Lajme mbi kombëtaren

Diskutoni rreth ekipit tone Kombetares ,futbollisteve te saj , etj.

Moderator: GOLDIAN

Post Reply
jeti
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 1544
Joined: Tue, 13 Nov 2007 , 09:30
Skuadra: Vllaznia
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by jeti » Fri, 03 Apr 2009 , 07:16

Image
Forca Vllaznia...Image
ImageImage

vllaznia1919
ANTI TIRANSI
ANTI TIRANSI
Posts: 9630
Joined: Sat, 27 Nov 2004 , 01:13
Location: Italia

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by vllaznia1919 » Fri, 03 Apr 2009 , 22:04

Pash zotin mar pjalm mas u lodh kot me i dale ne mrojtje ktij idiot.
Jena shkodran edhe e kena per nder,
kush na ka inat qeni i pshurrt n'der!
Perscitus Elatus Prodigium!!!!

Image

Edmond-Cela
I lindur KuqeBlu
I lindur KuqeBlu
Posts: 3657
Joined: Wed, 10 Nov 2004 , 15:12
Location: angli
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Edmond-Cela » Fri, 03 Apr 2009 , 22:10

fpjalmi wrote:pra te gjithe lojtaret thone nuk e ka fajin han por e kemi ne

lane ma naq at muhamet pash zoten tesh. marre me ta degju kush pasha zoten.
Pa Buk e Uje Rri, Por Pa Vllaznian Nuk Mund Te Rri.


Image

[/color]

shv13
Moderator
Moderator
Posts: 1174
Joined: Mon, 24 Jul 2006 , 19:25
Location: torino
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by shv13 » Fri, 03 Apr 2009 , 22:16

te mbarojne iky edicione eliminatoresh sa ma shpejt se na koriten e ta hjekin kyt inkompetent qe tash 25 vjet ne bankine s ka msu me ba as ndrrimet e ban gafa mbas gafash.
Te vejne nji trajner shqiptar,kedo vec te jene serioz e i pafjale.
Une s jam ma per trajner te huj, po nqs i mbushet mendja prape per te huj ,edhe pse s na kane pru ndoj kushedi se ca ne loje,gigi simoni nuk do ishte keq per mendimin tem.
kuq e blu asht flamuri,
qe valvitet ne shkallet prej guri,
tane tjereve diftonja,
si tradhtojme kurre na kta bojna...

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Sun, 05 Apr 2009 , 20:23

Ari Han dështoi, disa kuqezinj duhet që të ikin më mirë vetë

Nga Hysen ZMIJANI

E kam ndjekur me interes situatën në ekipin tonë kombëtar, jo vetëm sa u takon ndeshjeve që ka zhvilluar në eliminatoret e fundit, por edhe problematikës së tij. Sidomos të këtyre ditëve të fundit, ku të gjitha mediat, gazetarë e specialistë, janë vënë kundër trajnerit Ari Han. Edhe unë bashkohem plotësisht me ta, duke thënë se ishte një dështim total ky trajner, që nuk solli asgjë të re në ekipin tonë kombëtar, rrjedhimisht edhe në futbollin shqiptar. Duke e krahasuar me paraardhësin e tij, Oto Bariç, mendoj se ka bërë shumë herë më pak sesa kroati. Nuk është se dal në këtë konkluzion ngaqë Bariçi më ka pëlqyer më shumë nga gjithë trajnerët e tjerë të huaj që kanë drejtuar kombëtaren tonë, por Hani vërtetë

nuk i solli asgjë këtij ekipi. Jemi në vend të pestë dhe të gjithë besoj se ndajmë të njëjtin mendim se këtë vend e mbajmë edhe pa trajner fare. Vetë lojtarët, duke u angazhuar, do të luanin ndoshta më mirë sesa kaq, sa është duke luajtur ekipi kombëtar në këto ndeshjet e fundit. Nëse e pësuam me Hanin, sigurisht që një pjesë të konsiderueshme të fajit në këtë mes ka edhe FSHF-ja, krerët e saj. Të harxhohen 350 mijë euro për stafin drejtues të kombëtares dhe të mos kesh asnjë rezultat, sigurisht që është një pasojë e rëndë, një përgjegjësi e madhe e federatës dhe më gjerë, për futbollin tonë. Më mirë do të ishte që federata të harxhonte 10 mijë dollarë e të çonte dy trajnerë shqiptarë për disa muaj jashtë vendit, për specializim, në mënyrë që të fillojmë të projektojmë të ardhmen, ashtu siç duhet projektuar. Pse jo, të harxhohen 50 mijë dollarë për pesë specialistë të vendit, në mënyrë që e ardhmja e futbollit tonë të jetë më e ndritur. Me këtë ide që po them, nuk është se po shpreh atë që s’e ka shprehur kush më parë, por duhet të gjenden zgjidhjet e duhura. Nuk është problemi tani të diskutohet nëse duhet ta heqim Hanin apo jo. Shoh se të gjithë janë çuar kundër tij, ndërkohë që ai nuk e ka ndër mend ta dorëzojë atë post për hir të kontratës. Ai ka ardhur për të marrë ato para, kështu që nuk do t’i lërë, me çfarëdolloj çmimi. Fundja, përderisa kontrata me të nuk është bërë publike, do të thotë se nuk ka ndonjë objektiv për Hanin, vend të fundit, të parafundit, natyrisht as kualifikim. Kësisoji, është në të drejtën e tij kontraktuale (tjetër gjë është morali profesional) që të mos e vrasë shumë mendjen për opinionin shqiptar kundër tij, as për katandisjen e kombëtares si mos më keq. Jo vetëm për këto faktorë, por edhe të tjerë, personalisht mendoj se trajneri Ari Han duhet ta vazhdojë punën deri në fund të sezonit, deri atëherë kur e ka kontratën. Them kështu, ngaqë edhe ai që mund të vijë në vendin e tij, nuk do të jetë në gjendje për momentin të bëjë asgjë më tepër nga sa ka bërë trajneri

holandez. Përkundrazi, trajneri i ri, që do të vinte, do të ishte hija e Hanit, ka për të marrë më shumë kritika se vlerësime, sepse ashtu e gjeti situatën në skuadër. Për këtë arësye duhet ta durojmë edhe disa kohë këtë trajner që kemi dhe më pas ta largojmë pa nostalgji për ato që nuk bëri siç duhej. Morëm Hanin, sepse dëshironim ta ngjisnim kombëtaren një vend më lart në renditje dhe jo të shkonim më poshtë. Mundësitë kanë qenë të mëdha për ta bërë këtë gjë, sepse në grup kemi patur skuadra të dorës së dytë në Europë. Nuk kemi patur një Gjermani, një Itali, një Angli, Spanjë apo Holandë. E vetmja skuadër e këtij niveli, nëse mund ta konsiderojmë të tillë, ishte Portugalia, por edhe ajo nuk shfaqi ndonjë gjë të veçantë. Kundërshtarët e tjerë, si Danimarka, Suedia apo dhe Hungaria, janë vërtetë skuadra cilësore për momentin, por konsiderohen të dorës së dytë në Europë. Për pasojë, ashtu siç kemi treguar edhe me skuadra të tjera në të shkuarën, ndaj tyre kurrsesi nuk duhej të kishim qenë inferiorë. Duhej të kishim marrë më shumë pikë dhe të kishim synuar ndonjë vend më lart në renditje. Mbas këtij komenti, ajo që dua të përsëris është që faji kryesor tek ky dështim I takon trajnerit, por ai duhet ta zbatojë kontratën deri në fund. Pas përfundimit të saj, drejtuesit e federatës, të ulen e të diskutojnë me të gjithë aktorët dhe faktorët kryesorë të futbollit shqiptar, jo të bëjnë si deri më tani, sipas kokës së tyre, të gjykojnë mirë dhe të vendosin se çfarë trajneri duhet të vënë në krye të ekipit tonë kombëtar, në mënyrë që të mos na ndodhë kështu siç na ndodhi me Hanin. Natyrisht, pyetja që lind është e tillë: a duhet të jetë vendas, apo i huaj trajneri i ri i kombëtares? Nëse do të më pyesnin mua për trajnerin e ardhshëm, atë që do të drejtojë kuqezinjtë tanë, do të ngulja këmbë tek trajnerët e huaj. Edhe pasardhësi i Hanit duhet të jetë i huaj. Trajnerët shqiptarë, vërtetë mund të jenë shumë të zotë profesionalisht, por duhet thënë se vihen para një presioni shumë të madh. Ka shumë ndërhyrje për formacionin, për përfshirjen në grumbullim, akuza për rryshfet dhe çdo gjë tjetër, sepse shqiptarë jemi dhe jemi gati të flasim për të tilla gjëra. Nuk kemi kulturë pune. Për rrjedhojë, trajnerët shqiptarë dalin jashtë natyrës së tyre, në vend që të jenë 100 për qind ata që janë. Në këto situata, trajnerët shqiptarë janë të rrezikshëm për futbollin, sepse kërkohet njëfarë rritje e nivelit dhe, kur kjo nuk ndodh, atëherë kanë pasoja. Sa i takon përbërjes së ekipit, megjithë respektin për disa lojtarë, që kanë vite që kontribuojnë për ekipin tone kombëtar, mendoj se ka ardhur koha t’i hapin rrugë elementit të ri. Duhet rinovuar ekipi kombëtar dhe trajneri që do të vijë duhet të marrë më shumë rrisk mbi vete, çka për trajnerët shqiptarë do të ishte shumë e vështirë ta bënin. Ja pse trajnerin e huaj e favorizoj sërish, por ai që do të vijë duhet të jetë më i afërt me ekipin, me futbollistët. Duhet të jetë shumë më i angazhuar edhe me ndjekjen e kampionatit shqiptar, me lojtarët që luajnë nëpër botë dhe të mos mjaftohet me disa ditë grumbullime para ndeshjeve. Ky gabim është bërë me të gjithë trajnerët e huaj. Dhe kur gabimi i njëjtë përsëritet, do të thotë se drejtuesit ose nuk kuptojnë, ose janë të pakorrigjueshëm. Çka i ngarkon edhe ata me përgjegjësi për këtë situatë kritike ku gjendet kombëtarja shqiptare, pa folur këtu për kampionatin tonë.

Sporti Shqiptar

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Mon, 06 Apr 2009 , 13:44

Nji shkrim shume i bukur, zakonisht kur jan kaq te gjata lexoj nga dy-tri fjali nga fundi, mesi dhe fillimi :D , por kyt shkrim e kam lexu me shume vemendje.

Me rezultatet katastrofale te Han, asht fundos perfundimisht edhe Duka e FSHF me gjithe strulturat e paralizuma te saj.

