, taman si amatore, Barca nuk ka fitu me ta, por ka nxjerr kunjin, une tifoz gjerman jam, por kja asht realitet.
Gjithashtu preferoj Barcen ma shume, sepse ka edhe ngjyrat e vllaznise :D , po ashtu e meriton 100 perqind.

kristiani
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 624
Joined: Sat, 05 Feb 2005 , 22:27
Location: France

Re: Liga e Kampioneve

Post by kristiani » Thu, 09 Apr 2009 , 12:21

kur t'fitojne barcelona njaq kupa kampjonesh sa bayerni na bani za, barcelona nuk ka kurr historin e bayernit , bayerni mram ishte beth edhe po ashtu tesh 5 6 vjet ska pas kurr ekip me thane t'mir fort se bayernin e maparshem ja kan pas tan ekipet ma t mira frigen si reali barcelona e tjer, bile mram tha ai komentatori qe bayerni nuk kishte hup kurr ne barcelone kuder saj m duket....barcelona ta po kalon po ta po ja skuq beth't chelsea se nuk ka me pas chelsea t'njejtien mbrojtje si mram bajerni,prep se prep e pranoj humbjen se mram ishin taman pertok ata lojtar kot...
FORZA VLLAZNIA

Miri
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 6241
Joined: Wed, 20 Jun 2007 , 17:44
Skuadra: Vllaznia
Location: Postribe
Contact:

Re: Liga e Kampioneve

Post by Miri » Thu, 09 Apr 2009 , 13:26

Ahahahahahahaha kam frik se tesh i bahet ves bajernit me hanger ka 4/5 gola e ska djal nanet qe ja hek ma,shif e bani nej gja itesh sa asht heret se asht ves i dhim ky :D :D :D :D :D :D

Ujku
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 830
Joined: Fri, 19 Dec 2008 , 20:57

Re: Liga e Kampioneve

Post by Ujku » Thu, 09 Apr 2009 , 15:47

Per 40 min Bayern hangri 3 gola, s'ka kush goj me fol rezultati flet vet
Laam pat than para ndeshjes se Mesi s'ka me ra as i her ne top
po ja futi 2 petlla me mjalt.

loroborici
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 695
Joined: Fri, 09 Feb 2007 , 17:40
Skuadra: vllaznia

Re: Liga e Kampioneve

Post by loroborici » Thu, 09 Apr 2009 , 15:57

Cka kalbsinet ky far Bajernit???? :mrgreen: Ekip ma te marum se ban nana. ka tall bythen tan pjesene dyte lojtart e Barcelones se ka mujt me ba Barcelona nja 7-8 gola... :lol:
Me ka befasue krejt Chelsea, qi mujti ma ba bash 3 gola ne fush te Liverpoolit cka e ka krejt te pa munme me u kualifikue. Porto ekip i kompletue dhe me shume gjak.
Vllaznia ne zemer
Image

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Liga e Kampioneve

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 18:53

shv13 wrote:
genc kastrati kur komentote te antena nord.
a ca mka marr malli per ato komentet e gzim kastratit te antena nord, tpaharrueshme :D :D

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Liga e Kampioneve

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 19:00

fpjalmi wrote:tash per mendimin tem klinsmani duhet me dhan doreheqjen dhe ta marrin nej tranier i mire.

asht e vertete qe klinsman ka ken nji super lojtare ,por per tranier nuk ban hiq ,dhe nese jam gabim ma bani hallall ju tifozat gjerman.

kur nuk e kam pa bajernin ma keq se sot sepse ky bajern furnizon kombetaren e gjermaneve me 55 perqind ,dhe qa pash un asht shum poshte ,dhe kjo shihet edhe ne kampionat gjerman

pjalmi, skam ken naiher ma dakord me ty :D :D

une nuk jam tifoz i Bayernit ne kampionatin gjerman per arsye qe skan randsi me u permend ktu, por prap mka ardh keq qi Klinsi e coi drejt humneres kyt ekip kaq tmadh, edhe nji deshmi ma shume, cfar damit sjell nji tranier i keq...bayern kyt nate ska pas pike gjakut e mentalitetit gjerman-duhet me ba disa spastrime: Klinsamn por edhe disa lojtar ishte dasht me ik