Duhet patjeter nji drejtim i ri federate, kombetare, lojtar tri...


Kjo do tkishte ken nji dyshe fantastike:

Hys Zmijani- president i FSHF
Astrit hafizi- Tranier i Kombetares

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Tue, 07 Apr 2009 , 17:46

Hhahhaaha MRB,

Doke me e ba FSHF-ne Vllazni krej :D
Vllaznit Ultras

Image

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Tue, 07 Apr 2009 , 20:08

Prokurori i “calciopolit” mund të na penalizojë më 6 qershor
Me Portugalinë rrezikojmë të luajmë jashtë Shqipërisë
Hedhjet e shisheve me Hungarinë do të kenë pasoja të rënda


Shqipëria rrezikon ta luajë në fushë asnjanëse në ndeshjen kundër Portugalisë më 6 qershor. Kjo për shkak tëhedhjeve të sendeve të forta në fushë gjatë ndeshjes Shqipëri-Hungari 0-1, e luajtur më 28 mars në stadiumin
“Qemal Stafa”. Gjatë takimit u hodhën shishe uji në fushë dhe fishekzjarrë. Të gjitha këto delegati i FIFA-s, italiani
Mauricio Laudi, i ka pasqyruar në raportin që i ka dërguar organit më të lartë të futbollit botëror. Të enjten pritet të mblidhet Komisioni i Disiplinës së FIFA-s dhe drejtuesit e FSHF-së janë shumë të shqetësuar, pasi i druhen një ndëshkimi të rëndë, që do t’i kalojë kufijtë e gjobës financiare. Përfaqësuesja shqiptare rrezikon të luajë pa tifozë në ndeshjen kundër Portugalisë, por meqenëse ky është rast i përsëritur, nuk përjashtohet mundësia që takimi të luhet në fushë asnjanëse. Prokurori italian Mauricio Laudi, delegati i FIFA-s për ndeshjen Shqipëri-Hungari, është
prokuror i përgjithshëm i Torinos në Itali. Ai ka një eksperiencë të gjatë në futboll, madje ka qenë pjesë e trupës
së prokurorëve që hetuan për çështjen e “calciopolit” tri vite më parë në skandalin më të madh të futbollit italian. Pas
ndeshjes, anëtarë të FSHF-së që shoqëruan atë, i kërkuan të ishte sadopak tolerant në raportin që do të paraqiste në
FIFA, por ai ka refuzuar, duke prerë shkurt se gjithçka që kishte ndodhur do të raportohej me përpikmëri në FIFA.

Gati për mbrojtje
Federata i trembet një mase ndëshkimore shumë të rëndë nga FIFA dhe po merr masat që kërkesa e saj për apel të jetë e përgatitur mirë dhe që ajo të merret parasysh. Drejtuesit e FSHF-së, megjithëse vendimi nuk është shpallur akoma, janë duke hartuar një ankimim në FIFA, ku të kërkohen lehtësira për masat që do të merren. “Vendimi pritet të merret në mesjavë, por ne padyshim jemi të shqetësuar, pasi ai mund të jetë edhe nga më të rëndit.
Nuk duhet ta dramatizojmë situatën, por duke qenë se është rast i përsëritur, i druhemi një mase ndëshkimore të ashpër”, ka pohuar sekretari i përgjithshëm i FSHF-së, Arben Bici.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 02:40

Në kërkim të një “Gus Hidink” për Kombëtaren


Bariçi iku pas humbjes me Rumaninë, Hani pas asaj me Danimarkën. Një gjë është e qartë, po të duan futbollistët në Shqipëri nuk mbetet trajner më këmbë, qoftë ky shqiptar apo kosovar. Këtu jo vetëm Gus Hidink të vijë, por edhe një trajner i “krijuar në kushte perfekte laboratorike” të vijë, ka për ta “nxjerrë hardiskun e trurit” jashtë punë.





Tre ish-futbollistë të famshëm të Kombëtare shqiptare, Bledar Kola (aktualisht trajneri i AEK u-21, Greqi), Besnik Hasi (zëvendëstrajner i Anderlehtit, Belgjikë) dhe Foto Strakosha (trajner portierësh te Apoel, Qipro) përfliten si kandidaturat kryesore për të pasuar holandezin Ari Han në stolin kuqezi, pas dështimeve të këtij të fundit në tri ndeshjet e fundit (1 barazim, 2 humbje).

Përfundimisht, duket se Han (trajneri i katërt i huaj i epokës “Duka”) nuk do të jetë në fund të kësaj jave tekniku i Shqipërisë, kur atij i kanë mbetur edhe tri ndeshje ndërkombëtare nga përfundimi zyrtar i kontratës (Portugali, Danimarkë e në fund Suedia në Stokholm). Kontrata juridikisht përfundon më 31 dhjetor 2009, teksa Hani ka pa marrë nga marrëveshja e tij e tretë si trajner i një ekipi kombëtar edhe 80 mijë euro.

Gjashtë pikë në shtatë ndeshje (Han nuk ka në kontratën e tij një objektiv konkret përsa i përket pikëve) dhe diferenca e qartë në pikë me Hungarinë (aktualisht -7 pikë) me rivalin direkt të vendit të katërt (Hungaria ka shanse për të përfunduar në vendin e dytë, në zonën e play-offit) është dhe ngërçi i madh në aventurën 14 mujore të Hanit në Shqipëri.

Trajneri i fundit shqiptar që ka drejtuar Kombëtaren ka qenë Sulejman Demollari (aktualisht i papunë), i cili para shkarkimit pati rezultate të dobëta me “liliputë” të tillë si Andorra e Luksemburgu, e për t’u pasuar nga italiani Xhuzepe Dosena, pasi ky i fundit kishte bërë më parë në Shqipëri një vizitë turistike, faktikisht njohëse e gjendjes së futbollit shqiptar.

Shqipëria gjatë historisë së saj 63-vjeçare me Kombëtaren ka zhvilluar shumë pak ndeshje historike, nga fitorja e saj e parë me Bullgarinë (1946, Kampionati Ballkanik) dhe te barazimi i madh me Portugalinë (2008, El.Kampionati Botëror 2010), duke futur këtu dhe barazimin me Gjermaninë (0-0, 1967, El.Kampionati Europian 1968), fitorja me Belgjikën (2-0, 1984, El.Kampionati Botëror 1986) e fitorja e jashtëzakonshme me Greqinë (2-1,2004, El.Kampionati Botëror 2006).

Nuk duhet mohuar kurrsesi, se pjesë e rezultateve të mëdha të Shqipërisë në arenën ndërkombëtar kanë qenë pjesë edhe trajnerët e huaj të saj, duke nisur me jugosllavin Ljubisha Broshiç (fitoi me Shqipërinë kampionatin ballkanik 1946), gjermanin Hans Peter Brigel (fitoi kundër Rusisë, 3-1, dhe kundër Greqisë, 2-1, atëherë kampione në fuqi të Europës), kroatin Oto Bariç (dy barazime të forta me Bullgarinë, ku dallon ai 0-0 në Sofje) e përfunduar me holandezin Ari Han (barazimet spektatolare me Suedinë e Portugalinë).

Ish-mesfushori shkatërrues Besnik Hasi (38 vjeç, 50 ndeshje me përfaqësuesen shqiptare, 2 gola, së fundi zëvendëskapiten i Shqipërisë, i larguar gjatë kohës së Bariçit), ish-mesfushori krijues Bledar Kola (37 vjeç, 40 ndeshje, 6 gola, disa ndeshje kapiten i Shqipërisë) dhe Foto Strakosha (44 vjeç, 73 ndeshje me Kombëtaren, së fundi trajner portierësh me Brigelin e Baricin) nuk kanë drejtuar kurrë më parë si “violinë e parë” një ekip, pavarësisht se kanë një përvojë të madhe ndërkombëtare e janë stërvitur nga emra të mëdhenj.

Si futbollistë, si Kola, Hasi e Strakosha nuk e kanë kurrë luksin të jenë në “orbitën” Dosenës (kampion bote me Italinë në Spanjë, në fakt nuk luajti asnjë minutë), Brigel (kampion bote me Gjermaninë), Hanin (dy herë nënkampion bote me Holandën). Nga ana tjetër, përpara se Bariç të merrte drejtimin e Shqipërisë, kishte drejtuar një duzinë skuadrash në rreth 2000 ndeshjesh, teksa me Shqipërinë në humbjen e hidhur kundër Rumanisë (6-1) kompletoi numrin e 100 ndeshjeve si trajner i kombëtareve të Kroacisë, Austrisë e Shqipërisë.

Të gjithë janë në një mendje, se Ari Hani e meriton të largohet nga drejtimi i përfaqësueses shqiptare pas rezultateve të tri ndeshjeve të fundit (1 barazim, 2 humbje), por në katër të parat, qoftë për fatin e holandezit, Shqipëria me pesë pikë e grumbulluara, e sidomos me barazimet pa gola kundër Suedisë e Portugalisë tërhoqi vëmendjen futbollistike të mbarë Europës (FIFA i kushtoi edhe një speciale ecurisë së Shqipërisë).

Parë në tre detaje të thjeshta tri ndeshjet e fundit dallojmë qartë tri momente që kanë vendosur edhe fatin e takimeve. Barazimi dëshpërues me Maltën: Bogdani i vetëm përballë portës nuk shënon, përfundimi Maltë-Shqipëri 0-0. Humbja e hidhur në Tiranë me Hungarinë: Dallku në tentativë për të larguar topin ia dhuron atë hungarezit Torgele, përfundimi Shqipëri-Hungari 0-1. Humbja e madhe me Danimarkën: dy gafa të pastra të Hidit dhe një mosmarrëveshje midis Currit e Agollit; përfundimi Danimarkë-Shqipëri 3-0.

Han nuk ka guxuar kurrë të luajë agresiv edhe pse origjina e tij futbollistike vjen nga një vend që aplikon një futboll tërësisht sulmues. Vetë një mesfushor i pastër race (i famshëm botërisht me Ajaksin dhe dy gola të papërsëritshëm me Kombëtaren holandeze), 60-vjeçari Han, i cili ka pasur fatin të stërvitë Samuel Eto-në kur drejtoi për pak kohë Kamerunin, dalloi qartë se në Kombëtaren shqiptare nuk kishte në dispozicion një sulmues tipik goli. Gjatë 10 ndeshjeve në drejtimin e tij (3 miqësore, 7 zyrtare), Shqipëria ka shënuar vetëm 6 gola (3 në miqësore, 3 në zyrtare).

Erjon Bogdani (9 gola me Kombëtaren në total, 1 gol këtë edicion), Edmond Kapllani (6 gola, 1 gol në miqësore), Besart Berisha (2 gola, asnjë gol këtë edicion ), Hamdi Salihi (1 gol, asnjë gol këtë edicion), Migen Memelli (10 minuta i aktivizuar, 0 gola), Xhevair Sukaj (asnjë minutë, 0 gola) nuk kanë treguar kurrë vlerat e mirëfillta të një sulmuesi në formatin ndërkombëtar. Ky dhe mund të jetë faji i trajnerit Han (tashmë vetëm “de facto” nuk mund të quhet një ish), që nuk ka mundur t’u marrë maksimumin lojtarëve të tij.

Por a do ta bëjnë këtë pasardhësit e Hanit. A do të mundë Kola, Hasi apo dhe Strakosha edhe pikën e fundit të djersës Bogut& Co. e ta çojnë tifozerinë e kuqe në delir me golat e tyre, duke shënuar kundër Portugalisë, Danimarkës e Suedisë e jo vetëm ndaj modestëve të Maltës.

Besnik Hasi është duke mbyllur vitin e tij të parë si ndihmëstrajner i Anderlehtit, një prej ekipeve simbol të Belgjikës. Dallohet për njohuritë e tij taktike në mesfushë dhe marrëdhëniet e shklqyera në dhomat e zhveshjes.

Në të kundërt, Xhuzepe Dosena, kur u zgjodh nga presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, kishte drejtuar Ganën në Afrikë dhe kishte qenë ndihmës i Cezare Maldinit në bankinën e Paraguajit në një kampionat botëror (2002).

Bledar Kola ka një eksperiencë të madhe futbollistike si lojtar në Shqipëri e Greqi (katër skuadra në këtë vend), por dhe përvojë në akademinë e moshave të AEK-ut, por vetëm kaq dhe të folurit shqip me lojtarë shqiptarë e kosovarë, duket se nuk mjafton.

Në të kundërt, Brigel përpara se të pasonte italianin e larguar “fshehurazi”, kishte pak eksperiencë si trajner. Pas disa esperiencave modeste në Gjermani e Turqi (Beshiktashin, Trabzonsporin), Shqipëria ishte trampolina e madhe e karrierës së tij. Brigel është dhe trajneri rekordmen me Kombëtaren shqiptare, 13 pikë në eliminatoret e Kampionatit Botëror 2006. Nuk pranoi të drejtonte për një edicion të tretë Shqipërinë (për shkak të klauzolave në kontratën e paraqitur nga FSHF) dhe dështoi më pas si trajner i Bahreinit, ashtu dhe si Ankaruguçy (është në gjyq me klubin turk).

Foto Strakosha është rekordmeni absolut përsa i përket ndeshjeve me Kombëtaren shqiptare (73 ndeshje), por i rrezikuar seriozisht nga kapiteni aktual i Kombëtares, Altin Lala (71 ndeshje). Lala ka në dispozicion edhe tri ndeshje këtë edicion, teksa në muajin nëntor pritet të luhet një miqësore me Skocinë (në konfirmim e sipër).

Në të kundërt, Oto Bariç konsiderohet si nga legjendat e trajninut europian e atij botëror. Kroati ishte i thjeshtë dhe i drejtpërdrejtë. Me temperament impulsiv gjatë lojës dhe me shpirt revolucionar për reformimin e ekipit, trajneri 75-vjeçar “anti-gay” ishte “mentori” i duhur për të futur në shinat e duhura “trenin” e kombëtares shqiptare.

Por, të gjithë e dinë sesi e bëri ai udhëtimin e fundit nga Bukureshti në Zagreb. Me pikëllimin e tij më të madh. Humbja 4-2 në Tiranë me Bjellorusinë dhe e pasuar edhe nga një tjetër më e thellë 6-1 me Rumaninë, e detyruan “plakushin” të kuptojë se nuk mund t’i drejtonte më këta “djem”. E njëjta gjë, po ndodh edhe me Hanin.

Shqipëria pas ndeshjeve të mëdha kaloi shumë shpejt në ekstremin tjetër, atë të ndeshjeve shumë të dobëta e që zhgënjeu tifozët në “Ta’ Qali” të La Valetës, “Qemal Stafa” të Tiranës e “Parken Stadium” të Kopenhagenit.

Postulati më i njohur në futboll është thjesht “black&ëhite”: kur fiton, trajneri merr lavdet; kur humbet, trajneri duhet të largohet. Kjo është dramë dhe pjesë e profesionit të tij. Para pak javësh në “San Siro”, Karlo Ançeloti u fishkëllye në mënyre fyese nga tifozët e Milanit. “Këta nuk duan t’ia dinë fare për atë që unë i kam dhënë kësaj skuadre” (Ançeloti ka fituar Ligën e Kampioneve). Lipi, një tjetër emër i madh i futbollit italian komentoi: “Karlo, nuk ka kurrë miqësi të përjetshme me tifozët”.

Ari Han e ka mbushur kupën, të paktën nga mënyra sesi e shikojmë ne futbolldashësit shqiptarë. Portugalia e Karlos Kuierozit, ish-ndihmësit të legjendës britanike, Sër Aleks Fergusonit, ka grumbulluar 6 pikë sa Shqipëria, por në 5 ndeshje. Dhe nuk shënon gol prej tri ndeshjesh, edhe pse ka në gjirin e saj futbollistin më të mirë në planet, Kristiano Ronaldo.

Suedia me Lars Lagerbak ka 6 pikë në 4 ndeshje edhe pse ka në gjirin e saj lojtarin më të paguar në botë, Zlatan Ibrahimoviçin, madje në katër takimet ka shënuar vetëm dy gola, një më pak se Shqipëria (7 ndeshje).

Si Portugalia ashtu dhe Suedia dështuan të shënonin kundër Shqipërisë, dhe po kështu edhe Ronaldo e Ibra kundër Arjan Beqajt. Por, askund si në Lisbonë ashtu dhe në Stokholm nuk flitet për shkarkimin as të Kueirozit dhe as të Lagerbakut.

Kritikët më të medhenj të Hanit (përveç medias) janë katër ish-trajnerët e fundit shqiptarë të Kombëtares: Neptun Bajko (aktualisht pa ekip në Shqipëri), Astrit Hafizi (pa ekip), Mehdin Zhega (pa ekip) dhe Sulejman Demollari (pa ekip). Të gjithë këta kanë punuar me kontrata të vogla financiare dhe përgjithësisht flasin për reforma të thella në futboll, duke nisur nga reformimi sipas tyre, i “trurit” të futbollit shqiptar, FSHF-së.

Të dielën e kaluar pak minuta pas humbjes 1-4 të Elbasanit me Vllazninë, trajneri i njohur Faruk Sejdini dha dorëheqjen, i dyti sezonal i verdhebluve pas Mirel Josës. Sejdini është trajneri i 17-të që jep dorëheqjen këtë edicion në Kategorinë Superiore, një kompeticion me vetëm 12 ekipe.

Në fakt, po të shohësh edhe tre kryesuesit e kampionatit shqiptar, Tiranën, Vllazninë e Dinamon, ato drejtohen nga trajnerët e dytë sezonalë, edhe pse Tirana ka pasur në drejtim Bllazh Slishkoviçin (ish-trajneri i Bosnjë-Hercegovinës) e Dinamo Zllatko Daliçin (trajneri i Kroacisë U-21).

Pse dështuan Bllazhi e Zlatko, apo më parë edhe Temeshvari, Axhiabdiçi, Bonaçiçi, Cikleanu, Kataliniçi, Dumitresku? Një gjë është thënë hapur. Kurrë nuk arritën të kuptonin mentalitetin e realitetin e futbollit shqiptar.

Thuajse të gjithë trajnerët shqiptarë janë shprehur qartë në rubrikën post-Kombëtare në versionin “po të isha unë”. Por, thuajse të gjithë këta dështojnë në ballafaqimet ndërkombëtare të klubeve.

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, njeriu që ka dhe të drejtën ekskluzive për të emëruar trajnerin e Kombëtarës, prej 7 vitesh, nga ai 2002, është i dashuruar me trajnerët e huaj.

Në fakt, ka shumë të drejtë. Tek e fundit, bërthama “vertikale” e kombëtares shqiptare është ajo legjionare. Pra, me lojtarë që luajnë në kampionatet e huaja, që jetojnë çdo ditë me futbollin profesionist dhe me metoda e ambiente futbollistike të standardeve të përparuara.

Lorik Cana, kapiteni shqiptar i Marsejës, synon titullin e kampionit në Francë dhe fitimin e Kupës UEFA, por me Kombëtaren shqiptare futbollisti më i mediatizuar shqiptar në arenën ndërkombëtare, i ka të pakta përformancat e tij mbresëlënëse.

Debatik Curri e Armend Dallku e dinin se do të ndiqeshin nga zbulues të ekipe të mëdha gjermane apo holandeze në takimet kundër Hungarisë e Danimarkës, apo me ekipin e tyre Vorskla Poltava. Por, pikërisht në këto ndeshje si Curri e Dallku bërë ndeshjet e tyre me të dobëta. Pse të ndodhë kjo? Nuk janë të motivuar sa duhet këta lojtarë për të “braktisur’ Vorsklën ukrainase në drejtim të gjigantëve gjermanë si Bajern i Munihut apo Hamburgu.

Luis Felipe Skolari, trajneri brazilian që i dha vendit të tij titullin e pestë të Kampionit të Botës e drejtoi me sukses për 6 vjet Portugalinë (nënkampione në Euro 2004), me gjithë emrin e madh dështoi në eksperiencën e tij të parë në Angli me një klub ambicioz si Çelsi. Armiqtë më të mëdhenj të tij te londinezët konsiderohet kapiteni i Gjermanisë, mesfushori Mikael Balak e grupi pro tij. Ia bënë “gropën” Filit të Madh pa e mbyllur dot sezonin.

Miliarderi rus Roman Abramoviç thirri në detyrë Gus Hidinkun, magjistarin holandez, një nga emrat më të mëdhenj të trajningut botëror, me një të kaluar brilante si me kombëtaret që ka drejtuar (Holandën, Korenë e Jugut, Australinë e aktualisht Rusinë) ashtu dhe me klubet (PSV Eindhoven, Real Madrid, Çelsi).

Anglia dominon futbollin botëror, boll të mendosh se katër ekipet e tyre janë në çerekfinalet e Ligës së Kampioneve, por te Mançester Junaitid, trajner është një skocez (Aleks Ferguson), te Liverpuli, një spanjoll (Rafa Benitez), te Çelsi, një holandez (Gus Hidink) dhe te Arsenali, një francez (Arsen Venger). Për ta bërë akoma dhe më dominuese “armatën e huaj” të trajnerëve, edhe Kombëtarja e “tre luanëve” drejtohet nga italiani Fabio Kapelo.