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Liga e Kampioneve

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 19:02

Ujku wrote:Per 40 min Bayern hangri 3 gola, s'ka kush goj me fol rezultati flet vet
Laam pat than para ndeshjes se Mesi s'ka me ra as i her ne top
po ja futi 2 petlla me mjalt.

e dime shume mir se ju hollandezt i keni inat gjermanin e skuadrat gjermane, se iu kan qu puc gjithmon :D :D , por ti ujku se paska pa ndeshjen aspak me ca shifet, se lahm ska lujt hic, e nuk ka pas se si me e ndal Messin prej Münich para televizorit

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:12

man in red blu shkruan

pjalmi, skam ken naiher ma dakord me ty

une nuk jam tifoz i Bayernit ne kampionatin gjerman per arsye qe skan randsi me u permend ktu, por prap mka ardh keq qi Klinsi e coi drejt humneres kyt ekip kaq tmadh, edhe nji deshmi ma shume, cfar damit sjell nji tranier i keq...bayern kyt nate ska pas pike gjakut e mentalitetit gjerman-duhet me ba disa spastrime: Klinsamn por edhe disa lojtar ishte dasht me ik

________________________________________________________

ke shum te drejte naqe.

pse nuk e merr nej rrumenike bajernin .gjermania ka shum traniera te mire dhe me eksperience dhe nuk e kuptoj pse ka marr klinsmanin ,kur e dim shum mire qe faji i tij ishte kur u mujt gjermania ne botnorin e fundit .

shifni sa shum ndryshoj kombetarja gjermane sa iku klinsmani .

kurse tash asht koha me hek klinsmanin sepse bajerni ka te gjithe yjet mrend ,por kur tranieri sdin ,sdin

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:15

man in red blu shkruan

e dime shume mir se ju hollandezt i keni inat gjermanin e skuadrat gjermane, se iu kan qu puc gjithmon , por ti ujku se paska pa ndeshjen aspak me ca shifet, se lahm ska lujt hic, e nuk ka pas se si me e ndal Messin prej Münich para televizorit

_____________________________________________________

nuk asht puna te hollandezt naqe qe jena tifoz me ta por ujku ka than rrealitetin

shihe ma mire qa shkruan gazeta

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:16

Barcelona keqtrajton
Bajernin e Klinsmanit
Dy herë Mesi dhe golat e Eto dhe Henri turpërojnë gjermanët
Katalanasve u mjaftuan 45’ për të blinduar kualifikimin