Pra, debati i madh shqiptar: më mirë një trajner shqiptar (me pak shpenzime) apo një huaj (me më shumë shpenzime), duket se ka mbërthyer keqas specialistët në distancë të futbollit shqiptar. Në fund të fundit, ç’mund të ketë më shumë Hani nga Hasi, Bariç nga Kola, Brigel nga Strakosha, kur futbolli luhet në fushë nga lojtarët.

Kur Arjan Beqaj luajti për herë të parë nën urdhrat e Brigelit, kosovari emblematik i portës sonë bëri dy gafa në ndeshjen e humbur kundër Zvicrës, e gjermani nuk e thirri më. Bariçi u bazua tërësisht te Beqaj pas gafës së Ilion Likës kundër Bjellorusisë. Hidi i bëri gafat e tij pikërisht në ndeshjen e Danimarkës, dhe Hani nuk do të jetë më trajner i Shqipërisë.

Klodian Duro është një nga futbollistët më të kompletuar të shkollës shqiptare të futbollit, e përzjer edhe me pak Turqi, Gjermani e Qipro. Por, kur e pyetën mesfushorin e djathtë, se përse pranonte të luante si i majtë. Përgjigja e tij ishte shumë kuptimplote. “Po ç’të bëj? Të mos pranoj të luaj”.

Pas largimit të Rudi Vatës e Geri Çipit, të paktën prej pesë vjetësh Shqipëria nuk ka një qendërmbrojtës puro. Brigel, Bariç e Hani kanë gjetur “xholin” Debatik Curri. Por, polivalenti duket së fundi se ka humbur çdo orientim në katërkëndëshin e gjelbër.
Gus Hidink mund t’i gjente Currit të njëjtin vend, që ai luan edhe te Vorskla, por jo t’i fryjë për të bërë Debatiku lojtarin e madh në çdo ndeshje.

Futbolli është i pamëshirshëm. Duka e di mirë këtë. Një “Has”, i përjashtuar nga Oto Bariçi, pikërisht për një “ves” shqiptar nuk mund ta çojë Shqipërinë në “NATO”-n e as në “BE-“në e futbollit, pasi ne duhet ta na çojnë e pranojnë të tjerët atje.

Bariçi iku pas humbjes me Rumaninë, Hani pas asaj me Danimarkën. Një gjë është e qartë, po të duan futbollistët në Shqipëri nuk mbetet trajner më këmbë, qoftë ky shqiptar apo kosovar. Këtu jo vetëm Gus Hidink të vijë, por edhe një trajner i “krijuar në kushte perfekte laboratorike” të vijë, ka për ta “nxjerrë hardiskun e trurit” jashtë punë.

Kur shikon gafat e futbollistëve e kupton këtë.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 02:44

prap se prap me traniera hollandez dojn me u kap. :lol: :lol: :lol: :lol: :lol:

pse nuk thojn nej bakenbaul ose nej lipi ose nej fergureson ,ose nej marinio por thojn :

Në kërkim të një “Gus Hidink” për Kombëtaren :lol: :lol: :lol: :lol:

po me vjen mire qe nuk do te jete han ne pankine ma ,

dhe do ta shohim nese tranieri shqiptare nese do kete rendimente apo ja .

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Wed, 08 Apr 2009 , 02:52

Kombëtarja kuqezi, miqësore me Skocinë
07/04/2009 10:00

Kombëtarja shqiptare ka siguruar kundërshtarin e ardhshëm për të zhvilluar një ndeshje miqësore. Ajo është Skocia e drejtuar nga trajneri Xhorxh Bërli.

Federata Shqiptare e Futbollit ka gjetur marrëveshjen me homologët e tyre skocezë. Ndeshja do të luhet në fillim të muajit tetor, ndoshta në datën 10, kur kuqezinjtë nuk janë të impenjuar në eliminatoret e Botërorit 2010.

Atë ditë në fushë zbresin vetëm dy çifte nga Grupi 1, ku Portugalia pret në fushën e saj Hungarinë, ndërsa Danimarka ndeshet me Suedinë.

“Marrëveshja me Federatën Skoceze është arritur dhe në fillim të tetorit dy përfaqësueset do të zhvillojnë një ndeshje miqësore”, pohuan burime pranë FSHF-së. Kjo miqësore vjen përpara ndeshjes së fundit të Shqipërisë në eliminatoret drejt aktivitetit që do të zhvillohet në Afrikën e Jugut.

Në fakt, Kombëtarja e mbyll edicionin (që deri më tani duket i dështuar) në datën 14 tetor, me sfidën në fushën e Suedisë së Zlatan Ibrahimoviç. Gjithsesi, dy federatat ende nuk e kanë përcaktuar vendin ku do të zhvillohet ndeshja. Sipas të gjitha gjasave, ajo mund të luhet në Skoci, duke qenë se kuqezinjve u nevojitet një ndeshje testuese jashtë fushës, përpara përballjes me suedezët e drejtuar nga Lars Lagerbak.

Kjo do të jetë përballja e parë e Shqipërisë me vendin e Mbretërisë së Bashkuar në arenën ndërkombëtare në nivel përfaqësuesesh “A”. Në anën tjetër, më 28 mars dhe 1 prill, Shqipëria dhe Skocia janë përballur me Kombëtaret U-21, ndeshje që kanë sjellë dy fitore të ishullorëve.

Skocia është një prej ekipeve më të vjetra në botë, përkrah Anglisë, kundër të cilëve kanë luajtur ndeshjen e parë ndërkombëtare të futbollit, në mars të vitit 1872. Kombëtarja e këtij vendi luan në të gjitha aktivitetet madhore, përveç Olimpiadës (nuk janë anëtarë të IOC-së).

Ata janë kualifikuar disa herë në fazën finale të Kupës së Botës dhe në Kampionatin Evropian, por asnjëherë nuk e kanë kaluar fazën e grupeve. Skocezët pozicionohen në vendin e 28-të të renditjes së FIFA-s (kundrejt vendit të 80-të të Shqipërisë) dhe kanë në skuadër lojtarë si Darren Fleçër (Mançester Junajted), Alan Haton (Totenhem), portieri Kreig Gordon (Sanderland), Stefën MekManus e Gery Kalduell (Sëlltik) dhe sulmuesit Devid Klarkson (Mathëruell) e Keni Miller (Rejnxhërs). Në ndeshjet e fundit eliminatore, nga ekipi u përjashtuan kapitenin Berri Ferguson dhe portierin Alan MekGregor, sepse kishin kaluar një natë duke pirë gjatë grumbullimit me përfaqësuesen.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 14:31

Gjakovari: Nuk jam gati për përfaqësuesen. Ish-mesfushori: Gati të ulem në bisedime
Kombëtarja, Hasi thotë “jo”, Kola pret një ofertë


Besnik Hasi, ish-mesfushori i Kombëtares shqiptare, ka thënë se nuk ndihet gati për të marrë drejtimin e përfaqësueses shqiptare. Ai e ka motivuar refuzimin, me faktin se nuk ka eksperiencën e duhur për të marrë një përgjegjësi të tillë. “Kombëtarja është një përgjegjësi shumë e madhe – ka thënë Hasi për ‘Top-Channel’, – Mendoj se as unë dhe as Kombëtarja nuk jemi gati për njëri-tjetrin. Po punoj tek Anderlehti dhe dua të fitoj sa më shumë eksperiencë këtu si trajner, e më pas të marr një skuadër timen”. Ai ka thënë gjithashtu se, niveli i skuadrës aktuale nuk është ai i tri viteve më parë dhe se në atë kohë kishte më tepër cilësi në ekipin tonë përfaqësues. “Ne ishim një skuadër më cilësore, ndërsa tashmë kualiteti nuk është në nivele aq të larta sa tri vite më parë. Shqipërisë i nevojitet një metodë pune afatgjatë. Duhet të punohet më shumë me të rinjtë dhe t’iu jepen më shumë shanse, gjë që deri më tani s’ka ndodhur me asnjë trajner. Duhen projekte 5-7, ose ndoshta edhe 10-vjeçare për Kombëtaren”, ka deklaruar Hasi. Zv.trajneri i Anderlehtit ka preferuar të bëjë diplomatin kur i është kërkuar të komentojë punën e Ari Hanit. “Kam shumë kohë që jam larg ekipit kombëtar dhe nuk i kam ndjekur rregullisht ndeshjet e Shqipërisë në
arenën ndërkombëtare. Për këto arsye nuk mund të jap një mendim rreth trajnerit dhe punës së tij në skuadër”,
ka shtuar Hasi. Ndërkaq, Bledar Kola, një tjetër ishfutbollist i Kombëtares, që është përfolur si kandidaturë për të zënë vendin e Hanit, e ka lënë të hapur mundësinë për ta marrë një detyrë të tillë. “Nuk kam pasur asnjë kontakt me drejtuesit e federatës dhe nuk mund të jap një përgjigje. Nëse do të kem ndonjë ofertë, atëherë jam i gatshëm të ulem dhe të bisedoj”, është shprehur Kola. Ky i fundit aktualisht është trajneri i skuadrës U-21 të AEK-ut.

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Wed, 08 Apr 2009 , 15:18

Hidhet në sulm: Kaq mundësi keni, mos prisni më shumë
Ari Han: Ta harroni dorëheqjen time
“Me FSHF s’kam kontaktuar pas humbjes në Danimarkë”


Tani situata është rënduar, madje ka nisur dueli në distancë mes FSHF-së dhe trajnerit të Kombëtares shqiptare.
Federata dhe drejtuesit e saj shpresojnë që Ari Han të reflektojë dhe të japë dorëheqjen, pas rezultateve të dobëta, por holandezi nuk ka ndërmend të largohet. Ai nuk ndjehet fajtor për paraqitjet zhgënjyese të skuadrës shqiptare. Me ekipin dhe lojtarët që ka Shqipëria, sipas tij nuk mund të pretendojë më shumë. Deklaratat e Hanit vijnë vetëm një ditë pasi është paralajmëruar zëvendësimi i tij me njërin nga tre ish-lojtarët e Kombëtares, përkatësisht Besnik
Hasin, Bledar Kolën e Foto Strakoshën. “Nuk është gjë e mirë kur njerëzit thonë se ke skuadër që mund t’ia dalë mbanë dhe të kualifikohet në kampionatin botëror. Të gjithë duhet të qëndrojnë me këmbë në tokë
dhe të vlerësojmë realisht se çfarë force ka Shqipëria, Suedia, Danimarka e Portugalia”
, ka thënë Han për
gazetën “Koha Ditore” të martën. Holandezi thotë se është bërë një punë e mirë gjatë vitit 2008 dhe se rezultatet
nuk kanë munguar, por pranon se fillimi i vitit 2009 nuk ka shkuar si duhet. “Nuk kam si ta ndryshoj këtë realitet, – ka shtuar ai. - Personalisht nuk kam asnjë mosmarrëveshje me skuadrën dhe me askënd tjetër në Shqipëri, ndaj edhe jam plotësisht i bindur se do ta respektoj kontratën time deri në fund. Pra, që të jemi të qartë, nuk e kam ndërmend të jap dorëheqje”.

Kontrata
Akordi mes Ari Hanit dhe FSHF-së skadon më 31 dhjetor të këtij viti dhe holandezi në bazë të kontratës, ka të drejtë që t’i drejtojë edhe tri ndeshjet e mbetura të Shqipërisë në ciklin eliminator për Botërorin 2010. Në katër ndeshjet e para, Shqipëria pati bilanc një fitore, një humbje dhe dy barazime. Kuqezinjtë, të përfshirë nga euforia e barazimeve kundër Portugalisë dhe Suedisë aspiruan edhe kualifikimin në Botëror. Megjithatë, gjithçka mori tatëpjetën kundër
Maltës, kur skuadra jonë barazoi pa gola dhe më pas u mund në shtëpi nga Hungaria. Humbja e fundit nga
Danimarka ishte pasqyrimi i një krize të thellë. Pas kësaj serie të zezë, FSHF-ja u vu në presion të medieve, ekspertëve të vendit dhe tifozeria. Mirëpo, kostoja financiare që është afro 80 mijë euro ndaj trajnerit, e pengon
FSHF-në dhe presidentin Armand Duka që të shkarkojë holandezin.

S’pranon përgjegjësitë
Trajneri Han nuk ka dashur t’i komentojë pohimet e fundit për zëvendësimin e tij, ndërkohë që edhe një herë ka evituar të mbajë përgjegjësi për mungesën e rezultateve. “S’di çfarë t’iu them për këtë. E vërteta është se unë nuk kam pasur asnjë kontakt me federatën që nga humbja nga Danimarka. Kështu që nuk di asgjë lidhur me shkarkimin tim. Unë kam për detyrë ta respektoj deri në fund kontratën. Fundja për dështime nuk mund të fajësohet gjithmonë trajneri. Unë jam përpjekur të afroj në skuadër lojtarët të mirë që janë aktualisht dhe nuk besoj se ka ndonjë tjetër që do kishte mundur ta ndryshonte këtë realitet”, ka shtuar trajneri. Shqipëria gjendet
në vendin e pestë të grupit 1 me gjashtë pikë nga shtatë ndeshje, me shanse të vogla për të dalë e katërta në fund
të eliminatoreve.

Federata
Ende nuk ka një qëndrim zyrtar nga Federata Shqiptare e Futbollit në lidhje me të ardhmen e trajnerit të përfaqësueses. Burime pranë presidentit Duka konfirmojnë se, ai nuk e do më Hanin në krye të skuadrës kuqezi, por zyrtarisht ende nuk është marrë një vendim për këtë çështje.

Pasardhësi
Një nga motivet që nuk zyrtarizohet shkarkimi i Ari Hanit është edhe fakti që FSHF-ja ende nuk ka mundur të sigurojë
pasardhësin e tij. Janë përmendur emra të ndryshëm gjatë orëve të fundit, por burime pranë drejtuesve të federatës,
bëjnë të ditur se deri tani nuk ka asgjë konkrete.

Dështimi
Ky edicionin është i dështuar për Kombëtaren shqiptare. Kuqezinjtë synonin që të siguronin në grup vendin e katërt,
duke lënë pas Hungarinë dhe Maltën, por pas rezultateve të fundit, tani thuajse është e sigurt se nuk shkojnë dot më larg se vendi i pestë në grupin 1.

Shqiptarët
Gjatë orëve të fundit është hedhur hipoteza se në vend të Ari Hanit mund të vijë një ish-futbollist shqiptar dhe emrat më të lakuar janë Besnik Hasi, Bledar Kola dhe Foto Strakosha, por mësohet se kjo ide konsiderohet një opsion i dytë për Dukën, i cili këmbëngul për të punësuar sërish trajner të huaj.

JA PSE NUK IKËN
???? Ka parë të marrë edhe 80 mijë euro, nuk mund të heqë dorë nga gjithë këto para.
???? Dorëheqja do të dëmtonte imazhin e tij në arenën ndërkombëtare. Një vendim i tillë do të konfirmonte dështimin e
tij në krye të Shqipërisë.
???? Nuk ka asnjë klauzolë në kontratë që ta detyrojë të largohet për shkak të rezultateve të dobëta.
???? Nuk ka asnjë ofertë tjetër, çka do t’ia lehtësonte punët edhe në rast se largohej.

Admin
Webmaster
Webmaster
Posts: 5601
Joined: Wed, 24 Nov 2004 , 03:41
Skuadra: Vllaznia
Location: Loro Boriçi
Contact:

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Admin » Thu, 09 Apr 2009 , 00:50

Nder 3 emrat per tranjer te shqipnise, Strakoshen s'du me e pa ne kry te komtares.... Kola ndoshta mund te bajne pune pa kam frike se nuk ka eksperiencen e duhun, sdq nder te tre do te kisha preferu kte.
Hasi, ma thet mendja se asht shume i kujdesshem dhe autoritar, por kam frike se ka me pas ferkime me disa lojtare te vjeter ne komtare me te cilet i ka pas ne ekip.
Vllaznit Ultras

Image

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:26

Shqipëria ka humbur 11 vende në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin prill 2009, në raport me muajin mars, duke zbritur tashmë renditjen e muajit prill në vendin e 91-të me 390 pikë, -30 pikë më pak. Në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipëria është sërish e 39-a (-2 vende) nga 53 vende anëtare të qeverisë së futbollit evropian





Keq e më keq. Poshtë e më poshtë. Shqipëria ka humbur 11 vende në ranglistën botërore të FIFA-s për muajin prill 2009, në raport me muajin mars, duke zbritur tashmë renditjen e muajit prill në vendin e 91-të me 390 pikë, -30 pikë më pak.

Në fakt, “tatëpjeta” e Kombëtares sonë pritej pas dy ballafaqimeve të shëmtuara me Hungarinë (0-1, në Tiranë) e Danimarkën (3-0, në Kopenhagen).

Në renditjen specifike kontinentale, atë UEFA-s, Shqipëria është sërish e 39-a (-2 vende) nga 53 vende anëtare të qeverisë së futbollit evropian.

Portugalia, kundërshtari ynë i 6 qershorit në kualifikueset e Botërorit 2010 ka zbritur 1 vend dhe tani ndodhet e 11-ta në FIFA

Danimarka pas dy fitoreve me Maltën e Shqipërinë ndërroi vendet me Suedinë. Danimarka tani është e 29-ta në FIFA (+9 vende), ndërsa Suedia e 33-të (-8 vende).

Edhe Hungaria është me shenjën “plus”, duke u ngjitur 4 vende, tani e 44-ta në FIFA. Malta zbriti 5 vende, e 151-ta në ranglistën botërore.

Renditja botërore dhe ajo evropiane kryesohet nga Spanja (1729 pikë), Gjermania (1362 pikë) e Holanda (1360 pikë).


GRUPI 1
Ekipi FIFA UEFA PIKË LËVIZJA
Portugalia 10 9 1013 -1
Danimarka 29 21 790 +9
Suedia 33 17 769 -8
Hungaria 44 26 662 +4
Shqipëria 91 39 390 -11
Malta1 151 49 141 -5



RENDITJET
PRILL 2009

FIFA
90 Zambia +2 vende
91 Shqipëria -11 vende
92 Moldavia +6 vende

UEFA
38 Bjellorusia +3 vende
39 Shqipëria -2 vende
40 Moldavia +2 vende

Të gjitha renditjet e Shqipërisë në FIFA në muajin prill

Prill 1993:86
Prill 1994:94
Prill 1995:99
Prill 1996:96
Prill 1997:117
Prill 1998:100
Prill 1999:92
Prill 2000:82
Prill 2001:78
Prill 2002:96
Prill 2003:88
Prill 2004:93
Prill 2005:89
Prill 2006:86
Prill 2007:77
Prill 2008:76
Prill 2009:91

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:36

Hani deri në fund të edicionit, pastaj trajnerin e duhur kuqezi


Autori: editor
Data: 08/04/2009
Version Print


Kombëtarja mbetet krenaria e çdo kombi, sepse, në sportin përkatës, përfaqëson ngjyrat e një populli. Si e tillë, ajo ngërthen në vetvete interes të madh. Lumturon, por edhe hidhëron pa masë zemrat e tifozëve, që e ndjekin ekipin kombëtar në çdo ndeshje. Të tjerët, e përcjellin atë përmes mediave, ekranit të televizorit. Në një këndvështrim të tillë, kombëtarja kuqezi, duke qenë përfaqësuese e një populli të vogël, por krenar dhe kërkues në garat e ndryshme ndërkombëtare, mbetet një pikë referimi për këdo. Shumë e kanë quajtur “ambasadorja” më e mirë e Shqipërisë në botë, të tjerë kanë folur, akuzuar e bërë politikë në emër të saj, ndërkohë që aktualisht gjendemi në një pikë kritike të saj. Një edicion kualifikues, për Botërorin 2010, i shkuar dëm, mijëra euro të harxhuara kot për stafin holandez kuqezi, me në krye Ari Hanin, e për çfarë, për vendin e pestë në grup. Do të lëmë pas vetëm Maltën amatore, e cila, çuditërisht, pikën e vetme në këto eliminatore ua ka marrë kuqezinjve. Pikërisht nga ajo ndeshje, e zhvilluar në La Valeta, ku barazuam 0-0 me Maltën, për të vijuar më tej me dy humbjet ndaj Hungarisë dhe Danimarkës, ka marrë udhë edhe tatëpjeta e kombëtares sonë. Jo vetëm në rezultate, por edhe në lojë, ku i ka zhgënjyer të gjithë. Përfundimi: Hani gjendet i kryqëzuar nga opinioni futbolldashës shqiptar, ka filluar të përflitet edhe shkarkimi i tij. Ish-trajnerë kuqezinj, analistë sportivë, por edhe tifozë të shumtë, përmes “Sportit shqiptar”, kanë kritikuar punën e trajnerit Han, por njëherazi nuk kanë kursyer edhe drejtuesit e FSHF-së. Pyetjeve tona ishin: A është i denjë Ari Han të jetë në krye të kombëtares? A mendoni se do të ishte më mirë një trajner i huaj, apo shqiptar, për kombëtaren? A keni ndër mend një emër konkret, nëse do të ishte shqiptar? Trajnerët e superligës shqiptare u janë përgjigjur si vijon:

Agustin Kola (Tirana): “Për mendimin tim, duke u bazuar në rezultatet e kombëtares sonë, por edhe në lojërat që kuqezinjtë tanë zhvilluan në dy ndeshjet e fundit, me Hungarinë në Tiranë dhe Danimarkën në Kopenhagen, Hani duhet të largohet. Por kjo është një zgjidhje momentale, pasi ai duhet të vazhdojë punën për ndeshjet e mbetura, të fillojë të testojë lojtarët që janë kandidatë për në kombëtare. Për mendimin tim, ai duhet të përqendrohet te kampionati shqiptar, pasi këtu talentet nuk mungojnë. Ka lojtarë shumë të mirë në disa skuadra, këtë e them me bindje, pasi po e ndjek javë pas jave ecurinë e superligës. Ka ardhur momenti që kombëtarja jonë të riciklohet dhe disa lojtarë nga këta aktualët duhet ta kuptojnë edhe vetë që nuk mund të japin dot më shumë për fanellën kuqezi. Për mendimin tim, holandezi Han duhet të kishte në organikë edhe Bogdanin, një sulmues me eksperiencë dhe që do të na bënte punë. Por duhen hedhur sytë edhe nga infrastruktura, pasi duhet të ketë sa më shumë terrene ku të stërviten të rinjtë dhe skuadrat e para, vetëm kështu mund të bëjmë hapa përpara.”

Dervish Haxhiosmanoviç (Vllaznia): “Duke qenë në Shkodër, i kam ndjekur jo pa interes dy ndeshjet e fundit të kombëtares shqiptare. Sigurisht, kam bërë tifo për Shqipërinë, sepse karriera ime si trajner është e lidhur ngushtë me vendin tuaj. Nuk më ka pëlqyer aspak ndeshja e Shqipërisë në Danimarkë, por zhgënjeu edhe ndaj Hungarisë. Vërtet skuadra juaj luajti në mbrojtje, por gabimet ishin të shumta, ndaj erdhi humbja. A ka faj trajneri? Sigurisht që ka, sepse është pjesë e skuadrës. Ashtu sikur merr meritat, një trajner duhet të marrë edhe përgjegjësitë për humbjen. Nëse duhet të ikë apo jo Hani, kjo është një çështje mes tij dhe presidentit. Ashtu siç kanë biseduar në fillim, kur kanë firmosur kontratën, ashtu duhet të bisedojnë prapë bashkë. Kontrata zakonisht e ka të qartë: nëse nuk arrihet objektivi që i ke vënë vetes, duhet të ikësh. Nëse duhet një trajner shqiptar, për të zëvendësuar Hanin, kjo mbetet produkt i një analize të shumanshme të drejtuesve të federatës. Në zanatin tonë janë rezultatet ato që vendosin, pak rëndësi ka emri apo nënshtetësia. Kështu, dua të them se nënshtetësia e trajnerit nuk mund dhe s’duhet të jetë kriter përcaktues në zgjedhjen e pasuesit të Hanit.”

Shkëlqim Muça (Dinamo): Trajneri i kombëtares është treguar, më së paku, joguximtar në të gjitha ndeshjet, veçanërisht ndaj Hungarisë në Tiranë. Nën drejtimin e tij jemi mundur duke mos luajtur mirë. Në edicionin kualifikues në vazhdim kemi çaluar në të gjitha drejtimet, edhe në drejtim të futbollistëve, por edhe në drejtimin teknik. Trajneri duhet të luajë ashtu si edhe lojtarët në fushë. Është primare që një trajner të luajë me skuadrën dhe ta lexojë ndeshjen. Ai duhet të luante “kartat” e tij, më pas, se çfarë bëjnë lojtarët, është tjetër problem. Rezultatet flasin më mirë se kushdo për Hanin, kështu që në krye të kombëtares ai rezultoi dështim. Duhet të rrijë apo të ikë, pak rëndësi ka për kombëtaren tonë. Ajo e parafundit do të renditet në grup. Them se duhet t’i mbyllë këto eliminatore, sepse do t’i jepnim mundësinë t’i merrte paratë duke qëndruar në shtëpi, shto këtu që për 3 ndeshje nuk mund të gjesh një tjetër pasues të tij. Në fund të edicionit të largohet Hani, të bëhet analizë e detajuar e kombëtares dhe të përcaktohen strategjitë. Në funksion të strategjive dhe objektivave do të merret edhe trajneri. Për mua nuk ka shumë rëndësi, është shqiptar apo i huaj, mjaft që të rrijë e të ndjekë rregullisht kampionatin shqiptar, por edhe legjionarët, në skuadrat e tyre. Profesionalisht, ka sa të duash trajnerë shqiptarë, që do ta bënin në maksimum punën e trajnerit të kombëtares. Ju siguroj për këtë. Por, kjo gjë i takon presidentit, i cili duhet të matet mirë në zgjedhjen e radhës.

Sulejman Starova (Teuta): “Paraqitja e kombëtares nën drejtimin e trajnerit Ari Han ka qenë më e dobëta, gjatë gjithë periudhës së drejtimit të saj nga të huajt. Hani ka bërë në të gjitha ndeshjet gabime taktike, por edhe gafa të vërteta, për sa u përket zëvendësimeve pa asnjë kuptim gjatë lojës, por edhe në fazën e seleksionimit. Vazhdimisht lë pa grumbulluar lojtarë të një klasi të lartë për Shqipërinë, siç ishte tani së fundi edhe mosthirrja e Bogdanit. Ekipi ynë kombëtar nuk e ka atë luks që të lërë jashtë kombëtares një lojtar si Bogdani. Po kështu, Hani pranon me lehtësi dhe me shumë qetësi humbjen, që nuk ka ardhur pas një loje të mirë, por pas një loje krejt zhgënjyese, sidomos këto ndeshjet e fundit, ku trajneri ka bërë gabime të mëdha. Trajneri Ari Han, për mendimin tim, ka qenë trajneri më i dobët nga të gjithë trajnerët e huaj që kanë drejtuar ekipin tonë përfaqësues. Mendoj se kombëtarja tashmë mund të drejtohet nga një staf trajnerësh shqiptarë, të cilët do të kenë më shumë rendiment se këta trajnerë të huaj. Nëse vërtet federata kërkon që kombëtarja të drejtohet nga një trajner i huaj, këtij trajneri duhet t’i vihet kusht, që të jetojë në Shqipëri sa kohë është nën kontratë. Ai duhet të njohë lojtarët tanë. Megjithatë, më e mira mendoj se do të ishte një trajner shqiptar, sepse në Shqipëri ka trajnerë që mund të bëjnë shumë më tepër në kombëtare. Unë mendoj që Hani duhet të mbarojë sezonin në mënyrë që të mos vendoset një trajner kalimtar për tri ndeshje, sepse kombëtarja nuk ka çfarë rikuperon më. Më pas të vendoset një trajner shqiptar, që të fillojë një sezon të ri me kombëtaren. Sa për emrin e një trajneri shqiptar, jo vetëm unë, por cilido trajner, do të thoshte emrin e vet, pasi është një dëshirë dhe një arritje në karrierë drejtimi i kombëtares.”

Faruk Sejdini (ish-Elbasani): Duhet mbushur më së fundi mendja e atyre që emërojnë trajnerin e ekipit kombëtar që trajneri i huaj duhet t’i kalojë më shumë se 180 ditë në Shqipëri, sepse, mesa kemi parë, jemi më të predispozuar ta ndihmojnë këtë trajner, ardhja e të cilit shoqërohet me ndonjë ndryshim të vogël. Prandaj them që, nëse ky trajner i huaj do të ishte më shpesh pranë futbollit tonë, edhe faktorët tanë drejtues mund të ishin më të predispozuar për të rregulluar shumë gjëra. Pastaj është absurde sesi trajneri i huaj, siç bëri edhe Hani, të vijë vetëm për pak ditë në Shqipëri e të shohë lojtarët, siç bëri me Vrapin, p.sh., që ishte në një ditë jo të mirë, kur erdhi për ta vëzhguar, apo edhe Deden. Unë mendoj pra se përzgjedhjet me vëzhgimet që ai bën nuk janë objektive. Ndërsa, kur trajneri është më pranë lojtarëve, javë pas jave, në çdo fushë e stadium, i motivon ata edhe më shumë për të punuar e për të kapur finishe më të rëndësishme. Atëherë, për çfarë shërben ky trajner, që nuk e bën si duhet punën? Nuk jam kundër trajnerit të huaj, nëse atij i vihen kushte të qarta, sikurse besoj se ka sa të duash trajnerë shqiptarë që, nga ana profesionale, nuk do t’i linin gjë mangut Hanin. Nuk mund të flas në lidhje me një emër konkret, sepse i mbetem tezës se, para se të vuajmë kaq shumë për gjetjen e trajnerit, duhet të mendojmë se ku duhet të stërvitemi, me çfarë baze metariale, çfarë kualifikimesh për trajnerë e drejtues kemi. Kjo është sfida e futbollit shqiptar, që nuk duhet të nisë nga zh?ja, por nga ana A?ja.

Shpëtim Duro (Partizani): Normalisht, çdo trajner e gjykon vetë punën e tij, por po të isha unë në pozicionin aktual të trajnerit të kombëtares, nuk do të rrija më me këto rezultate, që janë arritur deri tani. Ai (Hani) e gjykon se duhet të rrijë, po pse ta heqim tani, pasi edhe tri takime kanë mbetur. Ndërsa, përsa i përket vazhdimësisë, se kush duhet të jetë dhe nga duhet të jetë trajneri i ardhshëm i kombëtares, këto janë probleme që u përkasin organeve drejtuese në federatë e jo ne, trajnerëve. Por mund të them se edhe me trajner të huaj kemi qenë mirë, siç është shembulli i Oto Bariçit. Kështu, nëse do të vendoset një i huaj, duhet gjetur një trajner i mirë, si Oto Bariç, e jo si ky që kemi, i cili ka ardhur vetëm për të bërë tregëti e pazare me futbollin shqiptar. Prandaj, përsa i përket trajnerit të ardhshëm të kombëtares, nuk duhet të diskutohet se do të jetë i huaj apo shqiptar, por thjesht duhet të jetë trajner i mirë dhe me vlera.