Një Barcelonë e frikshme
për kundërshtarët,
katër gola
në 35 minuta lojë. Është kjo
përmbledhja e çerekfinales së
natës së mbrëmshme, nën një
kolor të magjishëm të krijuar
nga 96 mijë të pranishmit në
stadiumin “Camp Nou”. Dy
herë Lionel Mesi dhe golat e
Samuel Etosë e Tierri Henrisë
blindojnë kualifikimin për në
gjysmëfinalen e Ligës së Kampioneve.
Barcelona është e
madhërishme dhe madje nuk
ka nevojë as për këshillat e
trajnerit të saj, Pep Guardiola,
i cili u përjashtua nga gjyqtari
Ueb si rrjedhojë e
protestave të tij në mesin e
pjesës së parë për një njëmbëdhjetëmetërsh
të mosakorduar
në favor të Mesit. Pjesa
e parë ofron një spektakël që
nuk shihej prej kohësh në
fushat e futbollit ndërkombëtar,
ku spikat superioriteti
i padiskutueshëm, madje
turpërues i Barcelonës kundrejt
bavarezëve të trajnerit
Jurgen Klinsman. Kampionët
e Gjermanisë duken të hutuar
në fushën e lojës dhe
shumë të pakoordinuar
ndërmjet reparteve, aq shumë
saqë Mesit dhe Etosë i mjaftojnë
12 minuta për të kombinuar
dhe kaluar me
shumë thjeshtësi në qendër të
mbrojtjes, dy aksione këto që
do t’i japin katalanasve avantazhin
e dyfishtë. Vetëm 12
minuta lojë dhe Bajerni është
i gjunjëzuar, pa forca përballë
treshes sulmuese të
mrekullive. Toni, Riberi, Shvajnshtaiger
dhe Van Bomel
janë të pafuqishëm kundrejt
sulmit të Barçës, por gjithashtu
kundrejt euforisë së jashtëzakonshme
të krijuar edhe
nga tifozët vendës. Klinsmani
nuk u beson syve, pavarësisht
tri mungesave
shumë të rëndësishme të Lusios,
Van Byjtenit dhe Kloses,
por akoma më shumë kur
në fund të pjesës së parë duhet
të shohë portierin e tij, Bët,
të nxjerrë edhe dy herë të tjera
topin nga rrjeta. Minuta e 25-
të dhe Lel rrëzon në zonë Mesin,
por gjyqtari anglez, Ueb,
lejon avantazhin. Ky episod
nervozon shumë Guardiolën,
protestat e të cilit detyrojnë
gjyqtarin e takimit ta dërgojë
në tribunën e “Camp Nou”.Por Barcelona nuk ka nevojë
për këshillat e tij, nëse Mesi
është në një gjendje fantastike.
Henri shpërthen në krahun e
majtë dhe në hyrje të zonës
lëshon një krosim në qendër
për argjentinasin, i cili mes
këmbëve të tre mbrojtësve të
gjermanëve gjen i pari topin
dhe e devijon atë saktësisht
në rrjetë. Barcelona 3, Bajern
0. Në firmën e suksesit të
katalanasve mungon vetëm
firma e francezit Henri, por
Mesi dhe Eto do të ndërtojnë
aksionin perfekt për të dhe
dy minuta nga përfundimi,
spanjollët dërgojnë për herë
të katërt topin në rrjetë.
“Camp Nou” është në ekstazë,
skuadra e Klinsmanit
e dërrmuar, realisht inekzistente
në fushë. 45 minutat
e pjesës së parë, plus katër
minuta shtesë, janë një
makth i frikshëm për miqtë
nga Gjermania, të cilët nuk
e shqetësojnë për asnjë moment
të vetëm portierin e
Barcelonës, Viktor Valdes.
Në pjesën e dytë, trajneri i
bavarezëve mendon të ndryshojë
disi skuadrën e tij, më
saktë të mbrohet për të mos
pësuar më ndonjë gol tjetër,
që do të kishte qenë vrasës.
Otëll zëvendëson Altintopin
me fillimin e pjesës së
dytë, por me vazhdimin e
minutave, më shumë sesa
përqendrimi në mbrojtje i
Bajernit, është rendimenti i
ulët dhe kontrolli i lartë i topit
nga Barcelona që ulin ritmin
e takimit. Momenti i vetëm
që gjermanët afrohen rrezikshëm
në zonën spanjolle vjen
në minutën e 70-të, kur braziliani
Ze Roberto godet drejt
portës, por sheh topin t’i largohet
asaj, pas ndërhyrjes së
kapitenit Karles Pujol. Mbyllen
kështu 90 minutat e para të
kësaj çerekfinaleje, me një Bajern
të keqtrajtuar nga supremacia
dhe shpejtësia e skuadrës
së Barcelonës dhe me katalanasit
përfektë, të cilët në krahasim
me kundërshtarët e mbetur në
luftë për këtë kompeticion
duken më të kompletuarit për
të ngritur në qiell trofeun e finales
së Romës në 27 maj

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Liga e Kampioneve

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 22:17

Rumenige dhe Bekenbauer
“Bajerni më i dobët i historisë”
Shuplaka e rëndë e pësuar natën e djeshme në “Camp
Nou” nga kampionët në fuqi të Gjermanisë, Bajerni i Mynihut”,
si për çudi të fatit ka mbërritur pas 12 golave, me të
cilët gjermanët eliminonin në 1/8 e finaleve Sportingun e
Lisbonës. Pikërisht, edhe si rrjedhojë e këtij fakti, dy drejtuesit
më të lartë të klubit bavarez akuzojnë ashpër
skuadrën: “Ajo që kam parë në 45 minutat e para të ndeshjes
së sotme (dje) ka qenë futbolli më i dobët i shprehur nga
Bajerni, gjatë gjithë historisë së themelimit të këtij klubi. Për
ne ishte një turpërim shumë i madh, i pajustifikueshëm.
Barcelona na tregoi se çfarë do të thotë të luash futboll”,
shprehet Franc Bekenbauer. Ndërkohë, Rumenige është
ndalur më shumë te vazhdimi i sezonit. “Tashmë nuk
kemi asnjë shans për të kaluar në gjysmëfinale, ndaj nga
fundjava dua përqendrim maksimal tek kampionati”.

Post Reply