Gugash Magani (Shkumbini): Puna e çdo trajneri matet me rezultatet që arrin ekipi që drejton. Në këtë pikë, duhet pranuar që trajneri Han nuk e ka justifikuar besimin e dhënë si drejtues teknik i kombëtares shqiptare. Me këto rezultate ai nuk ka pse të qëndrojë në Shqipëri, por t’ia lërë vendin një tjetri, sepse ka zhgënjyer me lojërat dhe rezultatet e arritura, duke qenë shumë lag objektivit. Patëm besim në aftësitë e trajnerit Han, që pati premtuar se do të sillte diçka nga futbolli holandez, por me të kombëtarja jonë ka humbur shumë. Për vetë objektivat e kombëtares, jam i mendimit se duhet të kemi trajner shqiptar. Përforcohet ky mendim, pasi ndryshimi në kombëtare këto vite nuk është justifikuar me shpenzimet e mëdha financiare të FSHF-së. Nuk më takon mua për të vendosur për emrin e trajnerit të kombëtares, por gjithsesi do të thoja se kemi trajnerë shqiptarë që e kanë justifikuar gjatë gjithë kohës me ekipet që kanë drejtuar.

Eqerem Memushi (Flamurtari): Edhe pse duhen pranuar se ekipi ynë kombëtar ka shfaqur probleme në tri ndeshjet e fundit, jam i mendimit që holandezi Ari Han duhet të vijojë në drejtim të kombëtares deri në fund të edicionit. Është pikërisht ky trajner, që e mori ekipin në nisje të edicionit kualifikues për Kupën e Botës dhe mendoj se duhet të vazhdojë, edhe pse situata nuk është pozitive. Hani e njeh ndoshta më nga afër situatën në ekipin kombëtar të Shqipërisë, më mirë se çdo trajner tjetër që mund të vijë në këtë periudhë. Fakti që nuk kemi arritur objektivat, mendoj se është edhe përgjegjësi e tij, por mund të kemi mundësinë e provës për lojtarë të tjerë, ndaj Ari Han mund të vijojë në drejtim, të paktën deri në fund të këtij edicioni. Më pas, drejtuesit e FSHF?së të mendojnë për zgjidhjen.

Nëse do të duhej të zgjidhej një trajner tjetër, jam plotësisht për një trajner shqiptar. Trajnerët tanë janë shumë të mirë, mund të krijojnë një grup të perspektivës dhe më pas mund të mendohet për të huaj. Trajnerët shqiptarë kanë mundësinë të ndjekin më nga afër lojtarët e kombëtares që luajnë jashtë, apo edhe në kampionatin shqiptar. Trajnerët shqiptarë kanë mundësinë të ndjekin më nga afër edhe kampionatin tonë, se sa një i huaj, që vjen me program të caktuar në Shqipëri, ndaj mendimi im është që, nëse do të largohej Ari Han, kombëtarja të drejtohej nga një trajner shqiptar.

Ilir Gjyla (Lushnja): Pyetja e këtyre ditëve shtrohet e tillë: A është i denjë Ari Han të jetë në krye të kombëtares? Personalisht jam i mendimit se s’ka më kuptim të vazhdohet kështu! Përderisa puna nuk ecën, nuk ka kuptim. Ari Han mund të jetë i denjë si person dhe si trajner, por puna e bërë me kombëtaren kuqezi flet vetë. Mendoj se po të ishte një trajner shqiptar në drejtimin e kombëtares dhe të kishte bërë këto gabime që po bën Hani, ose më saktë të kishte një ecuri të tillë, nuk do të rrinte as 24 orë në detyrë. Të gjithë do t’i ishin vënë kundra. Unë mendoj se Shqipëria, pas kaq vitesh hapjeje ndaj botës, që nga viti 1990 e këtej, mbas shumë kursesh trajnimi e specializimesh të trajnerëve shqiptarë, edhe për vetë pozicionimin e kombëtares sonë, në fund të eliminatoreve në grupe them se një trajner shqiptar mund ta bëjë një gjë të tillë më së miri. Këtë e them sepse, në fund të fundit, janë rezultatet ato që tregojnë punën. A kam ndërmend ndonjë emër konkret? Përderisa vlerësoj disa trajnerë shqiptarë me eksperiencë, secili mund të ishte, pa evidentuar ndonjë emër konkret.

Ilir Biturku (Besa): Hani nuk njohu dot psikologjinë dhe futbollistët tanë. Me ardhjen e tij në krye të ekipit kuqezi, na u premtua se Shqipëria mund dhe do të rreshtohej në vendin e katërt. Jo vetëm nuk ka rezultuar kështu, sepse jemi përsëri aty ku ishim para 30 vjetësh, por edhe pikët që ka marrë kombëtarja jonë nuk janë siguruar me futboll bindës. Keni parë Maltën në Tiranë, ku rastësia na dha tri pikët dhe kombëtarja nuk bindi me lojë. Përjashto Portugalinë dhe Suedinë, ku përsëri vetëm jemi mbrojtur, ne vetëm Maltën kemi mundur. Nga 6 pikë, 4 ua kemi marrë maltezëve. Pra, vazhdojmë me dy takime të mira dhe nuk shohim gabimet dhe mënyrën sesi vijnë këto rezultate. Ka pasur ndërrime të shpeshta të roleve e futbollistëve, sa për kartonë, aq edhe për preferenca të Hanit. Me pak fjalë, Shqipëria nuk krijoi dot një bosht me të cilin të luante shumicën e takimeve. Herë thirret një sulmues e herë një tjetër. Herë aktivizohet një mesfushor e herë një tjetër, për më shumë, shpesh edhe si mbrojtës. Për mendimin tim, Shqipëria me Ari Hanin ka luajtur thjesht për të mos hunbur dhe e kemi pësuar. Ari Hani, së pari nuk ka qëndruar në Shqipëri, aq sa i duhet një trajneri për të parë e njohur jo vetëm futbollistët e formën e tyre, por as psikologjinë. Ai, madje, më ka habitur sesi shkon deri në Ukrainë dhe nuk pranon të shohë Parid Xhihanin, sulmuesin e vetëm shqiptar jashtë vendit, sot me 8 gola të shënuar. Gabimin tjetër e bëri duke mos thirrurr dy sulmuesit, Kapllanin e Bogdanin. Sa për largimin e tij, nuk mund të gjykoj unë, por di të them se fati i një trajneri përcaktohet nga ecuria e rezultateve. Kjo do të vlente edhe për një trajner shqiptar, nëse do të zëvendësonte Hanin për 3 ndeshjet e mbetura, kështu që kjo punë kërkon gjykim të ftohtë dhe objektiv të situatës, nga federata, por edhe nga ata që mund të nominohen për të vijuar punën në drejtimin e ekipit kombëtar. Nuk përjashtoj askënd, as shqiptar, as të huaj, si trajner të kombëtares, veçse duhet të rrijë në vendin e punës, të ketë objektiva të qarta e të fiksuara në kontratë.

Esad Karishik (Apolonia): I kam parë dy ndeshjet e fundit të kombëtares dhe nuk më kanë pëlqyer. Unë nuk e di se cilat kanë qenë udhëzimet që ka dhënë trajneri për këto ndeshje dhe si janë zbatuar nga futbollistët, por mendoj se përfaqësuesja shqiptare ka lojtarë shumë të mirë, madje ata i gjen edhe brenda kampionatit shqiptar. Veçanërisht treshja kryesuese ka cilësi të tilla, ndaj mendoj se duheshin shfrytëzuar më mirë. Kjo u vu re edhe në aktivizimin e Bakajt, i cili ka treguar vlera në ndeshjen që është aktivizuar dhe ka rrezikuar më shumë se gjithë ekipi. Nuk duhet mohuar që Shqipëria ka një rritje të nivelit të futbollit të saj në vitet e fundit. Vërtet janë humbur dy ndeshjet e fundit, por përfaqësuesja shqiptare ka qenë një kandidate e mirë në ndeshjet e para, me rezultatet e marra. Mendoj se duhet të ketë një harmonizim më të mirë të marrëdhënieve të trajnerëve dhe FSHF-së, gjë që mund të çonte në rezultate më pozitive. Do të ishte mirë që edhe trajnerët e futbollit shqiptar të ishin më pranë kombëtares, sepse kështu do të ishte mundësia për të folur dhe ndihmuar edhe më konkretisht. Futbolli shqiptar është në këto nivele që është dhe trajnerët nuk kanë se ç’të bëjnë në momente të caktuara. Ndoshta Shqipëria duhet të kishte luajtur një lojë edhe me më tepër nerv sulmues. Trajneri Han duhet ta përfundojë këtë edicion, pastaj të vlerësohet situata e tij në krye të skuadrës, duke mos qënë më trajner. Sipas meje, nëse trajneri do të jetë i huaj, ai duhet të jetë permanent në qëndrimin e tij në Shqipëri. Një trajner i huaj nuk mund të vijë kurrsesi të drejtojë kombëtaren vetëm 4 apo 5 herë gjithsej në vendin ku punon. Kjo nuk ka kuptim, qoftë në anën financiare, qoftë në anën sportive.

fpjalmi
Tifoz nderi
Tifoz nderi
Posts: 11278
Joined: Sat, 09 Feb 2008 , 13:32
Skuadra: Ajax Vllaznia
Location: Amsterdam Holland

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by fpjalmi » Thu, 09 Apr 2009 , 04:52

Të enjten FIFA vendos për Shqipërinë


9 Prill Ditën e enjte Komisioni i Disiplinës në FIFA do të marrë vendim në lidhje me incidentet e ndodhura në ndeshjen Shqipëri-Hungari. Një numër i madh shishesh dhe sendesh kanë vërshyer mbi kokat e futbollistëve hungarezë në momentin e shënimit të golit nga ana tyre. Më e shumta që Shqipëria mund të rrezikojë është një ndeshje me dyer të mbyllura. Një gjë e tillë ka një dëm, si në aspektin sportiv, ashtu edhe financiar. Ndeshja me Portugalinë, për faktin se në Tiranë do të zbresë ylli Kristiano Ronaldo pritet të shfaqë shumë interes te publiku. Nëse luhet me dyer të ëmbyllrua FSHF parahsikont ë paktnë 20 miluioën leëk të reja të shkuara dëm nga shitja e biletave.

Man in Redblue
Moderator
Moderator
Posts: 3865
Joined: Mon, 30 Oct 2006 , 13:48
Location: My heart is where my home is

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Man in Redblue » Thu, 09 Apr 2009 , 14:01

“Deda”: Më jepni një shans për kombëtaren!


Trajneri i Vllaznisë, Dervish Haxhiosmanoviç, kërkon drejtimin e ekipit tonë kombëtar :shock: :shock: :shock: :roll: :roll: :roll: :D :D :D


Për shumëkënd mbase mund të jetë një lajm gazetash, por në fakt ka qenë thënia e vetë trajnerit malazez që drejton Vllazninë, Dervish Haxhiosmanoviç. Mund të konsiderohet thënia e ditës, sepse çështja e trajnerit të kombëtares shqiptare është problemi me të cilin janë marrë të gjithë dashamirësit e futbollit tonë gjatë gjithë këtyre ditëve.

Trajneri nga Podgorica e ka të qartë se fajin kryesor në rezultatet e fundit të ekipit tonë kombëtar e ka trajneri Han. Ai e ka shprehur këtë edhe publikisht në mendimin që i është kërkuar për këtë çështje. Nga ana tjetër, duket qartë se “Dedës” vërtet i intereson kjo punë e re.

Ai e di se me kë kundërshtar ka për t’u ndeshur Shqipëria në ndeshjet që kanë mbetur, di kush janë kandidaturat dhe çdo gjë tjetër që ka të bëjë me këtë çështje. “Përderia kërkojnë një trajner provizor për të drejtuar kombëtaren shqiptare në këto tri ndeshjet që kanë mbetur, mua si trajner më lind e drejta të mendoj dhe të kërkoj drejtimin e Shqipërisë në këto ndeshje që kanë mbetur deri në fund të këtij edicioni, gjithnjë nëse heqin trajnerin Han.

Ky i fundit, për mendimin tim, e kam shprehur edhe publikisht, nuk i solli asgjë të mirë ekipit tuaj kombëtar. Duke qenë kështu, më lind e drejta edhe mua të them se jam gati ta marr përsipër drejtimin e këtij ekipi. Presidenti Duka besoj se më njeh, ndoshta jo dhe aq shumë personalisht, sesa nga rezultatet që kam pasur në drejtimin e Vllaznisë.

Jam i vetmi trajner i huaj që ka punuar në Shqipëri dhe që ka qëndruar kaq gjatë, duke fituar edhe tri trofe, teksa synoj sërish të tjerë. Kjo më bën të them se e njoh shumë mirë mentalitetin shqiptar, e njoh futbollin e këtij vendi, njoh kombëtaren, sepse i kam ndjekur thuajse të gjitha ndeshjet e saj dhe prandaj i kam njohuritë dhe aftësitë e duhura për ta bërë këtë gjë.

Unë e thashë hapur, se do ta merrja me shumë dëshirë përsipër drejtimin e kombëtares shqiptare në tri ndeshjet që i kanë mbetur dhe në fund të edicionit, pastaj të bëjmë bilancet: nëse kam bërë atë çfarë premtoj, mund të bisedojmë për një kontratë të re,” ka thënë trajneri aktual i Vllaznisë.

Por në të vërtetë, çfarë mund të ndryshojë Haxhiosmanoviç në skuadrën tonë përfaqësuese, e cila duhet pranuar se nuk është duke kaluar një moment të mirë? Ai e ka gati përgjigjen: “E kam të qartë se kalendari i ndeshjeve të mbetura është shumë i vështirë, por unë besoj se ndaj Danimarkës në Tiranë janë të gjitha mundësitë për të fituar, sepse të gjithë e pamë se ata nuk kanë ndonjë skuadër shumë më të mirë.

Ndaj Portugalisë sigurisht që do të jetë shumë e vështirë, ngaqë në atë takim luhet fati i saj për kualifikimin, por nuk është e pamundur marrja e një pike dhe ndaj Suedisë, sërish pak shanse për pikë, por me kujdes mund të shpresohet. Më shumë sesa te pikët, besoj se do të kisha punuar për rinovimin e skuadrës dhe njëkohësisht edhe e ndryshimit të mënyrë së lojës. Në një ekip kombëtar nuk duhet të ketë lojtarë që luajnë 90 minuta në fushë dhe veçse sillen në fushë pa marrë asgjë përsipër. Po nuk u luajt në bllok, Shqipëria do ta ketë të vështirë të marrë pikë ndaj çdo kundërshtari.”

Natyrshëm, “Deda” ngacmohet edhe në lidhje me lojtarët e mundshëm që ai do të ftonte dhe këtu zbulojmë një fakt tjetër që e bën më të pranueshme lidhjen e tij me kombëtaren kuqezi. “Duhet ta dini se nga lojtarët e thirrur së fundi nga Hani, me 7 prej tyre kam punuar te Vllaznia. Janë Duro, Bylykbashi, Salihi, Beqiri, Teli, Lika e Sukaj.

Disa prej tyre madje kanë kapur kombëtaren pikërisht pasi kanë qenë nën drejtimin tim. Pa harruar që unë pëlqej edhe lojtarë të tjerë, si Cana, Bogdani, Beqaj, Berisha, apo dhe Hyka, me të cilët do të kisha ndërtuar një ekip plot grintë e karakter, me të cilin Shqipëria mund të pretendonte të bënte gjëra më të mira nga sa ka bërë deri tani,” ka thënë në fund Haxhiosmanoviç.

Ai e ka të qartë madje edhe atë se çfarë do të bëjë nëse i besohet kjo gjë nga presidenti Duka. Do të mbyllë suksesshëm këtë sezon me Vllazninë, duke marrë një trofe dhe pastaj në qershor i përkushtohet tërësisht kombëtares. Por a do të realizohet kjo dëshirë e “Dedës”? Një pyetje që i takon presidentit Duka t’i japë përgjigje.

Haxhiosmanoviç, asnjë humbje këtë sezon

Pas fitores së fundit të arritur në Elbasan, është rritur edhe më tepër bilanci pozitiv i trajnerit Dervish Haxhiosmanoviç në krye të Vllaznisë. Me atë takim, shkoi në 5 numri i ndeshjeve që ka drejtuar skuadrën shkodrane dhe ende nuk ka humbur.

Janë tri fitore dhe 2 barazime të arritura, çka ia shtojnë “oreksin” malazezit për ta vazhduar këtë rrugë sa më gjatë. “Jam shumë i kënaqur që po më ecën kështu puna. Kuptohet që nuk është vetëm merita ime, por e gjithë skuadrës dhe e drejtuesve të klubit, të cilët janë të përkushtuar maksimalisht për të dhënë më të mirën në këtë periudhë të mbetur të sezonit.

Nëse ende nuk kam humbur, kjo do të thotë se po realizoj atë premtim që bëra në ditën e parë të fillimit të punës sime, kur thashë se Vllaznia do të pretendojë deri në fund për të dy trofetë, një premtim që e bëra në një moment jo shumë të përshtatshëm që po kalonte skuadra, por unë kisha sërish besim,” thotë ai. “Deda” dëshiron që pathyeshmëria e tij të zgjatë sa më tepër. Dhe jo vetëm për egon e tij profesionale, sesa për suksesin e Vllaznisë që ai e dëshiron shumë.

Trajneri, keqardhje për dëmtimin e Doçit

Jo më kot është konsideruar një nga futbollistët që ka pasur më tepër në qejf. Edmond Doçi, mbrojtësi i Vllaznisë, me disa prej trajnerëve të tjerë që kanë punuar te kjo skuadër, ndoshta nuk i ka pasur raportet dhe aq të mira dhe për këtë arsye, shpeshherë nuk ka qenë në formacion. Krejt ndryshe puna me Dervish Haxhiosmanoviçin.

Malazezi e ka preferuar lojtarin e krahut të majtë dhe e ka aktivizuar gjithnjë. Ai ishte kësisoj ndër të besuarit e tij dhe për këtë arsye pas dëmtimit në Elbasan dhe mësimit të faktit se Doçi duhet t’i nënshtrohet një ndërhyrje kirurgjikale, “Deda” ka shprehur keqardhjen duke thënë:

“Më vjen keq sinqerisht për dëmtimin e Doçit. Unë e kam vlerësuar gjithnjë si një lojtar të dobishëm për skuadrën, por kuptohet që nuk ndihem mirë kur mësoj se ai duhet t’i nënshtrohet një operacioni. Ajo që më çudit nga ana tjetër është se gjyqtari i ndeshjes në Elbasan nuk dha as faull për ndërhyrjen e rëndë ndaj tij. Ja tani ai duhet të qëndrojë disa kohë larg futbollit. Megjithatë, unë i uroj shërim sa më të shpejtë.”

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 19:23

Lene at muabet mor Dervish e mendo per Vllaznine.....

Skodrinon
Administrator
Administrator
Posts: 4726
Joined: Sun, 16 Dec 2007 , 20:09
Location: ITALI

Re: Lajme mbi kombëtaren

Post by Skodrinon » Thu, 09 Apr 2009 , 19:26

Shqipëria zbret 11 vende në renditjen e FIFA-s

Shqipëria ka zbritur 11 vende në klasifikimin mujor të FIFA-s. Dy humbjet e fundit kundër Hungarisë dhe Danimarkës kanë dhënë efekte të menjëhershme në renditje. Shqipëria pozicionohet aktualisht në vendin e 91-të, duke mbetur edhe pas skuadrave të kalibrit të Ruandës, Zelandës së Re apo Mozambikut. Disa muaj më parë, kur kuqezinjtë renditeshin në vendin e 80-të, apo në vendin e 76-të, Ari Han u mburr para mediave holandeze, duke deklaruar se Shqipëria ndodhej në këto pozita vetëm falë tij, sepse në të kundërt nuk kishte asnjë shans. Tani që kuqezinjtë kanë përfunduar në vendin e 91 dhe kanë humbur 30 pikë vetëm muajin e fundit, zor se holandezi do të pranonte se edhe në këtë rast “merita” është e tija. Gjatë epokës “Han”, Kombëtarja shqiptare ka pasur luhatje të vazhdueshme
në klasifikimin e FIFA-s, rezultati më i mirë ishte vendi i 76-të në majin e vitit 2008, ndërsa ai më i keqi ishte në vendin 102-të, në kohen kur futbolli shqiptar u pezullua nga arena ndërkombëtare për shkak të konfliktit qeveri-FSHF. Skuadra jonë përfaqësuese nuk fiton ndeshjet në transfertë që prej 6 qershorit 2007, kur nën drejtimin e Bariçit
mundën 3-0 Luksemburgun, ndërkohë që nuk shënojmë gol që prej shtatorit të vitit 2008. Kombëtarja është në vendin e 5-të në grup. Ndër skuadrat e grupit 1, vetëm Danimarka e Hungaria janë ngjitur në klasifikim, përkatësisht nëntë vende dhe katër vende. Portugalia ka zbritur një vend më poshtë, Suedia ka humbur tetë vende, ndërsa Malta pesë vende. Në krye të klasifikimit botëror për këtë muaj është Spanja, e ndjekur nga Gjermania dhe Holanda

Post Reply